UEFA nënshkruan marrëveshje me TikTok

Periskopi.com Sporti

UEFA ka nënshkruar marrëveshje me rrjetin social TikTok, për t’u bërë kështu partner zyrtar i sponsorizimit për Euro 2020.

TikTok pritet që të lansojë disa veçori të reja për shkak të kësaj marrëveshje sponsorizimi.

Guy-Laurent Epstein, drejtori i marketingut i UEFA-së tha: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim TikTok si një partner të UEFA EURO, një kompani që është bërë një nga platformat më të diskutuara të argëtimit dixhital brenda vitit të fundit.

TikTok tashmë është një nga aplikacionet më të shkarkuara në 150 vende të botës dhe po cilësohet për shikueshmëri të madhe në lidhje me përmbajtjet që kanë të bëjnë me futbollin

UEFA publikon renditjen e klubeve evropiane, kjo është skuadra kosovare që qëndron më lartë

Periskopi.com Sporti

UEFA ka publikuar renditjen e skuadrave evropiane për vitin që po lëmë pas.

Drita është skuadra që është renditur më lartë nga klubet kosovare.

 

Kampionët në fuqi të Kosovës janë në vendin e 269 në këtë renditjë.

Feronikeli qëndron në vendin e 290 derisa Trepça ’89 në vendin e 477.

Këtë sukses Drita e ka arritur pas pjesëmarrjes në dy runde kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

UEFA konfirmon ndryshim kyç bë VAR për ndeshjen Sevilla-Chelsea

Periskopi.com Sporti

UEFA është gati të implementojë VAR-in në distancë dhe testi i parë zyrtar do të bëhet nesër në mbrëmje me ndeshjen mes Sevillas dhe Chelseat, e parashikuar për t’u zhvilluar në stadiumin andaluzian “Ramo Sanchez Pizjuan”.

Sfida i është besuar arbitrit portugez Artur Dias, ndërsa patriotët e tij Tiago Martins e Luis Godinho do të asistojnë në VAR, veçse këtë herë jo në sallën në stadium, por nga zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Disa kampionate evropiane kanë testuar me sukses aplikimin e VAR-it nëpërmjet një salle unike, zakonisht në ambientet e federatave përkatëse, ndaj këtë hap është gati ta bëjë edhe UEFA, që ka për synon ta aplikojë rregullisht këtë mënyrë nga sezoni i ardhshëm.

Aplikimi i VAR-it në distancë do të bënte të mundur përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrave në më shumë liga në Evropë e botë, pasi kryesisht në vendet e vogla është e vështirë të investohet për teknologjinë në çdo stadium.

 

Presidenti i UEFA-s: Nuk do të jetë e lehtë, por Kampionati Evropian vitin e ardhshëm do të jetë madhështor

Periskopi.com Sporti

Kampionati Europian 2020 u shty për një vit më vonë, për shkak të pandemisë Covid-19, megjithatë ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra se edhe verën e ardhshme do të jetë e vështirë mbajtja e këtij kompeticioni.

Por për të shuar të gjithë hamendësimet, ka menduar vetë presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, që në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ka theksuar se Europiani do të mbahet dhe madje në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Vitin e kaluar ishim të papërgatitur për një situatë të tillë, por tani jemi shumë më të fortë dhe më të organizuar për çdo gjë. Kemi planifikuar si opsionin e një Europiani pa tifozë, ashtu edhe ato me 30%, 50% apo 70% të kapacitetit të stadiumeve. Natyrisht që synimi ynë është të luajmë me sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit, por të shohim si do rrjedhin ngjarjet”, u shpreh Ceferin.

Ideja e zhvillimit të Europianit në 8 shtete të ndryshme të kontinentit u promovua nga ish presidenti i UEFA-s, Michel Platini, por Ceferin e sheh si të papërshtatshëm këtë format, veçanërisht situatën e vështirë që po kalon bota mbarë.

“Nga këndvështrimi i simbolizmit është shumë bukur, por nuk është aspak e lehtë për UEFA-n. Nuk ishte as para pandemisë dhe u komplikua edhe më shumë tani, pasi është një sfidë e madhe, por jam i sigurt që do të bëjmë një shfaqe vërtetë madhështore. Kemi organizuar mbi 420 ndeshje ndërkombëtare që prej muajit gusht dhe gjithçka ka shkuar më së miri, ndaj kam bindjen që do të jemi edhe më të qartë deri verën e ardhshme”, tha kreu i UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s dërgon mesazh ngushëllimi në FFK

Periskopi.com Sporti

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të FFK-së, Agim Ademi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të FFK-së, Agim Bytyqi.

Në nderim të figurës dhe veprës së tashmë të ndjerit Bytyqi mbrëmë është mbajtur një minutë heshtje para ndeshjes së Ligës së Kombeve, Kosovë – Slloveni.

Në telegramin e ngushëllimit të presidentit Çeferin thuhet:

I dashur President, i dashur Agim,

Në emër të UEFA-s dua t’ju përcjell ngushëllimet më të thella për humbjen e Agim Bytyqit, Presidentit të parë të FFK-së.

Duam t’ia shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë vitet që i ka shërbyer futbollit si President i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm për ngritjen e futbollit në Kosovë.

Ju lusim që t’ua përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.

Sinqerisht i juaji,

Aleksander Çeferin, president i UEFA-s

Bayerni dominoi me çmimet e fituara sonte nga UEFA

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich mbylli një sezon perfekt ku fitoi gjithçka, që nga titulli kampion, Kupa e Gjermanisë, Liga e Kampionëve dhe Superkupat e Europës dhe Gjermanisë, ndaj me meritë futbollistët bavarezë dominuan në çmimet e UEFA-s.

Kështu, bomberi polak, Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë nga UEFA, por njëkohësisht edhe sulmuesi më i mirë. Portieri më i mirë u shpall Manuel Neuer, ndërsa mbrojtësi më i mirë ishte Joshua Kimmich.

Mesfushori më i mirë u shpall belgu i Manchester City-t Kevin De Bruyne, ndërsa trajneri më i mirë u shpall padyshim gjermani, Hansi Flick.

Çmimet e UEFA-s u ndanë sot gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Kampionëve.

Neuer merr çmim nga UEFA, shpallet portieri më i mirë i sezonit

Periskopi.com Sporti

Në ceremoninë që po mbahet sot në Nyon të Zvicrës, UEFA zgjodhi portierin më të mirë të sezonit të kaluar.

Ishte Manuel Neuer, ai i cili e fitoi këtë çmim.

Me trofeun e Champions Leagues në duar dhe me pritjet fantastike, ky çmim ishte i merituar.

Zyrtare: UEFA merr vendimin që të rikthehen fansat në stadium për këtë ndeshje

Periskopi.com Sporti

UEFA do t’i hapë dyert për tifozët për Superkupën e Evropës mes Bayern Munichut dhe Sevillas.

UEFA ka njoftuar po planifikon që t’i rikthejë shikuesit në tribuna në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 24 shtator në Budapest të Hungarisë dhe presidenti Aleksander Ceferin, në Asamblenë Gjenerale të ECA-s ka njoftuar se në këtë ndeshje do të lejohet 30 për qind e publikut.

“Jo gjithçka është normale, por shpejt do të jetë. Gjashtë muaj më parë gjithçka ishte ndalur, por tash jemi këtu”.

“Duhet të jemi optimistë, futbolli është i fortë. Superkupa në Budapest do të jetë një pilot-test, i cili mund të na ndihmojë që ta kuptojmë se çka mund të bëjmë”, tha ai.

 

Reagon UEFA pasi ylli i Real Madridit doli pozitiv me koronavirus, tregon a do të luhet ndeshja me Man Cityn

Periskopi.com Sporti

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester City do të zhvillohet javën e ardhshme.

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Madrid.

Ka pasur disa dyshime pasi të martën u konfirmua se futbollisti Mariano Diaz ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“UEFA është në kontakt të vazhdueshëm me klubin, ne jemi duke monitoruar situatën, si dhe vendimet e autoriteteve në Spanjë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

“Ne jemi të bindur se kjo çështje nuk do të ndikojë në zhvillimin e ndeshjes”, thuhet më tej.

Ndryshe, Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë në Mançester me rezultat 2:1.

UEFA zyrtarizon datat e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/2021

Periskopi.com Sporti

UEFA ka njoftuar dhe zyrtarizuar datat për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve 2020/21.

Gara do të fillojnë me 20 tetor dhe përfundon me Finalen e Stambollit më 29 maj.

Liga e Kampionëve do të fillojë vonë dhe do të mbyllet me Finalen në Stadiumin Ataturk në Stamboll.

Datat e Ligës së Kampionëve 2019-20

Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020

Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor 2020

Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020

Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020

Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor 2020

Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor 2020

Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 dhe 23/24 shkurt, 2021.  Ndeshjet kthimit: 9/10 dhe 16/17 Mars, 2021

Çerekfinalja – Ndeshja e parë: 6/7 Prill, 2021. Ndeshja e kthimit : 13/14 Prill, 2021

Gjysmëfinalet – ndeshja e parë: 27/28 Prill, 2021. Ndeshja e kthimit: 4/5 maj, 2021

Finalja – 29 maj 2021

Portugalia rikthen izolimin, UEFA: Nuk kemi plan B për ndeshjet e Champions Leagues

Periskopi.com Sporti

Lisbona përgatitet për lockdoën për shkak të Covid-19, por për Uefa nuk është e nevojshme të përgatitet një plan B për Final Eight të Champions League parashikuar në qytet gjatë gushtit.

E ka deklaruar për L`Equipe vetë organizmi i futbollit kontinental: “Uefa është në kontakt permanent me Federatën portugeze e autoritetet lokale. Shpresojmë që gjithcka të shkojë mirë e që të jetë e mundur të organizojmë turneun në Portugali. Për momentin nuk ka motiv të kemi një plan B. Jemi duke monitoruar situatën në bazë të përditshmërisë e do të adaptohemi, nëse do të duhet ta bëjmë”.

Nga e enjtja e kaluar qeveria portugeze ka limituar lëvizjet në 19 komuna, përvec qendrës së Lisbonës. Qytetarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për ushqime ose për të shkuar në punë. Një masë që do të jetë në fuqi nga 1 në 14 korrik e pastaj do të ekzaminohet në dritën e asaj që do të ndodhë.

UEFA ka caktuar stadiumet ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve për pesë vitet e ardhshme

Periskopi.com Sporti

UEFA sot ka mbajtur mbledhjen me Federatat ku ka marrë një sërë vendimesh që lidhen me futbollin në kontinentin e vjetër.

Shtëpia evropiane e futbollit ka caktuar stadiumet ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve në pesë vitet e ardhshme.

2020- Lisbonë, 2021 Stamboll, 2022 St. Petersburg, 2023 Munich dhe 2024 Londër janë vendet ku do të presin finalet.

Stambolli ishte caktuar si vendi ku do të pres finalen e këtij edicioni por më pas është tërhequr për shkak të rrezikut nga pandemia.

Ajo që të gjithë duam ta dëgjojmë – UEFA po planifikon t’i hap dyert për finalen e CL

Periskopi.com Sporti

Pasi është përcaktuar rinisja e kampionateve kryesorë europianë, Uefa së shpejti do ta përqendrojë vëmendjen mbi kupat.

Në 17 qershor është në program një mbledhje vendimtare në të cilën Komiteti Ekzekutiv duhet të zgjidhë të gjithë nyjet mbi formatin, datat e selitë e kompeticioneve, në vecanti për sa i përket Champions League.

Në ditët e fundit, “Bild” ka folur për një Final Eight me një finale të mundshme në Lisbonë, por zgjedhja përfundimtare do të përcaktohet nga kushtet shëndetësore të vendit pritës.

Mbi të gjitha sepse Uefa po vlerëson mundësinë për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të turneut me dyer të hapura.

Hipotezë që do të mbante ende në lojë Stambollin, ku ishte programuar fillimisht finalja 2020.

Për momentin, sipas Sky, është ende një plan embrional, për tu studiuar me kujdes të madh detajet më të vogla.

Megjithatë ndjesia është se krerët e Uefa-s po marrin seriozisht në konsideratë idenë për të hapur stadiumin për tifozët për aktin e fundit të Champions. Një hapje parciale, natyrisht.

Me impiantin sportiv të përshtatshëm për të mirëpritur eventin në siguri të plotë e me masat e duhura për distancimin social.

UEFA zgjedh qytetin ku do të zhvillohen ndeshjet e Champions Leagues

Periskopi.com Sporti

Pas tërheqjes së Stambollit nga zhvillimi i finales së Ligës së Kampionëve, UEFA duket se ka vendosur që të transferojë ndeshjet e mbetura të fazës finale të këtij kompeticioni në kryeqytetin portugez Lisbonë.

Lajmi është dhënë nga media të ndryshme europiane, sipas të cilave Lisbona është gjykuar si më e përshtatshme se Frankfurti dhe Moska për të pritur ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

Vendimi është marrë tashmë nga drejtuesit e lartë të qeverisë europiane të futbollit, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet pikërisht në mbledhjen e Komitetik Ekzekutiv, e planifikuar për më 17 qershor.

Plani i UEFA-s është që në gusht të startohet me 4 ndeshjet e pazhvilluara të fazës së 1/8-ave, ndërsa më pas 8 skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të luajnë të gjithë ndeshjet e mbetura në Lisbonë, për të shmangur sistemin vajtje-ardhje.

UEFA pezullon nga garat evropiane ish-klubin e Donis Avdijajt

Periskopi.com Sporti

Ekipi i njohur turk, Trabzonspor, ku është aktivizuar ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, është pezulluar nga Kupat e Evropës me arsyetimin se ka shkelur rregullat e “Fair Play Financiar”.

UEFA doli me një deklaratë ku shpjegonte se Trabzonspor nuk i kishte respektuar rregullat e “Fair Play Financiar” dhe nëse do kualifikohet në Kupat e Evropës nuk do të marrë pjesë.

Ky vendim vlen për këtë sezon dhe për sezonin tjetër.

Rregullat e “Fair Play Financiar” u prezantuan në vitin 2011 për të ndaluar skuadrat që të shpenzonin më shumë sesa ato fitonin.

Skenari befasues i UEFA-s, ndryshon formatin e Ligës së Kampionëve – ja ku pritet të mbahet finalja

Periskopi.com Sporti

UEFA po mendon të bëjë një ndryshim të formatit për Champions League në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Po mendohet një skemë për luajtjen e gjysmëfinaleve në formatin e një “final four”.

 

Finalja e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej në Stamboll, por Gjermania shihet si shteti që garanton më shumë siguri në këto kushte të jashtëzakonshme që po kalon bota.

 

Jo rastësisht, Bundesliga ishte kampionati i parë i madh që rifilloi shumë shpejt garën, ndryshe nga Franca, Belgjika, Holanda dhe vende të tjera, që u dorëzuan shpejt.

 

Kjo për momentin është thjesht një ide e UEFA-s, jo një gjë zyrtare apo deklaratë e thënë nga një personazh publik. Presim për vendimet e radhës.

UEFA lehtëson punën për Federatat: 25 maji nuk është afati i fundit për dorëzimin e kalendarëve

Periskopi.com Sporti

25 maji nuk është më afati i fundit që Federatat e Futbollit kanë për të dorëzuar në UEFA, kalendarin dhe datat e reja për rifillimin e sezonit futbollistik dhe mënyrën sesi do ta çojnë deri në fund atë. Sipas “SportMediaset”, Federatat do të duhet të komunikojnë nëse dhe me çfarë formati do ta përmbyllin sezonin.

Plani i tyre do dorëzohet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, më 17 qershor, jo me 25 maj, sikurse ishte menduar më parë. Kjo është thënë nga burime të vetë organit më të lartë të futbollit në Europë.

Ky vendim mund të jetë marrë prej e uljes së numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe kur mundësitë për të rifilluar kampionatet rriten. Në pesë ligat kryesore në Europë ka përfunduar sezonin para kohe vetëm Franca, ndërkohë që ka rifilluar Bundesliga dhe muajin e ardhshëm të njëjtin fat mund ta kenë edhe Serie A, La Liga dhe Premier League. Mesa duket shumë shpejt futbolli do t’i rikthehet normalitetit.

Presidenti i UEFA-s ka thënë pikërisht atë që secili fans i futbollit dëshiron ta dëgjojë tani

Periskopi.com Sporti

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka besim se gjërat në futboll do të kthehen si më parë, madje më shpejt se shumëkush e mendon dhe e imagjinon.

“Ne jemi gati dhe do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve, por jam plotësisht i sigurt se futbolli i bukur, ai i vjetri me tifozë, do të kthehet shumë shpejt”, shprehet fillimisht Ceferin për “The Guardian”.

Evropiani ishte çështja tjetër për të cilën kreu i UEFA foli:

“A do të vija bast 1 milion dollarë që Evropiani do zhvillohet në vitin 2021? Nuk e di pse mund të mos luhet. Nuk mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmonë, mendoj se gjërat do të ndryshojnë më shpejt se sa e mendojnë një pjesë e madhe e njerëzve.

Situata është serioze, por infeksionet janë në rënie. Tani jemi më të kujdesshëm, pasi e njohim më mirë këtë virus. Personalisht jam optimist dhe nuk më pëlqen ky vizioni apokaliptik, që do të duhet të presim një valë të dytë, të tretë, të pestë”.

UEFA qartëson situatën: 3 gushti ishte vetëm rekomandim, jo datë zyrtare

Periskopi.com Sporti

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mbështet presidentin e Lyon-it, Jean-Michel Aulas, i cili iu dërgoi një letër parlamentarëve francezë për t’iu përsëritur se afati i 3 gushtit (i UEFA-s) ishte vetëm një rekomandim dhe jo kufizim zyrtar.

Ceferin shkroi një letër, drejtuar numrit një të OL: “Data e 20 korrikut (për shoqatat e renditura deri te vendi i 16-të deri tek i 55-ti në renditjen e UEFA) dhe e 3 gushtit (vendi i parë deri tek i 15-ti) janë përmendur në prezantimet e bëra gjatë takimeve me sekretarët dhe presidentët e federatave më 21 prill, si dhe në takimet midis grupeve të punës.

Megjithatë, gjatë këtyre takimeve ne si UEFA kemi përmendur gjithmonë që këto data janë vetëm rekomandime, të formuluara përkohësisht dhe jozyrtare”, deklaroi Ceferin.

20 korriku ishte përmendur si data kur duhet të përfundohen ligat në vendet të cilat rangohen nga pozita e 16-të në pozitën e 55-të në ranglistën e UEFA-s, ku bën pjesë edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Në anën tjetër, 3 gushti ishte përmendur si data kur duhet të përfundohen sezonet në ligat e mëdha të Evropës, të radhitura nga pozita e parë në atë të 15-të në ranglistën e UEFA-s.

Deklarata e fundit e presidentit të UEFA-s tregon se FFK është nën presion të madh që ta kompletojë sezonin

Periskopi.com Sporti

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin përsëri e ka lënë të nënkuptohet se insistitucioni që ai drejton insiston që kampionatet evropiane të kompletohen

Ditë më parë, ai publikisht kritikoi kampionatin francez, pas vendimit të qeverisë që të anulohet Ligue 1, shkruan Periskopi.

“Për ne, gjëja e rëndësishme është kampioni, vendi i dytë, i tretë dhe i katërt. Mendimi personal është që që sezoni është mbyllur super herët,” kishte thënë ai.

“Për mua vendimi ishte i papjekur, por nuk ka ndikim te UEFA, është vendim i tyre.”

Kjo e nënvizon presionin që ka Federata e Futbollit të Kosovës dhe të tjerat për kompletimin e sezonit, pavarësisht kushteve të vështira, me UEFA-n që në mënyrë indirekte po bën trysni për rikthimin e futbollit.

Komente të ngjashme Ceferin dha edhe sot, ku shtoi se ligat evropiane që anulojnë edicionin, i presin probleme në fazën kualifikuese për kompeticionet evropiane.

“Ligat kombëtare janë të ndara dhe ato duhet të vendosin në mënyrë autonome se si të procedojnë. Mendoj se të paktën 80 për qind e kampionateve do të përfundojnë në fushë”, u shpreh ai.

“Ekziston një plan konkret për të përfunduar sezonin në Evropë. Unë mendoj se shumica e ligave do të jenë në gjendje të përmbyllin në fushë kampionatin. Ata që nuk bëjnë, do të jetë zgjidhja e tyre. Por do të duhet të kalojnë në raunde paraprake nëse duan të marrin pjesë në garat e radhës të UEFA-s”.

Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme mori vendim që stërvitjet kolektive të rikthehen më 2 qershor, por ende nuk janë zbuluar detajet dhe protokollet shëndetësore se si do të vazhdohet. /Periskopi.com/