Konjufca: Grenell po mendon që vet mundet me i dalë në krye kësaj pune

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca sonte në Debat Plus ka folur edhe për qëndrimin e emisarit amerikan, Richard Grenell për heqjen e taksës dhe mos vendosjen e reciprocitetit, transmeton Periskopi.

Konjufca ka thënë se jo gjithë përfaqësuesit e SHBA mendojnë njëjtë. Sipas tij, Grenell ka menduar se vetë mund ta kryejë këtë punë.

‘’Grenell po mendon që vet mundet me i dalë në krye të kësaj pune. LDK e ka marr si të vulosne prej Grenellit dhe kjo ka qenë gabim’’, ka thënë Konjufca.

‘’Grenell nuk është i kënaqur me reciprocitetin por nuk mund të them që SHBA e ka rrëzuar Qeverinë’’/PERISKOPI/

 

Tregu i Kosovës ‘pushtohet’ përsëri nga mallrat serbe pas heqjes së taksës

Periskopi.com Lajme

Tregu i Kosovës është ‘pushtuar’ nga produktet serbe pas heqjes së taksës 100 për qind nga Qeveria Kurti.

Mbi 1.6 milionë euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe mbi 100 mijë euro nga Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli.

Kështu ka bërë të ditur për Periskopin zëdhënësi në Doganën e Kosovës, Adritatik Stavileci, duke shtuar se produktet më të kërkuara janë produkte ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.

“Deri tani kemi 1.6 milion import nga Serbia si dhe rreth 100.000 mije euro nga Bosnja dhe Hercegovina (263 dërgesa nga Serbia dhe 15 nga BH), derisa produkte ushqimore, industria kimike dhe industria e ndërtimit janë produktet me te importuara. Te gjitha dërgesat deri tani ju kane referuar Kosovës ne bazë te vendimit te qeverise si dhe emërimit ndërkombëtar te Kosovës ne aspektin tregtar”, ka thënë Stavileci për Periskopin.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.

Ndryshe për mallrat serbe qeveria në lagim e Kosovës më 1 prill ka vendosur masën e reciprocitetit kurse ndaj atyre boshnjake nuk ka vendosur masë shtesë./Periskopi/

Nurellari: Për hir të aleancës sonë me SHBA duhet jo vetëm të heqim një tarifë por edhe të futemi në luftë nëse është nevoja

Periskopi.com Lajme

Adri Nurellari, këshilltar politik i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se për shkak të aleancës strategjike me SHBA jo vetëm që duhet ta heqë tarifën pa pengesa, por edhe të futet në luftë kir kërkon aleati strategjik.

“Kur bëhet fjalë për aleancë me shtetin më të rëndësishëm të botës që kanë qenë vendimtar për mbijetesën kombit shqiptar në 1920 dhe 1999, jo vetëm që pranohet heqja e taksës, por nëse e lyp nevoja neve do të duhet edhe të futemi në luftë e të derdhim gjak sikurse e kanë bërë vende të tjera aleate të SHBA-ve”, ka shkruar Nurellari në faqen e tij në Facebook.

Deklarata e plotë e Adri Nurellarit:

Ditëve të fundit janë rishfaqur sërisht argumentet e anti-amerikanizmit apo zërat që përpiqen ta relativizojnë apo minimizojnë rëndësinë që ka për Kosovën, aleanca e ngushtë me SHBA-të. Mënyra se si këto zëra po e trajtojnë aleancën me amerikanët, për të justifikuar mbajtjen e taksës, është naive, e papërgjegjshme dhe shumë e dëmshme. Kur bëhet fjalë për aleancë me shtetin më të rëndësishëm të botës që kanë qenë vendimtar për mbijetesën kombit shqiptar në 1920 dhe 1999, jo vetëm që pranohet heqja e taksës, por nëse e lyp nevoja neve do të duhet edhe të futemi në luftë e të derdhim gjak sikurse e kanë bërë vende të tjera aleate të SHBA-ve. Së pari duhet theksuar se sjellja aktuale me aleatët po e nxjerr Kosovën si një partnere të pabesueshme e mosmirënjohëse. Kosova kurrsesi nuk mund të tregohet bukëpërmbysese për faktin që fal iniciativës e kembënguljes së SHBA-ve, u ndërmorrën nga marsi deri në qershor 1999 sulme ajrore prej NATO-s të ciat i dhënë fund spastrimin etnik të tyre të shqiptarëve. Nuk duhet harruar që më 12 qershor në Kosovë u fut këmbësoria e NATO-s në territorin e Kosovës duke larguar njëherë e mirë forcat serbe. Prej atëhere misioni i KFOR ka garantuar integritetin territorial dhe sigurinë në Kosovë me kosto shumë të madhe përfshi mbi 200 ushtarakë të NATO-s që kanë humbur jetën. Po ashtu roli i SHBA-ve ka qenë vendimtare jo vetëm për çlirimin e Kosovës por edhe për pavarësinë, konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar, shtet-ndërtimin apo formimin e ushtrisë, veprime që i ka ndërmarrë pavarësisht hezitimeve apo kundërshtimeve që kanë hasur prej shumë aleatëve të tjerë të tyre. Pra Kosova ka një borxh të pallogaritshëm ndaj çfarë ka bërë ky shtet për ne por gjithashtu ka një nevojë të pazëvendësueshme për ta pasur mbështetjen amerikane edhe në të ardhme. Nuk mund të sillet Kosova në mënyrë të pafytyrë që ti vjeli sa më shumë përfitimet prej mbështetjes amerikane kur i leverdis e mandej kur duhet të ndërmarrë një veprim në këmbim, sikurse taksa, të flasi me përçmim për aleatët. Për ta kuptuar që aleanca nuk është veç nder privilegj por edhe përgjegjesi e obligim dhe për ta ilustruar më mirë këtë mjafton të shikojmë përfshirjen e aleatëve të SHBA-ve në luftën e bërë në Afganistan. Në solidaritet me SHBA-të pas sulmeve të 11 shtatorit, NATO evokoi për herë të parë artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit për mbrojtjen kolektive. Kësaj thirrje iu përgjigjen jo vetëm vendet e NATO-s por edhe shtetet e tjera partnere u përfshinë në luftën në Afghanistan në kuadër të operacionit Liria e Përhershme ( Enduring Freedom) e mandej në misionin Forca e Ndihmës së Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF). Në kulmin e saj kjo forcë kishte rreth 130 mijë trupa prej 50 shtetesh, pra edhe nga vende partnere që sot nuk bëjnë pjesë e klubit 30 anëtarësh të NATO-s. Nga ky koalicion ka pasur, deri në 2018 ka pasur 3459 të vrarë ndër të cilët 2313 janë ushtarë amerikanë për të vijuar mandej me 456 britanikë, 157 kanadezë, 90 francezë, 57 gjermanë, 53 italianë e kështu me radhë. Edhe vende që konsiderohen si super paqësore e të pasura, kanë paguar një kosto të rëndë njerëzore për hir të besnikërisë ndaj amerikanëve pasi Danimarkës i janë vrarë 43 ushtarë, Hollandës 23 e Norvegjisë 10 Në këto operacione ka pasur shumë të vdekur edhe nga vende jo anëtare të NATO-s që u përfshinë si për shembull 32 të vrarë të Gjeorgjisë, 5 të Suedisë, 2 të Finlandës 2 të Koresë së Jugut etj. Pra edhe vendt më të zhvilluara të botës, për hir të aleancës me SHBA-të kanë qenë të gatshme të japin kaq shumë sakrifica njerëzore në humbëtirat e shkretëtirës dhe malësive të Afganistanit. Kjo është fotografia e kapitenit Feti Vogli, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i rënë në krye të detyrës në shkurt 2012 në Kandahar të Afganistanit, në moshën 31 vjeçare. Pra edhe Shqipëria e ka paguar rëndë me një dëshmor angazhimin përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë në luftën e Afganistanit. Këto të dhëna të dhimshme vlejnë të përmenden për të kuptuar se çfarë do të thotë aleanca dhe partneriteti strategjik me një shtet.

​Hoxhaj: Reciprociteti dëmton Kosovën dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka akuzuar Qeverinë në detyrë se me heqjen e taksës 100 për qind ka dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj thotë se heqja e taksës nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk sjell asnjë përfitim për Kosovën, me përjashtim të plotësimit të egos së Kurtit dhe krijimit të një situate të rreme në skenën politike në vend të cilën ai synon ta abuzojë politikisht.

Kryeministri dhe qeveria e vetë-dorëzuar përballë sfidave dhe e shkarkuar nga papërgjegjësia e saj, e largoi taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim është marr me paqartësi politike, pa koordinim me aleatët strategjikë dhe pa ndonjë përfitim ndërkombëtar për Kosovën.

Ideja fillestare e taksës ishte që Serbia të ndalonte fushatën kundër njohjes së Kosovës. Një kushtëzim i tillë nu k është se nuk e kishte përkrahjen amerikane.

Albin Kurti, që nga formimi i qeverisë së re e deri një javë më parë, ka ngurruar të heqë taksën në koordinim me Uashingtonin.

Në vend të kësaj ai provokoi me dashje një krizë politike artificiale që rezultoi më shkarkimin e tij. Vendimin që mori dje në terr të natës dhe në terr të përgjegjësisë për heqjen e taksës, e shoh si provokim, tani në raport me aleatët tanë dhe me të gjitha forcat politike parlamentare në Kosovë.

Një vendim i tillë nuk sjell asgjë në aspektin politik dhe ndërkombëtar për Kosovën, përveç plotësimit të egos së z. Kurti dhe krijimit të një situate të rreme në skenën politike në vend të cilën ai synon ta abuzojë politikisht. Ai mori një vendim politik nga i cili nuk ka fituar asgjë Kosova.

Ai hoqi dorë pa rezultat nga taksa dhe pa koordinim me amerikanët. As nuk e ndali fushatën e Serbisë kundër njohjes së Kosovës, as nuk arriti anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe asnjë përkushtim nuk e nxori për marrjen e liberalizimit të vizave.

Albin Kurti premtoi të vendosë një reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Por ai nuk e bëri këtë. Ai aplikoi një lloj gjysmë reciprociteti të paqartë dhe fiktiv që vetëm do të dëmtojë Kosovën ndërkombëtarisht dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë.

Pjekuria politike e një qeverie nuk matet me fjalë të forta dhe pëlqime në rrjete sociale.

Ajo ka të bëjë me aftësinë dhe mënyrën për të zgjidhur çështje të caktuara në interes të vendit. Kur situata politike është e ndërlikuar, nuk është në rregull që qeveria e shkarkuar ta komplikojë atë edhe më tej. Por, kjo po ndodhë! Reciprociteti i rrejshëm dhe gjysmak nuk i sjell asgjë Kosovës. Aq më tepër, rrezikon përkrahjen amerikane për Kosovën!

Albin Kurti duhet të ndalë planet e tij egoiste dhe tà « rrezikshme, sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara, por edhe me partitë parlamentare në Kosovë. Ato po dëmtojnë pozicionin tonë në bashkësinë ndërkombëtare dhe kohezionin tonë shoqëror dhe demokratik.

Siç kam qenë për heqjen e taksës në fillim, sot jam kundër vendosjes së reciprocitetit!

Hoti: Rruga pa krye e Kurtit nuk ka të ndalur, sa më shpejt të kemi Qeverinë e re

Periskopi.com Lajme

Ish-zv/kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për qasjen me miqtë ndërkombëtarë dhe heqjen e taksës, transmeton Periskopi.

Hoti shkruan se është e nevojshme të kemi sa më shpejt Qeveri të re.

 

Ja shkrimi i plotë:

Rruga pa krye e z.Kurti nuk ka të ndalur. Aleatët tanë na kanë kërkuar tërë kohën që të besojmë në ta dhe në planin e tyre, duke hequr taksën pa kushte, në mënyrë që ta detyronin Serbinë të ndalonte fushatën kundër Kosovës, dhe atë në mënyrë të verifikueshme.

Aleatët tanë kërkonin kohë që të detyronin Serbinë të hiqte pengesat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave me Kosovën. Nëse këto pengesa nuk do të hiqeshin, atëherë aleatët do të mbështesnin Kosovën në vendosjen e masave të reciprocitetit.

Qasja konspirative nuk e la z. Kurti të gjykojë arsyeshëm në këto kërkesa të aleatëve tanë, duke dëmtuar kështu partneritetin tonë me ta, që detyrimisht qoi në shkarkimin e tij.

Tani, me këto veprime të njëanshme të Qeverisë së shkarkuar, Kosova e ka humbur shansin që heqjen e taksës ta përkthejë në mbështetje për Kosovën dhe presion mbi Serbinë nga aleatët tanë.

Është tepër e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re të zgjedhur mbi parimet kushtetuese, që është e përgjegjshme karshi proceseve shtet-ndërtuese dhe besimplote karshi aleatëve tanë.

 

Kurti për Grenellin: Besoj që më njohin amerikanët, pajtohemi shumë, por jo për gjithçka

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në ‘Desku’ ka përsëritur se ambasadorit amerikan, Richard Grenell i kishte thënë se taksa hiqet veç pas vendosjes së reciprocitetit, transmeton Periskopi.

Ai thotë se amerikanët e njohin atë dhe qëndrimet e tij.

‘’Unë besoj që ata më njohin mua. Nuk ka të panjohura këtu. Unë pajtoheshm aq shumë me secilin zyrtar amerikan, por nuk pajtohemi për gjithcka’’, ka thënë ai.

‘’’ Kjo fushata per antiamerikanizem, rrjedh prej njerëzve që nuk i dijnë dy fjalë anglisht. Pa aftësi për të bërë kritikë. Demebeli e mendjes’/PERISKOPI/

 

Heqja e taksës së pjesshme, Kurti tregon se cilat pika kufitare hapen sonte me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se cilat pika kufitare do të hapen sonte nga ora 24:00 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit për heqjen e taksës për lëndën e parë, transmeton Periskopi.

Vendimi u votua sonte nga Qeveria, pa prezencën e ministrave të LDK’së.

Ja shkrimi i Kurtit:

U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

 

Haradinaj: Me heqjen e taksës së pjesshme, Qeveria Kurti humbi plotësisht kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtarë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë me vendimin për heqjen e taksës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qeveria në largim nuk ka mundur të ikë pa e larguar taksën, duke zhvlerësuar kështu kundërvlerën finale për marrëveshjen me Serbinë.

Ai gjithashtu ka thënë se me këtë veprim, qeveria e humbi plotësisht kredibilitetin te partnerët ndërkombëtar, e posaçërisht te SHBA-ja.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është vendimi i Kurtit për heqjen e taksës së pjesshme (Dok)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr taksën  për lëndën e parë Serbia dhe Bosnja Hercegovinës.

Më poshtë keni vendimin e Qeverisë, me anë të së cilët shfuqizohet ai i 21 nëntorit të vitit 2018, kur Qeveria Haradinaj, kishte marrë vendim për të ndaluar produktet dhe mallrat serbe.

U raportua se votimi sonte u bë pa prezencën e ministrave të LDK’së.

 

 

Qeveria voton për largimin e taksës 100% për lëndën e parë, pa ministrat e LDK’së

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës, sapo ka vendosur që të heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, në lëndën e parë.

Kështu mëson IndeksOnline, nga burimet e  saja.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë, ministrat nga radhët e LDK-se.

Ndryshe LDK tashmë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti, mocion ky që po përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Shefja e zyrës së BE’së kërkon edhe njëherë nga Kurti heqjen e taksës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim shefen e misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe zëvendës shefin e BE-së Riccardo Serri, me të cilët ka biseduar për gjendjen me koronavirus COVID-19 dhe masat që ka marrë qeveria në këtë drejtim.

Apostolova ofroi mbështetjen e BE-së dhe tregoi se janë duke bërë përpjekje për të siguruar fonde të cilat do të ndihmonin sistemin shëndetësor të Kosovës, për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar.

Po ashtu, Apostolova ritheksoi qëndrimin e Zyrës së BE-së se heqja graduale e taksës me Serbinë është hapi i parë i arsyeshëm.

 

Amerikanët e konfirmojnë: Nuk ka fonde për Kosovën nëse nuk hiqet taksa

Periskopi.com Lajme

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se nuk do të ndajë fonde për Kosovën, derisa qeveria e vendit ta heqë plotësisht dhe pa kushte tarifën ndaj mallrave nga Serbia.

MCC ka lëshuar një komunikatë, në mbrëmjen e së premtes, rreth gjendjes së programeve të saj për zhvillim ekonomik në Kosovë.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi tarifave të Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në reduktimin e varfërisë, nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatën e MCC’së.

Agjencia qeveritare amerikane ka thënë se të pezullojë zbatimin e programeve të saj në Kosovë “derisa të zgjidhet çështja e tarifës”.

“Vendimi për t’i vazhduar programet e MCC’së varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“MCC shpreson se Qeveria e Kosovës do të vendosë të zgjidhë këtë çështje të tarifës sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë programet. Sapo të arrihet një zgjidhje, MCC do të vazhdojë operacionet e saj”, përfundon komunikata.

 

Kurti: Përderisa s’kemi një vendim të ri, taksa 100% mbetet në fuqi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se përderisa nuk ka një vendim të ri qeveritar lidhur me atë se si duhet vepruar, taksa 100 për-qind e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina mbetet në fuqi.

Ai ka thënë se është duke zhvilluar takime të rregullta me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Po ne kemi takime të rregullta si dy krerë të subjekteve politike dhe natyrisht që qëllimet i kemi të përbashkëta. Jemi bashkë në Qeveri por kjo s’do të thotë që nuk kemi dallime”.

“Ne vazhdojmë të besojmë se kur ta kemi një dakordim lidhur me taksën; atëherë edhe do të mund ta bënim vendim të Qeverisë në mënyrë që të mos jetë një vendim me shumicë të thjeshtë. Nuk mund të ju them ndonjë gjë të re sepse nuk ka ndonjë zhvillim të ri”.

“Taksa ngelet në fuqi. Më së miri do të ishte që të kishim një vendim qeveritar për ta hequr taksën për lëndën e parë, por jemi këtu ku jemi dhe përderisa nuk kemi ndonjë vendim të ri, ngelet ai i vjetri”.

Kërcënimi amerikan: Rexhep Selimi thotë se Kosova nuk prishet me Amerikën për taksën

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka thënë se nuk dëmtohen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një taksë.

“Ne me Amerikën nuk prishemi për taksën, nuk prishemi për taksën si e hoqëm s’i se heqim, Amerika nuk zbret në këtë nivel”, u shpreh ai.

Ndërsa për refuzimin e kërkesës së Amerikës, Selemi ka thënë se ‘ky është komunikim’.

Tutje, deputeti i VV’së, ka thënë se heqja e taksës nuk i rregullon raportet me Serbinë.

“Kush mendon që ndreqimi me një taksë me Serbinë e ka gabim”, ka thënë ai.

Kujtojmë që sot, edhe Josep Borrell i ktheu shpinën Kurtit duke kërkuar edhe ai nga ana e BE-së heqjen e plotë të taksës.

Gjithashtu, Administrata e presidentit të Amerikës, Donald Trump, vazhdimisht po kërkon që taksa të largohet si e plotë, e jo në formën siç e ka propozuar kryeministrit Kurti./Periskopi/

 

 

 

 

Washingtoni e do heqjen e tarifave menjëherë

Periskopi.com Lajme

“E gjithë Qeveria amerikane po ia kërkon Kosovës t’i heqë menjëherë të gjitha tarifat”, ka thënë  Dick Custin – zëdhënës i emisarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, kur është pyetur nëse do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës; nëse është stopuar asistenca financiare që ndërlidhet me fondet e Sfidës së Mijëvjeçarit, dhe nëse SHBA-ja po e shqyrton tërheqjen e ushtrisë nga Kosova.

Por një senator republikan dhe djali i presidentit Trump, të enjten kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj mallrave serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ditën kur u takua me emisarët e kancelares Merkel dhe të presidentit Macron, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione nga SHBA-ja që po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës dhe pa kushte. Por ka konfirmuar raportimet e fundit të gazetës se vendimmarrja për taksën në qeveri po vonohet për shkak të kundërshtimit të LDK-së.

Të martën senatori republikan, David Perdue, me thirrjen e tij për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në Kosovë, nëse kjo e fundit nuk është e përkushtuar për paqe, ka nxitur reagime të shumta.

Shefi i Stafit të Kurtit thotë se taksa do të hiqet komplet, vetëm pas ndaljes së fushatës së Serbisë për çnjohje

Periskopi.com Lajme

Shefi i Stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, përmes një serie cicërimash në Twitter, ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet, por gjithnjë me kushtin që Serbia të ndalojë me fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

Sipas Dalipit, posa Serbia të ndalojë këtë fushatë, dhe t’i heq barrierat jotarifore, do të krijohet një bazë e fortë për një dialog të prosperuar dhe për marrëdhënie reciproke me Serbinë.

“Aleanca jonë strategjike me SHBA-në dhe botën demokratike është e rëndësisë kritike dhe Qeveria e Kosovës do të bëjë të pamundurën për t’i ruajtur dhe avancuar raportet tona. I jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, përfshirë ambasadorin Richard Grenell për përkushtimin e tij dhe për rolin aktiv në realizimin e njohjes reciproke Kosovë-Serbi që do të sjellë paqe afatgjatë dhe prosperitet në të dyja vendet. Tarifën do ta heqim plotësisht posa Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve, si dhe t’i heq barrierat e saja jotarifore. Kjo do të krijojë një bazë të fortë për një dialog të prosperuar dhe marrëdhënie reciproke me Serbinë”, tha Dalipi.

Qeveria e Kosovës, sipas tij, paraqet legjitimitetin e qytetarëve dhe politikës së saj. Abrashi ka sqaruar edhe sistemi kushtetues të Kosovës dhe praktikën ligjore të Gjykatës Kushtetuese që thotë se konfirmon rolin e secilit aktor në politikën e jashtme, ndërsa ka shtuar se në sistemin parlamentar të Kosovës, Presidenti i shërben politikës së jashtme të caktuar nga Qeveria.

Më tej, Dalipi ka thënë se veprimet jokushtetuese në procesion negociator me Serbinë do t’i bëjnë dëm dhe do të minojnë punën e madhe dhe përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

“Askush s’duhet t’i çorientojë miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar. Veprimet e pakoordinuara dhe pa autorizim kushtetues jo vetëm që prodhojnë pasoja negative, por edhe marrëveshje fiktive dhe të pazbatueshme që rezultojnë në dëmtimin e pozitës ndërkombëtare dhe të interesave të Kosovës”, ka thënë Dalipi.

 

Zëvendëskryeministri Hoti: Nuk prishet qeveria për një taksë

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar ndjeshëm presionin për të hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. SHBA, po ashtu nuk po e përkrah planin e kyreministrit të Kosovës, Albin Kurti që taksa të hiqet vetëm për lëndën e parë.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se ruajtja dhe thellimi i partneritetit me ShBA-të është njëra ndër parimet themelore të koalicionit të tyre. Për këtë thotë se edhe masa e reciprocitetit duhet të vendosen vetëm në bashkëpunim me ta.

Në lidhje me çështjen e taksës ka dallime edhe mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por pavarësisht kësaj duket se dy partitë nuk kanë alternativa të tjera, përveç të gjejnë gjuhë të përbashkët mbi temat madhore të Kosovës.

Hoti u shpreh i bindur se për largimin e plotë të taksës do të kenë pajtim me partnerin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne kemi një marrëveshje të koalicionit në atë marrëveshje janë edhe parimet mbi të cilat ne bashkëqeverisës. Në gjitha pjesët e programit i nënshtrohen parimeve të bashkëpunimit që kemi si dy parti në koalicion. Ndër parimet kryesore është ruajtja dhe thellimi i partneritetit me miqtë ndërkombëtarë. Partnerët strategjik siç është ShBA dhe vendet kyçe brenda BE-së. Unë jam i bindur që do të do të gjejnë një gjuhë të përbashkët që veprimet që i ndërmarrim në Qeveri të jenë në përputhje me këto parime të bashkëpunimit tonë si dy parti… taksa duhet të largohet dhe masat e reciprocitetit do të vendoset vetëm në bashkëpunim, dakordim të ngushtë me partnerët tanë strategjik”, thotë ai.

Ndërsa duhet kujtuar që në media gjatë ditë së djeshme është raportuar për sanksione ndaj Kosovës nëse taksa nuk largohet plotësisht.

Gjithashtu edhe sot është raportuar se SHBA ka propozuar për ta shqyrtuar praninë e e trupave ushtarake në Kosova.

 

Analistët: Ka përçarje në koalicionin qeverisës, vendi po rrezikohet nga zgjedhjet e reja

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar ndjeshëm presionin për të hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ndërsa nuk iu ka pëlqyer as plani i Kurtit që largimi i saj të bëhet në mënyrë graduale.

Si pasojë e këtij presioni është shprehur qartë edhe mospajtimet mes partnerëve qeverisës LDK e VV.

Në lidhje me këtë analisti politik, Rasim Aliaj thotë se asnjëra palë nuk kanë alternativa të tjera, përpos pajtimit për këto tema. Për këtë i bën thirrje partive që të gjejnë modalitetet për të koordinuar mbi veprimet që do t’i ndërmarrin.

“Këto përplasjet e partnerëve të koalicionit nuk e rrezikojnë cilësinë e qeverisjes. Mbi të gjitha edhe një tentim për rënie të qeverisë. Nuk kanë alternativ tjetër, as LDK-ja e as LVV-ja…nuk ka alternativ tjetër përpos vazhdimin të bashkëqeverisjes dhe dakordimit me LVV si partnerin kryesor të koalicionit. Cila do të ishte ideja në rast se LDK do të dilte prej qeverisës. Cila do të ishte ideja dhe pasojat në zgjedhjet e mundshme që do t’i merrte përsipër LDK. Kjo është më shumë deklarim në baza ditore, ose një retorik”, thotë ai.

Por, njohësi tjetër i rrethanave politike, Faton Abdullahu thotë se ka përçarje në koalicionin qeverisës dhe se vendi po rrezikohet nga zgjedhjet e reja.

“Është jashtë çdo dyshimi se tani më kemi dallime jo të vogla, që mund të konstatohet se nuk kemi strategji unike. Por për më keq, ka përçarje brenda koalicionit aktual që ka bërë qeverinë Kurti. Sa i përket taksës, reciprocitetit dhe si rrjedhojë duket se edhe për dialogun. Kjo është brengose, është alarmante…nëse shkohet kështu, në njërën anë me kryeneçësi politike për mos t’i koordinuar punët me ShBA-të, dhe nëse në anën tjetër LDK me qasjen e saj dualiste. Në njërën anë të përkrahë qeverinë Kurti, në anën tjetër si parti ta kundërshtojë politikën e tij. Atëherë nëse vazhdohet ndodh ajo që unë konsideroj që nuk e dëshiron askush që në rrethanat e tanishme të shkohet në zgjedhje”, thotë ai.

Dallimet mbi largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë ka shpërfaqur dallimet e koalicionit qeverisës mbi formën dhe mënyrën si duhet të largohet ajo.

Në LVV insistojnë se ajo duhet të largohet me kushte, ndërsa nga ana tjetër në LDK qëndrimi është që ajo të largohet pa kushte, siç po kërkohet nga ShBA./Periskopi/

 

Taksa: Presioni s’ndalet

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, është duke i bërë presion të vazhdueshëm Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe. SHBA-ja po paralajmëron edhe sanksione në rast se ekzekutivi kosovar nuk bindet që tarifa të hiqet. Pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti nuk po zmbrapset nga plani i tij për heqjen graduale të tarifës, ndonëse për një gjë të tillë nuk ka përkrahje as nga partneri qeverisës. Nga analistët qasja dhe presioni amerikan nuk po konsiderohet i barabartë si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, shkruan gazeta “Zëri”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e ndalin presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e plotë dhe sa më të shpejtë të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake. Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte paralajmëruar që do ta heqë këtë tarifë pjesërisht duke filluar nga 15 marsi dhe plotësisht nga 1 prilli, një gjë e tillë nuk po përkrahet nga përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Madje nëse taksa nuk hiqet tërësisht është raportuar se Grenelli po e shtyn përpara idenë për vendosjen e sanksioneve të kufizuara ndaj Qeverisë së Kosovës, si ndalja e ndihmës dhe e investimeve amerikane. Ditë më parë zyra e kryeministrit kishte deklaruar se gjatë bisedës që Kurti ka pasur me Grenellin i është konfirmuar se ndihma ndaj Kosovës nuk do të ndalet për shkak të tarifës. Por Grenelli ka reaguar të enjten ndaj këtyre deklaratave, duke i quajtur të pavërteta.

Ai ka thënë se SHBA-ja ia ka bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për t’i mbajtur tarifat edhe pjesshëm është duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës dhe se SHBA-ja nuk do t’i çonte dëm ndihmat e saj nëse lidershipi i Kosovës vazhdon ta dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë. Mirëpo ky presion i amerikanëve po vlerësohet si i njëanshëm dhe i pabarabartë, duke qenë se Kosova ka marrë iniciativë për heqjen graduale të tarifës, ndërkohë që Serbia po vazhdon egërsisht me fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës. Ndërkaq i gjithë spektri politik në Kosovë është i ndarë sa i përket taksës 100 për qind. Përveç qëndrimeve të ndryshme në opozitë, pozicione të njëjta nuk mbajnë as partnerët e koalicionit.

SHBA-ja nuk premton investime nëse tarifa s’hiqet

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” Richard Grenelli i ka demantuar deklaratat e zyrës së kryeministri të Kosovës, që ditë më parë, pas një komunikimi të cilin kryeministri Kurti e ka pasur me Richard Grenellin, ka deklaruar se Grenelli e ka konfirmuar mbështetjen amerikane për Kosovën, pavarësisht tarifave.

“Gjatë bisedës së pardjeshme telefonike të kryeministrit Kurtit me ambasadorin O’Brien dhe me ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, është thënë nga përfaqësues të zyrës së kryeministrit.

Mirëpo Grenelli përmbajtjen e kësaj telefonate e ka quajtur të pavërtetë. Ai ka thënë se SHBA-ja nuk do të vazhdojë të çojë ndihma dëm në Kosovë nëse lidershipi punon në këtë mënyrë. “Kjo nuk është e vërtetë. Ne ia kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për heqjen e tarifës, qoftë edhe pjesërisht, është duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës. SHBA-ja nuk do t’i çojë dëm ndihmat e saj nëse lidershipi i Kosovës vazhdon ta dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, ka thënë Grenelli.

Qeveria: Heqja e taksës gradualisht, rruga më e duhur

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Erzen Vraniqi, ka thënë se deklarimet e përfaqësuesit special Richard Grenellit për dialogun ngjajnë më të ashpra në rrjetin social “Twitter” sesa në bisedat telefonike mes tij dhe kryeministrit Kurti. Por pavarësisht mospajtimit të Grenellit me heqjen graduale të taksës, Vraniqi thotë se Qeveria është në rrugën e duhur. “Mund ta kem gabim, por përshtypja ime është se ‘tweet’-at e ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij të qartë e të saktë për heqjen graduale të tarifës 100% dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Ambasadorit Grenell kjo nuk i ka pëlqyer, duke e quajtur gjysmëmasë. Por kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën më të mirë e më të dobishme për Kosovën me propozimin e tij”.

Sipas tij, komunikimet e ambasadorit Grenell përmes rrjetit social “Twitter” janë duke u keqpërdorur për interesa të brendshme politike. “Në anën tjetër, këtu më shumë po keqpërdoret ambasadori Grenell për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë, sidomos nga shkarkimet e bordeve të korruptuara të disa ndërmarrjeve publike”, është shprehur Vraniqi.

Britania mbështet heqjen e pjesshme të taksës, por kërkon heqjen e plotë të saj

Por ndryshe nga SHBA-ja, Britania e Madhe e ka mbështetur fillimin e heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake. Edhe një herë tjetër ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në një intervistë ka deklaruar se shteti i tij e përkrah heqjen e pjesshme të taksës, por që presin që ajo të hiqet tërësisht. Kësisoj ai ka thënë se të dyja shtetet duhet t’i krijojnë kushtet për fillimin sa më të shpejtë të dialogut.

“Mbretëria e Bashkuar e përkrah rifillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përshëndesim tërheqjen e pjesshme të taksës në mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina, por ne presim heqjen e plotë të taksës. Ne përkrahim procesin e negociatave dhe inkurajojmë të dyja palët të vazhdojnë. Të dy palët duhet të krijojnë kushtet për avancimin e dialogut dhe të marrin veprime, që do të mundë të dërgonin në një marrëveshje finale”, ka thënë Abbott.

Grenelli nuk po i trajton në mënyrë të barabartë Kosovën dhe Serbinë

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, përmes një shkrimi ka reaguar ndaj raportimeve për sanksione të mundshme të SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të mosheqjes së menjëhershme të tarifës. Ai thekson se ky veprim duket se do të ndodhë, ndonëse ekziston propozimi i Qeverisë fillimisht për heqje të pjesshme e pastaj të plotë të tarifës. “Pra, tarifa do të hiqet dhe negociatat janë duke vazhduar, duke e bërë të panevojshme vendosjen e ‘sanksioneve’. Në anën tjetër, Serbia vazhdon fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës dhe armatimit nga Rusia në kundërshtim me interesat vitale të SHBA-së. Pavarësisht këtyre veprimeve, asnjë kërcënim për sanksione ndaj Serbisë! Kjo qasje mund të vendosë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit negociator përderisa palët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Vela ka vlerësuar se vendosja e “sanksioneve” ndaj Kosovës mund të shpjegohet me dëshirën e Grenellit që të imponojë marrëveshje të shpejtë Kosovë – Serbi. “Atëherë çka mundet ta arsyetojë vendosjen e ‘sanksioneve’ ndaj palës kosovare? Shpjegimi mund të gjendet në dëshirën e ambasadorit Grenell që të imponohet si ndërmjetës me autoritet të padiskutueshëm dhe me aftësi të imponojë zgjidhje mbi palët, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Vela.

Mustafa: Grenell sot më paralajmëroi për sanksione, taksa duhet të hiqet

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sot ka biseduar në telefon me ambasadorin Richard Grenell. Ky i fundit thotë se Grenell e ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC.

“Sot më ka kontaktuar Grenell në telefon, më ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC”, është shprehur Mustafa.

Tutje ai tha se tarifa duhet hequr pa kushte sepse kështu po thotë aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tarifa nuk i bën më mirë Kosovës, tarifa duhet të hiqet sepse aleati ynë po thotë hiqe pa kushte dhe mos veproni menjëherë me reciprocitetin”, ka thënë Mustafa në RTV 21.

“E mbi këtë bazë ne duhet ta heqim tarifën, me të gjithë aleatët tanë duhet të konsultohemi se kur duhet ta presim Serbinë të reflektojë”, shtoi Mustafa.