​Situatë e rënduar në Shqipëri me COVID: 840 raste të reja dhe 16 viktima

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga 2374 testime në 24 orët e fundit me koronavirus kanë rezultuar pozitiv 840 persona dhe 16 të tjerë kanë humbur jetën.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë -345, pasuar nga Shkodra me 75, Fier 52, Berat 47, Vlora 42, Kavaja 33 raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati dhe nga një qytetar nga Saranda, Gramshi, Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 42.988 raste, prej tyre 21.617 janë shëruar, 20.466 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 905 persona.

Nuk ka tifozë në ndeshjen Armeni-Shqipëri: UEFA e lejon, por Federata armene mbyll dyert

Periskopi.com Sporti

Në 7 tetor në Armeni dhe pa tifozë. Uefa konfirmoi tashmë vendin ku kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me armenët, që u vu në dyshim fillimisht për shkak të trazirave që po kalon Armenia, ndërsa Federata Amerne ka zyrtarizuar faktin se ndonëse mund të luhej me tifozë, për shkak të situatës që po kalon vendi, miqësorja me Shqipërinë do të luhet me dyer të mbyllura.

Sepse në fakt, mund të luhej me tifozë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka dhënë aprovimin me vendimin e fundit për të lejuar kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, por nëse do të ketë prezencë tifozësh apo jo do të varej vetëm nga politikat e autoriteteve armene. Vendimi i UEFA-s ka ardhur pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator, ku maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, por Armenia e trazuar nga luftimet në Nagorny- Karabakh ka zgjedhur të mos e aplikojë këtë leje.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë kështu për të luajtur sfidën testuese, të cilën tekniku i kombëtares Edy Reja e konsideron shumë të rëndësishme, për të lënë pas performancën negative në humbjen me Lituaninë. Është fondamentale për Rejan të kuptojë gjendjen e secilit lojtar, pasi u pa qartë në dy ndeshjet e shtatorit në Nations League se nuk ishte ajo që italiani mendonte. Tashmë kampionatet kanë nisur dhe lojtarët kanë marrë minuta në këmbë, sa për të mos shfaqur diferenca fizike, si ato të para herën e fundit në Arenën Kombëtare. Kuqezinjtë kanë nevojë tashmë për kthjelltësi manovre e garanci fiziko-taktike përpara dy ndeshjeve kualifikuese në Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, të dyja në tranfertë në 11 dhe 14 tetor…

Shqipëri-Lituani: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Do të startojë në orën 20:45, sfida mes Shqipërisë dhe Lituanisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të UEFA-s janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Konfirmohet kështu lajmi i publikuar nga “Panorama Sport”, së fundmi, për sa i përket rreshtimit kuqezi. Enea Mihaj dhe Qazim Laçi janë 2 fubollistët që debutojnë si titulllarë me fanellën kuqezi, teksa sulmi i është besuar Sadikut dhe Manajt.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus. Trajner: V. Urbonas.

Zëri Amerikës: Shifra shqetësuese të Covid-19 në Shqipëri, sa 3-fishi i tre muajve të fundit

Periskopi.com Lajme

Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 po rriten me ritme shqetësuese, ndërsa shtrirja gjeografike ka përfshirë thuajse të gjithë vendin nga Veriu në Jug

Autoritetet njoftuan të dielën se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 të infektuar, një shifër e parregjistruar më parë, duke e çuar numrin e gjashtë ditëve të fundit në 258 raste, ose 17 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë më 9 mars.

Mesatarja ditore e javës që sapo mbyllet është sa trefishi i mesatares ditore të tre muajve të fundit.

Rastet e 24 orëve të fundit janë vërejtur në 8 qytete të vendin, ndërkohë që numri i të shëruarve ka qenë tejet i ulët, vetëm 5 të tillë.

Në spitalin infektiv, janë 47 pacientë nga të cilët një I intubuar dhe 7 të tjerë po në gjendje të rëndë.

Duke qenë se rastet e reja po zbulohen në ndërmarrje, dhe institucione publike e private, autoritetet ju rikthyen sot thirrjeve që të nxisin të punuarit nga shtëpia, aty ku është e mundur.

Ndërsa heqja e masave shtrënguese, u shoqërua dhe me rënien e ndjeshme të intensitetit të kontrolleve, për zbatimin e rregullave të higjienës dhe protokolleve të përcaktuara nga autoritetet, prej dy ditësh ato janë përforcuar.

Ministria u jep leje klubeve shqiptare, nga nesër mund t’i nisin stërvitjet

Periskopi.com Sporti

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç kishte njoftuar më herët ministrja Manastirliu.

Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.

Më poshtë është edhe dokumenti me urdhërin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e spotistëve në ambiente të hapura. Aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

​Shkon në 31 bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe një viktimë që lidhet me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar bilancin e përgjithshëm e të vdekurve në 31.

Një pacient 71-vjeç nga Shkodra, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej një muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me rigorozitet masat e distancës shoqërore, pasi janë përcaktuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19./tch

FMN jep 174 milionë euro mbështetje emergjente për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miraton 190.5 milion dollarë si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19.

• Termeti në 26 nëntor 2019 dhe pandemia botërore e Covid-19 kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje domethënëse në ekonominë shqiptare.

• Për të adresuar nevojën urgjente të bilancit të pagesave, FMN ka miratuar 190.5milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI).

• Sfida e menjëhershme është përgjigja efektive ndaj Covid-19 duke forcuar kujdesin shëndetësor dhe zbutur efektet e krizës për ato sektorë dhe familje që janë prekur më shumë.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi sot139.3 milionë SDR (rreth 190.5 milionë dollarë ose 174 milionë euro, 100 për qind e kuotës) mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit (RFI) për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë sëCovid-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë.

RFI-ja u ofronndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime. Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për njësërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje nëçmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit. Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm.

Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia Covid-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrjedomethënëse në vitin 2020, për tu ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën qëështë nëzhvillimtë vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.

Në përfundim të diksutimeve të bordit, Z. Tao Zhang, zv/drejtorii përgjithshëm dhe kryetari në detyrë lëshoi deklaratën e mëposhtme. “Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e Covid-19 kanë shkaktuar vështirësitë konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore.

“Përgjigja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. Në përgjigje të pandemisëCovid-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 perqind të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje përfamiljet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisëpër të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse. “Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”. T Ch/

Në Shqipëri deri tani janë shëruar 89 persona nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ndërkaq, lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit ka 13 pacientë që janë shëruar duke e çuar kështu numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po trajtohen 4 pacientë, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar). Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” do të ndiqen rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 77 pacientë.

Këtë të premte, një tjetër pacient ( A.C- 75 vjeç) në Shërbimin e Infektivit ka humbur betejën me COVID-19. Ai vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. 17 pacientë kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren. Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Edhe dy viktima tjera nga koronavirusi në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

Lajmi është konfirmuar pak më parë nga ministria e Shëndetësisë.Njoftim:

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shënde tësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

​Sot në 13:00 nis shtetrrethimi në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Edhe kjo fundjavë ashtu si e kaluara do të kalojë në izolim total. Nga ora 13:00 e ditës së sotme, dhe deri të hënën në orën 05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat do të jenë mbyllur.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.

“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, ka shkruar ai.

Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë.

Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.

Ministrja Shahini: 49,400 studentë kanë ndjekur leksionet online

Periskopi.com Lajme

Përpos informimit të vazhdueshëm për ecurinë e mësimit online në sistemin parauniversitar, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur edhe disa statistika për leksionet online në universitete deri më datë 25 mars.

“49,400 studentë po ndjekin leksionet online nga pedagogët e tyre”, – nënvizon Shahini, ndërsa përgëzon universitetet që ndërmorën menjëherë masa për të vijuar punën me studentët e tyre në kushte shtëpie.

 

 

“Tashmë, sfida për universitetet është të përfshihen TË GJITHË studentët në mësimin online”, – mbyll mesazhin e saj Ministrja Shahini.

Shkon në 76 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, 4 në terapi intensive

Periskopi.com Lajme

6 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë. Së fundmi janë kryer 46 testeve për COVID-19 dhe nga këto vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 76 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Referuar shifrave edhe ditën e djeshme u shënuan 6 raste të prekurish. Edhe 6 rastet e fundit të infektuar me COVID-19 vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konfirmuar më herët pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë shpjegon ndër të tjera se 59% e të infektuarve janë burra ndërsa 41% janë gra. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket gjendjes shëndetësore të 37 pacientëve të shtruar tek infektivi, 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Njoftimi:

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë. /Tch/

Shkon në 51 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre:

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE.

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:
Telefononi në numrin 127!
Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!
Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.
SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.
Qëndroni në shtëpi!
Respektoni rregullat e reja!
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”, njofton Ministria./TCH

Rama: Nga nesër do të mbyllen të gjitha hyrjet tokësore të Shqipërisë me shtetet fqinje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ky vend nga nesër do të mbyll të gjitha hyrjet tokësore me shtetet përreth.

“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00:00, të gjithë hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë”.

“Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shkon në 38 numri i të prekurve në Shqipëri, dy në gjendje të rëndë

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga covid 19 në vend.

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

​Aktivitetet që do të ndalohen deri më 3 prill në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Me anë të një urdhëri të Ministres së Shëndetësisë deri në datën 3 prill do të ndalohen disa aktivitete publike.

Konkretisht, ambientet që ofrojnë shërbime në lokale nate, ambientet e dedikuara për argëtimin e fëmijëve, palestra, qendra sportive, qendra internet, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi do të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë, lidhur me instucione që ofrojnë shërbime, sipas urdhrit të Ministres, do të ndalohen aktivetet e eskursioneve mësimore brenda dhe jashtë vendit, pezullimi i procedurave të punësimit. Ndërkohë, bare e restorante do të mund të punojnë por duke respektuar distancën prej 2 metrash distancës.

Urdhri i Plotë:

1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:

Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate

Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi.

2. Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

a. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;

b. Eskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

c. Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3. Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4. Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndë rmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

MSHMS rekomandon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur daljet në ambiente publike, nëse kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore

Katedralja në Shqipëri vendos banderolën ku thuhet: Zemrat përqafohen dhe në distancë

Periskopi.com Lajme

Katedralja e Rrëshenit në hyrje të saj ka varur një banderolë të madhe.

Në banderolë bëhet thirrje që të shmanget kontakti fizik dhe besimtarët në këtë situatë emergjente të praktikojnë lutjet dhe besimin e tyre nga shtëpia në mënyrë që shmanget sa më shumë përhapja e koronavirusit.

 

‘Zemrat përqafohen dhe në distancë. Rrini në shtëpi’, ka qenë mesazhi i saj.
FOTOLAJM/ Zemrat përqafohen dhe në distancë

 

Mbyllet kufiri Shqipëri-Kosovë

Periskopi.com Lajme

Pikat kufitare me Shqipërinë janë mbyllur sot në orën 6.00.

Me vendim të Qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pikat do të jetë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Lajmi është konfirmuar edhe përmes telefonit dhe postës elektronike.

Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa një ka humbur jetën si pasojë e tij.

Qeveria në krye me Edi Ramën ka marrë po ashtu masa tjera, duke ndaluar qarkullimin edhe Brenda vendit.

​Nuk ka kufizim të mallrave Kosovë-Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, gjatë një takimi sot në Ministrinë e Financave, kanë bërë të ditur nuk ka kurrfarë pengese dhe as kufizim sa i përket qarkullimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë këtij takimit gjithashtu u diskutua edhe për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në zhvillimin e terminalit doganor të Kosovës në Durrës.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë një analizë të zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në mes dy vendeve, që bien në fushëveprimtarinë e kësaj ministrie, për të shikuar hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve.

Masat kundër koronavirusit, mbyllen 522 lokale e 21 disko në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Kjo ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në zbatim të këtij urdhri, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave. Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave për mosle jimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkupt imin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.