Moderatorja e njohur përlotet në studio

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare, Ermira Çausholli, ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të ndarë lajmin e pritjes së ëmbël.

Vetëm një javë larg nga hyrja në muajin e gjatë të shtatzënisë, Ermira zbuloi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një motër për tre vajzat e saj më të rritura.Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt, madje theksoi se si ajo dhe bashkëshorti janë pro familjeve të mëdha dhe fëmijëve, pa u ndikuar absolutisht në gjininë e tyre.

Përpos bisedës së ëmbël në studio nuk munguan as surprizat, pasi vajza e madhe, Gea, e përshëndeti me një video-mesazh nga Austria. Mjaftuan vetëm pak sekonda pas shfaqjes së fytyrës së të bijës në ekran dhe Ermira u përlot, duke treguar se sa shumë e lidhur është me të./TCh/

Dalin pamjet, momenti kur themeluesi i Top Channel hipën në Ferrarin. Kjo veturë do t’i merrte jetën

Periskopi.com Uncategorized

Nëse do të ishte gjallë, themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha do të ishte 50 vjeç, por një aksident fatal dhjetë vite më parë ia preu atij ëndrrën në mes.

Njeriu i cilësuar nga të gjithë si vizionar, u nda nga jeta në moshë të re, teksa udhëtonte me shpejtësi me automjetin e tij tip Ferrari, duke lënë në mes ëndrrën e shumë shqiptarëve për ekranin e së ardhmes.

Dje, Olti Curri ka publikuar një foto të rrallë të Tanit, në të cilën, pronari i TCH duket teksa bisedon me persona të tjerë të apasionuar të makinave dhe më pas hipën në Ferrarin e tij dhe niset me shpejtësi.

Pamjet duket se janë filmuar në pistën e Gjadrit, e cila më parë është përdorur për gara me makina.

Tërmeti shkakton panik në emisionin e drejtpërdrejt, ja çfarë ndodh aty (Video)

Periskopi.com Lajme

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Tërmeti ka shkaktuar panik edhe gjatë një emisioni të Top Channel.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.

Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese.

Gjithashtu, ka pasur për rreth 15 minuta edhe probleme me komunikimin telefonik.

E dini cili është emri i vërtetë i Lori Hoxhës?

Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale, kjo për shkak të veshjeve dhe jetës luksoze që bën.

Periskopi.com Showbiz

Në një intervistë për InTv, ka rrëfyer një sekret nga vejta e saj, të cilin jo të gjithë e dinë. Ndër të tjera, Lori tregon se emri i saj i vërtetë nuk është Lori.

Ajo e ka ndërruar këtë emër dhe prej kohësh nuk e përdor më, pasi thotë se nuk i pëlqen fare. Madje, antipatia e Lorit ndaj emrit të saj real shkon edhe më tej, teksa thotë se i vjen turp prej emrit Lorela.

“Kur më thërrasin në rrugë Lorela, nuk kthej kokën pasi nuk e ndjej atë emër. Prej kohësh nuk përdoret në familjen time vetëm ime më më thërret kështu kur është me nerva,”- ka thënë Lori./Albeu

Top Channel ua shton lumturinë mediave serbe, e bëri Vuçiqin ‘kryeministër të Kosovës’ (Foto)

Mjaftoi një gabim amatoresk i televizionit më të madh në Shqipëri “Top Channel” dhe të ironizojnë mediat serbe më të.

Periskopi.com Lajme

“Kryeministri kosovar Vuçiq”, ishte fillimi titulli të lajmit që televizioni shqiptar “mahniti” të gjithë ata që ishin duke u njoftuar për të rejat e fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Sipas medieve serbe, “Top News” i cili televizion jep vetëm informacione të shkurta, por është pjesë e Top Channel, raporton mbi gjetjen e armëve në Jajnik, por që kryeministrit serbi i referohen si “kryeministri kosovar”.

“Mediat shqiptare duke cituar Vuçiqin “nuk ka asnjë dëshmi se dikush u përpoq të më vriste”, thonë kryeministri i Kosovës Vuçiq, në vend të kryeministri serb.