Zero raste në Kosovë, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus që nga data 13 mars.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha mostrat e dyshuara me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit.

“0 – zero raste. Rihapja”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Nuk mbajtën asnjë seancë gjatë majit, Shpend Ahmeti propozon që deputetët të paguhen 170 euro

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë gjatë muajit maj, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për datën 4 qershor.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka një propozim për atë se sa duhet të paguhen deputetët të cilët nuk mbajtën asnjë seancë gjatë pikut të pandemisë globale me Covid-19.

‘’Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë’’, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

‘’Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët.’’, shtoi ai.

 

Ahmeti: S’ka paralajmërim se Prishtina mund të rikthehet në karantinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për situatën me koronavirusin në kryeqytet, ku ditëve të fundit janë shënuar edhe raste të reja që kanë dalë nga një spital privat në periferi të Prishtinës.

I ftuar në emisionin “Drive Time” në Radio Prishtina, Ahmeti ka thënë se nuk dihet ende rasti i parë që mund ta ketë infektuar personelin e atij spitali.

“Fatkeqësisht kemi pas një situatë që para disa dite e kuptuam që një spital privat në periferi të Prishtinës si duket është vatër e pandemisë, deri tani as nga IKSHPK-ja nuk po mund të dihet se nga ka ardhur infeksioni”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se ka një numër të madh të kontakteve nga ai spital, të cilët kanë nisur të testohen që nga dita e djeshme.

“Ka një numër të madh të kontakteve nga ai spital që janë testuar dje dhe vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Kjo na ka shqetësuar neve pasi deri tani e kemi pasur të izoluar infeksionin dhe prej se ka ndodh kjo, jemi të detyruar të jemi në kujdesshëm”, ka shtuar Ahmeti, duhet thënë se situata është nën monitorim por nuk ka vend për relaksim.

Sa i përket mundësisë së rikthimit të kryeqytetit në karantinë, Ahmeti tha se ky vendim i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

“Nëse vazhdon të rritet numri i të infektuarve, vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë me rekomandime të IKSHPK-së. Deri më tani nuk kemi informata apo paralajmërime që do të kthehemi në karantinë apo të merren masa tjera restriktive, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar ai.

Ahmeti: Nga 58 teste në Prishtinë, një rast i ri – ishim në ankth se do të jetë numër më i madh

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se nga 58 teste të bëra në Prishtinë vetëm një rast ka rezultuar pozitiv.

Nëpëmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka treguar se ishte në ankth se do të ketë raste më shumë bazuar me rastet e raportuara dje, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.

Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.

Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.

💙

#rriNshpi

Dua Lipa nesër interviston kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin

Periskopi.com Lajme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të realizojë një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Intervista do të bëhet nesër, nga shtëpia duke filluar nga ora 21:00 në Facebook live, ndërsa Dua kërkon që fansat t’i bëjnë pyetjet e tyre dhe t’ia dërgojnë asaj.

Postimi i plotë:

Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.

Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.

Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma.

View this post on Instagram

I want to say a big big thank you to the Mayor Of Prishtina, Shpend Ahmeti for working so hard to look after the people in the fight against Covid-19. It’s been so reassuring to see all the work you’ve been doing from afar and I’m proud of all the measures each and every single one of you have taken into your households to prevent the spread of the virus. On Sunday evening I’ll be asking the Mayor YOUR QUESTIONS. You can ask him anything via [email protected] and I’ll ask him during our live interview this Sunday 9PM CET! Sending you all lots of love, stay safe and I’ll see you all then @shpend34 @dukagjinlipa #askthemayor #folmekryetarin ———— Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19. Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit. Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA. Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET. Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma. @shpend34 @dukagjinlipa #askthemayor #folmekryetarin

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Riaktivizohet platforma Linja e Jetës, Ahmeti: S’është marre me lyp ndihmë, profesionistët ju ndihmojnë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, duke pas parasysh situatën me pandeminë COVID19, ka thënë se të gjithë kanë pasur vështirësi në jetë, edhe ai vet. Por, në çdo rast ka pas dikush ose diçka që më ka ndihmu e më ka tregu se jeta është e bukur dhe se gjithmonë ka rrugë të ketë qëllim jeta.

Prandaj ai ka thënë se që nga sot në bashkëpunim me Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) kemi riaktivizuar platformen Linja e Jetës. Nuk jeni vetë. Ka profesionistë që ju ndihmojnë. Një thirrje. Thats all it takes. 080012345

 

 

Ky është postimi i plotë:

Të gjithë mundemi me pas vështirësi në jetë. Shpesh mendojmë që nuk mundemi me i tejkalu. Që nuk ka rrugë tjetër. Që jeta ska kuptim.

Nuk je vetë. Kam pas edhe unë periudha të tilla. Kam mendu që jeta është shumë e vështirë dhe që nuk ja vlen. Por në çdo rast ka pas dikush ose diçka që më ka ndihmu e më ka tregu se jeta është e bukur dhe se gjithmonë ka rrugë të ketë qëllim jeta.
Nuk është tabu. Nuk është marre me lyp ndihmë. Nuk jemi të vetëm dhe kemk nevojë me fol me tjerët. Në qoftë se e keni dikënd shok/shoqe të mirë mos e leni depresionin me kalu vetë. Hajt se i kalon. Jo, jo, jo. Udhëzoni me kërku ndihmë se një thirrje mund të jetë një jetë.

Prej sot në bashkëpunim me Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) kemi riaktivizuar platformen Linja e Jetës. Nuk jeni vetë. Ka profesionistë që ju ndihmojnë. Një thirrje. Thats all it takes. 080012345

 

Kur mund të hapen kafenetë e restorantet? Tregon Shpend Ahmeti

Periskopi.com Lajme

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës ka thënë se tash është koha që institucionet të flasin për fazën e rihapjes pas përballjes me pandeminë edhe në vendin tonë, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se gastronomia (kafetë, restorantet) do të jenë të fundit që do të hapen.

‘’Është koha të diskutojmë për fazën e rihapjes. Jo të relaksohemi, por duhet ta diskutojmë se kur i vjen fundi kësaj pune. Nëse i përcjellim shtetet e tjeera, kanë hapur dyqanet e vogla, pastaj butiqet e tekstilit deri në 100 metra katrorë. Hapi i parafundit, qendrat tregtare, hapi i fundit gastronomia’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

Ahmeti: Ja kur mund të dalë Prishtina nga karantina

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në Rubikon ka thënë se kryeqyteti mund të dalë nga karantina të premten apo të shtunën e kësaj jave, transmeton Periskopi.

‘’Prishtina mund të dalë nga karantina të premten apo të shtunën’’, ka thënë ai.

Sipas tij,  tash është koha të mendojmë e diskutojmë për fazën e rihapjes pas situatës me koronavirus, transmeton Periskopi.

Megjithatë ai thotë se s’ka vend për relaksim, pasiqë që masat e dorëzat do të na përcjellin edhe në 12 muajt  ardhshëm./PERISKOPI/

 

 

Ahmeti: Koha të diskutojmë për rihapjen, por dorëzat e maskat do të na përcjellin edhe për 12 muaj

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në Rubikon ka thënë se tash është koha të mendojmë e diskutojmë për fazën e rihapjes pas situatës me koronavirus, transmeton Periskopi.

Megjithatë ai thotë se s’ka vend për relaksim, pasiqë që masat e dorëzat do të na përcjellin edhe në 12 muajt  ardhshëm.

‘’Është koha të diskutojmë për fazën e rihapjes. Jo të relaksohemi, por duhet ta diskutojmë se kur i vjen fundi kësaj pune. Nëse i përcjellim shtetet e tjeera, kanë hapur dyqanet e vogla, pastaj butiqet e tekstilit deri në 100 metra katrorë. Hapi i parafundit, endrat tregtare, hapi i fundit gastronimia’’, ka thënë ai

‘’Dorëzat e maskat do të na përcjellin edhe në 12 muajt e ardhshëm. Vëstirë se shkollat do të happen deri në shtator’’/PERISKOPI/

 

 

Ahmeti asnjë komunikim me Sveçlën rreth koronavirusit: Ushtrues detyre a nuk e di çka është ai

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend AHmeti sonte në Rubikon ka treguar se çfarë komunikimi ka me qeverinë në detyrë sa i përket mobilizimit me pandeminë, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e ka telefonuar për 10 minuta, ndërsa ka thënë se  do e presin për takim, meqë ka paralajmëruar një të tillë.

Ahmeti thotë se ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitinë ka bashkëpunim korrekt

‘’Kam komunikim me Arben Vitinë. E njohim njëri tjetrin. Që në ditën e parë kemi disktu duke folur për problemet e Prishtinës. Duke kemi hyrë në aspektin politik. E përgëzoj Arbenin sepse u mundu që ministrinë ta mbajë apolitike. Institucionet duhet të jenë apolitike’’

‘’Sveçla: S’kam asnjë komunikim me të. As nuk më ka kontaktuar e asgjë.  Ushtrues detyre a nuk e di çka është’’, ka thënë Ahmeti për zv/ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla/PERISKOPI/

 

Ahmeti: 200 pako ushqimore do të shpërndahen për familjet sociale

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim ka bërë të ditur se sot Oda Ekonomike e Kosovës ka dhuruar 200 pako ushqimore.

Ai tha se ky donacion u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike.

 

 

Njoftimi:

Sot kemi pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës, Berat Rukiqi.

Ky donacion vjen nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike dhe u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve po rritet si pasojë e situatës nëpër të cilën po kalojmë.

Falenderojmë Odën Ekonomike dhe bizneset për këtë donacion dhe solidaritetin me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë.

​Ahmeti kërkon nga qytetarët të ndihmojnë nxënësit me telefona dhe laptopë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë telefona mobil ose laptopë të cilët nuk i përdorin, që t’ua dhurojnë ato nxënësve për mësim online.

Ai në një postim në Facebook thotë se shumë fëmijë nuk posedojnë pajisje të tilla, të cilat janë të nevojshme për ndjekjen e mësimit të distancë në kohë pandemie.

“Nëse keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional, por që nuk e përdorni atëherë dhuroni ato pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi për të mësuar”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kemi nevojë për juve! Me rastin e organizimit të mësimit online kemi mësuar se është numër i madh i nxënësve që nuk kanë as smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit.

Sic kemi thënë më herët pandemia po na i nxjerr në pah pabarazitë e shoqërisë tonë. Duke ditur që ne si Komunë do të digjitalizojmë edhe më tutje arsimin në Prishtinë duke filluar nga shtatori, por duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, ne mendojmë se NUK duhet ta lëmë asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji.

Prandaj e kemi një ide të solidaritetit. Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhurone atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu.

Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit,

Shpresa Shala

më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë.

Sara Habipaj

e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje.

Adrian Berisha

po e jep një laptop që nuk e përdorë.

Te tregojmë se Prishtina është një.

Në qoftë se keni një pajisje të tillë dërgone një email në shtabi.pr@rks-gov.net me temen Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe specifikoni llojin e pajisjene do të organizojmë marrjen e pajisjes.

Emri i juaj do të publikohet në listen e donatorëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme.

Asnjë rast të shtunën me COVID 19 në Prishtinë, Shpend Ahmeti – qytetarëve: Thank you

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit të sotëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që njoftoi për 30 raste të reja me koronavirusin Covid-19 në Kosovë dhe nga ta, asnjë rast s’është regjistruar në Prishtinë.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në kryeqytet deri sot janë regjistruar 57 raste pozitive.

30 rastet pozitive të shtunën në Kosovë kanë çuar numrin total në 510.

Deri tash, në Kosovë janë shëruar 93 raste me koronavirus dhe 12 persona kanë vdekur.

Ahmeti: Folni në viber, whats up, por mos dilni – As unë nënën time nuk po e vizitoj

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në Argument Plus ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktet e afërta me familjarët jashtë shtëpisë, por të shfrytëzojnë platfoma online për komunikim, transmeton Periskopi.

Ahmeti ka treguar se as ai vet nuk e takon nën e tij për së afërmi.

‘’As unë s’po e vizitoj nanën time. Kam shumë kontakte me njerëz gjatë ditës, dhe s’kisha dasht që nënë time ta rrezikoj . Po luftoj nga afërsia që të mos ia barti virusin. Mos bëni gjana të tilla. Folni në telefon, Viber, Ëhats up. Pritni edhe pak’’, ka thënë ai.

‘’Jemi me dy raste sot në Prishtinë. I lumtur por edhe më tutje kah kujdesi, jo nga relaksimi’’/PERISKOPI/

 

Ahmeti-qytetarëve: Nëse i keni punët ngushtë, mos u mërzitni – Edhe centat e fundit të komunës kemi me i dhënë

Periskopi.com Lajme

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës sonte  u ka thënë gjithë qytetarëve të kryeqytetit që kanë kushte të vështira ekonomike të mos shqetësohen, pasi do t’i dalin në ndihmë, transmeton Periskopi.

‘Nëse i keni punët keq, mos u mërzitni. Na jemi aty për aq sa kemi. Edhe centat e fundit të krejt komunës do t’i japim për me i ndihmu qytetarët”, ka thënë ai në Argument Plus.

‘’Nëse nuk të gjindet komuna e shteti tash, nuk e di pse na duhet shteti’’.

Ai ka përmendur tutje lirimet që janë bërë në këtë kohë pandemie./PERISKOPI/

 

Ahmeti: Covidi na ka kthjellur pak për me e kuptu se sa jemi të lidhur me njëri-tjetrin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në Argument Plus ka thënë se kjo situatë  e izolimit nga pandemia e ka një anë positive të asaj se si duhet ddiktu vlerën daljes dhe jetës publike, transmeton Periskopi.

Ai thotë se koronavirusi edhe  i ka kthjellur njerëzit.

‘’Covidi na ka kthjellur pak për me u kutu se sa jemi të lidhur me njëri tjetrin. Tash e kuptojmë kur qëndrojmë brenda, sa e rëndësishme është me dal, me u taku me njerëz, e është publikja. Po të mos na mungonin tani, nuk do ia dinim vlerën aq shumë’’, ka shtuar ai./PERISKOPI/

 

Shpend Ahmeti falenderon bamirësit e Prishtinës: Prej nesër shpërndahen 2 mijë pako higjienike, më pas edhe ushqime

Periskopi.com Lajme

Shpend Ahmeti ka njoftuar se një grup i vullnetarëve po ndihmojë për pako higjienike dhe ushqimore.

Ai tha se prej nesër do të fillojnë të shpërndahen 2 mijë pako për ata që kanë nevojë.

“Në këtë kohë te pasigurisë, një grup i Vullnetarëve po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë. Prej nesër do të shpërndajnë 2 mijë pako higjienike e pastaj edhe ushqimore për ata që kanë nevojë. nga Prishtina”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës.

Shpend Ahmeti: Seriozisht, trus në shpi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon thirrjet për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Ahmeti vazhdimisht po kritikon daljen e madhe të qytetarëve në orët kur lejohet. Kryetari i Prishtinës, nuk është i vetmi në këtë kritikë. Së fundmi, edhe vetë IKShP-ja ka ngritur alarmin për daljen e madhe të qytetarëve.

Zoti Ahmeti shkruan në Facebook: Seriozisht, trus në shpi!#rriNshpi

Ahmeti: Në pesë apo gjashtë lagje të Prishtinës ka raste me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përkundër numrit të vogël të rasteve me Covid-19, ka shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje.

“Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato. E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje”.

„Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë.

Mos u relaksoni për shkak të situates politike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e të prekurve me koronavirus nga Prishtina

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se gjendja e të infektuarve me coronavirus e tre personave që vijnë nga Prishtina është stabile, duke shtuar se dy prej tyre nuk kanë as simptoma.

Ai ka thënë se janë dy rast në Tauk Bashqe e, janë raste që janë vet-izoluar në shtëpi dhe nuk kanë dalë.

Sipas tij, edhe familjarët e tjerë po rrinë në shtëpi dhe i ka vizituar policia disa herë dhe kanë komunikuar në telefon.

Ahmeti në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit tha se nuk ka ndonjë nevojë që kjo lagje të hyj në karantinë, sepse në këtë fazë qëndrojnë shumë mirë dhe nuk kanë simptoma, prandaj edhe nuk ka nevojë as për hospitalizim e as për karantinë.

Kërkesa e kryetarit të Prishtinës është që informatat nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dërgohen më shpejt në Komuna.

Ai tha se kjo nuk është kritikë për ta, por se kërkon bashkëpunim, sepse duhet të njoftohen me kohë në mënyrë që të mund tu dalin në ndihmë.

“Na nevojitet informata më e shpejt, që të mund t’ju ndihmojmë, realizimi i informatave nuk është i mirë, nuk është kritikë, por na duhet bashkëpunim që të intervenojmë më shpejt”.

Në lidhje me dezinfektimin e ndërtesave, Ahmeti tha se do të vazhdojnë të dezinfektojnë të gjitha ndërtesat në Komunën e Prishtinës dhe hapësira tjera.

“Do të dezinfektojmë çdo hyrje, kërkojmë mirëkuptim të banorëve, me ata që kemi kontrata do t’i lajmërojmë, me të tjerët vetëm i lusim për mirëkuptim, nëse i shohin disa persona të veshur me të bardha vetëm të rrinë brenda, sepse do të dezinfektohen ndërtesat. Qendrat e Mjekësisë Familjare do t’i dezinfektojmë nga 20 herë nëse është e nevojshme, gjithashtu autobusët, i dezinfektojmë ambulancat në baza ditore. I kemi 15 Qendra të Mjekësisë Familjare. E kemi vendosur një tendë para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, që të mos hyjnë personat që dyshojnë se kanë coronvirus, por fillimisht në tendë tu matet temperatura dhe të shikohet se si të veprohet tutje”, tha Ahmeti.

Ai po ashtu përmendi edhe masat që i kanë marrë për t’i dalë në ndihmë nivelit qendror, nëse është e nevojshme në aspektin e hapësirave për karantim.

“E kemi nda një QKF-në nëse ka nevojë për karantinë, gjithashtu i kemi edhe shtëpizat në Gërmi ku janë rreth 50 shtretër. Mundemi edhe një tjetër QMF ta lirojmë. Kjo është ajo që deri tani kemi ofruar nëse ka nevojë për hospitalizim të shpejt, kur nuk ka më shumë krevate dhe QKUK-ja”, tha Ahmeti.