Gabimi i tmerrshëm që bëri mbrëmë portieri i Real Madridit me Belgjikën ka shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Portieri i Belgjikës, Courtois bëri një gabim jo karakteristik për të në ndeshjen e mbrëmshme të Blegjikës ndaj Danimarkës, në kuadër të grupit B të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Portieri i Real Madridit vendosi ta bëjë një passim të thjështë, por në vend të kësaj, topi u rrokullis nën këmbën e tij dhe në rrjetë në një moment ekstraorindar në stadiumin Den Dreef.

Courtois u përpoq të vraponte pas topit, por ishte tepër vonë.

Fatmirësisht për Courtois dhe shokët e tij të skuadrës, Belgjika fitoi me rezultat 4-2 falë golave nga Youri Tielemans, Kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi

 

Barcelona u përgjigjet komenteve të Courtois për Leo Messin me një video brilante

Periskopi.com Sporti

“El Clasico” e së dielës mes Real Madridit dhe Barcelonës është një prej më të rëndësishmeve në vitet e fundit.

Vetëm dy pikë i ndajnë gjigantët spanjollë nga primati, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, transmeton Periskopi.

Një fitore e Barçës do ta shtonte diferencën në pesë pikë dhe do të ndihmonte të bënte një hap të madh drejt titullit.

FC Barcelona v Club Atletico de Madrid - UEFA Champions League Quarter Final

Para ndeshjes, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka dhënë disa komente që duket se nuk i kanë pëlqyer aspak rivalit.

“Messi? Për mua ai është si çdo lojtar tjetër,” ka thënë belgu.

“Ne e studiojmë atë siç do ta studionim një lojtar të Celta Vigos ose Levantes. Nuk ka dallim.”

Oh Thibaut, çfarë i bër vetes.

Thjesht e dimë se Messi do ta bëjë atë të duket si idiot të dielën, apo jo?

Pas këtyre komenteve, Barcelona ka postuar një video brilante ku shihen të gjitha golat e argjentinasit kundër Courtois.

Messi ka shënuar nëntë herë kundër portierit të “Los Blancos”, derisa tre prej atyre shënimeve kanë ardhur nën këmbë. /Periskopi.com/

 

Kjo ishte arsyeja e zëvendësimit të Courtois

Periskopi.com Sporti

Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në Ligën e Kampionëve, duke brazuar 2:2 me Club Brugge në ‘Santiago Bernabeu’.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Zinedine Zidane vendosi ta zëvendësonte Thibaut Courtois, dhe në vend të tij të inkuadronte Alphonse Areolan.

Mediet në Spanjë fillimisht raportuan se ky zëvendësim u bë shkaku i formës së dobët të Courtois, por Emilio Butragueno zbuloi se kjo nuk ishte të bënte me këtë gjë.

Sipas Butragueno, Courtois kishte probleme me stomakun e tij.

“Courtois kishte një problem në stomak”, ka deklaruar drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno.

Mediet spanjolle absolutisht shkatërruan Hazardin dhe Courtoisin pas paraqitjes së tmerrshme kundër PSG-së

Periskopi.com Sporti

Real Madridi pati një start makthi në Champions League të mërkurën mbrëma, derisa u mposht me rezultat 3-0.

PSG ishte pa Neymarin, Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin, por prapë arriti t’i marrë pikët e plota kundër 13 herë kampionit evropian, transmeton Periskopi.

Në tërësi ishte një natë zhgënjyese për skuadrën e Zinedine Zidanes, derisa mungesa e Cristiano Ronaldos po vazhdon të vërehet.

Gareth Bale, Karim Benzema dhe Eden Hazard të gjithë luajtën në sulm, por dështuan të kishin impakt.

FBL-EUR-C1-PSG-REAL

Hazard, i cili së fundmi është rikthyer nga lëndimi, ishte shumë i dobët në performancë dhe luajti vetëm për 70 minuta, para se të zëvendësohej nga Lucas Vazquez.

Bashkëlojtari tjetër i tij, Thibaut Courtois gjithashtu pati një ndeshje për ta harruar, derisa i dhuroi PSG-së golin e parë në minutën e 14-të dhe edhe një herë dështoi të shpëtonte pa u mposhtur.

Që nga shkurti portieri belg nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur për “Los Blancos”.

Dhe ish-dyshja e Chelseat u shkatërrua nga gazetat spanjolle pas ndeshjes, me Marcan që shkroi:

“Çfarëdo që hidhet drejt tij, Courtois nuk arrin ta ndalë. Ai pati një natë për ta harruar në Paris.

Hazard: “Galactico i Real Madridit nuk u fsheh por nuk pati impakt në ndeshje. Atyre u duhet që ai të rikthehet në formën më të mirë sa më shpejt që mundet.”

AS

Courtois: “Gabim katastrofal në golin e parë të Di Marias, duke e lënë shtyllën të ekspozuar dhe nuk arriti të kishte kontakt me topin pavarësisht se ishte shumë afër tij. I ngadalshëm në golin e dytë gjithashtu.”

Hazard: “I ngujuar në krahun e majtë, kur e pati topin ai tregoi kualitet por nuk arriti të kishte impakt të rëndësishëm. Ende duket jashtë formës, gjë që është katastrofale për lojën e tij.” /Periskopi.com/

Chelsea po ia sheh sherrin Hazardit, ai po i bën presion Real Madridit që ta transferojë yllin e ‘Të Kaltërve’

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka filluar një zakon të ri të transferimit të lojtarëve nga Chelsea.

Në dy verat e kaluara, “Los Blancos” kanë sjellur dy prej yjeve kryesorë të klubit londinez në kryqytetin spanjoll, derisa kompletuan transferimin e Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, transmeton Periskopi.

Largimi i këtij të fundit nga Anglia këtë verë ishte një goditje e madhe për “Të Kaltërit”, me Frank Lampardin që nuk arriti ta zëvendësojë belgun për shkak të pezullimit në afatin kalimtar të transferimeve.

Dhe Chelsea mund të përballet edhe me një tjetër pengesë, e që është mundësia e humbjes së N’Golo Kantes.

Kante is the key man in Chelsea's midfield

Raportet nga Franca sugjerojnë se Courtois dhe Hazard po mundohen ta bindin Real Madridin që ta transferojnë ish-bashkëlojtarin e tyre.

Nëse arrijnë ta bindin bordin, Chelsea do ta kishte shumë të vështirë ta mbante Kanten.

Real Madridi i ka resurset financiare për ta paguar shumën e duhur për çdo lojtar, derisa për lojtarët është shumë e vështirë që të refuzojnë një klub kaq të madh. /Periskopi.com/

Babai i Courtois: Po ma mbytni djalin, njerëz të poshtër

Periskopi.com Sporti

Babai i Thibaut Courtois ka pretenduar se portieri i Real Madridit po viktimizohet nga shtypi.

26-vjeçari u kritikua rëndë nga tifozët pasi ai pësoi katër gola kundër Ajaxit në ‘Bernabeu’ javën e kaluar pasi Los Blancos u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Belgu ishte tallur jashtëzakonisht shumë kur mesfushori Lasse Schone shënoi nga gjuajtja e lirë dhe topi shkoi mbi kokën e tij, transmeton Periskopi.

Për këtë babai i Courtois i tha Het Laatste Nieuws: “Ndjehem se të gjithë po i drejtohen Thibautit, sidomos shtypi spanjoll. Si baba, nuk mund ta injoroj këtë”.

”Portieri është gjithmonë objektivi i parë, është pjesë e punës. Për të mirë apo për të keq, unë ju lejoj që ta gjykoni këtë”.

”Por pas ndeshjes me Ajax, ai u shënjestrua shumë. Nuk mund ta pranoj këtë sepse nuk është e drejtë. Unë besoj në kualitetet e tij dhe nuk kam dyshim për këtë”, potencoi babai i tij. /Periskopi/

Tifozët e Atleticos e gjuajtën me minjë, ja çfarë bëri ylli i Realit (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Derbi madrilen i takoi Realit, që mposhti me rezultat solid 3-1 Atleticon në Wanda Metropolitano. 

Ndeshja ishte tejet e nxehtë, sidomos për lojtarët e ekipeve respektive Alvaro Morata dhe Thibaut Courtois.

Morata ishte pjesë e Realit, derisa aktualisht luan për Atleticos, ndërsa për portierin belg është e kundërta, shkruan Periskopi.

Tifozët vendas i përgatiten një surprizë Courtois. Ata filluan ta gjuajnë me minjë atë, siç e konsiderojnë ata shenjë e tradhtisë.

Ish-portieri i Chelsea ia riktheu me ëmbëlsi, duke festuar golat që shënonte skuadra e tij me fytyrë kah tifozët e ‘Los Colchoneros. /Periskopi/

Courtois viziton xhaminë: Ky është vendi më i bukur në botë

Periskopi.com Sporti

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois nuk po shijon një sezon të mirë me ‘Galaktikët’, megjithatë arritën të triumfonin në Kupën e Botës për Klube. 

Ky eveniment u mbajt në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, derisa lojtarët kishin mundësinë të kryenin vizita në kryeqytetin e bukur arab, transmeton Periskopi.

Portieri belg zgjodhi xhaminë për vizitë, por mbeti i mahnitur nga bukuria e atij vendi.

Courtois është katolik, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të postonte foto në xhami dhe duke mbishkruar: ”Një nga vendet më të mira që kam vizituar”.

 

View this post on Instagram

 

One of the most beautiful places I visited! ?

A post shared by Thibaut Courtois (@thibautcourtois) on


Ai sigurisht që u kritikua shumë pas këtij postimi, por megjithatë ai mbetet ende në profilin e tij. /Periskopi

E ofendoi rëndë Real Madridin, çka thotë tani Courtois?

Periskopi.com Sporti

Ishte e qartë se e kaluara e Thibaut Courtois do të ishte temë diskutimi në konferencën e sotme për shtyp.

Portieri belg u prezantua sot si lojtari më i ri i Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

Dhe Courtois kërkoi falje për ofendimet e tij ndaj klubit të tij të ri kur ishte lojtar i Atletico Madridit.

Kur ai u pyetë për këtë çështje, nuk hezitoi me përgjigjjen e tij.

”Në atë kohë, unë isha shumë i ri”, tha ai për gazetarët.

”Unë gabova për një moment, por kam kërkuar falje pasi që nuk jam tip i tillë”.

”Do të jap gjithçka në fushë për Real Madridin”.

Courtois thotë se nëse do të luante në Super Kupën evropiane ndaj Atleticos, do të ishte ndeshje speciale për të.

Courtois refuzon të stërvitet me Chelsean, kërkon transferimin te Reali

Periskopi.com Sporti

Portieri belg këmbëngul për t’u kthyer në Madrid. Thibaut Courtois nuk kthehet në stërvitje me Chelsean pasi dëshiron me çdo kusht transferimin te Real Madridi.

Portieri belg përfundoi periudhën e pushimeve dhe të hënën ishte i detyruar të kryente seancën e parë stërvitore të këtij sezoni nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizio Sarri për t’u përgatitur për javën e parë të Premier Ligës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Kundër dëshirës së lojtarit të cilit i skadon kontrata me Blutë pas një viti, Chelsea nuk mund të bëjë asgjë dhe duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Për të zëvendësuar belgun, klubi londinez është i gatshëm të pagaujë klauzolën e lirimit të Jan Oblak nga Atletico Madridi që kap shifrën e 80 milionë eurove ose në rast se nuk arrin te slloveni do të hidhet në sulm për numrin një të Athletic Bilbaos Kepa Arrizabalaga.

 

10 transferimet e mëdha që mund të ndodhin para datës 9 gusht

Periskopi.com Sporti

Afati kalimtar veror u hapë më 17 maj për klubet e Premier Leagues dhe për herë të parë do të mbyllet më 9 gusht.

Klubet do të jenë të gatshme që t’i shesin lojtarët deri më 31 gusht, por ata nuk mund ta transferojnë zëvendësimin e tyre pas 9 gushtit.

Tottenhami ende nuk ka transferuar asnjë lojtar gjatë këtij afati kalimtar, derisa Chelsea dhe Man Unitedi janë klubet që duan të përforcohen ende para fillimit të sezonit të ri.

Këtu ju kemi sjellur 10 transferimet, të cilat mund të ndodhin në kohë për sezonin e ardhshëm:

Thibaut Courtois – Real Madrid

Willian – Man United

Aaron Ramsey – Chelsea

Eden Hazard – Real Madrid

Harry Maguire – Man United

Jack Butland – Chelsea

Alvaro Morata – Juventus

Yerry Mina – Man United

Jefferson Lerma – Bournemouth.

Christian Pulisic – Chelsea.

 

Reali dorëzohet për Courtois, tani kërkon kampionin e botës

Periskopi.com Sporti

Prej kohësh është përfolur se Real Madrid është në kërkim të nje portieri dhe si ovjektiv kryesor është parë portierin e Chelseat, Thiabut Courtois.

Por së fundmi gazeta “The Sun” raporton se Reali ka ndërruar mendje dhe tashmë i është vënë pas Hugo Lloris.

Për të bindur Tottenhamin që kjo marrëveshje të realizohet, Reali ka ofruar 67.5 milionë euro.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Lloris do të thyente rekordin e Alisson, i cili nga Roma në Liverpool u transferua për 62 milionë euro.

Real Madridi ia mësyn dyshes së Chelseat

Periskopi.com Sporti

Real Madrid kërkon Eden Hazardin dhe Thiabaut Courtois

Florentino Perez ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Ronaldos dhe emri më i përfolur është ai i Eden Hazard, shkruan Periskopi.

Ylli belg shkëlqeu në Botëror ku ishte lojtari që dribloi më së shumti kundërshtarë.

Reali po interesohet edhe për portierin Thibaut Courtois, i cili fitoi Dorezën e Artë në ‘Rusia 2018’.

‘Los Blancos’ kanë në dispozicion plotë 300 milionë euro për këtë merkato dhe prioritetet kryesore janë dyshja e Chelseat, Hazard dhe Courtois. /Periskopi

Ylli belg ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Thibaut Courtois pritet që të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit në javën e ardhshme

Thibaut Courtois ka shprehur dëshirën kohë më parë që të rikthehet në Madrid dhe të luajë për Realin, shkruan Periskopi.

Familja e portierit belg jeton në Madrid dhe ai dëshiron që të rikthehet në kryeqytetin spanjoll që të jetë afër tyre.

Sipas ‘Het Laatste Nieuës’, medium belg, Courtois ka arritur marrëveshje personale me Realin, ku pritet që të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon.

Tani Real Madridi pritet që të dërgojë ofertën zyrtare në drejtim të Chelseat për të përfunduar ky transferim. /Periskopi/

Ylli belg: Turp për futbollin, Franca nuk e meritoi të shkonte në finale

Periskopi.com Botërori 2018

Thibaut Courtois është shfaqur tejet i frustruar pasi Franca kaloi në finale të Kupës së Botës

Belgjika pësoi humbjen e parë në këtë Botëror në gjysmëfinale ku u mposht me rezultat 1-0 nga Franca, shkruan Periskopi.

Courtois, i cili bëri disa pritje në këtë takim ka thënë që është turp për futbollin që Belgjika nuk u kualifikua në finale.

“Franca nuk luajti për asgjë. Është turp për futbollin që Belgjika nuk fitoi. Është një ndeshje frustruese. Francezët po luanin vetëm për të mbrojtur golin që shënuan,” ka thënë portieri belg.

“Unë bëra disa pritje, por ata nuk kishin ndonjë shans të madh. Humbëm një ndeshje ndaj një skuadre që nuk ishte më e mirë se ne. Turp që sonte nuk fituam,”. /Periskopi/
kurtua

Belgjika dhe Franca të populluar me superyje, por cili ekip është favorit në letër për të kaluar në finalen e Kupës Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

I gjithë globi tashmë ka drejtuar sytë në përballjen e dy titanëve të futbollit ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Të dyja ekipet kanë lojtarë që mund të shkëlqejnë në skenën botërore dhe potencialisht gjysmëfinalen mund të ndryshojnë për një çast të vetëm.

Por cila skuadër është më e mirë? Cila ka më shumë shanca për të arritur në finale?

There is very little difference between goalkeeping options Thibaut Courtois and Hugo Lloris   France captain Hugo Lloris has led Les Bleus to another major semi-final

Nëse nisemi nga dy portierët respektivë, Thibaut Courtois dhe Hugo Loris, ata kanë qenë vendimtarë që kombet e tyre janë ngjitur në gjysmëfinale. Ata kanë pasur paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet e çerekfinaleve. Është shumë e vështirë për të zgjedhur se cili është më i mirë se tjetri, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Thomas Meunier has been solid for his country   Benjamin Pavard is a breakout star

Ndërkohë, nëse analizohen mbrojtësit anësor Thomas Munier i Belgjikës dhe Benjamin Pavard i Francës edhe për këta dy është vështirë të përcaktohet performanca më e mirë. Megjithatë, një nuancë më mirë qëndron mbrojtësi i Francës, falë edhe një goli vendimtar që kishte shënuar në fazën e 1/8 final kundër Argjentinës.

Marouane Fellaini has put in some impressive displays in Russia   Paul Pogba is imposing himself at the World Cup

Sa i përket mesfushës, ndërmjet Marouane Fellainit të Belgjikës dhe Paul Pogbas së Francës, realiteti është se belgu ka pasur një rol shumë të madh duke i shembur strategjitë e mesfushës së kundërshtarëve, por Paul Pogba nga ana tjetër po e tregon talentin e tij në një masë të madhe në këtë kampionat.

Axel Witsel is a competent central midfielder  N'Golo Kante is one of the best in the world

Mesfushorët qëndrorë, Alex Witsel i Belgjikës dhe N’Golo Kante i Francës gjithashtu kanë pasur një impakt të madh në fitoret e vendeve të tyre. Edhe pse luan për një ekip kinez Tianin Quanjian, Wetsel ka shprehur aftësitë e një mesfushori të mirë. N’Golo Kante është ende lepuri i përjetshëm dhe një inxhinier në mesfushën franceze.

Kevin De Bruyne is a world class central midfielder  Antoine Griezmann is one of France's biggest threats

Mesfushorët sulmues, Kevin De Bruyne dhe Antoine Griezmann. Belgu De Bruyne vendosi ta sfidojë veten në këtë Kupë Botërore, derisa Roberto Martinez e emërtoi atë si një 9 fals kundër Brazilit. Mbase nuk është e pritshme që kjo të ndodhë edhe kundër Francës, megjithatë ai do të udhëzohet që të niset përpara në sulm.

Antoine Griezmann gjithashtu është një lojtar i shkëlqyeshëm, dhe në një nivel të njejtë me Kevin De Bruyne./Periskopi/

“Brazili duhet të krijojë diçka speciale kundër Belgjikës”, e rrokin dridhjet yllin brazilian

Periskopi.com Botërori 2018

Sulmuesi i Brazilit Willian tha se ekipi i tij duhet të “krijojë diçka speciale” nëse ata mendojnë të çajnë portën e Thibaut Courtois në takimin e çerekfinales.

Pesë herë kampioni i Botës, Brazili dhe lojtarët e Roberto Martinez janë të pamposhtur pas katër ndeshjeve të luajtura në Kupën Botërore. Takimi do të zhvillohet në stuadiumin e qytetit të Kazanit.

Do të jetë rasti kur lojtarët do ta shohin duke e luftuar njëri-tjetrin, përfshirë Willian që do të ndeshet me bashkëlojtarin e tij tek Chelsea Courtois, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

“Mendoj se është shumë e vështirë të luhet kundër tij sepse ai është shumë i mirë dhe është i gjatë. Por, në këtë kohë, ne duhet të bëjmë diçka speciale për të shënuar në portën e tij”, tha Willian.

“Ne e dimë cilësinë që ai ka, por mendoj se duhet të bëjmë gjithçka për të shënuar kundër tij. Kjo është ajo që duam në këtë moment”.

Deri më tani, në këtë kampionat veror, Courtois deri më sot ka pranuar katër gola, me dy nga ata që vijnë në fitoren e pabesueshme 3-2 të Belgjikës në Japoni në raundin e 1/8 final./Periskopi/

Courtois rikthehet në Madrid?

Thibaut Courtois ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek skuadra angleze, Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Për momentin trajneri Antonio Conte është i kënaqur me Chelsean e tij pasi është  duke kaluar një moment pozitiv, duke arritur 11 fitore radhazi e njëkohësisht duke u pozicionuar në krye të tabelës së klasifikimit të Ligës Premier me 43 pikë.

Fundi i kampionatit është ende larg por, ankthi ka pushtuar ‘Blutë’ e Londrës të cilët për sezonin e ardhshëm rrezikojnë të humbasin gardianin e portës së tyre, Thibaut Courtois, i cili duket se po përgatitet për tu rikthyer në Spanjë, konkretisht tek Reali i Madridit.

Madje, një lajm i tillë nuk përbën aspak një sekret në kampin e Chelseat, sepse vetë belgu i ka rrëfyer shokëve të tij të skuadrës planet që ai ka për të ardhmen.

24-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë e Atletico Madrid për tre sezone, duke fituar një titull kampion në La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Evropës dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve, është shndërruar  në një emër që ofron siguri në portë, gjithashtu falë këtyre paraqitjeve është bërë pjesë dhe e listës së portierëve më të mirë.

Bisedimet mes palëve ende nuk kanë nisur por, një gjë është e sigurt, nëse Los Blancos do të kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij, atëherë në dyert e Chelsea duhet paraqitur një ofertë e majme. /Supersport/

‘Conte është më i mirë se Mourinho’

Thibaut Courtois ka folur për Antonio Conte se si ai punon dhe diferencat që ka gjetur ai midis italianit dhe trajnerëve që ka punuar ai.

Periskopi.com Sporti

Courtois ishte tre vite nën urdhërat e Diego Simone në Atletico si i huazuar nga Chelsea, ai u rikthy në futbollin anglez nga Jose Mourinho. Ai ka luajtur edhe nën urdhërat e Marc Wilmots, ish trajneri i kombëtares belge.

“Conte është ai që punon më së shumti në aspektin e taktikës, pastaj është Simeone, tani Mourinho dhe në fund Wilmots” tha Courtois për La Tribune.

24-vjeçari ka mbetur i habitur nga puna e italianit dhe preciziteti i tij taktik. /Periskopi.com/

Klubet madrilene pas yllit të Chelsea

Atletiko Madrid dhe Chelsea e dëshirojnë poriterin belg të Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Portieri i Chelsea është rikthyer në formë këtë sezon dhe mënjëherë janë rritur zërat për një largim nga Stamford Bridge. Belgu disa herë ishte lidhur më një rikthim tek ish skuadra e tij Atl.Madrid, por ai ka dematuar zërat duke thënë se janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë.

“Unë jam shumë i lumtur në Chelsea, nuk kam asnjë arsye të mos jem i tillë, kurrë nuk kam folur për një kthim të mundshëm në Atl Madrid, ato janë vetëm thashethëme.

“Poashtu as me Real Madridin nuk kam asgjë, madje asnjëherë nuk kam pasur kontakte me klubin e Real Madridit.

“Askush nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, por këtu jam shumë mirë”, përfundoi 24 vjeçari Courtois. /Periskopi.com