Malazezët i drejtohen Thaçit dhe Kurtit: Nuk dëshirojmë të përfaqësohemi më nga serbët

Periskopi.com Lajme

Shoqata e Malazezëve të Kosovës i ka dorëzuar sot një kërkesë Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Kurti për rregullimin e pozitës zyrtare juridike të komunitetit malazez në Kosovë..

Aty, ata kanë kërkuar nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës që të mos përfaqësohen më nga serbët.

“Ne presim që udhëheqësit e Kosovës, në përputhje me fuqitë e tyre kushtetuese, t’i qasen hartimit të një ndryshimi kushtetues ose individualisht, dhe t’i vendosin ato sa më shpejt që të jetë e mundur në procedurën parlamentare për shqyrtim dhe miratim përfundimtar”, thuhet në letër, transmeton Metro.

Lideri i malazezëve të Kosovës Slobodan Vujicic i është drejtuar Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi, me kërkesë që ky komunitet njihet si pakicë e barabartë me pakicat e tjera sipas ligjeve të vendit në fuqi.

Kjo është letra e plotë:

Ne presim që ata, në përputhje me fuqitë e tyre kushtetuese, t’i qasen hartimit të një ndryshimi kushtetues, ose individualisht, dhe t’i vendosin ato sa më shpejt që të jetë e mundur në procedurën parlamentare për shqyrtim dhe miratim përfundimtar

Në të njëjtën kohë, ne u bëmë kërkesa të gjitha klubeve parlamentare që të deklarojnë iniciativën e tyre në mënyrë që, pas 12 vjetësh, ata më në fund të dinin të vërtetën se PFORR dhe kush KUNDR Malazezëve të bëhen një kategori kushtetuese. Miratimi i një ndryshimi të tillë në Kuvendin e Kosovës kërkon një shumicë prej dy të tretave ose  të votave të komuniteteve pakicë dhe të paktën dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm.

Ne i kemi bërë kërkesa shtesë kryeministrit Kurti që Qeveria,menjëherë nga zbatimi i plotë i Strategjisë për Integrimin dhe Afirmimin e Komunitetit Malazez në Kosovë, të miratuar në 12.12.2016, dhe që në bazë të Ligjit për Pushimet Zyrtare, Malazezët të marrin zyrtarisht një ditë si të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë.

Ne i bazojmë kërkesat dhe pritjet tona në faktin se malazezët janë një bashkësi tradicionale në Kosovë, siç dëshmohet nga historia, monumentet monumentale, muzeu etnologjik, instituti statistikor republikan, ose më saktë të gjitha regjistrimet që fillojnë nga shekulli XIV, kur regjistrohen nga përkatësia fetare duke përdorur libra të lindjes deri në vitin 1948 vit, kur 3.85% prej nesh jetonin në Kosovë, deri në 1991 kur vetëm 1,04% ishin të regjistruar.

Fshirja jonë në këtë rajon konfirmohet nga Kushtetutat e mëparshme, ndërsa Kushtetuta e vitit 1974 njeh tre popuj përbërës që jetojnë në territorin e Kosovës, përkatësisht shqiptarë, serbë dhe malazezë. Kushtetuta aktuale nuk e ka marrë parasysh parimin e të drejtave të fituara dhe e largoi komunitetin malazez nga akti më i madh juridik.
Me miratimin e Kushtetutës së Kosovës, më 9 prill 2008, komuniteti malazez është bërë një pakicë që i mungojnë pikat fillestare themelore ligjore për mbrojtjen e specifikave brenda sistemit juridik të Kosovës.

Mbrojtja urgjente institucionale e qenies etnike malazeze përmes zgjidhjes së pozicionit tonë kushtetues dhe ligjor dhe përfaqësimit adekuat në Kuvendin e Kosovës është detyrim kushtetues dhe moral i institucionit të Presidentit, deputetëve, Qeverisë së Kosovës, të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo ideologjike.

Njohja apo mosnjohja jonë kushtetuese do të jetë një pikë referimi e rëndësishme për faktorët ndërkombëtarë në vlerësimin e përparimit të Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut.

Tahiri: Qeveria të japë shpjegime të hollësishme në Kuvend për reciprocitetin me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Ish-Ministrja për Dialog Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka ftuar qeverinë e re që t’i japë shpjegimet e duhura për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re në hollësi duhet ta shpjegojë atë në Kuvend.

Sipas saj, deklarimet politike të kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje janë të pamjaftueshme. Tahiri ka vlerësuar se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.

“Kosova pati mjaft polarizime, tani është koha që gjërat të bëhen me një gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo.

Tahiri ka folur edhe për rolin e opozitës së re. Ajo ka thënë se shpreson që kjo opozitë të jetë konstruktive dhe jo sikurse opozita e kaluar.

Kryeministrja e Serbisë: Heqja e taksës 100% nga Albin Kurti sinjal i mirë për të ardhmën

Periskopi.com Lajme

Asnjëherë më e qartë s’ka qenë porosia e SHBA-së siç është tani se është e domosdoshme që Prishtina të heqë takën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke shtuar se atë porosi, përveç të dërguarit speciale të presidentit Trump, Richard Grenellit, e kanë dërguar edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, sikurse edhe Josep Borrell, shefi i ri i diplomacisë së BE-së.

Në televizionin serb “Pink”, Bërnabiqi tha se Albin Kurti, derisa nuk është bërë kryeministër i Kosovës, ka folur ndryshe dhe ka vlerësuar se tani ai ka përgjegjësi tjera.

“Tjetër përgjegjësi keni kur jeni në opozitë, e tjetër kur jeni direkt përgjegjës për raportet e Prishtinës dhe SHBA-së”, tha Bërnabiqi, duke shtuar se shpreson që taksa do të hiqet, transmeton Koha.net.

“Kjo është e shkëlqyeshme për serbët në Kosovë e Metohi, e mirë për tërë rajonin sepse vendimi për t’i dhënë kombësi biskotave dhe qumështit do të tërhiqet. Ky është një sinjal i mirë për të ardhmen”, tha kryeministrja serbe.

Sipas saj, heqja e takës është e shkëlqyeshme edhe për të gjithë të tjerët në Kosovë, e edhe për shqiptarët të cilët, siç tha ajo, “e paguan shtrenjtë atë vendim politik”, ndërsa shtoi se atë çmim po e paguajnë edhe sot dhe “do të vazhdojnë ta paguajnë derisa nuk tërhiqen këto masa”.

Duke folur për reciprocitetin që e ka përmendur kryeministri Kurti në mënyrë që të hiqet taksa, Bërnabiqi thotë se nuk është e sigurt se për çfarë reciprociteti flet.

“Politika e Qeverisë së Serbisë është shumë e qartë, nuk ka zona gri, ne kërkojmë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kërkojmë respektim të marrëveshjes CEFTA, s’ka këtu paqartësi”, shtoi Bërnabiqi.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, por do të imponojë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb.

Ja sa është vlera e dëmeve të luftës që Serbia i ka shkaktuar Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Kushtetues janë dorëzuar 120 padi rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supremes, pas refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, nga gjykatat e shkallëve me të ulëta.

Gjykata nuk  i kanë trajtuar këto raste me arsyetimin se nuk kanë kompetenca.

Drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta, organizatë kjo që ka dorëzuar në gjykata këto padi, shprehet i bindur që këto ato duhet të trajtohen pasi janë kompetencë ekskluzive e gjykatave vendëse.

“Deri më tani ne kemi dorëzuar 120 padi në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ne i kemi mbi 120 dosje. Palët paditëse i kemi nga 13 komuna të Kosovës, madje duhet të vinë qytetarët e dëmtuar  si pasojë e luftës nga komunat e largëta nga Gjilani”, tha Bejta.

Sipas tij, mosgjykimi i këtyre rasteve po ndodhë për shkak të ndërhyrjeve të politikës dhe presionit ndërkombëtarë.

“Mendimi ynë është që është ndërhyrje e  politikës, mundem të them lirshëm ndoshta nga presioni ndërkombëtarë, por sipas ligjit të aplikueshëm ligjit mbi procedurën kontestimore që është në fuqi tani dhe në aplikim kanë të drejtë t’i shqyrtojnë”.

“Gjykatat thirren kinse  lëndët të cilat kanë të bëjnë  me element ndërkombëtarë nuk janë kompetentë, por pikërisht është dispozita që e parasheh që është kompetent, gjithherë në çdo kohë  kur kemi të bëjmë me kompensim të dëmit gjithherë janë kompetente gjykatat vendore varësisht  nga kompetenca territoriale ku ka ndodhur veprimi dëmtues. Gjykatë Kushtetuese është duke i shkelur dispozitat e vet kushtetutës, është duke shkelur edhe konventën”.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i tha Ekonomia Online se gjykatat po veprojnë në bazë të një qëndrimi politik nga koha sa UNMIK-u vepronte në Kosovë.

Ky vendim ka sqaruar ai thotë që gjykata nuk janë kompetente t’i trajtojnë këto lëndë.

“Fatkeqësisht gjykatat e tona e kanë marrë një praktikë të instaluar apo të ndërtuar në kohën e UNMIK-ut. Është e vërtetë që nga viti ’99 ka pasur një numër të madh të padive që qytetarët e Kosovës i kanë bërë  Serbisë lidhur me dëmet e luftës që u janë shkaktuar në kohën gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe në atë kohë më kujtohet UNMUK-u kishte marrë një qëndrim më shumë politik, nga ana e administratës së UNMIK-ut që gjykatat e Kosovës nuk kanë kompetencë për të trajtuar lëndët që kanë të bëjnë me dëmet e luftës në Kosovë dhe të cilat paditet shteti i Serbisë. Në këtë drejtim ishin përgatitur edhe shabllonet me arsyetime të cilat i gjejmë edhe sot në aktgjykimet e gjykatave tona”.

Miftaraj thotë që sistemi gjyqësorë duhet të bëjë një analizë të duhur kësaj çështje dhe të marrin një vendim si t’i trajtojnë këto raste.

“Zgjidhja në aspektin gjyqësorë duhet të vijë nga gjykatat e Kosovës të cilat duhet t’i bëjnë një analizë të duhur kësaj çështje dhe të marrin një vendim. Nuk besoj që kjo ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik pasi kjo është kompetencë e gjykatave”.

“Nuk besojë që këtu ka të bëjë diçka me mungesën e vullnetit politik pasi që kjo është kompetencë thjeshtë e gjykatave, gjykatat duhet të vendosin në lëndë individualisht kemi mijëra raste të kësaj natyre”.

Avokati Tomë Gashi thotë se gjykatat janë kompetente dhe nuk ka asnjë ligj që i ndalon t’i trajtojën këto raste.

Por ai thotë se problematike mbetet implementimin e atyre vendimeve.

“Unë besoj se  kjo nuk është e drejtë besoj se gjykatat kanë kompetenca ligjore që të i zgjedhin këto, për shkak se nuk ka asnjë ligj që e ndalon dhe gjykata thirren se kemi të bëjmë me mungesën e përfaqësimit e organeve të  Republikës së Serbisë, por me dispozita ligjore është e parapame që në rast se një person apo një subjekt kushdo që të jetë i paditur dhe nuk arrijnë që të marrë ftesë në mënyrë të rregullt dhe nuk prezanton gjatë seancave gjyqësore, gjykimet mund të mbahen edhe në mungesë dhe pastaj do të ishte nevoja e institucioneve ndërkombëtare, të arbitrazhit apo çfarë do lloj tjera organizata që të bëhet implementimi i vendimeve gjyqësore të Republikës së Kosovës”.

Gashi shprehet se kjo më shumë ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik, por që kjo duhet të merr një epilog gjyqësorë dhe të shpallet përgjegjëse Serbia për të gjitha dëmet e shkaktuara.

“Unë besoj se ka munguar vullneti politik sepse pa vullnet politik gjykata e Kosovës nuk veprojnë edhe pse ligjet janë të mira edhe pse këto çështje të hynë në rrjedha gjyqësore që të marrin një epilog gjyqësorë, që të shpallet përgjegjëse Republika e Serbisë për të gjitha dëmet që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe pastaj do të ishte vetëm vështërisia e dytë, implementimi i këtyre vendimeve”.

Mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit.

Seferi nga Beogradi: S’pati reagime kur u bë Kurti kryeministër, nuk e pranojnë reciprocitetin

Periskopi.com Lajme

Gazetari Idro Seferi, ka thënë se nuk ka pasur shumë reagime në Serbi në ditën kur Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Seferi përmes një lidhjeje nga Beogradi ka thënë se shumë herë Kurti është diskutuar si person i papërshtatshëm për Serbinë.

“Beogradi ka paralajmëruar qysh para se të zgjidhej kryeministër Albin Kurti, për shkak të një interviste që ky i fundit e ka dhënë në një televizion të Serbisë ku pati përmend se reciprociteti do të jetë si zëvendësim për taksën”.

“Ka qenë qëndrim i presidentit Aleksandar Vuçiq se një gjë e tillë nuk është e pranueshme për Serbinë për shkak se vazhdimi i dialogut sipas tyre, do të duhej ta zgjidhte edhe këtë çështje [edhe mënyrën se si Kosova dhe Serbia tregtojnë].

“Ka pasur pak reagime ditën kur Kurti është zgjidhur kryeministër. Është thënë disa herë dhe duket se shumë herë Kurti është komentuar si një person i papërshtatshëm për Serbinë dhe se nuk do të dihet se si të bisedohet me të”.

“Për serbët duket sikur do të fillojë nga e para çdo gjë në dialog. Mirëpo qëndrimi i qartë i Serbisë është se nuk do të ulet në tavolinë e bisedimeve me Kosovën nëse taksa nuk do të hiqet”.

Hoti: Nuk presim miratim të ndërkombëtarëve për masën e reciprocitetit

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti i LDK’së sonte në Rubikon ka theksuar se presin miratim të ndërkombëtarëve për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, transmeton Periskopi.

‘’Nuk pres miratim të ndërkombëtarëve për masën e reciprocitetit, por respektim të atij vendimi. Masa reciproke në cdo gjë, në gjithë fushat’’.

‘’Mund të kemi mirëkuptimin e tyre sepse janë arritur dhjetra marrëvshjs në Bruksel, të cilat nuk njihen atje. Është e komplikuar sepse kërkon një plan’’/PERISKOPI/

Serbia me afera të mëdha kriminale në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Janë nxjerrë në dritë dyshime për keqpërdorime të mjeteve që i dërgon Serbia në Kosovë për projekte të ndryshme, nga të ashtuquajturat Organe të Përkohshme.

“Mjetet që qeveria e Serbisë i dërgon në Kosovë janë të mjaftueshme për ta punësuar gjithë popullatën serbe, por ato po harxhohen pa ndonjë destinim, po keqpërdoren në mënyrën më të keqe të mundshme ose po kthehen prapa nga Organet e Përkohshme, ka edhe shpëlarje parash”, është një konstatim, i cili ka dalë nga një debat në kuadër të emisionit “Dogovor” të radios “Kim”. Rashiq: Paratë zhduken, sepse nuk i sheh askush, shkruan Zëri.

“Shitja e tokave në Kosovën Qendrore” ka qenë tema e një debati, i cili është organizuar në kuadër të emisionit “Dogovor” në radion “Kim” e në të cilin merrnin pjesë kryetari i Partisë Progresiste Demokratike Serbe, Nenad Rashiq, Gordana Gjoriq, përfaqësuese e shoqatës së gruas afariste “Avenija” dhe Nedelko Zejak, profesor. Në një debat me shumë polemika, siç përcjell portali “Kossev”, ata kanë nxjerrë në dritë dyshime për keqpërdorime të mjeteve që i dërgon Serbia në Kosovë për projekte të ndryshme, nga të ashtuquajturat Organe të Përkohshme, që në fakt janë komuna paralele të instaluara nga qeveria e Serbisë.

Vulin: Grenell s’mund ta zgjidhë çështjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes Alekander Vulin ka thënë se i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë çështjen e Kosovës, duke potencuar se, këtë mund ta bëjnë vetëm serbët dhe shqiptarët.

“Nuk mund ta zgjidh ai dhe askush tjetër. [Çështja e Kosovës] mund të zgjidhet nga populli serb dhe shqiptar. Vetëm popujt mund ta bëjnë këtë”, tha Vulin.

Ministri serb i Mbrojtjes, duke folur për mediat serb, siç transmeton RTV Vojvodina, ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të tregojë se  janë më të përgatitura se BE-ja dhe se se mund të zgjidhin probleme të cilat BE-ja nuk mund t’i zgjidhë, për çka, siç thotë ai, fajtore kryesore është BE-ja.

“Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së nuk është respektuar dhe askush nuk është fajtor dhe nuk është përgjegjës për këtë. Pas kësaj, është e vështirë të kesh besueshmërinë e një negociatori të suksesshëm”, thotë ministri serb.

Ai më tej thotë se BE-ja e ka humbur autoritetin dhe ndikimin e saj  dhe amerikanët tani po përdorin këtë hapësirë, përcjell lajmi.net.

“Shqiptarët vlerësojnë vetëm fuqinë, kjo është arsyeja pse ata sillen me përbuzje dhe mospërfillje ndaj BE-së. Nuk i ndëshkuan ata dhe tani ata po e kthejnë atë”, tha Vulin.

 

Presidenti malazez: Nacionalizmi i madh serb vazhdon të ëndërrojë për Serbinë e Madhe

Periskopi.com Lajme

Në reagimin e tij të radhës kundër Kishës, por dhe politikës serbe të Beogradit, presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha se që prej viteve ’90 ka ekzistuar ideja e Serbisë së Madhe, e cila vijon të jetë ende aktive. Sipas tij, Beogradi vazhdon të jetë një kërcënim për popujt në rajon.

“Nacionalizmi i madh serb kurrë nuk u pajtua me pavarësinë e Malit të Zi dhe vazhdon të ëndërrojë për të rikthyer për ta bërë Serbinë e Madhe, ndërsa Shqipërinë, Kroacinë dhe pjesën tjetër që të zhduket”, tha Gjukanoviq.

“Ky është afërsisht plani që ka ekzistuar gjithmonë në vitet 1990 dhe i ka kushtuar rajonit tonë një numër të madh viktimash. Pra, s’mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, në të kundërt mund të ketë vetëm një tragjedi të madhe. Dhe në vend që t’i mësojmë prej atyre përvojave të hidhura në vitet 1990, në vend që të hiqet dorë, siç po shohim, rreth 30 vjet pas, idetë e vjetra po kthehen në tryezë, dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi i madh serb, e cila duke përdorur SPC(Kishën Ortodokse Serbe), përpiqet të vazhdojë të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë në jetën në Mal të Zi si në jetën e një shteti tjetër serb”, tha Gjukanoviç.

“Është diçka për të cilën ne nuk pajtohemi dhe që duhet të tregojmë, do të thosha, një rezistencë shumë e palëkundur dhe të fortë ndaj saj. Eshtë diçka që nuk do të lejojmë kurrë të ndodhë në Mal të Zi”, përfundoi Gjukanoviç.

Komentet e tij janë nën frymën e një acarimi në raportet mes dy vendeve, ku si shkak është bërë Ligji për Fenë, të cilin Kisha Ortodokse Serbe, por dhe Beogradi, e shohin si kërcënim ndaj bashkësisë edhe fetare serbe në Mal të Zi.

 

Përfundon takimi për hekurudhat midis Kosovës dhe Serbisë

Periskopi.com Lajme

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtarët biseduan për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari për media i Grenellit, Dick Custin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi ka përfunduar, porse, tash për tash, nuk ka informacione shtesë.

Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuan të premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me udhëheqësit e Lëvzjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti këto që po bëjnë përpjekje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë.

Bazuar në vendimin e ministrit në largim të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, pala kosovare në Berlin përfaqësohet nga Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit dhe Infrastrukturës tokësore, dhe Ramë Çupeva, drejtor i infrastrukturës rrugore.

Palën serbe, ndërkaq, e udhëheq Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshjeje që do të arrihet, do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, shkroi Lekaj në Facebook.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha gazetarëve të hënën se infrastruktura hekurudhore e Kosovës është shumë e dobët dhe pothuajse jofunksionale.

“Hekurudhat tona që na lidhin me Serbinë, janë në gjendje shumë të keqe. Jemi në proces rinovimi. Është një projekt i madh me Bashkimin Evropian. Një marrëveshje me Serbinë për trafikun nuk do ta dëmtojë Kosovën “, tha Haradinaj.

Marrëveshja për trafikun hekurudhor erdhi në javën e njëjtë kur dy palët, po ashtu nën ndërmjetësimin e Grenellit, ranë dakord për një fluturim të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

Sot në Berlin negociohet për detajet e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ai tani është angazhuar që ta bëjë të njëjtën gjë edhe me trafikun hekurudhor

Ambasadori Richard Grenell – i dërguar i Presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas ndërmjetësimit që bëri për arritjen e marrëveshjes për ta hapur linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ai tani është angazhuar që ta bëjë të njëjtën gjë edhe me trafikun hekurudhor ndërmjet dy vendeve.

Të mërkurën në mbrëmje (22.01.2020) ambasadori Richard Grenell erdhi në Kosovë me ç’rast u takua me Presidentin Hashim Thaçi, dhe të nesërmen ai shkoi në selitë e të dyja partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit [Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës] për t’u takuar me krerët e këtyre dy subjekteve politike.

Pavarësisht asaj se VV dhe LDK nuk po mund ta arrijnë një marrëveshje për ta formuar Qeverinë e re, Grenell nuk deshi që vizita e tij në Kosovë të interpretohej si ndërhyrje në politikat e brendshme.

Ai tha se në Kosovë erdhi për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik dhe se i mbetet spektrit politik që ta formojë Qeverinë e re, shkruan Klan Kosova. Por, bëri me dije se Kosova duhet ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.

Pas vizitës në Prishtinë, Richard Grenell udhëtoi drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ashtu siç kishte paralajmëruar të cilit po ashtu ia kërkoi që Serbia ta ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës.

Më pas Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Twitter, njoftoi se ambasadori Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen sot (27.01.2020) në Berlin.

 

Rreth 15 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës si shtet, shkaktar, presioni i Serbisë

Periskopi.com Lajme

Për këtë temë ka folur profesori i Universitetit të New York-ut, Alon Ben-Meir

Profesori i Universitetit të New York-ut, Alon Ben-Meir tha se Serbia duhet të pranojë faktin që Kosova është e pavarur, dhe gjithashtu, Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Meir një studiues në Qendrën për Çështje Globale në New York, i tha Zërit të Amerikës se Serbia duhet të arrijë një përfundim të thjeshtë, bazë “Kosova është një fakt i jetës, është një vend i pavarur”.

“E kanë njohur afro 100 vende. Rreth 15 vende e kanë tërhequr njohjen, për shkak të presionit të Serbisë. Serbia duhet t’i japë fund kësaj fushate. Nga ana tjetër Kosova duhet të heqë tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë. Rifillimi i fluturimeve që u realizua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, është një fillim i mbarë. Ky është këndvështrimi që duhet të ketë Kosova”, tha Meir.

Ai gjithashtu tha se të dyja palët duhet t’i ndërmarrin këto hapa, duke e njohur realitetin.

“Janë fqinjë, duhet të marrin e japin me njëri-tjetrin. Duhet ta pranojnë se disa realitete në terren që ata nuk mund t’i ndryshojnë. Dhe kur të arrijnë në atë pikë, veçanërisht Serbia, mendoj se do të ketë përparim”, tha tutje Meir.

Meir ka folur edhe për faktin se Kosova po përjeton edhe një ngecje politike, pasi nuk ka ende një marrëveshje për qeverinë.

“Mendoj se është diçka e keqe. Populli votoi për atë që donte, që kërkonte: një qeveri të pastër, që do t’i bënte gjërat ndryshe. Dhe kanë kaluar tre-katër muaj dhe nuk ka ende qeveri. Është thjesht e papranueshme. Duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjnë. Dhe diskutimet mes dy palëve nuk janë as për politika, janë më shumë për çështje personaliteti dhe është për të ardhur keq. Duhet t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet personale. Mendoj se populli i Kosovës do që të shohë që t’i jepet fund këtij bllokimi, sepse duan të vazhdojnë jetën e tyre, duan një qeveri funksionale, një qeveri të pastër dhe është e drejta e qytetarëve që ta kërkojnë një gjë të tillë dhe nëse nuk e arrijnë këtë, duhet të shpallin zgjedhje të reja”, tha tutje Meir.

Alon Ben-Meir tha se mendon se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë angazhimin e tyre.

“Nuk dua të nënvlerësoj atë që po bën BE-ja, madje duhet të bëjë më shumë se Shtetet e Bashkuara, por përpjekjet amerikane janë të rëndësishme. Ata e shohin Amerikën si fuqinë më të madhe dhe kanë më shumë afërsi me të, edhe sesa me Evropën. Amerika duhet të vazhdojë të luajë këtë rol për të çuar përpara interesat e saj, si edhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ballkanit në tërësi nga perspektiva e sigurisë”, përfundoi Meir.

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Periskopi.com Lajme

Ndërsa Uashingtoni është i përqendruar tek tensionet me Iranin dhe gjyqin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump, dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kanë bërë përpjekje këtë javë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, për përparim në drejtim të zgjidhjes së një çështjeje jo shumë të njohur për shumicën e amerikanëve.

Siç raporton Zëri i Amerikës, vëmendja në nivele të larta të administratës ndaj mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i ka bërë disa analistë amerikanë të vrasin mendjen se ç’vend zë kjo çështje në politikën e jashtme amerikane, në qendër të së cilës kanë qenë krizat në Korenë e Veriut dhe Iranit dhe e cila ka në qendër sloganin “Amerika e Para.”

Vetë presidenti Trump i ka kushtuar personalisht interes kësaj çështjeje, duke shprehur vlerësimin e tij në Twitter një ditë para se të fillonte gjyqi për shkarkimin në Senat.

Në një postim në Twitter të hënën në mbrëmje, ai shkruante:

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”

Në fillim të javës, ndërsa senatorët amerikanë debatonin për rregullat e gjyqit për shkarkimin, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien takoi në Davos, presidentët e Serbisë dhe Kosovës.

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, vizitoi këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, duke nxitur palët të rifillojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të përqendrohen tek zhvillimi ekonomik.

Edhe i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është angazhuar intensivisht në këtë përpjekje diplomatike.

Në takimet e kësaj jave, ambasadori Grenell bëri thirrje për kompromis.

Tarifat duhet të hiqen. Tarifat janë të papranueshme, dhe e bëj të njëjtën kërkesë këtu, që fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës duhet të ndalet. Prandaj mendoj se ajo çka do të bëjmë është të vazhdojmë të lëvizim në këtë drejtim të përqendrimit në ekonomi”, tha ambasadori Grenell të enjten, pas takimit me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, duke i bërë jehone deklaratës së ngjashme një ditë më herët në Prishtinë.

Angazhim i nivelit të lartë

As Shtëpia e Bardhë, as Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, lidhur me motivet e këtij angazhimi të nivelit të lartë.

Analistët e kontaktuar nga Zëri i Amerikës, nuk shohin ndonjë përfitim të madh strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara, në këmbim të rolit që ata po luajnë.

Por ata shprehen se është koha që kjo çështje të zgjidhet dhe se ajo mjnd të jetë një fitore e lehtë e politikës së jashtme amerikane, krahasuar me sfidat e tjera ndërkombëtare.

“Sipas mendimit tim, administrata po përpiqet me të gjitha forcat për një sukses, diku në ndonjë pjesë të botës. Nuk ka ndonjë interest strategjik”, i tha Zërit të Amerikës, analisti Daniel Serwer i Univerisitetit Johns Hopkins.

Damon Wilson, zëvendës president i Këshillit të Atlantikut, dha një koment të ngjashëm për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, duke përmendur mungesën e përparimit në disa prej prioriteteve të politikës së jashtme amerikane, si Irani dhe Koreja e Veriut.

“As në Ballkanin Perëndimor, nuk është e thjeshtë të arrish sukses, por atje ke të bësh me shtete demokratike që duan të jenë pjesë e Perëndimit dhe kanë një vizion të përbashkët për rajonin, si pjesë e Evropës. Kjo na jep një mundësi të mund të kontribuojmë dhe megjithëse mund të duket e vështirë, po ta krahasosh me Iranin, Korenë e Veriut dhe Venezuelën, është e thjeshtë”, tha ai.

James Hooper, ish-diplomat i Departamentit të Shtetit thotë se një sukses në Ballkan, do të ishte i dobishëm politikisht për Presidentin Trump në këtë kohë.

“Kështu ai mund të demonstrojë se gjyqi për shkarkimin, nuk e shpërqendron nga fokusi tek siguria kombëtare dhe tek çështjet ndërkombëtare”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Ai shton se një sukses në politikën e jashtme mund ta ndihmojë zotin Trump në fushatëm për rizgjedhje.

Por zoti Wilson thotë se nuk duhet ekzagjeruar ndikimi i kësaj nisme tek zgjedhjet.

“Nuk mund të thuash se është një çështje që mund të sigurojë mbështetjen e votuesve të Ajovas”, tha ai duke iu referuar shtetit ku do të mbahen votimet e para për zgjedhjen e kandidatëve presidencialë në fillim të shkurtit.

Shanse për përparim

Pavarësisht nga motivet e administratës, zoti Hooper e sheh angazhimin amerikan si një mundësi për përparim në marrëdhëniet e vështira mes dy vendeve.

“Është një shans i prekshëm sepse Uashingtoni po i kushton vëmendje dhe Grenell është serioz dhe ka mjaft ndikim në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Zoti Wilson thotë se duke pasur parasysh zhvillimet në botë dhe në Shtetet e Bashkuara, ky angazhim është akoma më shumë për t’u shënuar, sepse dërgon sinjalin që…

“Ne do të angazhohemi, nuk do të lëmë zbrazëtirë në Ballkanin Perëndimor, kemi një rol për të luajtur dhe do ta luajmë atë”, thotë ai.

Prof. Alon Ben-Meir i Universitetit të Nju Jorkut, thotë se si Kosova edhe Serbia, duhet të përfitojnë nga ky shans.

“Janë fqinjë, duhet të marrin e japin me njëri-tjetrin. Duhet ta pranojnë se disa realitete në terren që ata nuk mund t’i ndryshojnë. Dhe kur të arrijnë në atë pikë, veçanërisht Serbia, mendoj se do të ketë përparim”, thotë ai.

Megjithatë, tani për tani nuk duket se ka sinjale që ky mesazh po dëgjohet. Serbia e hodhi menjëherë poshtë propozimin e zotit Grenell.

“Nuk e pranoj shenjën e barazimit mes tarifave dhe tërheqjen nga fushata e mosnjohjes. Ne kemi qëndrim tjetër për njohjen e Kosovës nga Amerika dhe Prishtina. Ata duan që pavarësia e saj të njihet e në nuk duam. Sa u përket tarifave, ato janë vënë pas asnjë arsye”, tha presidenti Vuçiç.

Kosova nuk ka shprehur një qëndrim të qartë dhe situata atje ndërlikohet nga mungesa e një marrëveshjeje për qeverinë. Qeveria e drejtuar nga kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj, i vendosi tarifat në vitin 2018, pas fushatës aktive dhe të suksesshme të Serbisë, që Kosova të mos anëtarësohej në Interpol.

Grenell: Vizioni i Trump po realizohet në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë

Periskopi.com Lajme

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Serbinë dhe Kosovën tha të shtunën se marrëveshja për të rifilluar shërbimin hekurudhor midis dy rivalëve të Ballkanit është e rëndësishme për të dy vendet.

Richard Grenell, i cili është edhe ambasadori amerikan në Gjermani, tha që vendosja e lidhjeve të trenave u bë prioritet pasi zyrtarët e SHBA-së ndërmjetësuan një marrëveshje tjetër në fillim të kësaj jave për të rikthyer trafikun ajror midis vendeve pas 21 vjetësh, njofton Klan Kosova.

“Vizioni i Presidentit Trump tani po bëhet. Komuniteti i biznesit dhe përqendrimi në krijimin e vendeve të punës është duke e hapur rrugën”, tha Grenell në një deklaratë me shkrim për Associated Press.

Grenell ka thënë që SHBA dëshiron që të dy palët të përqendrohen në ekonomi, vende të reja pune dhe prosperitet si rrugë drejt normalizimit të lidhjeve. Ai i ka kërkuar Serbisë dhe Kosovës të largojnë pengesat që kanë bllokuar bisedimet për më shumë se një vit.

Grenell vizitoi këtë javë Prishtinën dhe Beogradin. Ai tha të premten në një konferencë shtypi në Beograd se detajet e një marrëveshjeje për të rivendosur shërbimin hekurudhor do të diskutohen në një takim në Berlin të hënën.

Grenell u emërua nga Trump në tetor si i dërguari special për bisedime për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian filluan në 2011 dhe janë ngecur qëkur Kosova vendosi taksën e tregtisë për mallrat serbe në vitin 2018.

A po krijohen kushte për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi?

Periskopi.com Lajme

Ani pse dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur që nga vjeshta e vitit 2018, një marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë-Beograd është nënshkruar ditë më parë në ambasadën amerikane në Berlin, me iniciativë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo në një formë po shihet si rifillim i bisedimeve mes dy shteteve.

Pas fushatës së ashpër lobuese kundër Kosovës në diplomacinë e jashtme, të zhvilluar vazhdimisht nga Serbia, në nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj i vendosën taksë 100% mallrave serbe. Kjo u bë si kundërpërgjigje për veprimet e pushtetit kriminal të Serbisë që jo vetëm e mohon gjenocidin por edhe po lobon te shtetet që të tërheqin njohjet për Kosovën, e në të njëjtën kohë pengonte vendin tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Që nga ajo kohë janë ndërprerë bisedimet, meqë Serbia kishte deklaruar se nuk e vazhdon dialogun derisa taksa mbetet në fuqi.

Por një ndërhyrje amerikane, bëri që të nënshkruhet një marrëveshje për lindjen ajrore Prishtinë-Beograd, e që po shihet sinjal për rifillim të dialogut.

Analisti Rasim Alija në një deklaratë për KosovaPress, këtë e sheh si mundësi për rifillim të dialogut, veçse problematike e konsideron çështjen e formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas tij, krijimi i institucioneve do të zgjidhte bllokadën në çështjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ka sinjale për një rifillim të mundshëm të dialogut, vet vizita e zotit Grenell në Kosovë, takimet me presidentin e Republikës së Kosovës dhe marrëveshja e arritur lidhur me linjën ajrore, tregon për sinjale pozitive të rifillimit të dialogut. Ajo çfarë është goxha e komplikuar dhe shihet si problematike, është krijimi i Qeverisë në Republikën e Kosovës. Kjo do të mund të zgjidhte një nyje sa i përket rifillimit të dialogut. Mbi të gjitha, ende skena politike në Kosovë, edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe Lidhja Demokratike, edhe opozita, janë të paqarta rreth pozicioneve të tyre lidhur me dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Alija.

Sipas tij, partitë politike në Kosovë nuk kanë ndonjë platformë si t’i qasen dialogut me Serbinë.

“Kjo mund të jetë goxha e komplikuar dhe për vet rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, sepse mund t’i lë terren presidentit që ai të jetë në krye të dialogut Kosovë-Serbi, përderisa në vend LDK dhe LVV po tentojnë të arrijnë koalicionin, zoti Thaçi veç ka filluar një fushatë lidhur me dialogun. Takimet e tij, edhe takimet me zotin Grenell, edhe pjesëmarrja në konferenca të caktuara shihet si forcim i pozitës së presidentit në aspektin e dialogut Kosovë-Serbi”, thotë ai.

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për KosovaPress, se dialogu me Serbinë praktikisht ka rifilluar.

“Përkundër deklarimeve, veçanërisht nga pala serbe se dialogu nuk do të vazhdojë pa heqjen apo pezullimin e taksës ndaj mallrave të tyre dhe të Bosnje Hercegovinës, tashmë kemi parë praktikisht që dialogu veçse ka rifilluar ndonëse lidhur me çështje edhe në përmasa më të vogla se sa që është pritë. Ndërhyrja amerikane në këtë drejtim, dhe involvimi i tyre i drejtpërdrejtë në arritjen e marrëveshjeve në mes të dy vendeve është impuls tejet pozitiv për procesin e dialogut, duke qenë se nëse merret parasysh nënshkrimi i marrëveshjes së fundit me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell në Berlin, atëherë është më se evidente që kjo marrëveshje është negociuar nga dy qeveritë”, thotë Cakolli.

Sipas tij, kushtet për rifillim të dialogut veç janë krijuar, ani pse kërkesë e Serbisë mbetët heqja e taksës 100%.

Ai shton se formimi i institucioneve të Kosovës është tejet i rëndësishëm për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Me krijimin e qeverisë do të krijoheshin të gjitha kushtet për vazhdimin e dialogut, dhe duke i marrë parasysh deklarimet e këtyre dy subjekteve politike, atëherë pres që taksa të hiqet posa të krijohet qeveria që do t’i hapte rrugë si veprim edhe vazhdimit të procesit të dialogut dhe diskutimeve për çështje të ndryshme në të cilat tashmë është vetëm qeveria në dorëheqje dhe në raste të tjera edhe presidenti si i vetmi institucion apo mandatar kushtetues për të zhvilluar negociata duke qenë se institucionet e tjera nuk është se janë tërësisht funksionale”, thotë ai.

Sipas tij, ka edhe një ndryshim të qasjes amerikane sa i përket procesit të dialogut, të cilët siç thotë ai, janë duke synuar që të fusin edhe elementin e zhvillimit ekonomik si një prej aduteve që duhet ta ketë ky proces në mënyrë që të garantohet sukseshmëria e kësaj marrëveshje.

Ndërsa, Ariana Qosaj njohëse e rrethanave aktuale në vend, thotë se pa formimin e qeverisë së re të Kosovës nuk mund të ketë vazhdim të dialogut.

“Duhet të ketë gjithëpërfshirje për arsye se e marrim shembull ketë marrëveshjen për linjën ajrore, e cila në fakt pati një përkrahje prej presidentit dhe kryeministrit në largim, mirëpo në anën tjetër kjo nuk është marrëveshje e cila duhet të votohet në Kuvend domosdoshmërisht, edhe pse flet për hapësirë ajrore. Por në anën tjetër ne në marrëveshje me Serbinë e cila duhet të jetë afatgjate, do të duhej të kishte gjithëpërfshirje, sepse duhet ta ketë së paku dy të tretën e shumicës së votave në Kuvend, dhe pa atë gjithëpërfshirje nuk mund të kemi lëvizje përpara.

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se kishte biseduar me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me të cilin tha se janë pajtuar rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohje reciproke.

Ndërsa gjatë kësaj jave në Prishtinë dhe Beograd ka qëndruar përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Grenell ka deklaruar se Serbia duhet ta ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, dhe Kosova duhet të heq taksën.

Instituti i Mjekësisë Ligjore s’ka buxhet për gërmime në Serbi

Periskopi.com Lajme

Gjatë vitit 2019 nga 27 lokacione në Kosovë dhe tri lokacione të gërmuara në Serbi për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit janë gjetur vetëm 10 trupa, të cilët iu janë dhënë familjarëve.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online se në ditët në vijim do të bëhen edhe disa ribashkime, pas gjetjeve të fundit.

“Gjatë vitit 2019 janë hapur 27 lokacione në Kosovë dhe tre lokacione kontrolluese në Serbi. Prej 27 lokacioneve ka rezultuar me 10 gjetje të trupave të cilët iu janë dhënë familjarëve. Në këtë kohë kanë ndodhur rreth 18 ribashkime të pjesëve të cilat janë gjetur më vonë që duhet t’i paraqesin familjarët”.

“Të gjithë trupat që janë identifikuar janë dërguar në familjet e tyre. Janë duke punuar rastet të cilat i kemi hapur lokacionin 27 në Zveçan në pjesën veriore të Mitrovicës. Të njëjtat janë duke punuar në aspektin ligjor dhe antropologjik”.

“Kemi disa ribashkime të cilat duhet të ndodhin gjatë ditëve në vijime. Duhet të merremi edhe me pjesën e 300 mbetjeve mortore të cilat janë në murgë e që nuk ndërlidhen me kohën e luftës por me kohërat me të vjetra, që lidhen me kohën e Rankoviçit ose luftës së parë botërore. Ne jemi të numri 1648 edhe pse kemi filluar më vonë. Por varet prej regjionit se ku punohet”, u shpreh Gërxhaliu.

Gërxhaliu potencoi se situata e fundit politike e ka stagnuar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mes tjerash, Gërxhaliu thotë ai se i mungon buxheti për takimet jashtë Kosovës, siç thotë ai Institutit i duhet të gjej kode tjera.

Përderisa Komisionit qeveritar iu dogjën një pjesë e mjeteve që nuk i shfrytëzoi.

“Situata politike e ka stagnuar punën për momentin që ne nuk e marrim rrugën apo takimin e grupit dialogues të Serbisë pa u konsultuar me institucionet tona. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka buxhet një kontraktues i cili kryen punët e terrenit, por ka vetëm brenda Kosovës. Sa i përket udhëtimeve në Serbi me duhet të gjej kode tjera pasi Instituti nuk ka buxhet të ndarë për udhëtimin e mjekëve dhe stafit jashtë Kosovës”.

“Kjo problematik kronike është prezentë pasi brenda për brenda dikastereve tona thuhet se punëtorët nuk mundet t’i paguaj një dikaster tjetër edhe pse në komisionin qeveritar iu digjet një shumë e madhe e mjeteve që nuk shfrytëzohen brenda vitit sa kanë buxhet”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu thotë se ballafaqimi me palën serbe nuk është i lehtë, raporton EO.

“Jam pjesë e grupit punues që nga pas lufta, e dimë se nuk është e lehtë ballafaqimi me palën serbe. Kur të ulësh në tavolinë dialoguese ndajmë letrat në tavolinë”.

“Edhe ata i kanë kërkesat e tyre, e njëjta gjë monitorohet edhe nga ndërkombëtaret. Nuk ka ndonjë ecje progresive më të cilën do të ketë rezultate”, shtoi ai.

Ai ka treguar se në Rudinicë në Kizhevak të Serbisë është gërmuar gabimisht. Sipas tij, nga informata që kanë marrë nga dëshmitarët, është vërejtur se punimet janë kryer në vend të gabuar.

 

Njeriu i Trumpit: Më shumë lajme të mira do të vijnë nga Serbia dhe Kosova

Periskopi.com Lajme

 I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Kosovë-Serbi ka folur përsëri pas takimit që sot kishte në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq si dhe pas takimeve të mëhershme të zhvilluara në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se tani ka lajme të mira nga Kosova dhe Serbia.

Siç ka potencuar ai, diplomacia e presidentit Trump është duke punuar fuqishëm në këtë drejtim.

“Më shumë lajme të mira nga Serbia dhe Kosova. Diplomacia e Trumpit është duke punuar”, ka shkruajtur Grenell.

Lufta kundër korrupsionit: Kosova më mirë se Shqipëria dhe më keq se Serbia

Periskopi.com Lajme

Kosova ka shënuar regres në “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2019”, ku është renditur në vendin 101, derisa një vit më herët ka qenë në vendin 93.

Kështu u bë e ditur në publikimin e raportit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK).

Florent Spahija nga KDI, tha se Kosova ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit, nga 37 pikë sa ka pasur vitin e kaluar, ka 36 pikë sivjet. Nga vendi i 93 kemi rënë në vendin 101. Kosova është në një vend me Bosnjën, Panamanë, është larguar nga mesatarja evropiane. Rangimi i dobët i Kosovës i atribuohet institucioneve të drejtësisë, gjykatave, prokuroritë. Flasim për transparencë të ngushtuar, mungesa e institucioneve në transparencë e ka ranguar këtu Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova është një pikë me mirë se Shqipëria, por është më keq se Serbia”, tha ai.

Ai përmendi tri fusha ku duhet të fokusohet për të shënuar progres.

“Kosova duhet të fokusohet në tri fusha, pavarësia e sistemit gjyqësor, prokurimi publik dhe lufta kundër korrupsionit”, tha ai.

Thaçi: Lidershipi i presidentit Trump, vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar edhe në Facebook pas një darke pune që realizoi sonte me Richard Grenell, të  Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Periskopi.

Thaçi tregon për diskutime që patën, ndërkohë shton se Kosova  do të vazhdojë të jetë partner besnik i SHBA-së.

Ja postimi i plotë:

Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. HTH/PERISKOPI/

Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë,…

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 22. Januar 2020

 

Rënie drastike e numrit të popullsisë në Serbi, çdo vit një qytet më pak

Periskopi.com Lajme

Nëse vazhdojnë trendet e këqija demografike, Serbia për 20 vjet do të ketë rreth 6 milionë banorë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Gordana Bjelobrk, shefe e Departamentit të Demografisë në Institutin e Statistikave të Serbisë.

“Tashmë, çdo i pesti banor në Serbi është mbi 65 vjeç, dhe deri në vitin 2014 parashikohet të jetë çdo i katërti. Kjo është më e keqja, që po zvogëlohet gjenerata e cila është në gjendje të riprodhojë”, tha Bjelobrk.

Sipas Institutit të Statistikave, në Serbi që nga viti 2019, jetojnë 6.982.604 njerëz, duke e çuar numrin e popullsisë nën 7 milionë, për herë të parë në 53 vjetët e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2018, në Serbi kanë lindur 63.975 foshnje, ndërsa 101.665 njerëz kanë vdekur, duke vazhduar kështu rritjen natyrore negative, e cila po ndodhë që tre dekada.

Millan Knezheviq, president i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Serbisë, thotë se për një të ardhme më të mirë duhet ndryshuar gjithçka, nga fillimi.

“Ne duhet ta bëjmë shtetin, si një ombrellë të një jete domethënëse për një popull. Edhe unë po mendoja të largohesha, dhe isha i sigurt financiarisht. Sikurse djali im që ka një diplomë magjistrature në ekonomi. Ai dëshiron të largohet, dhe jo vetëm për arsye materiale. Njëra arsye është materiale dhe tjetra është se ne jetojmë në një vend të paparashikueshëm dhe të çrregullt, ku njerëzit nuk shohin një perspektivë afatgjatë”, tha Knezheviq.

Në bazë të ekspertëve lokalë dhe hulumtimit të Kombeve të Bashkuara, në vitet e fundit, Serbia çdo vit ka humbur 37.000 njerëz.

Gordana Bjelobrk thotë se kjo do të thotë se, nëse e marrim parasysh vetëm diferencën ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve atëherë mund të themi se çdo vit zhduket një qytet i vogël.

“Le të themi një Beçej i Ri më pak (v.j. qytet në Serbi). Më së paku foshnje lindin në Serbinë lindore dhe jugore. Arsyet kryesore për këtë është zvogëlimi i numrit të grave që janë në moshë për të lindur fëmijë dhe një migrim i madh i popullsisë që ka vazhduar me vite dhe dekada”, thekson Bjelobrk.

 

Numri mesatar i fëmijëve për një çift të martuar në Serbi, sipas statistikave kombëtare është 1.48, mosha mesatare e nënës në lindjen e fëmijës së parë është 28.4 vjet, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 43 vjeç.

Kur thuhet se Serbia ka një nga popullsitë më të vjetra në botë, më së shpeshti mirret si krahasim shembulli i Afrikës, ku mosha mesatare është 19 vjeç.

Sa i përket politikave shtetëtore, masa themelore për çështjen e popullsisë është një pagesë e menjëhershme për fëmijën e parë në shumën prej rreth 850 euro; për fëmijën e dytë ndihmë financiare rreth 2.000 euro e ndarë në këste nga rreth 85 euro në muaj; për fëmijën e tretë rreth 11.000 euro dhe për fëmijën e katërt rreth 18.000 euro të ndara në këste prej 100 deri 150 euro.

“Për fat të keq, për vite me radhë e kemi shmangur përballjen me realitetin e urryer, dhe kemi ndërmarrë masa që nuk do të thonë asgjë. Këto janë vetëm fraza politike që nuk inkurajojnë nivelin e lindjeve në planin afatgjatë”, thotë biznesmeni, Millan Knezheviq.

Beogradi është rajoni i vetëm në Serbi që ka shënuar rritjen e popullsisë, por asnjë komunë e Beogradit nuk ka një rritje pozitive natyrore.

Demografja, Gordana Bjelobrk deklaron se është e rëndësishme të vazhdohet me masa për të rritur natalitetin.

“Për të krijuar një mjedis të favorshëm në ekonomi dhe në fushën sociale dhe që të rinjtë të vendosin të qëndrojnë në vendin tonë. Thjesht, u jepni atyre një mundësi për të punuar dhe më pas gjithçka do të shkojë më mirë. Ose, nëse ata shkojnë, të kthehen më vonë ose të paktën të bëjnë një lidhje me vendin e tyre”, tha Bjelobrk.

Milan Knezheviq, pronar i një kompanie private në Beograd, beson se për të qëndruar të rinjtë në Serbi, është thelbësore ndihma për ata që fillojnë punën.

“Biznesmenëve të rinjë tu lejohet që të punojnë për dy ose tre vjet dhe kur të rritet qarkullimi, pastaj të tatimohen. Në Serbi, njerëzit tatimohen paraprakisht”, përfundoi Knezheviq.

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të vitit 2019 se do të ndajë rreth 5.5 milionë euro për masat në drejtim të shtimit të numrit të popullsisë.