E pabesueshme por e vërtetë, Mustafi në formacionin e javës në Bundesligë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi ka bërë paraqitje pozitive ndaj Union Berlin si mysafir ku sfida përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa faqja e njohur “WhoScored.com”e ka përfshirë Mustafin në formacionin e javës në Bundesligë, përcjell Periskopi.

Përkrah mbrojtësit kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, janë emra si Alfonso Devis, Leroy Sane, David Alaba, Andre Silva dhe Poulsen.

Një vlerësim i madh ky për mbrojtësin 28 vjeçar ku për dy ndeshje në Bundesligë me fanellën e Schalke-s arriti të përfshihet në formacionin më të mirë të javës, për më tepër lojtari me notën më të lartë të vlerësuar nga formacioni i javës.

Mori kritika që në paraqitjen e parë, Shkodran Mustafi nuk heqë dorë: ‘Dua të qëndrojë në Bundesligë për shumë vite’

Periskopi.com Sporti

Përkundër faktit se u kritikua në paraqitjen e parë me klubin gjerman, Schalke, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi planifikon të mbetet në kampionatin gjerman edhe përtej këtij sezoni, përcjell Periskopi.

Sipas mediumit Sport Bild, Mustafi dëshiron të qëndrojë në Gjermani përtej verës, por nuk ka gjasa që ai të mbetet me Schalke.

Me shanset e Schalkes për rënie nga kategoria, e ardhmja e Mustafit duket të jetë diku tjetër në Bundesliga.

Mustafi ka luajtur  gjithsej 102 ndeshje në Premier League, 64 në La Liga, 50 në Serie A, 30 në Europa League, 12 paraqitje në Champions League, 3 në Kupën e Botës dhe 1 në Bundesligë. /Periskopi

Tmerri i Mustafit vazhdon edhe te Schalke, trajneri e kritikon hapur: Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e tij

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Schalkes, Christian Gross ka pranuar se nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e parë të qendërmbrojtësit Shkodran Mustafi për ekipin e tij.

Mustafi që iu bashkua Schalkes në afatin kalimtar të janarit, debutoi vikendin e shkuar në ndeshjen kampionale kundër Leipzigut, të cilën Schalke e humbi me rezultatin 3:0.

Mustafi në këtë ndeshje ishte i pazëvendësueshëm te Schalke, përkundër që me ekipin e ri nuk e kishte zhvilluar asnjë stërvitje.

“Unë nuk jam 100 për qind i kënaqur me performancën e tij, por me angazhimin e tij. Ai provoi gjithçka. Stabilizoi mbrojtjen dhe dha shumë udhëzime por kjo nuk mjaftoi”, u shpreh Gross që pret më shumë nga Mustafi në ndeshjet tjera. “Për të ardhmen, ai padyshim është transferimi i duhur dhe jam i bindur për këtë. Ai ka personalitet dhe do të na ndihmojë shumë”.

Gross tha se mori vendim për ta futur Mustafin në lojë pa asnjë stërvitje për shkak të përvojës së tij. Mustafi te Schalke u transferua si lojtar i lirë pasi shkëputi kontratën me Arsenalin.

Autoritet gjermane ‘bllokojnë’ Mustafin

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi nuk do mund të debutojë me klubin e tij të ri, Schalke, as në këtë fundjavë.

E gjitha kjo ka ndodhur për arsye se rregullat në Gjermani parashohin që një lojtar i cili transferohet nga Anglia, të qëndrojë në karantinë.

Kjo nënkupton se Mustafi mund të stërvitet i vetëm dhe të bëhet i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, kur edhe mbaron karantina për të.“Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë, Shkodran Mustafi do të jetë në karantinë të paktën deri më 5 shkurt.

Lojtari i transferuar nga Arsenali duhet të izolohet”, thuhet në komunikatën e postuar nga klubi gjerman

Fjalët lamtumirëse të Arsenalit për Shkodran Mustafin

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi i është bashkuar skuadrës nga Bundesliga, Schalke, duke u larguar kështu nga Arsenali, skuadër ku ka luajtur nga viti 2016 dhe ka regjistruar 151 paraqitje.

Përmes një komunikate për shtyp, Topçinjtë e kanë falënderuar mbrojtësin shqiptar për kontributin dhe rolin e tij, në veçanti për dy Kupat FA të fituara.

Drejtori teknik, Edu dhe trajneri Mikel Arteta i kanë uruar sukses në karrierë dhe gjitha të mirat familjes së 28-vjeçarit.

“Musti ka qenë një lojtar kyç për ne për një kohë të gjatë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në sezonit tim të parë si trajner dhe dua ta falënderoj për profesionalizmin dhe gatishmërinë e përhershme sa herë që është thirrur”, ka thënë Arteta duke i uruar sukses te Schalke.

Arsenali e ka falënderuar Shkodranin edhe për angazhimin e tij jashtë fushës për dhurimin e dhjetëra mijëra racioneve ushqimore për qytetarët në krizë gjatë periudhës së pandemisë.

“Të gjithë te Arsenali i e falënderojnë Mustin për kontributin e tij në klub. I urojmë atij dhe familjes gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit.

Mustafi shkëput kontratën me Arsenalin, merr rrugën drejt Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi ka përfunduar kontratën me ekipin e Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i Shoqatës Ndërkombëtare të shtypit sportiv, Chris Williams.

Kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Bundesligë, Mustafi tani e ka rrugën e lirë për t’u transferuar te Schalke.

Kabak në anën tjetër do të ketë mundësi që deri në fund të ditës të arrijë një marrëveshje me Liverpoolin.

Dikur me reputacionin si mbrojtësi më i mirë i La Ligës, sot fansat i thonë lamtumirë me ‘huqjet e tij turpëruese’

Periskopi.com Sporti

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme për largimin e Shkodran Mustafit nga skuadra e Arsenalit, dhe mbrojtësin shqiptar pritet ta shohim tek skuadra gjermane, Schalke, shkruan Periskopi.

Kur Mustafi kaloi tek klubi londinez nga Valencia në vitin 2016 për 35 milion euro të gjithë fansat kishin shpresa shumë të mëdha tek ai, megjithatë, ai u kritikua shumë ashpër për paraqitjet e tij dhe, fansat ia kanë “bërë dhuratë” Mustafit një video me të gjitha huqjet e tij.

Shkodran Mustafi in action for Arsenal

Kujtojmë se, gjermani arriti tek Arsenali si një fitues i Kupës së Botës dhe kishte krijuar një reputacion si një nga mbrojtësit më të mirë në La Liga.

Shihni videon e postuar nga fansat për Shkodran Mustafin. /Periskopi

 

 

Liverpooli bëhet ‘sebep’: Mustafi braktis Arsenalin, pritet zyrtarizimi te skuadra gjermane

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është shumë afër kalimit te Schalke, përcjell Periskopi.

Ky transferim vjen pasi mbrojtësi turk, Kabak do të huazohet te Liverpooli, ndërsa Mustafi do të kalojë të Schalke.

Marrëveshja pritet të bëhet zyrtare brenda pak orësh.

Mustafi ishte pjesë e skuadrave si, Everton, Sampdoria, Valencia dhe që nga viti 2016 është pjesë e skuadrës londineze, Arsenalit, ekip me të cilin ka 102 paraqitje dhe 7 gola. /Periskopi

Lazio insiston për transferimin e Shkodran Mustafit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Lazios nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Mustafi në parim ka arritur marrëveshje me Lazion, që ka nisur negociatat me Arsenalin për lirimin e tij.

Mustafi ka kontratë me ekipin londinez deri në fund të këtij edicioni dhe te Lazio janë të gatshëm të ofrojnë rreth pesë milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e tij.

Mustafi 28-vjeçar këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe tek Arsenali duke regjistruar vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi londinez gjatë këtij muaji për një përvojë tjetër në karrierë.

Ai është pjesë e Arsenalit prej verës së vitit 2016 kur iu bashkua nga Valencia për 41 milionë euro. Mustafi karrierë ka bërë edhe te Sampdoria.

Nuk ka më dyshime, e konfirmon edhe Arteta: Kjo është e ardhmja e Shkodran Mustafit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka hedhur poshtë të gjithë zërat lidhur me një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit shqiptar nga skuadra londineze, përcjell Periskopi.

Arteta ka pranuar se nuk e ka ndërmend ta largojë Mustafin nga skuadra, pavarësisht se nuk i ka dhënë shumë hapësirë për të luajtur.

Mustafi ka luajtur vetëm 43 minuta në tri paraqitjet këtë sezonë.

Kujtojmë se, marrëveshja e Mustafit me Arsenalin mbaron në fund të këtij sezoni.

 

Assesi ta lënë rahat, fillojnë talljet me Shkodran Mustafin – ja gabimi që e bëri këtë herë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi po konisderohet si fajtori kryesor që Arsenali pësoi gol nga Manchester City në minutën e dytë të ndeshjes. Mustafi  këtë ndeshje e ka filluar si titullar, por që në minutën e dytë të ndeshjes ai ishte në vështirësi.

City kaloi në epërsi me golin e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus që shfrytëzoi për mrekulli hutinë e Shkodran Mustafit dhe porterit Runar Alex Runarsson, të cilët nuk reaguan në kohë për ta parandaluar brazilianin i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Në rrjetin social, Twitter, tifozët e Arsenalit janë duke shprehur mllefin ndaj yllit shqiptar.

“Si është e mundur që Mustafi ka bërë 150 paraqitje për ne”, ka shkruar një tifoz.

No description available.

Pastaj, një tjetër tifoz i Arsenalit ka shkruar se është e pashpjegueshme se si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk e kanë fituar Kupën e Botës, ndërsa Mustafi po.

Mustafi këtë sezon ka pasur probleme të shumta dhe nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë, që të zë vendin e titullarit në formacionin e Arsenalit.

Ai ishte transferuar në Arsenal në vitin 2016 nga Valencia.

Arsenal dhe Manchester City janë duke u përballuar në Kupën e Ligës “Carabao Cup” në çerekfinale.

Rezultati momental është baras 1:1, kur po zhvillohen minutat e fundit të pjesës së parë. Golin e barazimit për vendësit e shënoi sulmuesi francez Alexander Laccazette.

No description available.

Formacionet zyrtare: Arsenal – Manchester City, ky është vendimi për Mustafin

Periskopi.com Sporti

Arsenali është nikoqir i Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Anglisë.

Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të kualifikohen në raundin tjetër, edhe pse nuk do jenë me 11-shen më të mir.

Nga minuta e parë të “Topçinjtë” është shqiptari Shkodran Mustafi.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Runarsson; Mustafi, Gabriel, Kolasinac, Maitland-Niles; Elneny, Ceballos, Cedric, Willock; Lacazette, Martinelli.

City: Steffen; Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko, Rodri, Fernandinho; Bernando, Mahrez, Foden; Jesus.

Formacionet zyrtare: Arsenal – Southampton, ky është vendimi për Mustafin

Periskopi.com Sporti

Arsenali do tentojë sonte që t’i rikthehet fitores në Premier Ligë, pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore, me bilanc prej katër humbjeve dhe një barazimi.

Megjithatë, ‘Topçinjët’ nuk do kenë punë aspak të lehtë sonte, pasi që takohen me skuadrën që renditet e katërta në tabelë, Southamptonin.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 13-të në kampionatin anglez dhe zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Emirates Stadium’.

Në këtë ndeshje do mungojë i suspenduari Granit Xhaka, kurse Shkodran Mustafi ndodhet në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare: Team News Southampton

Shkodran Mustafi nuk do të zgjasë kontratën me Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi siç duket nuk do të jetë shumë gjatë pjesë e klubi më të kritikuar këto ditë, Arsenalit, shkruan Periskopi.

 

Sipas raportimeve të fundit Shkodran Mustafi nuk do të vazhdojë kontratën me klubin londinez.

Qendërmbrojtësi raportohet se është rekomanduar tek disa skuadra por deri më tani asnjë skuadër nuk është përgjigjur.

Kontrata e Mustafit skadon në qershor të vitit 2021.

 

Formacionet e mundshme të Arsenalit ndaj Dundalk: Mustafi pritet të startojë në ndeshjen sontme

Periskopi.com Sporti

Arsenal ka udhëtuar në Irlandë për ta zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Evropës kundër Dundalk.

Topçinjtë i ka fituar të pesë ndeshjet e para dhe e kryesojnë grupin me 15 pikë dhe nga vendi i parë janë kualifikuar tutje.

Në anën tjetër, Dundalk i ka humbur të gjitha ndeshjet dhe nuk e ka asnjë pikë në këtë fazë.

Formacionet e mundshme

Dundalk: Rogers; Cleary, Boyle, Gartland; Gannon, Shields, Sloggett, Dummigan; Murray; Hoban, Duffy.

Arsenal: Runarsson; Cedric, Mustafi, Mari, Maitland-Niles; Elneny, Willock, Smith Roëe; Pepe, Balogun, Nelson.

Shkodran Mustafi te Barcelona? Ja detajet

Periskopi.com Sporti

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është e interesuar të nënshkruajë qendërmbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafin, përcjell Periskopi.

Klubi blaugran nuk duket se janë mirë me mbrojtjen qendrore dhe kanë vetëm Gerard Pique, Clément Lenglet dhe Ronald Araujo që luajnë në zemër të vijës së pasme.

Mesfushori holandez Frenkie De Jong duke se nuk ia ka shuar etjen Barcelonës, pasi këta të fundit janë në bisedime për të sjellë një tjetër mbrojtës qendror kur dritarja e transferimit të hapet përsëri në janar.

Sipas Sport, Mustafi është një nga emrat në listën e tyre të ngushtë. Ish- lojtari i Valencias refuzoi një kontratë të re në Emirates dhe synon të largohet nga klubi pas skadimit të marrëveshjes së tij aktuale në fund të fushatës 2020/21.

Mustafi zhvilloi 15 nga 17 ndeshjet e fundit të Arsenalit nën drejtimin e Mikel Artetas, para se të duhej t’i nënshtrohej një operacioni në gju në korrik. /Periskopi

Arsenali nuk i ofron kontratë të re, Mustafi e mendon Bundesligën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, mund të largohet nga Arsenali verën e vitit të ardhshëm.

Në bazë të raportimeve të “Sport1”, Mustafi lidhet me një kalim i mundshëm të skuadra e njohur e Bundesligës, Eintracht Frankfurt.

Kontrata e Mustafit me “Topçinjtë” skadon më 30 qershor 2021 dhe transferimi i tij te Frankfurt mund të jetë me parametra zero.

Për transferimin e Shkodran Mustafit në Bundesligën gjermane ka folur edhe babai i Shkodranit, Kujtim Mustafa që njëherit është edhe agjent i futbollistit.

Babai i Shkodran Mustafit nuk e ka mohuar një transferim të tillë, duke thënë se ai është lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

“Asgjë nuk përjashtohet, ne mund të imagjinojmë gjithçka sepse Shkodran është një agjent i lirë në verë”, ka thënë Kujtim Mustafi për “Sport1”.

Shkodran Mustafi në të kalaurën e tij ka bërë karrierë te Sampdoria në Itali, Valencia në Spanjë.

‘Vëlla nuk e dija se je shqiptar’ – reagimi epik i Mustafit pasi ylli i Arsenalit festoi golin me shqiponjë

Periskopi.com Sporti

Arsenali mbrëmë e mposhti Dundalk me rezultat 3-0 në kuadër të Europa Ligës

Joseph Willock ishte në mesin e golashënuesive, derisa ai festoi duke bërë shqiponjën me duar.

Sot Shkodran Mustafi ka publikuar një fotografi të ëillock ku shihet duke festuar me shqiponjë ku la edhe një shkrim të shkurtër dhe interesant.

“Vëlla nuk e dija që je shqiptar, hajde shqipe” ka shkruar Mustafi në storien e publikuar në Instagram.

Lajmi i keq për Arsenalin para ndeshjes së nesërme i ‘konvenon’ Mustafit

Periskopi.com Sporti

Arsenal nesër do të përballet me skuadrën Dundalk, në kuadër të Evropa Ligës.

Por, londinezët janë duke u përballur me mungesën e disa futbollistëve, e ku së fundmi është konfirmuar se për ndeshjen e nesërme do t’ju mungojnë 5 futbollistë.

David Luiz ka pësuar një lëndim kundër Leicester Cityt dhe nuk do të mund të luajë në këtë ndeshje.

Chambers, Holding, Sokratis dhe Saliba janë disa nga futbollistët e tjerë që pritet të mungojnë në këtë ndeshje.

Duke i pasur parasysh tërë këto mungesa, Arteta pritet që nesër startues ta fusë futbollistin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Mustafi refuzon ‘zyrtarisht’ kontratën e re me Arsenalin, famija është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi duket i bindur të mbyllë eksperiencën e tij te Arsenali në fund të këtij sezoni, kur edhe të ketë mbushur plot 5 vite me fanellën e “topçinjve”, pasi ka refuzuar zyrtarisht rinovimin.

Klubi londinez i ka bërë disa oferta për kontratë të re qendërmbrojtësit 28-vjeçar, por ky i fundit i ka refuzuar të gjitha dhe ditën e sotme ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të largohet me parametra zero në fund të sezonit. Shkodran Mustafi iu bashkua Arsenalit në verën e 2016-ës, kur londinezët paguan rreth 40 milionë euro për kartonin e tij në arkat e Valencias dhe atëherë mbrojtësi me origjinë nga Gostivari nënshkroi për 5 sezone me “topçinjtë”.

Gjatë këtyre viteve Mustafi ka luajtur plot 142 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola me fanellën e Arsenalit, por ai nuk shihet si titullar nga trajneri Mikel Arteta dhe ndaj ka vendosur të largohet në verën e ardhshme. Sipas mediave angleze, një tjetër arsye që Mustafi dëshiron të largohet, është edhe familja e tij që prej kohësh jeton në Zvicër dhe aktualisht mbrojtësi 28-vjeçar po merr në konsideratë një rikthim në kampionatin italian apo transferim në atë gjerman.

Kampioni i Botës me Gjermaninë në vitin 2014, Shkodran Mustafi ka veshur më herët fanellat e klubeve si Sampdoria në kampionatin italian dhe Valencia në atë spanjoll, ndërsa me “pancerat” numëron 20 ndeshje dhe 4 gola. Më herët për Mustafin ka shfaqur interes të fortë edhe klubi i Lazios, që nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Arsenalin për vlerën e kartonit të mbrojtësit, ndërsa tani Igli Tare ka mundësi të bëjë një tjetër goditje të bujshme, duke e marrë me parametra zero.