Të hënën është afati i fundit për tatimet dhe kontributet, por cila është mënyra më e lehtë për ekzekutimin e tyre?

Periskopi.com Lajme

Kryerja e pagesave për tatimet dhe kontributet shpeshherë del të jetë e mundimshme dhe e mërzitshme. Pronarët mundohen të gjejnë mënyrën më të lehtë për t’i paguar këto shërbime, sidomos kur bëhet fjalë për afrimin e afatit të fundit. E koha e fundit për ekzekutimin e pagesave është më 15 shkurt 2021.

Por, mos u brengosni nëse nuk gjeni kohën për t’i kryer këto obligime, sepse zhvillimi teknologjik ka bërë që të gjitha pagesat të kryhen në komoditetin më të madh. E kjo mundësi ka ardhur edhe në Kosovë, përmes platformës IBAS.

Pagesat tuaja mund t’i kryeni nga telefoni juaj shpejt dhe lehtë në çdo moment të ditës, pa procedura të gjata burokratike. Po ashtu me bonueset që ju ofron platforma, ju mund të paguani më lirë, sepse në momentin që hapni llogari në IBAS ju do të përfitoni 5 euro falas. Pra, duke paguar me IBAS përveç që kurseni kohë, ju kurseni edhe para.

Prandaj ne ju rekomandojmë që tatimet dhe kontributet, por edhe çdo pagesë tjetër ta bëni me IBAS, platformë e cila po transformon mënyrën e pagesave në Kosovë dhe jo vetëm.

10 gjëra që duhet t’i dini për teknologjinë

Periskopi.com Tech & Auto

Këto janë disa gjëra që duhet ti dini për teknologjinë në ditët e sotme:

Disa të dhëna tregojnë se si Kina mbikëqyr dhe ndalon popullsinë e saj Ujgure duke përdorur një platformë policore që është në gjendje ta parashikojë kriminalitetin. Sistemi përmbledh shumë të dhëna personale, përfshirë edhe njohjen e fytyrës.

Facebook ndërtoi një aplikacion për njohjen e fytyrës që i lejon punonjësit të indentifikojnë njerëzit duke ia vendosur telefonin drejt tyre. Aplikacioni nuk është publikuar, dhe Facebook tha që vetëm punonjësit e kompanisë ose ndonjë prej miqve të tyre mund ta përdorin, transmeton Indeksonline.

Elon Musk tha se Tesla ka marrë 200,000 porosi për Cybertruck, i cili u lansua të enjtën mbrëma.

Është arrestuar një person që dyshohet se ia hakoi Twitter-in Jack Dorsey, CEO-s së Twitter.

HP refuzoi ofertën e Xerox 33.5 miliardë dollarëshe, që të pranonte bashkimin e kompanive, në të kundërtën do të bëjnë një luftë të mundshme ndërmjet dy kompanive të teknologjisë.

Juul thuhet se po shet një kullë 28 katëshe të cilën e bleu vetëm katër muaj më parë për 400 milionë dollarë.

San Francisko po bën një zyrë plotësisht të përkushtuar për rregullimin e teknologjisë së re para se të hyni në zona publike.

Krijuesi i Uebit, Tim Berners-Lee ka dalë me një skemë për të rregulluar internetin dhe ka mbështjen e Facebook, Google dhe Microsoft.

Ushtria amerikane po heton TikTok mbi shqetësimet e sigurisë kombëtare.

FCC votoi që për Huaëei dhe ZTE të ulen subvencionet federale me vlerë miliarda dollarë.

Huawei Enjoy 10 Plus arrin në fillim të shtatorit

Periskopi.com Tech & Auto

Huawei Enjoy 10 Plus është telefoni i ardhshëm i kompanisë kineze, që do të dalë në treg gjatë javës së parë të shtatorit.

Para njoftimit, telefoni u shfaq në certifikimin TENAA, me foto dhe specifikime. Ky do të jetë një model tjetër Huawei me një aparat fotografik self-pop-up.

Pajisja vjen me një çip të Kirin 710F 2.2GHz dhe do të jetë i disponueshëm në katër variante: 4 GB + 64 GB, 4G + 128G, 6GB + 128GB, 8 GB + 128 GB për RAM dhe ruajtje.

Ekrani LCD do të ketë një madhësi 6.59 inç dhe rezolucion 2340 x 1080p. Tre kamera priten në pjesën e pasme, me sensorë 48MP + 8MP + 2MP.

Kamera selfie pop-up ka një sensor 16MP. Telefoni do të mundësohet nga një bateri 4000mAh dhe do të peshojë 196.8 gramë. Sistemi operativ është EMUI 9.1, bazuar në Android 9.

Do të jetë në dispozicion në variantet Fantasy Night Black dhe Jade Green. Kur bëhet fjalë për çmimin, modeli 6 GB RAM do të kushtojë rreth 165 euro.

Facebook sërish paralajmëron ndryshime të mëdha

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjeti më i madh i teknologjisë në botë “Facebook”, ka njoftuar se për të rregulluar ‘cilësinë e kohës së shpenzuar’ në rrjetin sociale, do nisë të t’i japë sërish prioritet postimeve nga miqtë tuaj më të afërt.

Gjiganti i rrjeteve sociale njoftoi se do te sjelle në ‘News Feed’, linçe që ju i konsideroni si të më të vlefshme.

Ky rrjet social do t’i kthehet, kohës kur ju shihnit në faqen tuaj postimet e miqve me të cilit kishit më shumë kontakt, në vend të faqeve të favorizuara nga algoritmi.

Dy përditësimet e reja do ta ndihmojnë algoritmin e Facebook që të zgjedhë materialet që konsideroni më të rëndësishme për jetën tuaj dhe t’ua paraqesë ndërsa shpenzoni kohë në rrjetin social.

A është e sigurtë teknologjia 5G?

Periskopi.com Tech & Auto

Kohët e fundit flitet shumë për rrjetin 5G, standardin super të shpejtë të komunikimit mobil të gjeneratës së pestë që ofron përfitime të mëdha për përdoruesit e biznesit dhe privat.

Megjithatë, a është teknologjia e re plotësisht e sigurt? Çfarë lloj rrezatimi përdor rrjeti 5G dhe në çfarë mënyre mund të ndikojë në një person? Studime të shumta kanë studiuar efektet dhe pasojat e tij.

“Është vërtetuar qartë se fushat me frekuencë të lartë kanë një efekt termik. Këtë e dimë qysh nga mikrovalët,” tha Sara Drysen nga Qendra Kërkimore për Përputhshmërinë e Sistemit Elektromagnetik dhe Mjedisit të Universitetit Gjerman të Aachen.

Megjithatë, ky efekt është shumë më i ulët në komunikimin mobil. Për të shmangur dëmtimin e shëndetit, telefoni mobil duhet të rrezatojë më pak se dy vat për kilogram. Kjo njihet si vlera SAR -norma e absorbimit specifik. Si gjendet vlera SAR në pajisje?

Në çdo telefon të mençur mund të gjenden dy vlera: së pari, kur e mbajmë telefonin mobil në vesh gjatë bisedave dhe kur qëndron, për shembull, në xhep. Këto vlera gjenden në manualet për përdorimin e telefonave celularë.

Si pajisje me nivele të ulëta rrezatimi, klasifikohen pajisjet që kanë një vlerë SAR më të vogël se 0,6.

A mund të konsiderohet rrezatimi i telefonit mobil si kancerogjen?

Në këtë drejtim nuk ka pajtim. Gunde Ziegelberger nga Departamenti gjerman për mbrojtje nga rrezatimi (BfS) thotë se nuk ka fakte se rrezatimi i telefonave mobilë në pajtim me standardet ndërkombëtare mund të shkaktojë kancer.

Si të mbrohemi nga rrezatimi?

Ekspertët rekomandojnë të mbajmë pajisjet sa më larg nga koka, të përdoren dëgjuese dhe të bisedohet përmes mikrofonit të hapur.

Çfarë efekti do të ketë zgjerimi i rrjetit 5G?

“Pritet që 5G do të shkaktojë një rritje në ekspozimin me forcë ndaj rrezatimit”, paralajmëroi Ministria Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës (BUND), pasi do të instalohen disa transmetues, por me më pak fuqi transmetimi sesa gjeneratat e mëparshme.

Nga ana tjetër, transmetuesit do të jenë më afër vendeve të banimit dhe punës.

“Është e vështirë të parashikohet në momentin se si kjo do të ndikojë në sasinë e rrezatimit që një individ është i ekspozuar”, tha Ziegelberger.

Arsyeja për këtë është se vargu i frekuencës 5G krahasuar me frekuencat më të ulëta ende nuk është hulumtuar mjaftueshëm.

Themeluesit e Instagramit largohen nga kompania

Periskopi.com Tech & Auto

Bashkëthemeluesit e aplikacionit për shpërndarje të fotografive, Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger do të largohen nga kompania.

Systrom, deri tani shef ekzekutiv i aplikacionit ka thënë se ata do të largohen për të “zbuluar kreativitetin tonë”.

Instagam, aplikacion që është blerë nga Facebook më 2012 në vlerë të 1 miliard dollarëve, tani ka më shumë se 1 miliardë përdorues.

Njoftimi për largimin e këtyre dy personave ka ardhur në kohën e raportimeve për marrëdhënie të tensionuara në mes të tyre dhe udhëheqësisë së Facebookut.

“Tani jemi gati për kapitullin e ri”, ka thënë Systrom në një deklaratë.

“Ndërtimi i gjërave të reja, nënkupton që ne duhet të largohemi, të kuptojmë se çfarë na inspiron dhe të përkojmë me atë që ka nevojë bota, kjo është ajo që planifikojmë të bëjmë”.

Ndërkohë, themeluesi i kompanisë, Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë në një deklaratë se Instagrami ka reflektuar mënyrën se si themeluesit e këtij aplikacioni kanë “kombinuar talente kreative”.

“Unë kam mësuar shumë duke punuar me ata në gjashtë vjetët e fundit dhe e kam shijuar. Mezi po pres të shoh se çfarë do të krijojnë tani”, është shprehur ai.

Systrom dhe Krieger, janë në të 30-at e tyre, derisa studiojnë në Universitetin Standford.

HTC U12 Life lansohet me Android 8.1 Oreo, prodhuesi është sekret

Periskopi.com Tech & Auto

Telefoni më i ri HTC U12 Life, do të vijë me versionin e sistemit operativ Android 8.1 Oreo dhe jo me Android 9.0 Pie.

Pajisja nuk do të prodhohet nga HTC, por nga një prodhues i jashtëm i cili aktualisht është sekret. Kjo ndoshta është një pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të fundit të kompanisë për të larguar nga puna  1.500 vetë nga departamenti i saj i prodhimit, transmeton KosovaPress.

Ende nuk dihen saktë karakteristikat e HTC U12 Life. Pritet të ketë ekran 6 inç 18: 9 IPS LCD me 2160 x 1080piskelë, procesor Snapdragon 636, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse.

Gjithashtu, në anën e pasme duhet të gjendet një sistem me dy kamera (16MP + 5MP), si dhe një kamera 13MP për selfi. Kapaciteti i baterisë do të jetë 3600mAh.

Jo vetëm rrjet social, Facebook shokon me një ide të ri

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook është gati ta çojë rrjetin social në një tjetër nivel.

Ky është mesazhi që gjigandi Silicon Valley dërgoi këtë javë në konferencën e saj vjetore për sipërmarrësit, e cila u mbyll para pak ditësh në San Jose, Kaliforni.

Më e spikatura nga projektet e reja ishte Facebook Spaces, një aplikacion real i virtualitetit.

Në vend që thjesht të shkëmbejnë mesazhe dhe foto apo video me miqtë përmes faqes tradicionale të Facebook-ut, Spaces do t’ju lejojë të rrini me ta në një hapësirë virtuale të zgjedhur prej jush.

Kjo bazohet në krijimin e një avatari prej fotove tuaja dhe ju mund të takoheni dhe të bisedoni me përdorues të tjerë.

Ndoshta dëshironi të mblidheni rreth një tavoline pikniku me miqtë e vjetër, ose të planifikoni një itinerar pushimi duke “vizituar” të gjitha vendet që dëshironi të shihni.

Me aplikacionin e ri ju mund të shpenzoni kohë me shoqërinë tuaj në një mënyrë interactive dhe në një vend virtual, sikurse të ishit në të njëjtën dhomë. /albeu.com

Shokon Apple, Iphone do të ketë përmasat e një pasqyre muri (Video)

Apple deklaron se iphone do të ketë përmasën e një pasqyre muri.

Periskopi.com Tech & Auto

Kjo është “Pasqyra e zgjuar”, ose më mirë një iPhone gjigand në të cilin sheh edhe veten. Me të mund të dërgohen mesazhe, të shihen videot e Netflix, dhe shumë gjëra të tjera që bëhen normalisht me një smartphone.

Pasqyra Apple është dizenjuar nga Rafael Dymek, një shpikës në Nju Jork, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan ta shesë shpikjen e tij. Smartphone-i gjigand përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të një iPhone.

Në projektin e ri është i aksesueshëm koha, data e moti. Pas 45 sekondash mos-përdorimi, smartphone-i gjigand fiket vetë, dhe më pas kthehet në një pasqyrë normale si gjithë të tjerat.

Samsung shet gjitha orët e reja Gear për vetëm katër ditë!

Ka vetëm katër ditë që nga dita kur Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë bërë të gatshme për para-porositje në ueb faqen e Samsung në Britani.

Periskopi.com Tech & Auto

Megjithatë, këto dy pajisje tashmë janë shitur plotësisht edhepse nuk është bërë as një javë që prej kur Samsung ka filluar të marrë kërkesat e para-porosive.

Gjiganti koreano-jugor ka përditësuar faqen e tyre zyrtare në Britani për të lajmëruar konsumatorët e tyre se njësitë e orëve të reja janë rezervuar. Samsung ka bërë të ditur se shkaku pse këto orë nuk janë të gatshme për blerje ka qenë kërkesa e madhe e tyre.

Fillimisht, Samsung kishte inkurajuar konsumatorët e saj të bëjnë para-porosi duke premtuar dëgjuese pa pagesë Level Active për 1,000 blerësit e parë.

Konsumatorët mund të regjistrohen në faqen e kompanisë për t’u njoftuar për kohën kur njësitë e reja të Gear S3 Classic dhe Frontier do të ofrohen sërish.

Të dy modelet e orëve të mençura do të shiten për 349 funta dhe konsumatorët që tashmë kanë bërë porosinë e tyre do të marrin produktet duke filluar nga 11 nëntori.