Sejdi Hoxha jep dorëheqje si drejtor i Postës

Periskopi.com Lajme

Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës. Ai deklaroi se arsyet e dorëheqjes janë angazhimet politike dhe akademike.

“Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush të mendoj që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërë gjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj, meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Hoxhës.

Sipas tij, gjatë ushtrimit të këtij funksioni në Postën e Kosovës për shtatë vite, ai ka arritur disa suksese. Hoxha kujton se si në vitin 2012 kur Posta u nda nga ish-PTK trashëgoi një gjendje të vështirë financiare ku humbja financiare ishte rreth 3 milionë euro në vit dhe ku ofroheshin vetëm dy lloje të shërbimeve.

“Me punën tonë të përbashkët arritëm që për këto vite ndërmarrjes t’i krijojmë dhjetëra shërbime të reja duke filluar nga shërbimi i kryerjes së të gjitha llojeve të pagesave, shpërndarjen e skemave sociale e deri te aplikimi dhe dhënia e kredive në zyrat postare. Të gjitha këto shërbime dhe shumë shërbime tjera mundësuan që për një periudhë të shpejt ndërmarrja të punojë pa humbje financiare, përfshirë edhe 6 mujorin e parë të këtij viti të cilin Posta e mbyll me bilanc pozitiv financiar”, thotë Hoxha.

Ai shton se arritën që të krijojnë bashkëpunime të ngushta me administrata postare ndërkombëtare dhe Postës t’i sjellin donacione të ndryshme të cilat përmirësuan dukshëm kushtet e punës për punonjësit.

Hoxha shprehu falënderime për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës dhe Bordin e Drejtorëve për mbështetje te vazhdueshme, angazhimin dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional.

“Në çfarëdo pozite institucionale që do të jem në të ardhmen, do të angazhohem për të ndihmuar dhe përkrahur Postën e Kosovës si dhe punonjësit e saj, të cilët me mund dhe sakrificë punojnë për të siguruar mirëqenien e familjeve të tyre”, përfundon letra e dorëheqjes së Sejdi Hoxhës.

Ndryshe, para pak muajsh, Sejdi Hoxha është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Drenas.

Operatori publik postar i Serbisë i mban të uzurpuara 19 prona të Postës së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Operatori publik postar i Serbisë mban të uzurpuara 19 prona të Postës së Kosovës. Mbi këto prona Posta nuk ka kontroll dhe nuk realizon përfitime ekonomike prej tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Trembëdhjetë sosh janë regjistruar në sistemin e kontabilitetit në vlerë prej 264 mijë e 540 eurosh, duke mbivlerësuar pasurinë e paraqitur në pasqyrën financiare të kësaj ndërmarrjeje publike.

Kjo ndërmarrje nuk ka kontroll as për gjashtë apartamente banesore në Prishtinë dhe nuk realizon përfitime ekonomike nga to.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, në raportin vjetor për këtë ndërmarrje, edhe pse ka opinion të kundërt (që nuk paraqet një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale), si rezultat i moskontrollit mbi këto objekte, vlera e pasurive të paraqitura në pasqyrën e pozicionit financiar është mbivlerësuar për vlerën neto të këtyre pasurive për 114 mijë e 900 euro, si dhe zëri “shpenzimet e zhvlerësimit” në pasqyrën e fitimit/humbjes është mbivlerësuar për vlerën prej 19 mijë e 149 eurosh.

Telekomi dhe Qeveria ia rrezikojnë funksionimin Postës

Periskopi.com Lajme

Posta e Kosovës ndodhet në situatë shumë të vështirë financiare për shkak të borxheve të papaguara nga ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.

Kështu thuhet në një komunikatë të Postës, ku është theksuar se me gjithë përpjekjet e menaxhmentit, bordit të drejtorëve dhe sindikatave të punëtorëve të Postës për të gjetur zgjidhje me Telekomin dhe Qeverinë që të paguhen borxhet, nuk është arritur asnjë rezultat konkret dhe si pasojë Posta nuk ka asnjë mundësi të paguaj pagat e mbi një mijë punëtorëve.

“Për më tepër, nëse nuk tejkalohet kjo gjendje, Posta së shpejti do të përballet edhe me paralizim total të funksionimit, përkatësisht pamundësisë së ofrimit të çfarëdo shërbimi. Telekomi (Vala) i ka borxh Postës së Kosovës rreth gjysmë milioni euro për qiranë e objekteve dhe shërbimet që Posta i kryen për Telekomin. Për këtë gjendje, menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve i kanë njoftuar zyrtarisht kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, ministrin e Financave, Bedri Hamza si dhe menaxhmentin dhe Bordin e Telekomit. Nga këto institucione kemi kërkuar angazhim urgjent për shlyerjen e borxheve ndaj Postës së Kosovës. Përndryshe, ka disa vite që menaxhmenti, Bordi dhe sindikatat e punëtorëve të Postës i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës si dhe komisioneve relevante parlamentare që të paguhet borxhi i Qeverisë ndaj Postës, prej mbi 5 milionë euro, për mbulimin e humbjeve në shërbimin univer sal postar, që është obligim ligjor i ekzekutivit”, thuhet në komunikatë.

​Protestojnë punëtorët e Postës

Periskopi.com Lajme

Pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të mbajnë, sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta është organizuar Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, fillon në ora 11:00.

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, siç janë Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar, Qeveria t’i mundësojë Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës, realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Posta e Kosovës: Qeveria nuk po shlyen borxhin 5 milionë eurosh

Periskopi.com Lajme

Nga Posta e Kosovës janë deklaruar se mos pagesa e borxhit nga Qeveria e Kosovës ka bllokuar këta të fundit.

Ndër të tjerash është bërë e ditur se borxhi është krijuar për shkak se Qeveria nuk ka rimbursuar humbjet që ka pësuar Posta gjatë ofrimit të shërbimit universal postar nga viti 2013 e deri më sot

Humbjet financiare në shërbim universal postar thuhet të jenë konfirmuar edhe nga organet kompentete.

Njoftimi i plotë nga Posta e Kosovës:

Menaxhmenti i Postës së Kosovës i është drejtuar me një shkresë Qeverisë së Kosovës, javën e kaluar, që në përputhje me ligjin ta shlyejë sa më shpejt borxhin në vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Ky borxh është krijuar për shkak se Qeveria nuk ka rimbursuar humbjet që ka pësuar Posta gjatë ofrimit të shërbimit universal postar nga viti 2013 e deri më sot. Këtë shërbim Posta është e obliguar të kryej në tërë territorin e Kosovës, pavarësisht humbjeve, ndërkaq Qeveria është e obliguar me ligj të mbulojë humbjet financiare.

Gjatë ofrimit të këtij shërbimi, Posta e Kosovës ka krijuar më shumë shpenzime se sa të hyra për shkak të tarifave të ulëta për të dërguar dërgesat. Letra e thjesht për 0.40 euro duhet të dërgohet në fshatrat më të thella të Kosovës.

Mbulimin e humbjeve prej 4,947,097.18 Euro ndërmarrja publike Posta e Kosovës është duke e kërkuar nga Qeveria për vite me radhë.

Humbjet financiare në shërbimin universal postar janë konfirmuar edhe nga organe kompetente siç janë Përmbaruesi Privat, Gjykata Themelore në Prishtinë, Auditori i Jashtëm si dhe ARKEP (Autoriteti Rregullativ i Komunikimit Elektronik dhe Postar).

Mos mbulimi i këtij shërbimi, do të vejë Postën e Kosovës në situatë të papërballueshme financiare ku nuk do të mund të bëhet ekzekutimi i pagave për punonjësit si një obligim ligjor, si dhe do të shkaktoi probleme serioze edhe në operimin normal të ndërmarrjes.

Posta ka kërkuar nga Qeveria që brenda muajit gusht të shlyej borxhin ndaj Postës sepse nuk ekziston  asnjë arsye për zvarritje të mëtejme.

 

Qeveria në shqyrtim të mundësive buxhetore për subvencionim të Postës

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ende nuk ka shqyrtuar mundësitë buxhetore për subvencionim të Postës së Kosovës për realizimin e shërbimeve universale postare, pas vendimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, që lejon subvencionimin e kësaj ndërmarrjeje nga ana e Qeverisë shkruan sot Koha Ditore.

ARKEP në vendimin e saj thotë se Qeveria mund t’i ofrojë mbështetje operatorit për mbulimin e humbjeve, përkatësisht subvencionim të ofrimit të SHUP-it për vitin 2017, që kap vlerën mbi 800 mijë euro, ndërsa për vitet paraprake, sipas ARKEP, mbetet në diskrecionin e Qeverisë nëse dëshiron të subvencionojë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për gazetën se kërkesa bashkë me vendimin e ARKEP-it është në shqyrtim nga Ministria e Financave dhe pritet një vlerësim nëse ka buxhet për subvencionim. Ai ka thënë se do të shqyrtohet mundësia që nëse ka teprica buxhetore, të bëhet subvencionimi, por që ky analizim merr kohë.

Ka thënë se është kundër subvencionimit të ndërmarrjeve publike dhe se duhet të shikuar format më të mira që të hiqet kjo formë, dhe kjo, sipas tij, do të bëhej me përmirësim të performancës së ndërmarrjeve.

Punëtorët e Postës javë më parë kanë mbajtur një grevë, e cila nuk ka zgjatur as një orë, pasi ministri Lluka u ka premtuar se do të bëjë një zgjidhje për gjendjen e rëndë financiare në këtë ndërmarrje. Ai pati kërkuar një vlerësim nga ARKEP-i për shërbimin postar të ofruar nga Posta, përkatësisht koston e këtij shërbimi dhe mundësinë e lejimit të subvencionimit.

Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës së punëtorëve të Postës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është takuar sot me Sindikatën e punëtorëve të Postës.

Pas takimit, ata arritën në përfundim që greva tërëditore e paralajmëruar për sot të ndërpritet.

Ministri Lluka dhe Sindikata kanë biseduar për mënyrat e zgjidhjes së gjendjes aktuale të kësaj ndërmarrjeje.

Menaxhmenti i Postës përkrah kërkesat e punëtorëve

Periskopi.com Lajme

Menaxhmenti i Postës po përcjellë me vëmendje dhe me shqetësim grevën e organizuar nga sindikatat dhe punonjësit e ndërmarrjes.

Menaxhmenti thotë se ka paralajmëruar në muajin mars të këtij viti se nuk do të ketë mundësi të bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve dhe as të paguajë shpenzimet operative të ndërmarrjes, nëse Qeveria nuk e kryen obligimin ligjor që ka ndaj ndërmarrjes për mbulimin e humbjeve në shërbimin universal postar.

“Për shkak te mosmbulimit të Shërbimit Universal Postar, ne jemi detyruar që për disa muaj radhazi të bëjmë ekzekutimin e pagave  në dy pjesë. Iu kemi dhënë prioritet gradave nga 1-5 ndërsa nga grada 5- 17 pagat janë paguar me vonesë. Gjithashtu, kemi pasur probleme në pagesat e TVSH-së ndaj ATK-së dhe tani nga kjo e fundit kemi paralajmërime për bllokim të llogarive tona bankare. Posta ka krijuar dhjetëra shërbime të reja në ndërmarrje duke ngritur vlerën e kompanisë, por as këto shërbime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjen që na është shkaktuar nga Shërbimi Universal Postar. Kemi bërë shkurtime drastike të shpenzimeve operative deri në rrezikimin e operimit normal të ndërmarrjes. Tani kërkesat e Sindikatave dhe punonjësve të Postes i konsiderojmë të drejta dhe të ligjshme përmes realizimit të të cilave ne do te bëhemi ndërmarrje stabile e vet qëndrueshme në aspektin financiar si dhe do të m arrim përsipër edhe shërbime të reja në ndërmarrje. Si menaxhment i ndërmarrjes lusim Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të merret me kërkesat e ndërmarrjes sepse çdo ditë vonesë do të jetë me pasoja shumë të rënda për ne, ndërmarrjen dhe imazhin e saj në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Postës.

Menaxhmenti iu ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve për këto shqetësime por këtë situatë thonë se e kanë paralajmëruar kohë më parë përmes shkresave zyrtare dhe prononcimeve publike.

Punëtorët e Postës paralajmërojnë grevë gjithë ditore

Periskopi.com Lajme

Punëtorët e Postës së Kosovës (PTK) në gjithë territorin e vendit sot kanë mbajtur grevë një orëshe, duke kërkuar që të tejkalohet kriza financiare në këtë ndërmarrje publike.

Kryetari i Sindikatës  së Punëtorëve  të  Postës, Etrit Hoti u shpreh se greva ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje.

Tutje, Hoti për të hënën ka paralajmëruar një grevë gjithë ditore, për  të vazhduar  me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mursel Krasniqi,  punëtor i Postës tha se janë të shqetësuar se ende nuk i kanë marrë paga, ndonëse është data 6 korrik.

Ai shtoi se me  marrjen e pagave po kanë probleme tash e disa muaj.

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin.

AKK-ja heton marrëveshjen e Postës dhe MPB-së

Prestreshi, ka thënë se kjo marrëveshje është në fazën e hulumtimit nga ana e AKK-së

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kundër Konkurrencës ka filluar të hetoj një marrëveshjen të bërë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Postës së Kosovës, e cila dyshohet se është bërë pa procedura tenderuese, duke i mundësuar Postës që të vendoset brenda Agjencisë së Regjistrimit Civil, ku qytetarët bëjnë pagesa bankare për dokumentet të identifikimit.

Marrëveshja e bërë në këtë mënyrë ka diskualifikuar institucionet të tjera të cilat kanë licencë për këtë veprimtari. Kryetari i Agjencisë Kundër Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka thënë se kjo marrëveshje është në fazën e hulumtimit nga ana e AKK-së dhe rast se konstatohet që ka shkelje të konkurrencës, atëherë, AKK do t’i rekomandojë ministrisë që të prishet.

Ai po ashtu ka thënë se edhe në rastet kur kanë të bëjnë me ndërmarrje publike e që ato konsiderohen shtetërore, duhet t’i respektojnë ligjet dhe mbi gjitha Kushtetutën.

Ndërsa, Roksana Qari, zyrtare për informim në MPB, tha se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka interes financiar në këtë çështje, që nënkupton se nuk ishte dhe nuk është në interesin e MPB të lëshojë hapësira në shfrytëzim me qëllim të krijimit të të hyrave shtesë për buxhetin e Kosovës, përkatësisht të MPB-së.

Sipas saj, për arritjen e marrëveshjes është marrë për bazë edhe baza ligjore ekzistuese dhe janë zhvilluar bisedime dhe konsulta përafërsisht 3 muaj.

“Në këtë rast është konsultuar baza ligjore e Ligjit të Prokurimit Publik, si dhe është konsultuar organi kompetent dhe interpretimi i dhënë nga KRPP është kërkuar para se të hartohet Marrëveshja me MPB. Dhe parimi i fundit është; Përderisa ka ekzistuar vullneti i dyanshëm mes MPB dhe PTK për ofrimin e shërbimeve postare dhe të pagesave, e që në thelb janë shërbime në interes të përgjithshëm; si dhe përderisa ka ekzistuar baza ligjore për arritjen e një Marrëveshjeje të tillë, atëherë MPB dhe PTK janë pajtuar që të nënshkruajnë draftin e propozuar nga PTK. Ne nuk kemi nxjerrë asnjë vendim që detyron qytetarët të kryejnë pagesë tek sportelet e PTK, ata janë të lirë të zgjedhin secilin filial që dëshirojnë për t’i bërë pagesat.” thuhet në përgjigjet e Qarrit.

Bashkim Mustafa, zyrtarë nga Posta e Kosovës, ka thënë përmes një përgjigje elektronike se janë respektuar të gjitha kriteret dh se kjo marrëveshje bazohet në Nenin 9.4 të Ligjit për Prokurim Publik. Paraprakisht është marrë edhe interpretimi ligjor nga KRPP, i cili interpretim është publikuar edhe në ëebfaqen zyrtare të KRPP.

Sipas tij, Posta e Kosovës është shtrirë në disa qendra dhe se kanë për qëllim që të përfshihen në të gjitha qendrat e Kosovës, sepse kjo është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe praktikë në vendet e rajonit e më gjerë.

Ndërsa sa i përket pyetjes nëse janë kontaktuar nga AKK-ja, për këtë rast, Mustafa ka thënë se Posta nuk është e njoftuar zyrtarisht për ndonjë hulumtim nga kjo Agjenci.

Shyqyri Haxha shpallet i pafajshëm

Ish kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Periskopi.com Uncategorized

Ai u shpall i pafajshëm sot nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e fundit, prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte kërkuar dënimin e haxhës ndërsa avokati i tij dhe vetë Shyqyri Haxha kanë kërkuar pafajësinë.

Haxha akuzohej se brenda periudhës 2009- 2011 ka keqpërdorur pozitën ngase ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë dhe ngarkesave tjera në vlerë prej 2.000 eurosh për çdo muaj, e cila shumë arrin në gjithsej 53.000 euro.

Prokuroria pretendonte se 28 mijë euro nga kjo shumë Haxha i kishte tërhequr në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër prej 25 mijë eurove me anë të xhirollogarisë bankare./ Kallxo