Dy të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrënimi i një ndërtese në Keni

Periskopi.com Lajme

Ndërtesa me gjashtë kate, që u rrënua në periferi të Nairobit të Kenisë, i ka lënë dy të vdekur, derisa 11 të lënduar, janë dërguar për tretman në spital.

Shumë banorë të zonës, i janë bashkuar njësiteve të shpëtimit, që të nxjerrin të ngujuarit nën rënoja, ku nuk besohet të ketë mbetur ndonjë njeri tjetër, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura shkaqet e rëndimit, por mendohet se kjo ka ardhur si pasojë e shirave të vazhdueshëm dhe ndërtimit të dobët të objektit.

Banorët e asaj pjese, kanë thënë se ndërtesa kishte themel tepër të dobët, derisa akuzuan qeverinë që nuk ndërtoi sistemin e duhur për mbledhjen e ujit të shiut.

“Për afro një muaj, jemi të zhytur në ujë deri në mesin e trupit. Të gjithë ata që duhet të bëjnë kontrollet, vijnë nganjëherë dhe largohen pa thënë gjë”, ka thënë një fqinje me ndërtesën e rrënuar.

Kjo ndërtesë, është në mesin e shumë tjerave të ndërtuara dobët dhe me material që nuk nuk përmbushë standardet e duhura.

Gjatë vitit të kaluar, 42 persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e rrënimit të një ndërtese me gjashtë kate.

 

Paralajmërohet rrënimi i objekteve pa leje që nuk futen në procedurë për legalizim

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor synon rrënimin e objekteve pa leje, të cilat nuk aplikojnë për legalizim sipas Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

MMPH-ja, të enjten, ka lansuar fushatën “Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”, me të cilën ka filluar procesin e ri për trajtimin e këtyre objekteve, shkruan sot Koha Ditore.

Në lansimin e kësaj fushate, Ministria ka shpalosur pesë udhëzimet administrative të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të këtyre objekteve.

Në tentativën e parë të procesit të legalizimit, kjo ministri kishte krijuar një regjistër shtetëror, ku kishte identifikuar 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në të gjitha komunat e Kosovës. Megjithatë, për legalizim të këtyre objekteve pati vetëm 8 mijë e 461 aplikime.

Shkaku i – siç thuhet – mangësive të ligjit paraprak, në shtator të vitit të kaluar është miratuar Ligji i ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Autoritetet izraelite rrënojnë shtëpitë e palestinezëve

Periskopi.com Lajme

Autoritetet izraelite e kanë filluar shembjen e disa shtëpive të palestinezëve, për të cilat kanë thënë se janë ndërtuar ilegalisht afër rrethojës së Bregut Perëndimor.

Qindra policë dhe ushtarë shkuan në Sur Baher për ta siguruar vendin ku po bëhet rrënimi i disa shtëpive, në të cilat thuhet se banojnë 17 njerëz.

Palestinezët kanë thënë se ky veprim është përpjekje e Izraelit për të rrëmbyer territor të Bregut Perëndimor.

Gjykata e Lartë e Izraelit i ka refuzuar ankesat kundër urdhrit për rrënim, duke thënë se këto shtëpi janë ndërtuar në zonën ku ndalohet ndërtimi.

Rrethoja përreth Bregut Perëndimor ishte ndërtuar pas kryengritjes palestineze të vitit 2000. Izraeli thotë se ajo është ndërtuar për t’i penguar sulmuesit palestinezë, por palestinezët thonë se rrethoja është mjet i Izraelit për ta pushtuar këtë rajon.

Rrënimi i këtyre shtëpive është kundërthënës edhe për faktin që ato ndodhen në pjesën e Bregut Perëndimor që është nën juridiksionin e Autoritetit Palestinez.

Sipas raportimeve, Autoriteti Palestinez kishte dhënë leje për ndërtimin e këtyre shtëpive para rreth dhjetë vjetësh, shkruan “BBC’’.

 

Vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve pa leje në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspektoratit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.

Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se me këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendimi për rrënim, pasi që investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur që ta rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.

Përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rrënimet e tilla janë të pashmangshme.

“Në Prishtinë, nuk ka tolerance për ndërtimet pa leje! Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar punët ndërtimore në ndërkohë. Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm!”, thuhet në njoftim.

 

Abdixhiku kundër rrënimit të objektit të ish-Gërmisë: Prish shtëpi e ndërto hajat

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku sot ka reaguar kundër rrënimit të objektit të ish-Gërmisë. Ai ka thënë se kjo i duket një ide bizare dhe veç si mendim është i trishtë, e lërë më të ndodhë me të vërtetë.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Prishtina nuk ka shumë objekte që bartin historinë e kryeqytetit, që janë ikonë e një kujtese kolektive dhe se rrënimi i këtyre pak shenjave të mbetura është naivitet.

“Prishtina nuk ka shumë objekte që bartin historinë e kryeqytetit; që janë ikonë e një kujtese kolektive. Rrënimi i atyre pak shenjave të mbetura sot është në rastin më të thjeshtë naivitet, në rastin më të rëndë mbrapshtësi – tipike me logjikën “prish shtëpi e ndërto hajat” “, ka shkruar Abdixhiku

Ai tutje ka shkruar se Prishtina ka mjaft hapësira tjera për ndërtesë të re të Sallës Koncertale dhe se ajo mund të bëht diku tjetër, e jo patjetër në objektin e ish-Gërmisë.

“Qytetet moderne bëjnë sot çmos të prezervojnë secilën shenjë historike që kanë. Ne, ndërsa, me të parën – ta rrënojmë!”, ka theksuar Abdigjiku.

Ai po ashtu ka thënë se do të angazhohet personalisht që kjo ide të vdes që në fillim.

 

Nis rrënimi i 48 objekteve pa leje në breg të Liqenit të Batllavës

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar aksionin për rrënimin e 48 objekteve pa leje në zonën e mbrojtur të Liqenit të Batllavës.

Ushtruesi i detyrës së ministrit së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se pas dhënies se urdhrit për largimin e objekteve pa leje pranë liqenit të Batllavës ka nisur këtë aksion dy ditor me qëllim që të ruajnë cilësinë e resurseve ujore më vend.

Matoshi shtoi se nuk do bëjnë asnjë lëshim dhe të gjitha objektet do i rrënojnë sepse ato janë pa leje ndërtimore.

“Jemi në aksion për të zbatuar vendim e ministrisë së Ambientit, të inspektoratit për te ruajtjen cilësinë vlerat ujore tona këtu në liqenin e Batllavës. Gjatë ditës do të ketë një operacion që fillon sot dhe do vazhdoj edhe nesër… Nuk do ketë asnjë përkushtim të vetëm për asnjë person kushdo çoftë ai, nga 48 objektet të identifikuara tashmë kanë vendim për largimin e objekteve të tyre nga afërsia e liqenit, kjo është zonë e mbrojtur këto objekte që janë të vendosura këtu shumica prej tyre janë në vende të uzurpuara janë të gjitha pa leje ndërtimore”, tha ai, transmeton ksp.

Matoshi u shpreh i bindur se do has mirëkuptim nga pronarët e objekteve.

Aksioni është kryer nën përcjelljen edhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Në lidhje me vendimin e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor disa nga pronarët e objekteve nuk u pajtuan.

Hajrullah Hasani pronar i një objekti tanimë të rrënuar tha se pajtohet me vendimin e Qeverisë por që sipas tij po i bëhet e padrejtë pasi që toka ku e kishte të vendosur vilën ishte e tij.

“Në vitet e 60-ta është marr në kohën e Rankoviqit dhe të gjithë këta fshatarë janë të dëmtuar në pikën më të mundshme….Tani përfundi rrugës i vetmi unë i kam 28 ari nga Gjyqi i Qarkut të vërtetuara edhe lëndën në gjyq që nuk mu kanë paguar kurrë dhe kam menduar që kam më shumë të drejtë se secili, por shteti ka marr vendim unë pajtohem më atë”, ka thënë ky pronar.

Disa pronarë të objekteve tjera kërkuan kohë edhe për disa ditë, derisa u ankuan se nuk kanë pasur mundësi për ankesë.

Kurse kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi iu dha atyre kohë tre ditë për t’i larguar gjërat më me vlerë, derisa theksoi se do veprojnë njëjtë me të gjithë.

“Ajo që do të bëhet me 47 të tjerë do të bëhet edhe me ju 48-in….Po ti a i shikon dokumentet a vetëm hajt… Ne dokumentet i kemi shikuar përgjigjem ua kemi dhënë… As ankesa nuk kena pranuar as kurrfarë përgjigje nuk keni dhënë… ankesa nuk keni bërë në Ministri ne vazhdojmë aksionin sipas planit tonë”, u shpreh ai.

Halimi ka ftuar edhe institucionet tjera përgjegjëse që të jenë pjesë e këtij aksioni.

Përveç Policisë në aksionin e rrënimit kanë marr pjesë edhe njësitet e zjarrfikësve, KEK-un. Kujtojmë se para një muaji Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor iu ka dërguar vendim për largimin e vilave dhe tarracave pa leje.

Komuna e Prizrenit ia rrënon objektin pa leje zyrtarit të PDK-së

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prizrenit, ka filluar të rrënojë punimet e një ndërtese Kompanisë “Abi Center’, për shkak se kjo kompani e ka tejkaluar lejen .

“Abi Cnter”, pronë e Irfan Fushës, ish-kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, 35% të objektit në rrugën Tirana, e ka ndërtuar jashtë lejes së dhënë nga komuna. Madje, sipas Komunës së Prizrenit, kjo kompani e ka tejkaluar lejen ndërtimit të dhënë nga komuna, duke ndërtuar në hapsirën që është paraparë për rrugë qarkulluese.

“Drejtoria e Inspektorateve ka filluar ekzekutimin e vendimit për rrënim e një pjese të projektit të një qendreje tregtare në rrugën “Tirana””, njofton Komuna e Prizrenit, transmeton “PrizrenPress”

“Siç është njoftuar opinioni edhe më herët, ky projekt kishte tejkaluar lejen ndërtimore duke ndërtuar edhe në aksin ku parashihet ndërtimi i rrugës publike”.

“Fillimisht, inspektorët komunalë kanë kërkuar nga investitori që t’i ndalë punimet duke ia ofruar mundësinë për revidimin e lejes ekzistuese. Përkundër kësaj mundësie punët kanë vazhduar në mënyrë të kundërligjshme, gjë për të cilën edhe është gjobitur tri herë nga ana e Inspektoratit”.

“Pas njoftimit të lëshuar më 24.08. 2018 për ekzekutimin e vendimit, si masë e fundit ka filluar aksioni i rrënimit”.

“Gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimit pronari është zotuar edhe me shkrim se vullnetarisht do ta rrënojë pjesën e cila nuk i është reviduar me lejen ndërtimore, për çka edhe Drejtoria e Inspektorateve i ka dhënë afat që këtë deklarim ta realizojë brenda 30 ditëve”.

“Objekti në fjalë edhe më tej do të jetë nën inspektim të vazhdueshëm, derisa vendimi të respektohet në tërësi”.

Pronari i “Abi Center”, Irfan Fusha, është anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në zgjedhjet e vitit 2014 kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

 

Rrënimi i propagandës, fillimi i rrahagjokseve

Vetëm pak metra larg urës së Ibrit, dëgjohej zhurmë e madhe: dy ekskavatorët rrëzonin murin që ndante Mitrovicën. Derisa banorët e jugut nuk lejoheshin të hynin, ata të veriut nuk patën shumë interesim.

Teuta GASHI Lajme

Forca të shtuara të sigurisë kishte gjithandej, përfaqësues të ambasadave e edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovës, Natalyia Apostolova, raporton Periskopi.

Iu deshën më shumë se një orë dy ekskavatorëve të rrëzonin murin që u ndërtua para syve të të gjithëve, e që po pengon lëvizjen e lirë edhe të veturave edhe të qytetarëve. Ai u rrënua tërësisht.

Struktura prej betoni që është ndërtuar ilegalisht në fund të vitit që sapo lamë pas, tashmë është rrënuar, por aty ende po qëndron një strukturë e metaltë, madje vetëm sa u përforcua më shumë të dielën, më 5 shkurt.

Ashtu do qëndrojë kjo lloj pengese edhe për një kohë, derisa të vazhdohen punimet në sheshin e quajtur “Mbreti Pjetër”, ndërsa askush nuk e di se kur do të lirohet për qarkullim të qytetarëve, madje as nuk japin afat për këtë.

Muri u ndërtua ilegalisht, pati premtime se do rrënohet nga zyrtarët e Kosovës, u krijua edhe një rezolutë për rrënimin e tij, por vetëm kur hyri BE dhe ShBA dhe i mblodhën kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky vendim u morën të premten pas mesnatës, në një takim në Qeveri që zgjati shumë orë, vetëm pasi që Goran Rakiq dhe të tjerët me radhë u takuan me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i cili zhvilloi një vizitë në Kosovë.

Teksa ai garantoi siguri në Kosovë dhe tha se janë forcë e tretë në Kosovë pas Policisë/FSK dhe EULEX-it, gjithçka ndryshoi.

Të dielën të gjithë ishin në veri. Muri u rrënua e deklaratat filluan.

Serbët kërcënojnë se do e ndërtojnë një mur tjetër, e zyrtarët e shtetit të Kosovës thonë se ajo pjesë do të lirohet për qarkullim, por askush nuk jep ndonjë datë.

“Të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i “një strukture” betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash”, thotë Rakiq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa këmbëngul se muri nuk u diskutua në Bruksel, ndërsa kryetari i Mitrovicë së Jugut, Agim Bahtiri thotë se duhet pyetur Kadri Veseli nëse do ketë mure tjera ndarëse , e ky i fundit thotë se muret janë të së kaluarës.

“Sot nuk mund të ju them për datën. MMPH ka pasur një vërejtje edhe për rrethin që do të ndërtohet në pjesën veriore. Se sa do të zgjasin këto punime, për të arritur deri në atë standard që është pajtuar nga të gjitha palët, nuk e dimë. Por do ju njoftojmë. Unë vlerësoj se është bërë një punë mjaft e mirë. Duhet të përqafojmë këtë që është bërë dhe të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”, ka theksuar Isa Mustafa.

“Kadri Veseli ka thanë nuk do ketë mur, e nuk i besoj sepse ka thënë edhe më herët se nuk do ketë asnjë centimetër mur. Lëvizja e lirë shpejt do të jetë e garantuar, por nuk mund të them kur se pse nuk jam pjesë e marrëveshjes”, tha Bahtiri.

Ndërsa, shefja e BE-së ka garantuar se nuk do të ketë më mure, ndërsa ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

“Nuk do të ketë mure, por vetëm struktura metalike për të penguar qasjen e automjeteve në të”, ka thënë Apostolova.

Ndryshe, rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, do të duhej të përfundonte më 20 janar. Ndërsa, ndërtimi i murit nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje. /Periskopi

Kryeministri tha se sot merret vendimi për murin në veri të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, u pyet edhe rreth murit në veri.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se sot pritet të zgjidhet kjo çështje dhe do të ketë një takim mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësuesve të serbëve në veri.

Fillon rrënimi i murit në Mitrovicë, por ndërpritet

Periskopi.com Video

Rakiq kundër Rezolutës për heqjen e murit, thotë se do të shkurtohet

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, e ka cilësuar Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për murin në Mitrovicë si “vendim me karakter të pastër politik”.

Periskopi.com Lajme

Në një kumtesë të publikuar, Rakiq tha se më këtë vendim “Prishtina dëshiron të tërheqë vëmendjen e opinionit publik pas paralajmërimeve se serbët e Kosovës do të nisin me vetiniciativë krijimin e Asociacionit të komunave serbe, meqë Prishtina këtë nuk do që ta bëjë, pavarësisht obligimeve të marra me Marrëveshjen në Bruksel”, transmeton lajmi.net.

“Procesi i revitalizimit të urës kryesore, rrethrrotullimit dhe zonës së këmbësorëve është dakorduar në takimin trepalësh”, thuhet në kumtesën e kryetarit të Mitrovicës së veriut.

Punimet në “ridisenjimin” e murit të ndërtuar në afërsi të urës mbi lumin Ibër, të paralajmëruar nga Rakiq para disa javësh, kanë vazhduar të enjten dhe sipas njoftimit muri do të “shkurtohet” në një lartësi të caktuar.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Deputetët e Kuvendit, të te gjitha partive politike, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës rrënimin e murit që në janar të vitit 2017.

Rezoluta në Kuvendin e Kosovës u paraqit nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili tha se “projekt-rezoluta është përkrahur edhe nga grupet tjera parlamentare të Kuvendit të Kosovës”.