Tre gola dhe loja e bukur nuk i mjaftuan Tottenhamit ta fitonte ndeshjen ndaj West Hamit

Periskopi.com Sporti

Në pjesën e parë Tottenham bëri lojë mjaft të bukur, duke treguar kështu se është favorit për të dalë me fitore nga kjo ndeshje.

Po ashtu, në pjesën e parë arriti të shënojë tre gola.

Mirëpo, në pjesën e dytë West Ham tregoi se në këtë ndeshje nuk ka hyrë për të humbur.

Skuadra mysafire arriti që në 10 minutat e fundit të ndeshjes të shënojë tre gola, dhe të dalë nga kjo ndeshje me barazim.

Kështu, me 6 gola të shënuar ndeshja përfundoi me rezultat 3-3.

Son nxjerr Tottenhamin nga ‘kriza’, dy golat e tij thjesht klas

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Jose Mourinhos me vështirësi është duke fituar tre pikët e kësaj ndeshjeje, e cila po zhvillohet në kuadër të javës së dytë të PL, ndaj Southamptonin, shkruan Periskopi.

Të parët që zhbllokuan rezultatin ishin mysafirët, por goli u anulua – për të marrë pastaj golin e epërsisë nga vendasit.

Por, i menjëhershëm ishte goli i Son, i cili shënoi dy herë, për 1:1 në minutën 45’ dhe 1:2 në minutën e 47, të dy këto gola nga dy super asiste të Kane.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

Nënshkroi me Tottenhamin, futbollisti detyrohet ta fshijë postimin: E dua Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Tottenham ka firmosur me mbrojtësin e përfaqësueses irlandeze Matt Doherty. Jose Mourinho përforcon në këtë mënyrë repartin e prapavijës me një ndër mbrojtësit më të mirë të Premier League-s dhe Doherty bëhet futbollisti i tretë që afrohet në gjirin e “Spurs” këtë verë.

Ekipet e trajnerit të famshëm portugez kuptohen pak a shumë që nga reparti i tërhequr dhe skuadrat e suksesshme të 57-vjeçarit luzitan shquhen pikërisht rendimentin e lartë në fazën mbrojtëse.

Megjithatë videoja e prezantimit të Doherty është unike. Vite më parë 28 vjeçari kishte postuar në rrjetet sociale një mesazh dashurie për rivalin e përjetshëm të Totenhemit, Arsenalin. “E dua Arsenalin gjithmonë”, ka qenë postimi kohë më parë i Dohertit që tashmë do luajë për rivalin e “Topçinjëve”.Totenhem e  ka detyruar mbrojtësin ta fshijë postimin.

Jug- koreani Son thjesht spektakolar, zhbllokon rezultatin

Periskopi.com Sporti

Është zhbllokuar në minutën e 27-të ndeshja e javës së 36-të të Premier League mes Newcastle dhe Tottenham.

Autori i goli ka qenë Son, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të saktë nga brenda zonës.

Më poshtë keni videon e golit.

Befason Shieffield, shuan ëndrrën e Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Sheffield ka marrë një fitore befasuese 3-1 kundër Tottenham në javën e 32-të të Premier League.

Një rezultat që e bën pothuajse të pamundur objektivin e Spurs për të siguruar një vend mes katër të parave në renditje, duke parë se ata janë në vendin e 9-të me 45 pikë, plot 9-të larg zonës Champions.

Ndërkohë vazhdon sezoni fantastik i Sheffield, që është ngjitur në vendin e 7-të me 47 pikë, pesë larg zonës europiane të klasifikimit.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 31-të, me Berge që ka shënuar për vendasit.

Spurs kanë barazuar dy minuta më vonë me Kane, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një prekje me dorë të Lucas Moura. Një vendim ky që pritet të shkaktojë shumë debate.

Bardhekuqtë kanë siguruar tri pikët me golat e shënuar nga Mousset në minutën e 69-të dhe McBurnie në të 84-ën. Kane ka fiksuar shifrat në 3-1 me golin e shënuar në minutën e 90-të.

Kjo ka qenë humbja e parë për Spurs në fushën e Sheffield që nga shkurti i 2007-ës.

Autogoli qesharak e ‘shpëton’ Tottenahmin, zhbllokohet rezultati

Periskopi.com Sporti

Pas golit të koreanit, Heung-Min Son, që u anulua nga VAR, rrjetën për ta zhbllokuar rezultatin në ndeshjen Tottenham – West Ham, e ka gjetur lojtari nga radhët e West Hami, Soucek.

Autogoli duket se po e ‘shpëton’ klubin e Mourinhos, të cilët janë në kërkim të fitores për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën e Ligës së Kampionëve

Shihni golin. /Periskopi

 

Ndeshja spektakël në fundjavë: Everton merr masa në rast feste – monton dhomat e zhveshjes në parking

Periskopi.com Sporti

Në fundjavë do të luhet derbi i qytetit në mes të Evertonit dhe Liverpoolit.

Nëse Arsenal arrin ta ndal Manchester Cityn të mërkurën, atëherë Reds mund të shpallen kampion pikërisht në shtëpinë e rivalëve të tyre.

Skuadra e Evertonit po planifikon të ndërtoj dy dhoma të zhveshjes në parkingun e stadiumit “Goodison Park” për të akomoduar Liverpoolin.

Sipas “The Sun”, nikoqirët do të improvizojnë kabina jashtë stadiumit për të respektuar udhëzimet dhe për të mbajtur distancën mes dy klubeve.

Liverpooli është vetëm gjashtë pikë larg për të fituar titullin e Premierligës pas 30 vitesh.

 

Pas shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut, Son mezi pret të kthehet në fushë: ‘Flija me 10 njerëz të panjohur’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-Min është rikthyer në Londër pas shërbimit të tij ushtarak në Korenë e Jugut.

Pasi futbolli u pezullua për shkak të Covid19, Son shfrytëzoi pezullimin dhe u nis për t’i kryer shërbimet ushtarake që iu kërkuan, para se ai t’i mbush 28 vjet këtë verë.

Son, 27 vjeç, pranoi se ditët e para të turneut të tij të detyrës, ishin të vështra – por këmbëngul se ai e shijoi jetën e ushtrisë.

“Ishte një përvojë e mirë. Unë nuk mund të them gjithçka që kam bërë, por me të vërtetë më pëlqeu shumë.

“Dita e parë kur nuk e njohim njëri-tjetrin ishte pak e çuditshme, por shpejt u njohëm me njëri-tjetrin.

“Kemi kaluar çdo ditë së bashku në një dhomë, 10 njerëz shumë afër, duke punuar së bashku, kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kështu që ishte kohë fantastike – tha Son, përcjell Periskopi

Kujtojmë që Son Heung-min nuk ka luajtur për Spurs që kur theu krahun në shkurt, ndërsa tash është rikuperuar plotësisht /Periskopi.com

Mourinho: ‘Me kamera, stadiumi nuk do të jetë kurrë bosh’

Periskopi.com Sporti
Jose Mourinho nuk është etiketuar më kot “Special One”, pasi është vërtet i veçantë. Ndryshe nga çfarë kanë thënë shumica e trajnerëve dhe lojtarëve së fundmi, që shprehen se futbolli me dyer të mbyllura nuk ka kuptim, portugezi ka një tjetër mendim.

Ai ka folur së fundmi për “Sky Sport”, duke u shprehur se futbolli me dyer të mbyllura nuk mund të quhet i tillë, sepse në ditët e sotme ka kamera dhe miliona njerëz i shohin ndeshjet.

“Nëse luajmë futboll me dyer të mbyllura, unë mendoj se futbolli nuk është kurrë me dyer të mbyllura dhe pa tifozë. Me kamera, kjo do të thotë se miliona e miliona njerëz po na shikojnë.

Pra, nëse një ditë ecim dhe luajmë në një stadium bosh, në të vërtetë ai nuk do të jetë bosh”, përfundon Mourinho.

Mourinho pa penalltitë nga stoli, pati shumë emocione apo nuk i bënte për skuadrën

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë ekipi i Mourinhos humbi mbrëmë nga Norwich City duke u eliminuar nga FA Kupa.

Veprimet e Mourinhos ishin tejet qesharake, duket se nuk i bënte apo kishte shumë emocione për penalltinë.

I gjithë stafi dhe pjesa tjetër e lojtarëve ishin duke i parë penalltitë ndërsa Mou u ul anash në stol, ai nuk mund ta shihte, kështu që ai kishte një ekran pranë tij, në mënyrë që të mund ta shihte veprimin nga afër.

Më poshtë shiheni videon. /Periskopi.com/

 

Jose Mourinho refuses to watch Tottenham penalties in Norwich loss… as shocking shootout record is revealed – The Sun

 

 

 

 

Klubi i Mourinhos me postim të veçantë për Joshuan, kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua do të ndeshet me Kubrat Pulev për titullin e peshave të rënda.

Ndeshje kjo e cila pritet të zhvillohet me 20 qershor, por meçi ka marrë vëmendjen e të gjithve.

Një postim të veçantë e ka bërë klubi i Tottenham Hotspur  në Twitter duke treguar që Joshua do të ndeshet në stadiumin e tyre.

Në këtë postim të klubit londinez janë kombinuar pamje të goditjeve të Joshuas me pamje mahnitëse të stadiumit anglez. /Periskopi.com/

 

Tottenhamin e shpëtojnë minutat shtesë, kalon në epërsi

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Jose Mourinhos arriti të shënojë për 2-0 në kohën shtesë të pjesës së parë.

Golin e parë e shënuan mysafirët, Wolves, kurse për 1 me 1 shënoi Bergwijn.

Rezulatati qëndroi baraz deri në fund të pjesës së parë ku për 2-1 shënnoi Serge Aurier nga një pasim i Alli. /Periskopi.com/

Fjalët brutale të Mourinhos dikur: “Nuk do ta menaxhoj kurrë Tottenhamin”

Periskopi.com Lajme

Jose Mourinho është bërë menaxheri i ri i Tottenham Hotspur pavarësisht se ka thënë përsëri në vitin 2015 se ai kurrë nuk do të mund ta menaxhonte klubin londinez nga respekti që ka për ish-klubin e tij, Chelsea.

Portugezi, i cili menaxhoi Chelsean në dy kohë, u emërua si trajner i rivalëve të tyre në Londër sot (e mërkurë) në mëngjes pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

Përpara finales së Kupës së Ligës mes Chelseat me Spurs në Wembley në mars 2015, Mourinho tha se atij i ishte ofruar detyra e trajnerit nga kryetari i Spurs, Daniel Levy, në shtator të vitit 2007.

Kjo ndodhi menjëherë pasi ai mbaroi kohën e tij të parë në krye të Chelsea “me pëlqim të ndërsjellë” pasi u pajtua me pronarin Roman Abramovich dhe bordin e Stamford Bridge.

Por, Mourinho ka thënë në vitin 2015 se ai nuk mund të menaxhojë Tottenhamin sepse lidhja e tij emocionale ndaj Chelsea ishte shumë e fortë.

Ai kishte arritur gjithashtu një marrëveshje me Chelsea që ai nuk do të menaxhonte një klub tjetër anglez për dy vjet.

I pyetur nëse është afruar në vitin 2007 nga Spurs, ai tha: “Po. Nuk mund të shkoja. Unë nuk mund të stërvit në Angli për dy vjet”.

Sipas Mourinhos, Tottenhami u përpoq t’i ofronte kompensim Chelseat për të thyer klauzolën që e pengonte atë që të punonte në Angli, por ai gjithashtu tha: “Unë nuk do ta merrja punën, sepse i dua shumë tifozët e Chelsea”.

Tani, përkundër menaxhimit të Chelseat në dy kohë, Mourinho duket se ka ndryshuar melodinë e tij dhe do të fillojë të punojë në rivalët e tyre në veri të Londrës.

Moussa Sissoko nuk e dinte se Tottenham kishte siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve!

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Tottenhamit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Manchester Cityn pas rezultatit të përgjithshëm 4-4.Manchester City realizoi një gol në minutën e fundit me anë të Sterling, por që më pas u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, përcjell GazetaBlic.Një episod shumë qesharak ka ndodhur mes lojtarin e Tottenhamit, Moussa Sissoko.

Sissoko – i cili u zëvendësua nga Llorente në minutën e 41 pas lëndimit të pësuar – zbuloi se ai nuk e kishte ditur që skuadra e tij ka kaluar në gjysmëfinale, pasi ishte mërzitur pas golit të Sterling dhe ka shkuar në zhveshtore – duke mos pasur informacion se goli i sulmuesit kundërshtar ishte anuluar.“Isha në stol kur pashë golin që e bëri rezultatin 5-3,” tha ai për L’Equipe.

“Isha shumë i mërzitur dhe shkova direkt në dhomën e zhveshjes. “Isha vetëm, askush nuk shoqëronte, s’kisha pranë asnjë ekran televiziv që po transmetonte lojën. Unë mendova se ishim eliminuar. Pastaj një nga anëtarët e stafit hyri në dhomën e zhveshjes dhe më tha: ‘E pabesueshme, ia dolëm!’.“Unë i thashë: ‘Si po mendon?’ Në atë moment, ai më tha se goli ishte anuluar. Kështu që unë kam veshur një fanellë, harrova për lëndimin tim dhe dola jashtë për t’u bashkuar me të tjerët, për të mos humbur festimet për një moment kaq të rëndësishëm historik, ishte një tronditje e pabesueshme emocionale”, përfundoi ai.

Shokuese: Tottenhami ndërton stadiumin më të shtrenjtë në botë, por harron të lë vend për kornerë

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës britanike The Sun, përurimi i stadiumit të Tottenhamit është shtyrë sepse projektuesi nuk ka lënë vend të mjaftueshëm për ekzekutimin e kornerëve

Tottenhami po përpiqet që ta hapë stadiumin e ri para fundit të këtij sezoni, por tashmë ekziston frika për një tjetër shtyerje.

Është parashikuar që Spurs t’i luajnë pesë ndeshjet e fundit të sezonit si nikoqir në stadiumin e ri që ka kushtuar hiç më pak se 1 miliardë Funte, që do të thotë se një gjë të tillë do ta bënte nga prilli.

Sidoqoftë, ekziston rreziku i shtyerjes për një arsye qesharake.

Drejtuesit e Tottenhamit së fundi kanë parë se në stadiumin e ri nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ekzekutimin e goditjeve nga këndi, me vetëm një këmbë hapësirë në secilin prej katër këndeve.

Stadiumet e tjera të Premier League e kanë më shumë se dyfishin e kësaj hapësire, sipas raportimit.

Tottenhami shpresonte të dilte në stadiumin e ri duke nisur nga shtatori i vitit të kaluar, por një shtyerje tjetër ndodhi dhe ata mbetën në Wembley.

Sidoqoftë, zëdhënësi i klubit ka deklaruar se një problem i tillë nuk ekziston.

Ylli i Tottenhamit kishte kërkuar nga Interi që ta transferonte

Periskopi.com Lajme

Gazeta italiane “Calciomercato” ka kuptuar se ylli i Tottenham, Erik Lamela i ishte ofruar klubit italian Inter në mars të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Lamela luajti startues kundër Inter në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku ekipi anglez pësoj humbje. Por Lamela ka mundur që të jetë kundërshtar i Inter të martën.

Transferimi i tij tek Inter ishte planifikuar këtë verë pasi që kishin arritur marrëveshje me ish drejtorin e klubit italian, Walter Sabatini. 

Por kur Sabatini u largua nga Inter, marrëveshje me Lamelan u prish. Transferimi i tij do t’i kushtonte italianëve 35 milionë euro.

Në vend të tij, Inter bleu Keita Balde dhe Matteo Politano.

Liverpool e Tottenham kërkojnë ish yllin e Manchester United

Dy klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Tottenham janë të interesuara për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez “Chicharito”, raportojnë mediat britanike.

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, është duke kaluar sezon të mirë me skuadrën gjermane, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Premier League.

716404597
Chicharito

“Reds” dhe ‘Spurs’ janë në kërkim të një sulmuesi cilësor, dhe “Chicharito” është në listën e tyre.

Raportohet se edhe klubi spanjoll, Valencia është duke e vëzhguar meksikanin, kartoni të cilit kap çmimin 33.5 milionë euro.

 

E rrallë, trajneri thotë se skuadra e tij e meritoi eliminimin nga Liga e Kampionëve

Trajner i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se skuadra e tij e meritoi eliminimin nga gara më prestigjioze europiane për klube.

Periskopi.com Sporti

Londinezët u mposhtën mbrëmë nga Monaco me rezultat 2:1, ndërsa kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e zhvilluara në grupin E.

“Ne jemi jashtë dhe kemi kohë që të bëjmë analiza. Është e vërtetë që jemi të zhgënjyer, por humbëm shumë raste. Ne gabuam shumë në Ëembley. Nuk e merituam që të kalojmë në rrethin e ardhshëm sepse nuk treguam shumë kualitet”, ka thënë Pochettino. /Periskopi.com

‘Çmendet’ United, nuk i mjaftojnë yjet si Pogba e Ibra, kërkon këtë yll për 70 milionë

Manchester United është gati të ofrojë plot 70 milionë euro për transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur kohëve të fundit është duke u përfolur për një kalim të mundshëm në Old Trafford.

Kjo, pasi drejtuesit e 20 herë kampionit të Anglisë e konsiderojnë atë si zëvendësuesin e duhur për veteranin Zlatan Ibrahimovic.

Mbetet të shihet nëse klubit londinez do të jetë i gatshëm të pranojë të shesë lojtarin, sigurisht nëse oferta në fjalë dërgohet zyrtarisht. /Periskopi.com

Sturridge te rivali i Liverpoolit?

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge pritet të largohet nga Anfield Road së shpejti.

Periskopi.com Sporti

Anglezi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, i cili prej kohësh nuk po e inkuadron atë në formacionin bazë.

Mediat angleze shkruajnë se për 27-vjeçarin është duke shfaqur interesim Tottenham Hotspur.

Ende nuk dihet nëse anglezi do të largohet në janar apo do të presë deri në afatin kalimtar të verës. /Periskopi.com