Drejtori i Samsung zbulon emrat e telefonave të ardhshëm

Periskopi.com Tech & Auto

Kompanitë në shfaqjet tregtare kanë takime të fshehta me partnerët, ku ata shfaqin, larg syve mediatik, prototipe dhe produkteve të pa-lansuara.

Në një takim të tillë të mbajtur nga Samsung, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë konfirmoi emrin e pajisjes njihej si Galaxy Fold 2.

 

 

Sipas raportit, smartphone i ardhshëm i palosshëm i Samsung do të quhet, Galaxy Bloom.

Imazhi më poshtë është shkrepur me sa duket në takimin e përmendur.

Sipas raportit, produkti do të synohet për gratë në të 20-tat.

Xhami shumë i hollë do të zëvendësojë filmin e integruar në Galaxy Fold, dhe Galaxy Bloom do të vijë në të dy variantet 4G dhe 5G.

Në të njëjtin takim, DJ Koh dyshohet se konfirmoi skemën e re të emrave që Samsung do të përdorë për serinë S.

Linja do të përbëhet nga Galaxy S20, S20 + dhe S20 Ultra, me Ultra-në që posedon një aparat fotografik kryesor 108MP me zmadhim 10x.

Samsung do ta prezantojë tastierën me të cilën mund të shkruash pa e prekur telefonin

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania nga Koreja e Jugut, Samsung, ka njoftuar se do ta prezantojë tastierën e vet virtuale eksperimentale gjatë panairit CES 2020, e cila mbështetet në kamerën e përparme të përdoruesit, si dhe në AI, me qëllim që të mundësohet shkruarja pa e prekur smartphonin.

Kjo do të thotë që kamera e përparme e telefonit do t’i detektojë duart dhe gishtat e përdoruesit dhe do të përpiqet të përcaktojë se çfarë është duke u shkruar në varësi të pozitës së gishtërinjve.

Sipas Samsungut, SelfieType është një tastierë virtuale që e përdor kamerën e përparme selfie. “Motori SelfieType AI i analizon lëvizjet e gishtërinjve mbi kamerën e përparme dhe i konverton ato në inpute si tastierat QWERTY, shkruan KOHA Ditore. SelfieType nuk kërkon hartduer shtesë dhe është shumë i adaptueshëm për pajisjet e ndryshme mobile, siç janë telefonat, tabletët dhe laptopët”, sipas kompanisë.

Kjo është pjesë e programit të Samsungut C-Lab Inside, i cili paraqet projekte të krijuara nga punonjës në kompaninë e Koresë së Jugut. Eksperimentet si SelfieType do të prezantohen në kuadër të ngjarjes CES 2020, ndërsa se a do të bëhen komerciale kjo mbetet për t’u parë.

 

Telefoni i palosshëm i Samsung u shfaq në foto live

Periskopi.com Tech & Auto

Pas njoftimit të Galaxy Fold, Samsung duket se ka vendosur të përqendrohet në punën në një telefon të palosshëm, që duket i ngjashëm me Motorola Moto RAZR.

Telefoni mund të paloset/përkulet në qendër, dhe në fotot live mund të shihet vrima e hapjes në pjesën e epërme të ekranit.

Në anën e pasme është një sistem me dy kamera, të vendosura horizontalisht, së bashku me një blic. Përveç sistemit të kamerave, ekziston një ekran i vogël që mund të tregojë motin, njoftimet dhe informacione të tjera.

Fotografitë e telefonit janë postuar në faqen Weibo, dhe Samsung pritet të lansojë këtë telefon të palosshëm në tregun kinez në muajt e ardhshëm.

Samsung konfirmon ndryshimet radikale në Galaxy S11

Periskopi.com Tech & Auto

Samsung ka aplikuar pranë autoriteteve Kineze për regjistrimin e smartfonit duke zbuluar numrin e saktë të modelit, funksionet kyçe dhe shpejtësinë e karikimit.

Detajet e flagshipit të ardhshëm të Samsung dita ditës po publikohen të gjitha duke konfirmuar ndryshime të reja radikale. Vetë kompania ka konfirmuar smartfonin për herë të parë.

Samsung ka aplikuar pranë autoriteteve Kineze për regjistrimin e smartfonit duke zbuluar numrin e saktë të modelit, funksionet kyçe dhe shpejtësinë e karikimit.

Samsung konfirmon se Galaxy S11 do të vijë me teknologjinë 5G, një lëvizje e cila do të detyrojë të gjithë rivalët të bëjnë të njëjtën gjë përfshirë Apple.

Zbulimi i dytë është më pak pozitiv sepse Galaxy S11 do të ketë teknologjinë e karkimit të shpejtë 25W duke lëvizur përpara Galaxy S10 që është me 15W por pas Note 10 me 45W.

Samsung mendohet se do të ruajë teknologjionë 45W për modelin më të shtrenjtë Galaxy S11 Plus edhe pse rivalët si OnePlus, Honor dhe Huawei ofrojnë telefonë me karikim 40W+.

Por nga ana tjetër kompania po punon në një teknologji të re revolucionare të baterisë megjithatë nuk do të ofrohet tek Galaxy S11.

Së fundi Samsung do të sjellë një kamerë të re me emrin e koduar “Hubble” dhe ka fuqi ekstreme zmadhimi.

 

Samsung Galaxy One vjen me ekran 3D dhe Sidetouch

Periskopi.com Tech & Auto

Edhe pse Samsung Galaxy S11, S11 Plus dhe S11e pritet të vijnë në fillim të vitit të ardhshëm, kompania jugkoreane duket se po përgatit një telefon tjetër të nivelit të lartë të quajtur Galaxy One.

Vitet e fundit kemi parë një prirje të minimizimit të skajeve rreth ekranit, duke u dhënë përdoruesve një desktop më të madh pa rritur dimensionet e përgjithshme të pajisjes. Disa nga shembujt më ekstremë të kësaj janë Vivo NEX 3 5G si dhe Xiaomi Mi Mix Alpha.

Samsung ka kohë që po ofron telefona me të ashtuquajturin ekran Edge, dhe ndërsa kompania zhvillon ekrane për qëllimet e veta, patenta e zbuluar kohët e fundit që Samsung ka paraqitur tregon që ne gjithashtu presim diçka krejt të re në të ardhmen e afërt.

Patenta është paraqitur në Zyrën e Patentave të SHBA-së më 14 mars 2019 dhe është botuar më 7 nëntor 2019.

Në patentën e lartpërmendur, ne shohim një ekran që lakohet jo vetëm nga anët, por edhe nga lart dhe poshtë, duke dhënë kështu një përshtypje 3D. Përveç kësaj, ana e telefonit ka edhe kontrolle speciale, të ngjashme me ato te Huawei Mate 30.

Në dokumentacionin e patentës shohim një telefon me ekran të sheshtë, i cili është i rrumbullakosur nga të gjitha anët për të mbuluar skajet e telefonit. Në këtë mënyrë, ekrani mbulon praktikisht pjesën e përparme të plotë të telefonit, transmeton KosovaPress.

Tre nga katër skajet janë të përkulura në të njëjtën mënyrë, ndërsa vetëm pjesa e poshtme ka një lakim të lehtë. Antenat janë të vendosura brenda ekranit nga lart dhe poshtë.

Skajet e lakuara gjithashtu mund të shfaqin përmbajtje në formën e ikonave. Kjo nuk është hera e parë që Samsung e ka patentuar këtë model, pasi një pajisje me një zgjidhje të ngjashme u patentua në vitin 2018.

Kjo teknologji vlen jo vetëm për telefonat, por është e zbatueshme edhe për tabletët dhe orët e zgjuara.

Megjithëse Samsung nuk ka pajisje të tilla, teknologjia është teorikisht e zbatueshme për konzollat e lojërave handheld, siç pretendohet në patentë. Gjithashtu, teknologjia është e përdorshme në pajisje me format të madh si TV.

Nuk dihet kur Samsung mund të lansojë telefonin e tij të parë me një ekran 3D. Telefoni tjetër ka të ngjarë të jetë Samsung Galaxy S11, i cili pritet në shkurt të vitit 2020.

Samsung së shpejti telefon me kamerë 108MP

Periskopi.com Tech & Auto

Këto ditë kur performancat në telefona inteligjentë kanë filluar të jenë të njejta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone-ve po përpiqen të arrijnë është në departamentin e kamerave.

Në fakt, duket se Samsung mund të marrë vendin kryesor, me lansimin e një kamere 108MP në një telefon të ardhshëm.

Kjo është në bazë të një shpërbërje të aplikacionit Samsung Camera të gjetur në beta One UI 2.0, në të cilën u gjetën disa prova që treguan mbështetje për fotot me rezolucion 12,000 x 9,000, që kur përkthehet është rreth 108MP.

Mund të mos jetë befasi e plotë nëse do të ishte e vërtetë, për shkak se në fillim të këtij viti, u zbulua se Samsung po punonte në një sensor 108MP, që do të thotë se ishte vetëm çështje kohe përpara se të lëshohej për një nga telefonat e kompanisë.

108MP duket se është mbingarkesë për telefonat inteligjentë pasi shumica e fotove ngarkohen në mediat sociale dhe kompresohen, por gjithsesi është një përshtypje mbresëlënëse e teknologjisë.

Nuk dihet me siguri se cili telefon do të gjejë këtë sensor, por ekziston një shans i mirë që ai të mund të debutojë në Galaxy S11 të vitit 2020.

 

 

Laptopët e rinj të Samsung edhe kështu mundësojnë mbushjen e baterive të telefonave

Periskopi.com Tech & Auto

Disa opsione, janë rezultat i kërkesës së konsumatorit. Të tjerat, janë thjesht të kuptueshme. Pastaj ka opsione të zhvilluara nga Galaxy Book Flex dhe PowerShare Wireless, që i përshtaten qasjes “sepse ne mundemi”, sa i përket krijimit të një produkti.

Sistemi i mbushjes së baterive pa tela, nuk duket shumë si një ide e zgjuar, pasi një numër i madh i pajisjeve teknologjike, nuk e mbështesin këtë formë, transmeton Telegrafi. Megjithëse Samsung ka punuar në këtë drejtim, ende lë shumë për të dëshiruar.

Nëpërmjet sistemit të mëparshëm të zhvilluar nga Wireless PowrShare, kërkohet që të dy smartfonët të jenë me fytyrë poshtë, mirëpo teknologjia zhvillohet me sukses.

Në laptopët e rinj, për të mbushur baterinë, telefoni do të zë tërë hapësirën e “touchpad”, derisa të mbushet në tërësi.

Të vendosurit e një smartfoni në këtë hapësirë, do e pamundësonte zhvillimin e punës serioze, sepse kjo pjesë e ndjeshme në prekje me nuk do të mund të shfrytëzohej.

Por, ekrani i ndjeshëm në prekje që është në Flex, si dhe lapsi digjital që shfrytëzohet në këtë laptop me 13 deri në 15 inç. Brenda këtij laptopi Samsung, është vendosur procesori i gjeneratës së dhjetë nga Intel, me 16GB RAM.

Deri më tani, Samsung nuk ka bërë të ditur se kur do të lansohen këta laptopë, por besohet se do fillojnë të shiten nga fundi i vitit, në shumicën e tregjeve.

 

Samsungu promovon Android-in 10 për modelet e Galaxy S10-s

Periskopi.com Tech & Auto

Samsungu ka publikuar Android 10 beta për modelet Galaxy S10 dhe vjen me një version të rimodeluar të One UI debutuar në fillim të këtij viti.

Në një njoftim shtypi Samsungu thotë se versioni i ri përmban njoftime të ridzajnuara, një “Dark mode” të përmirësuar dhe funksione të tjera të Android si Focus Mode.

Njoftimi për shtyp i Samsungut nuk tregon se cilat vende do të marrin beta por sipas SamMobile janë Koreja e Jugut, Gjermania dhe SHBA-ja.

Ju mund të kontrolloni nëse keni qasje, duke shkuar në aplikacionin Samsung Memebers dhe të kërkoni për një njoftim rreth versionit beta.

Samsung thotë se kjo beta do të jetë e disponueshme për Galaxy S10E, S10, S10 Plus dhe S10 5G. Si gjithnjë duhet të tregoheni të kujdesshëm përpara se të instaloni softuerë beta, sidomos në një pajisje parësore.

Gjigandi Koreano-Jugor i elektronikës tradicionalisht ka qenë i ngadaltë me versionet e fundit të Android. Vitin e kaluar nuk hapi betan e Android 9 deri në mesin e nëntorit dhe softueri nuk debutoi deri në janar të 2019.

Samsung prezanton inovacionin e tyre më të ri

Periskopi.com Tech & Auto

“Samsung Electronics” ka ca kohë që po i shtyn kufijtë e sensorëve për fotografim për pajisje mobile. Tani kompania e Koresë së Jugut e ka prezantuar 43.7MP Samsung ISOCELL Slim GH1, i cili e paraqet sensorin e parë mobil në botë 0.7 μm-pixel, raporton Neowin.

Kjo do të thotë se sensori i ka rreth 43.7 milionë pixelë, ku secili ka dimensione prej 0.7 mikrometra, të gjitha të vendosura në një pako për të cilën prodhuesi beson se është mjaft kompakte për telefonat e sotëm të vegjël pa kornizë.

ISOCELL Slim GH1 karakterizohet nga ISOCELL Plus, e cila është teknologjia më e re e Samsungut për izolim të pikselëve, dhe ndihmon në mbledhjen më të madhe të informacioneve të dritës dhe ngjyrave, për të krijuar foto më të detajuara dhe të gjalla, shkruan Koha. Në situatat me dritë të ulët, Slim GH1 e përdor Tetracell – një teknologji kjo e bashkimit të pikselëve që ofron ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës, ekuivalente me sensorin 1.4 μm pixel.

Sensori i ri mobil 0,7 μm-pixel e mbështet EIS (stabilizimin elektronik të fotografisë) dhe Super PD (teknologjinë e autofokusit me detektim fazor). Samsungu gjithashtu pohon se Slim GH1 mundëson shfaqje më të detajuar të sfondit, veçanërisht në videon 4K me rezolucion të lartë prej 60fps.

Sensori i Samsungut ISOCELL Slim GH1 do të dalë në prodhim deri në fund të vitit.

 

Kjo është data e ri-lansimit të smartfonit të palosshëm të Samsung

Periskopi.com Tech & Auto

Telefoni i parë i palosshëm i Samsung do të dalë në shitje të premten, pasi problemet vonuan daljen e tij fillestare.

‘Galaxy Fold’ do të jetë në dispozicion në 6 shtator në Korenë e Jugut, i ndjekur nga vendet e zgjedhura përfshirë SHBA-të., Mbretërinë e Bashkuar dhe Singaporin, transmeton lajmi.net.

Lëshimi i pajisjes gati 1,800-euroshe në prill u shtye, pasi recensionuesit raportuan për brishtësinë e ekraneve të saj.

Firma tha në korrik se kishte bërë “përmirësime” të pajisjes dhe kishte planifikuar që telefoni të dalë në shitje në shtator.

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve dhe çip memorjeve, po përballet me konkurrencë në rritje nga rivalët si firma e teknologjisë kineze Huawei.

Fitimi i Samsung pëson rënie mbi 50 për qind

Periskopi.com Tech & Auto

Fitimi operativ i kompanisë Samsung shënoi rënie me 56 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si rezultat i performancës më të dobët në biznesin e tij kryesor të çipave.

Rezultatet e tilla janë gjithashtu një pasojë e një krize më të gjerë në industri, e shkaktuar kryesisht nga lufta tregtare e SHBA-Kinë.

Fitimi operativ i kompanisë jugkoreane për tre muajt deri në qershor arriti në 5.6 miliardë dollarë ose 56 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Kompania po përballet me sfida që vijnë jo vetëm nga pasiguria në disa segmente të biznesit, por edhe nga ndryshimet në mjedisin global makroekonomik”, thuhet në deklaratë.

Samsung gjithashtu po përballet me ndërprerje të mundshme në biznesin e çipave për shkak të një mosmarrëveshjeje tregtare midis Seulit dhe Tokios.

Në mënyrë të veçantë, Japonia kohët e fundit ka vendosur kufizime të eksportit në disa materiale industriale që Seulit i kërkohet të prodhojë gjysmëpërçues dhe ekrane.

Samsung gjithashtu njoftoi se do të përqendrohet në nxjerrjen e produkteve të reja në tremujorin e tretë, përfshirë telefonat e mençur të parë të tij të palosshëm, transmeton KosovaPress.

 

Samsung gati edhe me tre telefona të serisë Galaxy A

Periskopi.com Tech & Auto

Samsung ka prezantuar të paktën nëntë telefona të ri Galaxy A këtë vit, dhe të paktën tre modele të tjera janë në përgatitje.

Raportet e fundit tregojnë se një ose dy telefona Galaxy A50 po na presin, të cilët janë certifikuar nga Agjencia Wi-Fi Alliance.

Pajisjet, me numrat SM-A561F dhe SM-A562N, mund të jenë telefona të njëjtë në versione të ndryshme dhe mund të ketë produkte krejtësisht të ndryshme.

Ne tashmë e dimë se Galaxy A10e dhe Galaxy A20e vijnë si versione specifike për tregje të caktuara dhe Samsungu gjithashtu mund të shpallë modelin Galaxy A50e.

Interesante është se këta numra të modeleve nuk janë vënë re më parë, që do të thotë se nuk ka të bëjë me telefonat e ardhshëm Galaxy A90 ose Galaxy A60.

Gjithashtu është vërë në dukej se telefoni SM-A507FN, i cili është i ndryshëm nga listimi me Wi-Fi Alliance, kështu që është e mundur që të presim më shumë telefona nga seria Galaxy A.

 

 

Samsung do të prodhojë procesorin Snapdragon 865

Periskopi.com Tech & Auto

Procesi i prodhimit të Samsung EUV 7nm ka sjellë një numër kontratash të mëdha në kompaninë e Koresë së Jugut.

Qualcomm zgjodhi Samsung për të krijuar procesorin Snapdragon 865, duke lënë mënjanë TSMC. Marrëveshja ende nuk është përfunduar, por sipas burimeve është në fazën përfundimtare.

TSMC ishte zgjedhja e Qualcomm Snapdragon për prodhimin e procesorëve 845 dhe 855 prej 7nm, i cili mori këtë rol nga Samsung, pasi kompania prodhoi procesorët 820 dhe 835.

Qualcomm beson se procesi i Samung EUV 7nm është më i avancuar se procesi i 7-të i TSMC-së. Më parë u shfaq informacioni që do të ketë dy versionet e procesorit Snapdragon 865- modeli standard me X55 5G modem, transmeton KosovaPress.

Samsung do të prodhojë dhe procesor GPU për Nvidia, i cili është përdorur edhe nga TSMC për vite me radhë.

Samsung dhe AMD kanë bashkëpunuar edhe në krijimin e GPU për mobil, por AMD ende mban TSMC kur vjen puna e prodhimit të kartave të reja Zen 2 CPU dhe Navi.

 

Samsung prezanton modelin Galaxy A70

Periskopi.com Tech & Auto

Samsung Electronics prezantoi Galaxy A70, telefoni i fundit i mençur në serinë e popullarizuar Galaxy A.

Galaxy A70 vjen me risitë dhe veçoritë më të reja dhe krenohet me një dizajn elegante, një ekran të madh Infinity, një kamerë të avancuar të trefishtë, bateri të fuqishme dhe lidhje të përsosur.

Telefoni inteligjent i Samsung është dizajnuar për entuziastë digjitalë që duan të fotografojnë dhe të ndajnë çdo moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

Ekrani Infinity-U është 6,7 inç, me raport të faqes  20:9, i lehtë për t’u mbajtur në dorë. Pajisja vjen në variantet e kaltër, e zezë, e bardhë dhe korale.

Kamera ka rezolucion 32 MP dhe në kombinim me objektivin ultra të gjerë prej 8 MP, përdoruesit mund të bëjnë fotografi mahnitëse për syrin e njeriut.

Galaxy A70 vjen me një bateri të fuqishme 4,500 mAh. Me këtë bateri, ndarja e përmbajtjes, transmetimit dhe luajtjes gjatë gjithë ditës është e mundur. Pajisja gjithashtu ka ngarkim super të shpejtë në 25W. Telefoni vjen me platformën  Samsung One UI, e cila mundëson ndërveprim më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të mençur të funksioneve me një dorë – One Handed Navigation.

Funksioni kontribuon në përdorimin më të lehtë të pajisjes duke i sjellë kontrollet më afër ekranit, brenda rrezes së një dore. Për një përvojë më të mirë përdoruesi mund të aktivizojë programin e punës së natës në platformat One UI, që rregullon ekranin e shikimit gjatë natës.

Me ndihmën e funksionit Timer Aplikacion, i cili tregon se sa kohë aplikimet përdorin ekranin, përdoruesit mund të sigurojnë më shumë kontroll mbi kohën e kaluar në ekran. Përveç kësaj, Galaxy A70 vjen me Samsung Health, Bixby dhe karakteristika të tjera, transmeton KosovaPress.

Më shumë informacion rreth Galaxy A do të mbërrijnë më 10 prill, në eventin e A Galaxy.

 

 

 

Samsung me modelin e ri, ekrani i palohet

Periskopi.com Tech & Auto

Në përpjekje për të rritur kërkesën në një treg smartfonësh në shpërthim, Samsungu ka prezantuar modelin e tij të palosshëm, duke u bërë një nga prodhuesit e parë të mëdhenj që e ofron atë.

Gjiganti koreano-jugor po ashtu u përpoq t’u paraprinte rivalëve duke lajmëruar aparatin e parë për gjeneratën e pestë, apo rrjetet wireless 5G.

The Galaxy Fold, i prezantuar në një event në San Francisko, shërben si një smartfon me ekranin e tij 4.6 inch dhe kur hapet, bëhet një tablet, me ekran 7.3 inch.

“Secili ekran funksionon në mënyrë perfekte, por kemi të bëjmë me më shumë se dy ekrane të ndara, kemi të bëjmë me një aparat të vetëm. Këto ekrane funksionojnë edhe së bashku, për t’ju dhënë një eksperiencë unike”, tha Justin Denison, përfaqësues u Samsung.

Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm nga 26 prilli, duke filluar me një çmim prej 1980 dollarësh. Lancimi i tij vjen në një kohë kur tregu i smartfonëve nuk është në ditët më të mira të tij me konsumatorët, që po i mbajnë aparatet e tyre më gjatë dhe presin inovacionet e reja.

Samsung e bëri promovimin në shtëpinë e rivalit Apple, ndërkohë që të dy gjigantët përballen për të pushtuar majat e tregut. Më herët këtë vit, një kompani kineze prezantoi Royole, me pretendimin se ishte i pari smartfon i palosshëm, që mund të mbahet në xhep, por të shndërrohet edhe në një tablet normal, që është në treg në Kinë dhe ShBA dhe kushton rreth 1300 dollarë.

Apple ka hyrë në bisedime me Samsung për teknologjinë 5G

Periskopi.com Tech & Auto

Përgjatë viteve 2011 dhe 2016 Apple përdoret çipet e Qualcomm për të lidhur iPhone me rrjetet celulare dhe wireless.

Apple kishte mbajtur bisedime me Samsung dhe MediaTek krahas Intel për furnizimin me modemë 5G për iPhone 2019-ës.

Përgjatë viteve 2011 dhe 2016 Apple përdoret çipet e Qualcomm për të lidhur iPhone me rrjetet celulare dhe wireless.

Nga 2016-ta kompania filloi të përdorte edhe çipe të Intel ndërsa në 2018-ën për shkak të një beteje ligjore me Qualcomm përdori vetëm ato të Intel.

Një ekzekutiv i kompanisë tha ditën e Premte se Apple kishte konsideruar MediaTek dhe Samsung, një prej rivalëve më të mëdhenj, për tu furnizuar me çipe për rrjetet 5G.

Rrjetet e para 5G do të vinë vitin e ardhshëm dhe do të rrisin ndjeshëm shpejtësinë e rrjeteve krahasuar me ato 4G.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë do të bëjë kompania me iPhone e këtij viti nëse do të lançojë një të tillë me 5G.

Sipas Bloomberg kjo nuk ka gjasa të ndodhë përpara 2020-ës.

 

Samsung lanson telefonin me super kamerë

Periskopi.com Tech & Auto

Samsung ishte kompania e parë që prezantoi një telefon me kamër nën ekran.

Telefoni u quajt Galaxy A8s dhe për herë të parë u shfaq në dyqanin Kinez online për 450 dollarë.

I prezantuar në fillim të muajit, telefoni vjen me 6 ose 8GB RAM dhe memorie prej 128GB me mundësi për kartat microSD prej 512GB.

Telefoni fuqizohet nga Snapdragon 710 dhe vjen me Android 9 Pie.

Në pjesën e pasme gjenden tre kamera të rreshtuara ashtu siç Apple bën me iPhone X.

Kamera frontale është risia prej 24-megapiksel dhe gjendet poshtë ekranit Infinity-O LCD.

Galaxy A8s është vetëm një test për të parë sesi audienca do të reagojë karshi një telefoni me tre kamera përpara se ky tipar të gjejë vend tek flagshipët.

Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: blu, zezë dhe argjendtë.

 

Skandal: Dënohen Apple dhe Samsung, ngadalësuan me qëllim celularët

Periskopi.com Tech & Auto

Apple dhe Samsung do të gjobiten me nga 5 milionë euro respektivisht në Itali, për “ngadalësimin me qëllim” të celularëve të tyre.

Një hetim i nisur në janar nga autoriteti i konkurrencës në Itali, zbuloi se disa përditësime të softuerëve të celularëve kishin efekt negativ në performancën e pajisjeve.

Hetimi, që besohet se është i pari i këtij lloji kundër prodhuesve të celularëve, erdhi pas akuzave se përditësimet e sistemit operativ ngadalësuan celularët më të vjetër, duke i shtyrë njerëzit që të blejnë celularë të rinj.

Sipas The Guardian, një deklaratë zyrtare e autoritetit të konkurrencës thotë se kompanitë nuk ofruan informata adekuate rreth ndikimit të sistemit të ri në celularë.

Që të dyja kompanitë u dënuan me 5 milionë euro, por Apple u dënua me 5 milionë euro shtesë, për shkak se nuk iu dha përdoruesve informacione “esenciale” rreth karakteristikave të baterive me litium, duke përfshirë jetëgjatësinë e tyre, si t’i mirëmbajnë ato ose kur duhet t’i zëvendësojnë.

Ky është smartfoni Samsung që paloset dhe futet në xhep

Periskopi.com Tech & Auto

Smartfoni i shumëpritur i shumëpërfolur i palosshëm i Samsungut do të ofrojë funksionalitetin e një tableti bashkë me funksionin ‘multi-tasking’ dhe ekranin e madh.

Telefoni i palosshëm i Samsungut do të jetë një pajisje testuese e kompanisë për të parë se si do të pritet në treg.

“Kur të fillojë shitja e telefonit të palosshëm, do të jetë një treg i kufizuar, por padyshim se do të zgjerohet. Jam i bindur se na duhet një telefon i palosshëm”, ka thënë DJ Koh, një nga shefat e Samsungut, për CNET, transmeton Koha.net.

Sipas raportimit bazuar në intervistën e Kohut, telefoni i palosshëm do të jetë në tregun global dhe “nuk do të zhduket pas gjashtë apo nëntë muajsh pas dorëzimit të tij”.

Tani që të gjithë po përqendrohen në ekrane më të mëdha, edhe Samsungu thotë se telefoni i tij i palosshëm do të ketë ekran që do të tejkalojë 6.5 inç.

Koh ka konfirmuar se pajisja e re e Samsungut do të lansohet më 2018 dhe mund të debutojë në nëntor në Konferencën e Zhvilluesve të Samsungut.

Edhe gjiganti kinez i elektronikës, Huawei, mund të jetë duke përgatitur një pajisje të tillë që pritet ta lansojnë në nëntor.

Super lap-topi i ri i Samsung

Periskopi.com Tech & Auto

Samsung ka publikuar specifikat e super lap topit të ri”Chromebook Plus V2”.

Ekrani i “Plus V2” është 12.2 in­ç, ka një ram prej 4GB dhe ROM 32GB. Kurse bateria e tij është 39Wh.

 

Çmimi i tij do të jetë 600 dollarë. Laptopi do të lansohet me datën 2 nëntor të këtij viti.