U largua padrejtësisht nga puna, shqiptarja fiton rastin ndaj shtetit të Holandës në Gjykatë të Hagës

Periskopi.com Lajme

Shqiptares Adelina Kasumoviq, e cila kishte punuar rreth 20 vite në Ambasadën e Holandës në Kosovë, i ishte ndërperë marrëdhënia e punës para dy viteve.

Adelinën e kishte larguar nga pozita e saj Ambasadorja e Holandës në Kosovë në mënyrë arbitrare.

Mirëpo ajo nuk kishte qëndruar duarkryq dhe kishte vendosur që të kërkojë drejtësi në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe në gjykatën e Hagës, ku Kasumoviq është shpallur e pafajshme.

Linda Shala, afaristja e suksesshme shqiptare ka thënë për Telegrafin se rasti është fituar plotëfuqishëm në Gjykatë.

“Para dy viteve Ambasadorja e Holandës në Kosovë në mënyre krejt arbitërare ja ndërprenë mardhënien e punës Adelina Kasumoviqit e cila në Ambasadë ka punuar me përkushtim rreth 20 vite. Në fillim zyre e Holandës në Kosovë e mandej Ambasadë e Holandēs në Kosovë. Adelina ka vendosur me i shfrytëzu të gjitha mundësitë ligjore për me e dëshmu padrejtësinë që i është bërë. Afro dy vite betejë ligjore, në fillim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si punëdhënësi i saj dhe mandej në Gjykatë të Hagës ku është përfaqësuar nga avokatja kosovare Doarsa Kica. Rasti është fituar plotëfuqishëm në Gjykatë”, ka thënë ajo, për Telegrafin.

Ndryshe, Shala edhe në një postim në llogarinë e saj në Facebook i është gëzuar këtij vendimi të gjykatës, duke shkruar se vajzat nga Kosova po vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me punën e tyre.

“Qikat e Kosovës vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me një fitore të madhe në Gjykatën e Hagës ✔️Pas thuaja dy viteve “luftë” për DREJTËSI në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, dhe në Gjykatën e Hagës – vjen vendimi i plotëfuqishëm se është bërë PADREJTËSI. Kur bëhen bashkë vedosmëria e çeliktë për drejtësi e Adelina Kasumoviq dhe profesionalizmi i Avokatës Doarsa R. Kica, atëherë suksesi nuk është i rastësishem.

Të gjithë ju që nga konsiderata sygjeronit që nuk ia vlenë me kërku drejtësi se jemi “të vegjël” dhe të “pafuqishëm” në raport, në këtë rast me shtetin e Holandës – ju them se mu ky duhet të jetë motivi që padrejtësitë të kthehen në drejtësi. Ky është fati i të “vegjëlve” të mos dorëzohen karshi tyre.

“Padrejtësia DIKU është kërcënim për drejtësinë KUDO”, Martin Luther King”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Vodhi mijëra euro dhe bizhuteri në shtëpitë e grekëve, arrestohet shqiptarja

Periskopi.com Lajme

Një 30-vjeçare shqiptare, e cila punonte si ndihmëse shtëpiake, është arrestuar nga policia. Ajo akuzohet se ka vjedhur bizhuteri dhe para cash në shtëpitë ku punonte, në periferi të Selanikut.

Janë katër vjedhje të cilat i janë faturuar shqiptares nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtatorin e këtij viti.

Gruaja ka punuar si shtëpiake ose është kujdesur për të moshuarit. Sipas policisë, duke shfrytëzuar mungesën e punëmarrësve ose paaftësinë e të moshuarve për ta mbajtur nënë vëzhgim për shkak të sëmundjes, ajo ka vjedhur 1,200 euro para cash dhe bizhuteri me vlerë 13,000 euro.

Vjedhjet kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Oficerët, të cilët po hetonin rastin, bënë arrestimin paraprakisht të shqiptare për mungesën elejes së qëndrimit në Greqi.

Në të njëjtën kohë, dosja e çështjes për vjedhje është dërguar në Prokurorinë Publike të Selanikut për hetime të mëtejshme.

Publikohen mesazhet e shqiptares që e vrau babai në Australi

Periskopi.com Lajme

Një studente shqiptare, e cila jetonte me familjen në Australi është gjetur e masakruar me thikë në makinën e familjes, ndërsa i akuzuar për këtë krim të rëndë është babai i saj, i cili u gjet i plagosur në krah të saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje, pak para mesnate, kur policia në Adelaide të Australisë Jugore gjeti të vdekur 20-vjeçaren shqiptare Sabrina Lekaj dhe të plagosur babanë e saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç.

Babë e bijë u konstatuan nga policia në një makinë Mercedes Benz, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre. Babai i plagosur u dërgua në spital, ndërsa policia vendase nisi hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë.

Sipas të dhënave, Sabrina, gjatë shkollë së mesme kishte qenë një gjimnaziste me rezultate të larta dhe kishte studiuar për piano. Ndërsa në universitet ajo po studionte për imazhe mjekësore dhe kishte arritur rezultate maksimale.

Pas 48 orëve hetime për këtë krim, të martën në mbrëmje, Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë, duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.

Sipas policisë, të martën ishte tentuar të merrej në pyetje, por ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej, kështu që pritet të merret në pyetje të premten. Gjatë kësaj kohe, ai po mbahet në ruajte nga policia në spitalin e Adelaide.

Një nga mikeshat e studentes shqiptare, Jana Fandi flet për mediat vendase dhe thotë se do ta mbajë mend Sabrinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer. Jana Fandi thotë se vdekja e Sabrinës ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.

“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit. Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”, tha Fandi.

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën e Adelaide, ndërsa ende nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi, megjithëse ajo ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja. Sipas disa mesazheve të publikuara nga Daily Mail, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku… dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj. Lekaj u tha miqve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre.

Kjo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Evropian në Itali

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Evropian në Itali.

“Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj”, ka shkruar Meta.

Postimi i Metës në Facebook:

Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj.  Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Evropë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE.  Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian.

Mesazhi që kishte dhënë ushtarja shqiptare e vrarë sot nga minat

Periskopi.com Lajme

Një minë i ka shkaktuar vdekjen Nëntetares, Zarife Hasanaj duke plagosur edhe Major Klodian Tanushin dhe Rreshter Julian Kapajn gjatë misionit të tyre në kuadër të NATO-s në Letoni.

Hasanaj ishte sëbashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.

Në faqen e Ministrisë së Mbrotjes gjendet një video e disa javëve më parë e këtij grupi ushtarakësh në Letoni, të cilët japin një mesazh për të gjithë shqiptarët me rastin e 10 Vjetorit të Shqipërisë në NATO.

E para që uron është pikërisht Nënteterja Zarife Hasanaj.

“Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet ajo.

Forcat e EOD te Shqiperise ne Letoni, te cilat humben sot nje anetare si Nentetare Zarife Hasanaj, nderkohe qe mbeten te plagosur Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj 🙁 #nejeminato ????

Posted by Forcat Speciale on Monday, 6 May 2019

 

Kjo është shqiptarja që punon si shkenëtare në Amerikë

Periskopi.com Lajme

Shumë shqiptarë kanë korrur sukses në vendet perëndimore ku punojnë dhe veprojnë, ndërsa i fundit vjen nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vajza nga Shkodra, Ersida Buraniqi, e diplomuar për mjekësi në shkollën e Harvardit jep kontribut në kërkimet shkencore në klinikën “Mayo” në Boston.

Shkencëtarja shqiptare rezulton të jetë  si njëra nga gratë e suksesshme në SHBA, por sigurisht jo e vetmja, pasi janë të shumtë ata që marrin suksese të tilla.

Shqiptarja 27 vjeçare boton libër për Universitetin e Oxford-it

Periskopi.com Lajme

Është vetëm 27 vjeçare, por Vigjilenca Abazi me prejardhje nga Shkupi ka botuar një libër për Universitetin e Okxford-it.

Ajo është anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente ne Universitetitn e Mastrihit. Ka doktoruar në Univerzitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian. Ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Metro.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar  për Universitetin e Oxford’it, “Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjën në BE”. Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë  në Universitetin e Oxford-it, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez.

Abazi është shprehur se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi. /Periskopi/

Shqiptarja që po çmend Italinë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Modelja me origjinë shqiptare, Jori Delli vijon të jetë protagoniste në rrjetet sociale, ku poston foto që nxjerrin në pah linjat e saj mjaft perfekte.

Bukuroshja 23-vjeçare, e rritur në Torino të Italisë, u bë e njohur në programin “Prive” të SportItalias gjatë sezonit veror.

Që prej asaj kohe, ajo ka përfunduar shpesh në qendër të kopertinave të modës, ndërsa në Instagram vijojnë të shtohen ndjekësit në mënyrë të shpejtë.

Shqiptarja martohet me një zezak, por ja me çfarë përballet

Periskopi.com Fun

Duket se shqiptarët ende e kanë problem të pranojnë një lidhje me një të huaj.

Një video tjetër është publikuar ku një mashkull me ngjyrë dhe me plis në kokë, shihet duke kërcyer me muzikë shqiptare dhe bashkë me të është nusja e cila mendohet të jetë shqiptare.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale, të shpërthejnë komentet raciste ndaj shqiptares e cila ka zgjedhur për burrë një të huaj me ngjyrë.

“A nuk pat shqiptarë a”, “Qysh spo të vjen marre që je martu me një zeza”, “Mjer familja për ty oj qikë”, janë vetëm disa nga komentet që shqiptarët kanë shkruar për videon e publikuar./Magazina.al/

A është kjo shqiptarja më seksi e kësaj vere?

Periskopi.com Showbiz

Me një gjoks gjigant, të pasme bombastike, e fytyrë joshëse, ajo është një prej femrave më seksi shqiptare aktualisht.

Alesia Bami, modele e balerinë, po e shijon një verë fantastike, dhe s’po ndalet së qerasuri ndjekësit me fotografi përvëluese nga pushimet.

Kur t’i shihni fotot e saj joshëse të javëve të fundit, do të bindeni që është definitivisht shqiptarja më seksi e kësaj vere.

 

Rrëmbehet nga rrjedha e lumit, humb jetën turistja shqiptare në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Një grua shqiptare ka humbur jetën në Zvicër një ditë më parë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima është E.F., 43 vjeçe, e cila jetonte në komunën italiane Cadorago në Como, që prej 15 vitesh. Gruaja, e martuar, ishte në Zvicër me pushime bashkë me familjaret.

Ajo ndodhej në zonën Aquino në Lavertezzo (në kanionin e Ticino-s). Pasi futet në ujërat e lumit “Verzasca”, në zonën ku ndodhet ura romake “Ura e kërcimeve” e merr rrjedha.

Familjarët lëshojnë alarmin te autoritet, ndërsa shqiptarja nxirret nga lumi nga disa persona që ndodheshin jo larg vendngjarjes.

43-vjeçarja u transportua me helikopter në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Dyshohet se ajo goditi kokën në shkëmb, ç’ka mund ti ketë shkaktuar humbje të ndjenjave.

Raportohet se që nga viti 1975, në atë zonë ku rrjedha e lumit është shumë e fortë, kanë humbur jetën rreth 30 persona.

Një shqiptare në politikën belge

Periskopi.com Lajme

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimarrje. Tanimë në rradhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjec kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjecarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.

“Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futëm në politikë, por jam ambasadore e në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua . Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbatur në kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e pastisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe ti tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak”, thotë ajo.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.
“Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njërëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua”, vijon Klaudia.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në vecanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.
“Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për ti cuar fëmijët tek shkolla shqipe”, thotë ajo.

Shqiptarja nga Gjakova që po ndihmon Sierra Leonen në ndërtimin e paqes

Periskopi.com Lajme

Manuella Markaj nga fshati Fshajë e Gjakovës ishte tetëvjeçare kur organizata të ndryshme ndërkombëtare ishin angazhuar për të sanuar dëmet e luftës në Kosovë, vendit të vogël që deri atëherë ishte dëgjuar pak për të.

Pas rreth 20 vjetëve, Manuella për të dytën herë është gjendur në një shoqëri të trazuar. Nga shteti më i varfër i Evropës – Kosova, ajo është duke udhëhequr një projekt në një nga shtetet më të varfra në botë – Sierra Leone, shkruan sot “Koha Ditore”.

Markaj, e cila aktualisht jeton në Itali, është shembull se si luftohet për të drejtat e njeriut dhe si mbrohen ato. Puna e saj si zëvendëspresidente e një organizate joqeveritare në Itali e ka ndihmuar më shumë në promovimin e drejtësisë në vendet që përballen me luftën dhe pasojat e saj. Ka më shumë se një vit që udhëton me mision për në Sierra Leone – një shteti që, sipas saj, i mungon çdo gjë.

“Kur shoh rrugët e pandërtuara, mungesën e rrymës, ujit e të gjërave më elementare më kujtohet Kosova, edhe pse gjendja atje është shumë më e rëndë se në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Markaj

Ëndrra e një fëmije të dalë nga lufta

Pas përfundimit të studimeve themelore në Prishtinë, Markaj po e niste një përvojë të re jetësore.

Përvojë e cila do t’ia forconte mënyrën e të menduarit, që e kishte kultivuar në Kosovë…

Shqiptarja denoncoi makinën e vjedhur në polici më pas i bjen në mend se e ka parkuar diku

Periskopi.com Fun

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur më një 25 vjeçare nga Durrësi lidhur me një kallëzim që ajo kishte bërë për vjedhjen e makinës.

Por një ditë më parë është mësuar se makina në të vërtetë nuk ishte vjedhur.

25-vjeçarja e thirrur në polici, ka treguar se automjetin në të vërtetë e kishte gjetur, duke thënë se kishte harruar vendin ku e kishte parkuar dhe kishte menduar se ia kishin vjedhur makinën.

Policia duket se ka dyshuar në deklaratën e 25-vjeçares dhe e ka dërguar çështjen për vlerësim në Prokurori.  (TemA)

Shqiptarja shet foshnjen për 71 mijë euro, dënohet me burg

Periskopi.com Lajme

Perfundon pas hekurave nje grua shqiptare, 31 vjecare, e cila i shiti foshnjen e saj ende pa lindir nje avokati te njohur ne Itali, si homoseksual. Mediat italiane bejne me dije se tashme shqiptarja  eshte denuar me 1 vit e 4 muaj burg, si edhe me nje shume te mire qe duhet te paguaje si gjobe.

Ngjarja ka ndodhur ne Pavia, ku shqiptarja kishte bere pazar meavokatin dhe do te perfitonte prej tij 70 mijë euro nga shitja e femijes.

Qe te behej gjithcka e ligjshme, para se te lindte gruaja shqiptare do te martohej me avokatin, i cili deklaroi ligjerisht se femija ishte i tij, pra ishte ai babai.

Por, fakti qe ai ishte gay, dhe bashkejetonte me nje tjeter mashkull i beri hetuesit qe te dyshonin dhe ta conin me tej ceshtjen. Aty u zbulua me pas gjithcka, pasi shqiptarja rezultoi se kishte perfituar shuma parash nga llogari e avokatit.

Hetuesit kerkuan me tej ADN dhe ajo hoqi cdo dyshim, bebi nuk ishte i avokatit.

Zvicra do ta dëbojë shqiptaren që nuk i bëhet shërbëtore burrit

Periskopi.com Lajme

 

Laura Rexhepi, shqiptarja 28-vjeçare kishte vend të sigurt pune për gjashtë vite me radhë, asnjëherë nuk ka pasur borxhe dhe kishte vijuar kurse të gjuhës gjermane. Megjithatë, ajo do të dëbohet nga Zvicra. Arsyeja: Laura u divorcua nga bashkëshorti i saj, i cili tentonte ta shtypte.

Laura Rexhepi duhet të largohet nga Zvicra më 18 qershor të këtij viti. Ajo ka ndjekur kurse gjermane dhe ka pasur punë të përhershme. Por, ajo gjithashtu u divorcua me burrin e saj.

Ajo është një e shtetase e huaj që është shmebull për secilin: Laura Rexhepi (28), që nga viti 2011 me banim në Zvicër, ka bërë gjithçka për t’u integruar sa më shpejt të jetë e mundur.

Që nga viti 2012, shqiptarja nga Lugina e Preshevës punon me orar të plotë në McDonald’s të Abtwilit SG, pa ndërprerje. Si mbikëqyrëse e ndërrimit të turneve, ajo është përgjegjëse për 15 puntorë dhe fiton 4.600 franga në muaj.

Laura ka përfunduar kurse gjermane me shpenzimet e veta, nuk ka qenë kurrë në borxhe dhe ka një reputacion pa kurrfarë të metash, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Qiranë për apartamentin e saj  një dhome e gjysmë në St. Gallen dhe taksat, gjithmonë i ka paguar në kohë.

Megjithatë, menaxherja shqiptare e McDonald’s duhet të largohet nga Zvicra të hënën. Dëbimi nga viti 2015 u mbështet nga Gjykata Federale në maj të këtij viti dhe ligjërisht është i detyrueshëm. Avokati i saj, të cilin Laura e paguan personalisht, mund të kërkojë vetëm një prolongim të kohës.

Arsyeja për dëbimin e saj: Laura u divorcua nga bashkëshorti i saj, gjithashtu me prejardhje nga Lugina, në vitin 2013. Ai kishte vizën C dhe në vitin 2011, Laurën e solli në Zvicër, në kuadër të bashkimit familjar.

Për shkak se martesa nuk ka zgjatur më shumë se tre vite, Laura tani duhet të largohet nga Zvicra. Ky është Ligji zviceran për të huajt nga shtetet jo-anëtare të BE-së si Serbia. Përjashtime bëhen kur çifti shkurorëzohet për arsye të rëndësishme. Për shembull, për shkak të dhunës në familje.

Laura nuk mund të deklarojë ndonjë arsye të tillë.

Ajo ishte “vetëm” e shtypur, thotë ajo.

“Burri im filloi terrorin kur e pranova punën time në McDonald’s. Ai kërkoi që unë të rrija në shtëpi dhe të gatuaja, të pastroja dhe t`i laja rrobet”. Për këto punë, ai i kishte dhënë edhe bakshish.

E paparamendueshme për gruan shqiptare: “Unë dua të mbetem e pavarur dhe të mos jem shërbëtore e burrit tim”.

Për shkak se ajo ka synuar ta përjetojë lirinë që e shijojnë gratë zvicerane, ajo tani duhet të largohet nga Zvicra, njofton më tej Albinfo.ch. “Po të kisha vazhduar të qëndroja e shtypur nga ish burri im, do të më lejohej të qëndroja në Zvicër, kjo është e pakuptueshme”

Ish bashkëshorti i saj e sheh ndryshe. Sipas autoriteteve përkatëse, ai i kishte informuar ata pas ndarjes se Laura e kishte martuar vetëm sa për të marrë pasaportën zvicerane. Sipas tij, kjo kurrë nuk ka qenë një martesë e vërtetë.

Por, Laura e mohon deklaratën e tij. “E kam dashur”, këmbëngul Laura.

Për Departamentin e Drejtësisë në St. Gallen nuk ka shumë rëndësi. Kur është fjala për dëbim, duhet llogaritur në parim. Sipas ligjeve në fuqi për të huajt, Laura nuk i përmbush kriteret e parapara në këto raste dhe të hënën duhet t`i bëjë gati valixhet.

 

Serbi 44 vjeçar martohet me shqiptaren 22 vjeçare, e fillon me tradita shqiptare

Periskopi.com Lajme

Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe në atë të huaj.

Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një foto reportazh nga një prej këtyre martesave.

Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: Në fshatra mungojnë djemtë e rinj. Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr 2200 dollarë për shërbimin e saj.

Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare.

Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën. Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

 

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

 

Shqiptarja pilote e qiejve të botës

Mbi dy mijë orë fluturimi, Valdeta Mehanja, tregon historinë e saj, sesi arriti të jetë një prej emrave më të njohur në fushën e aviacionit, sfidat dhe arritjet personale.

Gazeta Flatra Lajme

Valdeta Mehanja është emri i shqiptares nga Kosova, e cila ka mbi dy mijë orë fluturimi si pilote në komandë dhe si instruktore.

Ajo ka pilotuar aeroplanë si Diamond Twinstar: DA-42, Cessna 172, Piper Arroë PA-28R, Super Decathlon, Schweizer 300, si ko-pilote e Cessna 550 Citation dhe  helikopterë komercial.

Me përkushtimin dhe dashurinë e saj për punën si instruktore e pilotëve të rinj në Amerikë dhe Gjermani po arrin majat e sukseseve dhe padyshim zë vend krahas shumë yjeve tanë që po shkëlqejnë në botën e sportit dhe muzikës duke gëzuar admirimin dhe respektin më të lartë ndërkombëtar për punën që bëjnë.

Muajin që lamë pas, pilotja prishtinase vizitoi vendlindjen dhe për lexuesit e Revistës Flatra gjeti kohë të ndajë eksperiencat drejt realizimit të ëndrrës së saj.

Valdeta u liçencua si pilote për aeroplanë multi-motorë në vitin 2011 nga Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Aeronautikës Emry-Riddle në Florida. Në momentin kur u liçencua tha se ishte ndjenjë e mrekullueshme për të, sepse më në fund kishte arritur atë për të cilën kishte synuar, duke kaluar barriera dhe sakrifica të shumta. Më tej ajo liçencohet si pilote e aeroplanëve komercial me një motor, pilote e rotorcraft helikopterëve komercialë dhe instrument helikopter.

Ndërsa në vazhdën e punës së pandalshme ajo arrin që në gusht të vitit 2012 të bëhet instruktore.

“Puna me pilotët e rinj më jep kënaqësi dhe krenari të veçantë, e sidomos kur arrijnë objektivat sepse suksesi i tyre është i ndërlidhur me punën dhe përkushtimin tim. Gjithashtu ka edhe shumë momente mbresëlënëse si fluturimi me një nga studentët në Florida, në drejtim të bazës në Daytona Beach, ku koha u përkeqësua; sapo kaluam shtresën e parë të reve ku zakonisht në atë lartësi duhet të jesh mbi to, pamë se gjendeshim mu në mesin e tyre. Duke marr hapat e radhës, ndodhi perëndimi i diellit dhe rrezet e tij u shpërndanë kudo duke i dhënë qiellit ngjyra të ndryshme dhe të fuqishme. Pamja ishte aq madhështore sa të jepte ndjesinë e përjetimit të parajsës dhe ndjenjës së të qënit shumë afër Zotit. Ky me pa dyshim se është një prej fluturimeve më të paharrueshme”- tregon ajo.

Ndër arritjet më të mëdha të saj është edhe fitorja e vendit të parë në garën e përvitshme ajrore të femrave pilote “Air Classic Race”, ku morën pjesë 50 ekipe të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, shkruan Gazeta Flatra

Për suksesin e kësaj gare të madhe dhe të rëndësishme, e cila organizohet që nga viti 1929, nuk harron ta përmend edhe bashkëpiloten Nancy Snyder me të cilën si ekip e përfaqësonin universitetin e aeronautikës, Embry-Riddle në Floridë. Për disa vite me radhë para se Valdeta të hynte në profesionin e pilotes ka punuar në ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan si programere e pajisjeve të komunikimit dhe kompjuterëve për helikopterë.

Dëshira e saj për t’u bërë pilote ishte e kamotshme dhe pas shumë viteve punë, vendosi të studiojë në SHBA. Ajo thotë se për tu bërë pilote nuk mjafton vetëm dëshira, sepse për të filluar dhe përfunduar me sukses studimet akademike nevojitet përgatitje e lartë në të gjitha aspektet, si të dijes, ashtu edhe gjendjes psikike dhe fizike, duke pasur parasysh edhe koston e lartë financiare për mbulimin e shpenzimeve të shkollës.

Më tej thekson se vetëm pasi që kishte arritur të kursej një shumë të mirë të parave vendosi ta lë punën dhe të marrë fatin në duart e saj për t’i hyrë karrierës si pilote. Megjithatë, duhet pasur parasysh rreziku pasi si instruktore me studentë fluturimi zakonisht arrin deri në 1 km mbi sipërfaqen e tokës me shpejtësi deri në 350 km/h. Përderisa rekordi im personal është fluturimi deri në 11 km, me mbi 550 km/h.

Ndërsa në raste të aksidenteve pjesa më e madhe rezulton me fatalitet ku sipas gjitha statistikave shkaktari kryesor është faktori njeri dhe jo ai teknik. Për këtë arsye arritja e liçencimit është vështirësuar edhe më tej, por që rrit sigurinë dhe parandalon aksidentet e mundshme thotë ajo.

Këshillat më të rëndësishme që jua përcjell vazhdimisht studentëve janë se nëse duan të bëhen pilotë të suksesshëm duhet parapërgatitja para çdo fluturimi dhe gatishmërinë të përballen me çfarëdo situate emergjente. Proces ky që nënkupton analizimin e parashikimit të motit, kontrollimin e dokumentacionit të  aeroplanit dhe inspektimin fizik të tij.

Për aeroplanët e vegjël me një motor emergjencat menaxhohen më lehtë pasi procedurat për tu mbajtur mend janë më të shkurtëra, ndërsa tek aeroplanët e ndërlikuar si ata me dy motorë dhe me rrota që tërhiqen brenda gjatë fluturimit kanë procedurë më të gjatë.

Për fund zbulon se planet për të ardhmen e saj të afërt janë inkuadrimi në pilotimin e helikopterëve që shërbejnë për ambulanca dhe policinë në raste emergjente.

“Kjo dëshirë ka lindur që nga koha e  punës sime në Irak dhe Afghanistan, pasi falë pilotëve të helikopterëve atje janë shpëtuar mijëra jetë dhe të njejtën dua ta bëj gjithashtu qoftë edhe duke shpëtuar viktimat e aksidenteve të ndryshme që kanë nevojë për transport emergjent në spital apo në parandalimin e krimeve duke shërbyer për policinë.” thotë Mehanja e cila përfundon me mburrje duke potencuar se të gjitha sukseset i ka arritur si shtetase e Kosovës, që shpreson ti shërbej kur vendlindjes t’i nevojitet dija dhe përkushtimi i sajë qoftë si pilote apo si instruktore./ GazetaFlatra

Valdeta Mehanja

Kosovarja rrëfen për sulmin në Londër

Shqiptarja nga Kosova, Vlora Pireva që jeton në Londër ka rrëfyer se si e ka përjetuar sulmin e sotëm në Parlamentin e Britanisë, sulm ky që po cilësohet si terrorist.

Periskopi.com Lajme

“Unë sapo përfundova punën. Për momentin, është qetë. Më herët ishte panikë, kishte gjithandej helikopterë, makina të Policisë si dhe motoçikleta që në fakt edhe na e pamundësonte punën”.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pavarësisht këtij incidenti, tashmë situata është qetësuar në Londër por që kontrollet e detajuara të Policisë po vazhdojnë.

Qytetarja Pireva ka thënë se pavarësisht krejt kësaj ngjarje, ajo nuk është shqetësuar shumë.

“Njerëzit janë të rezervuar për të përdorur transportin publik por njerëzit megjithatë po vazhdojnë ta përdorin atë, nuk është mbyllur. Nuk jam shqetësuar shumë, jemi mësuar me këto ngjarje. Aktualisht kam pak frikë ta përdorë trenin nëntokësor, andaj po mendohem çfarë të bëj”, ka thënë ajo.

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

“Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura

Periskopi.com Lajme

Karin Dubler, e lindur dhe e rritur në Zvicër, nuk kishte menduar ndonjëherë se ajo në të vërtetë ishte e lindur nga dy prindër shqiptarë dhe se pastaj një çift zviceran e kishte adoptuar. Këtë çift ajo e kishte njohur si nënë dhe baba deri në ditën kur i ka mbushur 18 vjeç, shkruan albinfo.ch duke iu referuar emisionit të televizionit zviceran SRF1.

Atë ditë ajo e kupton se emri i saj i parë ishte Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë e kanë dorëzuar te prindërit adoptues, Erika dhe Eroch Dubler, menjëherë pas lindjes.

“Për shkak të pamjes unë mendoja se mund të isha nga Portugalia ose nga Spanja”, thotë Karin Dubler sot 23 vjeçare, në emisionin “Meine frende Heimat-Kosovo” që u emetua sonte në SRF1.

Pesë vjet pasi ka kuptuar prejardhje e saj, Laura së bashku me babanë e saj adoptues, Erichun ka ndërmarrë një nismë të guximshme, e cila do t`ia ndryshojë fare jetën: të shkojë në Kosovë dhe të takojë prindërit biologjikë. “Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura, përcjell albinfo.ch. Këtë e thotë ajo ndërsa është duke ecur me makinë nëpër Kosovë me babanë e sa adoptues.

Ajo kishte synimin që të njihte rrënjët e saj për të plotësuar një boshllëk dhe që të fitojë ndjenjën e përkatësisë, ka thënë ajo për emisionin, duke arsyetuar vendimin për të ndërmarrë këtë udhëtim.

Por, para se të takojë prindërit ajo dëshiron që fillimisht të njohë vendin dhe njerëzit e Kosovës. Për këtë arsye së bashku me babanë, Erichun ajo ndërmerr një udhëtim nëpër pika të ndryshme të Kosovës. Në këtë mënyrë ajo sikur dëshiron të familjarizohet me Kosovën para se të njohë prindërit, që pastaj takimi kaq i rëndësishëm t`i vijë më i lehtë.

Autorët e emisonit i përcjellin dy mysaforët nga Zvicra në pika pitoreske të Kosovës, në Prizren dhe në një fshat të Dukagjinit. Këtu ata provojnë specialitetin tradicional të Kosovës, flijën dhe befasohen se atë duhet ta konsumojnë pa thikë dhe piru. Karina mandej provon të veshë edhe kostumet kombëtare të trevës së Rugovës.

Përshtypjet janë shumë të mira, gjithkah i shoqëron mikpritja shembullore shqiptare, pamje të bukura të Prizrenit dhe të natyrës kosovare në përgjithësi ilustrojnë këtë udhëtim të rinjohjes.

Po ashtu edhe takimi me moshataret e saj në Prishtinë i lë përshtpje të thella Karinës. Ato e përshkruajnë gjendjen në Kosovë ashtu siç është, me tone të zymta por te mysafirja nga Zvicra lënë përshtypje me forcën dhe mendjen e hapur të tyre, siç shprehet. “Nuk kisha pritur diçka të tillë”, thotë ajo.

Karina kishte takuar tashmë njëherë nënën biologjike por jo edhe babanë. Kështu ajo ka shumë emocione dhe dilema para se ta realizojë këtë takim. Babai në fund e pret por nuk pranon që takimi me të bijën të filmohet.

“Unë mund të identifikohem më shumë me kosovarët në Kosovë se sa me ata që jetojnë në Zvicër. Ata janë krejtësisht ndryshe”, e thotë Karina pa u hamendur, tek përshkruan  përshtypjet pozitive që ia lënë gjithandej shqiptarët në Kosovë.

Pjesë nga emisioni mund të shihni në këtë link:

http://www.srf.ch/sendungen/meinefremdeheimat/meine-fremde-heimat-kosovo-kurz-und-buendig

 

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare