Pyetjet që njerëzit e kulturuar nuk i bëjnë

Periskopi.com Zoya

Aftësia për të hyrë në muhabet është një aftësi e mirë që ju vlen si në punë ashtu edhe në jetë, por ndonjëherë edhe njerëzit e sjellshëm pa dashje bëjnë pyetje që mund të shkaktojnë refuzimin e një bashkëbiseduesi dhe dëshirën për të mos folur.

Dhe shumë shpesh nuk është e qartë se ku qëndron problemi.

Ja se cilat janë pyetjet që njerëzit u bëjnë të panjohurve në biseda më shpesh.

Ne zgjodhëm ato që ju duhet të shmangni, veçanërisht nëse doni të mbani kontakte të mira dhe të bëni një bisedë të mirë.

1. “Mami yt është kjo?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/1.jpg

Nëse nuk e dini me siguri se çfarë lloj marrëdhënieje kanë njerëzit që keni përballë, ju nuk duhet të hamendësoni dhe të jepni variantet.Është e mundshme që bashkëbiseduesi juaj të largohet nga pyetje të tilla si:

“A është nëna juaj / motra / vëllai / biri juaj?”

“A keni lidhje familjare?”

Ju mund të ngatërroni gabimisht një motër më të madhe me nënën, ose t’i quani njerëzit që nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin të afërm. Ngjashmëria me njëri-tjetrin mund të jetë një ofendim i madh për ta.

Është shumë më e thjeshtë dhe më e sjellshme për të dalë në përfundimin se çfarë statusi marrëdhënieje kanë personat që keni përballë duke parë sjelljen, mënyrën dhe bashkëbisedimin e tyre.

2. “Sa kohë keni së bashku?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829260-46027310-63c9c0183364cda22fb42308751d36fdbf413185-1500-1-1545991832-728-32e9147584-1546374457.jpg

Njerëzve u pëlqen të flasin për marrëdhëniet e tyre dhe marrëdhëniet e të tjerëve.

Sidoqoftë, nëse bashkëbiseduesit tuaj nuk po e ndajnë me të tjerët statusin e marrëdhënies së tyre, më mirë mos pyesni se prej sa kohësh janë së bashku dhe nëse janë martuar apo jo.

Njerëzit që keni përballë mund të rezultojnë të jenë thjesht miq që kanë vendosur të vijnë së bashku në festë. Pyetjet rreth martesës mund të jenë të pakëndshme për çiftet që kanë mosmarrëveshje në këtë temë.

3. “Kur do të bëheni me fëmijë?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829310-46032460-ec2d107d9e6d58840a4dd9f2cda50e18590fad42-1500-1-1545992128-728-32e9147584-1546374457.jpg

Këtu janë disa pyetje të tjera që bëni mirë t’i shmangni:

A keni fëmijë?”

“A je shtatzënë?”

“A dëshironi djalë apo vajzë?”

Ne mund t’ju sigurojmë që çdo nënë me shumë fëmijë pyetet vazhdimisht: “A janë të gjithë këta fëmijë tuajët?” Kjo me gjasë e bën atë të xhindoset!

Një pyetje për të pasur fëmijë mund të fyejë çifte pa fëmijë dhe t’i mërzisë ata që nuk mund të kenë një fëmijë. Përveç kësaj, tema e shtatzënisë mund të tingëllojë si një ngacmim ose një aluzion për të qenit mbipeshë.

Nëse bashkëbiseduesi juaj ka me vete fëmijët, është më mirë ta pyesni për gjërat që atyre ju interesojnë dhe nëse janë pa fëmijë, është më mirë të gjeni një temë më neutrale për bisedën tuaj fillestare.

4. “A do të qëndrojë përgjithmonë?”

Natyrisht, njerëzit kanë më pak gjasa të flasin për probleme shëndetësore të dukshme dhe të dallueshme të bashkëbiseduesit të tyre, por shpesh bëjnë pyetje të parëndësishme rreth veçorive të paraqitjes së një personi si:

A ishte e dhimbshme?”

“A është e vertetë?”

Shumë pak njerëzve iu duket interesante t’u tregojnë të panjohurve për tatuazhet e tyre, piercing dhe flokët e tyre rasta. Për më tepër, nuk duhet t’i prekni kurrë njerëzit e tjerë ose sendet e tyre, kjo është një shkelje e hapësirës personale.

Pyetja rreth procedurave kozmetike që një person ka kryer nuk është gjithashtu një tregues i sjelljes së mirë.

Edhe nëse jeni i sigurt se personi përballë jush është nxirë në solar, ju nuk duhet t’a pyesni për adresën e sallonit. Ndoshta ky person dëshiron të pretendojë se kjo është ngjyra natyrale e lëkurës dhe pyetja juaj mund t’ia prishë humorin.

5. “Çfarë të duhet?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829410-38361860-82071c84fa3d0cd5fdba1e026dc1bb7909d8a522-3000-1-1545305467-728-32e9147584-1546374457.jpg

Hobitë janë një temë e mirë për biseda të vogla. Kjo mund t’ju ndihmojë të bëheni miq të mirë me njerëz të rinj. Megjithatë, ka edhe një varg pyetjesh që mund të vënë në siklet një bashkëbisedues.

Për shembull, pyetja pse një personi i duhen 5 qen ose pse ata kanë një hobi aq të shtrenjtë nuk është aspak një pyetje e këndshme. Bashkëbiseduesi juaj mund të mendojë se i konsideroni hobitë e tyre budallallëqe.

6. “Sa e ke rrogën?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829460-46040310-ff4b2b7d358758c0a0afef5eae68596ee77959a1-1500-1-1545992433-728-32e9147584-1546374457.jpg

Shumë njerëz i pyesin bashkëbiseduesit e tyre se sa e kanë rrogën dhe kur nuk marrin një përgjigje, ata mund të përpiqen të gjejnë se sa fitojnë ekspertë në këtë fushë në përgjithësi.

Për më tepër, njerëzve nuk më pëlqen të pranojnë se paga e tyre nuk është aq e lartë dhe ata thjesht e pëlqejnë punën e tyre. Ose se nuk u pëlqen puna e tyre dhe duan ta ndryshojnë atë, por nuk kanë gjetur ende mundësinë e duhur. Gjithsesi, pyetjet rreth parave dhe shpërblimeve janë shumë personale për t’u bërë.

“Sa të ka kushtuar?”

Blerjet mund të jenë një tjetër temë e pakëndshme. Ndoshta po pyesni thjesht për koston e artikullit sepse miku/mikesha juaj ka blerë kohët e fundit të njëjtën gjë dhe ju thjesht dëshironi të krahasoni çmimet.

Por bashkëbiseduesi juaj mund të mendojë se po përpiqeni të vlerësoni gjendjen e tyre financiare dhe aftësinë për të përballuar blerje të caktuara.

Si t’u përgjigjeni pyetjeve të sikletshme?

Çfarë ndodh nëse dikush ju bën një pyetje të pakëndshme? Veprimet e mëposhtme mund të jenë shumë të dobishme:

Ndryshoni temën

Jepni një përgjigje të shkurtër

Refuzoni të përgjigjeni

Shumë shpesh, injorimi i një pyetjeje do të jetë e mjaftueshme për ta bërë bashkëbiseduesin tuaj të kuptojë se është e sikletshme për ju. Ndryshimi i temës dhe dhënia e një përgjigjeje të shkurtër është gjithashtu një sinjal i mirë që nuk ju pëlqen.

Megjithatë, nëse bashkëbiseduesi juaj këmbëngul në përgjigjen, thjesht mund të thoni: “Nuk dua të flas për këtë gjë, të ndryshojmë temë“. Është shumë më mirë sesa të zemëroheni, të jeni nervoz dhe të inatosur në temën që nuk ju pëlqen.

Pyetjet përcaktojnë rrjedhën e bisedës. Të mësuarit për t’i bërë pyetjet në mënyrë korrekte do të thotë të bëheni një bashkëbisedues i mirë që tërheq njerëz të tjerë.

Nxënësit 12-vjeçarë detyrohen t’iu përgjigjen pyetjeve në shkollë për alkool, seks e vetëvrasje

Periskopi.com Lajme

Disa prindër, të pakënaqur u mblodhën pasditen e kësaj dite, duke mohuar të jenë në dijeni se kush i përpiloi pyetjet ku një testi për alkool e seks iu nënshtruan nxënësit 12 vjeçarë.

Rasti ndodhi në shkollën ”Faik Konica”, e këtij pyetësori që u fotografua nga nxënësit e klasës së shtatë, ata iu përgjigjën pa lejen e prindërve, paraditen e së premtes.

“A pini më shumë se 5 cigare në ditë?”, “A keni qenë shumë i dehur në 30 ditët e fundit?”, “A mendoni për vdekjen dhe vetëvrasjen?, ishin disa nga pyetjet të cilat nxënësit u detyruan t’u përgjigjen.

Një test i tillë ishte mbajtur edhe më parë në këtë shkollë në prill të këtij viti, e megjithatë drejtoresha e shkollës nuk e njeh personin që ju bëri këto pyetje nxënësve.

Përveç drejtoreshës, edhe kujdestarja mohon të ketë qenë në dijeni të kësaj ndodhie.

Mërgimtari ‘diss’ gjithë atyre që u bëjnë pyetje bezdisëse kur vijnë në pushime

Periskopi.com Fun

Një nga pyetjet që më së shumti bëhen gjatë kohës kur mërgimtarët vijnë për pushimet e verës janë “Kur keni ardhur?” dhe “Sa do të rrini?”.

Këto pyetje një mërgimtar  kreativ ka vendosur t’iu përgjigjet duke i printuar në një bluzë. E bëri këtë pasi ishte lodhur të përgjigjej në çdo takim të programuar apo rastësor.

“Kam ardh me 15.07. Kam me nejt deri me 08.08. Ma mire ketu se atje”, – ka shkruar emigranti nga Kosova që bluzën e mbante gjithmonë të veshur.

 

Shpend Maxhuni të hënën merret në pyetje për gylenistët

Periskopi.com Lajme

Driton Selmanaj, zëvendës-kryesues i Komisionit Hetues Parlamentar për depërtimin e gjashtë shtetasve turk, ka konfirmuar ky Komision të hënën do ta intervistojë shefin e AKI-së, Shpend Maxhuni, ish-drejtorin e policisë së Kosovës.

“Jemi në fazën e intervistimeve, të hënën në ora 13 e kemi në raportim ish-drejtorin e Policisë së Kosovës Shpend Maxhunin, tani më shefi i Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës (AKI), dhe kemi procesion e intervistës me policët dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në arrestimin, të cilët vetëm se kemi përfunduar intervistimin”, tha Selmanaj duke shtuar se shumë shpejtë do të vendoset data në të cilën do të ftohen për raportim edhe kryeministri, presidenti, dhe ministri Punëve të Jashtme.

Në fund të muajit tetor, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të depërtuar nga Kosova në Turqi në mënyrë misterioze në mars të këtij viti nisi punën me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje deklaroi siç raportoi KALLXO.com, tha se ky komision dëshiron tas kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe depërtuar.

“Deri më tani kemi intervistuar tre zyrtar policor të aeroportit. Do të vazhdojmë me zyrtarë tjerë policorë”, pati thënë Sveçla pas përfundimit të seancës së intervistimit të policëve.

 

 

Qesharake, në testin për punësim në komunën e Drenasit ishte edhe kjo pyetje!

Ditë më parë komuna e Drenasit ka hapur konkurs punësim për disa pozita të ndryshme.

Periskopi.com Lajme

Sipas Xhavit Drenorit njëra ndër pyetjet me shkrim për vendin e punës “zyrtar i prokurimit” në Komunë ishte: Kur ka rënë muri i Berlinit?

Sipas Drenorit kryetari me pyetje të tilla po i rehaton në punë njerëzit e tij.“Nuk di çfarë lidhje ka një zyrtar prokurimi me murin e Berlinit, vetëm së me pyetje të tilla me shkrim, Kryetari lehtë i rahaton njërezit e vetë në punë (kuptohet duke i parapërgadit me këto pyetje)”.

“Ky është Kryetari jonë i ndryshimeve, i cili është “borgj deri në fyt” për punësime, rrugë, kanalizime etj., rend e pa rend, kualifikim e pa kualifikim”, ka thënë Drenori.

Këto janë pyetjet që bën FBI, për të kuptuar nëse ja apo jo terrorist

Për çdo përgjigje del një rezultat, që të udhëzon për të përcaktuar radikalizmin në një shkallë nga 1 deri te 100. Mbi bazën e të dhënave, hetimet pastaj marrin një kthesë të rëndësishme.

Periskopi.com Lajme

Siç bën të ditur gazeta e Gleen Greenwald, autor i “scoop”-it të “Datagate”-it, gjurmët përbëhen nga 48 pyetje dhe kjo është kryer në vitin 2015.

Disa pyetje janë më të sigurta se të tjerat. Pastaj ka disa të tjera që shkojnë deri në fund. Numri 20 për shembull, thotë: “Subjekti merr instruksione ose është nën drejtimin direkt të ekstremistëve të huaj?”. Një kuotë e pyetësorit, i dedikohet profilit psikologjik për të kuptuar nëse ekzistojnë ç’ekuilibra që mund të favorizojnë radikalizmin dhe kryerjen e akteve të dhunshme. Në veçanti kjo ndodh me ish-militantët “e heshtur”, siç nënvizon pyetja numër 10 dhe sjelljet më dyshuese, si mungesa e punës, ndryshimet e aspektit fizik (por nuk specifikohet se çfarë tipi).

Në pyetësor shmanget çdo referencë për besimin. Por është e qartë se si objektiv janë subjektet në rrezik rekrutimi nga ana e grupeve xhihadiste, të konsideruar nga analistët mes më të rrezikshmëve të momentit. Nëse edhe SHBA-të kanë parë rritjen e numrit të sulmeve të lidhura me xhihadizmin, sipas “The Intercept”, pyetësori gjithsesi zbulon një shtrembërim të formës dhe të thelbit të rëndësishëm.

“Edhe duke lënë mënjanë aspektin e të drejtave themelore, si liria e shprehjes, besimi te një model matematik ose te një algoritëm, përpilimi i një profili të tillë është i rrezikshëm”, – paralajmëron Karen Greenberg, drejtor i “Fordham Laë School’s Center on National Security”.

Në Europë, metodat e hetimit të FBI-së, kanë shkaktuar gjithnjë ndonjë dyshim. Federalët, tradicionalisht bëjnë punë nën rrogoz për të kapur terroristët. Që do të thotë se bëhet fjalë për infiltrimin e organizatave ekstremiste me agjentë të kamufluar, që ndikojnë në sjelljen e anëtarëve të tjerë të grupit. Por bëhet fjalë për një metodë që ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme.

Pavarësisht nga çështje të karakterit etik, ekziston pastaj një problem mes komunitetit mysliman. Pas tensionit gjatë fushatës elektorale dhe pas urdhrit të Trump kundër emigrantëve, frika e një pjese të analistëve, është që administrata e re amerikane, ka ndër mend të interpretojë anti-terrorizimin ekskluzivisht në kuptimin anti-islamist, duke injoruar për shembull luftën kundër ekstremizmit të djathtë. Një qëndrim që mund t’i shkaktojë dëme një vendi që deri në këto momente ka përjetuar një numër të ulët të radikalizmit xhihadist në krahasim me realitetet e tjera evropiane.

Adem Demaçin bëri një pyetje sa ishte fillorist, për të kërkuan ta përjashtonin

Derisa Adem Demaçi ishte ende fëmijë, atij gjithmonë i kishte interesuar situata e shqiptarëve brenda Jugosllavisë.

Periskopi.com Lajme

Demaçi ishte ende fillorist kur e kishte pyetur mësuesen e tij, se “përse nxënësit shqiptarë mësonin edhe serbisht, ndërsa nxënësit serbë nuk mësonin shqip”.

Interesimi i Demaçi në atë moshë të hershme kishte preokupuar organet e shkollës.

Madje, atë edhe deshën ta përjashtonin nga shkolla.

Këto detaje për jetën dhe veprimtarinë e heroit, janë dhënë në dokumentarin e Klan Kosovës për Adem Demaçin.