Kelmendi e quan të paaftë Qeverinë Kurti: Serbët inskenuan krizë në veri

Periskopi.com Lajme

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka adresuar kritika ndaj Qeverinë në detyrë duke thënë se paaftësia e saj, vendosja e reciprocitetit të pamenduar dhe mos koordinimi me SHBA, mund t’i kushtojë Kosovës me rreziqe në pjesën veriore.

Ai në një postim në Facebook shkruan se serbët inskenuan krizën humanitare shëndetësore për t’i lejuar hyrjen e personelit shëndetësor, ndërkohë që institucionet e Kosovës nuk vepruan mjaftueshëm duke e ditur se edhe ajo pjesë e vendit ka nevojë të trajtohej në betejë me masat ndaj pandemisë COVID 19.

“Mos harroni po të ishin pranuar kërkesat e SHBA-ve, ne do luftonim pandeminë në tërë territorin e Kosovës, në formë ta barabartë dhe kjo tentativat e serbëve lokal për improvizime krizash do të binin në ujë”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Pazotësia e Qeverisë në detyrë, Reciprociteti i pamenduar, mos koordinimi me SHBA-të, mund t ë na kushtojnë me rreziqe në veri të shtetit!

Rreziku nga organizimi i ri politik në Veriun e Kosovës duke inskenuar krizat humanitare, shëndetësore dhe mungesës së artikujve themelorë

Serbët ja dolën të inskenojnë Krizën humanitare shëndetësore për ti lejuar hyrjen e personelit shëndetësor. Në anën tjetër institucionet tona nuk vepruan mjaftueshëm duke e ditur se edhe ajo pjesë e Kosovës ka nevojë të trajtohej në betejë me masat ndaj pandemisë globale të COVID 19.

Është dashur që ajo pjesë të furnizohej me mjete adekuate për testim (të hapet qendra e marrjes së mostrave) dhe tu mundësohet qytetarëve testim i nevojshëm, e jo të lejojmë zgjidhje në rrugët ilegale (për çfarë ata janë mjeshtër) për të udhëtuar në Beograd. Mungesa e këtyre masave me kohë ka bërë që institucionet tona të Prishtinës zyrtare (për ta ruajtur edhe fytyrën për konsum të bredshëm) të japin leje për ndërhyrje të personel it mjekësorë, sigurisht edhe me presion ndërkombëtarë. Por këtu së pari kem të bëjmë me pazotësi të krerëve tonë institucional. Minimalisht, në momentin që është parë padëgjueshmëria serbe në atë pjesë, ose është dahur veprim shtetëror ose ministrat në detyrë Vitia dhe Sveçla ti bëjnë thirrje legjitime mjekëve serb që të ndihmojnë në trajtim paceintësh në atë pjesë. Pse e them këtë… Po, sepse, kjo e dyta ndodhi, fatkeqësisht, por as pa u pyetur fare Prishtina zyrtare

Mos të harrojmë padegjueshmërinë qytetare në veri të shtetit që ndodhë në vazhdimësi. Kësaj po i shtohet edhe ndalimi i levizjës së lirë jashtë kufinjëve të Kosovës. Mos të harrojmë edhe prezencën dhe ndikimin e Qeverisë së Serbisë tek qytetarët militant. Por, në këtë mes duhet të kemi parasysh se edhe qëndrimet e LVV-së ndajë pakicës militante (edhe pse të drejta) do të tentohet të përfitohet krijimi i përshtypjes se pom ndodh ë bllokim i qëllimtë politikë dhe bashkësia ndërkombetare gjithnjë i merr me seriozitet këto shqetësime dhe mbështet kërkesat qytetare.

Duhet kuptuar edhe deklarimi i qartë i KFOR-it, se janë prezent për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe mundë të ndikoj në hapjen e ndonjë kufiri gjë që mundëson qarkullimin e lirë të medikamenteve, stafit mjekësorë dhe mjeteve të transportit shëndetësorë. Krahas këtyre edhe të produkteve ushqimore dhe të tjera pa reciprocitet dhe kjo pastaj do të rrënoj tërësinë territoriale dhe organizimin shtetërorë të Kosovës.

Duhet kuptuarë se përfaqësimi i firmave të prodhuseve të Serbisë është në duartë e bizneseve në pjesët tjera të Kosovës, e kjo mundë të jetë edhe një shkas i krijimit të përshtypjes se kriza e ushqimeve është vështirësuar atje.

Një skenar i tillë ishte tentuar të ndodhte edhe në kohën e ish-kryeministrit tani të ndjerë Bajram Rexhepi. Por, at ëherë në bashkëpunim më Qeverinë Rexhepi, grupi ‘Elkos …’ me infrastrukturën e vet të fuqishme distributive dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës ja kishim arritur të distribuonim mallrat në të gjitha marketat në veri të shtetit, me çrast edhe Bashkësia Ndërkombëtare në pak ditë, ishte bindur se Kosova ka kapacitete dhe vullnet politik për të trajtuar të gjithë qytetarët e saj me shtrirje në të gjitha aspektet jetësore, përfshirë edhe aspektin ekonomik. Nisur nga kjo, Qeverisë në detyrë i sygjerojë që të hiqet Reciprociteti dhe pengesa kryesore që kërkojnë SHBA-të, në mënyrë që të ruhet pjesa veriore. Mos harroni po të ishin akceptuar kërkesat e SHBA-ve, ne do luftonim pandeminë në tërë territorin e Kosovës, në formë ta barabartë dhe kjo tentativat e serbëve lokal për improvizime krizash do binin në ujë!

Kelmendi: Është vështirësuar furnizmi me miell, të intervenohet me rezervat shtetërore

Periskopi.com Lajme

Pas paraqitjes së pandemisë COVID-19, biznesmeni i njohur në vend, Ramiz Kelmendi, po thotë se bizneset po ballafaqohen me kërkesën e shtuar për disa artikuj themelor që nevojiten për familjet në vend. Deri tash, sipas tij, ka mungesë të miellit, që është reduktuar për shkak të kufizimit të lëvizjes së mallrave nëpër shtete të ndryshme dhe ngadalësimit të importit.

Kelmendi ka kërkuar nga institucionet e shëtit që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme për të dalë nga kriza dhe zvogëluar koston financiare që aktualisht është tash.

“Ka mungesë momentalisht të miellit, ndërsa sa i përket produkteve të tjera jemi në një fazë të mbulimit të kërkesave të përnjëhershme siç nuk kanë qenë deri më sot… Coronavirusi është një epidemi regjionale, botërore. Pra, të gjitha ato shtete që më shumë të prekur, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, në një farë forme kanë tërhequr nga shitja dhe kanë kufizuar eksportin e produkteve strategjike, për të cilat ato produkte i nevojiten qytetarëve të Kosovës. Kanë vendosur po ashtu mos lëvizjen e lirë të qytetarëve, vetëm të transportit të mallrave. Mirëpo edhe vozitësit, të cilët po lëvizin nëpër shumë firma nëpër botë, Evropë dhe Ballkan nuk janë duke punuar. Prandaj, është ndalë eksporti nga shtetet e ndryshme, të cilat e kanë kufizuar eksportin dhe nuk kemi me çka me i sjellë mallrat në Kosovë. Pastaj, rreziku i vozitësve që të futen në karantinë e ka shtuar në masë të madhe zvogëlimin e atyre vozitësve të cilët kanë qenë në dispozicion. Sigurisht se nuk ka vend për panik, mirëpo gjithnjë ka vend për pakujdesje që çdo familjarë të kujdeset për mundësinë e ndonjë shfaqjeje të mungesave të caktuara për një kohë, por jo më shumë se 45-60 ditë”, thotë Kelmendi, për KosovaPress.

Ai ka ftuar qeverinë që të fillojë të intervenojë me rezervat e shtetit, në mënyrë që të zvogëlohet paniku tek qytetarët dhe të zvogëlohet mundësia e bartjes së koronavirusit.

“Pra, nuk kemi miell në vazhdimësi. Kemi miell që po arrin hërë pas here, por ajo më shumë po nxit panik. Andaj, me këtë rast unë kisha shfrytëzuar rastin, që ta ftoj Qeverinë e Kosovës që të intervenojë nga rezervat shtetërore, për çka edhe janë të synuara, në mënyrë që të zvogëlojmë panikun tek qytetarët, të zvogëlojmë mundësinë e bartjes së coronavirusit për arsye se qytetarët, duke shkuar për të blerë miell nuk po mund ta ruajnë distancën, nuk po përdorin mjete mbrojtëse sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Andaj, paraqitet si mundësi e vatrës për transferin e koronavirsuit. Qeveria ishte dashur që me rezervat e saj të bashkëpunojmë me qendrat tregtare dhe me të gjithë tregtarët e mundshëm në mënyrë që të mbulojë kërkesat të cilat nuk do të ishin ato çfarë janë tani”, thotë ai.

Pronari i kompanisë “Elkos Group”, po ashtu po apelon që vendi ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme për arsye se kostoja e shpenzimeve do të jetë më e vogël.

“Unë jam që vendi të futet urgjentisht në gjendje të jashtëzakonshme me javë, që të ndalohet lëvizja e lirë të qytetarëve të cilët herë pas herë harrojnë që jemi të rrezikuar nga virusi vdekje prurës dhe infektues për tërë popullatën. Kostoja është shumë më vogël, nëse futet vendi në gjendje të jashtëzakonshme, sesa me mbetur në këtë gjendje, derisa ne nuk e dimë se sa do të zgjatë”, deklaron ai.

Ai po ashtu foli edhe për mocionin për votëbesimin e qeverisë Kurti, teksa tha se nuk ka impakt në ekonomi për arsye se sektori privat dhe ligjet ekzistuese në fuqi janë të mjaftueshme që sektori privat të ecë në rrugën e vet për të cilën mendon se kriza politike fare nuk ka ndikim.

“Rënie e qeverisë është çështje politike dhe nuk ka fare impakt në ekonominë e Kosovës përveç te disa biznese të cilat kanë të bëjnë me tenderë. Prandaj, nuk duhet kuptuar që rënia e qeverisë ka impakt në ekonominë e Kosovës sidomos në sektorin privat, deklaron Kelmendi.

Ndërsa, mundësinë e rritjes së çmimeve në këtë kohë, Kelmendi thotë se vetëdija e të gjithë tregtar ëve është në nivelin e duhur.

Sipas tij, tregtarët janë të organizuar, kanë marrë me kujdes sugjerimet dhe vendimet e qeverisë që mos të rriten çmimet e atyre produkteve për të cilat nuk ka imput të rritjes nga importi

Ramiz Kelmendi propozon vendosjen e gjithë vendit në karantinë

Periskopi.com Lajme

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm, pas atyre në Viti, Klinë dhe Malishevë, është rritur në gjithsej 9, prej tyre një për herë të parë në Podujevë.

Ndërkohë që Qeveria po ndërmerr masa për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në vend, ish-deputeti i LDK-së, njëherësh biznesmeni Ramiz Kelmendi propozon që i gjithë vendi të vendoset në karantinë.

Ai thotë se kjo duhet të ndërmerret me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga rastet e reja, pasi që askush nuk i tregon saktë informatat e lëvizjes dhe kontakteve me qytetarët e tjerë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

– Numri i kontakteve është i madh për kohën deri të paraqiten simptomat, në bazë të kësajë, numri i rasteve shumëfishohet e ky as që mundë të paramendohet.- Madhësia e virusit është afër 4 00 nanometra, (1miliardë pjesë e metrit) (vetëm në milimetër janë 2500 viruse)

– Qeveria duhet lënë afat 3 ditorë të përmbyllen blerjet e nevojshme nga qytetaret.- Të ipet akontacion për të gjithë të punësuarit dhe rastet sociale që të sigurojnë blerje elementare.

– Të mbyllen të gjitha veprimtaritë tregëtare Ekonomike në tërë Kosovën, të ndalohen të gjitha qarkullimet përveç nevojave emergjente shëndetësore.
– Afati i karantinimit duhet të jetë së paku 3 javë, e të vazhdohet në raportë me rastet.

– Pse duhet të karantinohet tërë Kosova!?

Në marketet dhe dyqanet është e pamundur të mbahet distanca e rekomanduar nga IKSHPK, 1m sepse qytetarët nuk kanë vendosur mbrojtje, edhe shitësit punëtorët janë qytetarë dhe potencialisht pranues dhe shpërndarës të infeksionit, kanë të drejtë të brengosen për vetën dhe familjarët.
-Operojnë me para të gatshme.

-Transpo rtohen me mjete të ndyshme, që mundë të jenë të kontaminuara.
-Edhe industritë e kanë të njejtin problem distancen.
-Karantinimi edhe i atyre që janë në shërbime publike dhe shendetësore është i domosdoshëm.
– Edhe karantinimi i qyteteve dhe atë të rrugëve kryesore nuk garanton përkufizim lëvizje.
– Edhe karantinimi personal duke filluar nga qarqet e larta dhe komunikimi me mjete elektronike, nxisin panikë tek qytetarët që po shërbejnë (përveç atyre që kanë obligim me ligj).

Duke i parë këto elemente shqetësuese është më se e nevojshme marrja e masave drastike.

Ramiz Kelmendi panikos qytetarët: Dilni bleni ushqime për 90 ditë

Periskopi.com Lajme

Multimilioneri, Ramiz Kelmendi është duke shpërndarë panik me postimin e tij të fundit tek qytetarët, për të blerë sa më shumë artikuj ushqimor me rastin e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi Kelemendi është duke bërë presion tek qytetarët që të përgateten sa më shumë për të blerë gjëra ushqimore.

Në postimin e tij ai ka radhitur katër pika ku, pika e katërt, do të thotë presioni për të blerë sa më shumë është më e rëndësishmja për multimilionerin, Kelemendi.

“Çka është paniku dhe përgatitja për pandemi – Kosova nukë është prekur ende nga pandemia, Masat e para janë ndërmarrë dhe do japin rezultate, Për panikë nuk ka vend dhe panika nuk ndihmon në këto raste, Përgatitja për të pasur artikujt elementarë është e nevojshme sipas përgjegjësisë së kryefamiljarit”, ka shkruar Kelmendi.

Sipas Kelemendit, çdo familje duhet të furnizohet me për 90 ditë e jo për 30 ditë, qysh qytetarët furnizohen zakonshëm.

“Në pikën 4 do ndalem për të dhënë informata këshilluese për blerje të produkteve elementare të domosdoshme, si çdo herë kur mirren të ardhurat personale shkon në furnizim mujorë, me këtë proces jemi mësuar, blerja është 30 ditore, ku përfshihen të gjithë artikujtë e nevojshëm duke filluar nga fëmijët deri tek më të rriturit. Në rastin e pandemisë koha e zgjatjes së saj është më së shumti 90 ditë (sepse vijnë ditët e nxehta dhe virusi vdesë), dhe ky furnizim duhet të ndodhë për 90 ditë. (pra shporta e zakonshme me artikuj mujor të jetë 90 ditore. Kjo është obligim familjarë për të ruajtur familjen nga mungesat që do mund të paraqiten dhe nga mundësia e ndalimit të lëvizjes së lirë”, ka shkruar Kelmendi.

 

Kelmendi: Kushdo që tenton të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-të, do të digjet përjetësisht

Periskopi.com Lajme

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se kushdo që tenton të dëmtoi marrëdhëniet me SHBA-të do të digjet përjetësisht.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “SHBA-të edhe sot 12 vjet shtet, garantojnë në sigurinë territoriale dhe sigurinë shtetërore të Kosovës, pa të cilën ne nuk mundë të zhvillohemi ekonomikisht”.

Postimi i plotë:

Kushdo që tenton të zvogëloi, dëmtoi marrëdhëniet me SHBA-të do të digjet përjetësisht

Shpesh politikanët në Kosovë sillen sikurse ne të ishim ata që ndihmuam Ameriken të arrijë pavarësinë, hiqë më pak se 235 vite më parë. Sikurse ne të jemi mesi i botës dhe e tërë bota sillet rreth nesh. Por, po harrojmë se SHBA-të ishin dhe jane vendimtarët në të gjitha proceset që e kanë përcjellë Kosovën, si në Pavarësi, në Ushtri, në negociata, në marrëveshje, në permbyllje të pavarsisë!
Por, edhe më e rëndësishmja që është, se SHBA-të edhe sot 12 vjet shtet, garantojnë në sigurinë territoriale dhe sigurinë shtetërore të Kosoves, pa të cilën ne nuk mundë të zhvillohemi ekonomikisht. Duke i ditur këto të gjitha çfarë kemi dhe po lozim me SHBA-të, mos vallë po mendojmë se ne, të mbeshteturë nga zgjedhësit, ne duhet të sillemi si të zgjedhurit dhe qëndrimet janë vendimtare! Eh, çfarë gabimi mendorë! Qytetarët gjithnjë dhe në vazhdimësi kërkojnë me të drejtë punësime, të ardhura perëndimore, zhvillim ekonomik dhe jetë të sigurtë për familjen. E ne ngelemi duke qëndruar si të digjemi nga brenda, ta djegim Kosovën! Ndaj, unë mund t’ju them duke ju kujtuar, se SHBA-të janë Fuqi e Botës Ekonomike, Politike dhe Ushtarake që mbeshtet po të dy thëniet e mëparshme dhe ekziston një rrugë e vetdjegies politike!

Andaj, hiqeni Taksen dhe hiquni nga idetë e bishtalecave enertues, sepse politika e SHBA-ve kërkon politikan bashkëpunues, të zgjuar dhe të vendosur, e në asnjë mënyrë me epitete tjera, kjo sepse të gjitha i kanë vet.

Ne të gjithë e pamë që u nënshkruan marrëveshjet e rëndësishme pa pëlqimin politik dhe qeverisës, për hekurudhë, autostradë dhe vije ajrore, dhe askush nuk ka guxim ti anulojë edhe pse këto marrëveshje, personalisht i mbështesë. Pra, mos harroni mundësinë e heqjes së implementimit të Takses po na pyet fare SHBA-ja. Po, sepse ky vend mik, ka mekanizmat ushtarak, politik dhe juridik dhe ka mbështetje të pa rezervë të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë dhe kjo ka mundësi që shpejtë të ndodhë edhe pse si fillim ata po dëshirojnë ti shterrojnë mundësitë miqësore e politike për të cilat besojnë, se ne duhet të jemi bashkëpunues, e jo pengues.

Sa për informim, Taksa është vendosur nga Qeveria brenda 5 minutash dhe ka mundësi të hiqet për një minutë dhe të rikthehet çdoherë për një sekond, nëse bisedimet nuk shkojnë sipas interesave kombëtare.

Qytetarët në çdo kohë dhe çdo herë janë në mbështetje të vendimeve Qeverisëse!

 

Fryhet Ramiz Kelmendi për brekët e tij dhe trenerkat e gruas

Periskopi.com Fun

Ish-deputeti i LDK’së dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, sonte në Debat Plus ka thënë se duhet të mbrohet dhe të vlerësohet produkti vendor në Kosovë, transmeton Periskopi.

Ai për të ilustruar përkushtimin dhe dashurinë ndaj produkteve vendore, është krenuar që vesh të brendshme nga Kosova dhe se gruaja e tij përdor trenerka të prodhuara në Podujevë.

‘’Nëse arrin me i bind të tjerët, dhe të paktën bashkëshorten me  i përdor produktet tona, është sukses.  Një natë gruaja u lavdërua që i ka veshë do trenerka nga Podujeva. I thash gru po më pëlqen që si gru e biznesmenit,  ke arrit me i vesh nipar trenerka të prodhuesit vendor’’.

”Këpucat i kam të Kosovës, këmishën të Kosovës dhe të brendshmet i kam të Kosovës”/PERISKOPI/

Kelmendi e quan komunist Kurtin: Devollët i dhanë para dhe më thanë se Albini ka qëndrim të keq ndaj teje

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi sonte në Debat Plus ka folur për raportet e tij me kreun e VV’së, Albin Kurtin, të cilin e quan komunist, transmeton Periskopi.

‘’Gjuha e një lideri, regjimi është komunist, fashist, s’ka regjim në ekonominë e lirë të tregut Unë nuk i tutem asnjërit se kush fiton. Nëse keni info, që dikush që i fiton zgjedhjet, është minore me menu. Unë as nuk i frikohem dhe i shkoj në zyre dhe se kam drt. Ai i ka instrumentet ligjore për cka unë nuk i frikësohem. Ju e dini që si u hi VV në Prishtinë, më është rrënu një pjesë e objektit. Albin Kurti ka politikë komuniste’’, ka thënë Kelmendi.

‘’VV i ka rrotullu edhe kamionat nga Serbia. Mos e ka gjet ndonjë të Elkosit, jo’’.

Tutje Kelmendi ka thënë se VV ka marrë para nga Devollët dhe se këta të fundit ia kisihn përcjell një mesazh nga Albin Kurti.

‘’Me VV’në nuk kam asnjë të hyre e të dalë, as nuk foli me ta. Unë e di vitin kur kanë shku dhe janë kthy Devollët e më thanë që qëndrim të keq ka ndaj tje. Brenda takimit kur i kanë marrë me vete paratë. Arritëm marrëveshje që prodhimtaria e tyre të ruhet. Për mua tha që për mua kishte qëndrim të dobët’’

‘’Asnjë parti politike nuk e kam financu, përvec mbrojtjen e Ramush Haradinajt në Hagë.’’/PERISKOPI/

 

 

Kelmendi: LDK i humbi zgjedhjet pse nuk më kishin mua në listë

Periskopi.com Lajme

Ramiz Kelmendi, biznesmeni që së fundmi i është bashkuar PDK’së, ka thënë se ish-partia e tij, LDK i ka humbur zgjedhjet pse atë nuk e ka pasë në listë deputetësh, transmeton Periskopi.

‘’LDK i ka humb zgjedhjet me mungesën time në listë. Kalimi në PDK ka qenë me i tregu që është lëvizje e prej 3-4 për qind e gjitha votave. Kjo ndikon shumë’’, ka thënë Kelmendi sonte në RTV Dukagjini.

Lëvizjet time kanë qenë, pastërtia ime juridike që ekziston dhe mbështetja e Kadri Veselit./Periskopi/

Debat Plus me Ermal Pandurin – 30.10.2019

Ramiz Kelmendi – Ish deputet i LDK-sëArmend Muja – AnalistBekim Kabashi – Gazeta Reporteri

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, 30 October 2019

 

 

Ekspertët e ekonomisë flasin pas kërcënimit që i bëri Kurti Ramiz Kelmendit

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë, Amar Pushka kishte sinjalizuar padrejtësinë që i është bërë nga ish-shefi i tij.

Pushka kishte deklaruar se ish-deputeti Ramiz Kelmendi e kishte kërcënuar dhe e ka ndëshkuar me heqje nga puna pasi që nuk e kishte votuar partinë që kishte kërkuar Kelmendi.

Për këtë veprim, kishte reaguar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka paralajmëruar masa të frikshme ndaj atyre që po shkelin të drejtat e punëtorëve.

‘’Kërcënimin e parë ia ka bërë një ish-politikan i cili është pronar biznesesh të marketeve’’- këto komente Kurti i ka bërë teksa ka takuar Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Kelmendi i cili e quajti Kurtin “mbështetës të regjimit të vjetër”.

Kelmendi ka thënë se Kurti po bën “linçim politik” me këto akuza.

Ai në një shkrim në Facebook ftoi publikisht edhe organet e rendit dhe Avokatin e Popullit që të merren me këtë rast.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një prononcim për Periskopin, thotë se të gjithë ata që i përkasin skenës politike duhet të tregohen të kujdesshëm në gjuhën ndaj sektorit privat. Sipas tij, ky sektor është punëdhënësi më I madh në vend dhe kontribuuesi kryesor në shtetndërtim.

‘’Në parim OEK kërkon nga të gjithë skena politike të jetë e kujdesshme në gjuhën ndaj sektorit privat. Çdo shkelje mund të adresohet nga organet kompetente, e jo nga politika. Nuk duhet të harrohet një fakt, sektori privat është punëdhënësi më i madh në vend dhe kontribuesi kryesor në shtetndertim. Me çdo Qeveri ne do të ndërtojmë ura komunikimi për të adresuar çdo shqetësim, brenda kornizës ligjore, gjithmonë në mbrojtje të interesave legjitimen të biznesit’’, përfundon Rukiqi.

Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci thotë se personat që i kërcënojnë punëtorët e kanë vendin prapa grilave.

‘’Ramiz Kelmendi duke i kërcënuar punëtorët e tij me largimin nga puna me mos dhënien e votës tek Kadri Veseli, nuk i ka funksionu. Tani, Qeveria e re do të duhet që ta largoj nga Kuvendi Ramiz Kelmendin, si dhe Prokuroria dhe Policia duhet që ta dënojnë për kërcënim dhe shantazh ndaj punëtorëve të tij në ETC.’’, tha Grapci./Periskopi

Prokuroria nis hetimet ndaj Ramiz Kelmendit

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pas deklaratave publike të biznesmenit, Ramiz Kelmendi, se është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pas deklaratave publike të biznesmenit,

Paraprakisht Kelmendi kishte sqaruar se ai është në mbështetje te Kadri Veselit dhe PDK-së për të fituar zgjedhjet.

“A ka më kënaqësi se të kërkosh votë në kompaninë e vet dhe atë, votë vetëm vullnetare!”, kishte thënë ai.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar edhe një rast tjetër për hetim, në bazë të qarkullimit të një video-incizimi, ku vërehet një person, i cili dyshohet se përmes një pakoje të shoqatës humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, është duke zhvilluar aktivitet politik në lidhje me zgjedhjet parlamentare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, me qëllim të sqarimit dhe identifikimit të personave të implikuar në këto raste.

Osmani tha se e refuzoi Kelmendin në synimin për post të lartë, ai e quan deklaratën e saj gënjyese

Periskopi.com Lajme

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK, mbrëmë ka qenë mysafire në emisionin PRESSING në T7.

Ajo ndër të tjera foli edhe për kërkesën e Ramiz Kelemendit ndaj LDK-së, duke thënë se nuk ka pranuar që Kelmendit t’i jepet garancion se do të emërohet zëvendëskryeministër, përcjellë Indeksonline.

 

 

Ndërsa, sot përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, Kelmendi i cili u largua nga LDK, ka demantuar Osmanin, duke e quajtur deklaratën e saj gënjyese.

Ky është postimi i tij i plotë:

Isha Deputet i Pavarur dhe kur mu ofrua oferta nga Kryetari i LDK-së Isa Mustaga me bashkëpunëtorë që të aderoja në LDK dhe të marrë pozitën e zv/Kryeministrit, si përgjegjësi për të kontribuar në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës (ku jemi vet-vlerësuar e vlerësuar si Qeveri e suksesit), e pranova si detyrë dhe obligim.

Meqenëse isha i suksesshëm, kërkova nga Kryetari Muetafa të vazhdoj pozitën për të përmbyllur idetë dhe punët e mbetura, por, duke kuptuar pozitën e Kryetarit gjatë një takimi, vendosëm të ndahemi miqësisht nga LDK. Gjatë këtij takimi nuk ka qenë askush prezent përveç Kryetarit Mustafa dhe duke i ruajtur bisedat personale, dua ta demantojë Vjosën për deklaratën gënjyese në T7.
Sa i përket deklaratave të tjera, punën e tregojnë rezultatet e kompanisë sime!

Kelmendi: Nuk e di nëse Vjosa Osmani dinë dhe mundet të realizojë diçka – Madje s’ka asnjë biznes

Periskopi.com Lajme

Ramiz Kelmendi, tanimë mbështetës i Kadri Veselit për kryeministër ka thënë se Vjosa Osmani s’do të mund të udhëheqë Qeverinë dhe të shtyjë procese përpara, transmeton Periskopi.

Kelmendi që deri pak ditësh ishte pjesë e LDK’së, sonte në DPD ka thënë se Vjosa Osmani s’ka asnjë biznes dhe nuk ka shtyer as edhe një familjar të saj për të hapur diçka.

‘’Nuk e di a di dhe a mundet me realizu diçka Vjosa Osmani. Ska asnjë biznes, s’ka marr pjesë në themelim ose i ka jep dikujt ide për themelim dhe zhvillim të shtetit. Ai person i jep ide familjarëve për biznes. Një person  i tillë nuk mund të shtyjë proceset e shtetit përpara. Që s’di me ngreh njerëzit rreth vetes’’, ka thënë Kelmendi.

‘’Me Vjosa Osmanin nuk kemi pasë miqësi sepse ka qenë një kohë edhe kundër ngjarjeve që kanë qenë pozitive, siç është Asociacioni, dhe kjo na ka ndarë ndoshta’’, tha Kelmendi./PERISKOPI/

 

Ramiz Kelmendi takohet me Kadri Veselin: Do ta mbështes për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është parë duke pirë kafe së bashku me kryetarin e PDK-së njëherësh, kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës Kadri Veseli.

Ekipi i Ekonomia Online, ka parë Kelmendin dhe Veselin duke diskutuar me Veselin në një lokal në qendër të Prishtinës.

EO është ofruar dhe ka pyetur Kelmendin nëse ky është një aderim në PDK.

“Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëjë Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thënë shkurt Kelmendi, duke mos dashur të komentojë për largimin e tij nga LDK-ja.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se është i nderuar me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.

“Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili poashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës. Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve. Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thënë Veseli.

Ramiz Kelmendi i cili ka qenë deputet i LDK-së në mandatin e kaluar, udhëheqë njërën prej kompanive më të mëdha tregtare ku punëson mijëra punëtorë.

Kelmendi: Shqetësuese, pjesëmarrja e vogël e shqiptarëve në zgjedhjet e Medvegjës

Periskopi.com Lajme

Biznesmeni Ramiz Kelmendi i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve në Medvegjë si tejet shqetësuese.

Ai ka thënë se nga 8.600 votues, vetëm 866 ishin vota të qytetarëve shqiptarë, apo e shprehur në përqindje janë vetëm 10, njofton Klan Kosova.

“Kjo është rezultat i shtypjes dhe detyrimit të tyre për t’u shpërngulur rrugëve të Europës, derivat i metodave të shumta që ka përdorur ndër vite, politika shoviniste serbe”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Efekti i shovenizmit serb dhe rezultatet zgjedhore ne Medvegjë!

Rezultati zgjedhor ne Medvegjëështë tejet shqetësues, ku nga 8 mijë 600 votues, vetëm 866 ishin vota të qytetarëve shqiptarë, apo e shprehur në përqindje janë vetëm 10%!
Kjo është rezultat i shtypjes dhe detyrimit të tyre për tu shpërngulur rrugëve të Europës, derivat i metodave të shumta që ka përdorurë ndër vite, politika shoveniste serbe.

Por, në këtë realitet tashmë të krijuar atje, a kanë faj liderët e Kosovës ?
Ne jemi pranë kufirit me Medvegjën, ndaj, a duhet që Kosova të ketë rolin e mbrojtjes së pakicave siç e kishte Shqipëria për Kosovën me dekada!? Po, andaj, këtë rol duhet ta ngrisim dhe sensibilizojmë si obligim shtetëror dhe të dërgojmë mesazhe të qarta në Bruksel dhe SHBA për interesimin tonë. Meqë, takaa dhe masat e më hershme për të bashkëpunuar me prodhimet bujqësore e në veçanti edhe produkti i duhanit dhe shume ekonomi prodhuese të cilat gjenden në Preshevë dhe Bujanoc, me këtë akt pozitiv ishte dashur të gjëndet mundësia ligjore që të kompensohen importuesit eskluziv të bizneseve kosovare për vlerën e taksës, në mënyrë që ato produkte të prodhuara nga kompanitë e qytetarëve shqiptarë mos të dëmtohen edhe nga politika shtetërore e Kosovës.
krejt në fund, shfrytëzoi rastin të uroi qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës – Medvegjës dhe Bujanocit për qëndrueshmëri në vendet dhe vatrat e tyre si dhe për përpjekjet e rezultatit nga zgjedhjet.
Efekti i shovenizmit serb dhe rezultatet zgjedhore ne Medvegjë!

Rezultati zgjedhor ne Medvegjëështë tejet shqetësues, ku nga 8 mijë 600 votues, vetëm 866 ishin vota të qytetarëve shqiptarë, apo e shprehur në përqindje janë vetëm 10%!
Kjo është rezultat i shtypjes dhe detyrimit të tyre për tu shpërngulur rrugëve të Europës, derivat i metodave të shumta që ka përdorurë ndër vite, politika shoveniste serbe.

Por, në këtë realitet tashmë të krijuar atje, a kanë faj liderët e Kosovës ?
Ne jemi pranë kufirit me Medvegjën, ndaj, a duhet që Kosova të ketë rolin e mbrojtjes së pakicave siç e kishte Shqipëria për Kosovën me dekada!? Po, andaj, këtë rol duhet ta ngrisim dhe sensibilizojmë si obligim shtetëror dhe të dërgojmë mesazhe të qarta në Bruksel dhe SHBA për interesimin tonë. Meqë, takaa dhe masat e më hershme për të bashkëpunuar me prodhimet bujqësore e në veçanti edhe produkti i duhanit dhe shume ekonomi prodhuese të cilat gjenden në Preshevë dhe Bujanoc, me këtë akt pozitiv ishte dashur të gjëndet mundësia ligjore që të kompensohen importuesit eskluziv të bizneseve kosovare për vlerën e taksës, në mënyrë që ato produkte të prodhuara nga kompanitë e qytetarëve shqiptarë mos të dëmtohen edhe nga politika shtetërore e Kosovës.
krejt në fund, shfrytëzoi rastin të uroi qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës – Medvegjës dhe Bujanocit për qëndrueshmëri në vendet dhe vatrat e tyre si dhe për përpjekjet e rezultatit nga zgjedhjet.

Ramiz Kelmendi

Kelmendi: Serbia po përdorë fshirjen nga listat zgjedhore të shqiptarëve në Luginë si spastrim etnik

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi po thotë se Serbia po i fshinë shqiptarët e Luginës nga listat zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia po tenton të bëjë spastrim etnik në pjesën e banuar me shqiptarë.

Ai thotë se me këtë, Serbia po dëshiron t’i arrijë qëllimet politike.

Ky është postimi i tij në Facebook:

A po e përdorë Serbia fushatën zgjedhore për shmangje të vëmendjes nga Lugina e Preshevës

Serbia po përdorë fshierjen nga listat zgjedhore të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës si spastrim etnik nga njëra anë dhe si tendencë për paraqitje të numrit të zvogëluar të qytetarëve në atë territor..Kjo po ndodhë në një kohë kur priten edhe negociatat Kosovë-Serbinë.
Me këtë veprim Serbia po tenton edhe që të përshpejtojë negociatat si presion për ngjarjet e spastrimit etnik, me kushtet që po që se nuk gjendet në tryezë shkëmbimi i territoriteve, atëherë spastrimi etnik ka arritur qëllimin e vet në terren. Me këtë projekt, Serbia po dëshiron të arrijë qellimet politike, andaj është mirë që Kosova të veproi paralel edhe me ankesat pranë Bashkësisë Ndërkombëtare që të veprojnë në parandalimin e spastrimit etnik. Këtu ndoshta edhe qëndrimi i Presidentit të Çekisë për të tërhequr njohjen është një prej politikave të dëmshme për Kosovën.

Lideret politik dhe institucional duhet të veprojnë në vazhdimësi me kujdes të madh për ndodhitë ndërkombëtare dhe krahas kësaj të mirren edhe me zgjedhjet e brendshme.

Kelmendi pas largimit nga LDK: Do të mundohem ta mbështesë publikisht Kadri Veselin për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Biznesmeni dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi është tërhequr përfundimisht nga politika, shkruan Periskopi.

Pasi e bëri të ditur këtë në facebook, Kelmendi përmes një linje trelefonike në RTV Dukagjini ka thënë se do ta mbështes Kadri Veselin për kryeministër.

“Dua të falënderoj shumë kryetarin i cili që më ka ofruar kushtet më të mira që i kam pas deri më tani, Kadri Veselin dhe ndihem keq që nuk kam mundur të mbështes gjatë kësaj fushatë edhe të fushatave të tjera”, shkruan

Ramiz Kelmendi tërhiqet nga politika

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi përmes një postimi në facebook, ka konfirmuar tërheqjen e tij nga politika, shkruan Periskopi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Të dashur miq, po ju shkruaj nga Gjermania!

Pas realitetit të ri për të cilin ju kam informuar sot, kam pranuar oferta mëse serioze për rrugëtim të mëtejmë politik dhe i kam konsideruar lartë.

Në këtë mes dua që sinqerisht dhe përzemërsisht të falënderojë jo veç për ofertat, por edhe për vlerësimin, garancat dhe gatishmërinë për të më dhënë besimin e projektit ekonomik për Kosovën, z.Kadri Veseli – Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit dhe z.Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së dhe kryeministër në detyrë.

Në mbrëmje kam pranuar këtu, raportin personal shëndetësorë nga Turqia, ku mjekët specialist më referojnë që shëndeti im kërkon të mbahet stabil dhe nën kontroll në kontinuitet. Pozita ime shëndetësore, referuar mjekëve turq, kërkon regjim të qetë, larg aktiviteteve që nxisin stres dhe kërkojnë energji të dyfishuar, ndaj dhe me këtë më pamundësohet pjesëmarrja aktive në jetën politike.

Unë mbetem pranë kontributit për zhvillim ekonomik të Kosovës.

Me konsideratë;

I juaji, Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi: Nuk jam më pjesë e LDK’së, do ta gjej partinë që mbështet vizionin tim

Periskopi.com Lajme

Ramiz Kelmendi, ka sqaruar opinionin publik se ai më nuk është pjesë e LDK’së, rrjedhimisht, as pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi sqaron:

Te nderuar qytetarë dhe mbështetës në fushatat zgjedhore!

Unë Ramiz Kelmendi jam angazhuar me tërë profesionalizimin dhe njohuritë e mia në lëmin teorik dhe praktik për zhvillimin e vendit në kuadër të LDK-së dhe si pjesë e Qeverisë Mustafa kemi treguar rezultate të kënaqshme por për një periudhë të shkurtër kohore, meqenëse besimi mu dha nga Kryetari dhe strukturat politike të LDK-së e në veçanti strukturat politike të Pejës, përsëri unë si pjesë e LDK-së më është dashur një periudhë e shkurtër kohore që të ambientohem, të krijoj një besueshmëri politike dhe ekonomike, në mënyrë që propozimet e mia për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik mos të hezitohen në implementim edhe pse mundë t’ju them se kam pasur mundësi të bëjë shumë më shumë sikurse mandati qeverisës të shkonte deri në fund, në këtë mënyrë edhe besueshmëria në propozimet e mia të shtohej, por mundë të theksoj se propozimet e mia gjithnjë kishin edhe mbështetje teorike dhe praktike ku edhe jam i dëshmuar.

Obligimet e marra gjatë lobimit nga qytetarët, të punësuarit, për premtimet e mia për tu zgjedhur deputet në vitin 2017 kanë përfunduar dhe me fillimin e zgjedhjeve të vitit 2019 më është dashur të kërkoi nga LDK dhe nga vet kryetari Mustafa që të sqarohet pozita ime politike si pjesë e qeverisë për të përmbyllur vizionin tim për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës shumë të domosdoshëm. Tani në struktuarat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj unë me të drejtë kamë kërkuar pozicionin timë nga vetë kryetari akademik Mustafa dhe nga bisedat e datës 05.09.2019 kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të nga ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia.

Me këtë takim e falënderova për bashkëpunim në Qeverisjen më të mirë të pasluftës dhe perkundër ndarjes së rrugëve mbeti hapësirë 24 orëshe për të pasur mundësi të rishqyrtimit të qëndrimit. Meqenëse ky qark kohor kaloi, mundë të deklarojë se unë, Ramiz Kelmendi nuk jamë pjesë e LDK-së dhe listës së LDK-së.

I juaji;
Ramiz KELMENDI

 

Kelmendi e përulë Behgjet Pacollin: Ai ka pare më shumë, ama unë jam më i dijshëm

Periskopi.com Lajme

Anëtari i LDK’së, Ramiz Kelmendi, sonte në Debat Plus ka përulur kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin, duke thënë se është më i zoti dhe më i mençur se ai, transmeton Periskopi.

‘’Nuk  e kam qëllim me shku vec me u ul si zv/kryeministër, në qat vend. Unë nuk jam Behgjet Pacolli. Ai ka pare shumë ma shumë se unë, por unë kam shumë më shumë dijeni për zhvillim ekonomik të shtetit se sa ai. Kur dush ne dalim në debate. Unë ia jap dorën për paratë, por atë që mund ta jap unë, s’mund ta bëjë zotëri Pacolli. S’mund të rri aty vec pse po më vyen pozita, hiq’’, tha Kelmendi.

Kelmendi  ka thënë se gjasat janë të mëdha që të largohet nga LDK.

Ai tha se në Qeverinë e Vjosa Osmanit mund të mos ketë hapësisë për njerëzit e vjetër.

‘’Nuk kam vendos nëse do të jem në listë të LDK’së. Nuk po mund të kërkoj sa duhet nga LDK pasi kemi ambient të ri në LDK, me Vjosa Osmanin. Zakonisht kur bëhet prezantimi i kandidates, merr që ta përzgjedhë aparatin qeveritar që asaj i përgjigjet për t’i shtyrë proceset. Ne që  e kemi një moshë të caktuar, mundemi mos me qenë pjesë e asaj strukture që ajo paramendon’’, tha ai

Kelmendi tregon se çka  i ka thënë Mustafës për këtë çështje. Kelmendi thotë se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë me qenë zv/kryeministër për ekonomi.

‘’ Nuk mund të jem deputet  i thjeshtë sepse nuk di si do të dal në opinion për të kërkuar votë, kur nuk do të di se cka do t’ju ofroj. Gjasat janë shumë më të mëdha që të largohem. Nuk e di, dëshira për me kontribu për shtet, shumë më  e madhe. Më mirë do të ishte që të mos jem fare pjesë e politikës. Të jem pjesë e Qeverisë në një pozitë ku mund të kontribuoj. Që ekonomia të shkojë përpara”/PERISKOPI/

 

 

Ramiz Kelmendi: E dëgjova me veshtë e mi Albin Kurtin duke folë kundër Amerikës

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, është para analistëve të RTV Dukagjinit.

Ai është pyetur së pari për raportet e partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e ditur qëndrimin e tij armiqësor ndaj partisë së udhëhequr nga Kurti.

Kelmendi tha se nuk e ka kundërshtuar një koalicion të tillë, shkruan Periskopi.

I pyetur më tej në lidhje me raportet e tij armiqësore me VV-në, ai deklaroi se e kishte dëgjuar me veshtë e tij Albin Kurtin derisa thoshte që “shqiptarët nuk e duan Amerikën”.

Z.Kelmendi bënte referencë me një deklaratë të inçizuar të z.Kurti para disa vitesh kur Vetëvendosje po protestonte kundër Qeverisë Thaçi II.

Ai po ashtu tha se me Vetëvendosjen e dallonin parimet ekonomike. Më tej, ai deklaroi se kishte më shumë gjasa për t’u larguar se për të qëndruar në LDK./Periskopi