Ramiz Lladrovci ndjehet i lënduar nga politika që nuk e njeh dhimbjen e nënave

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin Shkëlzen Haradinajn, duke potencuar se ai personifikonte tërë dhuntinë e çlirimtarit që bartte tërë pezmin shekullor ndaj armikut, tërë guximin, dijen e trimërinë e cila kishte zgjedhur rrugën e lirisë me tërë dashurinë për çlirimin e atdheut.

Lladrovci ka cekur po ashtu se “sot, në përkujtim të Shkëlzen legjendarit, ndjehem i lënduar nga politika e cila fare nuk e njeh historinë tonë të re, politikë e cila nuk e ndjen dhimbjen e nënave tona, as mundin e tyre. Përgjegjësia është individuale, nënat mos i zini në gojë për fushata se ju zë mallkimi i tyre”.

 

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Në këtë përvjetor të 21-të, për heroin Shkëlzen Haradinaj, dua të shpreh si gjithmonë, respektin e thellë për të dhe tërë familjen e të ndjerit Bacës Hilmi dhe Haradinajt e Gllogjanit.

Lufta jonë çlirimtare ishte më shumë se luftë që filloi me Jasharajt legjendar. Ishte luftë e panjohur deri më tash për nga suksesi, kur dihet, shtypja gati njëshekullore e Serbisë kundër kombit tonë. Në këtë përplasje, individët në familje, zakonisht, kishin mbështetjen e pa rezervë të tërë familjarëve të ngushtë e të gjerë, por edhe të gjithë atdhetarëve në ish Jugosllavi e më gjerë. Fronti ishte i hapur, edhe për nënat e baballarët e disa politikanëve që sot shesin moral për lirinë.

Shkëlzeni para 21 vitesh, kaloi në amshim, ku në Panteonin e lirisë, është bashkë me Luanin e Enverin, dhe mijëra heronj, dëshmorë e martirë, andaj, dua ta vlerësoj tërë familjen Haradinaj, të cilët u bënë shembull si duhet e si mbrohet atdheu. Ky është shembull se si tërë familja, hidhet në flakë për liri, për çlirim.

Në këtë luftë të nisur nga viganët e çlirimit, Ademi, Hamza me shokë, iu bashkuan, më të mirët e kombit. Besoj se secili duhet të ishte përtej idealisti, për ta besuar realizimin e qëllimin final aq shpejtë, çlirimin nga kthetrat e Serbisë të numëruar me muaj.

Sot, dua ta kujtoj me krenari Shkëlzen legjendarin, i cili personifikonte tërë dhuntinë e çlirimtarit që bartte tërë pezmin shekullor ndaj armikut, tërë guximin, dijen e trimërinë e cila kishte zgjedhur rrugën e lirisë me tërë dashurinë për çlirimin e atdheut.

Sot, në përkujtim të Shkëlzen legjendarit, ndjehem i lënduar nga politika e cila fare nuk e njeh historinë tonë të re, politikë e cila nuk e ndjen dhimbjen e nënave tona, as mundin e tyre. Përgjegjësia është individuale, nënat mos i zini në gojë për fushata se ju zë mallkimi i tyre

Lavdi e përjetshme heroit Shkëlzen Haradinaj!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

 

Thaçi pas mandatit e lë politikën: Do t’i kthehem familjes e të merrem me diçka tjetër

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi sonte ka bërë të ditur se pas përfundimit të mandatit të tij, do të dalë nga politika dhe të vazhdojë jetën si qytetar i Kosovës, transmeton Periskopi.

Ai thotë se ëndërr e tij është të çohet në mëngjes, pa axhendë politike.

‘’Unë kam menduar gjatë. Vlerësoj që do t’i kthehem vetvetes dhe përkushtimit tim që të bëj ndonjë punë tjetër nga politika. Nuk do të permbyllet cikli jetësor me një angazhim. Do t’i kthehem familjes. Pas mbylljes së mandatit, qytetar i lirë. I etur të cohem në mëngjes në një jetë jo të rutinës politike’’, ka thënë ai sonte në Pressing.

Kujtojmë që Thaçi e kishte lënë të hapur mundësinë të rikandidojë për president, por tash ka ndërruar mendje./PERISKOPI/

 

Investimet e huaja direkte në rënie për shkak të jostabilitetit politik

Periskopi.com Lajme

 

Investimet e huaja direkte nga viti në vit po pësojnë rënie, e kjo shkak e jostabiliteti politik në vend që ka bërë që investitorët të mos ndjehen të sigurt që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.

Investitorët e huaj orientohen në vendet ku sundon rendi dhe ligji, në shtetet ku nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik, derisa në Kosovë ligji që parasheh lehtësime doganore që nga viti 2015 ende nuk është funksionalizuar.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, tha për Ekonomia Online se Kosova ka ngecur në reforma, e kjo si shkak i faktorit politik, i cili ka ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Zeka kërkoi nga Qeveria Kurti që të veprojë si shtetet fqinje e të bëjë vendin atraktiv për investimet.

“Trendi i investimeve të huaja direkte është në rënie nga viti në vit. Ne kemi dedikuar këtë rënie mungesës së stabilitetit politik, reformave në lehtësimin e të bërit biznes në vend. Në dy vitet e fundit është raportuar në raportin e Bankës Botërore, Kosova ka ngecur në reforma, kemi shënuar një regres sa i përket çështjeve të mira për investitorët dhe bizneset”.

“Kosova duhet patjetër të filloj që të rrezikojnë stabilitet të jashtëm dhe të brendshëm në raport me fqinjët e saj që të bëhet vend me atraktiv për investime të huaja direkte. Faktorët politik janë faktor të rëndësishëm në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”.

“Në vitin 2015 ka paraparë lehtësime doganore për investitorët e huaj, e ato nuk janë funksionalizuar për shkak se legjislacioni dytësor dhe udhëzimet administrativ asnjëherë nuk janë nxjerrë. Në një situatë të tillë dalim jo serioz para investitorëve të huaj dhe të brendshëm”, u shpreh Zeka.

Për këtë rënie edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi fajëson stabilitetin politik dhe mos sigurinë juridike.

Mes tjerash, ai kërkoj nga Qeveria të bëjë plan konkret dhe mekanizma stimulues për të nxitë investimet e huaja.

“Nuk kemi shifra 2019 po presim bilancin të Bankës Qendrore dhe institucioneve tjera. Por në raportet e fundit kemi një rënie të vazhdueshme që neve po prek sidomos në këto 6 vjet të bllokadave dhe mungesës së reformave”.

“Mungesa e stabilitetit politik, mungesa e sigurisë juridike janë dy faktorët kryesor që  kanë ndikuar në rënien  e investimeve të huaja”.

“Ka pasur ndikim të gjitha elementeve që lidhen me para shikueshmërinë e të bërit biznes në Kosovë. Këto janë të gjithë proceset politike që kanë përcjell vendin këto vit. Qeveria duhet me pa një plan të reformave dhe mekanizma të veçantë stimulues për me nxitë investimet e huaja”, tha Rukiqi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 213 milionë euro ka qenë vlera e investimeve të huaja gjatë vitit 2018 , kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro.

Kurse për vitin 2019 ende nuk ka shifra në lidhje me vlerën e investimeve në Kosovë.

Jashari: Ishalla s’vjen puna sa me pasë nevojë me ardhë unë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sonte në Debat Plus ka thënë se synon edhe një mandat tjetër në këtë komunë, transmeton Periskopi.

Ai thotë se nuk ka ambicie për më shumë, dhe shpreson që nuk do të vije puna  për pozita më të larta.

‘’Nuk jam pishman që kam hy, se me të vërtetë kish pasë nevojë në politikë. Do të mundohem me qenë ai Bekimi. Me qenë për gjithë njësoj. Me qenë nënë për të gjithë, jo për dikë nënë e për dikë njerkë. Me kriju një mirëqenie më të mirë”

‘’Ambicie nu kam për më shumë. Por nevoja është që edhe pas dy viteve tjera me vazhdu edhe një mandat aty ku jam sot. Prap si i pavarur. Ishalla s’vjen puna me qenë situata që unë me pasë nevojë me ardhë në Prishtinë sepse është e dhimbshme për vendin tonë”

‘’Janë shumë familje të dëshmorëve që janë dëshpëruar me zhvillimet e udhëheqjen. Është me kajtë kur ti e sheh. E dhimbshme që nuk kena dashtë me e bo, jo pse s’kemi mujtë . Inatet politike mes vete. Kemi qaq inati mes veti’’/PERISKOPI/

 

Pal Lekaj: Nëse Kurti vendos reciprocitet, unë largohem nga politika

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se LDK-ja dhe LVV-ja nuk do të arrijnë të vendosin masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ai madje bëri një premtim.

“Nëse këta arrijnë të vendosin reciprocitet, unë nuk merrem me politikë”, tha Lekaj në Rubikon.

Ai shtoi se taksa e ka hequr nga rreziku ndarjen e Kosovës.

“Ne kemi pas kërkesa edhe gjatë qeverisjes sonë. Kryeministri Haradinaj ka pasur kërkesa dhe presione për pezullimin e taksës për një periudhë të caktuar, por duke u konsultuar me spektrin politik, ne kemi arritur të mos heqim taksën”, tha Lekaj.

Sot  shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, e ka thënë hapur se për reciprocitetin do të jenë në koordinimin të plotë me ShBA-të.

Kriza politike ka krijuar situatë dramatike në vend

Periskopi.com Lajme

Detaje nga takimi i Odës Amerikane në Kosovë me ambasadorin Grenell ka shpalosur për KosovaPress, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cili thotë se qëllimi i vizitës së ambasadorit Richard Grenell ishte që të mbahet fokusi në rëndësinë e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset dhe sektori privat kanë një rol të rëndësishëm për rritje më të madhe ekonomike të Kosovës.

Krahas saj, drejtori Zeka thotë se në këtë takim është diskutua edhe për nevojën që të tejkalohen çështjet  e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe të krijohet mundësia që bizneset, qofshin ato amerikane ose investitorët e brendshëm të kenë mundësi të krijojnë vende të reja të punës dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë e vendit, ashtu që ata të gjejnë më shumë arsye që të qëndrojnë në Kosovë.

Kreu i OEAK-së, Arian Zeka në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për krizën politike në vend, që sipas tij, ka krijuar një situatë dramatike. Po ashtu, Zeka ngriti edhe çështjen e ngecjes së projektit energjetik “Kosova e re”  dhe mosfunksionalizimin e zonës ekonomike amerikane në Gjakovë.

“Ajo që ishte pjesa më e mirë e këtij takimi me ambasadorin Grenell, ishte mundësia që bizneset të cilat operojnë në Kosovë të japin rekomandimet e tyre konkrete për sa i takon çështjeve me të cilat ata përballen në operacionet e tyre. Ishte aty edhe ideja për funksionalizmin e hekurudhës Kosovë-Serbi, e cila më vonë edhe u konkretizua pas udhëtimit të tij në Beograd. Po ashtu, edhe nevojën e finalizimit të ndërtimit ose lidhjes rrugore përmes një autostrade ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër kemi një investim që është bërë nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e një objekti të ri të vend kalimit kufitar sipas sistemit të ashtuquajtur menaxhim i integruar I kufijve në Merdare, i cili sot e kësaj dite nuk funksionalizohet për shkak se shteti i Serbisë refuzon që të vendoset aty. Ishte kërkesa e bizneseve që kjo pikë kufitare të funksionalizohet ashtu që të mund të përshpejtonte procedurat edhe të kalim it të njerëzve dhe të mallrave për të qenë në shërbim të bizneseve dhe ekonomive të qytetarëve të të dyja shteteve. Gjithsesi pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe nevoja për heqjen e tarifës nga ana e autoriteteve të Kosovës si barrierë e cila po e pengon tregtinë e lirë tash e më shumë se një vit”, thotë Zeka.

Kreu i OEAK duke folur për krizën politike në vend, deklaron se përveç mosmiratimit të buxhetit 2020, ngërçi politik ka ndikuar edhe në ndalimin e reformës për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes.

Sipas Zekës, mosfunksionimi i duhur dhe i plotë i institucioneve në nivel qendror, ka pamundësuar avancimin e reformave qoftë në sundimin e ligjit rrjedhimit për luftimin e korrupsionit, por po ashtu edhe projektligje të rëndësishme që rregullojnë fushën tatimore dhe funksionin e administratës tatimore, si dhe raportet e ATK-së me tatimpaguesit.

“Është një situatë goxha dramatike, edhe nëse ia shtojmë tash edhe nevojën që të ketë vendi një buxhet të aprovuar nga ana e Kuvendit. Vitin 2019 është paraparë që rritja ekonomike të jetë diku ndërmjet 4.2 dhe 4.5 përqind, të njëjta kanë qenë parashikimet edhe të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe raportet e fundvitit kanë tregua që diku mbi 350 milionë euro të parapara për investime kapitale nuk janë shpenzuar fare nga ana e institucioneve tona të vendit. Nëse kemi parasysh që rritja ekonomike në Kosovë kryesisht nxitet nga remitencat e diasporës dhe nga investimet kapitale, atëherë që tash mund ta kalkulojmë dëmin”, deklaron ai.

Drejtori në OAK pohon se nismat qeveritare duhet të marrin epilog, pa shmangshëm këtu edhe nevojën për ndryshimin e legjislacionit që rregullon funksionimin e zonave ekonomike.

Për krijimin dhe funksionimin e zonës ekonomike amerikane, Zeka thotë se është e nevojshme që të ketë plotësim ndryshim të ligjit aktual për zonat ekonomike, ashtu që të mundësohet edhe ofrimi i stimujve fiskal dhe të tjerë për investitorët të cilët synojnë që të vendosen brenda këtyre zonave.

 

“Ne si Odë Amerikane kemi dhënë rekomandimet tona, sa i përket benefiteve ose hapësirave që duhet të ofrohen për investitorët të cilët synojnë të vendosen brenda zonës, por edhe sa i përket faktit se si duhet të zhvillohet zona, si duhet të menaxhohet zona, meqenëse nëse e njëjta do të vazhdohet të menaxhohet nga ana e shtetit do të ishte barrë për buxhetin publikë. Megjithatë, ne kemi propozuar një model tjetër ku një kombinim mes sektorit publik dhe privat do ta merrte përsipër zhvillimin e zonës dhe natyrisht përveç ofrimit të parcelës do të bënte edhe zhvillimin e infrastrukturës bazike, trajtimit të ujërave të zeza, ujësjellësit, rrugës që qojnë te zona ekonomike amerikane dhe ajo çka është më e rëndësishme nga ana e komunës së Gjakovës është zgjidhja e transportit publik. Madje, madje kemi kërkuar që të krijohet një ligj të veçantë për zonën ekonomike amerikane, por i cili për shkak të rrethana e politike nga fundi i korrikut të vitit të kaluar e tutje realisht nuk ka mundur të ec për tej”, thotë Zeka.

Sa i përket projektit energjetik “Kosova e Re”, drejtori i OEAK, pohon se si odë e mbështesin këtë projekt, por vlerësoi se është storia më e dhimbshme në 15 vitet e fundit kur ky projekt ka nisur dhe që ende nuk ka marrë epilogun përfundimtar.

“Ne si Odë amerikane kemi mbështet projektin energjetik Kosova e re. E para, për shkak se do të ofronte zgjidhje me gjenerim të energjisë vendore elektrike. E dyta për shkak se do të ndihmonte në nxjerrjen nga përdorimi ose dekomisionimin e TC Kosova A, dhe e treta për shkak se bëhet fjalë për një projekt që është e përfshirë një kompani me kapital amerikan. Mund të vlerësoj se është storia më e dhimbshme në gjithë këto vite, po bëhen mbi 15 vite kur ky projekt ka nisur dhe që ende nuk ka marrë epilogun përfundimtar. Situata aktuale politike, edhe pse vendimi përfundimtar duhet të merret nga ana e kuvendit që ka ndikim në jetësimin e këtij projekti. Është diçka që na vendos në pozitë të vështirë para investitorit potencial, por është edhe shembull negativ që unë besoj se do të ketë jehonë negative edhe tek investitorët e tjerë kur do që të kemi një projekt të tillë dhe të përmasave të tilla strategjike. Në këta pesë gjashtë muaj nuk është që kemi pasur ndonjë hap në këtë aspekt”, deklaron ai.

Në fund Zeka u shpreh optimist se qeveria e re do të bëhet, dhe do të ketë një qasje të re, dinamike, dhe një qasje më agresive në promovimin e potencialeve të vendit para investitorëve të huaj.

Grenelli liderëve kosovarë: Lërini përleshjet, fokusohuni në zhvillim ekonomik

Periskopi.com Lajme

Duke përcjellë mesazhin e presidentit Donald Trump, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, u ka kërkuar politikanëve kosovarë që të gjitha forcat e tyre t’i fokusojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Grenelli gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se nuk dëshiron të përfshihet në çështje politike, mirëpo speciÙkoi qartazi kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës

Ne kemi tentuar t’i bindim zyrtarët e qeverisë të ndikojnë në zhvillimin eko- nomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe se si mund t’u japësh njerëzve të rinj punë e shpresë”, ka thënë Gren- elli. Më tutje i ka quajtur normale de- batet për formimin e qeverisë së re, mirëpo sipas tij liderët vendorë duhet të fokusohen në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në sjelljen e investi- torëve të rinj, duke e ndjekur shembullin e SHBA-së. “Çfarë po përpiqem të bëj është t’i bindë industritë dhe bizneset të vijnë këtu. Unë nuk jam i shqetësuar për konfliktet politike. Realiteti është që edhe qeveritë evropiane kanë këto diskutime të ashpra rreth krijimit të qeverive. Shikoni Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë që kanë demokraci të avancuara e që kanë pasur diskutime të tilla. Unë nuk jam i shqetësuar për një gjë të tillë dhe as nuk mendoj se njerëzit duhet të shqetësohen për një gjë të tillë. Mendoj që njerëzit dhe politi- kanët duhet të shqetësohen për krijimin e vendeve të punës dhe për zhvillimin ekonomik. Njerëzit e rinj duan punë dhe jo konflikte politike”, ka thënë më tutje Grenelli.

“S’ka afat kohor për përmbylljen e dialogut, nevojitet kompromis”

Ndërkohë ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, në një adresim për medie u pyet edhe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë Grenelli tha se nevojitet kompromis nga të dyja palët, por që, sipas tij, nuk ka ndonjë kornizë kohore e cila e përcakton përmbylljen e këtij procesi.

“Çdokush duhet të bëjë kompromis. Ne nuk kemi ndonjë ide, ne vetëm kemi fuqinë për t’i bërë njerëzit bashkë. Nuk kam ardhur në tavolinë me ndonjë ide specifike se çfarë palët duhet të bëjnë. Në mënyrë kon- stante do t’i shtyj palët përpara, duke u thënë ‘ndaloni së shikuari prapa, le të shikojmë tek e ardhmja’. Sa më shpejt që ndalojmë së përplasuri, atëherë mund të kemi rritje të bizneseve, të rinjtë do të qëndrojnë në rajon dhe do të ketëshpresë për ta dhe për familjen e tyre këtu. Kjo është ajo që dua të shoh. Dua të shoh që partnerët tanë në Kosovë dhe në Serbi t’i lënë ndasitë politike në një anë dhe të rrisin ekonominë e tyre për njerëzit”.

Kurse i pyetur nga “Zëri” lidhur me arsyen kryesore të ardhjes në Kosovës, Grenelli ka thënë se në Prishtinë ka zbarkuar pas negociatave të suksesshme, të cilat rezultuan me zh- bllokimin e hapësirës ajrore, që tashmë do të mundësojë fluturimet Prishtinë – Beograd pas 21 vjetësh.

Deklaratat e bëra në Kosovë nga i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi i ka komentuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, i cili ka thënë se e vlerëson entuziazmin e Grenellit, por sipas tij përshpejtimi i bisedimeve “nuk shkon aq lehtë”. Ai ka pretenduar se në Dallas ka biseduar me këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare Robert O’Brienin dhe se O’Brieni dhe Grenelli “tregojnë energji të madhe”, si dhe se për Serbinë është i rëndësishëm përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai ka thënë se Grenelli para arritjes në Beograd kryesisht ka folur për ekonomi.

“Do të bisedojmë për gjithçka. Është e pakuptimtë të Úasim për traÙkun ajror e të mos mundë të transportojmë mallra”, ka thënë Vuçiqi, duke e vënë theksin te taksa që Kosova ua ka vendosur mallrave serbe.

Sejdiu pas vizitës së Grenell: Një cunami politik po vjen

Periskopi.com Lajme

Juristi Korab Sejdiu, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, e vlerësoi lart vizitën e të dërguarit special të presidentit amerikan Donalt Trump, Richard Grenell, në Kosovë dhe Serbi.

Në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai tha se vetë pozita e Grenell, që cilësohet si një prej diplomatëve më të rëndësishëm të SHBA-ve, flet mjaft për peshën e vizitës se tij.

Sa i përket mesazheve që Grenell përçoi përmes këtyre vizitave, Sejdiu tha se mund të analizohen në dy aspekte – i pari nga këndvështrimi amerikan.

“Në një mënyrë kjo i kontribuon Trump-it për fushatën parazgjedhore dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në SHBA, duke pasur parasysh se gjasat janë ta ketë kundërkandidat një yll në diplomaci, Joe Biden. Në këtë aspekt Trump dëshiron që në atë territor t’i ketë disa suksese”.

“Trump dëshiron ta ketë një fitore të gatshme, sado e vogël në aspektin gjeopolitik, por ta ketë një fitore që mund ta përdorë si argument nëpër debatet presidenciale”.

Sa i përket takimeve të Grenell me presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti e Isa Mustafa respektivisht, Sejdiu pohoi se mesazhi i diplomatit amerikan është i qartë që duhet të bëhemi gati shpejt për rrymën politike që po vjen.

“Besoj që është mëse e qartë që një ‘cunami politik’ veçse është duke ardhur –  diçka do të ndodhë, një rryme e madhe politike po vjen edhe për çështjen e Kosovës, por edhe më gjerë. Ne i kemi dy opsione: t’i dalim në rrugë cunamit e te na bëjë copë e grimë, apo të konsolidohemi brenda vetes dhe të mundohemi që fuqinë e cunamit ta përdorim për të mirën tonë”.

Ai shtoi se viteve të fundit është parë një shthurje tek lidershipi dhe klasa politike në Kosovë dhe se nuk ka pasur koordinim të mirëfilltë ndërinstitucional, veçanërisht karshi politikës së jashtme.

“Kjo vizitë dërgon një mesash që ‘nuk kemi kohë të humbasim në grindjet tuaja të vogla në shtetin tuaj të vogël’, ngase kur e shohim globin Kosova është mjaft e vogël. Duhet të kuptojmë që kemi një afat shumë të shkurtër të konsolidohemi”.

 

Krasniqi për politikanët e Kosovës: Gjelat dhe pulat nuk na kthejnë dinjitetin kombëtar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se zhvillimet e fundit i kanë forcuar bindjen se krerët e politikës sonë nuk kanë asnjë virtyt prej udhëheqësi në personalitetin e tyre, nuk kanë integritet e dinjitet për të drejtuar kombin a një pjesë të tij, madje nuk dinë as të komunikojnë si njerëz me njëri – tjetrin.

“Prandaj kombi ynë gjendet këtu ku është dhe është tepër keq, sa nuk dinë “udhëheqësit” tanë, ta vlerësojnë asnjë vlerë. Dhe jo vetëm kaq, por antivlerat janë duke na u bërë vlera?! Pse? Pse ata që dolën nga vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, prezantuan vetëm antivlera. E dhimbshme kjo”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i Krasniqit:

GJELAT DHE PULAT E LAGURA NUK NA KTHEJNË DINJITETIN KOMBËTAR

Zhvillimet e fundit ma kanë forcuar bindjen se krerët e politikës sonë nuk kanë asnjë virtyt prej udhëheqësi në personalitetin e tyre, nuk kanë integritet e dinjitet për të drejtuar kombin a një pjesë të tij, madje nuk dinë as të komunikojnë si njerëz me njëri – tjetrin, për çka kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr me bashkëkombësit dhe qeverisur me pasurinë kombëtare.

Prandaj kombi ynë gjendet këtu ku është dhe është tepër keq, sa nuk dinë “udhëheqësit” tanë, ta vlerësojnë asnjë vlerë. Dhe jo vetëm kaq, por antivlerat janë duke na u bërë vlera?! Pse? Pse ata që dolën nga vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, prezantuan vetëm antivlera. E dhimbshme kjo.

Pse është kështu?

Është kështu se më se paku që dhjetë vite, udhëheqësit e partive politike pa përjashtim, të luftës a të paqes nuk kanë vesh për të dëgjuar, nuk kanë as sy për të parë. Ata dinë ta mohojnë njëri-tjetrin duke vendosur vija të kuqe dhe duke krijuar armiqësi?! Thënë figurativisht, Kryetarët e partive politike në Kosovë po ngjasojnë vetëm me “Gjelat e krekosur maje plehut”, në raport me njëri tjetrin. Do të ishte, mbase mirë, që ketë krenari prej gjeli/gjelash ta kishin më të gjithë ata që komunikojnë?! Por jo, gjela janë vetëm me njëri – tjetrin, se me të tjerët “bëhen si pulat e lagura”?! Dhe kjo është tepër e dukshme ose kurrë nuk ka qenë më e dukshme.

Me këtë mentalitet gjelash e qyqaresh ne një anë, e në anën tjetër, me pa aftësinë për t’i zgjedhur problemet e mbetura politike që gati dhjetë vjet, pse nuk dinë të ndërtojnë ura komunikimi mes vetës, pasojat po bien mbi qytetarët të cilët po detyrohen që perspektivën e sigurinë për jetën e familjet e tyre ta kërkojnë në ikje nga atdheu. Kjo është tepër e dhimbshme! Kur dihet se cila ishte dashuria e njerëzve për t’u kthyer në Kosovë, para njëzet viteve.

Shkurt: me këta njerëz të pa virtytshëm, të padijshëm, të papërgjegjshëm e të pa integritet ose thënë më mirë, pa largimin e këtyre njerëzve nga politika dhe institucionet e shtetit, kriza e përgjithshme vetëm sa do të thellohet.

Pse na ndodh kjo?

Pse jemi të papërgjegjshëm në zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit! Kështu është dhe kështu do të jetë përderisa zgjedhjen e atij që do të na përfaqëson e zgjedhim për tri euro ose pse na mashtron apo premton një vend pune?! Rrugën që të çon në bunar, duhet domosdoshmërish ta shmangim. Përndryshe në fundin e saj na pret bunari! A po e shohim këtë? Politika shqiptare është verbuar për pushtet e tenderë.

Kështu si kemi komunikuar mes veti edhe për çështjet më vitale të kombit, ashtu edhe siç kemi qeverisur (si është në se keqi gjatë viteve të Pavarësisë), vendimet për Ne do t’i marrin të tjerët?! Pse mos t’i marrin, kur ne u treguam të pa denjë për t’i marrë vendimet e duhura.

Vetëm ky fakt do të duhej të ishte i mjaftueshëm, që ata që na qeverisen deri tash, ta harrojnë politikën dhe qeverisjen. Mbase këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit me moral?! Politikës sonë duhet t’ia kthejmë moralin Skënderbegas! Por sa jemi gati për këtë?

​Grenell: Nuk erdha për t’u përfshirë në diskutime politike

Periskopi.com Lajme

I dërguari i posaçëm i Presidentit Donlad Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka deklaruar se nuk do të përfshihet në diskutimet politike, por do të mundohet të shtyjë disa projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.

Ambasadori Grenell që ka zhvilluar sonte një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, në një restorant të Prishtinës, tha se dëshirojnë të bëjnë progres në regjion, në Kosovë dhe Serbi, në frontin ekonomik.

“Presidenti Trump ka qenë i fokusuar për të zgjidhur këtë problem, duke mos shikuar mbrapa, duke mos i përdorur të njëjtat argumente të vjetra politike. Ne dëshirojmë të bëjmë progres në këtë regjion në Kosovë dhe Serbi, në frontin ekonomik. Të rinjtë kanë nevojë për punë, kjo është formula e administratës së Trumpit. Ne kemi një ekonomi të bujshme në SHBA, sepse kemi qenë në gjendje t’i themi qeverisë për të dialoguer përsëri. T’i lëmë bizneset të lulëzojnë dhe ta lëshoni rrugën dhe t’i lëni njerëzit të ecin përpara. Ajo se çfarë po bëjmë këtu është, të kuptojmë se këto problemet e gjata kanë nevojë e përqendrim nga njerëzit, pra duhet t’iu japim punë dhe zhvillim ekonomik njerëzve që e meritojnë, popullit të Kosovës, i cili e meriton të ketë vende të reja të punës dhe një të ardhme të ndritshme. Dhe ajo që po tentoj të bëj, është që të shikojmë të gjitha çështjet që kanë krijuar ngecje në bisedime, që kanë impakt ekonomik. Ne do t’i shtyjmë të dy qeveritë dhe liderët e Kosovës dhe të Serbisë dhe t’iu themi shikoni popullin dhe filloni të ecni përpara me vende të punës. Komuniteti i biznesit në SHBA, komuniteti i biznesit në Evropë do dëshirojnë të vijnë në këtë rajon me një masë të madhe, mirë po nuk mund ta bëjmë nëse ka konflikt nga estabilishmenti politik i të dyja vendeve”, tha ai.

Ambasadori Grenell potencoi se nuk do të përfshihet në diskutimet politike.

“Çfarë unë mundohem të bëj, është duke shtyrë disa projekte të ndryshme, kemi disa ide të cilat do t’i shtyjmë dhe të cilat do të krijojnë disa energji, shtytje ekonomike dhe më në veçanti vende pune me pagesë të mirë. Pra, kjo i nevojitet zhvillim ekonomik dhe siç e thash Presidenti Trump ka qenë i përqendruar dhe duke pasur një ekonomi vibruese dhe njerëz që marrin pjesë në ekonomi në një mënyrë të re, bizneset e reja vende më të mira të punës, atëherë edhe politika ndjek këto, sepse pastaj njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu, nuk do të përfshihem në diskutimet politike, kjo është disi të shikuarit prapa. Unë dua të filloj të shikoj dhe të avancojë edhe Kosova edhe Serbia në drejtim të një kuptimi më të gjerë të punës së përbashkët për popullin”, tha ai.

Ndërkaq, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se ka besim që nën lidershipin e Presidentit amerikan Donald Trump do të shkohet deri tek marrëveshja finale mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e një marrëveshje e tillë sipas tij do të ndihmojë shumë zhvillim ekonomik, progresin, paqen dhe stabilitetin.

Kreu i shtetit tha se ambasadori Grenell nuk është në Kosovë për çështje lokale, por për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dëshirojë të falënderoj shumë për marrëveshjen e re që kemi arritur në lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të Presidentit Trump, atë të linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se është diçka e re, ajo që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë, është duke e bërë ambasadori Grenell dhe administrata e SHBA-ve. Roli i ShBA-ve në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë se nën lidershipin e Presidentit Trump do të arrijmë deri tek marrëveshja finale mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”, tha ai.

Presidenti Thaçi duke folur për nominimin e kandidatit të LVV-së Albin Kurtit për kryeministër, tha se tash i mbetet atij dhe partive politike të punojnë për ta bërë shumicën në Kuvend.

Ai potencoi se vizita e ambasadorit Grenell nuk ka të bëjë me çështjet lokale dhe politike, por për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesën e tij, kryetarit të partisë së parë. Tash i mbetet partive politike që të punojnë dhe atij personalisht, të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshme që të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ambasadori Grenelli është i ngarkuari special për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi nga Presidenti Trump, nuk është për çështje lokale dhe të brendshme politike këtu, sikur që nuk janë asnjë diplomat që të interferojë apo të bëjë presion qoftë edhe ambasadorë në Prishtinë në çështjet e brendshme lokale, sepse është e drejtë e secilës parti politike të zgjedhë partnerin. Prandaj, ne do të diskutojmë për dialogun, do të diskutojmë për çështjet që janë me rëndësi jetike të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe kultivimit të përjetshëm të relacioneve mes Prishtinës dhe Uashingtonit. Kështu që, është jashtë agjendave lokale dhe elektorale kjo vizitë, por është në agjendën e planifikimit të shtytjes përpara të dialogut, për çka kam besim të plotë, përsëri e theksoj se nën lidershipin e Presidentit Trump do t’ia arrijmë”, tha presidenti Thaçi.

Vizita e ambasadorit Grenell realizohet pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadori Grenell gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime tjera.

Ligji kundër duhanit drejt dështimit

Periskopi.com Lajme

Ligji kundër duhanit po hynë në vitin e shtatë të miratimit të tij, por nuk po gjen zbatim si pasojë e dështimeve të mekanizmave në implementimin e këtij ligji.

Shkelësi më i madh vlerësohet të jetë sektori i Gastranomisë prej 80%, prej të cilave prinë klubet e natës me 100% kafiteritë mbi 80% dhe restorantet me 60%.

Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), thotë për Ekonomia Online se ligji kundër duhanit është i pazbatueshëm, e siç thotë ai në rënien e zbatimit kanë ndikuar numri i madh i zgjedhjeve nga të cilat politikanët përfitojnë qytetarin ose biznesin.

“Niveli i zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit gjegjësit ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente publike është në nivel shumë të ulët thuajse i pazbatueshëm. E gjitha puna ka mbetur në vullnetin e pronareve të lokaleve dhe menaxhereve të institucioneve. Dora e shtetit apo e ligjit nuk vërehet fare për shkak të rënies drastike të punës së institucioneve përgjegjëse për zbatimin e duhanit”.

“Shkelësit më të mëdhenj janë sektori i gastronomisë afër 80% të shkeljes ku prinë klubet e natës 100%, kafiteritë 84.5% restorantet 60%.Ka pasur shumë elemente që kanë ndikuar në rënien e zbatimit të këtij ligji duke filluar nga numri i madh i zgjedhjeve që janë mbajtur. Ne kemi pasur kërkesa drejt autoriteteve zbatuese që gjatë këtyre periudha zgjedhore të mos ndëshkoj shkelësit të ligjit për shkak të interesit të partive politike që të përfitojnë vota dhe kanë menduar që në këtë mënyrë e përfitojnë qytetarin ose ato biznese”, thotë ai.

Spahiu përmendi se në këtë rënie kanë ndikuar edhe Gjykatat të cilat kanë zvarritur lëndët  e shkeljeve.

Andaj kërkon që autoritetet t’i procedojnë gjobat pa i dërguar në gjykata, por ta kenë mundësinë e pagesës brenda 30 ditësh.

“Në vitet e para ka pasur punë të jashtëzakonshme të inspektorëve duke dërguar numër të madh të lëndëve në gjykata por trajtimi i tyre dhe numri i madh që kanë pasur e Gjykatat për shkelje tjera ka bërë që ky proces i trajtimit të këtyre shkeljeve të stërgjatët. Kjo ka prodhuar dekurajimin e autoriteteve zbatuese të ligjit. Me ligjin e ri për kundërvajtje u jepet autorizime të reja autoriteteve inspektuese që monitorojnë ligjin kundër duhanit. Gjobat mund të procedohen drejtpërdrejt nga këto autoritete pa i dërguar në gjykata. Brenda 15 ose 30 ditë, nëse pala nuk e  paguan atëherë lënda shkon në përmbarues”, thotë Spahiu.

Kurse, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se viteve të fundit ka rënie të zbatimit të ligjit të duhanit për shkak të mospërkrahjes jo adekuate politike.

Ligji ka nevojë për intervenime dhe mbështetje për monitorimin dhe zbatimin e tij.

“Krahasuar me 3 vitet e para ku zbatimi i ligjit ka qenë në zbatim të lartë, vitet e fundit ka rënie të zbatimit si pasojë e dështimit të disa mekanizmave për të bërë implementimin e tij. Një përkrahje jo adekuate politike. Pozitive është se ligji ka sjell disa risi dhe ndryshime në aspektin e shëndetit publik dhe në sjelljen kulturore të popullatës. Megjithatë rezultatet e fundit tregojnë se ka nevojë për intervenime të reja dhe një mbështetje më të fortë dhe organizim të mekanizmave që ligji i bën përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e tij”, u shpreh ai.

Hoti njofton se në vitin 2019 janë bërë mbi 500 inspektime në sektorin e shëndetësisë, respektivisht 22 vizita për monitorimin e kontrollit të duhanit.

Ai potencoi se 1/3 e popullatës e cila nuk konsumon duhan privohen të qëndrojnë në ambiente të tilla, derisa një gjë e tillë shkakton sëmundje të kancerit dhe ato kardiovaskulare.

“Ministria e Shëndetësisë ka inspektoratin shëndetësor i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e ligjit në shëndetësi. Gjatë vitit të kaluar ka bërë mbi 500 inspektime të natyrave të ndryshme në institucionet shëndetësore. 22 vizita kanë qenë specifike të dedikuara për monitorimin e kontrollit të duhanit”

“Shkeljet në sektorin e gastronomisë janë të theksuara e në veçanti gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit në hapësirat që me ligj garantohen që të jenë të liruara nga duhanpirja, aty konsumohet duhani. 1/3 e popullatës e cila nuk e konsumon duhanin privohet nga e drejta që të qëndroj në ambientet të tilla. Ky ligj ka sjell përmirësime, krahasuar me hulumtimet para se ligji të hyjë në fuqi kemi një ulje të konsumimit të duhanit. Nga tymosja e duhanit shkaktohen sëmundjet e kancerit dhe kardiovaskulare”, thotë Hoti.

Menaxher i kafeterisë “Journal”, Liridon Beqiri thotë se e kanë të ndarë pjesën e lokalit për duhanpirësit, derisa theksoi se nuk kanë telashe pasi qytetarët janë vetëdijesuar.

“Neve na mbështesin institucionet. Nuk kemi probleme, jemi në rregull. kemi pjesën e ndarë për cigare e cila nuk na pengon. Brenda nuk pihet duhani dhe nuk kemi telashe. Më shumë kemi telashe për muzikë e gjëra të tjera. Qytetarët janë të vetëdijshëm e kupton secili”

Por një gjë të tillë e kundërshtojnë vet qytetarët të cilët janë myshteri të lokaleve të kryeqytetit.

Mirsim Tavërlani thotë se nuk mund të qëndrojnë brenda lokaleve për shkak të konsumimit të madh të duhanit.

“Po na pengon shumë, pasi që ne nuk e konsumojmë duhanin. Mund të jetë e dëmshme për mushkëritë tona, nuk mund të qëndrojmë aty. Është faji të kafeteritë se nuk marrin masën për t’i larguar personat të cilët e shkelin ligjin”, thotë ai.

Qytetarja Lumturie Gashi thotë se i duhet të largohet e mos të qëndrojë shumë në kafiteri për shkak të tymosjes.

“Po shumë po na pengon, është e dëmshme. Nuk qëndrojmë ku pihet duhani, nëse qëndrojmë një kafe edhe largohemi shpejt”, thotë ai.

Ndërsa Gen Berisha deklaron se sikur tymi i Obiliqit edhe duhani nëpër lokale e kanë rëndua gjendjen.

“Edhe Obiliqi edhe duhani na e kanë rëndu shumë tash. Gjysmë ore 20 minuta nuk mund të qëndrojmë më shumë se po konsumojnë shumë duhan”, thotë ai.

Në prill të vitit 2013 Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për kontrollin e duhanit.

Me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të duhanit të produkteve të duhanit, si dhe gjobat në rast se ligji nuk zbatohet.

Marrëveshja VV-LDK nuk arrihet as javën e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Ndonëse kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në vend, Kosova ka mbetur ende pa institucionet e saj, kjo pasi që dy partitë ish-opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë arritur të merren vesh për postin e presidentit, madje edhe takimet e tyre i kanë rralluar pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës, kryetar kuvendi.

Analisti politik, Ramush Tahiri në një deklaratë për Periskopin thotë se marrëveshja mes dy partive politike nuk do të arrihet as javën e ardhshme, teksa shton se po blehet kohë me shtyerjen e afateve të caktuara.

“Nuk pres arritje të marrëveshjes këtë javë, brenda javës. Takimi që bëhet me presidentin, mund të ndodhë që mbahen 2-3 takime deri sa të përcaktohet me u nominu emri i kandidatitPo blehet kohë, nuk po dihet pse po blehet kohë se nuk po dihet kujt po i duhet kjo kohë se në fund prapë detyrohen me shku në zgjedhje se nuk ka marrëveshje”, ka thënë ai për Periskopin.

Ai nuk sheh asnjë pengesë mes këtyre partive për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje dhe se çështjet si ndarja e posteve, i quan qesharake.

“Unë nuk shoh asnjë pegesë mes VV-së dhe LDK-së që sot me e bë marëveshjen. Nuk shoh asnjë pengesë. Pengesa krejt qesharake është që dikush e ka një ministër më pak apo më shumë, edhe më qesharake është ajo nga segmenti ligjor e kushtetues, me pretendu tash me e marrë postin e presidentit”, thotë Tahiri.

Sipas Tahirit, interesi personal brenda partive po e shkakton pengesën. Ai shprehet se VV dhe LDK po i bëjnë bllokadë njëra tjetrës për ndarjen e pozitave, për çka shton se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore ose kushtetuese.

“Interesi personal ose interesi i supozuar i dikuj brenda partisë ose për të ardhmen e tij, po shkakton pengesëAjo që më duket brengosëse është kryeneçësia për pozita dhe më duket që po i bëjnë bllokadë njëri tjetrit. Oferta është dhënë, LDK duhet të përcaktohet, ta marrë ofertën ose të japë një ofertë të  veten, por që përnjëmend lidhet mes zgjedhjes kushtetuese dhe ligjore sepse nëse këto i anashkalon mbetet shija e keqe e kësaj marrëveshje, që nuk është në interes Kosova por një interes partiak”, ka thënë ai

Sipas tij, LDK-ja është ende e pavendosur sepse nuk e ka të qartë përfaqësimin e saj në institucionet e ardhshme. Tahiri nuk e përjashton  mundësinë e shkuarjes  në zgjedhje.

“LDK-ja nuk e ka shumë të qartë konceptin e qeverisjes me VV-në, sepse i ka dilemat e kaluara. Githashtu nuk e ka shumë të qartë përfaqësimin e saj në qeveri dhe institucionet shtetëroreEkziston edhe një mundësi, mundet me shku me një qeveri të gjerë dhe për një vjet me i bë disa reforma të caktuara, që ndoshta do ishte mirë”, ka shtuar ai për Periskopin/Periskopi

Sela: Të ketë faktor politik shqiptar, jo bisht të qeverisjes maqedonase

Periskopi.com Lajme

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë në një intervistë për KosovaPress, se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, politikisht trajtohen si pakicë kombëtare, ani pse përbëjnë një të tretën e popullsisë.

Sipas tij, ende nuk ka barazi për shqiptarët atje, ndërkohë vlerëson se nuk ka pasur arritje në asnjë prej fushave, përshirë edhe zhvillimin ekonomik. Sela që po përgatitet për zgjedhjet e 12 prillit, thotë se është koha që të ketë faktor politik në Maqedoni, e jo bisht të qeverisjes LSDM, ose VMRO dhe se BDI duhet të shkojë në opozitë.

Në një intervistë për KosovaPress, Sela flet edhe për mos marrjen e datës për hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për çka e fajëson Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar arritje në reformat në drejtësi, dhe vazhdon të jetë vendi ku kriminelët shëtitën lirshëm, ndërkohë që atyre që janë të ndershëm u montohen procese politike.

Ai thotë se me këtë përbërje qeveritare dhe pa shtet të së drejtës, nuk mund të pretendohet Bashkimi Evropian.

Për këtë dështim, ai fajëson politikat e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, që siç thotë janë proceset gjyqësore që kur bëhet fjalë për politikanë, nuk gjendet epilog asnjëherë.

Sela shton se shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen dhe vendi ende është larg plotësimit të objektivave, ani pse është sjellë  ligji për përdorimin e gjuhës.

“Ka ardhur koha të ketë faktor politik shqiptar në kuptimin e drejtë të fjalës dhe në kuptimin tamam të fjalës dhe jo faktor politik shqiptar, bisht i qeverisjes së LSDM-së ose VMRO-së, por faktor politik shqiptar brenda qeverisë me programin e saj që legjitimohet me votën e shqiptarëve ditën e zgjedhjeve”, thotë ai.

Sipas tij, duhet gjetur zgjidhje me Kushtetutë, sepse nuk mund të ketë gjuhë me definicione të përkohshme, që definon gjuhën shqipe që e flasin mbi 20 përqind e popullatës, që është e ndryshme me gjuhën maqedonase.

“Shqiptarët fatkeqësisht trajtohen politikisht si një pakicë kombëtare, si minoritet, shqiptarët janë një e treta e popullsisë, 30 përqind e popullit të trajtohet si pakicë, mendoj që nuk është aspak në rregull, ose të trajtohen si 1 përqind serb, ose rom, larg idesë që kemi kundër diçka ndonjë komuniteti tjetër këtu, por cili është definicioni për pakicën, nuk mund të trajtosh për pakicë një popull i cili është një e trata e popullsisë dhe që ka kapacitete dhe mban stabil shtetin, edhe në aspektin ekonomik duke mbushur mbi gjysmën e buxhetit me tatimet e saj, por një popull që kish pas kapacitet në 2001 të bëjë edhe konflikt, ta destabilizojë vendin apo jo”, thotë Sela.

Për këto, ai hedh fajin edhe të Bashkimi Demokratik për Integrim, që është në qeveri me LSDM-në.

Sipas tij, ky subjekt duhet të shkojë në opozitë dhe të gjejë idealin që e ka humbur.

“Çka duhet të ndodh nga ana tjetër që ne të dalim nga kjo humnerë mos barazie diskriminimi, eksploatimi  e shtypje, e para duhet larguar këta që na qeverisin që 18 vjet, që është Bashkimi Demokratik për Integrim, shqiptarët nuk mund të pretendojnë që të jetë ndryshe situate për ta nëse nuk votojnë ndryshe ditën e zgjedhjeve. Dhe 18 vite janë shtatë cikle zgjedhore, dhe të votosh njëjtë dhe të pretendosh të jetë ndryshe është absurditet. Kështu që e para, duhet BDI dhe Ali Ahmeti  të shkojë në opozitë, atje pastaj do të kuptojnë që ka kohë që idealin ka kohë që e kanë humbur dhe duhet ta kërkojnë Brenda opozitës, idealin e tyre të humbur, dhe për atë rezultat duhet të vijë në shprehje Aleanca për Shqiptarët”, thotë ai.

Ai thotë se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare shqiptare, ku vet u ka bërë thirrje publike Lëvizjes Besa dhe Alternativës.

Sela tregon se kanë realizuar disa takime me kreun e Lëvizjes Besa dhe atë të Alternativës, prej të cilëve thotë ketë kërkuar që të shohin hallin e përbashkët që kanë.

Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet më 12 prill të këtij viti, vendim që është marrë në pajtueshmëri me liderët politik dhe presidentit, pasi vendi dështoi të marrë datën për hapje të negociatave për në Bashkim Evropian.

Më 3 janar pritet të hyjë në fuqi marrëveshja e Shkupit, me të cilën qartësohet se tre muaj para se të mbahen zgjedhjet ngritët qeveri teknike e cila që merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë menjëherë në shkurt pritet të bëhet shpërndarja e parlamentit./G.Kadrija/

Bleron e nevrikos politika: S’po ju marr vesh hiç

Periskopi.com Showbiz

Më 6 tetor të këtij viti u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshmë në Kosovë, ku VV-ja doli fituese, e pasuar nga LDK-ja.

Deri tashti ende nuk ka ndonjë marrëveshje midis tyre, e në lidhje me këtë ka reaguar këngëtari Blero Muharremi.

Ai me një postim në Instagram tha se është i hutuar dhe nuk po kupton asgjë.

“Spo marr vesh?! Marrin turr mi fitu zgjedhjet bohen gati për gjithçka, tani kur i fitojn, kan probleme ndarje pushteti, na vin me arsyetime blla blla… definitivisht jom i hutum dhe nuk pi marr vesh hic! Allahile kushdo prej partive qe ka qen, do te jet ne pushtet ju lutem vetëm per nje moment mendoni ne popull”, ka shkruar ai./Indeksonline/

 

Rama: Sikur të ishte politika sa gjysma e Policisë dhe FSK’së, hy hy ku do të ishte Kosova

Periskopi.com Lajme

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë sonte në Zona B ka thënë se Kosova duhet t’i dëgjojë amerikanët sa i përket ndërtimit të shtetit, transmeton Periskopi.

‘’Kosova bën mirë t’i dëgjojë vëllezërit amerikanë sepse është meritë e tyre dhe e atyre që janë në uniformë në Kosovë’’, ka thënë Rama.

Tutje ai ka lavdëruar Policinë e Kosovë dhe FSK’në, duke thënë se Shqipëria e merr shembull atë.

‘’ Policia  e Kosovës është spektakël. Sikur të ishte politika e Kosovës sa Policia  e Kosovës, ose FSK, hy hy ku do të ishte Kosova’’/PERISKOPI/

 

 

Presidenti i FIFA’s paralajmëron FFK’në: Do të ndërhyjmë nëse vazhdoni politizimin

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, ka komentuar trazirat e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gjatë takimi me krerët e futbllit kosovar, Agim Ademi dhe Bakir Burri, Infantino ka thënë se nëse ndërhyrjet nga jashtë vazhdojnë në FFK, atëherë FIFA është e detyruar të ndërhyjë.

Përmes një njoftimi për media, FFK bën të ditur se zvicerani është shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në FFK.

Njoftimi i plotë:

“Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri gjatë qëndrimit në Varshavë janë takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Temë kryesore e këtij takimi ishte gjendja e krijuar në futbollin kosovar, temë e cila u përfol nga të gjithë gjatë qëndrimit atje, pasi ishte e pakuptueshme pse po ndodhë kjo në Kosovë kur është e ditur në të gjitha federatat dhe sidomos në UEFA e FIFA që Kosova ka ngritje dhe rezultate të mira, për çka është cilësuar si storie e suksesit.

Presidenti Infantino shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar së fundmi në futbollin e Kosovës, duke e pasur parasysh se ai e ka të dukshme simpatinë për punën e presidentit Ademit dhe FFK-së.

 

Reagon Thaçi: Politikat gjenocidale të Serbisë duhet të dënohen

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas mohimit të serishëm të krimeve nga ana e zyrtarëve të lartë të Serbisë, pas dënimit të ish-ministrit të Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, i cili Masakrën e Reçakut e kishte quajtur një ‘fabrikim’.

Thaçi ka thënë se politika gjenocidale serbe nuk mund të mbrohet, por duhet të denoncohet.

Ai ka thënë se paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen duke u bazuar në mohimin e krimeve.

“Po shoh që zyrtarë nga Serbia janë duke mohuar një prej krimeve më të rënda kundër civilëve që ka ndodhur në Evropë, të konfirmuar edhe nga Gjykata për Krime Lufte në Hagë, siç ishte Reçaku. Politikat gjenocidale të Serbisë nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe Masakrën e Reçakut.

 

 

 

Dardan Sejdiu tërhiqet përfundimisht nga politika, kjo është puna e re

Periskopi.com Lajme

Pas dështimit në zgjedhjet e fundit parlamentare disa nga ish-deputetët e PSD-së janë tërhequr nga politika, së fundi edhe Dardan Sejdiu ka bërë shkëputje përfundimtare nga kjo fushë dhe ka filluar punën si konsulent menaxhimi në biznes.

Ish-deputeti i VV’së, pastaj i PDS’së ka ndryshuar statusin e punës në rrjetin social Linkedin, ku nga tash nuk do të jetë politikan po do t’i kthehet asaj që ka studiuar, ekonominë, si konsullent menaxhimi në ‘IEDC – Bled School of Management’.

Kujtojmë, që Dardan Sejdiu ishte poashtu anëtarë i partisë Fryma e Re e cila në zgjedhjet e 2010 nuk e kaloi pragun elektoral. Në mars 2011 kjo parti u shkri duke krijuar Vetëvendosjen, duke qenë në mesin e tyre Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Sejdiu u zgjedh si anëtar i këshillit të Prishtinës por dha dorëheqje duke u bërë deputet. Në vitin 2014, ai u zgjodh si anëtar i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kandidati më i votuar i Vetëvendosjes. Ai dha dorëheqje nga posti i deputetit duke u bërë zëvendëskryetar i Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Ndërsa, në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Dardan Sejdiu nuk arriti ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendin të Republikës së Kosovës. Sejdiu ka qenë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.

Haradinaj e pranon: Jemi mashtrues

Periskopi.com Lajme

“Ne jemi mashtrues që nuk e kemi kryer reformën zgjedhore. Përfshirë edhe mua që jam pjesë e tavolinave” ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata ai i ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat ende s’kanë përfunduar. Por, për vonesat ai ka thënë se nuk duhen fajësuar KQZ’në, PZAP’në por partitë politike.

Deklarata të tilla vetëfajësuese Haradinaj i bën shpesh. Gjate një interviste në Shqipëri, Haradinaj kishte thënë se liderët në Kosovë e Shqipëri i vjedhin vendet e tyre.

 

Nuk i mori votat për deputet – Ismet Beqiri krenohet që LDK’ja fitoi në Kodrën e Trimave

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i cili nuk arriti të bëhej deputetë në këtë legjislaturë, e ka vlerësuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK shënoi rezultate të mira në këto zgjedhje, duke iu uruar punë të suksesshme parlamentare deputetëve të ardhshëm.

Ai tutje ka shtuar se suksesi i LDK-së, është sukses i tij dhe i çdonjërit që e donë këtë parti.

Beqiri ka thënë se ai do të vazhdojë të punojë me përkushtim, ashtu siç kishte punuar sa ishte deputetë.

“Me përkrahje qytetare, isha deputet 14 vite me radhë; pesë mandate duke llogaritur edhe mandatin e vitit 1998. Si Sekretar i LDK-së në dy mandate, si kryetar i degës së parë, si shef i grupit parlamentar të LDK-së kam punuar me përkushtim. Me të njëjtin përkushtim do të punoj sot, nesër dhe në vazhdim në çdo detyrë dhe përgjegjësi, të cilën ma beson partia ime, LDK”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbetet e një rëndësie të veçantë që Dega e LDK-së, Kodra e Trimave, kryetar i të cilës është vetë ai, edhe në këto zgjedhje doli parti fituese, mbetet Dega fituese prej themelimit të LDK-së deri më sot.

Ismet Beqiri ka marrë veç 7,121 vota, vota këto që kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend.