Skandal: Institucionet qeveritare shpërndajnë intervistën e Kurtit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve, përkatësisht faqja e saj zyrtare në Facebook, ka shpërndarë intervistën e kryeministrit në ikje, Albin Kurti.

Kjo Ministri, sipas fotos më poshtë, është përkujdesur që posa ka filluar intervista, ta shpërndajë atë.

Kështu, ky insitutcion qeveritar, hyn në radhën e grupeve të Facebook-ut ku promovohen intervista të ndryshme të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se për një gjë të tillë, një ministre në qeverinë e kaluar ishte linçuar publikisht nga Vetëvendosja dhe ishte kritikuar nga të tjerët.

Skandaloze: Mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen: Mbylle derën me çelës (Video)

Periskopi.com Lajme

Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar në emisionin “Stop” ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego.

Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Ë profesor…

Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?

Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.

Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!

Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.

Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.

Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…

Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!

Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.

Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.

Nxënësja: Pse?

Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…

Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?

Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat. Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti. Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…

Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.

Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!

Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!

Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!

Nxënësja: E kuptoj…

Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!

Nxënësja: Si …?

Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?

Nxënësja: Po, seeee…

Profesori Agron Bego: Do ikësh?

Nxënësja: Po, po! Do iki…

Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?

Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.

Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…

Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!

Profesori Agron Bego: Në rregull?

Nxënësja: Në rregull!

Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!

Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…

Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!

Nxënësja: Në rregull!

Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij. Pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës. Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.

Nxënësja: Si je?

Profesori Agron Bego: Mbylle derën! Mbylle derën!

Nxënësja: Mbyllur është dera! E mbylla.

Profesori Agron Bego: Mbylle me çelës, me çelës…!

Nxënësja: Pse? Vajza mbyll derën me çelës.

Profesori Agron Bego: Ulu aty, ulu!

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Pse po mungon? Po vazhdon të mungosh?

Nxënësja: Unë…? Nuk mungova!

Profesori Agron Bego: Qysh nuk mungove…?

Profesori më pas e pyet nxënësen, nëse ka të dashur.

Profesori Agron Bego: Deri ku ke arritur, thashë?

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Asnjëherë s’ke bërë seks?

Nxënësja: Asnjëherë! As e mendoj!

Profesori Agron Bego: Ëëë…?

Nxënësja: As e mendoj!

Profesori Agron Bego: E vërtetë kjo?

Nxënësja: Shumë e vërtetë!

Profesori Agron Bego: Shiko! Nuk është turp, ta kam thënë…,por ëëë.., nuk di ëë.., d.m.th, ajo moshë, nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Si?

Profesori Agron Bego: Ajo moshë nuk dinë të bëjë seks dhe nuk ma merr mendja, se ti nuk ke bërë seks. Nxënësja: S’ta merr mendja! Pse duhet të jesh kaq i sigurtë, që unë s’…për këtë pjesën? Profesori Agron Bego: Pfff…, unë …edhe ti, po vetë mosha, edhe natyra jote, nuk ka…

 

 

Skandaloze: Të vdekurit serbë votuan në zgjedhjet e fundit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Qytetarë serbë të cilët në të kaluarën kanë pasur të drejtë vote në Kosovë por kanë ndërruar jetë vite më parë, figurojnë si votues në zgjedhjet e 6 tetorit në listën e votuesve jashtë Kosovës, konkretisht Serbi.

Në votat e ardhura me postë nga Serbia, të cilat u shpallën të pavlefshme në një vendim të PZAP-së të hënën, figurojnë edhe votues që nuk jetojnë më.

Zorka Nikshiq, një grua nga Serbia e cila në të kaluarën ka pasur të drejtë vote në Kosovë, por që ka ndërruar jetë më 2018, ka figuruar si votuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Sipas një shpallje për të vdekurit, rezulton se Zorka Nikshiq ka ndërruar jetë më 9 nëntor të vitit të kaluar.

E në listën e votuesve nga jashtë Kosovës në zgjedhjet e fundit, figuronte edhe emri i Dobrivoje Ivanoviq, një ish-qytetari serb nga Kosova që ka ndërruar jetë në vitin 2002.

Për vdekjen e Dobrivoje Ivanoviq ka shkruar më 9 tetor Miqa Ivanoviq, djali i tij. Ka thënë se e ka pritur që babai i tij të rezultonte në listën e votuesve nga jashtë.

“[…] dhe për fat të keq TË VDEKURIT tanë (sidomos babai im Dobrivoje 1940 – 2002, e kam pritur, e kam listën zgjedhore si dokument, të mos del se po shkruaj marrëzira), nuk kan mundur të vijnë sepse nuk ka pasur transport të organizuar por edhe kanë munguar ‘sendviçët’”, ka thënë Miqa Ivanoviq në një shkrim në Facebook.

Ndonëse gati të gjitha votat e ardhura me postë nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit i takuan Listës Serbe, ky subjekt nuk është ankuar në Gjykatën Supreme pas anulimit të këtyre votave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ankesën pranë Gjykatës Supreme e kanë dorëzuar tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë: Alban Hyseni, Arta Bajralija dhe Enver Haliti.

Tre deputetët e Vetëvendosjes, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga Serbia, e dorëzuan ankesën për anulim të vendimit të PZAP-së me arsyetimin se janë vënë në mbrojtje të “së drejtes së tyre si deputetë të zgjedhur”.

Skandal: Spitali Amerikan i vendos një pacienti gabimisht shufrën metalike në shtyllën kurrizore

Periskopi.com Lajme

Ardian Maraj nga Istogu, prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë që quhet (Pectus Excavatum) ose ndryshe brinjët e kthyera nga brenda.

Maraj për “Gazeta Blic” ka rrëfyer në detaje të gjithë vuajtjet nëpër spitale dhe operacionin e dështuar që ai pretendon se i kanë bërë në Spitalin Amerikan në Tiranë.

“Jam operuar në fillim në 2003 në Spitalin Shtetëror në Klinikën e Kirurgjisë Terakale për problemin që kam. Pas 18 vitesh më janë shfaqë sërish probleme dhe asnjë spital nuk ka marrë përsipër me më operu. Edhe në Tiranë, në Spitalin “Nënë Tereza” më patën thënë se ky lloj operacioni nuk mund të kryhet as në Tiranë e as në Kosovë. Më kanë dhanë të gjitha raportet për ta kryer operacionin jashtë vendit pasi këtu nuk mund të kryhej dhe ishte me fatalitet nën moshën 18 vjeç. Por një doktor i Spitalit Amerikan më ka thënë se unë e kam kryer këtë operacion më parë në Londër dhe mund ta marr përsipër kryerjen e tij. Nga ministria më patën pyetur se a do në Gjermani apo në Spital Amerikan për ta kryer operacionin dhe unë vendosa ta kryej aty, pra në Spitalin Amerikan pasi mund të ishte me fatalitet edhe procedurat kryehshin më lehtë pasi kushtet ekonomike nuk i kisha të mira dhe pranova ta kryej aty”, thotë Maraj.

Maraj tregon edhe mënyrën se si ka arritur ta sigurojë shumën e parave për këtë operacion dhe si ka rrjedhur më tej ngjarja me operacionin.

“Adnan Hyseni, Ministria, Komuna e Istogut dhe populli mi kanë mbledhur paratë dhe i kemi deponuar 2 muaj e gjysmë përpara kohe sepse më thonin se jemi duke e pritur një mjek nga Gjermania, pasi vetëm nuk mund ta kryej operacionin. Unë kam vuajtur ashtu nëpër spitale gjithë kohës me injeksione dhe kur jam shtri në spital pas 2 muaj e gjysmë më thanë se duhet t’i presim dy shufra metalike që vijnë nga Londra. Pasi jam shtri në spital, mjeku i Gjermanisë ka thanë që nuk mundem me ardh pasi je në rrezik jete dhe nuk mund ta kryej këtë operacion. Në atë momente mjeku Arben Kojqiqi në Spitalin Amerikan më ka thënë unë të shti vetë në operacion edhe pa ata, pra pa mjekun e Gjermanisë. Unë kam paguar për dy shufra metalike por pas operacionit unë kam shku në dhomë se kam nejt dy ditë në koma, doktori më ka thënë t’i kam vendos dy shufra por mënyra estetike më është dashtë me ta heq njërën dhe vetëm njërën shufër me të vendos. Por në incizimin live të operacionit thuhet se s’ka nevojë për dy shufra por vetëm një shufër. Tre vjet kam shku rregullisht për kontrolle dhe ai më shmangej vazhdimisht dhe nuk më tregonte që ka dështuar operacioni. Kam përdor Morfina, më është dashtë të marrë leje në Polici dhe Spitalin e Pejës me tre nënshkrime për t’i përdorur morfinat në shtëpi”, ka rrëfyer ai.

Maraj fol më tej për maltretimet dhe shpenzimet në para që i kanë ndodhur në Spitalin Amerikan sipas tij.

“Në atë çmim unë kam pas me tërheq edhe shufrën, kur jam shku në momentin e fundit që ka pas mu tërheq shufra ka ardhur doktori dhe më ka thënë me qet CD të ka dështu operacioni. Me tha mos e bë të madhe dhe shko bëje diku tjetër operacionin, veç hajde te unë nuk të lypi shumë pare deri në 5 mijë euro për me ta heq shufrën dhe me kry pastaj operacionin tjetër kund, që mos me pa që është vendos gabimisht shufra”, thekson Maraj.

Ai rrëfen momentin se si ishte shokuar me të marrë atë përgjigje.

Ai pretendon se prej kësaj shufre e ka fituar edhe hepatitin, diabetin dhe sëmundjen e zemrës, pasi nuk është kryer në mënyrë profesionale.

Ai thotë se 18 mijë e 500 euro ka qenë shuma e operacionit të kryer në Spitalin Amerikan.

“Më tej më është përkeqësuar gjendja dhe kam qëndruar në Spitalin e Pejës 6 javë ku aty mjeku ka thotë se shufra është vendosur gabimisht dhe duhet urgjentisht të hiqet pasi mund të më rrezikohet jeta. Prej aty më kanë dërguar me ndihmë të parë në Prishtinë dhe aty është vërtetuar se shufra është vendosur gabimisht dhe me tre nënshkrime më kanë dhanë raportin me shku me u operu në Spitalin Amerikan me atë çmim. Me ato dokumenta jam drejtu në Spitalin Amerikan dhe aty Kordinatori ma ka dhanë letrën se ky operacion nuk kryhet as në Shqipëri e as në Kosovë. As nuk më kanë kthyer paret e shufrës tjetër që nuk ma kanë vendos dhe pavarësisht se kontrollet i kam pas në atë çmim ata më kanë marrë pare dhe për kontrollet.
Unë jam operu në Turqi dhe Turqia e ka vërtetuar se shufra më është vendos gabimisht dhe ato po mi lypin 11 mijë e 200 euro për me heq po unë skam dhe s’mundem me i lyp gjithë kohës Ministrisë”, thotë Maraj në rrëfimin e tij.

“Gazeta Blic” ka komunikuar edhe me Shefin e Repartit Internistik në Spitalin e Pejës doktor Luan Rexhëbogaj i cili e ka ndjekur në këtë spital gjendjen e pacientit Ardjan Maraj.

Rexhëbogaj për Gazeta Blic ka theksuar se pacienti Maraj ka bërë një operacion në “Spitalin Amerikan”, operacion i cili në fillim ka rezultuar i suksesshëm por më vonë nuk ka pasur sukses gjendja postoperatore .

“Pacioneti Ardjan Maraj ka lind me atë defekt në kafazin e kraharorit, kafazi i kraharorit tek ky pacient është i shtrembëruar dhe presioni që kanë bë brinjët në zemër është bërë i domosdoshëm një operacion korrigjues. Vendosja e shufrës metalike për të bërë që zemra të punojë normal. Ai e ka bërë një operacion në Spitalin Amerikan, ai operacion fillimisht ka qenë i suksesshëm por më vonë nuk ka pas sukses gjendja postoperatore. Pastaj, gjendja e tij ka qenë e rëndë për për shkak të presionit dhe zemra ka rrah shpejt. Më tej Maraj ka ardhë në spitalin tonë dhe ka kërkuar ndihmë nga populli dhe ka siguruar mjetet që ky operacion të bëhet në Turqi. Mas operacionit ka qenë shumë mirë, por pas një kohe ka filluar tu shfaq enjtje, skuqje dhe këto janë pa se janë reaksion alergjik dhe trupi i tij e ka konsideruar shufrën metalike si trup të huaj. Ka shkuar në Turqi për kontrolle, ata kanë tentuar me një terapi antialergjike mos arrin trupi një kompromis me atë trupin e huaj, por nuk ka pas rezultat dhe është dashur me u tërheq shufra metalike. Ky tashmë është në gjendjen e mëparshme, dy operacione i ka pas të suksesshme, operacioni i dytë ka qenë i suksesshëm por trupi nuk e ka pranuar shufrën metalike dhe është dashur të hiqet. Unë nuk kam kompetenca të them nëse ka qenë i mirë apo jo ky operacion, por di të them se operacioni në Spitalin Amerikan ka qenë i pasuksesshëm” ka thënë doktori Luan Rexhëbogaj për Gazeta Blic.

“Gazeta Blic” ka komunikuar me Spitalin Amerikan nr.3 në Tiranë por të njëjtit kanë theksuar se pacienti me emrin Ardian Maraj nuk ka historik fare në Spitalin Amerikan dhe nuk është është operuar nga doktori Arben Kojqiqi.

“Pacienti nuk ka bërë ndërhyrje në Spitalin Amerikan nr.3 në Tiranë, nuk kemi asnjë të dhënë nga ai pacient me atë emër. Arben Kojqiqi punon këtu dhe atë pacient nuk e ka parë, nuk ka historik fare ai pacient në këtë spital”, thuhet në përgjigjen telefonike që Koordinatorja e Spitalit Amerikan në Tiranë ka dhënë për  “Gazeta Blic”.

Tristan Thompson kishe tentuar ta vriste veten pas skandalit për tradhti

Periskopi.com Showbiz

Khloe Kardashian zbuloi se Tristan Thompson kërcënoi se do ‘të vriste veten’ menjëher pasi u bë pubik skandali i tradhtisë  me Woods Jordyn.

Ky skandal kishte bërë bujë të madhe mediatike saqë ka ndikuar shumë keq tek basketbollisti Tristan Thompson.

Gjatë episodit të fundit të ‘Keeping Up With The Kardashians’ Khloe ka zbuluar se ajo është interesuar për shëndetin e yllit të ekipit Cleveland Cavaliers.

Tashmë ata janë të ndarë dhe e vetmja gjë që i bashkon është vajza e tyre True.

Skandaloze: AKI’ja u mashtrua nga një 26 vjeçar – 8 vjet pati qasje në dokumente topsekrete dhe spiunoi te shërbimet e huaja

Periskopi.com Lajme

Një 26-vjeçar nga Prishtina kishte arritur që përmes falsifikimit të një dokumenti për tetë vite me radhë ta mashtronte Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Edmond Jetullahu kishte arritur që përmes këtij dokumenti të vetëpunësohej në AKI dhe të siguronte qasje në dokuemnte topsekrete të agjencisë. Prokuroria dyshon se ai ka spiunuar tek autoritete të huaja.

26-vjeçari nga Prishtina, Edmond Jetullahu dyshohet se tetë vjet më parë përpiloi një dokument të falsifikuar, me të cilin u vetë punësua në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Përmes falsifikimit të dokumentit për vite me radhë, Jetullahu dyshohet të ketë siguruar qasje në dokumente topsekrete të AKI-së.

Jetullahu, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës, dyshohet për kryerjen e veprave penale të Spiunazhit, Prezantimit të Rremë dhe Falsifikimit të Dokumenteve. Lidhur me këto dyshime që rëndojnë mbi 26-vjeçarin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur zyrtarisht hetimet të mërkurën.

Insajderi ka siguruar aktvendimin për fillimin e hetimeve ndaj Jetullahut, të përpiluar nga prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi. Në këtë aktvendim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Jetullahu ka kryer tri veprat penale të spiunazhit, falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të rremë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, Prokurori i Shtetit Kujtim Munishi, me pjesëmarrjen e zyrtares ligjore Diora Bajrami, në procesin kundër të dyshuarit Edmond Jetullahu për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: Prezantim i rremë nga neni 417 të KPRK-së, veprën penale Spiunazhi nga neni 131 të KPRK-së dhe veprën penale Falsifikim i dokumentit nga neni 398 të KPRK-së merr aktvendim për fillimin e hetimeve”, thuhet në aktvendim.

Në vitin 2010, Jetullahu dyshohet se kishte përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal. Përmes këtij dokumenti, ai në mënyrë të rreme kishte krijuar marrëdhënie pune me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës. Ishte vetëpunësuar si udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit.

“I pandehuri Edmond Jetullahu, me datë 01.12.2010 ka përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal me të cilin kinse e ka themeluar marrëdhënien e punës në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës me pozitë Udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit”, thuhet në aktvendimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, raporton Insajderi.
Madje përmes kësaj pozite të rrejshme të cilën e kishte “falsifikuar”, 26-vjeçari nga Prishtina dyshohet të ketë krijuar qasje në dokumente dhe të dhëna topsekrete të agjencisë.

“I pandehuri duke u paraqitur si zyrtar i AKI-së, ka mbledhur të dhëna dhe dokumente të klasifikuara duke krijuar qasje në dokumente dhe të dhëna të besueshme”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Edmond Jetullahut.

Jetullahu nga AKI-ja dyshohet se kishte arritur të merrte të dhënave, të fotokopjonte, të fotografonte, apo të merrte të dhëna nga zyrtarë të tjerë të AKI-së “me qëllim që t’i komunikohen apo t’i dorëzohen shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit i cili u shërben këtyre”
Gjatë tërë kësaj periudhe gati 8 vjeçare, Edmond Jetullahu kishte shfrytëzuar dokumentin e falsifikuar për t’u prezantuar si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në mënyrë të rrejshme.

“I pandehuri ka përdorur dokumentin – vendimin e falsifikuar të Qeverisë së Kosovës në të cilin ka themeluar marrëdhënien e punës duke u vetëpunësuar si zyrtar i Agjensionit Kosovar të Intelegjencës në pozitën- udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit, ashtu që është prezantuar rrejshëm si zyrtar i AKI-së me qëllim që t’i shmanget kontrolleve nga organet përgjegjëse”, thuhet në aktvendim.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NHKEK), pas një pune hetimore në teren, e arrestoi Jetullahun të martën në Prishtinë.
Jetullahu ishte arrestuar pasi dokumentin e falsifikuar e kishte përdorur në kohën kur është ndalur nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinë, duke i venë  në lajthim nën arsyetimin se është me detyra apo punë konkrete nga AKI-ja.

Skandali i paparë trondit Britaninë: Përplasen dukeshat në Pallatin Mbretëror

Periskopi.com Showbiz

Probleme në familjen mbretërore? Sipas medias, Meghan Markle dhe Princi Harry vendosën të largohen nga Pallati Kensington, pasi ata nuk duan të jetojnë pranë Kate Middleton dhe Princi William.

Pas martesës, ata u zhvendosën në Pallatin Kensingtonit, por jo në pallatin e vetë, por në një shtëpi më të vogël pranë saj, e cila ka dy dhoma gjumi.

Shtëpia është më modeste, më e vogël, kështu që nuk është çudi që ata duan një shtëpi më të madhe.

Pallati Kensington është i madh. Aty jeton në Kate Middleton dhe Princi William, të afërmit mbretëror, Duka dhe dukesha e Gloucester, Duka dhe dukesha e Kentit dhe Princi Michael i Kentit – kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeta II dhe gruaja e tij.

Mediat britanike shkruajnë se është kjo familja që paraqet probleme për Harry dhe Meghan, më saktësisht duka 74-vjeçari i Gloucester dhe gruaja e tij, Bridget. Ata jetojnë në një apartament me 21 dhoma dhe fqinjët e parë janë William dhe Kate, dhe Harry thuhet se e hodhi syrin pikërisht atë pjesë të pallatit. Megjithatë, Bridget nuk dëshiron të zhvendoset.

“Ajo dhe burri janë anëtarë të plotë të familjes mbretërore. Ata janë ende duke bërë punën e tyre dhe mbretëresha u ka dhënë atyre apartamentin”, tha një burim i Daily Mail pranë dukeshës.

Brenda familjes, diskutohet se princat duhet të ndahen pasi detyrimet e tyre prej tani do të jenë të ndryshme.

Nëse do të kenë probleme me të afërmit për shkak se Meghan dhe Harry duan të zhvendoset, kjo mbetet të shihet në të ardhmen.

 

Skandali i presidentit meksikan: Në vend të përgjigjet në pyetje, puth gazetaren

Periskopi.com Lajme

Në vend të përgjigjet në pyetje ai e puth gazetaren.

Presidenti i ri meksikan Andreas Manuel Lopez Obrador (64) është shmangur të përgjigjet në pyetje të gazetares ashtu që e ka puthur në faqe reporteren e gazetës “El Mexicano”.

Ai është kritikuar ashpër pasi që është publikuar në opinion video xhirimi në të cilin shihet se si po e puth në faqe reporteren e cila i bëri një pyetje.

Kjo ka ndodhur më 20 shtator në shtetin meksikan Kalifornia e Poshtme, gjatë turneut të tij kombëtar të organizuar para inaugurimit të tij më 1 dhjetor, transmeton AP.

Në video xhirim shihet se si reporterja e gazetës El Mexicano Lorena Garcia i bënë pyetje për zgjedhjet për qeveri të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, në çka Obrador qeshi, u kthye dhe e puthi në faqe pa përgjigje në pyetjen e bërë.

Më vonë gazetarja ka deklaruar se konsideron se veprimi i tij ishte “i papërshtatshëm”.

Obrador kohë më parë gjithashtu është kritikuar, sepse dy gazetareve i është drejtuar me “e dashur” kur janë përpjekur t’i bëjnë pyetje nëpër dritare të hapur të veturës së tij.

Obrador është zgjedhur për president të ri të Meksikës në korrik të këtij viti, ndërsa më 1 dhjetor do ta marrë detyrën.

Skandal i ri në Itali, klubet e Serie A rrezikojnë përjashtimin

Periskopi.com Sporti

Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A.

Dy klube rrezikojnë përjashtimin nga elita e futbollit italian.

Dy klubet që mund të përjashtohen janë Chievo dhe Parma.

Chievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes.

Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënime të rënda dhe Palermo dhe Crotone janë 2 klubet që përfitojnë në rast se Chievo dhe Parma përjashtohet.

Mësohet se procesi do të zhvillohet nesër.

Rrjedhin detaje të reja shokuese nga skandali i Cristiano Ronaldo

Periskopi.com Lajme

Pas informatës ekskluzive se Cristiano Ronaldo kishte dhunuar një femër, të cilës i kishte paguar 375.000 dollarë për tërheqjen e akuzës, si dhe detajeve të natës kur kishte ndodhur krimi seksual, të cilin e publikoi revista gjermane “Spiegel”, kanë rrjedhë detaje të reja.

E gjithë kjo është dokumentuar nga projekti Football Leaks, i cili informacionet ia ka dhënë rrjetit të hetimeve evropiane dhe revistës gjermane.

“Spiegel” raporton për porositë SMS, të cilat revistës ia ka vënë në dispozicion portali hulumtues Football Leaks. Sipas asaj që shkruan në këto mesazhe, Ronaldo nga avokati i tij ka kërkuar që të zvogëlojë shumën, të cilën është dashur t’ia paguajë viktimës: “Kjo duhet të jetë më pak”, shkruan në njërin nga mesazhet e tij SMS Ronaldo. Në fillim, femra, e cila akuzon yllin portugez për dhunim, kishte kërkuar 950.000 dollarë dhe Ronaldo në fund pagoi 375.000.

Bisedimet për marrëveshjen kanë të bëjnë me dhunimin e supozuar që kishte ndodhur më 2009. Atëherë, Ronaldo kishte njohur një femër të re në Las Vegas, e cila më vonë pohoi se futbollisti e kishte “dhunuar në anal”.

Ronaldo ka hedhur poshtë akuzat, por në të njëjtën ditë kur kishte ndodhur rasti, femra kishte lajmëruar policinë dhe ishte kontrolluar për këtë në qendrën medicinale të Universitetit në Las Vegas.

Pas kontrollit mjekësor është vërtetuar se ajo kishte ënjtje në pjesën anale, gjë të cilën e vërtetojnë dokumentet medicinale të siguruara nga “Spiegl”.

Viktima, sipas të gjitha gjasave, nuk ka ngritur akuzë kundër Ronaldos, por në vend të kësaj arriti marrëveshje me avokatët e futbollistit të njohur.

Në deklaratën sa i përket raportimit të parë të “Speigel” nga java e kaluar, menaxhmenti i Ronaldos pohoi se artikulli “është i bazuar në dokumente, të cilat nuk janë të nëshkruara”.

Raporti i ri i revistës së njohur gjermane përshkruan se si Ronaldo ishte direkt i përfshirë në bisedimet me viktimën dhe se lidhur me këtë ishte në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e tij.

“Spiegl”, po ashtu, publikoi dokumentin, i cili ishte marrëveshja e mirëbesimit dhe të cilin thuhet se e ka nënshkruar edhe vetë Ronaldo.

Skandal – Dhjetëra të mitur janë abuzuar seksualisht në Greqi

Periskopi.com Lajme

Fëmijët e mitur dhe të pashoqëruar nga prindërit, janë refugjatët më të dëshpëruar për të mbërritur në disa vende të ndryshme të Europës, pasi janë të detyruar të shesin trupin e tyre si mënyrë pagese për kontrabandistët.

Shumë fëmijë të mitur nga zonat e konfliktit, duke përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe Pakistanin janë bllokuar në Greqi, me arsyen e pamundësisë për të paguar tarifat e kontrabandistëve me të cilët supozohet të lëvizin.

The Guardian shkruan se kontrabandistët marrin mijëra euro për të kaluar njerëz në disa vende të Evropës, por fëmijët e mitur e kanë të pamundur të përballojnë tarifa të tilla dhe si rrjedhojë, shumë nga ata, janë shndërruar në ekskorta seksi si mundësi e vetme për të përballuar udhëtimin e tyre.

“Referuar raporteve hulumtuese, çmimi mesatar i një marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur është 15 euro. Nga i njëjti burim, theksohet se fëmijët që shesin trupin janë djem afgan, sirian, irakian dhe iranian. Shumica e klientëve janë burra të moshës mbi 35-vjeç”, shkruan The Guardian.

Dr.Vasileia Digidiki dhe Prof Jacqueline kanë apeluar se nuk mund të ulemi dhe të rrimë kot, ndërkohë që fëmijët emigrant janë abuzuar dhe detyruar të shesin trupin e tyre në mes të Athinës, thjesht për të mbijetuar.

“Kjo është përgjegjësia jonë si qenie njerëzore të përballemi me këtë ҫështje emergjente dhe të merren masa të menjëhershme për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje më të urryer të dinjitetit dhe shtypjes së të drejtave të njeriut”, theksojnë ata.

Agjensitë greke flasin për një rast të njëjtë të ndodhur në 2016, ku si referim u morën 5,174 fëmijë emigrantë të pashoqëruar. Ata raportojnë se është pikërisht ky grup i popullsisë që janë në rrezik më të lartë të shfrytëzimit seksual. Por nga shqyrtimet e agjensisë, në fund të dhjetorit vetëm 191 prej tyre ishin transferuar në vende të tjera evropiane. Pothuajse 50% e fëmijëve të pashoqëruar në Greqi janë në pritje të zhvendosjes, por a do ndodh kjo në të vërtetë?

Deklarata e agjensive greke konstaton se shfrytëzimi seksual i fëmijëve është i lartë në të dy mjediset; urbane dhe rurale në Greqi. Shumë nga këta fëmijë që shesin trupin për seks bëhen të varur nga droga, si rrjedhojë ata stabilizohen me situatën në të cilën ndodhen, duke mos mundur kurrë t’i paguajnë kontrabandistët për t’i larguar nga Greqia.

Agjensitë bëjnë thirrje ndalimin e emigrantëve në këto zona të Greqisë, ndonëse ka një sistem të specializuar për strehimin dhe mbrojtjen e këtyre fëmijëve. Pavarësisht, ҫadrave të strehimit, fëmijët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dhunës dhe shfrytëzimit nga kontrabandistët.

Përfundimi që kanë nxjerrë agjensitë greke, rezulton se ka pasur një dështim dramatik për mbrojtjen e fëmijëve emigrant sot. Këto institucione deklarojnë gjithashtu se përdhunimi dhe format e tjera të sulmit seksual tek fëmijët e mitur në kampe, si dhe rritjet e martesave të fëmijëve nën moshë, shantazhit të disa prej tyre me anë të fotove poshtëruese të marra nga bandat mafioze si formë presioni se do ia dërgojnë familjeve, ka krijuar bindjen e moskthimit në shtëpi.

Ky raport dokumenton një aspekt tronditëse për krizën aktuale të refugjatëve dhe ekspozimin e fëmijëve shumë të vegjël për shfrytëzim seksual si një strategji mbijetese./Opinion.al

Fjalimi skandaloz i anëtarit të Parlamentit Evropian: Femrat duhet të paguhen më pak, se janë më pak inteligjente (Video)

Anëtari i Parlamentit Evropian (PE) nga Polonia, Janusz Korwin-Mikke mund të dënohet, pasi ka deklaruar se femrat “duhet të fitojnë më pak se sa burrat, sepse ato janë më të dobëta dhe më pak inteligjente”, raporton BBC.

Periskopi.com Lajme

Thuhet se Presidenti i PE-së, Antonio Tajani është duke hetuar rastin nëse Mikke ka thyer rregullat gjatë fjalimit me kolegët e tij në PE. Rregullat në mënyrë strikte ndalojnë gjuhën shpifëse, raciste dhe ksenofobe, transmeton Telegrafi.

Në Twitter është publikuar një video në të cilën anëtari i Parlamentit Evropian, Garcia Perez kritikon qëndrimin e Mikke-s. Anëtarët e grupit parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, i kanë bërë presion Tajanin që ta sanksionojë Mikke për komentet “fyese”.

Dënimet për sjellje të tilla mund të fillojnë me një paralajmërimet e deri tek suspendimi i përkohshëm nga PE-ja.

Korwin-Mikke është anëtarë i pavarur i Parlamentit Evropian, i cili më partinë e tij ishte censuruar nga PE-ja. Gjatë vitit të kaluar ai ishte pezulluar për pesë ditë, pasi emigrantët që kishin ardhur në Evropë i kishte krahasuar me fekalet.

Në tetor të vitit 2015, ai ishte pezulluar për 10 ditë, pasi kishte ngritur dorën në shenjë të përshëndetjes naziste.

https://www.youtube.com/watch?v=eMdadrVpPL0

Skandal i Trumpit në konferencën e parë për media: Ja çfarë i bën gazetarit të CNN-it (Video)

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është treguar idhnak në konferencën e parë si presidenti i zgjedhur amerikan.

Periskopi.com Lajme

Ai ka refuzuar t’ia jap fjalën gazetarit të televizionit më të madh në botë, CNN, transmeton lajmi.net.

“Jepni lajme të rreme”, i ka thënë Trump gazetarit të CNN-it.

Trump do të inaugurohet zyrtarisht president i SHBA-ve më 20 janar.

 

 

Skandaloze në Kavajë: Djali bën seks me motrën 13 vjeçe dhe dhunon edhe prindërit

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Kavajë, e cila është zbuluar mbrëmjen e djeshme kur policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar. Burime nga policia thanë se një ditë më parë kanë vënë në pranga Agim Dakën, 20 vjeç nga fshati Koçaj.

Periskopi.com Lajme

Burimet policore thanë për SYRI.net se Dakaj është vënë në pranga sepse në banesën e tyre, ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me motrën e mitur me iniciale S. A. D., 12 vjeçe.

Por përveç kësaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe ndaj prindërve A. Daka dhe R. Daka.

Në momentin e arrestimit të riut i janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë model 56. /SYRI.net

Skandal në Festival, Xhesika Polo ia kalon dhe Ledinës, i del i gjithë gjoksi (Foto)

Lakuriqësia është fenomeni për të cilin do të mbahet mend gjatë edicioni i 55-së i Festivalit të Këngës në RTSH.

Periskopi.com Showbiz

Veshjet tejdukshme deri në limite të prezantues së këtij spektakli, këngëtares Ledina Celo,  kanë lënë pa fjalë të gjithë shqiptarët.

Por duket se prezantuesja Ledina Çelo nuk është e vetmja. Sonte edhe këngëtarja Xhesika Polo ka nxjerrë më shumë seç duhet.

Gjatë fokusimit në kamera dallohet tërësisht gjoksi i këngëtares, i cili duket se ka shpërthyer nga fustani i saj mjaft i ngushtë.

auto_8971482530308 auto_471482530306

Kush është Ernst Reichel që fajëson opozitën kosovare për vizat (Foto)

Në vitin 2012, kishte ndodhur një skandal diplomatik.

Periskopi.com Lajme

Pas bujës që bëri në mediat kosovare në vitin 2012, një koment i bërë nga ambasadori gjerman, Ernst Reichel në Facebook, teksa komentonte një foto ku kishte dalë me dy vajza kosovare, ai vetë ka vendosur të largohet nga detyra.

Nuk dihet nëse shkaku ishte pikërisht ky, por në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë thuhet se Reichel do të kthehet në Berlin për të marrë përsipër një detyrë të re.

Diplomati i karrierës shkruante në FB se “Kurrë më pak se dy, këtu është rregull…”, përgjigje kjo, ndaj komentit të mikut në foton ku shfaqej përkrah dy vajzave të reja.

E ende pa kaluar një muaj nga ky lajm, ambasadori Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Reichel, pati konfirmuar se do të largohet nga Kosova.

Në deklarimin e shkurtër zyrtar për media, ambasadori gjerman kishte treguar se edhe pse do të kthehet në atdhe, nga ana profesionale do të mbetet i lidhur me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Reichel ishte emëruar ambasador në Kosovë, në korrik të vitit 2011. Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës pas tij ishte Dr. Peter Blomeyer. / Periskopi

Hipokrizia e ish-ambasadorit, fajëson opozitën për vizat, lexuesit e gozhdojnë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Këngëtarja e njohur zhvishet në mes të rrugës (Foto)

Këngëtarja e njohur angleze, Kerry Katona ka qenë në qendër të një skandali.

Periskopi.com Showbiz

Kerry është parë në gjendje të dehur në rrugët e Gran Canarias ka ka bërë sjellje të turpshme. Ajo ishte shtrirë në rrugë ku më pas filloi të zhvishej nën ndikimin e alkoolit. Një kalimtar i rastit e ndihmoi atë të zhvishet për ta tërhequr nga rruga.

Këto janë kushtet skandaloze në fabrikën e lëngjeve të frutave në Shqipëri (Foto)

Çdo ditë ne konsumojmë ushqime të cilët i blejmë në supermarket dhe çdo ditë ndeshemi me produkte të reja.

Periskopi.com Lajme

Për të gjitha ato çka konsumojmë, ne nuk kemi siguri në cilësinë e produktit.

Ajo çka mund të thuhet me siguri është fakti se të gjithë ne, nuk do i konsumonim shumë produkte në qoftë se do i shikonim se si prodhohen.

Fotot e vërtetojnë më së miri këtë gjë, gjithsesi përfundimet mund ti nxirrni vetë.

983693_601498356674813_5558147968140025630_n 1505528_601498250008157_9124198582597657605_n 1918860_601498403341475_7276972879916974996_n 12670702_601498430008139_343021429869076411_n-1 12670702_601498430008139_343021429869076411_n 942270_601498223341493_99179092123504078_n-1 11141378_601498323341483_5542689073102683646_n 11416188_601498383341477_3962840216981954646_n 942270_601498223341493_99179092123504078_n 10391868_601498206674828_3430348130254507368_n

Skandali i shqiptares në një talent show gjerman, ja pse e urren publiku

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, pas të cilave ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.

Periskopi.com Showbiz

 

Në emisionet e talent shout në Gjermani “DSDS” dhe “Das Super Talent” të cilat organizohen nga titani gjerman Dieter Bohlen në bashkëpunim me RTL deri më tani kemi parë duke u shfaqur talente të shumtë shqiptarë të cilët ka ndodhur shpesh ta ngrenë publikun gjerman në këmbë. Por kohëve të fundit gjerat kanë ndryshuar.

Me apo pa dashje të dy këto emisione shfaqin disa kandidatë me prejardhje shqiptare që ulin imazhin e shqiptarëve në diasporë. Vitin e kaluar dy motrat Zeneli u grindën me jurinë e “DSDS” për kandidaten Besa Ademi po në “DSDS” sa u desh të ndërhynte sigurimi për ta larguar nga skena.

Ndërkohë të shtunën e kaluar në emisionin tjetër “Das Super Talent” një kandidate tjetër shqiptare u shfaq edhe më skandaloze.

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, me çfarë ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.

Gruaja 48 vjeçare e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludwigsburg,  në stand up-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si njerëz të drogës dhe prostitucionit, shkruan “albinfo.ch”.  “Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë shitës të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, e ka “relativizuar” ajo fyrjen.

Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.

Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.

“Ajo thotë se shqiptarët njihen si shitës të drogës dhe shfrytëzues të prostitucionit… Qeveria shqiptare duhet të reagojë dhe ta padisë TV RTL për fyerje të një populli. Kjo në një vend normal ku redaktori bën punën si duhet nuk kishte për t’u emituar”, thotë një komentues në “Facebook”, emër i njohur për redaksinë.

‘Avullohet’ malli kontrabandë në Mitrovicë, në prani të Policisë! (Foto)

Pas katër ditësh qëkur një kamion me pije të kontrabanduara nga Serbia ishte lokalizuar nga Policia në veri të Mitrovicës, nuk është arritur që ky mall të dërgohet në terminalin për zhdoganim që ndodhet në jug.

Periskopi.com Lajme

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se kamioni ka qenë i lokalizuar me shirit të Policisë që katër ditë, ndërsa policët e kanë vëzhguar mallin 24 orë në ditë.

“Dejan Mihajlloviq ka arritur ditë më parë që në prezencë të Policisë ta dëmtojë sistemin e frenave në kamion, për të mos lejuar që kamioni të shkojë në terminal. Ai gjatë natës së mbrëmshme ka arritur po ashtu ta largojë komplet mallin nga kamioni, edhe pse ishte nën mbikëqyrjen e Policisë”, kanë thënë burimet.

Mësohet se gjatë kohës kur po raportojmë, Njësiti i Krimeve Ekonomike i stacionit në veri të Mitrovicës është duke marrë deklarata nga disa policë të cilët dyshohet se kanë lejuar largimin e mallit.

Kontakti me zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka qenë i pamundur.