Publikohet kalendari i Premier Ligë: Leeds në ndeshjen e parë luan me Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Është publikuar kalendari i ndeshjeve të Premier Ligës së Anglisë në futboll për sezonin 2020/21. Dhe, ekipi juaj i preferuar Leeds United, del se do të ketë një ndeshje të parë mjaft të vështirë. 

Leeds do të udhëtojë drejt Liverpoolit në stadiumin magjik Anfield Road për t’u ndeshur me ekipin më të fortë aktualisht në Evropë.

Menjëherë pas Liverpoolit, në Elland Road ekipi i Bielsas do të ndeshet me Fulhamin ndërsa një javë më vonë do të udhëtojë në Bramall Lane për t’u ndeshur me Sheffield Unitedin, shkruan Periskopi.

Sërish në fillim të tetorit, Leeds do të ketë punë mjaft të vështirë në ndeshjen kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Një kalendar si ky duket mjaft i vështirë për Leedsin që është kthyer në elitën e futbollit anglez pas 16 vitesh.

Këta janë 11 sulmuesit e shkëlqyeshëm që zhgënjyen në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, ka renditur 11 sulmuesit e shkëlqyeshëm, që kanë zhgënjyer më së shumti në Premier League, që nga viti 2000. Referuar dy dekadave të fundit, nga këto 11 emra të spikatur, 8 prej tyre kanë luajtur në La Liga (Spanjë).

Diego Forlán: No tuvo suerte en el Manchester United donde estuvo de 2004 a 2005. Tardó 34 jornadas en anotar. Al salir, triunfaría en España.

Diego Forlán – Ai nuk pati fat te Manchester United, ku luajti nga viti 2004 deri më 2005. I duheshin 34 ditë për të shënuar. Kur u largua që aty, uruguajani triumfoi në Spanjë.

Fernando Morientes: Puede sorprender la inclusión del 'Moro' que, aunque no fue una gran estrella en el Liverpool, hizo 8 goles en 41 partidos.

Fernando Morientes – Mund të befasojë përfshirja e “Moro” në këtë listë, i cili edhe pse nuk ishte një yll i shkëlqyer te Liverpool, shënoi 8 gola në 41 ndeshje.

Hernán Crespo: El juego inglés no le sentó tan bien como el italiano. Tan sólo pudo hacer 20 goles, nunca fue titular indiscutible y tuvo que salir en varias cesiones

Hernán Crespo – Futbolli anglez nuk i shkonte për shtat argjentinasit, si ai italian. Në Premier League mundi të shënonte vetëm 20 gola, teksa kurrë nuk ishte startues i padiskutueshëm.

Andriy Shevchenko: En tres años no fue la gran estrella que brilló en el Milan. Su fichaje fue caro y en Londres no lo disfrutaron como se pensaban. Hizo 9 goles en 48 partidos.

Andriy Shevchenko – Në tri vite me Chelsea, ai nuk ishte ylli i madh, që shkëlqeu me Milanin. Nënshkrimi i tij ishte i shtrenjtë, por në Londër nuk i shijuan aftësitë e ukrainasit ashtu siç mendonin dhe prisnin. Ai shënoi 9 gola në 48 ndeshje.

Robinho: Vino como estrella del Madrid, pero en tres años no logró la evolución que todos imaginaban. Hizo 14 goles en tres cursos como 'citizen'

Robinho – Ai erdhi si yll nga Real Madridi, por në tri vite nuk e arriti evolucionin, që e imagjinuan të gjithë. Ai shënoi 14 gola në 3 sezone si “qytetar”.

Radamel Falcao: Al 'Tigre' le critican por partida doble. Ni en el United ni en el Chelsea logró la repercusión que tuvo en el Atleti o en el Porto

Radamel Falcao – “Tiger” është kritikuar dy herë. As te Manchester United dhe as te Chelsea nuk arriti të kishte ndikimin spikatës si me Atletico Madrid dhe Porto.

Roberto Soldado: No le fue bien al español en Londres. Tan sólo pudo hacer 7 goles con los 'Spurs'. Luego llegaría Kane a su lugar y las comparaciones no le dejan en buen lugar.

Roberto Soldado – Spanjolli nuk bëri mirë në Londër. Ai mundi të shënonte vetëm 7 gola me “Spurs”. Harry Kane do të spikaste në rolin dhe vendin e tij, ndaj krahasimet nuk lënë shije të mirë për të.

Pato: Su paso por el Chelsea fue testimonial. El brasileño no explotó el potencial que había mostrado en el Milán. Tan sólo hizo un gol

Pato – Koha e tij në Chelsea ishte zhgënjyese. Braziliani nuk e shfrytëzoi potencialin që kishte treguar te Milani. Ai shënoi vetëm një gol.

Gonzalo Higuaín: Respondió en España e Italia pero no así en Inglaterra. Los fans del Chelsea no guardan un grato recuerdo del Pipita, cuyo paso fue estéril

Gonzalo Higuaín – Ai shkëlqeu në Spanjë dhe Itali, por jo në Angli. Tifozët e Chelsea nuk mbajnë mend një kujtim të dashur nga “Pipita”, sepse performance e tij ishte sterile.

Morata: 66 millones pagó el Chelsea por el español, que aún pertenece a los 'blues' aunque el Atlético lo firmará este verano. Otro que no cuajó en Londres

Morata – 66 milionë euro të paguara nga Chelsea për sulmuesin spanjoll, i cili ende iu përket bluve, edhe pse Atlético Madrid do të nënshkruajë këtë verë blerjen përfundimtare. Një tjetër sulmues, që nuk ia doli në Londër dhe Premier League.

Sergei Rebrov: 16 millones pagó el Tottenham por el jugador ruso del Dinamo de Kiev. También jugó en el West Ham. Uno de los 'pufos' de la ´decada

Sergei Rebrov – Tottenham pagoi 16 milionë euro për lojtarin rus të Dynamo Kiev. Ai, gjithashtu, luajti me West Ham, por rezultoi një nga zhgënjimet e mëdha të dy dekadave të fundit në Premier League.

Këto janë disa nga gratë më të fuqishme të futbollit elitar, trashëguese të klubeve të ndryshme angleze

Periskopi.com Sporti

Mbase për shumë kë futbolli është vetëm për meshkuj dhe se femrat nuk kanë interesim për sportin më të populluar në botë, por ky supozim bie – pasi ka gra e femra të cilat janë fubolldashëse.  Ka shumë femra që janë futbolliste, gazetare sporti e disa të tjera si tregtare.

Kështu Periskopi sjell disa nga gratë më të fuqishme në futbollin global ku disa prej tyre kanë në menaxhim klube të mëdha.

Amanda Stavely është një tregtare e shkëlqyer dhe është bashkëpunëtore e Sheikh Mansour, që e ndihmoi atë ta merrte Manchester Cityn në vitin 2008.

Por Stavely nuk është gruaja e vetme në futbollin elitar – Karren Brady është një tjetër grua, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për gati tri dekada – falë kolonave të saj në gazeta dhe shërbimin e saj në bordet e Birmingham City dhe më pas West Ham United.

Ajo u emërua nga David Sullivan si drejtoreshë Birmingham në moshën 23 vjeç, në vitin 1993.

Marina Granovskaia, ruso – kanadezja është togere e besuar e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich – dhe ka fjalën e fundit sa I përket transferimeve në Stamford Bridge.

Chelsea director Marina Granovskaia has a big influence at the club

Ajo u emërua zyrtarisht përfaqësuesja e Abramovich në 2010, më vonë u bashkua në bordin e klubit, dhe negocioi një marrëveshje masivisht fitimprurëse të sponsorizimit të bluzave të reja 15-vjeçare me kompaninë  NIKE.

Katharina Liebherr, trashëgoi klubin Southampton në vitin 2009 pasi i vdiç babai dhe ka akoma një pjesë prej 20 përqind në klub pasi ia shiti atë Gao Jisheng.

Rebecca Capelhorn, është drejtoresha e operacioneve të futbollit në klubin e Tottenhamit, e cila u bashkua me klubin në vitin 2015. /Periskopi.com/

E pabesueshme: Neuer drejt Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Bayern Munchen sezonin e ardhshëm mund të jetë pa portierin legjendar, Manuel Neuer.

Sipas raportimeve nga Gjermania, Neuer ka refuzuar që të nënshkruaj kontratë të re me bavarezët

Siç shkruan ‘Bild’, skuadra e Chelseas ka shprehur interesim për gjermanin 33 vjeçar.

Lampard është i pakënaqur me paraqitjet e Kepas, prandaj është në kërkim të një portieri të ri.

Veç Liveprooli e City në nivel me të: Leedsi i Bielsas çmend Premier Ligën pas lojës ndaj Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë Arsenali arriti të fitonte minimalisht 1-0 ndaj Leeds United me shumë zor dhe me ndihmë të madhe nga referët. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, qeshi në fund të ndeshjes por e pranoi që ekipi i tij “vuajti” shumë gjatë takimit.

Leeds United luajti aq mirë sa edhe tifozët e Arsenalit ishin të habitur me formën e ekipit që luan në kategorinë e dytë angleze, EFL Championship.

Kishte shumë raste në pjesë të parë kur ekipi i drejtuar nga ‘i çmenduri’ Marcelo Bielsa dukej se po e dërrmonte me lojë Arsenalin, përcjell Periskopi nga Independent.

Trajneri i Arsenalit deklaroi pas takimit: “Ishte si të shkoje te dentisti,” kur u pyet se si ishte të luaje kundër Leedsit. “Ata na e bënë tepër të zorshme… ata po ndërtojnë diçka shumë të fuqishme në atë ekip.”

Arteta është një dishepull i shpallur i Bielsas, por ajo që bëri përshtypje të jashtëzakonshme është se sa shumë spektakël dhuroi ekipi i tij ndaj një ekipi në Premier Ligë qysh në ndeshjen e parë.

Ishte seriozisht impresive.

Sa i përket nivelit taktik vetëm Liverpooli i Kloppit dhe Manchester City i Pep Guardiolas mund të maten me Leedsin e Bielsas. /Periskopi

Superkompjuteri zhgënjen tifozët e Liverpool, shpall Cityn kampion

Periskopi.com Sporti

Manchester City do të mundë Liverpoolin në titullin e Premier Ligës, sipas një superkompjuteri i cili mendon se kampionët në fuqi do të mbrojnë titullin e tyre me vetëm një pikë diferencë. 

Kampionati anglez këtë sezon pritet të jetë më i rivalizuar se kurrë, pasi në këto vitet e fundit nuk ka qenë shumë luftues, me Cityn, Chelsean dhe Leicester që fituan titullin në tre vitet e fundit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe nëntë ndeshje deri në përfundimin e kampionatit, ‘Qytetarët’ dhe ‘Të Kuqtë’ kanë vetëm një pikë dallim dhe superkompjuteri ka parashikuar se e tillë do të mbetet diferenca deri në fund, transmeton Periskopi.

Por edhe më interesate është gara për top-katërsh, ku Tottenham, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal janë duke luftuar fuqishëm për të zënë një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

‘Gjelat’ pritet të përfundojnë në vendin e tretë, ‘Djajtë e Kuq’ në të katërtin, gjithmonë sipas një parashikimi të ashtuquajturit ‘superkompjuter’.

Cardiff, Fulham dhe Huddersfield nga sezoni tjetër do të garojnë në Championship. /Periskopi/

Will the Premier League table look like this in May? Image: PA Images

De Gea bëhet më i paguari në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

David de Gea duket se do të përfitojë një kontratë të majme te Manchester United.

U raportua se portieri po largohet nga Machester United, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Skuadra angleze do t’i ofrojë kontratë të re spanjollit, pasi ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Me kontratën e re, David de Gea do të bëhej lojtari më i paguar në histori të Premierligës.

Besohet se spanjolli do ta kalojë Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin që fitojnë 400 mijë paund në javë, duke marrë një pagë prej 450 mijë paundësh.

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Një super kompjuter ka parashikuar tabelën finale të Premier Ligës për këtë sezon.

Statistikantët në Futboll Web Pages kanë grumbulluar të gjitha numrat dhe të dhënat e rëndësishme që përfshijnë rezultatet e mëparshme, si dhe golat për të llogaritur rezultatet më të mundshme për ndeshjet e ardhshme.

Rezultatet janë publikuara dhe është lajm i mirë për tifozët e Liverpool, shkruan Periskopi.

Ata kanë parashikuar që Liverpool të shpallet kampion me një rekord pikësh 106, përpara kampionit aktual Manchester City.

Top katërshja mbyllet nga Tottenham dhe Chelsea, respektivisht vendi i tretë dhe i katërt. /Periskopi/

Legjendat e Manchester United zgjedhin formacionin më të mirë të Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Legjendat e Manchester United kanë qenë të ftuar në një emision, derisa kanë zgjedhur formacionin më të mirë në histori të Premier Ligës. 

Paul Scholes, Ryan Giggs, Phil Neville, Gary Neville dhe Nicky Butt kanë bërë përzgjedhjen e 11 lojtarëve më të mirë të kampionatit më atraktiv në botë, pa lojtarët e ‘Djajve të Kuq’, shkruan Periskopi.

Chelsea dominon me katër lojtarë, Drogba, Lampard, Terry dhe Ashley Cole, derisa Arsenal ka tre lojtarë dhe Manchester City dy sosh.

Ky është formacioni më i mirë i Premier Ligës, pa lojtarët e United:


/Periskopi

Formacioni më i mirë në historinë e Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Premier Liga vazhdon të mbetet kampionati më atraktiv në botë.

Përveç ndeshjeve të bukura, kampionati anglez sjell derbi gati çdo javë, çka e bën edhe më interesante ecurinë e ndeshjeve, përcjell Periskopi.

Në këtë kampionat kanë luajtur emra të mëdhenjë të futbollit, duke përfshirë Schmeichel, Terry, Henry, Giggs e shumë legjenda të tjera.

Më poshtë keni formacionin më të mirë të Premier Ligës, i votuar nga tifozët. /Periskopi

Image: Twitter

Formacioni më i mirë i Premier Ligës deri në këtë pjesë të sezonit

Periskopi.com Sporti

Kemi arritur në fazën e gjysmë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë. 

Liverpool është duke kryesuar tabelën, me gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë Tottenham, përcjell Periskopi.

Huddersfield gjendet në pozitën e fundit në tabelë, me gjashtë ekipet tjera që rrezikojnë rënien nga liga këtë sezon.

BleacherReport ka përgatitur formacionin më të mirë të gjysmë sezonit të Premier Ligës, duke marrë si kriter lojtarët që kanë luajtur mbi 75% të ndeshjeve.

Ky është formacioni sipas këtij portali anglez:

Formacioni (4-2-3-1):

Lukasz Fabianski:
Matt Doherty,  Aymeric Laporte, Virgil van Dijk, Andy Robertson:
Lucas Torreira, Fernandinho:
Raheem Sterling, Mohamed Salah, Eden Hazard:
Harry Kane.           /Periskopi

Të pazëvëndësueshmit – ekipet e Premier Ligës që nuk bëjnë pa lojtarët kryesor

Periskopi.com Sporti

Humbjet e Manchester Cityt kanë bërë që shumë ekspertë të futbollit të analizojnë atë çfarë po i ndodh ekipit të Pep Guardiolas. 

Shkaku i këtyre dështimeve ka një emër – Fernandinho, përcjell Periskopi.

Ylli brazilian vazhdon të mbetet i dëmtuar, dhe ‘Qytetarët’ e kanë pësuar keq pa të, pavarësisht se ekipi është i mbushur me yje.

Kjo ka bërë që t’i hidhen sytë edhe pesë ekipeve tjera të Premier Ligës, që nuk do kishin sukses nëse lëndohet ‘truri i skuadrës’.

Manchester City – Fernandinho (mesfushor)
Liverpool – Virgil Van Dijk (mbrojtës)
Chelsea – Eden Hazard (anësor)
Manchester United – Davdi de Gea (portier)
Arsenal – Pierre Emerick-Aubameyang (sulmues)
Tottenham – Harry Kane (sulmues)     
 /Periskopi

10 lojtarët e mbivlerësuar në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Futbolli është lojë e opinioneve. 

Dhe në futboll ka lojtarë që pëlqehen nga tifozët, por nuk janë për t’u vlerësuar në atë mënyrë, përcjell Periskopi.

Këtë herë fokusi ynë do jetë Premier Liga dhe lojtarët që janë të mbivlerësuar nga publiku e më gjerë.

Kjo është lista e 10 lojtarëve që redaksia e sportit të Periskopit ka përzgjedhur si të mbivlerësuar:

– Willian (Chelsea)
– Marcos Alonso (Chelsea)
– Dele Alli (Tottenham)
– Kyle Walker (Manchester City)
– Benjamin Mendy (Manchester City)
– Nemanja Matic (Manchester United)
– Eric Dier (Tottenham)
– James Tarkowski (Burnley)
– Hugo Lloris (Tottenham)
– Hector Bellerin (Arsenal)    /Periskopi

Neymar i ‘hedh benzinë zjarrit’ për kalimin në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Junior ka deklaruar se çdo futbollist i madh një ditë do të duhet të luajë në Premier Ligë.

Braziliani kohëve të fundit ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të simulimeve të shumta që bën gjatë ndeshjeve, përcjell Periskopi.

Gjithsesi, ai nuk ka folur për kritikët e tij, derisa nuk e ka mohuar që shumë shpejt do të transferohet në Premier Ligë.

Image result for Neymar Premier League

”Çdo futbollist i madh, së paku një ditë, ëndërron që të luajë në Premier Ligë”.

”Është kampionati më atraktiv dhe më i ndjekur, me një futboll ndryshe nga kampionatet e tjera”, është shprehur Neymar.

Chelsea dhe Manchester United ishin dy klubet e interesuara për të para transferimit te gjiganti francez. /Periskopi

Premier League, formacioni i javës së gjashtë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar edhe java e gjashtë e ligës më atraktive në botë, Premier League.

Edhe kjo javë nuk kaloi pa befasi, pasi Manchester United barazoi në shtëpi ndaj Wolves, ndërsa Chelsea nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në derbin londinez ndaj West Ham.

Formacioni i javës:

Arsenal 2 – 0 Everton: Shënojnë Aubameyang dhe Lacazette (Video)

Periskopi.com Sporti

Kur po zhvillohet minuta e 65 e ndeshejs, Arsenali po fiton me rezultat 2 me 0 ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier Ligë, shkruan Periskopi.

Skuadra e udhëhequr nga Unai Emery nuk ishte aq e sigurtë në fazën defanzive dhe krijoi shumë hapësira për kundërshtarin – por të cilat nuk u shfrytëzuan.

Lacazette shënoi me një gol shumë të bukur për 1 me 0, në minutën 58, tre minuta më pas dyfishoi Aubameyang nga afërsia dhe nga offside-i, pas asistimit të dobët nga Ozil.

Tabela e të gjitha kohërave në Premier League: Liverpool i katërti – 1752 pikë, Arsenal i dyti – 1885

Periskopi.com Sporti

Vitin e kaluar Manchester City ia doli t’i mbledhte 100 pikë për një sezon në Premier Ligë. Një rekord i jashtëzakonshëm, i paarritur nga asnjë klub më parë, shkruan Periskopi. E megjithatë, në tabelën e historisë së Premier Ligës, City është veç në vendin e shtatë.

Në të parin, shkaku i 13 titujve në kohën e Sir Alex Ferguson është Manchester United. Jo pa befasi, në të dytin është Arsenali që i ka fituar tre tituj, dhe që të tre me francezin Arsene Wenger. Chelsea është në të tretin, duke e kaluar Liverpoolin – edhe pse deri në ardhjen e Abramovichit ishte një ekip i madh, por larg majës.

Siç mund ta shihni, Leeds United që kishte pasur rezultate mjaft të mira në Premier League, por që tash e 15 sezonte ndodhet në kategorinë e dytë, është në vendin e trembëdhjetë. Pesë vende para ish kampionit Leicester City.

Ndërkohë, kjo është pjesa e poshtme:

Skuadra e Benitez merr pikë si mysafir

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e parë e xhiros së dytë në ligën më të fortë në botë, Premier Ligë, ka përfunduar pa gola 0 me 0, shkruan Periskopi.

Skuadra e Neil Warnock, e sapoinkuadruar në Premier Ligë, luajti më mirë gjatë ndeshjes duke e pasur edhe posedimin më të lartë të topit ndaj skuadrës së famshme Newcastle.

Madje, ekipi i udhëhequr nga Rafa Benitez mori edhe një karton të kuq, në minutën e 66 të ndeshjes. Ishte Isaac Hayden ai që u ndëshkua.

Sidoqoftë, kjo është një pikë e mirëseardhur për Newcastle-in që po përballet me vështirësi të mëdha financiare – pavarësisht që në bankë e kanë një prej trajnerëve më të mirë në botë, Rafa Benitez.

Periskopi do t’iu mbajë të informuar edhe për ndeshjet e tjera të Premier Ligë gjatë ditës së sotme. Më e rëndësishmja do të jetë ajo mes Chelseat dhe Arsenalit që fillon prej orës 18:30. /Periskopi

Januzaj rikthehet në Premier Ligë, kjo është skuadra e tij e radhës

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi 23 vjeçar Adnan Januzaj flitet se shumë shpejt do të rikthehet të luajë në Premier Ligë tek skuadra e Evertonit.

Evertoni thuhet se tashmë ka bërë kontaktet e para me lojtarin dhe shumë shpejt pritet që Januzaj të vishet me fanellën e Evertonit, shkruan KosovaPress.

Januzaj momentalisht luanë në Spanjë te Real Sociedadi, dhe ishte i pranishëm me kombëtaren Belge në Kampionati Botëror madje ai arriti ta shënoi edhe golin e fitores ndaj Anglisë

Mourinho: Do e pranoj ofertën e Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur se nuk do të hezitonte për të nënshkruar kontratë e re me klubin anglez.

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho erdhi në korrik të këtij viti në krye të pozitës së trajnerit në OldTrafford.

Siç u raportua sot nga redaksia jonë se United është i vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe pse forma e skuadrës nuk ka qenë ajo që është pritur.

“Ata e dinë se po e shijoj çdo minutë, punën time në Manchester United dhe e dinë që një ditë nëse më ofrojnë kontratë të re, do ta nënshkruaj, nuk më duhen as këshilltarët, do të nënshkruaja sepse e dua këtë punë”, ka thënë Mourinho për “SkySports”, transmeton Periskopi.com.

‘Djajët e Kuq’ aktualisht gjinden në pozitën e gjashtë në Premier Ligë me 30 pikë. /Periskopi/