Mbappe mposht Barcelonën midis Camp Nout

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germain e ka mposhtur 4-1 Barcelonën midis “Camp Nou”.

Me një këmbë në çerekfinale.

PSG-ja ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Barcelona saqë mund të konsiderohet nga tani me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos morën fitore 4-1 kundër Barçës, duke u kthyer në shtëpi me një rezultat tejet favorit për sfidën e kthimit.

Gjithçka nisi siç është më së miri për vendasit.

Lionel Messi shënoi për 1-0 në minutën e 27-të, pas një penalltie të fituar nga De Jong.

Gëzimi zgjati shumë shkurt, në minutën e 32-të, Mbappe barazoi gjithçka, duke shënuar për 1-1.

Në pjesën e dytë, në atë të 65-të, Mbappe shënoi edhe njëherë, për të përmbysur rezultatin.

Pak minuta më vonë, në minutën e 70-të, realizoi edhe i riu Moise Kean, për 3-1.

Në mungesë të Neymar Junior, duhej Mbappe të tregonte fytyrën dhe e bëri, pasi deri në fund shënoi edhe njëherë.

Ai kompletoi het-trikun në minutën e 85-të, duke shënuar golin për rezultatin përfundimtar 4-1. Me këtë fitore të madhe, PSG tashmë është me një këmbë në çerekfinale.

Barcelona – PSG, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Faza e eliminimit direkt në garën më të madhe evropiane për klube fillon këtë javë dhe skuadrat do t’i zhvillojnë ndeshjet e para dhe padyshim që përballja kryesore e kësaj faze është sonte ndërmjet kampionit francez, PSG dhe gjigantit katalunas, Barcelonës.

Për herë të fundit këto skuadra u takuan po në 1/8 e finales në sezonin 2016/2017, kur Blaugranët bënë një rikthim historik duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 6-5.

Takimi fillon në orën 21:00.

Ja formacionet zyrtare të të dyja klubeve. /Periskopi.

Barcelona XI: Ter Stegen, Dest, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, De Jong, Pedri, Messi, Griezmann, Dembélé.

PSG XI: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa, Gueye, Paredes, Kean, Verratti, Mbappé, Icardi.

 

Vërshohen rrugët e Barcelonës, mijëra tifozë dalin në përkrahje të katalunasëve

Periskopi.com Sporti

Skuadra katalanase, Barcelona do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër parisenëve të PSG-së, shkruan Periskopi.

Pa tifozë brenda stadiumit, por me tifozë të shumtë jashtë ‘Camp Nout’ është situata aktuale në Barcelonë.

 

Mijëra përkrahës të Barcelonës kanë dalë rrugëve të qytetit me flamuj e simbole të klubit.

Për herë të fundit këto skuadra u takuan po në 1/8 e finales në sezonin 2016/2017, kur Blaugranët bënë një rikthim historik duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 6-5.

Ja video nga situata aktuale në rrugët e Barcelonës. /Periskopi

 

 

Skuadra e Lorient befason PSG-në, triumfon me përmbysje

Periskopi.com Sporti

Lorient e ka mposhtur Paris Saint-Germainin në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1 me rezultat 3-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që shënuan me anë të Abergel në minutën e 36-të.

Por, parisienët i barazuan shifrat në 1-1 me penalltinë e saktë të ekzekutuar nga Neymar (45’).

 

Në pjesën e dytë, Lorient ishte edhe më i frikshëm, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Neymar sërish nga penalltia e përmbysi rezultatin në minutën e 57-të, por nuk iu mjaftoi në fund.

Yoane Wissa (80’) i barazoi shifrat në 2-2, me një gjuajtje fantastike.

 

Por, kur u mendua se ndeshja po përfundonte me barazim, Teremas Moffi shënoi për 3-2, duke i fituar skuadrës së tij tre pikë.

Pas javës së 22-të, PSG gjendet ne vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se Lyoni që është lider.

Zyrtare: PSG firmos me Pochettinon

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Parisit ka firmosur me trajnerin e ri, Pochettinon, shkruan Periskopi.

Pas shkakrimit të Tuchel ditë më parë, PSG ka vendosur përfundimisht që sezonin e mbetur ta vazhdojë nën drejtimin e teknikut Pochettino.

Lajmin për transferimin e ish-teknikut të Tottenhamit e ka bërë të ditur vetë skuadra e Parisit.

Zbulohet data kur do të prezantohet trajneri i ri i PSG-së

Periskopi.com Sporti

Mauricio Pochettino pritet që të konfirmohet si trajneri i Paris Saint-Germainit para datës 6 janar, atëherë kur kampioni luan ndaj Saint Etiennes.

Skuadra parisiene konfirmoi shkarkimin e Thomas Tuchel, pasi nga ai ishte kërkuar triumfi në Ligën e Kampionëve.

Trajneri u eliminua në sezonin e kaluar në finale të garës më të madhe për klube në Evropë nga Bayern Munichu, që tani edhe solli shkarkimi i tij.

Pochettino për më shumë është një trajner që bën lojë të bukur dhe PSG natyrisht  është joshur nga stili i tij i lojës, duke mos humbur kohën dhe ka finalizuar bisedimet me të.

Sipas L’Equipe, argjentinasi do të emërohet trajner i PSG-së brenda 24 orësh, për t’u përgatitur kështu në sfidën ndaj Saint Etiennes.

 

Arrihet marrëveshja: Ky do të jetë trajneri i ri i PSG-së

Periskopi.com Sporti

Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje që të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.

Argjentinasi do ta zëvendësojë Thomas Tuchelin, i cili u shkarkua nga gjiganti francez sot (e enjte) në mëngjes, transmeton Periskopi.

Gazetari shumë i besueshëm, Fabrizio Romano e ka konfirmuar lajmin në Twitter, duke shkruar:

”Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin.

”Tani është koha të përgatitet kontrata, të zgjidhen detajet e fundit dhe nënshkrimi.

”Këtu fillon së shpejti një epokë e re.” /Periskopi.com/

PSG triumfon bindshëm ndaj Strasbourg

Periskopi.com Sporti

PSG-ja ka fituar me rezultat bindës prej 4 – 0 kundër Strasbourgut, e vlefshme për xhiron e 17-të të Ligue 1.

Pembele zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë brenda 10 minutave, PSG-ja realizojë tri herë për të siguruar fitoren.

Kylian Mbappe pas asistimit të Di Marias dyfishojë shifrat (80′), kurse Gueye trefishojë rezultatin (89′).

Fitoren e vulosi talenti italian Moise Kean në fundin e ndeshjes (90+1).

PSG vazhdon të renditët në pozitën e tretë me 35 pikë, derisa Strasbourg qëndron në vendin e 17-të me 14 sosh.

PSG me komunikatë zyrtare, flasin për gjendjen shëndetësore të Neymarit

Periskopi.com Sporti

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain ka lëshuar një komunikatë zyrtare në lidhje me lëndimin e Neymar dhe Abdou Diallo.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se lëndimi i Neymar nuk është shqetësues.

Mirëpo, u tregua se Neymar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore.

Kurse, Abou Diallo do të mungojë deri në fillim të muajit janar.

PSG emocionon ndihmës trajnerin që ishte subjekt i një komenti racor, ja gjesti që bënë për të

Periskopi.com Sporti

Pas skandalit që u krijua në takimin midis PSG-së dhe klubit turk, Basaksahir, ku ndihmës menaxheri Webo ishte subjekt i një komenti racor nga gjyqtari i katër rumun, Sebastian Coltescu, skuadra parisene i ka dhuruar një fanellë të nënshkruar nga të gjithë lojtarët e klubit ndihmës menaxherit, shkruan Periskopi.

Përveç Webos i zëmruar ishte edhe ish- sulmuesi i Chelseat, Demba Ba, i cili i tha: “Ju kurrë nuk thoni ky njëri është i bardhë, po gjithmonë thoni ky njeri është i zi”.

Pastaj, pas fitores 5-1 të PSG, presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi dorëzoi ëebo fanellën e tij. Ajo përmbante nënshkrime nga Neymar dhe Mbappe dhe kishte numrin 9 në pjesën e pasme./Periskopi

PSG po ia bën bajat futbollin turqëve, shënojnë edhe golin e 5

Periskopi.com Sporti

Skuadra parisene, PSG po i shkakton debakël skuadrës nga Superliga turke, Basaksahir, ndaj së cilës tashmë e ka shënuar edhe golin e 5’të, transmeton Periskopi.

Golin e peste për PSG-në e shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ku për asistim përsëri u gjend argjentinasi, Di Maria.

Me këtë fitore të sontme ndaj klubit turk, PSG e ka siguruar ‘biletën’ për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Shihni golin. /Periskopi

Ja si u intonua himni i Ligës së Kampionëve pas skandalit racist në Paris

Periskopi.com Sporti

Ndeshja Paris Saint Germain – Istanbul Bashakshehir është dashur të zhvillohej të martën, por ajo u ndërpre për shkak të fyerjeve raciste nga gjyqtari rumun Constantin Sebastian Colțescu.

Ndihmës trajnieri Pierre Webo u identifikua si ‘i zi’ nga gjyqtari rumun. Skuadra nga Stambolli nuk deshi të vazhdonte ndeshjen me këtë gjyqtar në fushë, ndërsa UEFA vendosi që ajo të vazhdonte sonte nga ora 18:55.

 

 

Në mbështetje të Webo dhe luftës kundëër racizmit, himni i Ligës së Kampionëve u intonua ndryshe nga zakonisht.

Lojtarët u ulën në gjunjë duke mbajtur grushtin lartë.

Shihni videon.

Pas golit të parë të ‘çmendur’, Neymar shënon edhe të dytin, PSG e vulosë fitoren

Periskopi.com Sporti

Parisienët kanë arritur ta shënojnë edhe golin e dytë ndaj klubit turk, duke i çuar shifrat e rezultatit në 2:0, përcjell Periskopi.

Golin e dytë, dhe vendimtar për të kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve e shënoi përsëri braziliani, Neymar.

Kurse, golin e tretë nga penalltia e shënoi Kylian Mbappe.

Shihni golin. /Periskopi

 

 

‘Ai i ziu atje, nuk duhet të sillet ashtu’ – publikohen pamjet e diskutimit racist të gjyqtarit në ndeshjen PSG-Istanbul

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain kundër Istanbul Basaksehirit u pezullua të martën mbrëma, pas akuzave për racizëm kundër gjyqtarit të katërt të Champions Leagues.

Futbollistët e të dy skuadrave u larguan në fusha gjatë ndeshjes, pasi u kuptua se gjyqtari rumun iu referua njërit prej trajnerëve të Basaksehirit, Pierre ëebo, duke diskutuar ngjyrën e lëkurës së tij, transmeton Periskopi.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Demba Ba ishte një pre lojtarëve që me pasion protestoi incidentin, duke shpjeguar se një referencë e tillë nuk do të ndodhte nëse personi do të ishte i bardhë.

Pas incidentit, UEFA publikoi një komunikatë: ”Pas një incidenti me gjyqtarin e katërt, ndeshje përkoësisht u pezullua.

”Pas konsultimit me të dy skuadrat, u pajtuan që ndeshja të ristartohet me një gjyqtar tjetër të katërt.”

Ndeshja do të luhet të mërkurën mbrëma nga minuta e 14-të, me 11-shet startuese që do të duhet të qëndrojnë të njejtat.

Pamje të arta të momentit në fjalë ende nuk janë publikuar, por gazetari rumun, Emanuel Rosu e ka diskutuar momentin dhe komentin që u bë.

Reporteri postoi një video ku përfshihet audio e gjyqtarit të katërt duke ofenduar.

Rosu përktheu shkëmbimin: ”I ziu atje. Shko dhe shiko kush është. Ai i ziu atje, nuk është e mundur të sillet ashtu.”

Nëse këto akuza dëshmohen si të vërteta, është një moment i trishtë për botën e futbollit. /Periskopi.com/

Momenti kur gjyqtari i katërt përdor fyrje raciste ndaj lojtarit të Basaksehir

Periskopi.com Sporti

Skena të çuditshme kanë ndodhur në ndeshjen Paris Saint-Germain – Basaksehir.

Teksa po zhvillohej minuta e 30′, lojtarët mysafirë vendosën të largohen nga fusha, kur pak sekonda më pas njëjtë vepruan edhe lojtarët e PSG.

Kjo pasi gjyqtari i katërt përdori fyrje raciste kundrejt sulmuesit të Basaksehir, Demba Ba, duke e quajtur ”njeri të zezë”, pasi u pyet se cilit lojtar duhet t’i jepet kartoni i kuq.

Në këtë rast shumë i zëshëm ka qenë Demba Ba që ka reaguar ndaj këtyre fyerjeve.

 

 

Ai i është drejtuar atij duke i kërkuar sqarime për këto fjalë.

“Pse më thua mu ai zi e jo këtij tjetrit i bardhë”, ka thënë Ba derisa po diskutonte me gjyqtarin.

Më poshtë momenti kur gjyqtari i katërt përdor fyrje raciste.

Monaco arriti të shkaktojë sensacion, nga 2-0 disavantazh mposhti 3-2 PSG-në: Notat e lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Monaco ka arritur ta mposht PSG-në, që e kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 2-0, por në fund princat fituan 3-2, pasi Monaco në pjesën e dytë u kthye në lojë.

Kylian Mbappe shënoi dy herë për PSG-në në pjesën e parë.

Por ishte Kevin Volland që shënoi dy herë në minutat 52 dhe 60 për të barazuar shifrat, ndërsa Cesc Fabregas shënoi nga pika e bardhë për 3-2.

Volland ishte lojtar i ndeshjes me notën 8.4, ndërsa Mbappe vjen pas tij me notën 7.9.

PSG mbetet lider me 24 pikë, ndërsa Monaco tani ka 20 pikë.

Notat e lojtarëve të Monacos

Notat e lojtarëve të PSG

Mposhten skuadra turke dhe ajo ruse, PSG e Chelsea fitojnë me lehtësi – Ziyech shënon gol në debutimin e tij

Periskopi.com Sporti

Janë përmbyllur takimet e fazës së grupeve, përkatësisht të grupit E dhe H, në kuadër të Ligës së Kampioneve, shkruan Periskopi.
Ashtu edhe sic është pritur skuadra të cilat janë kualifikuar si favoritë në letër, gjegjësisht skuadra londineze, Chelsea dhe ajo parisiene PSG, kanë arritur të shënojnë fitore në përballjet e tyre.

Përderisa londinezër kanë triumfuar në përballje me ekipin rus, Krasnodar, PSG poashtu ka mposhtur ekipin turk, Basaksehir.

Kujtojmë se, francezët u paraqiten në këtë ndeshje me shtatë mungesa, mes të cilëve munguan edhe Mauro Icardi dhe Marco Verratti.

Kurse, për Chelsean debutoi si titullar Hakim Ziyech, i blerë nga Ajax-i në merkaton e verës, i cili arriti ta shënonte golin e 3-të për Chelsean.

Shihni golin. /Periskopi

 

 

PSG-Manchester United, formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Manchester United janë në një pozitë jo të mirë në mbrojtje ku duhet të bëjnë zgjidhje para lojës ndaj PSG në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni Harry Maguire së bashku me mbrojtësin tjetër Eric Bailly nuk kanë udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimeve, duke e lënë kështu vetëm Victor Lindelof si mbrojtësin e vetëm të ekipit kryesor. Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe janë gjithashtu të gatshëm.

Alex Telles do të mund ta bëjë debutimin e tij ku mund të përdoret edhe si mesfushor krahu nëse Manchesteri paraqitet me pesë mbrojtësa në formacion. Me mungesën e Maguire kapiten sot do jetë Bruno Fernandes për herë të parë.

Mason Greenwood dhe Jesse Lingard po ashtu nuk kanë udhëtuar me ekipin, duke mbetur në shtëpi me Edinson Cavanin i cili po vazhdon punën me fitnesin e tij.

Ndërkaq probleme më të mëdha ka ekipi i PSG ku trajneri Thomas Tuchel është shprehur se gjithsej ka vetëm 11 lojtarë të gatshëm për lojë. Maurio Icardi, Juan Bernat dhe Thilo Kehrer nuk do jenë të gatshëm shkaku i lëndimeve ndërkaq Marquinhos, Marco Verrati, Julian Draxler dhe Danilo Pereira janë në dyshim nëse do të mund të paraqiten. Po ashtu edhe Leandro Paredes do të mungojë pas një lëndimi që mori ndaj Nimes në fundjavë. Neymar dhe Mbappe do të paraqiten ku shikojnë të vazhdojnë serinë e mirë të golave ku të dy brenda katër sezoneve kanë shënuar 166 gola.

Manchester United luan si mysafir ndaj PSG në stadiumin “Parc des Princes” me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë këto:

Manchester United (3-5-2): De Gea; Tuanzebe, Lindelof, Shaw; Wan-Bissaka, Matic, Pogba, Fernandes, Telles; Rashford, Martial

PSG (4-3-3): Navas; Florenzi, Diallo, Kimpembe, Kurzawa; Herrera, Marquinhos, Rafinha; Di Maria, Neymar, Mbappe.

Bëhet edhe më e vështirë sfida e Manchester Unitedit ndaj PSG-së – mungojnë dy yjet e ‘Djajve’

Periskopi.com Sporti

Manchester United do ta ketë një përballje mjaft të vështirë nesër kundër Paris Saint-Germain, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, me skuadrën angleze për këtë sfidë nuk kanë udhëtuar edhe dy futbollistë të njohur.

Bëhet fjalë për Edinson Cavanin dhe Harry Maguire, e për të cilët nuk është treguar saktësisht arsyeja e mosudhëtimit.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Cavani pritet të qëndrojë në Angli dhe të vazhdojë me stërvitje.

PSG demolon Nimes: Mbappe tregon dhëmbët në mungesë të Neymarit

Periskopi.com Sporti

PSG ka demoluar Nicen 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligue 1.

Kylian Mbappe mori përgjegjësinë, në mungesë të Neymarit, i cili ka qenë brilant në javët e fundit.

Sulmuesi francez kaloi në epërsi skuadrën nga ‘Parc des Princes’ në minutën e 32-të, shkruan Periskopi.

Përndryshe, Nimes që nga minuta e 12-të luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Landre.

Alessandro Florenzi pastaj dyfishoi në minutën e 78-të, para se Mbappe të trefishonte në minutën e 83-të.

Pesë minuta më vonë, Pablo Sarabia shënoi për 4-0, teksa me këtë fitore kthehet në vendin e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Rennes por me goldallim më të dobët. /Periskopi.com/