Arrestohen dy personat që planifikon një sulm të tmerrshëm terrorist

Periskopi.com Lajme

Policia në Frankfurt am-Main ka arrestuar një person të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist në Gjermani me katër persona tët jerë, të cilët janë arrestuar më parë, njoftoi Zyra për Luftimin e Terrorizmit në Provincën Gjermane të Baden-Vurtemberg.

Është raportuar se i dyshuari u arrestua mbrëmë në hyrje në Gjermani dhe përveç përgatitjes së një sulmi terrorist, ai u akuzua gjithashtu për posedimin ilegal të armëve.

Policia gjermane ka njoftuar më parë se katër të dyshuar janë arrestuar më herët dhe gjithashtu janë akuzuar për përfshirje në përgatitjen e sulmeve terroriste dhe posedimin ilegal të armëve.

Policia njoftoi se këto raste kanë qenë të lidhura, por nuk ka pranuar të japin detaje për nacionalitetin e tyre dhe sfondin politik.

Sipas policisë, këto raste nuk lidhen gjithashtu me dyshimin e kohëve të fundit për përgatitjen e një sulmi ndaj aeroportit në Shtutgart, kur dy islamikë nga Aheni u arrestuan, por të cilët u liruan pas një kohe të shkurtër.

Këto janë pyetjet që bën FBI, për të kuptuar nëse ja apo jo terrorist

Për çdo përgjigje del një rezultat, që të udhëzon për të përcaktuar radikalizmin në një shkallë nga 1 deri te 100. Mbi bazën e të dhënave, hetimet pastaj marrin një kthesë të rëndësishme.

Periskopi.com Lajme

Siç bën të ditur gazeta e Gleen Greenwald, autor i “scoop”-it të “Datagate”-it, gjurmët përbëhen nga 48 pyetje dhe kjo është kryer në vitin 2015.

Disa pyetje janë më të sigurta se të tjerat. Pastaj ka disa të tjera që shkojnë deri në fund. Numri 20 për shembull, thotë: “Subjekti merr instruksione ose është nën drejtimin direkt të ekstremistëve të huaj?”. Një kuotë e pyetësorit, i dedikohet profilit psikologjik për të kuptuar nëse ekzistojnë ç’ekuilibra që mund të favorizojnë radikalizmin dhe kryerjen e akteve të dhunshme. Në veçanti kjo ndodh me ish-militantët “e heshtur”, siç nënvizon pyetja numër 10 dhe sjelljet më dyshuese, si mungesa e punës, ndryshimet e aspektit fizik (por nuk specifikohet se çfarë tipi).

Në pyetësor shmanget çdo referencë për besimin. Por është e qartë se si objektiv janë subjektet në rrezik rekrutimi nga ana e grupeve xhihadiste, të konsideruar nga analistët mes më të rrezikshmëve të momentit. Nëse edhe SHBA-të kanë parë rritjen e numrit të sulmeve të lidhura me xhihadizmin, sipas “The Intercept”, pyetësori gjithsesi zbulon një shtrembërim të formës dhe të thelbit të rëndësishëm.

“Edhe duke lënë mënjanë aspektin e të drejtave themelore, si liria e shprehjes, besimi te një model matematik ose te një algoritëm, përpilimi i një profili të tillë është i rrezikshëm”, – paralajmëron Karen Greenberg, drejtor i “Fordham Laë School’s Center on National Security”.

Në Europë, metodat e hetimit të FBI-së, kanë shkaktuar gjithnjë ndonjë dyshim. Federalët, tradicionalisht bëjnë punë nën rrogoz për të kapur terroristët. Që do të thotë se bëhet fjalë për infiltrimin e organizatave ekstremiste me agjentë të kamufluar, që ndikojnë në sjelljen e anëtarëve të tjerë të grupit. Por bëhet fjalë për një metodë që ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme.

Pavarësisht nga çështje të karakterit etik, ekziston pastaj një problem mes komunitetit mysliman. Pas tensionit gjatë fushatës elektorale dhe pas urdhrit të Trump kundër emigrantëve, frika e një pjese të analistëve, është që administrata e re amerikane, ka ndër mend të interpretojë anti-terrorizimin ekskluzivisht në kuptimin anti-islamist, duke injoruar për shembull luftën kundër ekstremizmit të djathtë. Një qëndrim që mund t’i shkaktojë dëme një vendi që deri në këto momente ka përjetuar një numër të ulët të radikalizmit xhihadist në krahasim me realitetet e tjera evropiane.

Parandalohet sulm terrorist në Australi

Policia australiane raporton se kanë parandaluar një sulm terrorist që planifikohej të ndodhte në Melbourne në ditën e Krishtlindjeve.

Periskopi.com Lajme

Pesë persona janë arrestuar pas bastisjeve në mëngjesin e së premtes, ka bërë të ditur shefi i policisë, Graham Ashton.

Ai tha se në kërcënim përfshiheshin ‘përdorim i eksplozivëve: dhe armë të tjera, përfshirë thika dhe armë zjarri.

BBC raporton se sulmet kanë qenë të lokalizuara në disa vende shumë publike.

Por, sipas policisë nuk kishte ndonjë kërcënim publik për këtë, ata thjesht e zbuluan.

Nuk raportohet se ka dyshime apo kërcënime për ndonjë sulm tjetër të planifikuar, aktualisht./ Periskopi