Derbi i Londrës: Tottenham – Chelsea, formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të javës së 22’të do të zhvillohet derbi londinez mes Tottenham Hotspur dhe Chelseat, shkruan Periskopi.

 

Përballje interesante pritet të jetë edhe mes dy trajnerëve, Thomas Tuchel dhe Jose Mourinho.

 

 

Ndeshja luhet sonte në stadiumin e Spurs nga ora 21:00.

Ja formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris; Sanchez, Alderweireld, Rodon; Davies, Sissoko, Ndombele, Hojbjerg; Bale, Son, Bergwijn.

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Chilwell, Kante, Jorginho, Mount, Pulisic, Werner.

Bale vazhdon të kritikohet për paraqitjen me Tottehamin, kësaj radhë nga shoku i tij

Periskopi.com Sporti

Kalimi i Gareth Bale nga Real Madridi në Tottenham po vazhdon të bëjë bujë të madhe.

Kësaj radhe Bale është kritikuar shumë rëndë ish shoku i ekipit, Jamier O’Hara, i cili tha se uellsiani ka vetëbesim dhe arrogancë të qetë.

“Unë kam luajtur me Bale dhe ai gjithmonë kishte këtë besim të brendshëm dhe vetëbesim, këtë lloj arrogance të qetë,” shkroi O’Hara në Tëitter.

“Ai duket një hije e lojtarit që kam njohur”.

“Seriozisht kjo hua [ka qenë] një katastrofë,” shtoi O’Hara.

Bale pati vetëm një shansë dhe asnjë ‘shootim’, i cili pastaj u zëvendësua në minutën e 61’të me Lucas Moura.

Sulmuesi arriti kaq shumë bujë gjatë verës dhe tifozët e Spurs ishin të ngazëllyer kur panë që ikona e ‘Ëhite Hart Lane ‘ të kthehej nga Real Madridi, madje duke pranuar me problemet e dëmtimit që ai kishte në kryeqytetin spanjoll. /Periskopi

Saktësi milimetrike nga VAR: Vë re gjurin në pozitë jashtë loje dhe anulon golin në ndeshjen Tottenham – Brentford

Periskopi.com Sporti

Tottenham arriti të triumfojë në gjysëm finale të Kupës EFL ndaj Brentford me rezultat 2-0.

Pas golave të Sissokos dhe Son Heung-min, Spurs tani janë në finalen e EFL-së dhe do të presin fituesin e duelit Manchester United dhe Manchester City.

Gjatë, ndeshjes vendimi për anulimin e golit të Toney për shkak të pozicionit jashtë loje ndryshoi shumë rrjedhën e lojës.

Ky vendim u shikua gjatë në VAR dhe në rast të mos-anulimit sigurisht që rezultati në fund do të ishte ndryshe.

Më poshtë sjellim pamje që tregojnë saktësinë që ka VAR-i në ndeshje:

Image

Tottenham kalon në finale të EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Skuadra londineze, Tottenham ka arritur ta mposht skuadrën që garon në ‘Championship’, Brentford me rezultat 2:0, raporton Periskopi.

 

Me këtë fitore Tottenham kalon në finale të EFL Cup, atje ku do të takohet më njërin nga fituesit e derbit të nesërm, Manchester United vs. City.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte mysafire e Stoke Cityt, ku edhe lehtësisht tejkaluan çerekfinalen, duke e mposhtur Stoke me rezultat 1:3.

Kurse, Brentford arriti të mposht skuadrën angleze Newcastle në çerekfinale, me rezultat minimal 1:0. /Periskopi

Formacionet zyrtare: Wolves – Tottenham

Periskopi.com Sporti

Tottenham është mysafirë i Wolves, e vlefshme për xhiron e 15-të të Premierligës.

Spurs synojnë këndelljen, meqenëse në dy xhirot e fundit kanë vetëm humbje.

Kurse, vendasit gjithashtu synojnë të këndellen sepse kanë humbur në ndeshjen e fundit.

Formacionet zyrtare:

Wolves: Patricio, Marçal, Saiss, Coady, Semedo, Moutinho, Neves, Adama, Podence, Neto, Silva.

Tottenham: Lloris; Doherty, Dier, Davies, Reguilon; Hojbjerg, Winks, Ndombele, Son, Kane.

Ndeshja nis në ora 20:15.

Tottenham ndalet me barazim nga Crystal Palace, rrezikon pozitën e parë

Periskopi.com Sporti

Tottenhami nuk ka arritur të marrë fitore në takimin ndaj Crystal Palace, sfidë kjo që u zhvillua në kuadër të xhiros së 12’të të Premierligës angleze, përcjell Periskopi.

Spurs kërkuan fitoren në mënyrë që ta mbajnë kreun e tabelës, megjithatë, morën vetëm barazim, duke u mjaftuar me një pikë.

Golin e vetëm për Spurs e shënoi anglezi, Harry Kane, kurse për Crystal Palace shënoi ganezi, Jeffrey Schlupp.

Me këtë barazim Tottenham ende kryeson në tabelën e PL, pozitë kjo që varet nga sfida e Liverpoolit, pasi më një fitore të këtyre të fundit Spurs rënditen në pozitën e dytë. /Periskopi

LASK – Tottenham: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Sonte (e enjte) do zhvillohet sfida interesante mes LASK-ut dhe Tottenhamit.

Të dy skuadrat kërkojnë vetëm fitore meqenëse renditën në pozitat dy dhe tre në tabelë.

Tottenhami me fitore do siguronte kualifikimin, derisa LASK-ut i nevojiten dy fitore në xhirot e fundit që të kualifikohet tutje.

Formacionet zyrtare:

LASK: Schlager; Wiesinger, Holland, Andrade; Ranftl, Madsen, Michorl, Renner; Gruber, Eggestein, Goiginger.

Tottenham: Hart; Doherty, Sanchez, Tanganga, Davies; Hojbjerg, Lo Celso, Ndombele; Moura, Son, Bale.

Ndeshja nis në ora 21:00.

Viniciusi i Tottenhamit brilant në Londër, shikoni golin që sapo e shënoi kundër Ludogoretsit

Periskopi.com Sporti

Carlos Vinicius ka kaluar në epërsi Tottenhamin kundër Ludogoretsit në Europa League, shkruan Periskopi.

Ai u shërbye në zonë për mrekulli, falë edhe një reagimi të dobët në mbrojtjen kundërshtare, duke avancuar tutje para se të shënonte para krahëve të portierit.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Tottenhami i shkon sonte skuadrës belge, Antwerp: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Antwerp – Tottenham, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Spurs kanë një grup të lehtë në letër, dhe kësisoj pas fitores ndaj LASK, kërkojnë edhe tre pikë sonte në udhëtim te ekipi belg.

Gareth Bale luan nga fillimi sot, bashkë me Dele Alli, ku do t’i ndihmojnë qendërsulmuesit Carlos Vinicius.

Takimi starton në orën 18:55.

Solskjaer e Mourinho matën forcat edhe në fushë: Tottenham ia bën bajat Unitedit – këta të fundit marrin 6 gola

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur ka arritur ta mposht Manchester Unitedin, anipse dikur ky ishte një derbi që dominohej në mënyrë të padiskutueshme nga “djajtë e kuq” – madje në fillimin e mijëvjeçarit nën drejtimin e trajnerit legjendar të klubit Alex Ferguson, United shkoi deri në 27 ndeshje pa humbje, transmeton Periskopi.

United ishin të parët që zhbllokuan rezultatin, ku në minutën e dytë të ndeshjes nga pika e bardhë nuk gaboi Bruno Fernandes, për t’i marrë pastaj 5 gola nga Spurs.

Goliadën për Tottenham e nisi Nodmbele, për ta vazhduar pastaj jug- koreani, Son, i cili shënoi për 2 dhe 4:0, kurse rrjetën për golin e tretë e gjeti, Kane.

Në pjesën e dytë golin e pestë për Tottenham dhe të parin personal e shënoi Aurier. Kurse, nga penalltia për 6:0, shënoi Harry Kane.

Vlenë të theksohet se, të dyja ekipet nuk e kanë nisur mirë kampanjën e këtij edicioni në ligën angleze. /Periskopi

 

Djajtë e Kuq nuk po ia dalin dot, me një lojtarë më pak duke u mposhtur nga Spurs

Periskopi.com Sporti

Tottenham ka arritur ta shënojë edhe golin e tretë në derbin kundër Manchester United, transmeton Periskopi.

Golin e radhës për londinezët e shënoi anglezi, Harry Kane, në minutën e 31-të, pak minuta para se sulmuesi i Unitedit francezi, Martial të ndëshkohej me të kuq.

Kujtojmë se, dy skuadrat kanë një rivalitet vërtet shumë të ashpër ndërmjet tyre.

Shihni golin. /Periskopi

Formacionet zyrtare: Man Utd – Tottenham, ky është situata për Bale

Periskopi.com Sporti

Me fillim nga ora 17:30 do të nis derbi i xhiros në Premierligë, me Manchester United që e pret Tottenhamin.

Të dyja ekipet nuk e kanë nisur mirë kampanjën e këtij edicioni në ligën angleze.

Kjo do të jetë një përballje interesante edhe mes dy trajnerëve, Ole Gunnar Solskjaer dhe Jose Mourinho, të cilët janë thumbuar në distancë me njëri-tjetrin.

Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare:

Image

 

Mikrofonët kapën atë që trajneri i Burnleyt i tha Sterlingut dhe është brutale e qesharake në të njejtën kohë

Periskopi.com Sporti

Raheem Sterling frustroi trajnerin e Burnleyt, Sean Dyche gjatë ndeshjes së Manchester Cityt në EFL Cup, të mërkurën.

Shikuesit dëgjuan Dyche duke i bërtitur Sterlingut pas një ndërhyrjeje të rëndë në Matt Loëton, që mjaftoi për ta ndëshkuar anglezin me të verdhë, transmeton Periskopi.

Dyche dhe asistenti i tij, Ian Woan, të dy e lanë Sterlingun ta kuptonte saktësisht cka menduan për atë ndërhyrje.

”A je i sigurtë dreqin, Sterling? Ti e ke kaluar tërë jetën i shtrirë në fushë,” dëgjohet një zë duke thënë.

Në video nuk shihet Dyche, por zëri i tij është i njohur. Ai qartazi iu referua simulimeve të shpeshta të Stërlingut.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpejtësia e Sergio Reguilon gjatë ndeshjes Tottenham-Chelsea ishte gati e pabesueshme

Periskopi.com Sporti

Ishte një natë për t’u mos u harruar për Sergio Reguillonin e Tottenhamit, të martën mbrëma.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua Spurs nga Real Madridi për 35 milionë euro, teksa luajti për 90 minuta në triumfin e Carabao Cup kundër Chelseat, transmeton Periskopi.

Ai nuk pati startin më të mirë por përfundoi duke pasur rol kyc në fitoren e Tottenhamit.

23-vjecari ishte fajtor për golin e Chelseat të shënuar nga Timo Werner.

Atij iu mor topi nga Cesar Azpilicueta, i cili pastaj për mrekulli asistoi për sulmuesin gjerman i cili realizoi për 1-0.

Mirëpo, Reguillon shpagoi veten në fund, duke asistuar për golin e barazimit të shënuar nga Erik Lamela.

Në penallti, Spurs fitoi pasi Mason Mount ishte lojtari i vetëm që huqi nga 11-metërshi.

Sidoqoftë, një moment në vecanti ka shkuar viral në rrjetet sociale, ku përfshihet Reguillon.

Fansat e Tottenhamit e dinin se Reguillon ishte i shpejtë, por ata sigurisht nuk e dinin se ai është kaq i shpejtë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, spanjolli tregoi shpejtësinë drithëruese me një ndërhyrje perfekte në Callum Hudson-Odoin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Tottenham me fat, vazhdon rrugëtimin në Carabao Cup – mposht Chelsean përmes penalltive

Periskopi.com Sporti

Tottenham dhe Chelsea e kanë përfunduar kohën e rregullt të ndeshjes së sotme me barazim 1-1, andaj këto dy skuadra shkuan në penallti.

Në penallti më shumë fat kishte skuadra e Tottenhamit, e cila arriti të dalë fituese nga kjo sfidë.

Chelsea u eleminua nga kjo garë, pasi që Mount nuk ishte i saktë me penalltinë e tij.

Kështu, përmes penalltive Tottenhami siguroi vazhdimin e rrugëtimit në Carabao Cup.

Jose Mourinho zbulon diçka të çuditshme që ndodhi para ndeshjes me Shkëndijën: Portat ishin 5 centimetra më të vogla

Periskopi.com Sporti

Mourinho ka lavdëruar Shkëndijën për paraqitjen e sotme ndaj ekipit të tij.

Tottenhami arriti të kualifikohet tutje në Ligën e Evropës duke e mposhtur klubin tetovar me rezultat prej 3 me 1, sipas ‘Koha’, transmeton Periskopi.

“Kam folur me Pandevin (kapitenin e Maqedonisë së Veriut v.j.) para ndeshjes dhe ai më ka thënë se nuk do të jetë lehtë. Në fund vërtetë ishte ashtu. Është mirë të fitosh tri herë rresht larg prej shtëpisë. Por është puna jonë të fitojmë. Është mirë që kemi kaluar në xhiron tjetër”, ka thënë Mourinho.

Ai ka vlerësuar lart paraqitjen e sotme të Shkëndijës.

“Shkëndija është ekip i mirë që luan me intensitet tjetër prej atij që e kemi ne. Ne kemi filluar fuqishëm dhe kemi menduar se kemi ndeshjen, por më pas vendasit shënuan dhe ishte vërtetë ndeshje e fortë. Megjithatë lojtarët e mi reaguan mirë dhe në fund fituam. Një ekip i madh me trajner të madh. I organizuar mirë”, ka thënë Mourinho.

Ai ka folur edhe për një situatë interesante para ndeshjes. Portieri i ka thënë se portat janë më të vogla.

“Ishte një situatë qesharake para ndeshjes. Portieri më tha se golat janë të vogla. Portierët e dinë kur nuk është lartësia e duhur. E kemi ditur se diçka është gabim dhe kemi thirrur delegaconin për të kontrolluar. Portieri im kishte të drejtë. Portat ishin pesë centimetra më të vogla. Ne kemi kërkuar që ato të ndërrohen”, ka shtuar Mourinho. /Periskopi.com/

Shkëndija ia shkund rrjetën Tottenhamit me supergol, por djelmoshat e Mourinhos rikthejnë epërsinë

Periskopi.com Sporti

Shkëndija e Tetovës fillimisht barazoi rezultatin në 1-1 kundër Tottenhamit, por kjo e fundit e riktheu atë 15 minuta më vonë.

Fillimisht, Nafiu realizoi një supergol nga distanca në minutën e 55-të, por 15 minuta më vonë, Son riktheu epërsinë e Spurs me një gol të bukur nga brendësia e zonës.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Nafiu:

Son:

Tottenhami ka shkundur Shkëndijën pas vetëm pesë minutave lojë: Son me një pasim shpartallon krejt mbrojtjen

Periskopi.com Sporti

Shkëndija e Tetovës e ka gjetur veten në disavantazh kundër Tottenhamit, në gjysmëfinalen e kualifikimeve për në Europa League.

Son me një asistim të bukur shpartalloi komplet mbrojtjen e Shkëndijës, duke gjetur Erik Lamelan në zonë, i cili qëlloi nga afërsia në minutën e pestë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shkëndija e Tetovës sonte kundër Tottenhamit të Mourinhos: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Shkëndija e Tetovës sot luan në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës kundër Tottenhamit.

Ndeshja fillon në ora 20:30 dhe zhvillohet në stadiumin nacional në Shkup.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Shkëndija: Zahov; Murati, Krivak, Bejtulai, Pavic; Totre, Dita; Nafiu, Ahmedi, Doriev; Ibraimi

Tottenham: Hart; Aurier, Sánchez, Alderweireld, Davies; Winks, Ndombèlé; Lamela, Alli, Bergwijn; Son.

Shkëndija – Tottenham Hotspur: Ja vlera e skuadrave

Periskopi.com Sporti

Pasi kishin luajtur ndaj Milanit para dy viteve, klubin e futbollit ‘Shkëndija’ e pret një tjetër ndeshje e madhe në kuadër të Ligës së Europës.

Në kuadër të raundit të tretë në Ligën e Europës, skuadra e drejtuar nga trajneri tiranas, Ernest Gjoka, do takohet me gjigantin nga Premier Liga, Tottenham Hotspurin e drejtuar nga Jose Mourinho.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja skuadrave dhe futbollistët më të shtrenjtë nga të dy skuadrat, sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’, transmeton Gazeta Metro.

Mosha mestare: 25.5 është mosha mestare e futbollistëve të Shkëndijës – 26.2 është mosha mestare e futbollistëve të Tottenhamit.

Vlera e skuadrave: 5.8 milionë euro vlera e Shkëndijës – 774.55 milionë euro vlera e Tottenhamit.

Futbollistët më të shtrenjtë: Ljupco Doriev te Shkëndija me 600 mijë euro – Harry Kane te Tottenhami me 120 milionë euro.

Kujtojmë që ndeshja Shkëndija – Tottenham Hotspur zhvillohet më 24 shtator në ‘Todor Proeski Arena’ në Shkup me fillim prej orës 20:00