‘Nëse nuk doni të jeni këtu, atëherë p**dhuni’: Fernandes kritikoi brutalisht bashkëlojtarët te Sportingu

Periskopi.com Sporti

Ardhja e Bruno Fernandesit te Manchester Unitedit po shënohet në një kohë perfekte.

Mesfushori portugez njihet si një futbollist temperament, derisa këtë e nënvizoi në shtator kur shqelmoi dy dyer të zhveshtoreve, pasi u përjashtua për Sportingun, transmeton Periskopi.

Dhe pasi Sportingu mposhti 2-1 Bragën në gjysmëfinale të Kupës, më herët këtë muaj, Fernandes goditi një kamerë dhe debatoi me një polic.

Yjet e Man Unitedit sigurisht se nuk do të kenë dëshirë t’i bien në sy të keq atij, tani pasi kompletoi transferimin 55 milionësh në “Old Trafford”.

FBL-POR-LIGA-SPORTING-BRAGA

Kjo pasi, në shtatorin e kaluar, Fernandes kishte kritikuar bashkëlojtarët e tij te Sportingu përmes një audio mesazhi, i cili është publikuar nga gazeta portugeze “CMTV”.

Ky reagim erdhi pasi Sportingu në shtëpi nga Famalicao, me Fernandesin që shprehu frustrimin ndaj bashkëlojtarëve dhe medieve.

“Vëlla, nuk them asgjë! Sinqerisht, nëse dëshiron të të them, më parë nuk do të komentoja asgjë,” thotë Fernandes.

“Kam qëndrim të keq për disa prej lojtarëve dhe sjelljet e tyre. Në fakt, fare sjellje, një sjelle që nuk ekziston fare.

“Ka lojtarë që nuk kanë sjellje këtu, vëlla. Nuk duan të jenë këtu, nuk duan të luajnë.

“Nëse nuk dëshironi të jeni këtu, atëherë p**dhuni. vëlla. Sjellje m**ti vëlla, dreqi ta hajë.” /Periskopi.com/

Zyrtare: Man United kompleton super transferimin

Periskopi.com Sporti

Manchester United e ka kompletuar transferimin e Bruno Fernandesit nga Sportingu i Lisbonës.

Shuma fillestare që u pagua për 25-vjeçarin është rreth 55 milionë euro, por me bonuse kjo shifër mund të arrijë deri në 80 milionë euro, transmeton Periskopi.

Fernandes ka shënuar 64 gola në 137 ndeshje në të gjitha garat për klubin portugez në sezonin 2018-19. /Periskopi.com/

Ky krosim i Bruno Fernandesit mbrëmë tregon saktësisht pse Man United po e kërkon me ngulm

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandesi i Sporting Lisbonës nuk mund ta kalojë as edhe një ditë pa qenë i lidhur me një transferim te Manchester Unitedi.

Mesfushori portugez ishte i lidhur me një kalim në “Old Trafford” edhe verën e kaluar, por tani spekulimet kanë arritur në një nivel tjetër, transmeton Periskopi.

Shumë burime potencojnë se Fernandes ka arritur marrëveshje personale me “Djajtë e Kuq”, derisa të tjerë shtojnë se transferimi mund të ndodhë javën e ardhshme.

Mirëpo, në mesin e tërë këtyre spekulimeve, “BBC 5” ka raportuar se lëvizje mund të dështojë.

Sidoqoftë, mbrëmë lojtari tregoi saktësisht pse Unitedi po e ndjek atë me aq ngulm, duke dhuruar një pasim inspirues për ish-yllin e Liverpoolit, Rafael Camacho.

Fernandes, i cili ka krijuar 16 shanse me topa të gjatë në Liga NOS këtë sezon, dhuroi një pasim brilant mbi mbrojtjen e Benficas.

Shikoni më poshtë videon nga minuta 1:05. /Periskopi.com/

Horror i vërtetë: Ish-ylli i Liverpoolit shkakton tri penallti dhe përjashtohet me të kuq në Portugali

Periskopi.com Sporti

Kush e mban mend Sebastian Coates?

Nëse e mbani mend, është me siguri për faktin se ai është një prej transferimeve më të dobëta të Liverpoolit në epokën e Premier Leagues, me “Të Kuqtë” që e kishin transferuar atë më 2011 për 9 milionë euro, transmeton Periskopi.

Dhe pavarësisht se bëri vetëm 21 paraqitje për Liverpoolin, ai arriti të qëndrojë në “Anfield” për katër vite.

Coates tani është pjesë e Sporting Lisbonës ku po luan shumë më mirë se në “Anfield”.

FBL-POR-CUP-SPORTING-PORTO

Mirëpo, derisa periudha e tij në Portugali mund të konsiderohet si e suksesshme, ai rrëmbeu kryetitujt për të gjitha arsyet e gabuara këtë fundjavë në humbjen 3-2 nga Rio Ave.

Ishte një paraqitje aq e dobët saqë nuk mund të krahasohet as me debutimin e Jonathan Woodgates te Real Madridi, kur shënoi një autogol dhe u përjashtua me të kuq.

Ai shkaktoi plot tri penallti para se të përjashtohej me të kuq.

Shikoni përmbledhjen e ndeshjes më poshtë. /Periskopi.com/

Ronaldo tregohet i madh para ndeshjes kunder ish-skuadrës së tij

Cristiano Ronaldo është rikthyer në shtëpinë e tij, te Sporting Lisbonë.

Periskopi.com Sporti

31 vjeçarin sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve e pret një ndeshje shumë emocionale, kundër ish skuadrës së tij.Real Madrid është mysafir i Sportingut të Lisbonës.

Para ndeshjes, Ronaldo ka treguar edhe një herë anën e tij të mirë, duke ia realizuar ëndrrën një tifozi të Sportingut, duke u takuar me atë.

Ronaldo mezi e pret rikthimin te Sporting CB

Ronaldo do të rikthehet në Sporting Lisbon, si lojtar i Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Real Madridi dhe Sporting Lisbona do të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve. Para dy muajsh ishin takuar në Stantiago Bernabeu ku portguezi kishte shënuar një gol, por që nuk e kishte festuar në shenjë respekti për ish klubin e tij.

“Është bukur të rikthehesh atje. Më parë u ktheva në Old Trafford dhe të gjithë më pritën mirë. Tani do rikthehem në klubin ku shpenzova 7 vjet të karrierës sime, që nga mosha 11 vjeçare e deri kur mbusha 18 vjet. Ishte ai stadium,”Jose Alvalade” që më bëri të famshëm kur i rashë në sy edhe Fergusonit. Por ne po shkojmë aty për fitore dhe për të mbrojtur ngjyrat e Real Madridit dhe këtë do të bëjmë. Na duhet fitorja”.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaja në një klub si Manchester United. Kundër tyre pata një performancë të mirë dhe Fergie më pa dhe më pas më transferojë aty pas disa muajve. Gjërat ndodhën shpejt sa që nuk besoja veten. Ishte një kënaqsi për mua. Isha shumë i lumtur që fansat pëlqyen performancen time.” – përfundoi CR7. /Persikopi.com

 

 

 

 

 

Vjen goli për Borussia Dortmund (Video)

Borussia Dortmund ka kalur ndaj skuadrës portugeze, Sporting Lisbona.

Periskopi.com Sporti

Goli e shënoi Adrian Ramos në minutën e 12-të. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=XOiHEtNPa3A