Rusia kërkon nga SHBA t’i paguajë 600.000 dollarë për ndihma humanitare

Periskopi.com Lajme

Rusia i ka dërguar SHBA-së një faturë për më shumë se 600.000 dollarë për ndihmën humanitare që kishte dhënë për të luftuar koronavirusin.

Sidoqoftë, Amerika ka vënë në dyshim përfitimet e kësaj ndihme, shkruan e përditshmja me qendër në Moskë ‘Komersant’.

Gazeta ruse duke iu referuar ABC News, shkruan se Rusia ka furnizuar SHBA me 45 aparate mekanike për ventilim, maska për fytyrë, doreza mjekësore, veshje mjekësore mbrojtëse.

Sipas gazetës, pajisjet e ventilimit artificial të mushkërive nuk janë të dizajnuara për 110 volt në SHBA, por 220 sipas standardeve evropiane.

Ajo gjithashtu shkruan se funksioni i maskave mbrojtëse M-95, të cilat plotësojnë standardet ushtarake kundër sulmeve biologjike dhe kimike, nuk është i qartë , pasi mjekët kanë nevojë për maska me klasën e mbrojtjes 95.

‘Komersant’ përkujton se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se dërgimi në Amerikë ishte “humanitar” dhe se në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit amerikan theksoi karakterin komercial të ndihmës.

Rusia shtyn të gjitha zgjedhjet për shkak të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të premten se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit.

“Marrë parasysh situatën aktuale në vend dhe për shkak të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, kemi konstatuar se është e nevojshme shtyrja e të gjitha zgjedhjeve dhe referendumeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojë datën e votimeve të planifikuara.

Rreth 100 votime kanë qenë të parapara në Rusi deri më 21 qershor.

Votimi kombëtar për ndryshimet kushtetuese – që do të hapnin mundësinë e mbetjes së Putinit në pushtet edhe për 16 vjet të tjerë – ka qenë i paraparë për 22 prill.

Putin, herë si president, herë si kryeministër, e ka udhëhequr Rusinë për më shumë se 20 vjet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Turqia dhe Rusia do të fillojnë nga 15 marsi patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë

Periskopi.com Lajme

Si pjesë e armëpushimit që është arritur gjatë kësaj jave, Turqia dhe Rusia do t’i fillojnë nga 15 marsi patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë, ka bërë të ditur ministri turk i mbrojtjes.

“Që nga 15 Mars, do të fillojmë patrullimin përgjatë autostradës M4. Kemi filluar të punojmë në parimet e korridorit të sigurisë, që do të vendoset përgjatë autostradës”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, transmeton Telegrafi.

Në fillim të javës që vjen, një komision ushtarak turk do ta vizitojë Turqinë, ka bërë të ditur ministri gjatë një konference për medie.

Sipas tij, po punohet që të krijohet një armëpushim i përhershëm dhe të krijohen mundësitë, që të kthehen në trojet e tyre më se një milion të pafajshëm, 80 prej të cilëve gra dhe fëmijë.

Që nga e mërkura kur është në Moskë nënshkruar marrëveshja për armëpushim, në Idlib nuk ka pasur asnjë shenj dhune dhe gjendja ka qëndruar e qetë.

Rusia ‘turpëroi’ vashat e Kosovës, të pafuqishme kundër Rusisë

Periskopi.com Sporti

Kosova pësoi një humbje të thellë nga skuadra Ruse.

E nisi shumë keq përballjen më Rusinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian,

Goli i parë në rrjetën e Kosovës hyri si pasojë e nje gabimi të Fjolla Shalës, ndërsa I dytë erdhi nga Korovkina. Për të tretën herë shënoi Smirnova, kurse goli i katërt erdhi nga Fedorova.

Ndërkaq për të pesën herë shënoi prapë rusja, Nadezhda Smirnova.

Tash Kosova gjendet në pozitën e katërt me dy fitore e dy humbje. /Periskopi.com/

 

 

Gjithçka gati për superpërballjen Kosovë-Rusi që zhvillohet sot: Ky kanal televiziv e transmeton

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll konkurrenca e femrave, luan sonte ndeshjen me Rusinë, në kuadër të kualifikimeve për evropianin.

Me vendim të UEFA-s, takimi zhvillohet në Wiesbaden të Gjermanisë, me fillim prej orës 18:00.

Vashat tona ditë më parë fituan çmimin e “Kombëtares (femrat) së Vitit 2019″ nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të rikujtojmë se ndeshja Kosovë – Rusi do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

 

​Rusia dhe Turqia arrijnë marrëveshje për armëpushim në Siri

Periskopi.com Lajme

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord të vendosin një armëpushim përgjatë gjithë vijës së kontaktit në zonën e de-përshkallëzimit në provincën Idlib të Sirisë, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas një deklarate të përbashkët për rezultatin e bisedimeve midis liderëve Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan.

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Ata kanë rënë dakord për sa vijon: të përfundojnë armiqësitë përgjatë gjithë vijës së kontaktit në zonën e de-përshkallëzimit në Idlib, duke filluar në 00.01 më 6 mars 2020”, thuhet në deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është pajtuar me presidentin turk për një dokument të përbashkët për procesin e zgjidhjes së krizës në Siri.

Ai tha se Rusia dhe Turqia kanë arritur një “zgjidhje të pranueshme” të krizës në provincën siriane t ë Idlib.

Reuters tha, duke iu referuar një deklarate të lëshuar nga të dy palët pas bisedimeve, se Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një korridor sigurie përgjatë rrugës kryesore të Idlib dhe të kryejnë patrulla të përbashkëta nga 15 mars.

Sipas deklaratës së përbashkët të lexuar nga krerët e diplomacisë të dy vendeve, korridori i sigurisë do të shtrihet gjashtë kilometra në veri dhe gjashtë kilometra në jug të autostradës M4.

​OJQ e serbëve të veriut: Rusët po gënjejnë

Periskopi.com Lajme

Organizata Joqeveritare “Aktiv” nga Mitrovica Veriore, përmes një komunikate ka demantuar sot raportin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në të cilin thuhet se “midis shtatorit 2017 dhe shtatorit 2018 ndodhën më shumë se 50 vrasje të serbëve të Kosovës”.

Sipas raportit rus, referenca për dhënat e publikuara është marrë nga OJQ e serbëve nga komunat veriore, mirëpo, sot e njëjta organizatë e ka mohuar një gjë të tillë vet.

Në komunikatën e OJQ “Aktiv” thuhet se “ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të deklaruar që Aktiv në asnjë moment nuk e bëri këtë pretendim dhe se besojmë se kjo është rezultat i një interpretimi të gabuar të një raporti që kemi lëshuar në Mars 2019, i cili deklaroi se një raport i OSBE-së përmbante informacione se pesëdhjetë sulme ishin regjistruar kundër serbëve”, raporton RTK.

Rusia viteve tà « fundit po akuzohet nga vendet demokratike për propagandë dhe dezinformim. Kësaj radhe një demantim të të dhënave ‘zyrtare’ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e demantuan edhe vet serbët, të cilët konsiderohen se manipulohen më së shumti nga Rusia.

Më tej, në komunikatën e OJQ “Aktiv” vendosen dhe link-at e komunikatave, të cilat i keqpërdorën rusët.

​Turqia ia rrëzon një aeroplan Sirisë, vjen reagimi rus

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se kanë rrëzuar një aeroplan sirian L-39 mbi Idlib.

“Si pjesë e operacionit të suksesshëm të ‘mburojës pranverore” (në Idlib) u rrëzua një aeroplan ushtarak i regjimit sirian L-39,”tha ushtria turke.

Televizioni shtetëror sirian konfirmoi informacioni. Sidoqoftë, të gjithë sytë i janë drejtuar Moskës pasi regjimi i presidentit sirian Bashar Al- Assad është në koalicion me Rusinë.

Për shkak të situatës në Idlib, udhëheqësit turq dhe rus janë vënë “në akull të hollë” pasi konflikti kërcënon të përshkallëzohet në çdo moment. Kjo është pikërisht arsyeja pse presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan udhëton në Moskë këtë javë për të provuar të “qetësojë situatën” me Vladimir Putin.

Të dielën, Ankaraja filloi një operacion të ri ushtarak në veri-perëndim të Sirisë “Mburoja e Pranverës”.

Ndërkohë Kremlini tha që Moska dhe Ankaraja ishin të afta të zvogëlonin rrezikun e konfliktit të armatosur në Idlib.

“Shpresojmë të zvogëlojmë rrezikun pasi ushtritë e të dy vendeve mbajnë kontakte të ngushta,” tha zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me mundësinë e një konfrontimi të armatosur midis Rusisë dhe Turqisë në Idlib.

Turqia ka vendosur mijëra trupa në mbështetje të forcave rebele në Idlib, por kjo nuk ka ndaluar përparimin e forcave siriane.

Turqia, në shenjë proteste për përshkallëzimin e konfliktit në Siri, ka hapur kufijtë e saj perëndimorë për mijëra refugjatë që kërkojnë të arrijnë në BE. Që atëherë, mijëra njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin me Greqinë, por autoritetet greke nuk kanë lejuar të kalojnë vijën e tyre të mbrojtur mirë të kufirit.

 

Rusët porositin Erdoganin: Nuk mund t’ju garantojmë siguri

Periskopi.com Lajme

Rusia nuk mund të garantojë sigurinë për aviacionin turk në Siri pas vendimit të autoriteteve siriane për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Idlib

Kështu tha sot në një konferencë për media Oleg Zhuravlyov, kreu i Qendrës Siriane të Pajtimit të Luftës.

“Për shkak të përshkallëzimit të situatës së hapësirës ajrore mbi provincën Idlib, autoritetet siriane janë detyruar ta mbyllin atë. Në këto kushte, komanda e forcave ruse nuk mund të garantojë sigurinë për aviacionin turk mbi Sirinë,” tha ai. /Periskopi/

Turqia kërkon nga Rusia që të qëndrojë anash në konfliktin e Sirisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të shtunën se ka kërkuar nga homologu rus, Vladimir Putin, që Rusia të qëndrojë anash dhe ta lejojë Turqinë që të përballet vetë me forcat qeveritare siriane pas vrasjes së 34 ushtarëve turq këtë javë.

Forcat qeveritare, të përkrahura nga ajri nga ushtria ruse, e kanë nisur një sulm të gjerë për ta marrë nën kontroll provincën veriperëndimore të Idlibit, e cila e paraqet territorin e vetëm që ende mbahet nga rebelët e mbështetur nga Turqia.

Ndonëse Ankaraja dhe Moska janë përpjekur që t’i ulin tensionet në Siri përmes burimeve diplomatike, përballja e tyre e drejtpërdrejtë në terren është bërë më e mundshme se kurrë më parë.

Duke folur në Stamboll, presidenti turk deklaroi se i ka thënë presidentit rus që të qëndrojë anash dhe ta lejojë Turqinë që ta bëjë atë që është e nevojshme me qeverinë siriane, duke shtuar se Turqia nuk synon të tërhiqet nga Siria tash për tash.

Pas vrasjes së dhjetëra ushtarëve turq, Turqia tha se do t’i lejojë refugjatët sirianë që të nisen drejt Evropës pa u penguar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Sipas presidentit turk, 18 mijë imigrantë tashmë i kanë kaluar kufijtë e Turqisë drejt Evropës, duke shtuar se ky numër mund të rritet në 30 mijë të shtunën.

Gjukanoviq akuzon Serbinë dhe Rusinë se po provojnë ta shkatërrojnë Malin e Zi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Malit të Zi ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë për shfrytëzim të Kishës ortodokse serbe për të minuar qeverinë pro-Perëndimore të vendit të tij derisa e njëjta kërkon anëtarësimin në BE.

Millo Gjukanoviq tha se një sërë tubimesh kundër një ligji të feve të cilat kanë qenë të udhëhequra nga klerikë ortodoksë serbë në vendin ballkanik kishin për qëllim “të vënin në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi”.

Mitropoliti Ilarion, klerik i Kishës ortodokse ruse, ka ngritur zërin për mbështetje ndaj interesave të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Mitropoliti Onufriy, kreu i Kishës ortodokse ukrainase, besnik i patriarkatit të Moskës, u është bashkuar protestave këtë javë në Podgoricë.

“Nëse po pyesni nëse kjo është një vazhdimësi e shkatërrimit (të mbetur në tentativë) të Malit të Zi dhe pengimit të qëllimeve të tij për të vazhduar rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, nuk ka dyshim për këtë”, tha Gjukanoviqi në një intervistë dhënë Reutersit, transmeton Koha.net.

“Moska ishte e qartë në shprehjen e interesave të saj për problemin e vazhdueshëm (për fe) në Mal të Zi”.

Gjukanoviqi akuzoi Beogradin për ringjalljen e konceptit nacionalist për Serbi të Madhe që kontribuoi në luftërat ballkanike të viteve të ’90-ta dhe kolapsin e ish-Jugosllavisë.

“S’kemi asnjë dyshim se… të gjithë mekanizmat e implementimit të projektit shtetëror për Serbinë e Madhe… janë vënë në lëvizje, dhe se Mali i Zi është po ashtu cak”, tha ai.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, ka hedhur poshtë deklarimet e Gjukanoviqit, duke thënë se “askush s’mund t’i minojë veprimet e veta më shumë se vetë ai/ajo”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i mohoi komentet e Gjukanoviqit. Duke iu referuar protestave që vendi me 620 mijë banorë është përballur, ajo tha se ai (Gjukanoviqi) “ka një problem në vendin e tij dhe me qytetarët e Malit të Zi”.

“Jam e befasuar me retorikën e presidentit Gjukanoviq… Serbia ka hequr dorë nga të ’90-tat moti kohë dhe është kthyer kah e ardhmja”, tha Bërnabiqi, duke shtuar se Serbia po kërkon vetëm të drejtën për gjuhën dhe besimin e serbëve në Mal të Zi.

Ambiciet e BE-së

Protestat që nisën në dhjetor kanë të bëjnë me një ligj që do t’i lejojë shtetit të marrë nën pronësi pronat kishtare nëse kisha s’mund të provojë se i ka pasur nën pronësi para vitit 1918 – kur Mbretëria e atëhershme e Malit të Zi iu bashkua Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, paraardhës të Jugosllavisë.

Kisha ortodokse serbe është besimi dominues në Mal të Zi, vend me 620,000 banorë, dhe ka rreth 12 milionë pjesëtarë, kryesisht në Serbi, Mal të Zi e Bosnje.

Serbia dhe Mali i Zi që të dyja po negociojnë hyrjen në BE. Mali i Zi ka hyrë në NATO më 2017, por Beogradi nuk synon anëtarësim në aleancën mbrojtëse.

Serbët etnikë përbëjnë rreth një të tretën të popullsisë së Malit të Zi. Shumë serbë kanë prejardhje në Mal të Zi dhe familje në vend, ndërsa dhjetëra mijëra malazezë jetojnë në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi nuk do të ndërhyjë në çështjet e Malit të Zi, por ka thënë gjithashtu se Serbia do të ndihmojë pakicën serbe atje.

“Serbia po nxiton drejt një gracke të rrezikshme të mbrojtjes së të drejtave të supozuara të rrezikuara të (pakicës) serbe … ndërsa rrezikon sovranitetin e shteteve tjera”, tha Gjukanoviqi.

 

Thaçi: Kosova i dënon sulmet e Sirisë dhe Rusisë mbi ushtarët turq në Idlib

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Siria dhe Rusia të ndalin sulmet dhe të lejojnë humanitarët që të kenë akses në zonat ku ka pasur bombardime.

Thaçi po ashtu dënoi sulmet e regjimit sirian dhe të Rusisë mbi ushtarët turq në Idlib.

Postimi i plotë Hashim Thaçi në Twitter:

 

 

Kosova rreshtohet me aleatin tonë NATO në dënimin e sulmeve ndaj ushtarëve turq në Idlib nga regjimi sirian dhe Rusia. Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që të ndalim sulmet dhe të lejojnë humanistët të kenë akses në këtë zonë.

Rama: Rusinë nuk e kemi armik, por konkurrent të rrezikshëm

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama thotë se Rusia nuk mund të konsiderohet një armik, madje as i Perëndimit, por një konkurrent i rrezikshëm.

Gjatë një interviste në Zona B, Rama flet edhe për marrëdhëniet me Kinën dhe anulimin e disa projekteve kineze.

Ne nuk kemi refuzuar projekte kineze, ne kemi anuluar një projekt kinez që ishte një projekt skandaloz i nënshkruar nga qeveria e mëparshme për Rrugën e Arbrit. Ne u detyruam ta prishim atë negociatë e cila nuk do të mbaronte kurrë dhe pala kineze ishte komplet e pa kuptueshme nga kompleksia në budallëk. Për sa i përket 5G, është një qëndrim i yni. Unë e kam bërë të qartë edhe më përpara qëndrimit amerikan”.

”Unë e kam ndarë edhe me një letër me liderët e rajonit, ku kam thënë se na takon të jemi në një sistem të sigurt në lidhje me parimet e Aleancës ku bëjmë pjesë. Me gjithë konfliktin e madh të brendshëm politik midis demokratëve dhe republikanëve në SHBA, në këtë pikë janë konsensual. Për sa i përket Rusisë, marrëdhënia historikisht e ngrirë, e trashëguar nga një qeveri në tjetrën. Ashtu sikundër e dimë shumë mirë që çdo shkrirje në këto marrëdhënie ka kufizimet e veta jo sepse neve na e dikton dikush por interesi ynë strategjik është të qëndrojmë shumë fortë të lidhur me ata që mbështesin interesat strategjike të shqiptarëve. Kosova u çlirua nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, u çlirua nga Perëndimi. Nuk do të bëjmë eksperimente të pakuptimta me ata që i kemi aleat. Rusia nuk është armik, nuk është as armik i Perëndimit, është një konkurrent kërcënues dhe mbi të gjitha nuk mund të kesh luhatje në marrëdhënie. Ne jemi të kyçur në një aleancë ku për fat të mirë nuk na duhet të marrim vendimet e mëdha strategjike.”.

 

​Inteligjenca amerikane: Rusia po ndihmon Trump-in të rizgjidhet

Periskopi.com Lajme

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndihmojë Presidentin Donald Trump të rizgjidhet në muajin nëntor, raportojnë mediat vendase.

Komentet janë bërë në një konferencë me dyer të mbyllura para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në 13 shkurt. Presidenti Trump thuhet të jetë tërbuar nga ky fakt, duke u ankuar se demokratët do ta përdorin informacionin kundër tij. Të enjten, Trumpi zëvendësoi shefin e tij të shërbimit të inteligjencës, Joseph Maguire.

New York Times thotë se presidentin e kishte zemëruar në mënyrë të veçantë fakti që Adam Schiff, demokrati i cili udhëhoqi procedurat e fajësimit kundër tij, ishte i pranishëm në konferencë. Maguire konsiderohej favorit për t’u emëruar për postin e Drejtorit të Përhershëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI), thotë Washington Post. Por sipas gazetës, pres identi ndryshoi mendim kur mësoi për konferencën dhe foli për mungesë “besnikërie” nga ana e stafit të tij.

Trump njoftoi se Maguire do të zëvendësohej nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe një besnik i fortë i tij. Dy zyrtarë të administratës Trump i thanë New York Times se zëvendësimi i Maguire, menjëherë pas konferencës, nuk ishte gjë tjetër veçse një rastësi. Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016 për të forcuar fushatën e Trump dhe për të shkaktuar kaos brenda procesit zgjedhor të SHBA. Demokratët e kritikuan presidentin për emërimin e Grenell, i cili më parë e ka minimizuar shtrirjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e fundit, ndërsa duket ka përshëndetur ngritjen e politikanëve të ekstremit të djathtë në Evropë.

Ndeshja Kosovë-Rusi luhet në Gjermani

Periskopi.com Sporti

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) më në fund ka vendosur se ku do të luhet ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rusisë në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje u takon eliminatoreve për “Euro 2021”, ndërsa është dashur të luhet në Prishtinë më 4 tetor. Por ishte shtyrë me vendim të UEFA-s, për shkaqe sigurie. Më pas UEFA vendosi që Kosova e Rusia më të mos përballen në futboll në ndeshje zyrtare, kurse vendosi që dy ndeshjet e futbollisteve të Kosovës dhe Rusisë të luhen në terren neutral, shkruan sot Koha Ditore.

Për ndeshjen, në të cilën Kosova është vendase, është vendosur që të luhet më 6 mars në stadiumin BRITA Arena në qytetin gjerman Wiesbaden. Rusia e pret Kosovën më 9 qershor.

UEFA nuk ka njoftuar se ku do të luhet ajo ndeshje, por sipas burimeve të gazetës ajo do të luhet në Lituani. Menjëherë më 10 mars, Kosova e pret Slloveninë, prej së cilës e ka humbjen e vetme në këtë cikël eliminator. Kosova është e katërta në grup me 6 pikë nga tri ndeshje.

Prin Holanda me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Sllovenia ka gjashtë pikë nga pesë ndeshje, sa edhe Rusia nga tri ndeshje. Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë.

Alarmi për coronavirusin, Rusia mbyll kufirin me Kinën

Periskopi.com Lajme

Rusia ka vendosur sot të mbyllë kufirin e saj tokësor me Kinën, si pasojë e përhapjes alarmante të koronavirusit.

Vendimi i Kremlinit vjen si tentativë për të mbrojtur vendin, që për momentin nuk regjistron asnjë rast të virusit vdekjeprurës, ndërkohë që çdo rajon kinez ka tashmë raste të konfirmuara.

Masat përfshijnë mbylljen totale të kufirit tokësor, kufizimin e transportit, ku vetëm treni Moskë-Pekin do të jetë funksional, si dhe pezullimin  e lëshimit të vizave për shtetasit kinezë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur popullin tonë”, deklaroi kryeministri i ri rus, Mikhail Mishustin.

Vetëm në Kinë, janë konfirmuar mbi 8200 raste koronavirusi, ndërkohë që jashtë kufijve kinezë regjistrohen rreth 100 raste.

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë pas dyshimeve për spiunazh

Periskopi.com Lajme

Bullgaria ka vendosur t’i dëbojë nga vendi dy diplomatë rusë, të cilët janë akuzuar për përfshirje në spiunazh. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë njoftoi se e ka thirrur në raportim ambasadorin  rus dhe ia ka dorëzuar shkresën, me të cilën i ka shpallur “persona non grata” dy diplomatët. Ata i kanë 48 orë afat që të largohen nga Bullgaria.

Në anën tjetër, ambasada ruse tha se dy diplomatët do të largohen nga vendi ballkanik, por këmbënguli se nuk ekzistojnë dëshmi për akuzat me të cilat rëndohen.

Për më tepër, kjo ambasadë tha se Rusia e rezervon të drejtën për të marrë masa reciproke ndaj Bullgarisë pas këtij vendimi.

Autoritetet bullgare e akuzuan njërin prej diplomatëve rus se ka mbledhur të dhëna për procesin e zgjedhjeve, ndërsa tjetrin për spiunazh në sektorin e energjisë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Bullgaria, aleate besnike e Rusisë gjatë periudhës komuniste, u bë anëtare e NATO-s në vitin 2004 dhe pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2007.

 

Rusia: Ushtria e Kosovës kërcënim serioz për siguri në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Moska konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet “kërcënim serioz për siguri në Ballkan’.

Sipas komunikatës të Ministrisë së Jashtme të Rusisë,  “krijimi i Ushtrisë së Kosovë dhe përkrahja e anëtareve kryesore të NATO-s, për të, paraqet shkelje drastike të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën theksohet nevoja për demilitarizimin e të gjitha grupeve të armatosura të shqiptarëve të Kosovës”.

Në komunikatë theksohet se Rusia edhe më herët e ka konsideruar kërcënim krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Atëbotë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë KB Vasiliy Nebenzya ka thënë se Rusia i kundërshton përpjekjet e vendeve perëndimore që diskutimi në Këshillin e Sigurimit të KB mbi situatën në Kosovës të sillet në minimum”, shkruan në kumtesë të ministrisë ruse./Periskopi/

Emërohet kryeministri i ri i Rusisë

Periskopi.com Lajme

Kremlini bëri të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar shefin e Shërbimit Federativ të Taksave, Mikhail Mishustin, për kryeministër të ri të Rusisë.

Ky veprim erdhi vetëm pak orë pasi Dmitry Medvedev dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje, në përgjigje të thirrjes së Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

Mishustin, 53 vjeç, ka punuar në Qeverinë ruse qysh në vitin 1998.

Ai ka mbajtur një profil të ulët si shef i Shërbimit Federativ të Taksave – pozitë që ka mbajtur qysh në vitin 2010.

Mediat ruse raportojnë se Putin e ka dërguar kandidaturën e Mishustinit në parlament për miratim.

Të mërkurën, presidenti rus, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

“Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t’ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur me dorëheqje”, tha Medvedev, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Putin, duke iu adresuar Asamblesë Federale, tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.

Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit.

Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet “republikë e fuqishme presidenciale”.

“Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësat e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit”, tha Putin.

Ai po ashtu tha se duhen ashpërsuar kushtet për t’u bërë president dhe se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për së paku 25 vjet dhe të mos ketë ndonjë shtetësi të huaj.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar.

Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit.

 

Vjen paralajmërim i frikshëm nga Rusia për konfliktin ShBA-Iran

Periskopi.com Lajme

Deputeti rus, Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të eskalojë në luftë bërthamore.

“Sulmet e dyanshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të përhapen në luftëra rajonale. Nëse Uashingtoni mendon se mund t’i arrijë qëllimet, kemi një rrezik për luftë nukleare”, ka thënë deputeti rus, përkthen Periskopi.

Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të involvohen për të parandaluar eskalimin e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Irani ka lansuar rreth 12 raketa balistike në dy baza ushtarake në Irak dhe për këtë, menjëherë ka marrë përgjegjësinë Garda Revolucionare Iraniane duke thënë se ky sulm ishte ‘hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani”./Periskopi/