Shtatë raste të reja me koronavirus konfirmohen në Serbi

Periskopi.com Lajme

Shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, duke e rritur numrin e të infektuarve në 12, tha ministria e shëndetësisë këtë mëngjes, shkruan tanjug.

Nga raporti i fundit, janë  testuar mostra të 13 personave, shtatë prej të cilëve  kanë rezultuar pozitivë dhe gjashtë negative për koronavirusin e ri. /Periskopi/

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Periskopi.com Lajme

Dy raste të tjera të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, kështu që numri i të prekurve deri më tani ka shkuar në katër, njoftoi Ministria e Shëndetësisë këtë mëngjes, shkruan tanjug.

Deri më tani,108 persona janë testuar në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, përcjell Periskopi.

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Periskopi.com Lajme

Dy raste të tjera të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, kështu që numri i të prekurve deri më tani ka shkuar në katër, njoftoi Ministria e Shëndetësisë këtë mëngjes, shkruan tanjug.

Deri më tani,108 persona janë testuar në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, përcjell Periskopi.

Reagon Thaçi: Disa njerëz po mundohen ta prishin procesin e marrëveshjes me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në twitter ka reaguar duke thënë që ka tentime nga disa njerëz për ta prishur procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqëndruar në zhvillimin ekonomik. Jetë më të mirë për qytetarët tanë, dhe njohje të ndërsjellë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA është i domosdoshëm” ka shkruar Thaçi.

 

 

Po ashtu ai në këtë shkrim ka thënë që Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme me mbështetjen e plotë nga Palmeri.

Thaçi e falënderoi Grenellin po ashtu edhe Donald Trumpin për punën e tyre që të sjellin paqe në botë.

 

Propozimi i ministrit Reka për daljen në det të Serbisë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Integrimeve Blerim Reka në një intervistë për RTK ka thënë se askush nuk ka të drejtë të negociojë territorin me Serbinë.

Por, ai ka thënë se Serbisë i ofrojnë një kompromis të madh siç ka thëne ai dalje në det, në portin e Durrësit, nëpërmjet Kosovës, pa elaboruar më shume.

Reka ka thënë se Serbia është e bllokuar dhe nuk ka qasje në det pasi është e bllokuar nga Mali i Zi dhe se këtë nuk po mundet ta bëjë as nëpërmjet Maqedonisë.

EKSKLUZIVE: Periskopi sjell detajet e draft-marrëveshjes që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë

Periskopi.com Lajme

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë u është prezantuar drafti i marrëveshjes finale. Periskopi nga burime që kanë qenë pjesë e këtyre takimeve, ka mësuar se marrëveshja ka dy opsione: korrigjimin e kufijve ose Asociacion Plus, me kërkesa të veçanta nga ana e Serbisë, opsion i cili, sipas burimeve, është i preferuari i ndërmjetësueve amerikanë. Periskopi, ekskluzivisht ka mësuar edhe detaje të tjera nga takimi në Washington, mes të cilave, edhe ai që kjo fazë bisedimesh do të jetë dinamike, e ngjashme me atë të Rambujesë, ku palëve u janë ofruar vetëm dy opsione, apo “merre ose lëre”, që është e kundërta e negociatave në Vjenë që kanë zgjatur rreth dy vjet…

Korrigjim kufijsh ose Asociacion Plus. Këto janë dy opsionet që janë ofruar, në takimin e para dy ditësh në Washington, në takimin mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Periskopi nga burime të afërta që kanë qenë prezentë në takim, ka mësuar se veç tjerash, Serbisë nuk i është kërkuar të ndalet fushata e çnjohjeve deri në muajin qershor të këtij viti. Poashtu, Periskopi ka mësuar, se pikërisht ky muaj, pra qershori i këtij viti, është edhe afati përfundimtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati i bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare, do të jetë në nivel presidentësh me ekipe që ata do t’i përzgjedhin vetë. Palëve u është ofruar edhe mundësia e takimit me Presidentin amerikan Donald Trump, mirëpo kjo është shtyer deri në periudhën kur mund të ketë përafrim për marrëveshjen mes të dy palëve.

Periskopi ka mësuar se në këtë takim, Thaçit dhe Vuçiqit u është thënë se ‘palëve që nuk janë të gatshme të nënshkruajnë, do të kenë sanksione të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në konferencën për media ku ka njoftuar për këtë takim, ka thënë se ‘takimi në Shtëpinë e Bardhë është një kthesë kritike dhe dramatike’. Ai ka thënë se ‘Amerika e ka marrë përfundimisht në dorë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë’ dhe që ‘kërkon të përmbyllet në afat të shkurtër’/PERISKOPI/

S’na lë vetëm: Edhe Serbia përjashtohet nga ENQA

Periskopi.com Lajme

Organi Kombëtar i Akreditimit (NAT) i Serbisë ka humbur anëtarësimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

“Njohja e diplomave të institucioneve tona të arsimit të lartë nuk është në asnjë mënyrë e kushtëzuar nga anëtarësimi në këtë shoqatë”, njoftojnë nga ky mekanizëm i arsimit në Beograd, “por mbetet frikë se kjo nënkupton një kolaps të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në Serbi”.

Në shkurt të 2018-s, Komisioni i mëparshëm i Akreditimit dhe Rishikimit të Cilësisë atje e humbi statusin si anëtar i plotë i ENQA-së, kjo ishte edhe arsyeja se pse ky komision u paketua në Organin Kombëtar të Akreditimit (NAT), raporton Blici serb.

Që nga tetori i 2019-s edhe Agjencia Kosovare e Akreditimit të Kosovës nuk është pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

BE’ja konsideron se është e vetmja lehtësuese e dialogut Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Rajoni i ish-Jugosllavisë së shpejti do të bëhet i vetmi ku Bashkimi Evropian do të ketë të angazhuar hiç më pak se tre “përfaqësues të posaçëm”. Nga një të tillë ajo ka në Sarajevë dhe Prishtinë, kryeqytete të dy shteteve pa dyshim me më së shumti probleme në raportet me BE-në dhe në atë që quhet rrugëtim evropian.

Por tash BE-ja do të emërojë edhe një “përfaqësues të posaçëm”, i cili do të merret, para së gjithash, me dialogun mes “Prishtinës e Beogradit”, siç thonë në BE dhe në Beograd, apo mes Kosovës dhe Serbisë, siç thonë në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Para se të dihet se cili do të jetë mandati i saktë, është ditur se në këtë rol do të jetë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, në vendin e të cilit të shtunën zhvillohen zgjedhjet. Pos faktit se ai, sikurse edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, vjen nga një shtet i cili nuk e ka njohur Kosovën, disa diplomatë në BE nuk janë të kënaqur as rreth faktit se procedura për emërimin e tij po bëhet pasi Borrel e ka ndarë mendjen se atij do t’ia besojë këtë punë.

Komisionari i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, hungarezi Oliver Verhelyi, nuk ka pritur që ky vendim të bëhet zyrtar dhe, me apo pa dashje, ka thënë atë që e dinë të gjithë, se Lajçak do ta ketë këtë rol.

 

Gjukanoviq akuzon Serbinë dhe Rusinë se po provojnë ta shkatërrojnë Malin e Zi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Malit të Zi ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë për shfrytëzim të Kishës ortodokse serbe për të minuar qeverinë pro-Perëndimore të vendit të tij derisa e njëjta kërkon anëtarësimin në BE.

Millo Gjukanoviq tha se një sërë tubimesh kundër një ligji të feve të cilat kanë qenë të udhëhequra nga klerikë ortodoksë serbë në vendin ballkanik kishin për qëllim “të vënin në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi”.

Mitropoliti Ilarion, klerik i Kishës ortodokse ruse, ka ngritur zërin për mbështetje ndaj interesave të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Mitropoliti Onufriy, kreu i Kishës ortodokse ukrainase, besnik i patriarkatit të Moskës, u është bashkuar protestave këtë javë në Podgoricë.

“Nëse po pyesni nëse kjo është një vazhdimësi e shkatërrimit (të mbetur në tentativë) të Malit të Zi dhe pengimit të qëllimeve të tij për të vazhduar rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, nuk ka dyshim për këtë”, tha Gjukanoviqi në një intervistë dhënë Reutersit, transmeton Koha.net.

“Moska ishte e qartë në shprehjen e interesave të saj për problemin e vazhdueshëm (për fe) në Mal të Zi”.

Gjukanoviqi akuzoi Beogradin për ringjalljen e konceptit nacionalist për Serbi të Madhe që kontribuoi në luftërat ballkanike të viteve të ’90-ta dhe kolapsin e ish-Jugosllavisë.

“S’kemi asnjë dyshim se… të gjithë mekanizmat e implementimit të projektit shtetëror për Serbinë e Madhe… janë vënë në lëvizje, dhe se Mali i Zi është po ashtu cak”, tha ai.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, ka hedhur poshtë deklarimet e Gjukanoviqit, duke thënë se “askush s’mund t’i minojë veprimet e veta më shumë se vetë ai/ajo”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i mohoi komentet e Gjukanoviqit. Duke iu referuar protestave që vendi me 620 mijë banorë është përballur, ajo tha se ai (Gjukanoviqi) “ka një problem në vendin e tij dhe me qytetarët e Malit të Zi”.

“Jam e befasuar me retorikën e presidentit Gjukanoviq… Serbia ka hequr dorë nga të ’90-tat moti kohë dhe është kthyer kah e ardhmja”, tha Bërnabiqi, duke shtuar se Serbia po kërkon vetëm të drejtën për gjuhën dhe besimin e serbëve në Mal të Zi.

Ambiciet e BE-së

Protestat që nisën në dhjetor kanë të bëjnë me një ligj që do t’i lejojë shtetit të marrë nën pronësi pronat kishtare nëse kisha s’mund të provojë se i ka pasur nën pronësi para vitit 1918 – kur Mbretëria e atëhershme e Malit të Zi iu bashkua Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, paraardhës të Jugosllavisë.

Kisha ortodokse serbe është besimi dominues në Mal të Zi, vend me 620,000 banorë, dhe ka rreth 12 milionë pjesëtarë, kryesisht në Serbi, Mal të Zi e Bosnje.

Serbia dhe Mali i Zi që të dyja po negociojnë hyrjen në BE. Mali i Zi ka hyrë në NATO më 2017, por Beogradi nuk synon anëtarësim në aleancën mbrojtëse.

Serbët etnikë përbëjnë rreth një të tretën të popullsisë së Malit të Zi. Shumë serbë kanë prejardhje në Mal të Zi dhe familje në vend, ndërsa dhjetëra mijëra malazezë jetojnë në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi nuk do të ndërhyjë në çështjet e Malit të Zi, por ka thënë gjithashtu se Serbia do të ndihmojë pakicën serbe atje.

“Serbia po nxiton drejt një gracke të rrezikshme të mbrojtjes së të drejtave të supozuara të rrezikuara të (pakicës) serbe … ndërsa rrezikon sovranitetin e shteteve tjera”, tha Gjukanoviqi.

 

Serbia i kthen pensionet e Jugosllavisë, vetëm ato të kosovarëve jo

Periskopi.com Lajme

Kompensimi i ratës së parë të kursimeve devizore ish-kursimtarëve të RSFJ, me të cilën Serbia përmbush detyrimin e pagesës së kursimeve devizore në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Stasburg, fillon sot, njofton “Danas” i Beogradit.

Pagesa bëhet në bazë të detyrimeve për kursimet e papagura devizore të qytetarëve në bankat që kanë selinë në territorin e Serbisë dhe filialeve të tyre në territorin e ish-republikabe të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Pagesa do të bëhet në tetë rata të barabarta nga sot e deri më 31 gusht të vitit 2023. Kursimtarët sivjet do të marrin edhe një ratë.

Shuma prej 87,1 milion eurosh përfshin më shumë se 6.400 kursimtarë që kanë fituar të drejtën për kompensim të kursimeve.

Mijëra kursimtarë devizorë nga Kosova në këto banka, që do të duhej të trajtoheshin në bazë të aktgjykimit të Strasburgut, vazhdojnë të jenë viktimë e shpërfilljes nga Serbia dhe e mosinteresimit të institucioneve përkatëse të Kosovës./koha.net.

 

Vuçiq: Është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën

Periskopi.com Lajme

Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, de fakto apo de jure.

Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë një televizioni serb O2.

Këto deklarata të Vuçiqit erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet, ndonëse e njëjta, sipas kryeministrit të Kosovës, do të zëvendësohet me masë reciprociteti.

Presidenti serb tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbisë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe kjo është esenca. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë – brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti… kjo do të ndodhë”, tha Vuçiq në këtë intervistë.

I pyetur në lidhje me zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq tha se së pari duhet pritur se çfarë vendimi do të marrë Kosova për taksën dhe nëse do të ketë reciprocitet, por shtoi se nuk ka dyshim se do të pasojë presioni ndaj Serbisë.

 

‘Kurti e Osmani nuk kanë aftësi me u përballë me Serbinë’

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike/juridike, Dastid Pallaska tha se Vjosa Osmani e Albin Kurti nuk kanë aftësi personale me u përballë me Serbinë.

Ai në Pressing tha se këto dy personalitet kanë ndërtuar karrierën e tyre duke përmendur gjatë gjithë kohës Hashim Thaçin, përcjell Periskopi

“Këta dy bartës ,(Kurti-Osmani) nuk kanë aftësi personale me u ballafaqu me Serbinë, këta janë tu u marrë me arsyetimin e humbjes, qysh e kanë ndërtu karrierën tyre me emrin e Thaçit. Këta janë duke pranuar që janë duke humbur me Serbinë, dhe po tentojnë që këtë humbje ta lejnë fajin Thaçit”, tha Pallaska/Periskopi

Takimi në Londër: Bërnabiq ka një kërkesë për Prishtinën

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë në samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër se Prishtina duhet ta heqë taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Bërnabiq i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta shqyrtojë heqjen e taksës për mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovë.

“Fatkeqësisht, ne kemi tarifa 100 për qind të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnja dhe Hercegovina. Shpresoj që Albin Kurti do ta shqyrtojë përsëri, sepse duhet të mendojmë se si të lehtësojmë tregtinë midis nesh dhe si të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi”, tha ajo në panelin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.

Në Londër po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për këtë rajon.

Kryeministri Kurti po merr pjesë për herë të parë në këtë Samit, ndërsa në fotografitë e publikuara nga Londra, duket se atij i janë caktuar të gjitha ulëset afër Bërnabiqit.

Kurti gjatë fjalës së tij citohet të ketë përmendur edhe investimet e diasporës në Kosovë.

Vuçiq: Serbia para ultimatumit për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Serbia do të përballet këtë vit me një ultimatum: Të njohë pavarësinë e Kosovës apo të heqë dorë nga perspektiva e shpejtë evropiane, deklaroi presidenti serb Vuçiq, për mediat serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. ”E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiq, në një intervistë  për Televizionin Prva. Vuçiq pohon, se tani më e di se kush do të jetë  ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.

“Do të na propozojnë një zgjidhje – Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë  edhe një  status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiq dhe vet u përgjigj: “Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.

Zgjidhja deri në vjeshtë

Presidenti i Serbisë  pohon se ai i ka hedhur poshtë  planet për “futjen e Kosovës në OKB”. Ndërsa i pyetur, nëse zgjidhja kërkohet deri në  vjeshtë, ai nuk u përgjigj qartë: “Unë nuk e kam gënjyer kurrë popullin. Unë nuk jam gënjeshtar”. Ai nuk deshi të  përgjigjet në pyetjen, se çfarë  do të bëjë nëse gjendet para ultimatumit – Kosova apo Bashkimi Evropian. “Këtë do ta shihni”, tha ai.

Vuçiq: Nuk përzihem në punët e huaja

Presidenti i Serbisë hodhi poshtë pohimet se Serbia dhe ai janë të përzier në tensionimet e fundit të gjendjes në Mal të  Zi, me fjalët se ai nuk është përzier kurrë në punët e brendshme të këtij vendi. Ai bëri të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të  shpallen me 3 ose 4 mars, kur të kthehet nga vizita në SHBA. Ndërsa për disa politikanë djathtist në Serbi ai tha se “e urren politikën fashiste, të disa politikanëve serbë”. “E neveritshme është politika fashiste në Serbi. I kanë tejkaluar të gjitha masat. Mbeturina fashiste, mjaft më!”, ishte përgjigja e tij ndaj politikës së opzitarit Boshko Obradoviq, që drejton lëvizjen Dveri. Vuçiq mendon se të gjitha partitë e tjera do të bashkohen kundër tij, në  qoftë se e fitojnë vetëm një mandat më  shumë se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), në zgjedhjet e ardhshme. Ai është kryetari i partisë, SNS.

Haradinaj: Të vetmen gjë që do ta bëjë Albin Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Zona B ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Albin Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë, transmeton Periskopi.

Sipas tij, heqja e taksës e kthen Serbinë këtu.

‘’E vetmja gjë  e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë’’

‘’Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’./PERISKOPI/

 

 

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Periskopi.com Lajme

Autoritetet serbe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim të mbi 140 migrantëve.

Të arrestuarit akuzohen se i kanë ndihmuar migrantët të kalojnë në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, njoftoi prokuroria serbe.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar, një grup i të dyshuarve kontrabandonin migrantë me autobusë, nga Beogradi për në kufirin me Bosnje-Hercegovinën”, tha prokuroria, raporton REL.

Sipas informacioneve nga ministria e Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, në vitin 2019, rreth 29,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje.

Migrantët synojnë që nga Bosnja të kalojnë në Kroaci, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian.

Mijëra migrantë që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre janë bllokuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kërkojnë të hyjnë në vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Zyrtarët thonë se shumica e migrantëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta në Siri, Irak, Afganistan dhe Jemeni.

Brenda disa ditësh do të vendoset për çështjen e taksës 100% ndaj Serbisë

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se brenda dy tri ditëve do të vendoset për çështjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë në pyetjet e gazetarëve lidhur me tarifën tha se ekziston një marrëveshje e partive në qeveri lidhur me tarifën ndaj produkteve të Serbisë dhe lidhur me konkretizimin e kësaj marrëveshjeje këto dy-tri ditë të ketë një koordinim dhe do të vendosen hapat qoftë kohor ose përmbajtjesor lidhur me zbatimin e marrëveshjes për tarifën.

“Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje… Por, siç kam potencuar këtë përgjigje nuk po e japi në emër të Kuvendit, por vetëm si partner i koalicionit qeverisës sepse kjo është çështje e qeverisë dhe e dy partive që janë në qeveri”, tha ajo.

Gjatë një tryezë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka folur për çështjen e tarifës edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se po e shqyrtojnë mundësinë që të heqin tarifën, ndërsa sipas tij, reciprociteti nuk do t’i pengojë bisedimet me Serbinë.

Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së, vlerësoi që tarifa është përdorur si mjet politik nga qeveria e kaluar dhe ka sjellë dëme politike për Kosovën në raport me bashkësinë ndërkombëtare

“Në të gjitha raportet ku Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk do ta njohë Serbinë”, ka thënë Gashi, referuar njoftimit të KDI-së.

Në terma konkret, sipas tij, reciprociteti do të zbatohet ndër të tjera lidhur me kodin ndërkombëtar tregtar, certifikatat e sigurisë ushqimore/fitosanitare, automjetet e transportit dhe arsimin. Ndërsa, lidhur me reciprocitetin politik në raport me lobimin e Serbisë, ai foli për garancat e plota të bashkësisë ndërkombëtare për ndaljen e kësaj fushate të Serbisë, pa përjashtuar veprimet tjera analoge që mund të ndërmerren.

Por, për dallim nga partitë në pushtet, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100% ndaj produkteve serbe.

Sipas tij, taksa ka pamundësuar pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Haradinaj, deklaroi që opozita do të jetë konstruktive dhe kujdestare e Kosovës së 17 shkurtit të 2008.

Ndërsa, në anën tjetër shtoi se “deri sa nuk ka njohje reciproke, nuk mund të ketë as funksionalizim të reciprocitetit”.

Haradinaj shtoi që taksa nuk e ka bllokuar dialogun, sepse i njëjti është duke vazhduar dhe janë arritur marrëveshje për autostradën, hekurudhat dhe linjën ajrore mes dy vendeve.

Haxhi Shala, shef i Grupit parlamentar NISMA-AKR, tha se vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e njëjtë lidhur me taksën. Ai shtoi që është e paqartë se çfarë do të bëjë koalicioni qeverisës lidhur me bisedimet, si dhe çfarë nënkuptohet me reciprocitetin.

“Në bazë të deklaratave të ambasadorëve, edhe reciprociteti, njëjtë sikur taksa do të jetë bllokuese e procesit. Nëse nga një bojkot ndërkombëtar për shkak të taksës, po shkojmë tek një bojkot i dytë për shkak të reciprocitetit, atëherë pse të lëvizet nga taksa?” deklaroi ai.

Lidhur me qëndrimin për dialogun, Shala shtoi se ata do të jenë konstruktiv dhe kur të ketë platformë të qartë mbi atë se çka do të bëjë ekipi negociues, do të deklarohen se a e mbështesin këtë proces.

Normalizimi i raporteve nis me transportin ajror, hekurudhor e rrugor

Periskopi.com Lajme

Fillimi i normalizimit të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, ishin në fokus të agjendës së të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell. Në të tri qëllimet, Grenell ia ka arritur që t’i marrë nënshkrimet e Prishtinës dhe Beogradit dhe vlerësimet se u arritën marrëveshje historike.

Marrëveshjet e fundit të nënshkruara në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ambasadorit Grenell, por edhe presidentëve të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, do të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve dhe do të jenë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve nga jashtë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e linjës direkte ajrore Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas, Kosova dhe Serbia të premten kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Autostrada Nish-Merdar-Prishtinë

Qysh nga lansimi i Procesit të Berlinit, një iniciativë diplomatike e nisur në vitin 2014, nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Kosova dhe Serbia kishin marrë mbështetjen për projektin e autostradës Nish- Merdarë- Prishtinë. Autoritetet e të dyja vendeve, patën shprehur qysh atëherë gatishmërinë për ta përfunduar këtë projekt.

Qëllimi i kësaj iniciative edhe atëherë ishte mbështetja për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Autoritetet kompetente në Prishtinë, vite më parë, kanë pohuar se e kanë të përgatitur edhe projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, projekt ky që mund të vazhdohet në kuadër autostradës që aktualisht lidh Kosovën me Shqipërinë. Kurse në të ardhmen ajo mund t’i lidhë të tri vendet.

“Kjo autostradë, në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë”, kishte thënë ish- ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Kosova, ka ndërtuar tashmë autostradën që e lidh atë me Shqipërinë si dhe autostradën tjetër e cila e lidh me Maqedoninë e Veriut, por autoritetet maqedonase ende nuk e kanë finalizuar pjesën e vet të punës.

Linjat hekurudhore Kosovë-Serbi

Përveç marrëveshjes për autostrada, në Mynih është nënshkruar edhe marrëveshja për transportin hekurudhor në mes Kosovës dhe Serbisë.

Transporti hekurudhor në Kosovë paraqitet si një prej sistemeve më të dobëta në rajon. Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja nëpër të cilat kalojnë trenat e Kosovës. Linja Prishtinë – Hani i Elezit dhe ajo Prishtinë -Pejë. Të dy linjat bëjnë vetëm transportin e udhëtarëve.

 

Por, Kosova vazhdon të mos e administrojë linjën hekurudhore në veri të Mitrovicës e cila është nën kontrollin e Serbisë, ndërkohë që ka filluar zbatimin e projekteve për rehabilitimin dhe modernizmin e hekurudhave në përgjithësi.

Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos”, e cila merret me infrastrukturën hekurudhore, tha për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm ta zbatojnë marrëveshjen, por që ende nuk kanë informacione rreth formës që është përdorur në marrëveshje, si shprehje e interesit.

Ai thotë se linja hekurudhore Kosovë-Serbi përmes Mitrovicës së Veriut mund të hyjë në funksion shumë shpejtë, kurse për linjën tjetër që vjen nga Podujeva, ai thotë se nevojitet kohë.

Këto marrëveshje, përveç udhëheqëseve të institucioneve të larta, janë përshëndetur edhe nga komuniteti i biznesit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostrada mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Në një komunikatë për media, thuhet se Oda Amerikane beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në të dy vendet.

Ndryshe, trenat e Hekurudhës së Serbisë, operojnë brenda territorit të Kosovës, pavarësisht se konsiderohen ilegalë nga autoritetet në Prishtinë. Dy herë në ditë trenat e “Srbija Voz”, operojnë nga qyteti i Kraljevës në Serbi për në Mitrovicë të Veriut. Operimi i trenave të Hekurudhës së Serbisë brenda territorit të Kosovës vazhdon, pavarësisht një vendimi të vitit 2017 të lëshuar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës, që i shpallë ilegalë trenat serbë që operojnë në territorin e Mitrovicës Veriore.

Linja ajrore Prishtinë –Beograd

Përveç marrëveshjeve për hekurudha e autostrada, më 20 janar në Berlin, Prishtina dhe Beogradi, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, kanë nënshkruar marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë- Beograd. Kompania gjermane , “Lufthansa”, është përzgjedhur që të operojë në këtë linjë.

Linja ajrore Prishtinë–Beograd synon të normalizojë hapësirën ajrore dhe trafikun ajror në Kosovë. Vendosja e kësaj linje, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, mund të bëhet pas aranzhimeve mes autoriteteve të aviacionit dhe NATO-s në kuadër të mekanizmit për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit Perëndimor.

Sipas kësaj letre të interesit, Aeroporti i Beogradit mund të shfrytëzohet edhe si destinacion për pasagjerë për të udhëtuar në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.

Fluturimet ajrore në mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë në vitin 1999. Atë kohë, Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që si synim kishin mbrojtjen e popullatës civile dhe dëbimin e forcave serbe, duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë.

Vuçiq: Nuk mund të them se Kosova është e jona për 300 milionë vjetët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por se ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërtetë në provincën jugore serbe”.

Ai tha se nuk mund të thotë që Kosova do të jetë e tyre edhe për 300 milionë vjetet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Nëse mendoni se ka shumë në Kosovë që ne i kemi në duar atëherë njerëz, ju lutem, nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Ne luftojmë për çdo njeri në Kosovë, por nuk do të gënjej popullin dhe të them që gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë vjetet e ardhshme”, tha Vuçiç në një intervistë për Informerin serb.

Beogradi “harron” Kosovën, kthen sytë kah Mali i Zi

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe, të deklaruara edhe si liberale, po shkruajnë këto kohë gjerësisht për situatën në Mal të Zi. Kanë lënë Kosovën pak mënjanë, e kanë harruar si pa dashje Serbinë e Vjetër, për t’i kushtuar vëmendje Serbisë Bregdetare siç ndoshta imagjinojnë se është Mali i Zi. Ligji për lirinë fetare, miratuar së fundmi, ka vënë në lëvizje Beogradin zyrtar që sheh te të drejtat e Kishës Orthodokse Serbe mundësi të ushtrimit të interesave të veta.

Situata në Ballkan është e trazuar -, citohet kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. Sipas saj, presidenti Alexander Vuçiq ka ftuar serbët e Malit të Zi dhe Republikës Srpska në Beograd për të shqyrtuar mundësinë e ndihmës së tyre.

Çdo destabilizim në rajon mund të vërë në diskutim zhvillimin tonë të shpejtë. Serbia luan kartën e stabilitetit dhe ekuilibrit, jo sepse ne kemi një zemër të madhe, por sepse është në interesin e qytetarëve tanë

ka shtuar ajo.

Agjencia B92 citon edhe një teolog kroat që ka zhvilluar një leksion në Lubjanë me titull: Marrëdhëniet mes shtetit dhe kishave/komuniteteve fetare në Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij teologu, veprimet e autoriteteve malazeze cenojnë të drejtat e njeriut, Konventën Europiane dhe Kushtetutën malazeze.

Unë besoj se ky është një precedent, nëse aplikohet në vende të tjera kërcënon që të shndërrohet në burim permanent tensioni dhe konflikti duke kërcënuar Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë

ka deklaruar Pilsel.

Sipas tij marrja e pronave Kishës po bëhet nga Milo Gjukanoviç që po kërkon të shmangë burgosjen e vet, por pa sqaruar sesi këto dy gjëra lidhen me njëra-  tjetrën. Vetë Gjukanoviç ka komentuar se ligji për lirinë fetare vendos të drejtën e ekzistencës për Kishën Ortodokse të Malit të Zi, që nuk njihet ende nga kishat e tjera. Sipas tij një shtet më vete ka një kishë autoqefale dhe një gjë e tillë po vihet re në Maqedoninë e Veriut apo Ukrainë.

Këto lëvizje në vetvete përfaqësojnë aktin e fundit të shkallmimit të ekuilibrit të imponuar pas LIIB dhe sidomos pas vdekjes së Josip Broz Titos, kohë kur Serbia mëtoi dominim absolut në hapësira që i konsideron të vetat. Mali i Zi është një vend anëtar i NATO-s dhe ka histori shtetformimi më të hershme sesa Serbia, por mbi të gjitha në shekullin e 21-të liria për të jetuar pa konsensusin e Serbisë është diçka e vetëkuptuar dhe krejt e natyrshme.