Eto’o me akuza për ‘France Football’: Po ne afrikanët nuk ekzistojmë

Periskopi.com Sporti

Pak ditë më parë France Football publikoi tre formacionet më të mirë të historisë së futbollit, të cilët u përcaktuan nga votat e 140 gazetarëve.

Për të futur më të mirët e historisë kurrsesi nuk mjaftojnë tre formacione, por një nga elementet që ra më shumë në sy ishte fakti se asnjëri prej këtyre 33 lojtarëve nuk ishte nga Afrika. Ky fakt ka inatosur jo pak një nga më të mirët e historisë nga Afrika, Samuel Eto’o.

Si gjithmonë ai nuk rezervohet kur ka diçka për të thënë dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në këtë rast. Në Twitter në një postim ku janë shfaqur tre formacionet më të mirë, Eto’o ka shkruar: “Në afrikanët nuk ekzistojmë”.

Nga Afrika gjatë të shkuarës ka spikatur George Weah por edhe vetë Eto’o apo edhe Didier Drogba. Ky reagim vjen pas të tjerash polemika të Eto’o me France Football. Në nominimet e shpallura France Football e vendosi në listën e sulmuesve të djathtë kamerunasin dhe ai e quajti të papranueshëm këtë veprim.

Shumicën e kohës Eto’o ka luajtur si qendërsulmues i cili ka patur një karrierë të gjatë teksa ka fituar gjithçka si me Barcelonën e Guardiolës, ashtu edhe me Interin e Mourinhos.

Samuel Eto’o pëson aksident të rëndë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Periskopi.com Sporti

Ish-anëtari i Interit, Barcelonës dhe Chelseat, Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident me makinë.

Sipas mediave kamerunase, legjenda e futbollit është aksidentua me makinën e tij, mirëpo gjendja e tij është e mirë dhe stabile.

Eto’o u aksidentua në Nkongsamba-Littoral, një regjion në Kamerun, derisa është goditur nga një autobus.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, makina e tij duket se ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Eto’o është në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo nuk është bërë e ditur se në cilin spital po qëndron.

E gjitha çfarë është bërë e ditur se sulmuesi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet nga mjekët

Eto’o apelon Barcelonën: E kam ‘gjetur’ zëvendësuesin e Messit – kushtojani vëmendjen

Periskopi.com Sporti

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën, legjenda nga Kameruni, Samuel Eto’o, i ka kërkua ish- klubit te tij, Barcelonës ta kthejë vëmendjen kah sensacioni që luan me klbuin gjerman, Borussia Dortmund, talenti 15 vjeçar, Youssoufa Moukoko, shkruan Periskopi.

Moukoko është duke pritur ta për të bërë debutimin e tij në Bundesliga me BVB, por ai tashmë ka një reputacion si ardhmja e futbollit botëror.

“Moukoko është një lojtar i ri, por i madh sipas Eto’os, me i madhi pas Messit, dhe ai mund të jetë zëvendësuesi më i mirë për argjentinasin te Barcelona”, tha Eto’o.

“Ndërsa Lionel Mesi po plaket, ne mund të përgatitemi mirë për të ardhmen në Barcelona”, përfundoi ish- 9 i Barclonës, Samuel. /Periskopi.

Nuk pranoi as të bisedojë e as ta ndihmojë: I biri hedh në gjyq Samuel Eto’o, asnjëherë nuk u kujdes për të

Periskopi.com Sporti

Samuel Eto do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq.

Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk ka paguar asnjë detyrim prindëror ndaj tij (ushqim, studime. etj).

I biri i fituesit të 3 Ligave të Kampioneve i është bashkuar ekipit të të rinjve të Real Oviedos dhe pretendon se babai i tij i detyrohet të paguajë 20 mijë euro. Prej vitesh Eto nuk ka pranuar të bisedojë dhe të ndihmojë të birin që pas ndarjes nga e ëma e tij.

Problemet jashtë futbollit e kanë shoqëruar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit teksa ka 8 fëmijë nga 3 lidhje të ndryshme.

Ndaj vajzës së tij Erika, e cila lindi nga lidhja e tij me një kamariere nga Kepi i Gjelbër, duhet të paguajë detyrimin prindëror, të cilin e ka anashkaluar.

Eto’o gjen trajnerin e ri të Barçës – gjithçka lidhet me Messin

Periskopi.com Sporti

Barcelona duket se e ka gjetur trajnerin e ri sipas këshillave të Samuel Eto’o-së. Ish-sulmuesi i spanjollëve ka folur për të ardhmen e klubit madje thekson se i ka kërkuar Xavit që të marrë drejtimin e kampionëve.

Eto’o dhe Xavi kanë luajtur së bashku në Camp Nou dhe kanë arritur të fitojnë tituj të rëndësishëm. Kamerunasi mendon se Xavi duhet të marrë drejtimin e ekipit gjatë kohës që Messi është ende aktiv.

I kam thënë Xavit se duhet të rikthehet te Barcelona. I thashë që duhet ta bëjë, ndërkohë që Zoti i futbollit luan akoma aty. Ai ka luajtur me Messin dhe kjo do ia lehtësojë punën, do e ketë më të lehtë se trajnerët e tjerë“, – tha ai për Radio Catalunya.

Eto’o me deklaratë të fortë: ‘Një herë je interist, ti do të vdesësh interist’

Periskopi.com Sporti

Anipse pjesën me të madhe të karrierës e kaloi në Barcelonë, ikona e futbollit, Eto’o, ka skuadrën e Interit në zemër.

Lojtari fitoi Ligën e Kampionëve me të dyja skuadrat, por duket se ‘Zikaltrit’ i kanë dhënë diçka më shumë atij.

Eto’o ka thënë se në fund, ai do të vdes si interist.

“Nëse je një interist një herë, ti do të vdesësh si interist. Është si është”, ka thënë Eto’o.

“Mourinho më bindi në mënyrë të thjeshtë: ai më dërgoi fanellën me numër 9 të Inter dhe më shkroi duke thënë se është e jotja dhe po pret për ty”, ka shtuar kamerunasi.

Eto’o fitonte Ligën e Kampionëve pikërisht në kohën kur luante nën Mourinho. Ajo vazhdon të mbetet gjenerata e artë e kohës së re, te skuadra e Inter.

Diouf u vetëshpall si lojtari afrikan më i mirë – reagon menjëherë Eto’o, fundos një legjendë tjetër

Periskopi.com Sporti

Samuel Eto’o i është përgjigjur deklaratës së ish-sulmuesit nga Senegali, El-Hadji Diouf se është futbollisti afrikan më i mirë, duke u shprehur se në fakt më i mirë është vetë Eto dhe askush nuk i afrohet atij.

Samuel-Etoo-Inter

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Chelseat dhe Interit nuk u mjaftua me kaq, por shkoi dhe më tej duke shtuar se as Didier Drogba nuk është në nivelin e tij.

didier_drogbascore

“Vëllai im Diouf kishte pirë pak më shumë se ç’duhet. Askush nuk ka qenë në nivelin tim apo më i mirë, madje as Drogba.

Këtë gjë nuk e them unë, por ky është një fakt. Doja të isha numri një dhe kam qenë për gjatë gjithë karrierës time,” u përgjigj Eto’o në një lidhje direkte në Instagram.

Kur Eto’o e turpëronte Real Madridin në Bernabeu

Periskopi.com Sporti

Ishte 8 maji i vitit 2004, kur Samuel Eto’o turpëronte Realin e Madridit brenda në Santiago Bernabeu me një dygolësh fantastik. Eto’o në atë periudhë mbante veshur fanellën e Mallorcas dhe ishte vetëm 23-vjeç.

Ajo e vitit 2004 mund të konsiderohet si hakmarrje ndaj Realit të Madridit, i cili ishte klubi që e solli në Spanjë kur ishte vetëm 15-vjeç por në 3 sezonet që e pati në skuadër e aktivizoi në vetëm 3 ndeshje të La Ligas duke mos besuar te talenti i kamerunasit duke e huazuar edhe në ato 3 vite deri sa e shiti te Mallorca në vitin 2000 për vetëm 4,5 milionë euro.

Historia më pas dihet me Eto’o që fitoi gjithçka në karrierë në nivel klubesh me fanellat e Barcelonës e Interit.

Çastet më të mira në karrierën e Eto’o: Nuk ishin as te Barca as te Interi

Periskopi.com Sporti

Samuel Eto’o ka thënë se qëndrimi te Real Mallorca ka qenë më i miri në karrierën e tij, madje më i mirë se te Barcelona dhe Interi.

Sulmuesi kamerunas ka fituar tituj të shumtë me Blaugranët dhe Nerazzurrët, duke përfshirë edhe trofetë e Ligës së Kampionëve, mirëpo u bë i njohur te Mallorca.

38-vjeçari, i cili u pensionua nga futbolli gjatë këtij viti, e nisi karrierën te Real Madridi dhe pas huazimeve te Leganes dhe Espanyoli, kaloi pesë sezone te Real Mallorca, ku shënoi 70 gola në 165 paraqitje.

Ai më vonë ka luajtur për shumë klube të njohura, si Chelsea, Evertoni dhe Sampdoria, porse kënaqësinë më të madhe thotë se e ka pasur te klubi spanjoll.

“Koha ime më e mirë nuk ka qenë te asnjëra, por te Real Mallorca”, ka thënë Eto’o për Gazzetta dello Sport, kur është pyetur nëse i ka pëlqyer të luante më shumë te Barcelona apo Interi.

Ndërsa kur i është kërkuar të zgjedhë ndërmjet Interit dhe Barcelonës, ka thënë: “Është 50-50”.

Eto’o: Hazard është afër nivelit të Messit

Periskopi.com Sporti

Ish lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Samuel Eto ka thënë se Hazard është afër nivelit të yllit argjentinas Lionel Messit.

Ai gjithashtu beson se Eden Hazard një ditë mund ta fitojë “Topin e Artë”, transmeton Periskopi.

Hazardi duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Eto’o për Radio Marca.

“Ai nuk është vlerësuar mjaftueshëm por tani që ai është në njërin prej klubeve më të mira në botë, e gjithë vëmendja është te ai”, shtoi ai.

“Ai është afër nivelit të Messit dhe shpresoj që ai të mos jetë 100 i gatshëm kur të luajë kundër Barcelonës”, theksoi Eto’o.

Ish-përfaqësuesi i Kamerunit i komentoi edhe thashethemet për kthimin e Neymarit në Barçë.

“Nëse ai kthehet në shtëpi, atëherë do t’i bëjë mirë projektit dhe të ardhmes”, përfundoi ai. /Periskopi.com/

“Guardiola më largoi nga Barça pasi i thashë se trofetë do t’ia fitojë unë dhe jo Messi”

Periskopi.com Sporti

Samuel Eto’o është rikthyer të flasë për mardhënien e tij me Pep Guardiolan gjatë kohë sa luante te Barcelona për kanalin e njohur televiziv “Bein Sports”.

Eto’o tashmë 38 vjeçarë dhe luan në klubin QSL El Qatar Sports Club ka zbuluar kontaktet e tij të para me Guardiolan që kur ai erdhi në krye të klubit, teksa në fund tregon se si Guardiola i kishte kërkuar të falur.

“I thashë Guardiolas që do isha unë që do i fitoja trofetë Barcelonës dhe jo Messi, në fund kështu ndodhi. Isha unë që i fitova trofetë te Barcelona dhe në fund Pep më kërkoi të falur”, deklaroi Eto’o.

Ai gjithashtu zbulon edhe momentin e largimit nga klubi azulgrana edhe pse kishte fituar gjithçka që mund të fitohej.

“Edhe pse kisha shënuar 30 gola në atë edicion, agjenti im më tha se klubi dëshiron të të nxjerrë në shitje dhe kjo ishte kërkesë speciale e Guardiolas”, rrëfeu kamerunasi.

Në fund Eto’o e falenderoi Guardiolan, pasi që ai ishte shkaktari që u largua nga Barcelona dhe shënoi një tjetër epokë suksesi te Inter duke fituar gjithashtu të gjitha trofetë.
Related image

18-vjeçarja thotë se është vajza e Eto’o, kamerunasi në telashe me gjykatën

Periskopi.com Sporti

Samuel Eto’o duhet të përgjigjet për “gabimet” e tij në adoleshencë. Gjykata e Madridit ka pranuar kërkesën e një vajze të re 18-vjeçare për njohjen e atësisë nga sulmuesi kamerunas, aktualisht pjesë e Qatar SC.

Kur ishte 19-vjeç dhe luante për Realin e Madridit, Eto’o, sipas avokatit të vajzës së re, Fernando Osuna, kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij (emri i të cilës nuk bëhet i ditur),  e cila e solli në jetë vajzën jashtë territorit të Spanjës, por pa përcaktuar me saktësi vendin.

Sipas avokatit, 18-vjeçarja pretendon që ka provat biologjike (ngjashmëria, ADN-ja), për të vërtetuar se Samueli është i ati. Kjo është arsyeja që gjykatësi e ka pranuar kërkesën e saj për nisjen e një procesi për njohjen e atësisë.

Cilët lojtarë të Kupave të Botës së 90’-ave po luajnë ende futboll?

Periskopi.com Botërori 2018

I pari është Kazuyoshi Miura, sulmuesi japonez që vitin e kaluar, në moshën 50 vjeçare, theu rekordin e Sir Stanley Matthews-it duke u bërë golashënuesi më i vjetër në historinë e futbollit professional, shkruan Periskopi.

Në fakt, Miura nuk ka luajtur në Kupën e Botës, por ishte shumë afër që të merrte pjesë në Kupën e Botës ’94 dhe në Kupën e Botës ’98.

Portierët, Gianluigi Buffon dhe Brad Friedl [të pensionuar, më 2018 dhe 2015 respektivisht] morën pjesë në Botërorin e 94’-s dhe të 98’-s respektivisht.

Samuel Eto’o, i cili po luan në Turqi, ishte pjesë e Kamerunit në vitin 1998 si një i ri premtues.

Ndërkohë, pak lojtarë poashtu luajnë futboll e që ishin pjesë e Kupës së Botës së vitit 2002. Junichi Inamoto, ishte pjesë e Japonisë dhe ende po luan. Carlos Idriss Kameni dhe portieri i Nigerisë Austin Ejide, të dy nga 34 vjet, ende po luajnë. Ndërkohë që, Rafa Marquez i Meksikës, madje është pjesë e kësaj kombëtareje në Kupën e Botës, Rusia 2018. /Periskopi

Samuel Eto’o mund të dënohet 10 vjetë burg

Pas Neymarit dhe ish presidentit Sandro Rossel, është radha e Samuel Eto’o për t’u akuzuar nga prokurorët spanjoll.

Periskopi.com Sporti

Ndërsa sot mediat spanjolle raportojnë se me dhjetë burg mund të dënohet edhe Samuel Eto’o.

E gjithë kjo po ndodhë për shkak të mashtrimit fiskal apo shmangies së tatimeve shtetërore ‘evazion fiskal’ që kishte bërë gjatë periudhës 2006-2009 sa ishte futbollist i Barcelonës.

samuel-etoo-antalyaspor
Samuel Eto’o, trajner dhe lojtar i Antalyaspor

Futbollisti dhe menaxheri i tij, Jose Maria Mesalles akuzohen se kanë mashtruar shtetin spanjoll duke paguar më pak tatim se sa që duhej për imazhin e kamerunasit.

Eto’o aktualisht është pjesë e skuadrës turke të Antalyasporit. /Periskopi.com/

 

Ibrahimovic më i mirë se Henry dhe Eto’o

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit, Gianluca Zambrotta ka folur për yllin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se suedezi është më i mirë se ish-sulmuesit e njohur, Thierry Henry, Samuel Eto’o dhe David Trezeguet.

“Unë kam qenë shumë me fat, sepse kam luajtur me disa sulmues shumë të mirë si Samuel Eto’o, Thierry Henry, Zlatan Ibrahimovic dhe David Trezeguet, por Ibrahimovic ishte ndër më të mirët”, tha Zambrotta.

“Ai kishte një personalitet të madh dhe ishte një njeri shumë profesional. Ai gjithmonë ka dhënë 100 për qind dhe ishte një lojtar i fuqishëm. Si teknik, Zlatan ka pothuajse gjithçka”. /Periskopi.com

Xavi e ka merituar gjashtë herë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Chelseat, Samuel Eto’o ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

Kamerunasi beson se ish-bashkëlojtari i tij te gjigandi katalan, Xavi Hernandez, e ka merituar pesë ose gjashtë herë çmimin e futbollistit më të mirë në botë, çmim ky i njohur me emrin ‘Topi i Artë’.

“Sikur ‘Topi i Artë’ të ishte një çmim i drejtë, Xavi do ta kishte fituar atë pesë ose gjashtë herë”, deklaroi Eto’o.

“Xavi e meriton respektin e të gjithë botës”, përfundoi ai. /Periskopi.com