Wang Yi : Kina dhe SHBA mund dhe duhet të bashkëpunojnë

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i Shtetit i Kinës dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh në një konferencë për shtypin se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me ShBA-në dhe shpreson që pala amerikane do të ecë në të njëjtin drejtim me palën kineze, do të heqë kufizimet e paarsyeshme ndaj bashkëpunimit Kinë-ShBA dhe nuk do të krijojë pengesa të reja.

Lidhur me këtë, gazetari i “Bloomberg”-ut pyeti në një konferencë shtypi të hënën zëdhënësin e MPJ-së kineze Zhao Lijian që çfarë veprimesh konkrete do të ndërmarrë Kina për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Në përgjigjen e tij, Zhao shtjelloi edhe një herë parimin dhe qëndrimin e Kinës, thelbi i të cilave është “moskonfrontimi dhe moskundërvënia, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi e përfitimet e përbashkëta”.

“Lidhur me çështjet specifike që përmendët, këshilltari i Shtetit Wang Yi ka bërë një shpjegim shumë të qartë. Kina dhe SHBA-ja mund dhe duhet të bashkëpunojnë. Lista e bashkëpunimit është para nesh,” theksoi Zhao Lijian.

Në fakt, edhe Wang Yi përmendi “listën e bashkëpunimit” në përgjigjen e tij, e cila përfshin luftimin e epidemisë, rimëkëmbjen ekonomike, ndryshimin e klimës etj. Në këto fusha, Kina dhe ShBA-ja kanë hapësirë shumë të madhe bashkëpunimi, dhe qëndrimi i Kinës është gjithashtu shumë i hapur.

Por gazetari i “Bloomberg”-ut nuk mori përgjigjen që po priste dhe bëri një tjetër pyetje, duke “akuzuar” Kinën: “Tani duket sikur ShBA-ja duhet të ndërmarrë e para veprime për të gjitha çështjet”. Dhe pastaj nxitoi të bënte pyetjen: “Çfarë veprimesh konkrete mund të ndërmarrë Kina për të përmirësuar marrëdhëniet me ShBA-në?”

Zhao Lijian-i reagoi, duke thënë që ky është “interpetimi personal” nga ky gazetar. Rënia e marrëdhënieve Kinë-ShBA në pikën më të ulët nuk është shkaktuar nga pala kineze. Zhao vuri në dukje më tej: “Administrata e kaluar amerikane ka ndërmarrë veprime kundër prirjes dhe gjendjes praktike, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet dypalëshe. Unë dua të them nga kjo anë që qeveria amerikane ka më shumë përgjegjësi për të ndërmarrë veprime aktive.”

Studiues britanik në Institutin Financiar “Chongyang” pranë Universitetit Renmin, John Ross, u shpreh në një intervistë për televizionin SZTV: “Masa më e duhur nga ShBA-ja është heqja e tatimeve të shtuara.” Lidhur me fjalën “racional”, Ross vuri në dukje se politikat joracionale tatimore të administratës së Trump-it jo vetëm kanë dëmtuar interesat e Kinës, por edhe kanë shtuar kostot e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve në ShBA. Kjo ka ndikuar negativisht në ekonominë botërore. “Kemi parë që administrata e Biden-it është kthyer në gjendjen racionale për sa i përket luftës antiepidemike. Kështu që shpresojmë edhe në çështjet e tjera do të ketë politika të tilla,” theksoi Ross.

Lidhur me “hapin e ardhshëm nga ShBA-ja”, Zhao Lijian-i rideklaroi qëndrimin e Kinës: “Diplomacitë e të dy palëve duhet të zbatojnë frymën e dialogut mes dy liderëve shtetërorë, të ecin drejt njëra-tjetrës, të menaxhojnë mosmarrëveshjet dhe të nxisin rikthimin sa më parë të marrëdhënieve kino-amerikane në shinat e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.”

SHBA, një e katërta e njerëzve nuk janë të interesuar për vaksinën

Periskopi.com Lajme

Një e katërta e amerikanëve janë pak ose aspak të interesuar për të bërë vaksinën e koronavirusit, zbulon një sondazh i kryer nga Reuters/Ipsos dhe i publikuar të enjten.

Disa nga të anketuarit shprehin shqetësimin se ritmi rekord me të cilin po zhvillohen vaksinat mund të rrezikojë sigurinë e tyre.

Ndërsa ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë për të parandaluar infeksionin është e nevojshme për të kthyer jetën në normalitet, sondazhi flet për një çështje që potencialisht ka të bëjë me besimin tek administrata Trump, i cila tashmë është vënë nën kritika për udhëzimet e saj shpesh kontradiktore lidhur me masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

Rreth 36 për qind e të anketuarve thanë se do të ishin më pak të gatshëm ta bënin vaksinën nëse Presidenti Trump thotë se ajo është e sigurt, krahasuar me vetëm 14 për qind që u shprehën se do të ishin më të interesuar.

Shumica e të anketuarve e kryer me 4,428 të rritur në SHBA midis 13 dhe 19 majit, thanë se do të ndikoheshin shumë nga udhëzimet e Administratës së Ushqimit dhe e Barnave ose nga rezultatet e studimeve shkencore në shkallë të gjerë, nëse ato tregojnë se vaksina është e sigurt.

Më pak se dy të tretat e të anketuarve thanë se janë “shumë” ose “disi” të interesuar për vaksinën, një shifër që disa ekspertë të shëndetit prisnin të ishte më e lartë duke pasur parasysh ndërgjegjësimin për COVID-19n dhe më shumë se 92,000 vdekjet që lidhen me të në Shtetet e Bashkuara.

Katërmbëdhjetë përqind e të anketuarve thanë se ata nuk ishin aspak të interesuar për ta bërë vaksinën, 10 për qind se nuk ishin shumë të interesuar, ndërsa 11 të tjerë ishin të pasigurt.

Studimet për vaksinat janë duke u zhvilluar, por ekspertët vlerësojnë se të paktën 70 për qind e amerikanëve do të duhet të imunizohen përmes një vaksine ose një infektimi për të arritur atë që njihet si “imunitet turmës”, kur ka njerëz të mjaftueshëm rezistentë ndaj një sëmundjeje infektive për të parandaluar përhapjen e saj.

Mes të anketuarve që shprehin pak ose aspak interes për një vaksinë, gati gjysma thanë se ishin të shqetësuar për shpejtësinë me të cilën po zhvillohen studimet. Më shumë se 40 për qind thanë se besojnë që vaksina është më e rrezikshme se vetë sëmundja.

Presidenti Trump është zotuar një vaksinë do të jetë gati deri në fund të vitit, megjithëse zakonisht duhen 10 ose më shumë vjet për ta zhvilluar dhe testuar për sigurinë dhe efektivitetin. Shumë ekspertë besojnë se një vaksinë e miratuar plotësisht nga qeveria nuk do të jetë gjerësisht në dispozicion, të paktën deri në mesin e vitit 2021.

Disa ekspertë kanë thënë se theksi i Shtëpisë së Bardhë tek shpejtësia mund t’i shqetësojë njerëzit se po sakrifikohet siguria për hir të shpejtësisë.

Për më tepër, gjatë periudhës së pandemisë në mediat sociale janë shtuar dezinformatat në lidhje me vaksinat, sipas studiuesve akademikë.

Sondazhi nënvizon se edhe polarizimi i thelluar i vendit ka ndikuar në mënyrën se si e shohin njerëzit pandeminë.

Gati një në pesë republikanë thonë se nuk kanë interes për një vaksinë, më shumë se dyfishi i demokratëve që thonë të njëjtën gjë.

Në të gjithë botën ekzistojnë më shumë se 100 vaksina kandidate për COVID-19, përfshirë disa që tashmë janë në prova klinike me njerëz.

Kina pranon se shkatërroi kampionet e para të koronavirusit, duke konfirmuar akuzën e SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Kina ka pranuar se shkatërroi disa kampione të coronavirusit në fazat e hershme të shpërthimit, por kundërshtoi pretendimet e SHBA-së se kjo ishte kryer si pjesë e një mbulimi.

Liu Dengfeng, një mbikëqyrës në departamentin e shkencës dhe arsimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha në një konferencë shtypi të premten në Pekin se qeveria kineze lëshoi ​​një urdhër në 3 janar për të shkatërruar mostrat e coronavirusëve, shkruan Newsweek.

Liu megjithatë mohoi që shkatërrimi i tyre të jetë bërë në përpjekje për të mbuluar situatën, duke këmbëngulur se ky hap u hodh në mënyrë që të “ parandalohet rreziku i sigurisë biologjike laboratorike dhe të parandalohen fatkeqësi dytësore të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se laboratorët ishin “të paautorizuar” për të trajtuar kampione të tilla, dhe se ato duhej të shkatërroheshin në përputhje me ligjet kineze të shëndetit publik. Zyrtari nuk sqaroi se sa laboratorë e kishin kryer këtë veprim. Pohimi i tij vjen në mesin e përshkallëzimit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të shpërthimit epidemik, që i pati fillesat në Wuhan ne 2019.

Partia Komuniste kineze ende nuk ka ndarë me botën kampionet e virusit nga brenda Kinës”, u shpreh ai, e kjo kreut të diplomacisë amerikane, e bën të pamundur gjurmimin e evolucionit të sëmundjes.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka argumentuar që prej muajit të kaluar se urdhri i 3 janarit ishte një përpjekje për të mbuluar shtrirjen e shpërthimit. Ai ka akuzuar Kinën për censurimin e kërkimeve në lidhje me coronavirusin.

“Partia Komuniste Kineze u përpoq të shtypë informacionin rreth këtij virusi, për vendin ku filloi, për mënyrën si filloi, për mënyrën se si po transmetohej nga njeriu te njeriu”, tha Pompeo të hënën.

Rusia kërkon nga SHBA t’i paguajë 600.000 dollarë për ndihma humanitare

Periskopi.com Lajme

Rusia i ka dërguar SHBA-së një faturë për më shumë se 600.000 dollarë për ndihmën humanitare që kishte dhënë për të luftuar koronavirusin.

Sidoqoftë, Amerika ka vënë në dyshim përfitimet e kësaj ndihme, shkruan e përditshmja me qendër në Moskë ‘Komersant’.

Gazeta ruse duke iu referuar ABC News, shkruan se Rusia ka furnizuar SHBA me 45 aparate mekanike për ventilim, maska për fytyrë, doreza mjekësore, veshje mjekësore mbrojtëse.

Sipas gazetës, pajisjet e ventilimit artificial të mushkërive nuk janë të dizajnuara për 110 volt në SHBA, por 220 sipas standardeve evropiane.

Ajo gjithashtu shkruan se funksioni i maskave mbrojtëse M-95, të cilat plotësojnë standardet ushtarake kundër sulmeve biologjike dhe kimike, nuk është i qartë , pasi mjekët kanë nevojë për maska me klasën e mbrojtjes 95.

‘Komersant’ përkujton se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se dërgimi në Amerikë ishte “humanitar” dhe se në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit amerikan theksoi karakterin komercial të ndihmës.

Venezuela emëron në Qeveri të kërkuarin nga SHBA-ja

Periskopi.com Lajme
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka emëruar ministër të naftës, Tareck EL Aissamin, të shumëkërkuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafikim droge.

Kushëriri i ish-presidentit Hugo Chavez ka marrë drejtimin e kompanisë shtetërore të naftës, ani pse ka mungesë të madhe të saj.

Sanksionet amerikane kanë vështirësuar importin e natës së Venezuelës, teksa çmimi i saj ka vazhduar të rritet brenda shtetit, transmeton KOHA.

El Aissami zëvendëson Manuel Quevedon, gjeneral i ushtrisë kombëtare, por që nuk kishte përvojë në industrinë e naftës.

Në muajin mars, Departamenti Amerikan i Drejtësisë i akuzoi El Aissamin dhe 14 zyrtarë të Venezuelës për narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafikim droge.

Për më tepër, SHBA-ja ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çfarëdo informate që mund të shpjerë te arrestimi i ministrit të ri të naftës.

Disa shtete në SHBA fillojnë të rihapen derisa numri i të vdekurve kaloi mbi 51 mijë

Periskopi.com Lajme

Tri shtete amerikane kanë lejuar disa dyqane të rihapen pas masave të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, edhe pasi numri i të vdekurve në vend kaloi mbi 51,000.

Sallonet dhe SPA mund të rihapen në Georgia dhe Oklahoma ndërsa Alaska hoqi kufizimet për restorantet, njofton Klan Kosova.

Të premten, presidenti Donald Trump doli nga një konferencë më e shkurtër se zakonisht, duke refuzuar të marrë pyetje.

Ai është përballur me kritika pasi sugjeroi që injektimi i dezinfektuesve shtëpiakë tek pacientët e sëmurë mund të ishte i dobishëm.

Vërejtjet e tij janë dënuar si të rrezikshme nga mjekët dhe prodhuesit. Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten dhe madje ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Trump tha të premten se komentet – të bëra në një konferencë shtypi një ditë më parë – ishin sarkastike dhe u nxorën jashtë kontekstit.

Kurti: Grenelli dallon prej të tjerëve sepse është në pozicion me Beogradin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se ambasadori amerikan, Richard Grenell dallon nga të tjerët sepse ka pozicion të njëjtë me Beogradin, transmeton Periskopi.

‘’SHBA nuk kanë ardh këtu që tia heqin tarifën 100 për qind Serbisë. MSS  e vërtetë që na ka ndihmuar. Por ato 2 milionë duhet marrë me rezervë sepse janë shumë për të qenë të menjëhershme’’, ka thënë sonte Kurti në Jeta në Kosovë.

‘Për mua Grenelli është i SHBA, por SHBA nuk është krejt ambasadori Grenell. Ky dallon nga përfaqësuesit e tjerë sepse unë kam qenë kritik. Për dallim të të tjerëve, tani Grenell ka qëndrim lidhur me një cështje të njëjtë me Beogradin. Ky është dallimi. E ka qëndrimin e njëjtë me Beogradin , për heqjen e tarifës 100 për qind dhe recipricitetit. Nuk është në mes, po në pozicionin e Beogradit. Nuk e di pse sepse në fillim nuk ka qenë ashtu’’.

Kurti ka thënë se në takimin e tij me Grenell, para se të formohet qeveria e tij, ai i ka thënë se nuk është për dialog, por për aksion të shpejtë.

Kurti ka theksuar se pas kësaj fjalie të Grenell, kanë filluar të qeshen.

“I thash që duhet të përgatitemi mirë për dialog. Më tha unë s’jam për dialog, jam për aksion. Qeshëm me atë që e tha, pasi që unë isha kritik për 15 vjet për mënyrë si dialogohej me Serbinë dhe në momentin kur isha përgatitur për dialog, ata e lanë dialogun. Dëshironin aksion, e jo më dialog”, ka thënë Kurti në Jeta në Kosovë./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

Veseli: Unë s’jam Albin Kurti me spekulu – Unë i besoj Amerikës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli sonte në një intervistë për Reporterin ka thënë se nuk është mashtrues dhe spekulues, sikurse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton Periskopi.

‘’Unë s’jam Albin Kurti me spekulu se ka marreveshje sekrete ku është Trumpi në Shtëpinë e Bardhë sepse unë i besoj Amerikës’’, ka thënë Veseli.

‘’Unë nuk i  takoj asaj kaste me mashtru. Nëse them po, po, nëse jo, jo. Ne kemi qëllim në politikë dhe ai është interesi i kombit dhe i shtetit’’/PERISKOPI/

 

​SHBA, mbi 33 mijë të vdekur nga Covid-19

Periskopi.com Lajme

Të premten në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve me COVID-19 e ka kaluar shifrën prej 670 mijë personash ndërsa 33 mijë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Të premten media shtetërore kineze njoftoi se rreth 1.300 persona që kanë vdekur nga koronavirusi në qytetin kinez të Wuhanit, ose gjysma e totalit të raportuar, nuk janë llogaritur në numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të gabimeve në llogaritje. Pekini hodhi poshtë pretendimet se pas kësaj fshiheshin arsye për të mbuluar numrin e vërtetë të viktimave.

Wuhani, qyteti ku shpërtheu për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar, i shtoi 1.290 viktima të tjera shifrës prej 2,579 personash të vdekur si pasojë e virusit të llogaritur deri ditën e enjte. Një grup pune i ngritur nga qeveria lokale, ngarkuar me kontrollin e situatës njoftoi si arsye për këtë, raportimin e gabuar vonesat apo lënie n jashtë. Duke reflektuar vdekjet shtesë në Wuhan, Kina rishikoi numrin e saj kombëtar të vdekjeve gjatë ditës së premte që u rrit në 4,632.

Rishikimi i shifrave pason spekulime të përhapura në shkallë të gjerë se numri i të vdekurve në Wuhan ishte dukshëm më i lartë se sa ishte raportuar. Zërat për më shumë viktimave u nxitën për javë të tëra nga fotot e radhëve të gjata të familjarëve në pritje për të mbledhur hirin e të afërmve të tyre si dhe njoftimet për mijëra vazo mbushura me hirin e të tjerë viktimave grumbulluar në një shtëpi funerali. Dyshimet se Kina nuk ka qenë transparente lidhur me shpërthimin janë rritur ditët e fundit ndërsa numri i vdekjeve vazhdon të rritet në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidentin Donald Trump u shpreh të mërkurën skeptik për shifrën e vdekjeve të deklaruar më parë nga Kina prej rreth 3,000 vetësh.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme Kinës tha se rishikimi i shifrës së vdekjeve si pasojë e koronavirusit ishte një çështje me përgjegjësi historike dhe publike, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte patur ndonjë përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

Koronavirusi mund të jetë përhapur nga një laborator në Kinë, jo nga tregu – ShBA fillon hetimet

Periskopi.com Lajme

Shërbimi intelegjent i ShBA-ve dhe zyrtarë të sigurimit nacional potencojnë se vendi është duke e konsideruar mundësinë që koronavirusi të jetë përhapur nga një laborator në Kinë, jo nga tregu, sipas CNN.

Kjo është një nga teoritë që po konsiderohet nga ShBA, derisa po mundohet të gjendet origjina e pandemisë që ka vrarë qindra mijëra persona anë e mban botës, transmeton Periskopi.

Nuk besohet se ka të bëjë me ndonjë armë sekrete për të shkaktuar dëme njerëzore e ekonomike, derisa burimet shtojnë se aktualisht nuk ka indikacione se virusin e ka krijuar njeriu.

Sidoqoftë, një burim nga intelegjenca amerikane ka thënë për CNN se po hetohet teoria që virusi mund ta ketë origjinën në një laborator në Vuhan të Kinës dhe që mund të ishte përhapur në publik aksidentalisht.

Burime të tjera për gjigantin mediatik thonë se intelegjenca nuk ka arritur të gjejë deri tani prova të mjaftueshme për ta përkrahur këtë teori, por po mundohet të zbulojë nëse dikush ishte infektuar në laborator aksidentalisht dhe kishte infektuar të tjerët.

Sidoqoftë, mëtej thuhet se shkaktari i vërtetë mund të mos zbulohet kurrë. /Periskopi.com/

​SHBA e quan inkurajuese bashkëpunimin Kosovë-Serbi në luftën kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur sot rreth përfitimeve të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në një mesazh të përbashkët në Facebook ambasadorët Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey e kanë quajtur inkurajuese kooperimin e Kosovës dhe Serbisë si vende fqinje në luftën kundër koronavirusit.

“Është inkurajuese të shohësh ministrat e Shëndetësisë të kooperojnë si fqinj për të shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe në Serbi. Ne mbështesim përpjekjet për të mbajtur qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë të sigurt. Ne të gjithë kryejmë pjesën tonë për të luftuar virusin. Së bashku ne mund të luftojmë COVID-19”, ka thënë ambasadori Kosnett.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se Beogradi dhe Prishtina janë punuar në mënyrë konkrete dh e praktike për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë, shkëmbimin e ekspertizës dhe pajisjeve.

“Ne shpresojmë se këto masa do të tregojnë një bashkëpunim të domosdoshëm. Ne mund të shpëtojmë jetë vetëm nëse punojmë së bashku”, ka porositur Godfrey duke falënderuar ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando për lehtësimin e komunikimit në një video-konferencë ndërmjet ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe homologut të tij serb Zlatan Lonçar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fvideos%2F549203632444224%2F&show_text=0&width=560

​Policia në SHBA gjen kufomat e 17 personave

Periskopi.com Lajme

Për shkak të njoftimeve se një person i vdekur u gjet në një shtëpi pleqsh, policia gjeti 17 trupa në morgun e institucionit në New Jersey këtë javë.

Sipas CNN, asnjë trup nuk u gjet në shtëpinë e pleqve, por kur u shfaq policia, punonjësit kërkuan ndihmë në trajtimin e mëtutjeshëm të kufomave të vendosura në morg, i cili ka vend për vetëm katër të vdekur.

“Stafi padyshim kishte shumë punë dhe me siguri nuk kishte numër të mjaftueshëm,” tha shefi i policisë në Andover, qyteti ku ndodhet shtëpia e pleqve.

Si rezultat, 13 trupa u transferuan në një strukturë mjekësore, dhe nuk dihet ende nëse dikush nga grupi i 17 të vdekurve në mesin e përdoruesve të shtëpisë kanë vdekur nga COVID-19.

​Rënia më e madhe e prodhimit në Amerikë pas Luftës së Dytë Botërore

Periskopi.com Lajme

Prodhimi dhe industria e përgjithshme në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënien më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

Rezerva Federale tha sot se prodhimi ka rënë me 6.3 për qind muajin e kaluar, kryesisht për shkak të rënies në prodhim në industrinë e automjeteve, ku u mbyllën të gjitha fabrikat.

Në përgjithësi, prodhimi industrial, i cili përfshin fabrikat, shërbimet komunale dhe minierat, ra me 5,4 për qind, rënia më e madhe që nga viti 1946 dhe tejkaloi pritjet pesimiste të ekonomistëve.

Prodhimi i makinave dhe pjesëve të automjeteve ra me 28 për qind, në ndërmarrjet e shërbimeve me 3.9 për qind dhe në minierat dy për qind, pasi shfrytëzimi i naftës dhe gazit u ul.

“Parashikimet e industrisë janë të errëta, prodhimi do të bjerë edhe më tej në prill,” thonë James Watson dhe Gregory Dako nga Oxford Economyics.

Ata besojnë se ndërprerjet e më dha në zinxhirin e furnizimit, aktiviteti i zvogëluar i energjisë dhe kushtet e shtrënguara financiare do të vazhdojnë të ndikohen negativisht dhe se prodhimi industrial mund të bjerë në përgjithësi me 15 për qind.

Punonjësit në SHBA falsifikojnë testet për koronavirus

Periskopi.com Lajme

FBI u ka dërguar një njoftim kompanive në Shtetet e Bashkuara duke paralajmëruar raporte të rreme mjekësore dhe dokumente të falsifikuara të punonjësve që pretendojnë se kanë pasur rezultate pozitive të testit në Covid-19.

Në një raport, FBI paralajmëron se hapat që ndërmarrja duhet të ndërmarrë për të ndaluar operacionet dhe riparimin e vendeve të punës mund të çojnë në humbje të konsiderueshme financiare, transmeton CNN.

Haziri: Hapi i parë mbrapa i Kurtit ishte mosruajtja e partneritetit me SHBA’në, Haradinaj u dorëhoq me presion të tyre

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Rubikon ka folur rreth dështimit të koalicionit me VV’në, transmeton Periskopi.

Haziri ka thënë se hapi i parë mbrapa nga kjo marrëveshje nga Albin Kurti ishte mosruajtja e partneritetit me SHBA’në.

Ai ka përmendur ratin e Ramush Haradinajt, që sipas tij me presion të Shtëpisë së bardhë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

‘’Nëse e ndërtojnë një Qeveri, do të jemi të kënaqur, prej opozitës. Koalicioni jonë mori 4 muaj të ndërtohet. Nuk i arriti 52 ditë me i përfundu. Hapi i parë mbrapa  nga kjo marrëveshje ishte mosruajtja e partneritetit e SHBA’’.

‘’Dorëheqja e Haradinajt ishte si pasojë e presionit të Shtëpisë së Bardhë’’/PERISKOPI/

Më shumë se 2 mijë të vdekur brenda një dite në SHBA

Periskopi.com Lajme

SHBA është bërë vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se 2,000 vdekje nga koronavirusi në një ditë të vetme.

Shifrat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se 2,108 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundut, ndërsa tani ka më shumë se gjysmë milioni të infektuar, njofton Klan Kosova.

SHBA së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve.

Por, ekspertët e grupit tpunues për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë thonë se përhapja e sëmundjes po fillon të nivelizohet në të gjithë SHBA.

Dr Deborah Birx tha që kishte shenja të mira pasi përhapja ishte duke u stabilizuar, por paralajmëroi duke thënë se edhe pse është inkurajuese, ende nuk është arritur kulmi.

Presidenti Donald Trump gjithashtu tha se ai pret që SHBA të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare për 100,000 të vdekur.

Testi që për 3 minuta të tregon se je pozitiv dhe për 13 minuta që je negativ

Periskopi.com Lajme

Një kompani amerikane ka marrë miratimin për të nxjerrë në treg një test të ri për koronavirusin. Testi i kompanisë “Abbott Laboratories” diagnostikon koronavirusin brenda pak minutave dhe mund të vendoset në të gjitha mjediset e kujdesit shëndetësor. Kompania do të fillojë shpërndarjen këtë javë dhe është zotuar të prodhojë 50 mijë teste në ditë.

Firma kërkimore amerikane “Abbott Laboratories” njoftoi se ka fituar miratimin për të nxjerrë në treg një test diagnostikues për koronavirusin. Testi i ri mund të nxjerrë rezultatin brenda disa minutave dhe mund të përdoret në zyrat e mjekëve të përgjithshëm, në klinikat e kujdesit të shpejtë, si dhe në spitale.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë më shumë raste të koronavirusit se çdo vend tjetër i globit. Spitalet janë duke u përpjekur të plotësojnë kërkesat për të testuar mijëra njerëz për virusin vdekjeprurës.

Miratimin për këtë test të ri e dha Administrata e Shteteve të Bashkuara për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA), sipas autoritetit që i jep ligji për emergjencat.

Kompania “Abbott” shpërndau një deklaratë ku informon se do të fillojë shpërndarjen këtë javë të kompleteve të reja të testeve dhe se do ta shtojë prodhimin në gati 50 mijë teste në ditë.

“Nxjerr një rezultat të saktë në pak minuta, në vend të orëve të tëra apo ditëve. Kjo i jep mundësinë mjekëve ta shikojnë pacientin dhe të ndërhyjnë me shpejtësi për të parandaluar përhapjen tek njerëzit e tjerë”, thotë Gavin Cloherty, kreu i punës kërkimore për sëmundjet ngjitëse në kompaninë “Abbott Laboratories”.

Sipas zyrtarëve të këtij laboratori, testi mund të konkludojë brenda 5 minutave nëse dikush ka virusin COVID-19, dhe brenda 13 minutave nëse dikush rezulton negativ.

Testi do të menaxhohet nëpërmjet sistemit ID NOW të kësaj kompanie.

Ky është testi i dytë i miratuar nga FDA që mund të përdoret drejtpërsëdrejti në zyrat e mjekëve dhe në mjedise të tjera komunitare të kujdesit shëndetësor për t’u ofruar menjëherë pacientëve rezultatin.

“Një tjetër mjet i rëndësishëm për të luftuar përhapjen e këtij virusi është që testet të ndodhen aty ku janë pacientët. Sistemi Abbott ID NOW mund të japë me shpejtësi rezultatet aty ku është e nevojshme. Pra, mund të jetë në zyrat e mjekëve, në spitale, apo në vende të tjera. Është pra një platformë shumë e lëvizshme që jep rezultate shumë të besueshme për një kohë shumë të shkurtër. Pra, tani flasim për minuta, dhe jo orë apo ditë, që pacienti të marrë rezultatin”, thotë John R. Hackett, Jr., nënpresident në kompaninë “Abbott Laboratories”.

Javën e kaluar, FDA miratoi një test të prodhuar nga firma “Cepheid” që mund të përdoret në pikat e kujdesit shëndetësor. Kompania “Abbott” mori miratimin për të prodhuar në sasi të mëdha teste të automatizuara që mund të përdoren fillimisht në laboratore. 150 mijë prej tyre do të shpërndahen në mbarë Shtetet e Bashkuara.

“Abbott” tha se planifikon të prodhojë në total për të dyja këto platforma testimi rreth 5 milionë teste në muaj.

FDA ka shpejtuar të miratojë me urgjencë teste për koronavirusin. Janë miratuar në parim modele të tjera testimi të paraqitura nga kompanitë “Roche Holding AG” dhe “Thermo Fisher Scientific Inc”.

Zgjerimi i testimit është shoqëruar me një rritje të rasteve të konfirmuara me virusin COVID-19. (VOA)

Parashikimi tronditës, deri në gusht mund të vdesin 82 mijë persona në SHBA

Periskopi.com Lajme

Në Amerikë shënohen më shumë se 3 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe numrat e atyre që humbin jetën do vazhdojnë të rriten.

Sipas një parashikimi i cituar nga Shtëpia e Bardhë pritet që deri në gusht të humbin jetën 82 mijë persona, pavarësisht masave për distancimin social.

Sipas këtij parashikimi më shumë se 2 mijë persona mund të vdesin në ditë në mes të prillit, kur virusi parashikohet të godasë edhe më fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës

574 vdekje janë raportuar në të gjithë Amerikën gjatë të hënës dhe më shumë se 160 mijë janë të infektuar, raporton CNN.

Presidenti Donald Trump tha se beson se 30 ditët e ardhshme janë të rëndësishme dhe nënvizoi rëndësinë e distancimit social për cdo amerikan. “Secili ka rolin e tij për të fituar këtë luftë”

Gati 80 % e popullsisë e SHBA-së është nën urdhrin për të qëndruar në shtëpi.

Modeli i cili përditësohet rregullisht parashikon se pas 15 prillit do të duhen 224 mijë shtretër në spitale më shumë se 61 mijë shtretër që janë aktualisht . Pikërisht në mes të prillit pritet që të jetë dhe piku I shpërthimit të koronavirusit.

Priten deri në 200 mijë vdekje

Shtetet e Bashkuara janë prej disa ditësh vendi me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me Corona. Këshilltari i Presidentit Donald Trump në luftën kundër virusit të Coronas, Anthony Fauci, pret një shifër të përgjithshme deri në 200.000 vdekje nga pandemia në Shtetet e Bashkuara.

Mjekja e grupit të punës për Coronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx tha se parashikimet përfshijnë gjithashtu masa të kufizimit të pasojave, që bazohen në shifra nga 80.000 deri në 160.000 vdekje në SHBA, në parim nuk përjashtohen as 200.000 vdekje. “Në këtë model edhe më tej supozohet se ne do të vazhdojmë të bëjmë saktësisht atë që po bëjmë tani.” “Ne shpresojmë se këto modele nuk janë plotësisht të sakta. Që ne të mund të bëjmë më shumë sesa thonë këto parashikime.”

 

Mbi 3000 të vdekur nga koronavirusi në ShBA

Periskopi.com Lajme

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në SHBA ka arritur mbi 3 000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas universitetit, numri i të vdekurve është 3 008 dhe janë konfirmuar 163 429 raste, ndërsa SHBA-ja lufton për të frenuar përhapjen e virusit.

Më herët gjatë ditës, mjeku që drejton ekipin kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë theksoi se priteshin deri në 200 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit, nëse reagimi i SHBA-së ndaj shpërthimit të tij do të jetë pothuajse i përsosur.

“Nëse i bëjmë gjërat së bashku mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur, ne mund të kemi nga 100 000 deri 200 000 të vdekur. Ne as nuk duam ta shohim diçka të tillë”, theksoi Deborah Birx ndërsa fliste në emisionin televiziv në mëngjes.

Ndërkohë, Virginia, Maryland dhe District of Columbia urdhëruan banorët e tyre tà « qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa Florida lëshoi kufizime për disa banorë.

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarve me koronavirus, ndjekur nga Italia, Spanja dhe Kina.

Pasi virusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, që nga ajo kohë është përhapur në 177 vende dhe rajone.

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në 784,314 raste të konfirmuara, me 37.638 vdekje dhe 165,288 janë shëruar nga sëmundja, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Koronavirus prek ekonominë e ShBA-së

Periskopi.com Lajme

Koronavirusi ka prekur ekonominë globale, ku njëra ndër ekonomitë e prekura është edhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kartmonedha amerikane pritet të bëjë një rënie drastike për shkak të virusit që ka pushtuar botën. Kjo rënie mendohet të jetë më e madhja javore që nga viti 1987.

Indeksi i dollarit tregoi një rënie javore me gati 4 5%.

“Kërkesa për dollarin është ngrirë pas një jave të jashtëzakonshme në Wall Street dhe premtimet e kreut të FED-it se do të derdhin para pa llogari, për të mbështetur një ekonomi plotësisht të ngecur në vend”, tha Joe Manimbo, nga Western Union.

Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Poëell tha dje se institucioni do të vazhdojë të japë para “në mënyrë agresive” për të luftuar ndikimin ekonomik të epidemisë COVID-19.

SHBA është që nga dje vendi me numrin më të madh të rasteve të infektimit me COVID-19, të deklaruara zyrtarisht, me më shumë se 97 000 raste dhe 1 475 vdekje.