1 maji pa marshime, miliona punëtorë ndalohen të protestojnë

Periskopi.com Lajme

Ndonëse tubimet dhe marshimet në të gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë, mijëra grekë u mblodhën para Parlamentit për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Por ky 1 maj e gjen botën me një numër rekord të papunësh. Vetëm në ShBA janë regjistruar mbi 30 milionë të papunë.

Çdo 1 maj, miliona qytetarë nëpër botë, zakonisht marrin pjesë në marshime dhe protesta për të shënuar, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por këtë vit kjo ditë është pa punëtorë, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu ky 1 maj e gjen botën me një numër rekord të papunësh.

Në nivel global sipas Organizatës Botërore të Punës njoftoi se të paktën 1.6 miliardë vetë që punojnë në të zezë nuk janë paguar. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, kanë humbur vendin e punës mbi 30 milionë qytetarë.

“Pandemia e koronavirusit ka sjellë rënie ekonominë globale. Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se ai i vitit 2009, pas krizës globale financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Tubimet dhe marshimet në të gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë. Sindikatat po u kërkojnë mbështetësve të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet e tyre me flamuj ose të përdorin median sociale për të mbështetur punëtorët.

Pavarësisht kësaj, mijëra grekë, duke respektuar distancimin fizik u mblodhën përpara parlamentit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, transportuesi irlandez me kosto të ulët, Ryanair paralajmëroi se mund të shkurtojë deri në 3 000 vende pune, pasi përpjekjet globale për të frenuar pandeminë e koronavirusit vazhdojnë të kenë ndikim të rëndë në linjat ajrore.

Ryanair njoftoi se planifikon bisedime me sindikatat, në lidhje me një program ristrukturimi që do të fillojë në korrik.

Ndryshe janë përpjekur ta paraqesin gjendjen në Kinë autoritetet, ku ndonëse vendi shënoi rënie të fortë ekonomike në tremujorin e parë të vitit, më 1 maj i lejuan qytetarët të vizitojnë më 1 maj disa prej pikave kryesore turistike, si Qytetin e Ndaluar apo Murin e Madh.

​Mjekët gjermanë protestojnë për mungesën e pajisjeve mbrojtëse

Periskopi.com Lajme

Mjekët gjermanë kanë vendosur të protestojnë pa veshje, për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse dhe dorezave, duke treguar rritjen e ekspozimit ndaj rrezikut të infeksionit koronar të virusit.

Duke u kujdesur që të mos vulgarizojnë performancën e tyre të protestës, mjekët u kërkuan politikanëve gjermanë të kujdesen për masat e mbrojtjes së stafit në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Albin Kurti për protestën e majit: Unë nuk organizoj protesta si kryeministër

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mohuar se protesta e paralajëmëruar në maj është organizuar nga ai apo Vetëvendosje, transmeton Periskopi.

‘’Ne nuk kemi organizuar protesta. Si kryeministër nuk jam person që organizoj protesta. Nëse do të më duhet të kthehem  aktiv si kryetar i partisë, atëherë duhet të mbledhim kryesinë dhe të marrim vendimet.por kjo nuk është e organizuar pre nesh. Qytetarët janë më të zemëruar se kurrë’’, ka thënë ai sonte në Jeta në Kosovë.

Para disa ditësh u paralajmërua një protest pas ndërprerjes së masave rigoroze nga koronavirusi./PERISKOPI/

 

 

Edhe sonte protestohet në ballkone

Periskopi.com Uncategorized

Edhe sonte në ora 20:00 për 5 minuta është bërë thirrje për të protestuar në ballkone. Një protestë e tillë e pazakontë po bëhet në kohën kur Kosova është në izolim nga koronavirusi.

Shkak për protestën në ballkone, e cila po bëhet duke u rënë tenxherve, është bërë për t’i thënë jo mocionit të votëbesimit ndaj qeverisë Kurti në këtë kohë kur Kosova po përballet me pandeminë globale.

“Kërkim falje dhe përgjegjësi publike nga Presidenti për panikun e krijuar në Kosovë si pasojë e thirrjeve të tij të pa koordinuara mirë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Njoftimi i plotë:

Gjeni kërkesat dhe arsyet e Protestojmë n’ballkon!

Kërkesat:

  1. Tërheqjen e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19
  2. Përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie
  3. Distancim të partive politike opozitare (PDK, AAK, Nisma dhe AKR) nga lufta e tyre e verbër për pushtet në kohë pandemie
  4. Kërkim falje dhe përgjegjësi publike nga Presidenti për panikun e krijuar në Kosovë si pasojë e thirrjeve të tij të pa koordinuara mirë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Arsyet:

  1. LDK nuk mundet që në një kohë krize ta prish qeverinë për një person ose interesa partiake, duke u treguar plotësisht jo-racionale dhe duke i rrezikuar dhe futur ne panikë qytetarët për të ardhmen e vendit në një kohë kur fokusi i vetëm dhe kryesor do të duhej të ishte mbrojtja nga virusi COVID-19. Çështjet e tjera mund të presin deri në tejkalim të kësaj situate. E rëndësishme dhe parësore duhet të jetë mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve. Kjo situatë e krijuar është duke ndikuar që qytetarët gjatë kohës që po përballen me mbrojtjen nga virusi, t’iu zvoglohet besimi në institucione dhe të rritet paniku.
  2. Përkundër faktit që të gjithë e dijmë se Agim Veliu është person që e vendos interesin partiak para interesit të përgjithshëm, Kryeministri nuk është dashur ta shkarkoj në këtë situatë të shkaktuar nga COVID-19, duke e ditur që shkakton krizë në qeveri dhe duke e njohur partnerin e koalicionit. Në fund të fundit, Veliu është pranuar nga Kurti si ministër edhe përkundër faktit se të gjithë i dijmë kapacitetet e tij. Shkarkimi i tij ka mundur të ndodhë pas tejkalimit të pandemisë duke mos shkaktuar krizë në qeveri gjatë kësaj situate.
  3. Partitë opozitare nuk munden me shfrytëzu këtë situatë të krijuar nga partitë qeveritare për të bërë fushatë elektorale, përkundrazi një opozitë e mirëfilltë kërkon që ta largoj vendin nga kriza në një kohë krize. Partitë opozitare nga fillimi i shkurtit në vend që të kërkojnë seanca për llogaridhënie të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, kanë vazhduar duke thirrur seanca për të bërë fushata elektorale dhe duke mbajtur fjalime të kota dhe jo-racionale.
  4. Presidenti i Kosovës nuk mund të dal në kohë krize në media dhe të propozoj gjendje të jashtëzakonshme pa u koordinuar mirë me Kryeministrin. Përmes asaj seance për media, qytetarët janë vendosur në panikë duke mos e ditur as saktësisht çka do të ndodhë. Tash, Presidenti deklaron se nuk kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme. Kjo është përgjegjësi publike e Presidentit dhe duhet të kërkoj falje që i ka vendosur qytetarët në panikë në situatë krize përmes lojërave të tij politike.

Ne sonte do të kërkojmë përgjegjësi publike dhe reflektim nga këta akterë politik për këto veprime të papërgjegjshme, inateve politike dhe interesave partiake në kohë krize shëndetësie përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora ‪20:00 për 5 minuta në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Kosovës për të vazhduar që të krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë).

Edhe sonte u protestua nga ballkonet (Video)

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Kosovës kanë vazhduar edhe natën e dytë të protestës në ballkon, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Revolta e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta kishte synim që sado pak të ndikojë në liderët politikë, pasi tashmë dihet dhe gjendja jo e mire për shkak të pandemisë, Covid-19.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjësia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga grupi i aktivistëve a partiak (Replikë).

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK’së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për  mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezi

 

 

Sikurse në vitet e 90-ta: Pamje nga protesta e ballkoneve në Prishtinë e Fushë-Kosovë

Periskopi.com Lajme

Prishtina e Fushë-Kosova sonte kanë jehuar nga zëra njerëzish e mjetesh shtëpie nga ballkonet e tyre pasi u organizua një protestë kundër shkaktimit të krizës institucionale në këtë kohë kaq emergjente të pandemisë Covid-19, raporton Periskopi.

Kjo protestë nisi gjithandej në orën 20:00 si shenjë revolte. U realizua në këto rrethana shkaku i izolimit nga mbrojtja prej përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë që protesta të ngjashme bëheshin edhe gjatë viteve 90-ta kundër regjimit serb, nga populli shqiptar në Kosovë./PERISKOPI/

Shihni videot më poshtë:

 

 

Këshilli Protestues i Trepçës paralajmëron protesta nga e hëna

Periskopi.com Lajme

Këshilli Protestues i Trepçës ka paralajmëruar protesta më radikale duke filluar nga e hëna.

Kjo për arsye se ata po kërkojnë anulimin e konkursit të shpallur me datë 24 gusht.

Arsim Musa nga ky këshill ka thënë për Klan Kosovën se Qeveria ose ministria përkatëse e ka caktuar bordin e ri, por sipas tij, në bordin e ri ka edhe anëtarë të bordit të kaluar.

Sipas tij, Shyqri Sadiku i cili ka qenë në bordin e kaluar dhe që është pjesë edhe e bordit të ri, është i akuzuar për korrupsion.

Klan Kosova e ka kontaktuar edhe Shyqri Sadikun për ta pyetur rreth kësaj akuze, dhe ai ka thënë se për një gjë të tillë adresa është në Prokurori.

“Ato akuza kanë qenë të mëhershme. Për ato është adresa në Prokurori dhe unë nuk merrem me to. As nuk kam shpallur konkurs, as nuk kam qenë në komision dhe as nuk merrem me këtë punë. Unë i përfaqësoj punëtorët që janë përbrenda marrëdhënieve të punës si aksionar”.

“Po jam pjesë e bordit të ri. Unë nuk e njoh atë [Arsim Musën] dhe nuk më lidh asgjë me të. Kjo është e pakuptimtë për mua dhe nuk e di se për çfarë arsye ai është i pakënaqur. Unë nuk kam pasur asnjë ndikim”.

Të hënën seancë e jashtëzakonshme për taksën, Haradinaj paralajmëron protesta

Periskopi.com Lajme

Pas mbledhjes se kryesisë, shefi i grupit parlamentar te  AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën derisa tha se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

Haradinaj paralajmëroi edhe protesta.

“Seanca do të mbahet të hënën në ora 11:00. Për shkak të mungesës së deputetëve të mbahet 42 nënshkrime. Falënderoj deputetët që kanë mbledhur nënshkrimet që të jenë pjesë e këtij mocioni”.

“Jemi kundër heqjes së taksës derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër në raport me Kosovën. Është një nënshtrim ndaj Serbisë, pasi nuk kemi pasur edhe asnjë dakordim me ShBA e as partneret e koalicionit. Do ta kundërshtojmë me gjitha mënyra përfshirë edhe protestat. Nuk është personale me kryeministrin aktual por me tregun e Serbisë”, tha ai.

Vazhdojnë protestat kundër punësimeve në “Trepçë”

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, edhe pse tashmë është anuluar pjesërisht konkursi.

Protestuesit duke përmendur fakte të reja për parregullsitë gjatë procesit të fundit të pranimit të punëtorëve të rinj, kërkuan anulimin e plotë dhe jo të pjesshëm të këtij konkursi.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ protestues, ka bërë të ditur për KosovaPress se konkursi nuk mjafton të korrigjohet vetëm pjesërisht, duke thënë se ai duhet të anulohet krejtësisht, si dhe të shkarkohet bordi i ndërmarrjes si dhe menaxhmenti.

Sipas tij, kandidatët e pranuar në këtë konkurs kanë qenë raste tipike familjare dhe politike. Ai ka përmendur emra të zyrtarëve të lartë, për të cilët tha se kanë punësuar familjarët e tyre.

“Ne kemi kërkuar me ngulm dhe kërkojmë prapë që ky konkurs të anulohet komplet, jo pjesërisht. Ky konkurs duhet të anulohet komplet, ky bord të shkarkohet së bashku me menaxhmentin, e deri tek komisionarët të cilët kanë bërë këtë përzgjedhje tipike familjare dhe politike. […] Kemi dëshmi që njerëz të afërt me bordin janë punësuar me kontrata nga dy herë. Më 23 shtator i ka dalë kontrata, më 24 u hap konkursi, më 13 nëntor i ka 84 pikë në test dhe është punësuar në drejtorinë e ‘Trepçës’ në Prishtinë. […] Ka familjarë për shembull të Ferat Shalës, i ka punësuar dy veta, sekretari Afrim Haxhiu e ka punësuar vajzën e axhës, drejtori i bordit, Ardian Syla, e ka punësuar vajzën e tezës”, ka thënë Musa për KosovaPress.

Ai paralajmëroi se protesta t do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Protesta që zgjati një orë u zhvillua e qetë, ndërsa një numër shumë i vogël i pjesëtarëve të policisë në krahasim me protestat e kaluara, kanë vëzhguar situatën nga afër.

Ndryshe, menaxhmenti i “Trepçës” kishte anuluar dy ditë më parë pjesërisht konkursin, përkatësisht 38 pozita nga gjithsej 220 sa kanë qenë në këtë konkurs, pas protestave të vazhdueshme të të pakënaqurve të cilët nuk u pranuan në këtë ndërmarrje për shkak të parregullsive.

Ilir Meta bën thirrje për protestë më 2 mars

Periskopi.com Lajme

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.

Duke marrë shkas nga ky raport kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare”, raporton Tch.

“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”, shkruan Presidenti.

 

Deputetja e AAK-së paralajmëron protesta kundër heqjes së taksës

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e AAK-së e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj ka komentuar zhvillimet  e fundit në vend.

Reshitaj, në RTV Dukagjini ka thënë se reciprociteti në vend të taksës do të ishte një gabim i Kosovës pasi nuk ka njohje reciproke mes vendeve.

Ajo thotë se taksa ka prishur shumë strategji të Serbisë prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në këtë drejtim.

Nënkryetarja e AAK-së thotë se gjëja e fundit që do të donte të shihte do të ishin protestat në rrugë kundër largimit të taksës.

“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të detyrohemi ta përdorim është protesta”.

Reshitaj thotë se frika ekziston që taksa të ndajë edhe shoqërinë në grupacione.

Duke folur për Autostradën e Dukagjinit, deputetja thotë se Qeveria Haradinaj vetëm pasi procedoi me autostradat tjera vendosi për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

“Është diskriminim shumë i madh kur janë ndërtuar shumë autostrada të thuhet se autostrada e Dukagjinit nuk është interes i qeverisë”.

Ish-ministrja e Ambientit duke folur për shkarkimet në disa borde publike që ka bërë Qeveria Kurti, ka thënë se punëtorët nuk guxojnë të mbeten në listat rezervë.

“Sekretarëve permanent duhet t’u gjenden pozita të ngjashme sipas ligjit. Qëllimi duket se është zëvendësimi me njerëz tjerë. Mbetet të shihet”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj.

Thuaj jo shqelmit ndaj varfërisë: Nesër protesta kundër sjelljes kriminale të Tomë Gashit

Periskopi.com Lajme

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Kosovo) , do të protestojnë para zyrës së Avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës, i cili po kërkonte lëmoshë.

Periskopi  ditë më parë ka publikuar një video ku shihet se si shqelmon parat e një lypsari në rrugë avokati Tomë Gashi

“Nesër me datë 19.02.2020 (e mërkurë) në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së Avokatit Tomë Gashi ( Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet”, thuhet në njoftimin e kësaj organizata.

YIHR Kosovo thuhet se dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunë/Periskopi

Vazhdojnë protestat e Shaljanëve, i pengojnë minatorët të shkojnë në punë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i KO-së, Arsim Musa, ka ripërsëritur se protestuesit kanë dalë për ta bllokuar rrugën komplet për të mos i lënë punëtorët të shkojnë në punë. Protestuesit kërkojnë t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik Rozeta Hajdari, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur në kërkesën e protestuesve. A ka gisht kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në protestat e Shaljanëve?

Protestat e Shaljanëve kanë vazhduar edhe të enjten në shenjë pakënaqësie për punësimin e fundit të një numri të punëtorëve në “Trepçë”. Rreth 150 Shaljanë, kryesisht kandidatë, të cilët nuk kanë arritur të punësohen, kanë bllokuar para orës 7:00, të enjten, rrugën Mitrovicë – Stan Tërg dhe nuk kanë lejuar të lëvizin automjetet në atë pjesë. Në këtë mënyrë një numër i madh i minatorëve nuk kanë mund të shkojnë në punë. Protestën gjatë gjithë kohës e kanë përcjellë forca të mëdha policore, duke përfshirë edhe komandantin e Stacionit të Policisë në jug, Ahmet Xhosha. Protestuesit pas një kohe kanë lejuar të kalojnë veturat, por jo edhe autobusët me punëtorë. Protestuesit ishin jashtëzakonisht të pezmatuar në punëtorët që po shkonin në punë, për shkak se, siç ka thënë kryetari i Këshillit Organizativ të Protestës, Arsim Musa, ata nuk e kanë mbështetur protestën. Musa ka thënë se qëllimi i protestës ka qenë që të bllokohet rruga dhe të mos lejohet të shkojë në punë asnjëri nga punëtorët e Stan Tërgut, shkruan gazeta “Zëri”.

Tri kërkesat e Shaljanëve

Kërkesa e tyre vazhdon të jetë anulimi i konkursit, si dhe shkarkimi i menaxhmentit dhe i Bordit të “Trepçës”. Protestuesit kanë kërkuar që t’u drejtohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik Rozeta Hajdari, por ata nuk janë deklaruar nëse do të paraqitën para protestuesve. “Ne jemi duke protestuar vazhdimisht, kemi kërkesat tona, që duhet të plotësohen, kemi dashur ta bllokojmë rrugën, që të mos mundë të ketë asnjë lëvizje në atë pjesë, që të mos i lëmë as minatorët të shkojnë në punë, kemi kërkuar nga ata të na përkrahin, por neve po na përkrahin vetëm pjesërisht, prandaj në mënyrë të organizuar nuk do t’i lëmë të shkojnë në punë”, ka thënë kryetari i KOP-it, Arsim Musa. Por rruga është zhbllokuar pas rreth 40 minutave, pasi komandanti i stacionit të policisë “Jugu”, Ahmet Xhosha, ka arritur t’i bindë ata ta lirojnë rrugën. “Gjatë gjithë kohës kemi biseduar me protestuesit, kemi kërkuar mirëkuptim nga ata, profesionalisht jemi qasur dhe u kemi shpjeguar se lirimi i rrugës është obligim ligjor. Në këtë mënyrë edhe ata janë bindur se duhet ta lirojnë rrugën në tërësi, që të ketë qarkullim normal të automjeteve dhe të njerëzve. Më pas protestuesit janë zhvendosur para hyrjes së minierës në Stan Tërg.

Kryetari i Këshillit Organizativ të Protestës, Arsim Musa, ka paralajmëruar radikalizimin e protestës. Ai ka thënë se nëse kërkesat nuk plotësohen, atëherë ka mundësi të ndalet edhe prodhimi në “Trepçë”.

Protesta e Shaljanëve ka hasur në kundërshtim të një numri të madh të banorëve të pjesëve tjera të Mitrovicës, madje ata vlerësojnë se “kumbara” i kësaj proteste është kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili dëshiron të fusë përçarje në mesin e vet banorëve të Shalës së Bajgorës, tani kur është bërë pjesë e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje. Në momentin kur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, një ditë para se mbahej protesta kishte dalë me një deklaratë në përkrahje të Shaljanëve, ata nuk kanë hezituar ta gjykojnë Bahtirin se me protestë synon ta përçajë Shalën. Secili në mënyrën e vet dhe me një dozë pezmi, ata patën hedhur “gurë e dru” mbi Agim Bahtirin.

A ka gisht në protestë Agim Bahtiri?

“Unë jam i Koshtovës dhe nuk paskam hise në ‘Trepçë’ a? As ai i Zhabarit, as ai i Vaganicës, as asnjë tjetër, veç Shala. Marre për ty o Agim Bahtiri, fëmijët e mi po u dashka me vdek urie se s’po bajka me hi në punë në ‘Trepçë’. Deri këtu na paska sjellë politika jote qorre”, ka thënë një banor i Koshtovës.

Ndërsa Ardiana Begu u shpreh se qëllimi është të futet përçarje në mes njerëzve. “Shaljanët kundër Shaljanëve, 97 veta nga 120 janë pranu në punë të Shalës, e ky Agim Bahtiri nuk paska mujt me e shti në punë asnjë të Gushavcit, as të Lushtës, as të Zhabarit, as të Kosthovës, as të Kçiqit. Mos bre se marre me këto ndarje, po doni me na shti Shalën me u përla mes veti. Tash po dëshironi me na shti kundër 97 Shaljanëve, që qenkan hy në punë. ‘Trepça’ më së pari është e Kosovës, e të gjithë shqiptarëve, e këtij Agim Bahtirit s’i ka mbetur tjetër veç me i shti Shaljanët mes vete, po edhe të tjerët”, thotë ajo.

I ashpër ndaj kryetarit të Mitrovicës është shprehur edhe Bashkimi nga Zhabari. “Qenkan punësuar në ‘Trepçë’ 97 Shaljanë edhe prapë pak, sepse nuk e kanë pyetur Agim Bahtirin me shokë të vet kë me e shti në punë. Ishalla na kthjell Zoti e nuk na ngatërrojnë mes vete Agimi me shokë, shihe tani Shaljanët kundër 97 Shaljanëve që kanë hy në punë, në vend se me u gëzu për 87 familje. Çfarë politike është e shkaut, vëllai kundër vëllait, këta politikanë Zoti i vraftë që për xhep të vetin kqyrin”, ka thënë mes të tjerash Bashkimi.

Ibrahimi: 80 për qind e të punësuarve janë Shaljanë

Drejtori menaxhues i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, ka thënë se dorëheqjen nuk e sheh si zgjidhje, ndërsa ka konstatuar se anulimi i konkursit nuk është në dorën e tij. “Konkursin mund ta anulojë ndonjë institucion më i lartë, jo unë, natyrisht nëse konstatohen shkelje të konkursit ose të procedurave të konkursit. Jemi të vetëdijshëm qe numri i të papunëve në rajonin e Shalës dhe në Mitrovicë është shumë më i madh në vend. Mundësitë tona si ndërmarrje janë këto. Ne kemi pranuar aq sa kemi pasur mundësi, edhe pse ‘Trepça’ ka nevojë për fuqi punëtore. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Qeverinë që të nxjerrim një ligj të veçantë për pensionimin e përkohshëm të minatorëve dhe të punëtorëve të ‘Trepçës’, sepse vetë natyra e kërkon një fuqi punëtore më të re, që me dhënë më shumë kontribut në ‘Trepçë”, ka thënë të tjerash Ibrahimi.

Ai ka ripërsëritur se procedura e rekrutimit ka shkuar plotësisht në përputhje me rregullativen, janë seleksionuar ata të cilët komisioni i ka vlerësuar se janë më të mirët dhe që në njëfarë mënyre e kanë merituar të seleksionohen dhe janë shpallur listat publike për t’u pranuar në punë.

“Në asnjë mënyrë nuk është anashkaluar Shala, ashtu siç po deklarojnë Shaljanët, sepse rreth 80 për qind e të pranuarve në punë janë të Shalës së Bajgorës. Nuk mund të veçohen Shala, Drenica ose ndonjë rajon tjetër, por merren për bazë kriteret. Është normale që janë seleksionuar kryesisht Shaljanët, sepse nuk kanë konkurruar prej viseve tjera, pasi që ata nuk e njohin minierën, punën në minierë ose flotacionin, prandaj edhe në mënyrë natyrore pjesa dërrmuese janë Shaljanë dhe të rrethit të Mitrovicës”.

Drejtori menaxhues i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, ka premtuar se do të pranohen edhe punëtorët të tjerë, pasi para pensionimit janë 430 punëtorë, që pritet të pensionohen brenda pesë vjetëve.

Paralajmërohet protestë për të kundërshtuar keqpërdorimet në Trepçë

Periskopi.com Lajme

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar sipas tyre keqpërdorimet që po bëhen në gjigandin metalurgjik “Trepça”.

Ai poashtu e ka publikuar një njoftim në rrjetin social Facebook ku shkruan:

“Të ndëruar banorë të trevës së Shales së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë në lidhje me shumë paknaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë!”- ka shkruar Musa.

Protesta do të mbahet nesër me datë 10.02.2020, me fillim prej orës 09:00, në ambientet e Bordit të kësaj ndërmarrje.

Ky qytetar bën thirrje për protesta sot: Mësoni pse

Periskopi.com Lajme

Derisa kanë mbetur pak minuta deri në fillimin e seancës për formimin e Qeverisë, mediat kosovare, po raportojnë drejtpërdrejtë nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Një qytetar i ka thënë KTV-së në lidhje të drejtpërdrejtë, se kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa, ka penguar deri tani formimin e Qeverisë.

“Ma mirë është me dalë na në demonstratë e me i thanë Isa Mustafës shko te shpia se s’je për qeveri”, ka thënë ai./Periskopi/

Vazhdojnë protestat në Irak, policia përdor plumba

Periskopi.com Lajme

Forcat e sigurisë në Irak përdorën armë zjarri për t’i shpërndarë protestuesit në disa lokacione të kryeqytetit Bagdad dhe në pjesën jugore të shtetit për ditën e dytë me radhë.

Pas një qetësie relative, dhuna në kryeqytet dhe në pjesët me shumicë shiite është kthyer përsëri. Më shumë se 15 persona u vranë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë pasi protestuesit i bllokuan shumë rrugë.

Të shtunën, katër persona u qëlluan për vdekje në kohën kur policia i bastisi kampet e protestuesve në mbarë vendin, duke e shtuar frikën për shtypje më të gjerë të pakënaqësive.

Megjithatë, protestuesit u kthyen në grupe të mëdha të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes dhe filluan të marshojnë rrugëve përsëri.

Së paku 50 protestues kanë pësuar plagë nga plumbat dhe rreth 100 të tjerë u lënduan nga gazi lotsjellës.

Ndaj kësaj situate kanë reaguar Kombet e Bashkuara, duke kërkuar ndërprerje të dhunës dhe marrje të masave për zgjidhjen e krizës politike, shkruan “France 24”, transmeton Gazeta Express.

Tifozët e Man Unitedit planifikojnë dalje masive nga në protestë ndaj pronarëve të klubit

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Manchester Unitedit, të zemëruar me pronarët e klubit dhe me mënyrën se si klubi po menaxhohet nga drejtori ekzekutiv Ed Woodward, janë duke planifikuar të largohen në mënyrë masive nga Old Traffordi në shenjë proteste.

Shkaku i rezultateve të dobëta dhe mënyrës se si klubi është drejtuar gjatë sezoneve pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit, tifozët kanë organizuar protestë për ndeshjen kundër Wolves më 1 shkurt, kur planifikojnë të dalin në mënyrë masive nga stadiumi në minutën e 58-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje e shënjon përvjetorin e tragjedisë ajrore të Munihut, që ndodhi në vitin 1958. Për këtë arsye, për të pasur ndikim sa më të madh, organizatorët kanë planifikuar që protesta të mbahet në minutën e 58-të të ndeshjes.

Organizatorët po shpresojnë se kësaj iniciative të Manchester Unitedit do t’u bashkohen edhe mijëra tifozë, të cilët do të duhet t’i lënë ulëset e tyre të zbrazëta, si shenjë simbolike për fuqinë e tifozëve kundër familjes amerikane Glazers, që e ka pronësinë e klubit dhe e ka drejtuar atë në mënyrë kontroverse.

Tifozët e Manchester Unitedit e arritën kulmin e pakënaqësisë në disfatën me rezultat 2:0 në shtëpi kundër Burnleyt të mërkurën, që ishte hera e parë që Clarets siguruan fitore në Old Trafford në 58 vjetët e fundit.

Old Traffordi kishte mbetur pothuajse i zbrazur edhe në minutat e fundit të asaj ndeshjeje të mesjavës, pasi që mijëra tifozëve vendosën të largohen gjatë minutave të 80-ta për ta shprehur pakënaqësinë me gjendjen e klubit.

Tifozët kënduan këngë kundër Glazers dhe kërkuan që Woodwardi të shkarkohet. Kjo pakënaqësi e tifozëve pritet të vazhdojë të shprehet edhe në ndeshjet në vazhdim – atë në FA Cup kundër Tranmere, atë në Carabao Cup kundër Manchester Cityt dhe atë në Premierligë kundër Wolves.

Familja Glazers ka qenë e urryer nga tifozët e Manchester Unitedit që kur e mori pronësinë e klubit anglez në vitin 2005, pasi që i ka marrë mbi 1 miliard funte nga klubi, në 15 vitet e fundit, për vete, përderisa pronarët e klubeve të tjera të mëdha nuk marrin para nga klubet e tyre. /Gazeta Express/

 

Libanezët hyjnë në muajin e katërt të protestës kundër korrupsionit

Periskopi.com Lajme

Protestuesit libanezë i kanë bllokuar disa rrugë të rëndësishme në mbarë vendin të premten për të shprehur pakënaqësi ndaj elitës politike, të cilën po e akuzojnë për shkallë të lartë të korrupsionit.

Tubimet kundër qeverisë kishin filluar më 17 tetor të vitit të kaluar dhe po vazhdojnë edhe në muajin e vitit të ri. Ata po kërkojnë që të formohet sa më shpejt qeveria e re në mënyrë që të zgjidhen problemet ekonomike.

Protestuesit po kërkojnë që kabineti i ri të përbëhet vetëm nga ekspertët e pavarur dhe nga pushteti të përjashtohen plotësisht partitë politike tradicionale.

Në pjesën qendrore të Bejrutit, dhjetëra protestues qëndruan mes veturave të parkuara, duke e bllokuar një rrugë të rëndësishme që lidh pjesën lindore me atë perëndimore.

“Nuk duam një qeveri me figura të maskuara politike. E kemi bllokuar rrugën me vetura, sepse këto nuk mund t’i lëvizë policia”, tha Marwan Karam, njëri prej protestuesve që kishte dalë në rrugë.

Një protestues tjetër tha: “Njerëzit po i humbin vendet e punës, çmimet janë ngritur, njerëzit nuk mund t’i paguajnë nevojat e përditshme”, shkruan “France24”,

‘Dhunuesi je ti’, në Prishtinë protestohet kundër dhunës ndaj grave

Periskopi.com Lajme

Aktivistet e një grupi social kanë performuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tënde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili.

Kjo performancë është realizuar si formë proteste dhe ngritje e zërit kundër dhunës ndaj grave pranë Qeverisë së Kosovës.

Nën tingujt e këngëve “Shteti patriarkal është dhunuesi im” e “Dhunuesi je ti’, ‘Policia, është ‘Gjykata është’ ‘Parlamenti është’, “Krejt shteti” ato shprehen pakënaqësitë e tyre.

Gjatë tri vjetëve të fundit në Kosovë janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. E në këtë periudhë 3.394 gra e kanë raportuar dhunën në polici.

Iniciativa për këtë performancë është ndërmarrë nga disa aktiviste në rrjetin social Facebook ku edhe e kanë koordinuar performancën për himnin global “Një dhunues në rrugën tënde”.

Kënga “Një dhunues në rrugën tënde” u performua për herë të parë më 20 nëntor 2019 në rrugët e kryeqytetit të Kilit – Santiago, ndërsa shumë shpejt kënga nisi të këndohej në shumë shtete të tjera, por edhe në Evropë, si Francë, Gjermani, Spanjë e Shqipëri.

 

Nesër gjakovarët mblidhen për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë në Kishën Ortodokse

Periskopi.com Lajme

Nesër, më 6 janar në Kishën Ortodokse në Gjakovë pritet të vijnë pelegrinë serbë.

Për të kundërshtuar ardhjen  e tyre, përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe qytetarë do të mblidhen nesër në orën 08:30 para kishës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën Ortodokse në Gjakovë dhe në qytetet e tjera të vendit tonë. Kjo për qytetarët është e padrejtë dhe provokim.