Zbulohet: Këta ishin favoritët për ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

France Football sot ka njoftuar vendimin e tyre për mos dhurimin e Topit të Artë në vitin 2020.

Me situatën e krijuar nga COVID-19, France Football e ka parë të paarsyeshme dhurimin e çmimit më të madh individual për futbollistët.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në garën për këtë çmim, duke e fituar së bashku 11 herë në 12 vitet e fundit.

Por, me paraqitjet deri më tani, ka qenë Robert Lewandowski që ka kryesur listën për Topin e Artë.

Polaku kishte pas Cristiano Ronaldon, me renditjen që vazhdonte me Lionel Messin dhe Karim Benzeman.

Favoritët për Topin e Artë:

Robert Lewandowski në vitin 2020: 21 gola, katër asistime

Cristiano Ronaldo: 20 gola, pesë asistime

Lionel Messi: 15 gola, 17 asistime

Karim Benzema: 10 gola, katër asistime

Neymar: Nëntë gola, katër asistime

Lista me favoritët për Topin e Artë

Periskopi.com Sporti

Pas një ndërprerje tre mujore, gara për Topin e Artë këtë sezon është rikthyer dhe po zhvillohet, me lojtarët më të mirë në botë që po përpiqen të marrin në duart e tyre çmimin më prestigjioz që futbolli mund të ofrojë.

Lionel Messi mbetet fituesi i fundit i këtij trofeu, por duket se këtë sezon do ta ketë të vështirë ta mbrojë atë, ku pritet të shënohet edhe fundi i dominimit të tij me Cristiano Ronaldon në botën e futbollit.

Shkaku i COVID-19 kalendarët sportivë kanë pësuar shumë ndryshime, dhe Liga e Kampionëve do të përfundojë sezonin vetëm në muajin gusht.

Paraqitjet në Ligën e Kampionëve mund të jenë vendimtare për të fituar pikë në garën për Topin e Artë.

Se si qëndron renditja për të fituar Topin e Artë sipas Goal.com, mund ta ndiqeni në pjesën e mëposhtme:

10. Bruno Fernandes (Manchester United)
9. Erling Haaland (Borussia Dortmund) |
8. Thomas Muller (Bayern Munich)
7. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) |
6. Karim Benzema (Real Madrid)
5. Neymar (Paris Saint-Germain)
4. Kevin De Bruyne (Manchester City)
3. Lionel Messi (Barcelona)
2. Cristiano Ronaldo (Juventus)
1. Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Renditja për ‘Topin e Artë’, pësojnë rënie Messi e Ronaldo, ja kush është favorit

Periskopi.com Sporti

Pas një ndërprerje tre mujore, gara për Topin e Artë për vitin 2020 është rikthyer, me lojtarët më të mirë në botë që po syojnë të fitojnë çmimin më të madh individual në futboll.

Lionel Messi, mbetet futbollisti që ka fituar më së shumti këtë çmim, plotë gjashtë herë, teksa u konfirmua si më i miri në dhjetor të vitit të kaluar.

Pas tij vjen Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë herë këtë çmim.

Por, të dy këta futbollistët, këtë vit ndeshen me konkurrencën më të ashpër që kanë pasur vitet e fundit, duke rrezikuar seriozisht edhe atë që njihet si “fundi i epokës së tyre”.

Me EURO 2020 që është shtyrë për vitin tjetër, kalendari i futbollit ka ndryshuar për këtë vit, duke bërë që edhe mundësitë për futbollsitët të jenë më të mëdha.

Ligat kryesore, përveç Francës, janë duke vazhduar, ndërsa Liga e Kampionëve do të rikthehet në gusht.

Futbollistët që do shkojnë larg në Ligën e Kampionëve, do të rrisin shanset për këtë çmim.

Sipas renditjes së fundit, Robert Lewanodwski mbetet favorit, duke u ndjekur nga Kevin de Bruyne i Manchester Cityt.

Lionel Messi mbetet vetëm në vendin e tretë, ndërsa Cristiano Ronaldo në vendin e katërt.

Favoritët për Topin e Artë:

Robert Lewandowski

Kevin de Bruyne

Lionel Messi

Cristiano Ronaldo

Thomas Muller

Neymar

Erling Haaland

Karim Benzema

Kylian Mbappe

 

Këta janë futbollistët legjendar që nuk arritën kurrë të fitojnë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dyshja që kanë fituar 11 ‘Ballon d’Or’ së bashku, por ka futbollistë të tjerë legjendar që nuk kanë fituar kurrë çmimin e lojtarit më të mire, anipse karriera e tyre ishte e bujshme, shkruan Periskopi.

Kështu Periskopi jua sjell lojtarët më të mirë që kurrë nuk arritën të fitojnë trofeun ‘lakmitar’, prej të cilëve, disa mund t’i dini e disa mund të jenë surprizë.

TENERRY HENRY

Midis 2001/6, ish sulmuesi i Arsenalit ishte në kulmin e karrierës së tij.

Jo vetëm që ishte golashënuesi më i mirë në Premier League në katër nga ato pesë sezone, ai shënoi 29 gola në 52 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Por, për disa arsye, pavarësisht shfaqjeve briliante ai ishte vetëm kandidat për Ballon d’Or.

PAOLO MALDINI

Ai është thirrur mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonëherë. Ikona e Milanit fitoi 25 trofe, përfshirë shtatë tituj në Serie A dhe pesë herë Champions League.

Por për gjithë madhështinë e tij, ai shpesh ishte në hije nga shokët e ti të shkëlqyeshëm të skuadrës si Andriy Shevchenko, Kaka, George Ëeah, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit, të cilët të gjithë ishin fitues të topit të Topit të Artë.

Ai arriti të fitonte vendin e tretë në 1994 dhe 2003.

XAVI

Mesfushori spanjoll luajti 767 herë për ‘katalunasit, por Ballon d’Or e shmangu atë, edhe kur ndihmoi Spanjën të fitojë Kupën e Botës 2010.

ANDRES INIESTA

Është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit spanjoll – me 35 trofe, përfshirë nëntë tituj të La Liga dhe katër Champions League.

Megjithatë, Iniesta nuk arriti të fitonte një ‘ Ballon d’Or’, anipse ai poashtu shënoi edhe golin fitues kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës 2010.

BOBBY MOORE

Lojtari më i madh i Anglisë ndonjëherë – Bobby Moore, kapiteni i ekipit fitues të Kupës së Botës 1966, nuk e mori kurrë shansin të ngre një Ballon d’Or. /Periskopi.com/

 

Kjo është lista e fituesve të ‘Topit të Artë’, që nga themlimi i tij më 1965 deri në ditët e sotme

Periskopi.com Sporti

I ideuar në vitin 1956, nga kryeredaktori i revistës së famshme ‘France Futboll’, Topi i Artë ose Ballon d’Or, siç shquhet në anglisht, është një çmim vjetor i Shoqatës së Futbollit.

Me këtë çmim laurohet futbollisti i cili vlersohet të ketë pasur paraqitje të shkëlqyeshme brenda sezonit, dhe suksesi tij individual të jetë përkthyer edhe në sukes të skuadrës përkatëse.

Periskopi ua përcjell Lauratët e këtij çmimi që nga viti i parë i ndarjes së tij, 1956 deri ne viti 2019.

2019      Lionel Messi, Argjentinë, Barcelona

2018      Luka Modric, Kroaci, Real Madrid

2017      Cristiano Ronaldo, Portugali, Real Madrid

2016      Cristiano Ronaldo, Portugali, Real Madrid

2015      Lionel Messi, Argjentinë, Barcelona

2014      Cristiano Ronaldo, Portugali, Real Madrid

2013      Cristiano Ronaldo, Portugali, Real Madrid

2012      Lionel Messi, Argjentina  , Barcelona

2011      Lionel Messi, Argjentina  , Barcelona

2010      Lionel Messi, Argjentina  , Barcelona

2009      Lionel Messi, Argjentina  , Barcelona

2008      Cristiano Ronaldo, Portugali, Manchester United

2007      Kaká , Brazil, Milan

2006      Fabio Cannavaro, Itali, Real Madrid

2005      Ronaldinho, Brazil, Barcelona

2004      Andriy Shevchenko, Ukrainë, Milan

2003      Pavel Nedvěd, Republika Ceke, Juventus

2002      Ronaldo, Brazil, Real Madrid

2001      Michael Oëen, Angli, Liverpool

2000      Luís Figo, Portugali, Real Madrid

1999      Rivaldo,Brazil, Barcelona

1998      Zinedine Zidane, France, Juventus

1997      Ronaldo, Brazil, Internazionale

1996      Matthias Sammer, Gjermani, Borussia Dortmund

1995      George Ëeah, Liberia, Milan

1994      Hristo Stoichkov, Bullgari, Barcelona

1993      Roberto Baggio, Itali, Juventus

1992      Marco van Basten, Holandë, Milan

1991      Jean-Pierre Papin, Francë, Marseille

1990      Lothar Matthäus, Gjermani, Internazionale

1989      Marco van Basten, Holandë,  Milan

1988      Marco van Basten, Holandë, Milan

1987      Ruud Gullit, Holandë, Milan

1986      Igor Belanov, Unioni Sovjetik, Dynamo Kyiv

1985      Michel Platini, Francë, Juventus

1984      Michel Platini, Francë, Juventus

1983      Michel Platini, Francë, Juventus

1982      Paolo Rossi, Itali, Juventus

1981      Karl-Heinz Rummenigge, Gjermani, Bayern Munich

1980      Karl-Heinz Rummenigge, Gjermani, Bayern Munich

1979      Kevin Keegan, Angli, Hamburg

1978      Kevin Keegan, Angli, Hamburg

1977      Allan Simonsen, Danimarkë, Borussia Mnchengladbach

1976      Franz Beckenbauer, Gjermani, Bayern Munich

1975      Oleg Blokhin, Unioni Sovjetik, Dynamo Kyiv

1974      Johan Cruyff, Holandë, Barcelona

1973      Johan Cruyff, Holandë, Barcelona

1972      Franz Beckenbauer, Gjermani, Bayern Munich

1971      Johan Cruyff, Holandë, Ajax

1970      Gerd Müller, Gjermani, Bayern Munich

1969      Gianni Rivera, Itali, Milan

1968      George Best, Irlandë, Manchester United

1967      Flórián Albert, Hungari, Ferencv rosi TC

1966      Bobby Charlton, Angli, Manchester United

1965      Eusébio, Portugali, Benfica

1964      Denis Laë, Skoci, Manchester United

1963      Lev Yashin, Unioni Sovjetik, Dynamo Moscoë

1962      Josef Masopust, Cekosllovakia, Dukla Prague

1961      Omar Sívori, Italy, Juventus

1960      Luis Suárez, Spain, Barcelona

1959      Alfredo Di Stéfano, Spain, Real Madrid

1958      Raymond Kopa, Francë, Real Madrid

1957      Alfredo Di Stéfano, Spanjë, Real Madrid

1956      Stanley Matthews, Angli, Blackpool /Periskopi.com/

 

 

 

Kompletohet lista: Këta janë 30 futbollistët e nominuar për ‘Topin e Artë’, gjashtë të Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

“France Football” e ka publikuar listën e plotë me 30 të nominuarit për “Topin e Artë” për vitin 2019.

Lojtarët e Liverpoolit dominojnë, pasi triumfuan në Champions League, raporton Periskopi.

Virgil Van Dijk, Roberto Firmino, Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Georginio Wijnaldum and Sadio Mane janë në mesin e të nominuarve.

Van Dijk është favoriti, por do të ketë konkurrencë të vështirë nga Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo është nominuar gjithashtu pasi ndihmoi Portugalinë të triumfonte në Ligën e Kombeve.

Fituesi do të përcaktohet në një ceremoni në Paris më 2 dhjetor.

Më poshtë, lista e plotë e të nominuarve:

Virgil van Dijk (Liverpool)

Bernardo Silva (Manchester City)

Son Heung-min (Tottenham)

Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Roberto Firmino (Liverpool)

Alisson Becker (Liverpool)

Matthijs de Ligt (Juventus)

Karim Benzema (Real Madrid)

Georginio Wijnaldum (Liverpool)

Sergio Aguero (Manchester City)

Frenkie de Jong (Barcelona)

Hugo Lloris (Tottenham)

Dusan Tadic (Ajax)

Cristiano Ronaldo (Juventus)

Kylian Mbappe (Paris St-Germain)

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)??????

Donny van de Beek (Ajax)

Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal)

Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Sadio Mane (Liverpool)

Lionel Messi (Barcelona)

Riyad Mahrez (Manchester City)

Kalidou Koulibaly (Napoli)

Kevin De Bruyne (Manchester City)

Antoine Griezmann (Barcelona)

Mohamed Salah (Liverpool)

Eden Hazard (Real Madrid)

Marquinhos (Paris Saint-Germain)

Raheem Sterling (Manchester City)

João Félix (Atletico Madrid)

Publikohet lista edhe me pesë të nominuar të tjerë për ‘Topin e Artë’ – përfshihet futbollisti nga Korea e Jugut

Periskopi.com Sporti

Ceremonia për “Topin e Artë” mbahet më 2 dhjetor të këtij viti.

Revista prestigjioze franceze, “France Football” pak nga pak po i publikon emrat e të nominuarve nga 30 sosh sa janë në total, raporton Periskopi.

Virgil van Dijik, Bernardo Silva, Heung-Min Son, Robert Lewandowski, Roberto Firmino.

Kjo pesëshe i bashkohet listës me 15 emrat e tjerë të nominuar:

Sadio Mané (Liverpool)
Sergio Agüero (Manchester City)
Frenkie De Jong (Barcelona)
Hugo Lloris (Tottenham)
Dušan Tadić (Ajax)
Kylian Mbappé (PSG)
Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Donny van de Beek (Ajax)
Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal)
Marc-André ter Stegen (Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Juventus)
Alisson (Liverpool)
Matthijs de Ligt (Juventus)
Karim Benzema (Real Madrid)
Georginio Wijnaldum (Liverpool)

Publikohet lista e 10 të nominuarve të parë për ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Revista “France Football” për listën e dhjetë të nominuarve të parë për “Topin e Artë”.

Çmimi më prestigjioz individual i futbollit në botë zë vend më 2 dhjetor të këtij viti.

Më poshtë, lista e 10 të nominuarve të parë derisa në vazhdim do të publikohen edhe emrat e tjerë, me gjithsej 30 që janë të nominuar. /Periskopi.com/

Gazeta prestigjioze spanjolle zbulon fituesin e “Topit të Artë” dhe është befasi e dorës së parë

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo drejt triumfit për “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë.

Kjo është profecia e prestigjiozes spanjolle “Marca”, që i bën një analizë të thellë sezonit të CR7 tek Juventusi dhe në Përfaqësuesen e Portugalisë, transmeton Periskopi.

Në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit.

Sipas “Marcas” 34-vjeçari është një nga favoritët kryesorë bashkë me Kylian Mbappe, Sadio Mane e Virgil Van Diijk.

Vendimtar në këtë triumf të mundshëm të Ronaldos do të rezultonte rendimenti i tij me Juven, skuadër me të cilën fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë.

CR7 ka mundur të shënojë në të gjitha takimet e Championsit si dhe është renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Serisë A me 21 finalizime.

Sigurisht që nuk duhet harruar suksesi në Nations League. Ronaldo udhëhoqi përfaqësuesen e tij drejt triumfit në edicionin e parë të këtij turneu.

Xavi flet pas fitimit të ‘Topit të Artë’ nga Modric

Periskopi.com Sporti

Ikona e Barcelonës, Xavi, është i kënaqur që Luka Modric e ka fituar Topin e Artë.

Që prej se Kaka e fitoi në vitin 2007 këtë trofe nuk ka pasur lojtar tjetër pos Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos që e ka marrë atë.

Madje, Xavi shpesh u cilësua si një prej emrave që meritoi ta fitonte.

Modric madje tha se ka pasur edhe lojtarë si Xavi, Iniesta e Sneijder që merituan ta fitonin këtë trofe.

“Më vjen mirë për fjalët e tij, ishte mirë të dëgjosh të vërtetën”.

“Unë jam i lumtur që ky trofe i shkoi atij, edhe pse mendova që Messi do ta fitonte”.

“Unë do t’ia jepja Messit këtë çmim çdo vit, por nuk mund të jetë kështu”.

“Më mungon loja me të dhe me të gjithë të tjerët te Barcelona”, potencoi Xavi.

Ronaldo me një deklaratë egoiste për ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka folur për fituesin e “Topit të Artë”.

Në një reagim për “Gazzetta dello Sport”, portugezi nuk fshehu egon e tij për të fituar çmimim më prestigjioz në rangun individual.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit, për atë që bëj në fushën e lojës”, tha fillimisht Ronaldo.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga ky çmim duke premtuar se vitin tjetër do bëjë më mirë.

“Megjithatë Luka e meritoi plotësisht dhe i uroj suksese. Edhe vitin e ardhshëm unë do të jem mes pretendentëve, pasi punoj shumë për këtë”, përfundoi ai.

 

Skandali i Topit të Artë: Për Modricin ka votuar një gazetar që s’ekziston dhe një media e mbyllur që 6 vite

Periskopi.com Sporti

Polemikat e votave për Topin e Artë ekzistojnë edhe këtë vit. Në publikimin e votave që e shpallën fitues Luka Modricin, ka njerëz që nuk ekzistojn fare.

Abdou Boina është emri i përdorur nga gazetari i cili teorikisht ka votuar nga Ishujt Komores, por që në fakt mediat e këtij shteti kanë thënë se ky gazetar nuk ekziston fare.

Më e habitshme ishte fakti medium në të cilin gazetari ka punuar i quajtur gjoja ‘albaladcomores.com’, nuk ekziston fare dhe është i mbyllur që 6 vite.

“Ne kishim dy gazetar, Abdoul Youssouf për edicionin francez dhe Sharif Ousseine për edicionin arab. Ky emër kurrë nuk ka punuar në këtë gazetë” ka thënë ish pronari i gazetës.

Për shkak të skandalit, kryetari i shoqatës së gazetarëve të Komoros, Stépahne Ahamadi, ka thënë se FIFA duhet të jap sqarime ngase ky emër nuk ekziston në listat e shtetit të tyre.

Ibrahimovic me deklaratën e vitit për ‘Topin e Artë’, sulmon presidentin Florentino Perez

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic njihet për deklaratën kontraverse.

E një të tillë e ka bërë edhe sa i përket ‘Topit të Artë’, që këtë sezon shkoi në duart e mesfushorit të Real Madrid, Luka Modric, përcjell Periskopi.

Related image

”Tani e kuptoj që Florentino Perez ka qenë duke garuar me Leo Messin për Topin e Artë, dhe jo Ronaldo”, tha sulmuesi suedez duke aluduar se presidenti i Los Blancos ka gisht në çmimin që jepet nga France Football.

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë dy lojtarët që e kanë fituar më së shumti ‘Topin e Artë’, me nga pesë herë secili.

Këtë vit për befasi, ylli argjentinas u rendit në vendin e pestë, ndërsa portugezi i dyti. /Periskopi

Buffon flet për mungesën e CR7 te “Topi i Artë”

Periskopi.com Sporti

Gianluigi Buffon tha se Cristiano Ronaldo është i lirë të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë në jetën e tij, duke iu përgjigjur kështu interesimit të gazetarëve se përse superstari i Juventusit nuk mori pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Ylli portugez doli i dyti në klasifikimin e votave të marra, pas ish-bashkëlojtarit të tij në “Santiago Bernabeu”, Luka Modric, i cili triumfoi në çmimin e “France Football”. Portieri i PSG-së u pyet për mungesën e Ronaldos dhe ai iu tha gazetarëve: “Unë mendoj se ne jemi të gjithë njerëz të lirë. Gjithkush vendos vetë se çfarë dëshiron nga jeta e tij”.

Ronaldo ka pasur një fillim të shkëlqyer te Juventusi, ku u transferua në mënyrë sensacionale në verë. 33-vjeçari ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje. Ai u bë lojtari i parë i Juventusit, që nga John Charles (1957-1958), që shënon të paktën 10 gola në sezonin e tij të parë të Seria A, pas 14 ndeshjesh.

Reagojnë dy motrat e Ronaldos pas Topit të Artë: Botë e kalbur, e mafias dhe parave

Periskopi.com Sporti

Motrat e Cristiano Ronaldos janë tejet të palumtura se vëllai i tyre u mund nga Luka Modrici në garë për Topin e Artë 2018.

Të hënën mbrëma në Paris, Luka Modric e fitoi Topin e Artë si kroati i parë që e arrin një gjë të tillë, duke e lënë prapa ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon, transmeton Express.

Eima Aveiro, 39-vjeçare, pohoi se rezultati i votimit tregoi se bota është e kalbur dhe prishur nga mafia dhe paratë.

Ajo shkroi në rrjetet sociale, pasi Modrici e fitoi Topin e Artë duke e thyer dominimin e Ronaldos dhe Lionel Messit, se “Fatkeqësisht, kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, me mafi dhe para”.

Ajo i dha një përfundim misterioz mesazhit në rrjetet sociale: “Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se kjo kalbësi. Zoti vonon, por nuk dështon”.

Ndërsa, motra tjetër e portugezit, Katia Aveiro, 42-vjeçare, e postoi një fotografi të yllit të Juventusit me trofeun e kaluar të Topit të Artë dhe i dha këtë përshkrim: “Lojtari më i mirë në botë… për ata të cilët e kuptojnë futboll, natyrisht”.

 

Modric: Tri vite më parë, Zidane më thirri dhe më tha se një ditë do ta fitoja Topin e Artë

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar se ish-trajneri i tij Zinedine Zidane e kishte bërë të besonte se një ditë do ta fitojë Topin e Artë.

Dhe kështu ndodhi, superylli kroat i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi të hënën në Paris e fitoi Topin e Artë duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018.

“Kur i numërova të gjithë trofetë individualë që i kam fituar këtë vit dhe kur e pashë se isha në mesin e 30 finalistëve, nisa të besoj, ama ekziston një gjë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Modric.

“Kur Zidane u emërua trajner i Madridit në janar të vitit 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më shpjegoi sesi më shihte dhe çfarë priste nga unë”, tregoi ai.

“Ai më tha se isha lojtar i rëndësishëm për të dhe, mbi të gjitha, ai më shihte si një lojtar që mund ta fitojë Topin e Artë”, shtoi ai.

Zidane dhe Modric punuan së bashku për dy vite e gjysmë para se francezi ta braktiste gjigantin spanjoll.

Luka Modric, fituesi i Topit të Artë për vitin 2018

Periskopi.com Sporti

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2018 duke fituar ‘Topin e Artë’, sipas France Football.

Ai bëhet gjithashtu kroati i parë që fiton këtë çmim.

Mesfushori kroat ishte bindshëm përpara rivalit më të afërt, Cristiano Ronaldos, transmeton Periskopi.

Antoine Griezmann përfundoi në podium, ndërsa Kylian Mbappe e Lionel Messi u renditën i katërt respektivisht i pestë.

Modric ishte finalist i Kampionatit Botëror me Kroacinë, ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Pas plotë një dekade është pikërisht ylli madrilen që thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. /Periskopi

Këta janë dy futbollistët që u turpëruan për Topin e Artë, kanë marrë 0 pikë

Periskopi.com Sporti

Lista për Topin e Artë është publikuar padashje nga një burim i sigurt, dhe ka zbuluar fituesin për vitin 2018.

Ashtu siç pritej, Luka Modric do stoliset me çmimin e më të mirit, pas sukseve me Real Madridin dhe Kroacinë, shkruan Periskopi.

Por ajo që ka befasuar më shumë është dy futbollistët e fundit të renditur, që kanë marrë ZERO pikë, po po as edhe një pikë.

Bëhet fjalë për yllin e Real Madrid, Isco dhe portierin e Tottenham, Hugo Lloris, që renditen në vendin e 29. /Periskopi

Zyrtare: Del lista e plotë për Topin e Artë, ky është fituesi

Periskopi.com Sporti

Një foto e publikuar në rrjetin social Twitter ka njoftuar edhe fituesin e Topit të Artë për vitin 2018.

Luka Modric do jetë fituesi i Topit të Artë për këtë edicion, duke thyer dominimin 10 vjeçar të Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, transmeton Periskopi.

Cristiano Ronaldo do të jetë i dyti, ndërsa Grizmann do jetë futbollisti i tretë më i mirë.

Jashtë podiumit do mbetet Kylian Mbappe që është i renditur i katërti, ndërsa Leo Messi ka përfunduar në të pestin.

Ceremonia e Topit të Artë pritet të fillojë nga ora 21:00, por tashmë lista është zbuluar nga një burim i sigurt dhe dihet se kush do jetë më i miri i vitit 2018. /Periskopi

Image may contain: phone

Topi i Artë, publikohet lista e përgjysmuar – ja kush eliminohet

Periskopi.com Sporti

France Football ka filluar gradualisht të njoftojë publikun për Topin e Artë.

E përditshmja franceze ka nisur të publikoj emrat e lojtarëve që nuk janë brenda pesëshes më të mirë, përcjell Periskopi.

Deri më tani këta janë emrat e lojtarëve dhe pozicionet e tyre në listën e France Football për Topin e Artë:

VENDI

15: Paul Pogba (FRA / Mancheser United)
16: Kun Ageruo (ARG / Manchester City)
17: Gareth Bale (WAL / Real Madrid)
17: Karim Benzema (FRA / Real Madrid)
19: Roberto Firmino (BRE / Liverpool)
19: Ivan Rakitic (CRO / FC Barcelone)
19: Sergio Ramos (ESP / Real Madrid)
22: Edinson Cavani (URU / PSG)
22: Sadio Mané (SEN / Liverpool)
22: Marcelo (BRE / Real Madrid)
25: Alisson Becker (BRE / Liverpool)
25: Mario Mandzukic (CRO / Juventus Turin)
25: Jan Oblak (SLO / Atlético Madrid)
28: Diego Godin (URU / Atlético Madrid)
29: Isco (ESP / Real Madrid)
29: Hugo Lloris (FRA / Tottenham).  /Periskopi