FIFA nuk i jep leje Krkicit të luajë për Serbinë

Periskopi.com Sporti

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë e njohur si FIFA, nuk ka refuzuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, që kishte të bënte me ‘transferimin’ e Bojan Krkic.

Ky i fundit është përfolur kohëve të fundit se mund të luante për Serbinë, mirëpo FIFA ka refuzuar një gjë të tillë, për shkak se ish-anëtari i Barcelonës ka luajtur më herët për Spanjën.

Njëjtë, FIFA veproi javë më parë edhe me yjet kosovarë që luajnë për Zvicrën. /Periskopi.com

Serbia mposhtë Shqipërinë me rezultat të thellë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U19 e femrave të Shqipërisë, ka pësuar një tjetër humbje të thellë.

Vashat e Shqipërisë janë mposhtur 9:0 nga Serbia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo humbje për Kombëtaren Shqiptare vjen pak ditë pas humbjes tjetër edhe më të thellë nga Skocia, me rezultat 11:00. /Periskopi.com

Shqipëria përballet me Serbinë më 16 shtator

Periskopi.com Sporti

Shqipëria do të luajë sërish kundër Serbisë.

Ekipi U-19 i femrave që udhëheqet nga Nevil Dede do të luajë kundër shtetit tjetër ballkanas.

Në këtë grup, pos Shqipërisë dhe Serbisë gjenden edhe Skocia dhe Qipro.

Ndeshja në fjalë zhvillohet më 16 shtator në ora 14:00.

SHQIPERI-serbi/Periskopi.com