Në Amerikën e Jugut stadiumet do të kthehen në spitale për të sëmurët nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Në Amerikën e Jugut, avancimi i shpejtë i koronavirusit, ka bërë që të rritet kujdesi dhe për këtë arsye edhe futbolli është mobilizuar për të përballur emergjencën.

Shumë klube, sidomos nga Brazili dhe Argjentina, janë shprehur të gatshme që stadiumet e tyre dhe qendrat sportive t’i “shndërrojnë” në spitale.

Santos, Corinthians, San Paolo, Boca Juniors, San Lorenzo apo Newell’s janë disa nga 14 klubet që tashmë u kanë komunikuar qeverive respektive vullnetin për të ndihmuar në infrastrukturën spitalore

Pas arratisjeve të shpeshta, KMDLNj kërkon spital brenda burgjeve

Periskopi.com Lajme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas arratisjes së një të burgosuri nga QKUK-ja gjatë së premtes, ka theksuar se duhet ndërtuar një spital brenda sistemit të burgjeve.

Sipas KMDLNj, këto ikje nuk janë se ndodhin për herë të parë  siç thuhet në një kumtesë “për faktin se në QKUK-ë apo Spitalet Rajonale nuk ka Dhoma të Sigurta andaj disa të dënuar simulojnë sëmundje për të krijuar mundësi pastaj për arratisje”.

“Në këtë kontekst KMDLNj ka kërkuar që në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës të ndërtohet një Spital vetëm për personat e privuar nga liria ku do të trajtoheshin të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që janë në institucionet mbajtëse në territorin e Kosovës”, thonë mes tjerash në këtë këshill.

 

Spitalet s’i kanë gjysmën e barnave dhe materialit shpenzues

Periskopi.com Lajme

Qe katër muaj prej që janë buxhetuar 34 milionë euro për barna, ende nuk janë plotësuar rreth gjysma e kërkesave në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Këto institucione janë duke u përballur me mungesa të vazhdueshme të barnave dhe të materialit shpenzues, shkruan sot Koha Ditore. E këto mungesa po u shkaktojnë probleme pacientëve, të cilët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe materialin shpenzues.

Se ka mungesa në furnizim me barna dhe material shpenzues e kanë pranuar edhe drejtorët e spitaleve rajonale.

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi, ka thënë për gazetën se u mungon materiali shpenzues.

Sipas Zyrës për informim në QKUK, prej bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek SHSKUK-ja, janë ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues.

MSH reagon shpejt, furnizon spitalet me dorëza, shiringa e artikuj emergjentë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) njofton se, pas bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek  SHSKUK, ka ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke inicuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

Janë procedurat e prokurimit, të bazuara në Ligjin për prokurim publik që institucioni është i obliguar t’u përmbahet.

SHSKUK, ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja.

”Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent.

Janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë.

Artikujt janë siguruar  me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë inicuar.

Stafi është i përkushtuar për përmirësim të furnizimit.”

Ditë më parë u raportua se si pacientet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës obligohen të blejnë produkte edhe të listës esenciale. Madje, dorëza sterile ditë më parë janë kërkuar edhe nga gratë që i drejtohen Qendres Gjinekologjike- Obstetrike për lindje.

 

Zvarritjet në prokurim lënë spitalet 10 muaj pa dy lloje barnash

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të nënshkruajë kontrata për dy produkte qe gati 10 muaj. Ani pse ky institucion pati hapur tender për furnizim me barna të Listës Esenciale që nga marsi i vitit 2018 për dy lote (pjesë) procedura është duke vazhduar.

Kjo pasi që prej marsit të vitit të kaluar e deri tash nuk ka marr fund beteja e një operatori ekonomik me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky operator pretendon se padrejtësisht Ministria e ka eliminuar nga blerja e dy barnave, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Shëndetësisë krejt këtë zvarritje e arsyeton me mosaplikimin e TVSH-së në ofertë nga kjo kompani. Megjithatë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka dalë krah operatorit ekonomik dhe procesi do të kthehet sërish nga fillimi.

Organi Shqyrtues i Prokurimit në Kosovë ka vendosur precedent me një vendim të vetin në lidhje me ankesën e një operatori ekonomik, i cili ka marrë pjesë në tenderin e blerjes së barnave të Listës Esenciale nga ana Ministrisë së Shëndetësisë. Ndonëse kompania “Liri Med” ka ofertuar me çmim, ku nuk e ka llogaritur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh), OSHP-ja një gjë të tillë e konsideron të ligjshme.

Argumentet e Ministrisë së Shëndetësisë për eliminimin e kësaj kompanie i ka hedhur poshtë OSHP-ja, e cila e ka cilësuar si të ngutshëm vendimin e MSH-së.

Spitalet e Kosovës me mungesë të dyoksidit të karbonit

Periskopi.com Lajme

Spitalet rajonale në Kosovë, po ballafaqohen me mungesë të dioksidit të karbonit(CO2) i cili shërben për të mbushur barkun me gaz, në mënyrë që dukshmëria të jetë më e mirë. Me mungesën e këtij gazi, nuk mund të punojë laparaskopia, (kryerja e operacioneve abdominale me prerje të vogla, në sajë të një sistemi optik që vendoset në abdomen)

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani ka thënë për “Zërin” se për shkak të mungesës së dioksidit të karbonit pa të cilin nuk mund të punojë laparaskopia, atyre u është dashur të shtyjnë operimet e pacientëve, gjendja e të cilëve nuk ka qenë emergjente.

Sipas tij, rastet emergjente kryhen me operacion plastik.

“Vetëm kur na mungon diçka, kur nuk kemi ndonjë produkt, sepse përndryshe nuk ka listë të pritjes për operativë. Nëse nuk ka dioksid të karbonit, nuk mundet të punoj laparaskopia, atëherë pretë pacienti deri sa të evitohet ajo. Por vazhdimisht siç ka listë të pritjes në qendrat tjera, te ne nuk ka”, ka thënë ai.

 

Shtyhen investimet në aparaturat e spitaleve publike

Periskopi.com Lajme

I gjithë investimi për aparaturat në qendrat shëndetësore publike mund të shtyhet përtej premtimeve që janë dhënë nga qeveritarët. Kjo pasi që Qeveria aktuale synon ta zhbëjë planin e Qeverisë së kaluar që parashikonte 50 milionë euro investime për aparatura.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dyshon se planifikimi i cili ka kaluar në Qeverinë paraprake nuk i paraqet nevojat reale, andaj thotë se ka iniciuar një analizë të re fizibiliteti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucionet kosovare duhet të presin deri në vitin e ardhshëm për të parë rezultat e planit të ri të fizibilitetit, e më pas të presin edhe një kohë tjetër shtesë deri te realizimi i atij plani.

Investimi prej 50 milionë eurosh ishte parë si hapi i parë për të vënë në zbatim Ligjin për sigurime shëndetësore. Mjekët dhe menaxherët shëndetësorë kishin deklaruar se pa këtë investim spitalet publike nuk do të mundnin të hynin në skemën e sigurimeve pa ua plotësuar Qeveria e Kosovës kushtet.

 

 

Baftiu: Në spitalet publike nuk po gjenden as barnat esenciale për të shpëtuar jetë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Partisë Social Demokrate, Besa Baftiu në seancën e sotme ka ngritur çështjen e mungesës së barnave në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë.

Baftiu ka thënë se buxheti për barna është i madhi ndër vite por ka dështim të menaxhimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe mungesë të barnave edhe më esenciale nëpër spitalet publike.

“Kjo mungesë e barnave esenciale, materialeve shpenzuese ndër të tjera ndodh sepse ka pasur keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit në prokurorimin e barnave të listës esenciale, unë besoj që e keni parë apo keni dëgjuar për një hulumtim që është bërë nga Institutit Columbus , e që po besoj po ashtu se gjithsecili që e keni parë jeni tmerruar me atë që ka ndodhur me prokurorimin e barnave gjatë viteve 2016-2017. Efektet e këtyre keqpërdorimeve po i bartin pacientët tanë të cilët janë të detyruar të i blejnë nga shiringat e deri te penjtë kirurgjik. Unë këtu me vete e kam një foto, të marrë nga njëri nga repartet ku shkruan se mungon alkooli, mungojnë ampulat, mungojnë gjilpërat e mungon pambuku”, ka thënë Baftiu.

Ajo ndër tjerash ka cituar të gjeturat e hulumtimit të Institutit Columbus ku thuhet se çmimi i barnave është rritur nga 100 në 200 përqind.

“E ku janë mbi 200 produkte farmaceutike që kanë pësuar një rritje të tillë…Miliona euro janë keqpërdorë nga disa kompani farmaceutike ku për të njëjtën shumë të të hollave janë blerë më pak barna se më parë…”, ka thënë ajo.

Mbi 1 mijë institucioneve private shëndetësore të licencuara për një vit në Kosovë

Sipas rezultateve të dala nga një publikim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik në Kosovë, në vitin 2015, ishte 14 033, prej tyre: mjekë specialistë janë 4 071, ose 21% e stafit; infermierë/e janë 8 520, ose 62%; dhe 1 442, ose 16% e stafit janë staf jomjekësor.

Periskopi.com Lajme

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishte 2 469. Numri më i madh i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishin melanoma dhe neoplazmat malinje të tjera të lëkurës me 464 raste, ose 18.8%, pasuar nga neoplazma malinje e gjirit me 439 raste, ose 16.1%, raporton Periskopi

Në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) gjatë vitit 2015, ishin 877 266 ditë shërimi në nivel të Kosovës me 160 793 pacientë të shtrirë. Bazuar në raportet e pranuara, të cilat janë të paraqitura, rezulton që janë kryer 39 522 operime në nivel të ShSKUK-së.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i vizitave në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 9 542 233 vizita  shërbime (parametra).

Gjatë vitit 2015, nga të gjitha shërbimet mjekësore në ShSKUK, 39 522 janë operime, kurse gjatësia mesatare e shërimit në ShSKUK është 5.4 ditë për pacientë të shtrirë.

Në QKUK është 6.6 ditë shërimi mesatar për pacient, ndërsa në spitalet e përgjithshme është 4.45 ditë shërimi për pacient. Shfrytëzimi i kapaciteteve është 60.03%.

QKUK-ja ka shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve me 65.74%, ndërsa spitalet e përgjithshme kanë shfrytëzueshmërinë me 53.35%.

Në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 804 lindje, ku 6 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 586 lindje janë kryer në mënyrë normale. Numri i fëmijëve të lindur është 23 025.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 062, prej tyre: 25 spitale dhe 1 037 institucione të tjera shëndetësore, si ambulanca, poliklinika etj. Numri më madh i ambulancave të licencuara sipas llojit është 447, ose 28.5% e institucioneve të licencuara janë ambulanca stomatologjike./ Periskopi