Zvicra fiton ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtare 3-0 kundër Ukrainës, siguron qëndrimin në Ligën A

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Zvicrës ka marrë një fitore në tavolinë 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e paraparë me 17 nëntor, por që nuk u zhvillua.

Helvetikët i kanë shpëtuar rënies në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi UEFA i dha fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.

Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj coronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.

Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë përfaqësueses helvete, që ngjitet kështu në kuotën e 6 pikëve në grup dhe shmang rënien një Ligë më poshtë.

Ajo që e pëson është Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë për bllokimin e ndeshjes jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Tre futbollistë infektohen me Covid-19: Anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë

Periskopi.com Sporti

Sfida mes Zvicrës dhe Ukrainës, e vlefshme për grupin 4 të Ligës A nuk do të luhet mbrëmjen e sotme për shkak të koronavirusit.

Tre futbollistë ukrainas kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit dhe autoritetet zvicerane kanë urdhëruar anulimin e ndeshjes

Të tre futbollistët e infektuar u futën në izolim në hotelin në Lozanë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të federative respektive dhe UEFA-s, autoritetet e qytetit zviceran bllokuan zhvillimin e ndeshjes.

Tre futbollistët e prekur në kampin ukrainas janë Eduard Sobol, Yevhenii Makarenko dhe Dmytro Riznyk, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të luhet përballja e fundit në grup mes Zvicrës dhe Ukrainës.

Gjermani-Ukrainë: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Sonte (e shtunë) do zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Ukrainës, e vlefshme për raundin e pestë të grupit A të Ligës së Kombeve.

Dy skuadrat kanë pikë të njëjta në katër ndeshjet e para dhe synojnë fitore me shpresën që të dalin në kreun e tabelës.

Tashmë janë publikuar formacionet e zgjedhura nga të dy trajnerët:

Gjermani: Neuer; Ginter, Sule, Koch, Rudiger, Max; Gundogan, Goretzka; Gnabry, Sane, Werner.

Ukrainë: Pyatov; Sobol, Matvuyenko, Zabamyi, Konoplia; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Marlos, Yaremchuk, Zubkov.

Përballja nis në ora 20:45.

Gjermani-Ukraina: Pesë raste pozitive me Covid-19, ndeshja rrezikon të anulohet

Periskopi.com Sporti

Andriy Shevçenko ish-sulmuesi legjendar i Milanit, aktualisht në rolin e trajnerit të Ukrainës është në hall të madh para ndeshjes ndaj Gjermanisë që do të zhvillohet sot në mbrëmje për Ligën A të Nations League.

Te Ukraina janë zbuluar 5 raste me koronavirus në testet që janë kryer sëfundmi dhe të gjithë të infektuarit janë izoluar në hotelin ku kombëtarja Lindore është grumbulluar në Gjermani.

Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andriy Yarmolenko, Serhiy Sydorchuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsygankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andriy Shevchenko para ndeshjes kundër Gjermanisë në Nations League.

Kështu për ndeshjen me “Pancerat” do të ketë të gatshëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë. Gjermani-Ukrainë do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 20:45.

Ukraina shokon Spanjën, gol pas një superaksioni që filloi me portierin

Periskopi.com Sporti

Ukraina ka kaluar në epërsi si nikoqire e Spanjës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tsygankov ka realizuar në minutën e 76-të, pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar ku u përfshi edhe portieri.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja Ukrainë-Spanjë

Periskopi.com Sporti

Ukraina dhe Spanja i kanë publikuar formacionet zyrtarë për takimin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dy kombëtaret takohen në kuadër të Ligës A, Grupi i 4-të, në ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “NSC Olimpiyskiy”.

Spanja është aktualisht lider i grupit me shtatë pikë, dy më shumë se Gjermania që është në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Ukraina gjendet në vendin e tretë me tri pikë, derisa Zvicra është në të katërtit me një sosh.

Formacioni startues i Ukrainës: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Mukolenko, Sobol, Sydorchuk, Makarenko, Shaparenko, Yarmalenko, Yarenchuk, Zubkov.

Formacioni startues i Spanjës: De Gea, Jesus Navas, Ramos, Pau Torres, Reguilon, Merino, Rodri, Canales, Rodrigo, Traore, Fati.

Gjermania e fortë për Ukrainën, arrin fitoren e parë në grup

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në kuadër të grupit 4, në Ligën A.

Ndeshja ishte e fortë, me Gjermaninë që kishte më shumë raste.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga gjermanët. Antonio Rudiger gjen bukur në zonë Matthias Ginterin i cili gjuan bukur dhe shënon për 1-0.

Në pjesën e parë pancerët kishin edhe tri raste të mira me Joshua Kimmich, Serge Gnarby dhe Toni Kroos, por që nuk arritën të gjenin golin.

Me të filluar pjesa e dytë Gjermania gjeti edhe golin e dytë. Një gabim i portierit vendas në kapje të topit, bën që Leon Goretzka të shënojë me kokë për 2-0.

Krejt çka bën ukrainasit ishte një gol në minutën e 77-të. Ukraina fitoi penallti, ndërsa Ruslan Malinovsky e ktheu në gol për 2-1.

Gjermania pas kësaj fitoreje ka pesë pikë dhe është në vendin e dytë, pas Spanjës që ka shtatë pikë.

Ukraina është e dyta me tri pikë, ndërsa në fund është Zvicra me vetëm një pikë. 

Portieri i Ukrainës bën një gabim absolutisht të tmerrshëm, Goretzka shënon për 2-0

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka shënuar edhe golin e dytë si mysafire e Ukrainës dhe tash po avancon 2-0, shkruan Periskopi.

Leon Goretzka është ai që ka realizuar për 2-0, duke qëlluar cakun me kokë, pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri i Ukrainës në minutën e 49-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Gjermania shënon gol të bukur me kombinime perfekte kundër Ukrainës

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka kaluar në epërsi si mysafire e Ukrainës të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Kombeve.

Ginter ka realizuar në minutën e 20-të, pas një superkombinimi në zonën e rrezikshme të ukrainasve.

Shikoni golin më poshtë.

 

Ukrainë-Zvicër: Vetëm një shqiptar starton nga minuta e parë

Periskopi.com Sporti

Zvicër-Ukrainë: Vetëm një shqiptar starton nga minuta e parë

Zvicra, njejtë si Kosova, fillon sonte aventurën në fushatën e re të Ligës së Kombeve me një ndeshje kundër Ukrainës.

Në takimin që luhet në Kiev, zvicëranët nuk pritet ta kenë lehtë aspak, teksa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Befasisht, do të kemi vetëm një shqiptar në fushë te Zvicra, e ai është Granit Xhaka.

Më poshtë, 11-shet startuese. /Periskopi.com/

Image

Ukraina zgjedh kryeministrin e ri

Periskopi.com Lajme

Parlamenti ukrainas caktoi sot si kreun e ri të qeverisë, Denys Chmygal, i cili zëvendësoi Oleksiï Gontcharouk, i detyruar të japë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në detyrë për shkak të rezultateve të dobëta në ekonomi.

Në favor të kandidaturës së Chmygal, i propozuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, votuan 291 deputetë.

“Qeveria e mëparshme bëri gjithçka mundi, por sot ukrainasit kanë nevojë për një qeveri që do të bëjë edhe të pamundurën dhe do të funksionojë për njerëzit”, tha presidenti, duke prezantuar kandidatin e tij para deputetëve.

Chmygal, 45 vjeç, premtoi para votimit se do të merret menjëherë me sfidat me të cilat po përballet vendi, me qëllim që të shmangë një krizë ekonomike, të zhvillojë industrinë dhe të përmirësojë klimën e investimeve.

 

Kryeministri i Ukrainës e dorëzon dorëheqjen për herë të dytë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri ukrainas, Oleksiy Honcharuk, ia ka ofruar dorëheqjen për herë të dytë presidentit Volodymyr Zelenskiy, pasi mori vesh se mund të shkarkohet.

Një burim i tha agjencisë “Reuters” se kryeministri Honcharuk pritet të largohet nga posti, por nuk dha hollësi të tjera. As zyra e presidentit ukrainas nuk dha ndonjë koment në lidhje me këto raportime.

Ndërrimi i kryeministrit do të vinte në kohën kur besimi në qeverinë e Zelenskiy-t ka rënë prej kohës kur ish-aktori shënoi fitore befasuese në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Ai kishte premtuar se do t’i japë fund luftës në lindje të vendit dhe se do ta luftojë korrupsionin.

Javën e kaluar, kryeministri kishte mohuar se e ka dorëzuar dorëheqjen apo se e ka diskutuar këtë çështje me presidentin Zelenskiy, shkruan “Reuters”.

 

Irani i jep fund bashkëpunimit me Ukrainën për aeroplanin e rrëzuar

Periskopi.com Lajme

Irani ka pushuar bashkëpunimin me Ukrainën në hetimet për aeroplanin e rrëzuar ukrainas nga një raketë iraniane muajin e kaluar.

Si pasojë e këtij incidenti kanë vdekur 176 persona që kanë qenë në bord.

Ky lajm vjen pasi disa të dhëna tregojnë se Irani ka pasur njohuri menjëherë se ka rrëzuar aeropanin.

Irani fillimisht nuk ka pranuar rrëzimin e aeroplanit më 8 janar, mirëpo presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy ka thënë se një bisedë e publikur e pilotit me zyrtarë të kontrollit ajror, ka treguar se Irani e ka ditur menjëherë se ka qëlluar aeroplanin me raketë.

Në atë kohë, Irani ka qenë i alarmuar për shkak të nisjes së raketave balistike në dy baza ushtarake në Irak, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani me dron amerikan në Bagadad.

“Ne nuk do të ofrojmë më asnjë dokument për ukrainasit”, ka thënë udhëheqësi i ekipit iranian të hetuesve, Hassan Rezaeifar, për agjencinë e lajmeve në Iran, Mehr, shkruan rel. Pas kritikave të ashpra për këtë incident, Irani ishte pajtuar për të bashkëpunuar në hetime me “ekspertë të huaj”.

Edi Rama me helikopter në zonën e luftës në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës në Ukrainë, ka udhëtuar sot me helikopter nga Kievi për në jug ku është zona e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Top Channel ka siguruar këtë foto të Edi Ramës bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani shkrepur brenda një helikopteri me të cilin shkuan në zonën e Doneskut.

Ukraina i kërkon Iranit kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

Periskopi.com Lajme

Ukraina i ka bërë thirrje Iranit që t’ia kthejë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas me pasagjerë, i cili është rrëzuar më herët gjatë këtij muaji nga një sulm iranian duke lënë të vdekur 176 persona.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Vadym Prystayko i ka bërë këtë kërkesë ministrit iranian për Rrugë dhe Zhvillime Urbane, teksa ky i fundit ka qenë në vizitë në Kiev për të diskutuar tragjedinë.

“Detyra kryesore e Mohammad Eslamit është të kërkojë falje dhe të pranojë atë që ka ndodhur”, u ka thënë Prystayko gazetarëve.

“Ne shpresojmë se mund të shkojmë pak më larg sesa diskutimet politike dhe t’i diskutojmë problemet praktike. Në mesin e tyre është edhe çështja e kthimit të kutive të zeza”, ka thënë ai, përcjell rel.

Aeroplani ukrainas është rrëzuar pak pasi ishte nisur nga Teherani më 8 janar. Shumica e viktimave kanë qenë iranianë dhe shtetas kanadezë.

Tri ditë më vonë, Teherani ka thënë se aeroplani është rrëzuar “gabimisht” nga një raketë, në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Afganistani, Britania, Kanadaja, Ukraina dhe Suedia, shtete, banorët e të cilave kanë humbur jetën në aksident, kanë kërkuar hetim “të plotë, të pavarur dhe transparent”, lidhur me këtë rast.

Në këmbë mes borës: Edi Rama nis vizitën në Ukrainë (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE ka nisur sot vizitën e tij të parë në Kiev të Ukrainës.

Vizitën në Ukrainë, Rama e ka paralajmëruar ditë më parë, ndërsa sot ka publikuar një vdieo ku bashke me ekipin e tij ecën në këmbë, mes motit me bore, ne krah edhe te ministrit të Jashtëm në Detyre, Gent Cakaj.

Kryeministri Rama do te zhvilloje takime në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me autoritetet e larta të vendit në cilësinë e Kryetarit në Detyrë të OSBE – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadym Prystaiko”, shkruan Rama në Facebook.

Nisin arrestimet në Iran për rrëzimin e avionit ukrainas

Periskopi.com Lajme

Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave.

Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet.

Homazhet për viktimat u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

 

Ukraina kërkon ndihmën e vendeve perëndimore për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit në Iran

Periskopi.com Lajme

Për ta përcaktuar nëse ishte një raketë iraniane ajo që shkaktoi përplasjen e avionit në fillim të kësaj jave, Ukraina po u kërkon fuqive perëndimore të ndajë të dhëna për t’i ndihmuar.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë po bën thirrje për “transparencën më të madhe të mundshme” dhe u shpreh se nëse nëse hetimet do të zbulonin se një raketë shkaktoi rrëzimin, “atëherë sinqerisht do të mbëtëm pa fjalë”, përcjell Periskopi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha të premten se ai nuk po përjashton mundësinë që një raketë ka shkaktuar përplasjen e një avioni pasagjerësh ukrainas afër Teheranit në fillim të kësaj jave.

Ai më pas u bëri thirrje qeverive të ndajnë të dhëna për të ndihmuar në zbulimin e përgjigjeve në lidhje me rrëzimin e një Boeing 737 që vrau 176 njerëz nga shtatë vende.

“Duke pasur parasysh deklaratat e fundit të liderëve të shteteve në media, ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë – veçanërisht qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha Zelenskiy.
Kanada, e cila humbi 63 shtetas në përplasje, gjithashtu ka caktuar një hetues për rastin, edhe Irani është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me hetuesit ndërkombëtarë. Periskopi

Ukraina dyshon se aeroplani në Iran u rrëzua për shkak të një rakete kundër ajrore

Periskopi.com Lajme

Ukraina është duke hetuar mundësitë e mundshme që shkaktuar aksidentin vdekjeprurës të aeroplanit në Tehran që la të vdekur 176 pasagjerët.

Shefi i këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka shkruar në Facebook se është duke u mbajtur një mbledhje me autoritetet iraniane, ku shkaqet e ndryshme të përplasjes po studiohen.

Këto përfshijnë teorinë se aeroplani është goditur nga një raketë kundër ajrore, ka njoftuar më tej Danilov, transmeton cnn.

Ende nuk është bërë e qartë se cili është shkaku i rrëzimit të aeroplanit dhe disa shpjegime, duke përfshirë edhe atë të dështimit teknik.

Tjera teori në shqyrtim janë se aeroplani është përplasur me një mjet të pa pilotuar (dron) ose “objekt tjetër fluturues”, probleme teknike me motorin e aeroplanit duke shkaktuar shpërthimin dhe se ka ndodhur shpërthimi brenda aeroplanit nga një akt terrorist./Periskopi/

​SHBA kërkon hetim të plotë në rrëzimin e aeroplanit ukrainas

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, deklaroi Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave që humben jetën.

Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.

Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin.

”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik”, theksoi një burim zyrtar. Por ka dyshime, që aeroplani mund të jetë rrëzuar nga autoritetet iraniane, të cilat pak kohë më vonë ndërmorën një sulm më raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak./ATSH/