Bilanci i Mikel Artetas si trajner i Arsenalit krahasuar me atë të Unai Emeryt, është seriozisht shqetësues

Periskopi.com Sporti

Starti i Arsenalit këtë sezon nuk ka qenë aspak impresiv.

”Topcinjtë” kanë humbur tri nga gjashtë ndeshjet e para në Premier League, derisa disfata e fundit erdhi nga Leicester City në shtëpi, të dielën e kaluar, transmeton Periskopi.

Londinezët janë në një fazë tranzicioni pas shkarkimit të Unai Emeryt sezonin e kaluar dhe Arteta gëzon një përkrahje të konsiderueshme nga fansat, pavarësisht startit turbulent.

Shumë besojnë se spanjolli është njeriu që mund ta rikthejë klubin në Champions League, por bilanci i tij deri tani nuk ka qenë më i miri.

Arteta ka qenë në drejtim të skuadrës në 26 ndeshje të Premier Leagues dhe, gjatë kësaj kohe, ai ka regjistruar vetëm 12 fitore.

Në 26 ndeshjet e para të Emeryt në drejtim të skuadrës nga veriu i Londrës, ”Topcinjtë” kanë regjistruar 15 fitore, kanë pasur më shumë gjuajtje drejt portës, gjithashtu kanë gëzuar edhe posedim më të madh të topit në proces.

Disa statistika shqetësuese që nuk janë shumë të këndshme të lexohen nëse jeni fans i Arsenalit. /Periskopi.com/

Deklaratë brutale: Emery ishte trajner i tmerrshëm, PSG i çoi huq dy vite me të

Periskopi.com Sporti

Agjenti i ish-mbrojtësit të PSG-së, Thiago Silva, ka thënë se kampioni i Ligue 1 humbi dy vite të progresit kur emëruan trajner Unai Emeryn.

Spanjolli erdhi në Francë pasi shijoi sukses të madh në Spanjë me Sevillan, me të cilën fitoi tre tituj të Europa Leagues.

Mirëpo, sukseset e tilla nuk e ndoqën atë edhe në kryeqytetin francez. Nën udhëheqjen e tij, PSG arriti dy tripleta nacionale, por dështoi dy herë në fazën e eleminimit direkt të Champions League, madje duke lëshuar një rezultat 4-0 kundër Barcelonës nga ndeshja e parë për ta humbur të dytën 6-1.

Paulo Tonietto beson se PSG do ta arriten trofeun e shumë kërkuar në CL më herët, nëse nuk do të emërohej Emery trajner.

”PSG humbi dy vite ditën që e rekrutoi atë,” tha agjenti i Silvas për ‘L’Equipe’.

”Problemi i tij është se ka problem në menaxhimin e yjeve. Në Paris, ishin lojtarët ata që e zgjodhën situatën pasi Neymar dhe Cavani u përplasën në fushë për një penallti.

”Kur ai shkoi tek Arsenali, lojtari i parë me të cilin u përplas ishte Mesut Ozil.

”Ai është trajner i mirë për të luajtur në Europa League, jo Champions League. Barra ishte shumë e madhe për të. Ai ishte trajner i tmerrshëm për PSG-në.

”Nëse do të kishte qenë një trajner i një kalibri tjetër gjatë këtyre dy viteve, PSG tashmë do ta kishte fituar Champions Leaguen.” /Periskopi.com/

Zyrtare: Emery emërohet trajner i këtij klubi spanjoll

Periskopi.com Sporti

Unai Emery është rikthyer në futbollin spanjoll te skuadra e Villarrealit.

Unai Emery është emëruar trajner i Villarrealit në kontratë trevjeçare.

Spanjolli – ish trajner i Sevillas dhe Valencias – ka qenë pa angazhim pas largimit nga posti i menaxherit në Arsenal në nëntor.

Ish trajneri i Villarrealit, Javier Calleja u largua nga detyra javën e kaluar pasi skuadra përfundoi në pozitën e pestë në La Ligë duke siguruar kualifikimin për në edicionin e ardhshëm në Europa League.

 

Futbollistët ia kthyen shpinën dhe u tallën me të: Letra e Emeryt pas shkarkimit ta thyen zemrën

Periskopi.com Sporti

Unai Emery zyrtarisht e humbi vendin e punës të premten në mëngjes.

“Topçinjtë” kishin një ecuri prej shtatë ndeshjeve pa fitore, derisa në përballjen e fundit u mposhtën 2-1 nga Eintracht Frankfurti.

Emery tani u është drejtuar me një letër emocionuese fansave të Arsenalit, raporton Periskopi.

“Ka qenë nder për mua të jem kryetrajner i Arsenalit,” shkruhet ndër të tjerash.

“Të gjithë fansat i falenderoj nga thellësia e zemrës që më ndihmuan ta kuptoj dhe ta ndjej madhështinë e Arsenalit.

FBL-EUR-C3-ARSENAL-FRANKFURT

“Nuk do të dëshiroja asgjë më shumë se të regjistroja rezultate më të mira për ju.

“Gjithashtu dua t’i dërgoj një mesazh falenderimi gjithë punonjësve të Arsenalit për mënyrën se si më kanë trajtuar. Madhështia e Arsenalit është te secili drejtoj, ekzekutiv, punonjës, asistent dhe vullnetar.

“Ka qenë një vit e gjysmë me shumë emocione, momenteve madhështore dhe disa jo aq madhështore, por asnjëherë nuk ka kaluar ndonjë ditë pa e menduar sa fatlum kam qenë që kam punuar në këtë klub me këta lojtarë.

“Ata gjithmonë e kanë nderuar fanellën që e kanë veshur. Ata e meritojnë mbështetjen tuaj.”

Klas nga Emery, i cili pati këto fjalë për futbollistët, të cilët u tha se ia kthyen shpinën dhe talleshin me të në sy të tij. /Periskopi.com/

Vendimi ishte marrë para takimit me Frankfurtin: Zbulohet ndeshja pas së cilës u vendos për shkarkimin e Emeryt

Periskopi.com Sporti

Edhe sikur të fitonte kundër Frankfurti rezultati do të ishte i njejtë, Arsenali vendosi ta shkarkojë Emeryn pas kësaj ndeshje

Unai Emery më në fund u shkarkua nga pozita e trajnerit të Arsenalit në mëngjes, por vendimi ishte marrë para humbjes kundër Eintracht Frankfurtit.

Drejtori i klubit, Raul Sanllehi dhe zyrtari tjetër, Vinai Venkatesham kishin fluturuar drejt Kolorados më herët këtë javë për të bërë diskutime krize me pronarin miliarder, Stan Kroenken dhe birin e tij, Josh, raporton Periskopi.

“The Sun” potencon se fati i spanjollit ishte vendosur para humbjes së mbrëmshme në Europa League.

Dhe gjatë takimit në Kolorado, Kroenke kishte dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.

E ky vendim erdhi pas barazimit 1-1 të “Topçinjëve” me Southamptonin, skuadër që vetëm një muaj më parë ishte mposhtur 9-0 nga Leicester City. /Periskopi.com/

Prapaskenat e dhimbshme nga shkarkimi i Emeryt: Lojtarët e tallnin në sy, askush nuk i qëndronte afër

Periskopi.com Sporti

Makthi i Unai Emeryt tek Arsenali më në fund përfundoi, të premten në mëngjes.

Tekniku spanjoll, i cili nuk pati përgjigje derisa skuadra e tij u mposht 2-1 nga Eintracht Frankfurti në Europa League, u shkarkua pas paraqitjes së dobët nga djelmoshat e tij, shkruan Periskopi.

Arsenali është aktualisht në një ecuri prej shtatë ndeshjeve pa fitore, që filloi nga 24 tetori.

Freddie Ljungberg është emëruar si trajner i përkohshëm i klubit.

FBL-EUR-C3-ARSENAL-FRANKFURT

Por deri në çfarë mase shkuan gjërat keq për Emeryn tek Arsenali?

Epo, James Olley nga “London Evening Standard” ka publikuar disa detaje fascinuese.

Në një fluturim drejt shtëpisë pas ndeshjes së Arsenalit në Europa League kundër Vitoria Guimaraesit më herët këtë muaj, potencohet se lojtarët u tallën me shpenzimet e Emeryt, derisa tekniku spanjoll mund t’i dëgjonte pasi nuk ishte larg tyre.

Gjithashtu shtohet se ai ishte ulur i vetëm në avionin privat të klubit, i zhytur në mendime pas barazimit 1-1.

FBL-EUR-C3-ARSENAL-FRANKFURT

“‘Sa kapitenë kemi,’ tha një lojtar,” zbulon Olley. “Në referencë të emërimit që Emery i bëri Pierre-Emerick Aubameyangut pas incidentit me Granit Xhakën.

“Lojtarët vazhdimisht u tallën me theksin e tij dhe anglishten e dobët. Këtë e kanë bërë për një kohë të gjatë.

“Komunikimi ishte problem i madh,” shton Olley. “Bukayo Saka pranoi në shtator se ‘nganjëherë nuk e kuptoj kur trajneri mundohet të komunikojë me mua, kam komunikim më të mirë me Freddie Ljungbergun.

“Një lojtar tha se ai ka më shumë komunikim me një ish-trajner përmes mesazheve se sa që ka me Emeryn.” /Periskopi.com/

Dy gjërat që nuk mund t’i shpjegojmë: Si u ndërtuan piramidat dhe si po shpëton pa u shkarkuar Emery

Periskopi.com Sporti

Eintracht Frankfurt mund t’i ketë dhënë goditjen e fundit trajnerit të Arsenal, Unai Emery.

Arsenal është përmbysur nga Frankfurt në ‘Emirates’, duke pësuar me rezultatin 1:2.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Pierre Emerick Aubameyang, i cili në minutën e 45’ shënoi për epërsinë e Arsenal.

Pjesa e dytë shkoi e tëra në favor të Frankfurt, të cilët arritën të përmbysin ‘Gunners’, për tri pikë tejet të vlefshme.

Fillimisht ishte minuta e 55’ kur Daichi Kamada shënoi për 1:1, duke i dhënë flakë ndeshjes.

I njëjti lojtar shënoi për herë të dytë, në minutën e 64’, për të bërë përmbysjen që mund t’i kushtojë Unai Emery me shkarkim.

Arsenal, pas kësaj humbje numëron 10 pikë në vendin e parë në tabelën e Grupit F, kurse Frankfurt me fitoren e siguruar në Londër numëron 9 pikë.

Kjo disfatë vetëm sa do ta shtojë edhe më shumë presionin mbi Unai Emeryn, i cili edhe ashtu është pritur të shkarkohet moti. /Periskopi.com/

Fansat e Arsenalit do ta kapin kokën nga gëzimi kur të dëgjojnë cili është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Emeryn

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho llogaritet si favoriti kryesor për të pasuar Unai Emeryn si trajneri i Arsenalit.

Emery e ka gjetur veten nën presion tek klubi nga Emirates pas një fillimi të dobët të sezonit.

Presioni është shtuar edhe më shumë ditëve të fundit pasi ndodhive të Granit Xhakës me tifozët, pasi Emery thuhet se nuk e ka menaxhuar mirë situatën.

Shumë emra të njohur janë përmendur ditëve të fundit si pasues të Emeryt, i cili rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtuesit.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea, Jose Mourinho është favoriti kryesor që të bëhet menaxheri i ardhshëm i Arsenalit.

Mediumi britanik gjithashtu shton se Mourinhos i janë zvogëluar edhe kuotat e basteve për të qenë pasues i Emeryt. /Periskopi.com/

Ajo që nuk u pa mbrëmë, veprimi interesant i Emery pas largimit të Xhakës mes vërshëllimave

Periskopi.com Lajme

Është prishur qetësia te Arsenali.

Të dielën mbrëma, Arsenali u përball me Crystal Palace.

‘Topçinjtë’ e nisën mirë duke shënuar dy gola të shpejtë, dhe u mendua se do të jetë natë feste. Por, deri në fund pranuan dy gola dhe në fund barazuar 2-2 dhe doli të jetë natë e paharrueshme, natë që ka prishur gjithçka te Arsenali.

Gjithë vëmendjen e mori mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili nuk e priti mirë zëvendësimin dhe është përcjell me vërshëllima të shumta nga tifozët jashtë fushës së lojës, derisa i irrituar me veprimin e tyre – ai reagoi ashpër ndaj tifozëve.

Ai i nervozuar përshëndeti paksa trajnerin, derisa me nervozizëm e hoqi fanellën.

Natyrisht, gjithçka që ndodhi brenda pak sekondave në ‘Emirates’, e shtangu krejtësisht Emeryn, siç shihet edhe në videon më poshtë

Emery mendon se është Guardiola: Arsenali mbrëmë dështoi mjerisht duke u munduar të luajë nga mbrojtja

Periskopi.com Sporti

Arsenali u shokua nga Sheffield Unitedi në “Bramall Lane”, të hënën mbrëma.

Skuadra e sapo promovuar në Premier League triumfoi me rezultat 1-0, derisa Lys Mousset shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e parë, raporton Perskopi.

Unai Emery tani e ka gjetur veten nën presion të madh në klub, me Arsenalin që aktualisht pozicionohet në vendin e pestë, me vetëm 15 pikë të grumbulluara nga nëntë ndeshje.

Lys Mousset scored the only goal in Sheffield United vs Arsenal

Sidoqoftë, mënyra e disfatës mbrëmë e bëri rezultatin edhe më zhgënjyes.

Një aksion i “Topçinjëve” gjatë ndeshjes tregon se Arsenali ka bërë vetëm hapa prapa nën urdhërat e Emeryt.

Tekniku spanjoll insiston se skuadra e tij duhet të luajë nga mbrojtja me pasime, por taktikat e tij nuk ndryshojnë edhe kur është duke humbur.

Derisa ishte në disavantazh 1-0 në minutën e 56-të, lojtarët e Arsenalit vendosën të pasojnë topin nga mbrojtja, por përfunduan duke e humbur atë në zonë të rrezikshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Emery: Ozil nuk e ka merituar të jetë në formacionin e parë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, nuk meritoj një vend në formacionin e parë.

Ozil është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit, ndërsa dje nuk luajti në fitoren ndaj Standard Liege në kuadër të Ligës së Evropës.

Tekniku spanjoll ka thënë i ka zgjedhur lojtarët më të mirë, ndërsa gjermani duhet të punojë më shumë, transmeton KosovaPress.

“Zgjedhim lojtarët më të mirë për çdo ndeshje. Kur nuk marrë ndonjë lojtar, është sepse ndonjë tjetër e ka merituar më shumë. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Qëllimi jonë është të fitojmë ndeshjen ndaj Bournmouth”, deklaroi ai.

Emery habit të gjithë me deklaratën për Mustafin

Periskopi.com Sporti

Emery i ka dhënë mbështetjen e duhur Shkodran Mustafit.

Ishte pranë largimit nga “Topçinjtë”, këtë ia kërkoi në njëfarë mënyre edhe trajneri, Unai Emery. Por, Shkodran Mustafi vendosi të qëndrojë dhe të luftojë për pozicionin e tij.

Kjo nuk i pengon tani Emery, madje ai beson se Mustafi ka një të ardhme te Arsenali edhe pse deshi ta largojë gjatë verës.

“Mustafi vendosi të jetë këtu dhe kur vendos të jesh këtu, është si çdo tjetër lojtar”, tha Emery.

“Natyrisht, e respektoj vendimin e tij. Kur vendosi unë fola me të dhe i thash, ‘Ju jeni një më shumë në skuadër. Do të punoj me ju si me gjithë lojtarët tjerë”.

“Nuk e di saktësisht se pse vendosi (të qëndrojë), por përderisa ka vendosur të qëndrojë, është një lojtar më shumë në skuadër”, transmeton Express.

Mbrojtësi 27-vjeçar është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.Ai ka bërë 115 për “Topçinjtë”, ka shënuar 8 gola.

 

Emery flet për Ozilin dhe Kolasinacin: I kam dhënë pushim, kanë nevojë të qëndrojnë me familjet e tyre

Periskopi.com Sporti

Unai Emery thotë se mungesa e Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac në Emirates Cup ishte e lidhur me sulmin që dy lojtarët kishin të premten.

Arsenali humbi 2-1 ndaj Lyonit, ku pas lojës shefi i Arsenalit, tregoi pse munguan dyshja.

“Çdo lojtarë është shumë i rëndësishëm për ekipin, por gjithashtu disa rrethana na bëjnë të marrim vendime midis lojtarit dhe nesh”.

“Nuk është një moment i mirë për të luajtur, sepse mendja e tyre nuk është tani 100 për qind”.

“Është një rrethanë shumë personale dhe gjëja më e rëndësishme tani është që ata të mund të ndjehen mirë, ata të ndjehen të sigurt, ata të ndjehen të qetë me familjen e tyre”.

“Ata ishin këtu, por unë u fola atyre dhe vendosa se ishte më mirë të vazhdojnë pushimin me familjet e tyre dhe të presim për disa ditë dhe pastaj të fillojnë normalisht me ekipin”, ka thënë Emery.

Trajneri i Arsenalit: Nuk jemi në garë as për kampion e as për top-4

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se klubi i tij duhet të jetë realist dhe ta pranojë se ekziston një dallim shumë i madh mes skuadrës së tyre dhe dy klubeve që e dominuan Premierligën sezonin e kaluar, duke hequr dorë kështu nga lufta për titull ende pa nisur sezoni i ri.

Arsenali përfundoi në pozitën e pestë në ligën elitare angleze sezonin e kaluar, një pikë prapa vendin të katërt, Tottenhamit, dhe si pasojë dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, “Topçinjtë” dështuan edhe ndaj Chelseat në finale të Ligës së Evropës, pasi të kaltrit fituan 4:1 ndaj rivalëve londinezë në Baku.

Kështu, Arsenali do të luajë në Ligën e Evropës edhe sezonin e ri, apo garën dytësore evropiane.

Synimi i Arsenalit për këtë sezon do të jetë ta zërë një vend në top katërshe dhe jo t’i sfidojë gjigantët Liverpool dhe Manchester City për titull.

Emery thotë se kjo do të ndodhë për shkak të dallimit tejet të madh mes skuadrës së tij dhe dy skuadrave më të mira në ligë.

“Ne duhet të jemi realist sepse dallimi mes nesh, Liverpoolit dhe Manchester City, është shumë i madh. Ne duam ta përmirësojmë këtë dhe duam të jemi më garues. Ama na duhet të përmirësohemi në mbrojtje por pa u dobësuar në sulm”, shtoi ai.

“Të jemi në top katërshe do të jetë prapë vështirë sepse Tottenhami po rritet. Chelsea po ashtu i ka mbajtur futbollistët dhe paraqitjet e mira”, theksoi ai.

Top lojtari i Premier Leagues kërkon nga klubi që ta shesë tek Arsenali këtë verë

Periskopi.com Sporti

Arsenali pati dy mundësi të arta të kualifikohet për në Champions League edicionin e ardhshëm.

E para ishte të përfundonte në top katërshe në Premier League, opsion që në fillim të prillit u duk shumë i mundur.

Mirëpo, një ecuri prej vetëm dy fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit ndikoi që “Topçinjtë” të përfundonin një pikë prapa Tottenhamit, skuadër e cila përfundoi e katërta, transmeton Periskopi.

Mundësia e dytë ishte përmes Europa Leagues, por edhe këtu dështoi pasi u mposht në finale nga Chelsea me rezultat 4-1.

Dy mundësi të arta, të dya të pashfrytëzuara.

Kjo verë është kruciale për skuadrën e Unai Emeryt, por edhe këtu gjërat nuk po duken aspak të favorshme.

Kjo pasi klubi ka vetëm 50 milionë euro për t’i shpenzuar në përforcimin e skuadrës.

Kë mund ta transferojnë për këtë shumë?

Arsenal FC v Crystal Palace - Premier League

Epo, londinezët kanë qenë shumë të lidhur me Wilfried Zahan e Crystal Palacet, por sulmuesi nga Bregu i Fildisht vlerësohet të kushtojë rreth 90 milionë euro.

Mirëpo, ka shpresë për Arsenalin.

Sipas “Daily Mail”, Zaha ka kërkuar nga Palace ta lë atë t’i bashkohet Arsenalit – klub të cilin ai e mbështeti si fëmijë.

Ai ka kërkuar nga Palace që ta ulë çmimin e tij, në mënyrë që t’i mundësohet kalimi në veri të Londrës.

Për më shumë, Emery ka kërkuar nga drejtuesit e Arsenalit që të grumbullojnë më shumë fonde për të investuar në objektivin numër një të tij. /Periskopi.com/

Arsenali me ndryshime drastike për sezonin e ardhshëm, njëra shqiponjë pritet të ‘fluturojë’ nga Londra

Periskopi.com Sporti

Unai Emery është duke planifikuar ndryshime të mëdha për edicionin e ardhshëm tek Arsenali, me Shkodran Mustafin që me gjasë do të largohet nga londinezët

Arsenali nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm, derisa trajneri Unai Emery për sezonin e ri ka në plan që të bëjë disa ndryshime në skuadër, shkruan Periskopi.

Sipas korrespodentit të Goal, Charles ëatts, trajneri i Arsenalit ka në plan të bëjë disa pastrime nga skuadra.

Laurent Koscienly, Nacho Monreal dhe Shkodran Mustafi pritet të jenë viktimat e para të Emeryt.

Shkodran Mustafi edicionin që lamë pas u kritikua me të madhe nga tifozët e Arsenalit.

27 vjeçari u transferua te Arsenali më 2016 dhe nga atëherë ka realizuar 84 paraqitje ku ka shënuar edhe 7 gola. /Periskopi/

Vetëm Xhaka foli për medie pas poshtërimit në finale – Emery refuzoi t’iu fliste lojtarëve në zhveshtore

Periskopi.com Sporti

Sezoni i Arsenalit përfundoi me zhgënjim, derisa djelmoshat e Unai Emeryt u mposhtën 4-1 nga Chelsea në finalen e Europa Leagues.

“Topçinjtë” gjithashtu treguan paraqitje të dobëta edhe në Premier League, duke e mbyllur sezonin në vendin e pestë.

Humbja në finalen e Europa Leagues nënkuptoi se skuadra nuk do të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm – që ishte pritshmëria minimale, shkruan Periskopi.

Dhe poshtërimi kundër Chelseat e bëri humbjen e së mërkurës mbrëma edhe më të hidhur.

Një humbje kaq e thellë në një finale evropiane është e rëndë të përballohet, por të mposhtesh nga rivali i qytetit është edhe më rëndë – dhe zhgënjimin e bëri të qartë edhe trajneri, Emery.

Sipas “The Sun”, ai ishte aq i frustruar saqë refuzoi të fliste me lojtarët në zhveshtore pas ndeshjes.

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ishte futbollisti i vetëm i Arsenalit që foli për medie pas ndeshjes, dhe është e drejtë të themi se edhe ai ishte shumë i frustruar me rezultatin.

Kur u pyet çka tha trajneri pas skuadrës, ai u përgjigj: “Asgjë.” /Periskopi.com/

Emery zbulon momentin që ndryshoi gjithçka mbrëmë në finalen e Europa Leagues

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka zbuluar pikën kthyese të ndeshjes finale të Europa Leagues mbrëmë, kundër Chelseat.

“Topçinjtë” u mposhtën 4-1 nga rivali lokal, derisa e konfirmuan mos pjesmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

Pas ndeshjes, Emery tha se goli i parë i Chelseat ndryshoi gjithçka.

“Në radhë të parë, urime Chelseat. Në pjesën e parë u angazhuam shumë dhe krijuam disa raste shënimi. Loja po shkonte mirë. Goli i parë ndryshoi gjithçka, ndërsa goli i dytë na e bëri të vështirë dhe mendoj se nga ai moment gjërat po shkonin mirë për ata,” tha ai.

“Kur donim të bënim diçka nuk gjenim qëndrueshmërinë për të shënuar. Rezultati është i tillë, ata e meritojnë fitoren, ne merituam diçka më shumë nga loja, por nuk ia dolëm”. /Periskopi.com/

Duhanxhiu Sarri kundër mbretit të Europa Ligës, njëri nga ta rrezikon shkarkimin në rast të humbjes në finale

Periskopi.com Sporti

Chelsea dhe Arsenal do të takohen sot në finale të Europa Ligës, ndeshje e cila do të luhet në Baku të Azerbajxhanit

Dy klubet e mëdha nga Londra sonte do të përballen kokë më kokë në finalen e garës së dytë më të rëndësishme në Evropë, shkruan Periskopi.

Chelsea po llogaritet paksa më favorit në këtë takim, por Arsenali udhëhiqet nga trajneri, i cili e ka fituar tri herë këtë kompetcionin.

Për Maurizzio Sarrin kjo finale do të thotë shumë pasi përcakton fatin e tij te Chelsea, derisa për Unai Emery edhe nëse humbet ky takim ai pritet të jetë në krye të Arsenalit.

Chelsea dhe Arsenali këtë edicion janë takuar dy herë në Premier Ligë me të dy trajnerët që kanë fituar nga një takim.

Derisa, Emery e ka fituar tri herë Europa Ligën me Sevillan, për duhanxhiun Sarri arritja në finale është njëri nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij.

Kujtojmë që dje Sarri ishte nervozuar me lojtarët e tij gjatë seancës stërvitore, derisa te Arsenali janë më të relaksuar dhe ka optimizëm se do ta fitojnë trofeun sonte. /Periskopi/.

Unai Emery dëshiron t’i shesë këta pesë lojtarë për t’i transferuar tre të tjerë tek Arsenali në verë

Periskopi.com Sporti

Njejtë si vitin e kaluar, Unai Emeryn e pret një punë e madhe tek Arsenali këtë verë.

Pas barazimit befasues me Brightonin në fundjavë, ‘Topçinjëve’ u duhet një mrekulli për të përfunduar në top katërshe në javën e fundit të kampionatit në Premier League, transmeton Periskopi.

Shumë lojtarë të Arsenalit nuk kanë performuar mirë këtë edicion, derisa Emery pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.

Everton FC v Arsenal FC - Premier League

Sipas ”Goal.com”, tekniku spanjoll tani raportohet se është i hapur për ta shitur Mesut Ozilin, Henrikh Mkhitaryanin, Carl Jenkinsonin, Shkodran Mustafin dhe Mohamed Elnenyn.

Sa i përket ardhjeve, ”Daily Mail” potencon se Samuel Umtiti, Ryan Fraser dhe Wilfried Zaha janë top objektivët. /Periskopi.com/