​Prokuroria fillon hetimet për personin që kanosi presidentin Thaçi

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast.

Policia e Kosovës kishte arrestuar 40 vjeçarin me iniciale K.P nga rajoni i Mitrovicës pasi  kishte kërcënuar presidentin Hashim Thaçi përmes rrjeteve sociale.

Policia pas identifikimit të tij kanë kontrolluar edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policorë në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore”.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit ishte dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48)

 

 

Kurti: Do t’i përgjigjemi presidentit për kandidatin për kryeministrin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë   Albin Kurti, përmes një statusi në facebook, i ka kthyer në njëfarë forme përgjigje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në lidhje me dërgimin e mandatarit të ri për të formuar qeverinë.

Kurti ka thënë se presidenti është duke anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës, e i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të Qeverisë.

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkruar Kurti

Kurti tutje ka thënë se presidenti nuk po sillet konformë rolit dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese.

“Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”, ka përfunduar Kurti.

Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 2. April 2020

Kryeministri në ikje: Raporti im me Presidentin, i vështirë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në Desku ka thënë se raporti i tij me presidentin Hashim Thaçi është i vështirë, transmeton Periskopi.

Sipas tij, Thaçi ka tendenca për rol politik, e jo siç e parasheh Kushtetuta.

‘’Raporti me zyrën e presidentit, i vështirë. Ai do te duhej të bëhej fer dhe të hyjë në politikë. Si president, ka rol ceremonial. Roli i tij është i një noteri shtetëror, Zelli i tij i paërmbajtshëm për politikë, gjen vend në një kolltuk të një partie politike. Nuk i takon presidentit të tregojë se cfarë qeverie na nevojitet neve. Dëshiron të jetë më shumë se president sic e parashikon Kushtetuta’’/PERISKOPI/

 

Thaçi: Fatkeqësisht, BE-ja po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar

Periskopi.com Lajme

Këshilli i Çështjeve të Brendshme i Bashkimit Evropian sot miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Kosovës, ka shkruar se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Çka thotë Kushtetuta për ambasadorët, kush vendos Presidenti apo Qeveria

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen e 7 ambasadorëve nga misionet diplomatike të Kosovës.

Në vendimin e Konjufcës shkruan se ai duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme ka kërkuar tërheqjen e këtyre ambasadorëve, siç e ka quajtur ai, politik.

Mirëpo, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, nuk mund t’i shkarkojë ambasadorët nga detyra pa vendimin edhe të presidentit të shtetit, në këtë rast Hashim Thaçit.

Në bazë të kompetencave që ka presidenti që ia jep Kushtetuta e vendit, është vetëm ai që shkarkon dhe emëron ambasadorët e shtetit të Kosovës.

Sipas nenit 88, pikur 25, të Kushtetutës së Kosovës, presidenti ka drejtën për t’i shkarkuar dhe emëruar të gjitha shefat e misioneve diplomatike me propozimin e Qeverisë.

“Emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë”, thuhet në Kushtetutë.

Edhe në ligjin për Shërbimit Diplomatik të Kosovës, neni 23, ku flitet për Tërheqjen e parakohshme nga

misioni diplomatik, thuhet se presidenti është ai që merr vendimet përfundimtare.

“Presidenti i Republikës së Kosovës urdhëron tërheqjen e një ambasadori apo shefi të misionit nga misioni diplomatik përpara mbarimit të afatit të caktuar, për arsyet e mëposhtme: 1.1. për nevoja pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme; 1.2. në bazë të kërkesës së vetë përfaqësuesit diplomatik; 1.3. për arsye të vlerësimit negativ të punës së përfaqësuesit diplomatik; 1.4. për shkelje të dispozitave të këtij ligji ose të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; 1.5. kur një gjë e tillë kërkohet nga shteti pranues”, thuhet në ligj.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufa, menjëherë pas ardhjes në krye të diplomacisë kosovare ka shkarkuar edhe 14 konsuj të Kosovës, të cilët ishin emëruar në mandatin e kaluar nga ish kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli.

Mirëpo, ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, duket se nuk ka guxuar të propozojë tërheqjen e asnjërit prej ambasadorëve të  LDK-së, të cilët janë të emëruar politikë.

Presidenti Thaçi dekreton emrat e deputetëve të rinj, pritet të betohen në seancën e radhës

Periskopi.com Lajme

Vendet e zbrazëta të deputetëve të cilët u bënë pjesë e kabinetit qeveritar, në fillim të muajit shkurt, pritet të plotësohen së shpejti.

E gjithë kjo, pas hapjes së rrugës nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të bëhet betimi i tyre, pas zëvendësimit të bërë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, raporton KTV.

Nga Zyra e presidentit kanë konfirmuar për KTV-në se të martën kanë dërguar në Kuvend dekretin e emrave të deputetëve të rinj.

“Presidenti i Kosovës, në përputhje me detyrat e tij kushtetuese e ligjore, ka dërguar në Kuvend gjatë ditës emrat e deputetëve, të cilët janë zëvendësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka thënë kjo Zyrë.

E në pritje të tij, ka qenë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 7 shkurt, ka miratuar rekomandimin e presidentit, lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.

E kjo çështje është dërguar në Gjykatë nga kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.

Ajo ka kërkuar interpretim të Gjykatës për dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet, sepse megjithëse ka marrë më shumë vota se dy kandidatët e tjerë burra, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sepse ligji parasheh që zëvendësimi të bëhet vetëm bazuar në gjininë e njëjtë.

“Nuk mund të lejohet diskriminimi i institucionalizuar me ligj”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Muja: SHBA-të e duan presidentin në dialog

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Armend Muja ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Mynih të Gjermanisë me rastin e konferencës së sigurisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Frontal” Muja ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojë të largojnë kryeministrin nga dialogu me Serbinë.

“Potencialisht po e them, SHBA-të e favorizojnë një dialog ku presidenti është figura kryesore, një arsye është se presidenti është pajtuar me mënyrën e shpejtë për të arritur marrëveshje.

E dyta Evropa nuk është relevante më në dialogun Kosovë-Serbi dhe e treta mund të jetë një mundësi që SHBA është duke përdor presidentin e LDK-në mund të anashkalojë z. Kurti në procesin e bisedimeve”, ka thënë Muja.

Ndërkohë Muja ka thënë se largimi i taksës është hap i duhur i qeverisë teksa e ka cilësuar si të domosdoshëm recoprocitetin me Serbinë.

Ai ka komentuar edhe fjalimin e Kurit në Mynih. Sipas tij fjala e kryeministrit përball Vuçiqit nuk ishte i ashpër, por siç thotë Muja, brilant, teksa shton seb nuk kishte asgjë kontranverse në atë fjalim.

Surroi: Edhe po të merren vesh VV e LDK për presidentin, duhet t’i kontaktojnë opozitën e minoritetet

Periskopi.com Lajme

Publicisti Veton Surroi, sonte në Rubikon duke folur për çështjen e presidentit, ka thënë se edhe po të merren vesh VV e LDK për këtë çështje, kanë nevojë për një konsensus më të gjerë, transmeton Periskopi.

Sipas Surroit, me këtë rast  duhet t’i kontaktojnë jo vetëm minoritetet por edhe opozitën.

Surroi ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së re, duke thënë se çështje kryesore është vendosja e prioriteteve.

Ai thotë se ndarja e buxhetit do të tregojë se cilat janë prioritetet e qeverisë, derisa shton se i njëjti është e vështirë të ndryshojë në mënyrë radikale.

“Mendoj se duhet të vendosen prioritetit e qeverisë prioritetit strategjike jo vetëm buxheti. Çështja është se si të konsolidohet brenda qeverisja, si të ndalet një trend negativ i shpenzimeve, si të konsolidohet buxheti dhe kultura qeverisëse, që të jepen indikacione se çfarë është natyra e qeverisjes së re dhe pastaj gradualisht të ndërtohen pikat strategjike”./PERISKOPI/

Thaçi, themelon Këshillin konsultativ për LGBTIQ+

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka themeluar Këshillin konsultativ për LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së presidentit të Kosovës.

Ai tha se kjo është e rëndësishme për promovimin e të drejtave të këtij komuniteti.

 

 

“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesit e LGBTIQ+ në Kosovë, Arbër Nuhiu dhe Blert Morina për të diskutuar për themelimin e një Këshilli konsultativ për të drejtat e LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së presidentit të Republikës së Kosovës. Promovimi i i të drejtave për LGBTIQ+ është një prioritet i rëndësishëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Thaçi pret nesër në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret nesër në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles.

Takimi i dyshes nis në ora 12:00 tek Kabineti i Presidentit.

Pas përfundimit të takimit, Borell dhe Thaçi pritet të deklarohen para mediave.

Avdyli: Nga deklaratat e VV’së, ende nuk ka siguri se LDK do ta ketë postin e presidentit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka thënë se deklaratat e ardhura nga zyrtarë të Vetëvendosjes nuk sigurojnë se LDK do ta ketë presidentin, transmeton Periskopi.

‘’Ende nuk ka siguri se LDK do ta ketë postin e presidentit. Për aq sa i kam përcjell intervistat e deklaratat nga VV, edhe nga zoti Kurti’’, ka thënë Avdyli sonte në Rubikon.

Kujtomë që ende nuk ka diçka rreth marrëveshje LDK-VV./Periskopi/

 

 

 

Presidenti finlandez dhuron 200 mijë euro për fëmijët e varfër

Periskopi.com Lajme

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhuroi 200,000 euro fëmijëve të varfër për të shpenzuar në arsim.

Sipas mediave finlandeze, presidenti i Finlandës ka vendosur t’u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ai kërkoi që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve në nevojë, në mënyrë që ata të sigurojnë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera arsimore të nevojshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i Finlandës mblodhi rreth 1.5 milion euro në formë donacioni.

E thotë Kushtetuta: Nëse Vetëvendosje nuk arrin ta bëj Qeverinë, atë mund ta bëjnë të tjerët

Periskopi.com Lajme

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë Kurti nuk merr shumicën e votave të nevojshme në Kuvendin e Kosovës, pas 15 ditësh afati kushtetues, Presidenti i Republikës së Kosovës, sipas së njëjtës procedurë e emëron kandidatin tjetër, por këtë radhë me afat kushtetues vetëm 10 ditor.

Këtë procedurë e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe e shtjellon vendimi i Gjykatës Kushtetuese KO113/14, dt. 1 korrik 2014, ku presidenti mund të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë dy herë.

Hera e parë është vetë shpjeguese dhe e saktësuar me Kushtetutë dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend dhe nuk ka diskrecion të refuzojë caktimin e këtij kandidati të propozuar për kryeministër.

Por, nëse kandidati i parë nuk i merr votat e mjaftueshme, atëherë presidenti e ka në diskrecionin e tij të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër.

Pra, në rast të dështimit të mandatarit të parë, që rrjedh nga fituesi nominal i zgjedhjeve, atëherë presidentit i takon sipas Kushtetutës ta mandatojë një kandidat tjetër, që mund të jetë nga cilado parti që ka kaluar pragun prej 5% në zgjedhjet parlamentare.

Vlen të theksohet se Gjykata Kushtetuese nuk përjashton që presidenti të vendosë t’i japë partisë ose koalicionit të parë mundësinë të propozojë edhe kandidatin e dytë për kryeministër.

Në parim, në fazën e dytë, rreth caktimit të mandatarit, barra kryesore i bie presidentit, sepse ai gjatë këtij procesi duhet të objektivitet dhe të jetë faktor neutral në këtë garë.

Për të kuptuar më mirë “diskrecionin”, Gjykata Kushtetuese ka vënë në dijeni disa elemente që përbëjnë këtë “diskrecion” në interpretimin e Nenit 95, paragrafin 4 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese thotë se ky nen “…qëndron i heshtur në pyetjen se cila parti ose cili koalicion e propozon kandidatin e ri për kryeministër. Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për kryeministër”.

 Në kuptimin e pushtetit diskrecionar në një vendimmarrje, ai ushtrohet në mënyrë kushtetuese nëse nuk tejkalon kufijtë e përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është në kundërshtim me normat e gjithë pranuara juridike, si dhe nëse nuk shkel parimet themelore të drejtësisë apo arsyes njerëzore.

Por, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kuptohet në katër kategori kryesore:

1.Nuk duhet të përjashtohet që Presidenti i Republikës mund të vendosë t’i japë të njëjtës parti ose koalicion edhe një rast për të propozuar kandidatin tjetër, që mund të jetë i suksesshëm në formimin e Qeverisë së re, duke marrë votat e nevojshme në Kuvend.

2.Gjykata Kushtetuese konsideron se Presidenti i Republikës duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re.

3.Gjykata rithekson se neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutës kërkon që të ketë një kandidat tjetër për kryeministër, por e lë të hapur çështjen se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin për kryeministër.

4.Pasi që, sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi e presidentit të ruajë stabilitetin e vendit dhe të gjejë kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

 Në herën e dytë të gjitha partitë ose koalicionet (parazgjedhore) të përfaqësuara në Kuvend do të jenë të barabarta para presidentit, që ta bindin atë se i kanë gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Gjasat më të mëdha do të mund të përcaktoheshin sipas kritereve mbizotëruese të cilat do ta ruanin stabilitetin e vendit dhe do të shmangnin zgjedhjet.

Hoti për postin e presidentit: Kuadrot e LDK-së janë njerëz të respektuar të shoqërisë

Periskopi.com Lajme

Pozita e presidentit, e cila do të lirohet pas një viti është bërë ndër tjera ‘mollë sherri’ për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Person unifikues dhe jo politik, është kërkesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe të njohësve të rrethanave politike.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti i tha KP, se në përpjekjet për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen për të balancuar pushtet, atyre iu takon pozita e të parit të shtetit. Për këtë pozitë u shpreh se i kanë njerëzit më të respektuar të shoqërisë.

 

 

“Ne kemi 30 vite që jemi themeluar dhe në shumicën e kohës kemi qenë në qeverisje. Nëse i shihni kuadrot që i ka propozuar LDK për pozitat më të larta shtetërore, për kryeministër, për kryetar të Kuvendit dhe president janë njerëzit më të respektuar të shoqërisë…duke pasur parasysh këto ne do t’i ruajmë standardet në çdo rrethanë”, thotë Hoti.

Protestuesit përpiqen të hyjnë në teatrin ku ndodhej Macron me gruan (Video)

Periskopi.com Lajme

Momente të këqija për Presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshorten e tij.

Dhjetëra manifestues tentuan të hynin në një teatër të Parisit, ku ishte i pranishëm kreu i Elizesë për të ndjekur një shfaqje.

Policia ka arritur të bllokojë protestuesit që janë ngritur kundër reformës së pensioneve.

Truprojat e Presidentit ndërhynë duke zhvendosur Macron dhe Brizhit në një vend të sigurt.

Pasi gjendja e tensionit kaloi, ata u rikthyen sërish në sallën kryesore ku ndoqën shfaqjen deri në fund të saj.

 

Thaçi: Kosova nuk do të jetë edhe gjatë e bllokuar

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi, tha se vendi nuk do të jetë edhe gjatë i bllokuar dhe pa institucione funksionale.

Ai këto komente i bëri pas akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Thaçi tha se do të shikohen të gjitha mundësitë politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë.

Ai tha se shpreson  që  të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e ka nënshkruar  Albin Kurti.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar. Do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e Qeverisë. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë, por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, tha ai.

Sipas ij, do të konsultohen të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve.

“Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”, ka thënë presidenti para gazetarëve.

‘Presidenti mund të konsultohet me partitë tjera për formimin e qeverisë së re’

Periskopi.com Lajme

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në qoftëse Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje për koalicionin qeverisë, Presidenti Hashim Thaçi detyrohet që përpjekjenn për formimin e Qeverisë t’ia kalojë subjekteve tjera politike.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton afatin për emrin e mandatarit që do të duhej t’i dorëzohet Presidentit të Kosovës.

Duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, Baraliu ka thënë se Presidenti nuk ka të drejtë që të caktojë një afat për të kërkuar që t’i dorëzohet emri i mandatarit për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se tani jemi në fazën përfundimtare kur dy liderët, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nuk duhet të jenë irracional për afatin kohor, por që sipas tij duhet të tregojnë nëse kanë arritur apo jo marrëveshjen.

“Kushtetuta e Kosovës sa i përket mandatimit të mandatarit potencial, në nenin 95 paragrafi 1 thotë qartë që presidenti i vendit pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultateve finale të tyre, duhet të zhvillojë biseda konsultuese me fituesin dhe me atë që ka shumicën në Kuvend, për të mandatur mandatarin përkatës. Pra kompetenca e Presidentit të vendit, sipas Kushtetutës është kjo që ekskluzivisht që kurdo që ofrohet propozimi nga mandatari potencial, ta dërgoj drejt në Parlament, parlamenti tanimë i konsistuar ta votojë kabinetin qeveritar”, ka thënë Baraliu për “FrontOnline”.

Nëse Albin Kurti nuk arrin të ketë një marrëveshje, në këtë rast me LDK-në, Baraliu thotë se presidentit Thaçi i jepet mundësia që të konsultohet me partitë tjera politike për ta formuar Qeverinë.

Nëse edhe përpjekja e partive tjera dështon, sipas Baraliut, Presidenti do të duhej t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kushtetuta thotë që Presidentit i jepet mundësia që të konsultohet me partitë politike dhe të ja japë mandatin një personi tjetër që ai brenda 10 ditësh ta formojë Qeverinë, nëse edhe ai nuk mundet të formojë qeverinë, Kushtetuta e Kosovës është e saktë dhe e definuar në këtë rast, që thotë se Presidenti është i detyruar t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në një afat prej 40 ditësh”, ka potencuar Baraliu.

 

Paralajmëron presidenti: Do të ndërmarrë veprime nëse nuk propozohet mandatari

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.

Thaçi pas tërmetit në Kosovë: Institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sot në mbrëmje i ka njoftuar shërbimet e sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, i pari i vendit ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente.

 

 

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi.

Deputeti i LDK’së: VV të mos e kthejë kryeparlamentarin, veç le të na japë presidentin

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ani pse thotë se nuk e ka parë ofertën e fundit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, shprehet i hapur që ajo të pranohet nga ana e partisë së tij.

Rexhepi thotë se nëse Vetëvendosje, i garanton LDK-së, që do e votojnë postin e presidentit kur të vije koha, atëherë duhet të ketë koalicion mes këtyre dy partive politike.

Ai shton se pushtet i balancuar do të ishte në qoftë se do të arrijnë që ta formojnë një ekip të qeverisë në mënyrë të barabartë dhe posti i presidentit t’i takojë LDK-së.

Por, sa i përket kthimit të postit të kryetarit të Kuvendit, deputeti Rexhepi shprehet se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, dhe se LDK duhet të pajtohet që ky post tashmë i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për të qenë i sinqertë me juve, për shkak të disa obligimeve familjare, ende nuk e kam parë ofertën e Vetëvendosjes. Mirëpo, unë i mbetem besnik asaj që e kam thënë vazhdimisht, që votimet e 6 tetorit, duhet të kthehen në qeverisje mes dy partive që kanë dalë fituese. Atë ofertë do ta diskutojmë në Këshill të Përgjithshëm dhe nëse është në të mirën e partneritetit dhe në të mirën e Lidhjes Demokratike, unë do ta votoj”, ka thënë Rexhepi për Gazeta Blic.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, thekson që zgjidhja ideale për t’u arritur koalicioni, është ndarja e barabartë e pushtetit, teksa thotë se nëse Vetëvendosje, jep garant se do ta votojë presidentin e propozuar nga LDK, atëherë koalicioni duhet të ndodhë.

Shton se kryetari i Kuvendit dhe posti i kryeministrit, tashmë janë të padiskutueshëm dhe të pakthyeshëm.

“Nëse marrim garancë nga ana e Vetëvendosjes, se do ta votojë presidentin që do ta nominonim ne, atëherë koalicioni duhet të ndodhë. Posti i kryetarit të Kuvendit dhe ai i kryeministrit, tashmë janë të pakthyeshëm. E rëndësishme është që të gjendet formula për një partneritet të mirë dhe të qëndrueshëm, që qytetarëve t’u përkthehet kjo me një qeverisje të mirë”, ka thënë ndër të tjera, deputeti, Fatmir Rexhepi.