Era Istrefi arrin në Rusi për performancën në finale

Periskopi.com Botërori 2018

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në finalen e Botërorit, të dielën.

Era bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith janë këngëtarët që do të interpretojnë himnin e këtij Botërori në finalen mes Francës dhe Kroacisë.

Sot përmes rrjeteve sociale, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se ka arritur në Rusi, për performancën më të rëndësishme deri tash në karrierën e saj.

Finalja do të zhvillohet në Luzhniki Arena të Moskës.

Botërori ia merr jetën një shqiptari

Periskopi.com Botërori 2018

Futbolli përjetohet në mënyra të ndryshme, madje ka raste edhe kur për shkak të tij fundi është tragjik. Kjo ka ndodhur edhe me një shqiptar nga Cërriku, i cili i ka dhënë fund jetës për shkak se humbi pagën e tij në loto.

Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetë hedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetë hedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. 44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë Botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në loto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Në kushte depresive 44 vjeçari nisi të vuajë për gjestin që bëri pasi ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në loto ku për pasojë i dha fund jetës. Në Cërrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në loto por me shuma të vogla. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Vendim i papritur i FIFA’s për bukuroshet e Botërorit

Periskopi.com Botërori 2018

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërhequr vëmendjen shumë më shpesh se ç’duhet.

Tifozet sexy, duke filluar nga tifozet shqiptare, që mrekulluan Francën e deri tek bukuroshet e Botërorit Rusi 2018, do të mbeten imazhe në kujtesë, sepse vendimi i FIFA-s është për t’i dhënë fund tifozeve sexy në ekranet televizive.

FIFA do t’i kërkojë emitentëve televizivë dhe trupave televizive të FIFA-s të shmangin pamjet e tifozeve joshëse gjatë ndeshjeve, për sa kohe mund të konsiderohen të karakterit seksist.

Deklarata ka ardhur nga shefi i departamentit për përgjegjësinë sociale të FIFA-s, Federico Addiechi.

Sinjalizimi i Addiechi ka ardhur, për shkak se gjatë Botërorit në Rusi, çështjet e seksizmit janë bërë edhe më frekuentë se ato të racizmit. Në veçanti, janë verifikuar raste të ndryshme të ngacmimeve seksuale të tifozëve kundrejt gazetareve.

Funksionari i FIFA-s ka bërë të ditur se vendimi është një “evolucion normal”, duke kujtuar se FIFA kishte ndërhyrë më parë në punën e emitentëve televizive vetëm në “raste individuale dhe për më tepër të dukshme”.

Si prodhohet trofeu i Kupës Botërore

Periskopi.com Video

Me eliminimin e Spanjës, Rusia bëhet favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Rusia ka shënuar fitore të madhe përballë Spanjës në 1/8 e finales dhe në fazën e Çerek-finales nuk do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Kroaci – Danimarkë, shkruan Periskopi.

Kombëtarja e udhëhequr nga Cherchesov u desh të luante e fokusuar në mbrojtje, me Spanjën që e qarkullonte topin vazhdimisht.

Sidoqoftë, duhet pranuar se Rusia ishte e aftë të mbulonte hapësirat e spanjollëve duke iu lejuar vetëm pak raste shënimi.

Ajo që u vërejt në këtë ndeshje ishte përkrahja e madhe e tifozërisë ruse për kombëtaren e tyre, një përparësi e madhe kjo për kombëtaren në fjalë. Nëse mund të mposhtësh Spanjën, mund të presësh që të fitosh krejt Botërorin – dhe synimi i rusëve në eventin që e kanë organizuar vetë, është pikërisht trofeu i madh.

Edhe në Kupat e tjera të Botës, vendet organizatore kanë pasur përparësi të madhe dhe në disa raste edhe e kanë fituar atë. Një gjë të tillë, duket se është e aftë ta bëj edhe Rusia – por për një gjë të tillë, do t’i duhet të ndihmohet jo vetëm nga tifozët por edhe nga referët, siç kishte ndodhur me Korenë e Jugut në Kupën e Botës të mbajtur në Japoni dhe Kore të Jugut më 2002.

E pabesueshme: Kjo është renditja në grupin D, shikojeni ku gjendet Argjentina

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia e ka siguruar kalimin në raundin e 1/16 në Kupën e Botës pasi shkatërroi 3-0 Argjentinën.

Kroatët pas dy ndeshjeve kryesojnë grupin D me gjashtë pikë të grumbulluara.

Keq qëndron Argjentina, që pas dy ndeshjeve numëron vetëm një pikë.

Tani Argjentina e Messit, duhet të shpresojë që Nigeria të ndalë Islandën, për të mbajtur gjallë shpresat për të kaluar në raundin tjetër.

Parashikon maçoku Akil, ja kush fiton në ndeshjen Argjentina – Kroacia

Periskopi.com Botërori 2018

Maçoku Akili, i cili deri me tani ka parashikuar më saktësi 90 për qind të ndeshjeve në Botëror ka bërë edhe parashikimin e radhës për ndeshjen Argjentina – Kroacia

Kësaj here Akili ka parashikuar që të fitojë Argjentina.

Ndryshe, Akili ka parashikuar deri me tani shumicën e ndeshjeve dhe kanë qenë të sakta.

Ai ka dështuar pos në ndeshjen Poloni – Senegal, ku kishte parashikuar fitoren e Polonisë, por Senegali fitojë më rezultat 2-1.

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Periskopi.com Botërori 2018

FIFA ka dënuar Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e xhiros së parë të Botërorit, njofton AP.

Në arsyetimin e FIFA-s theksohet se tifozët serbë në ndeshjen kundër Kosta Rikës kanë paraqitur banerin fyes politik që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore.

Sipas arsyetimit, transmeton Koha.net, tifozët meksikanë në ndeshjen kundër Gjermanisë kanë brohoritur parulla diskriminuese dhe fyese kundër komunitetit LGBTI kur portieri Manuel Neuer përgatitej për të degazhuar topin.

Theksohet se bëhet fjalë për brohoritjen që është e popullarizuar në Amerikën Latine dhe për këtë shkak FIFA i ka dënuar shumë federata latino-amerikane gjatë kualifikimeve për Botëror.

Trajnerët e Iranit bëhen për spital pas golit të anuluar

Periskopi.com Botërori 2018

Sipas menaxherit të Iranit, Carlos Querioz gjysma e ekipit të tij të trajnerëve kanë përfunduar në spital pasi iu është anuluar goli ndaj Spanjës, shkruan Independent, transmeton Periskopi.

‘Në këto momente jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e disa prej anëtarëve të stafit tonë pas golit të anuluar nga sistemi VAR’, ka thënë ai.

‘Një nga anëtarët e stafit është në gjendje mjaft të rëndë, por ne po lutemi për shëndetin e tij. Kjo tregon se sa për zemër e kanë marrë lojtarët tonë Botërorin dhe sa të përkushtuar janë’, ka thënë ai./Periskopi/

Vuçiq mund ta shtyjë publikimin e ofertës për Kosovën shkaku i Botërorit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte planifikuar që më 16 qershor t’i drejtohej opinionit përmes Radio Televizionit publik të Serbisë dhe të bëjë publike ofertën e marrë nga Perëndimi për Kosovën, por këtë datë e shtyri për arsye të rastit të gazetarit Stefan Cvetkoviq, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Danas”. 

Sipas burimeve të kësaj gazete, Vuçiq nuk ka hequr dorë nga qëllimi që së shpejti të flasë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por Kampionati Botëror i Futbollit sërish do të mund të shtynte vënien në jetë të këtij plani, transmeton Koha.

Ende nuk është marrë vendim nëse presidenti do të flasë për Kosovën gjatë kohës sa mbahet Kampionati Botër apo pas përfundimit të tij, meqë fitohet përshtypja e askush nuk dëshiron të dëgjojë për Kosovën gjatë zhvillimit të Botërorit, pohojnë burime të “Danasit”.

Hakmarrja ruse, u lëshojnë insekte anglezëve (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Tifozët e Botërorit kanë zbarkuar në këtë qytet dhe pas tyre janë vërsulur insektet e ndryshme. Kjo ka ndodhur mbrëmë në Rusi.

Në këtë kohë të vitit ato janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa mickonjave dhe janë të vogla, që vazhdojnë t’ju ndjekin, shpesh insekte të padukshme që mund të depërtojnë në lëkurën tuaj, të zënë vend në flokët e juaj duke u përpjekur për t’ju futur në sy, hundë dhe gojë.

Këto lloje insektesh mund të ju ndjekin juve momentin që e përplasni derën.

Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë me insekticide pak para fillimit të Botërorit, por pak pati efekt.

Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga.

Por duket se askush nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim për vizitorët, sidomos për ata që e kanë ndjek ndeshjen Angli – Tunizi, e cila ishte ndeshja e parë në këtë qytet në Botëror, në qytetin juglindor rus.

ImageImage

Rusia 2018: Këto janë ndeshjet që luhen sot

Periskopi.com Botërori 2018

Pas spektaklit që kemi shijuar deri tani kupa e botës vazhdon me duelet e tjera, ku edhe këto ndeshje priten të dhurojnë spektakël dhe gola.

Sot do të luhen plot 3 ndeshje.

Ato janë:

14:00  Kolumbi vs Japoni

17:00  Poloni vs Senegal

20:00  Rusi vs Egjipt

Tri ndeshjet që luhen sot në Moskë

Periskopi.com Botërori 2018

 

Pas spektaklit që kemi shijuar deri tani kupa e botës vazhdon me duelet e tjera, ku edhe këto ndeshje do dhurojnë spektakël dhe gola.

Sot do të luhen plot 3 ndeshje. Ato janë:

14:00  Suedi vs Kore e Jugut

17:00  Belgjikë vs Panama

20:00  Tunizi vs Angli.

 

 

 

Edhe politikanët rusë përfshihen në debatin për seksin: Kujdes me turistët

Periskopi.com Botërori 2018

Debati është duke u sjelle rreth asaj, a është në rregull të keni fëmijë me të huajt.

Tamara Pletnyova është anëtare e Partisë Komuniste kryetare e komisionit për familje, gra dhe fëmijë ka thënë jo “Aty do të ketë vajza që do të takojnë burra, dhe pastaj ato do të lindin fëmijë. Mbase do të martohen, mbase jo. Por fëmijët do të vuajnë, ashtu siç kanë vuajtur pas Lojërave Olimpike të vitit 1980” i ka thënë ajo radios së Moskës.

Ajo ka thënë se “Është një gjë kur prindërit janë të të njëjtës racë, diçka tjetër është nëse ata kanë raca të ndryshme. Ne duhet të lindim me fëmijët tanë”.

Ajo nuk është vetëm e njohur duke bërë deklarata raciste. Sipas radios Evropa e lirë, në mars, ajo po ashtu ka thënë që “vajzat gazetare” që janë ankuar se kanë pasur ngacmime seksuale përderisa kanë mbuluar ngjarjet në parlament, duhet “të veshën si duhet kur hyjnë në ndërtesën e parlamentit, se sa të rijnë gati lakuriq”.

Një tjetër anëtar i parlamentit, Aleksander Sherin, i cili është deputet dhe kryetar i komisionit të mbrojtjes dhe anëtar i partisë Liberal – Demokrate dhe Nacionaliste të Rusisë, kanë thënë që Rusët, duhet të shmangin përqafimet, puthjet, ose të pranojnë çamçagëz, cigare nga turistët, pasi që “njerëzit nga kontinentet e tjera” mund të kenë sëmundje infektuese.

Mikhail Degtyarev, i cili kishte konkuruar në vitin 2013 për të parin e Moskës ka thënë “ Sa më shumë histori të dashurisë ne kemi në Kampionatin Botëror, sa më shumë njerëz që dashurohen, më shumë fëmijë lindin, aq më mirë. Shumë vite më vonë, këta fëmijë do të kujtojnë që dashuria e prindërve të tyre ka filluar në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Paralajmërimi i SHBA’së: Kujdes nëse shkoni në Rusi për Kupën e Botës

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që shkojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piratohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.

“Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike”, tha përmes një deklarate Evanina.

“Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha ai.

Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik.

Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.

Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.

Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të Qeverisë. /REL/

Frizura më unike e Botërorit “Rusia 2018” (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Një tifoz i Barcelonës është bërë gati për Kupën e Botës.

Atmosfera e Kampionatit Botëror tashmë ka filluar të ndihet gjithandej, dhe këtë më së miri e dëshmon një adhurues i flaktë i Leo Messit.

Një tifoz argjentinas në Rusi, ka vendosur që të ketë portretin e yllit të Barcelonës në kokën e tij.

Madje, frizeri i ka prerë atij flokët në atë mënyrë, sa që në fakt duket se është në tatuazh.

Kështu, së paku gjatë muajit të Botërorit, ai ka vendosur që të ketë ‘pleshtin’ në kokë.

Policia shqiptare në këmbë për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Policia e shtetit shqiptar është duke vazhduar me planin e masave për sigurinë e ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena.

Periskopi.com Sporti

Policia e Shtetit është duke vazhduar me përpikmëri planin e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena dhe në kuadër të këtij plani, duke filluar nga ora 15:00, tuneli në rrugën Elbasan-Tiranë do të jetë i bllokuar dhe qarkullimi do të devijohet nga Durrësi.

Forca të shumta të policisë janë nisur në orët e paradites drejt Elbasanit, ku në orën 20:45 minuta “Kuqezinjtë” do të përballen me izraelitët në kuadër të eleminatoreve të botërorit rus.

Një ditë më parë, skuadra e Izraelit zhvilloi stërvitjen nën masa të rrepta sigurie. Janë rreth 2 mijë forca të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, ndërkohë që për sigurinë në hotelin ku qëndron skuadra mike është angazhuar edhe Garda e Republikës.

Dy ditë më parë, Top Channel raportoi se masat e sigurisë u përforcuan për shkak të sinjalizimeve të marra nga shërbimi sekret izraelit, Mossad për mundësinë e një sulmi ndaj skuadrës së tyre të futbollit.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Top Channel, ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin nuk i cilësoi si të tepruara këto masa. Ai tha se Izraeli tregohet i kujdesshëm jo vetëm me ekipin kombëtar të futbollit, por edhe me atletët e tjerë në përgjithësi që pas sulmeve terroriste në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972. /Top Chanel/

Gjimshiti: Vetëm fitore ndaj Izraelit

Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do ta kërkojnë vetëm rezultatin që sjell tri pikë.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do të japin maksimumin dhe duan vetëm tre pikë.

“Me Izraelin është një ndeshje e vështirë, pasi është një kundërshtar i fort. Do të japim maksimumin dhe është normale që ndaj izraelitëve do të kërkojmë vetëm fitoren. A është barazimi i pranueshëm? Do të luajmë për fitore, jo për barazim”, ka thënë Gjimshiti për Super Sport.

Kujtojmë se ndeshja kundër Izraelit luhet me 12 nëntor dhe zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

 

Ja sa është vlera e futbollistëve të Përfaqësuesës së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Periskopi.com Sporti

Do të jetë Kombëtarja e Turqisë që do të mirëpres kësaj here Përfaqësuesen e Kosovës.

Për ndeshjen me Turqinë, në listën që ka zbuluar sot Bunjaki, janë tre emra të rinj, që vijnë në repartin e mbrojtjes, si Benjamin Kololli, Mergim Vojvoda dhe Fidan Aliti, tri prurjet e reja të Kosovës.

Me të tre këta, dhe 19 lojtarët tjerë të ftuar, vlera e Përfaqësueses së Kosovës sipas ‘Transfermarkt’ është 21 milionë e 500 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Lojtari më me vlerë është Arbër Zeneli që vlerësohet 3.5 milionë, i ndjekur nga Rashica 2.75 dhe Valon Berisha me 2.5 milionë euro.

Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë

Portierë:

Samir Ujkani – 500 mijë euro

Adis Nurkovic – 200 mijë euro

Bledar Hajdini-

Mbrojtës:

Mërgim Vojvoda -100 mijë euro

Benjamin Kololli -600 mijë

Fanol Perdedaj -700 mijë

Leart Paqarada -700 mijë

Alban Pnishi -500 mijë

Amir Rrahmani – 1 milion e 750 mijë

Avni Pepa -150 mijë

Fidan Aliti -250 mijë

Mesfushorë:

Herolind Shala -1 milion e 250 mijë

Alban Meha -1 milion e 800 mijë

Eroll Zejnullahu -900 mijë

Enis Alushi -550 mijë

Valon Berisha -2 milionë e 500 mijë

Milot Rashica -2 milionë e 750 mijë

Arbër Zeneli -3 milionë e 500 mijë

Bernard Berisha- 1 milion e 500 mijë

Sulmues:

Albert Bunjaku -300 mijë

Vedat Muriqi- 1 milion

Lojtarët e Turqisë akomodohen në Antalya para sfidës me Kosovën (Foto)

Kombëtarja e Turqisë ka mbërri në Antalya, ku është grumbulluar për ndeshjen e së shtunës ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Botërorin e Rusisë, shkruan Zeri.info.

Periskopi.com Sporti

Mediat turke kanë njoftuar se ekipi turk ka udhëtuar nga Stambolli për në Antalya, ndërsa do të vendoset në Belek, ku do të ushtrojë në ditët në vijim, para duelit të 12 nëntorit.

Ekipi turk është akomoduar në hotelin ‘Regnum Carya Golf & SPA Resort’, ndërsa trajneri Fatih Terim do ta mbajë konferencën për shtyp një ditë para lojës, më 11 nëntor.

afa