Fat i keq për Coutinhon, konfirmohet operimi në gju pas lëndimit kundër Eibarit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Philippe Coutinho.

Braziliani u lëndua dje në barazimin kundër Eibarit.

Coutinho ka pësuar lëndim në pjesën e jashtme të gjurit të majtë, andaj do t’i bëhet një ndërhyrje artoskopike.

“Testet e bëra tregojnë se Philippe Coutinho ka dëmtuar pjesën e jashtme të gjurit të majtë. Trajtimi i dëmtimi do t’i kërkojë një ndërhyrje artroskopike që do kryhet në ditët në vijim”, shkruhej në komunikatë.

Këtë edicion, mesfushori ka zhvilluar 14 ndeshje duke shënuar tri herë dhe dhuruar dy asistime.

Përveç mungesës së Piques, Barcelona e konfirmon mungesën e yllit tjetër ndaj Juventusit

Periskopi.com Sporti

Përveç disfatës ndaj Real Madridit në kuadër të ‘El Clasicos’, duket se Koeman do ta marrë edhe një lajm të keq, kjo pasi në ndeshjen e vlefshme për CHL ndaj Juventusit do të mungojë braziliani, Coutinho, transmeton Periskopi.

Klubi i Barcelonës konfirmoi se me skuadrën në Torino nuk do të udhëtojë as fantazisti brazilian Philippe Coutinho, i cili është dëmtuar në përballjen ndaj Realit të Madridit dhe do të nisë procesin e rikuperimit.Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në këmbën e majtë.

Kujtojmë, se ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ do të mungojë edhe Pique për shkak të ndëshkimit me karton të kuq kundër Ferencvaros. /Periskopi

Arsenali mund ta transferojë Coutinhon për vetëm 10 milionë, nëse ofron edhe Guendouzin

Periskopi.com Sporti

A do të rikthehet Philippe Coutinho në Premier League pas makthit te Barcelona?

Për pesë vite braziliani ishte brilant te Liverpooli, ku shënoi 54 gola në 201 paraqitje në të gjitha garat dhe me plot meritë siguroi kalimin te Barcelona, transmeton Periskopi.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Coutinho dështoi ta replikonte formën që tregoi në “Anfield” dhe fansat e Barcelonës filluan të dyshojnë pse klubi ofroi 160 milionë euro në të?

p1eeiehlc91j3vcbnhd01bkce8id.jpg

Sipas “Independent”, një rikthim në Premier League është në horizont, teksa ka marrë oferta nga Tottenhami dhe Arsenali.

Dhe kjo e fundit është në pozitën më të mirë për ta transferuar atë.

Në fakt, “Topcinjtë” duket se kanë një opsion të jashtëzakonshëm për ta transferuar Coutinhon për vetëm 10 milionë euro.

p1eeiegar017bn1utg1a7d12jf7ckb.jpg

Në marrëveshjen potenciale do të përfshihej edhe Matteo Guendouzi, i cili do të kalonte te Barca. Sipas raportit, Mikel Arteta e dëshiron mesfushorin francez “jashtë skuadrës me cdo kusht”.

Një marrëveshje fitore-fitore atëherë?

Sidoqoftë, besohet se Juventusi është gjithashtu i interesuar për Guendouzin dhe ka mundësi shkëmbimi edhe me “Zonjën e Vjetër”. /Periskopi.com/

Barcelona ofron Philippe Coutinhon në këmbim të këtij lojtari të Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Karriera e Matteo Guendouzit tek Arsenali duket se po shkon drejt fundit.

Francezi filloi sezonin në formë të mirë nën urdhërat e Unai Emeryt, dhe nga shumë fansa të “Topcinjëve” konsiderohej si kapiteni i ardhshëm i klubit, transmeton Periskopi.

Por 21-vjecari ka rënë në plan të dytë nën urdhërat e Mikel Artetas, pas veprimeve të tij fëmijërore gjatë humbjes 2-1 të Arsenalit kundër Brightonit, në qershor, transmeton Periskopi.

Pasi Neal Maupay kishte shënuar gol dramatik të fitores, Guendouzi kapi për fyti bashkëkombasin e tij, duke nxitur fërkime mes dy skuadrave.

Ozil & Guendouzi

Që nga atëherë, Guendouzi nuk është përfshirë fare as në mesine rezervistëve, dhe Arsenali tashmë dihet se po mundohet ta largojë.

Barcelona raportohet se është futur në garë për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll ka probleme financiare paksa, kështu që ka vendosur t’i ofrojë Arsenalit një lojtar në këmbim të Guendouzit.

E ai është Philippe Coutinho, sipas “Foot Mercato”.

Arsenali ka qenë në kërkim të një krijuesi këtë sezon, me Mesut Ozilin që e ka të paqartë të ardhmen në klub.

A mund të jetë Coutinho zgjidhja për problemet e kreativitetit tek Arsenali? Mbetet të shihet. /Periskopi.com/

Coutinho në bisedimin me klubin jo aq të famshëm anglez, kjo po që do të ishte lëvizje sensacionale

Periskopi.com Sporti

Newcastle United është në diskutime rreth një transferimi të Philippe Coutinhos nga Barcelona.

Ish mesfushori i Liverpool aktualisht është i huazuar te Bayern Munich në Bundesligë, por pala gjermane nuk duket se do të bëjë një lëvizje të përhershme për të.

Në anën tjetër, Coutinho nuk ka bindur as Barcelonën për ta mbajtur në skuadër, për të cilin paguan 160 milionë euro në janar të vitit 2018.

Tottenham ka treguar një interesim për brazilianin dhe madje ishte afër transferimit të tij verën e kaluar, para se ai të finalizonte marrëveshjen për huazim te Bayern Munich.

Por destinacioni më i mundshëm i 27 vjeçarit duket të jetë Newcastle United, nëse pronësia e tyre kalon te investitorët arabë.

Premier Leagues i shtohet edhe një gjigant tjetër? Newcastle fillon bisedimet zyrtare me Coutinhon

Periskopi.com Sporti

Philippe Coutinho duket i sigurt se do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe Newcastle United tashmë ka folur me të në lidhje me një transferim.

Sipas mediumit El Mundo Deportivo, Magpies tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për të transferuar yllin brazilian nga Barcelona.

Madje pretendohet se Newcastle, klubi i cili shpreson ta mbyll shitjen tek familja mbretërore saudite në javët e ardhshme, dëshirojnë që Mauricio Pochettino, i cili mori Coutinhon te Espanyol – të zëvendësojë trajnerin aktual Steve Bruce.

Raporti pretendon se si Pochettino ashtu edhe ish-trajneri Rafael Benitez kanë dhënë miratimin e tyre për ndonjë marrëveshje për Coutinhon.

Bayern Munich, ku Coutinho është i huazuar nga Barcelona ka një mundësi për ta blerë atë për 120 milionë euro në fund të sezonit, por raporte të shumta sugjerojnë se kjo nuk do të ushtrohet.

Barcelona thuhet se është e prirur ta shesë ish-yllin e Liverpoolit këtë vit për të mbledhur fonde jetike, ndërsa lojtari thuhet se ka shumë pak interes për t’u rikthyer te Inter ose për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.

Coutinho thuhet se në vend të kësaj është i interesuar për një transferim në Angli apo më saktë një rikthim në Ligën Premier.

Braziliani shënoi 21 gola në 76 paraqitje te Barcelona pasi u transferua për 160 milionë euro nga Reds në janar të vitit 2018.

Legjenda braziliane drejton gishtin e fajit nga Messi për dështimin e Coutinhos te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Më parë Rivaldo ka shprehur zhgënjimin për huazimin e Coutinhos te Bayerni, ndërsa tashmë braziliani ka ardhur me një deklaratë befasuese duke thënë se ylli argjentinas Lionel Messi është pjesërisht fajtor për dështimin e Philippe Coutinhos me fanellën e Barçës.

Rivaldo argumenton deklaratën e tij me faktin se Lionel Messi merr të gjithë përgjegjësitë dhe meritat në skuadër, duke lënë të nënkuptohet se e ka lënë nën hije Coutinhon, i cili erdhi me mjaft bujë nga Liverpuli për shumën e madhe prej 150 milionë euro.

mesi

“Kam besuar gjithmonë se Coutinho ka aftësinë për të arritur sukses me Barcelonën, por kjo gjë po merrte shumë kohë prandaj dhe ranë dakord për huazimin te Bajerni.

“Jam pak i zhgënjyer për dështimin e tij për të zënë një vend titullari, por mbase ai nuk ndjente vetëbesim dhe ishte jo i lumtur, arsye që e çuan drejt një klubi tjetër me qëllimin për të arritur formën më të mirë.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të gjesh hapësira në një skuadër ku Lionel Messi merr të gjitha meritat dhe përgjegjësitë,” tha Rivaldo për “Betfair”.

Barcelona ia vë syrin shkëmbimit ambicioz Kante-Coutinho

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka përfunduar befasisht në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona, e cila ka edhe një plan për transferimin e tij në Camp Nou.

Barcelona është në një situatë jo të mirë këtë sezon dhe atyre u duhen më shumë se disa transferime për të zgjidhur rrëmujën në të cilën ndodhen.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, ylli francez Kante është lojtari që pëlqehet tani nga drejtuesit e Barcelonës.

Ky medium thekson se Barcelona do të tentojë që interesimin e Chelseat për Philippe Coutinho ta shfrytëzoj për të sugjeruar një marrëveshje që përfshin të dy.

Kante sigurisht siguron praninë fizike që Barcelona po kërkon, dhe është një mesfushor i përulur për të luajtur përkrah yjeve të tyre më teknikë.

Është një marrëveshje që duket shumë e vështirë për të qenë realiste, por gazeta insiston që me Coutinhon të prirur të kthehen në Ligën Premier dhe Blutë të gatshëm të ofrojnë një vlerë të caktuar, mund të bëhet një marrëveshje.

Tashmë dihet ku do të luajë Coutinho sezonin e ardhshëm, jo te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Barcelona po e trajton me prioritet absolut huazimin e Philippe Coutinhos në Premier League te Chelsea.

Blaugranët e kanë vënë në shitje brazilianin që nga janari, derisa agjentët e tij janë të fokusuar në rikthimin e klientit të tyre në Premier League, transmeton Periskopi.

Thuhet se tashmë janë hapur bisedimet me Chelsean dhe ka optimizëm se një marrëveshje do të arrihet, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete, sipas “Sport”.

Barcelona po mundohet që ta shesë komplet kartonin e tij, por do ta ketë vështirë ta bëjë këtë për 90 milionë euro.

Koha e Coutinhos te Bayern Munichu nuk ka qenë konsistente, me bavarezët që eventualisht vendosën kundër transferimit permanent të tij.

Edhe vetë lojtari dëshiron të rikthehet në Premier League, nëse nuk mund të qëndrojë në Kataluni. /Periskopi.com/

I harruari, Philippe Coutinho shënon gol fantastik për Bayernin kundër Hoffenheimit

Periskopi.com Sporti

Philippe Coutinho ka shënuar për 4-0 për Bayern Munichun, në ndeshjen kundër Hoffenheimit.

Ylli brazilian realizoi në minutën e 33-të, pasi topi shkoi në këmbët e tij pas një devijimi, transmeton Periskopi.

Me anë të një goditje që pati kontakt me një prej mbrojtësve kundërshtar gjatë rrugëtimit drejt portës, topi përfundoi në rrjetë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona e gatshme ta shesë Coutinhon në verë për një çmim qesharak

Periskopi.com Sporti

Karriera e Philippe Coutinhos ka marrë një kthesë të keqe që prej kur u largua nga Liverpooli.

Mesfushori brazilian ishte i preferuari i “Të Kuqve”, por djegu të gjitha urat lidhëse kur vendosi të kalojë te Barcelona nën rrethana kontraverse për 160 milionë euro, në janar të vitit 2018, transmeton Periskopi.

Coutinho e përshkroi transferimin e tij te Barcelona si një ëndërr dhe priti që të ishte shumë i përfshirë në skuadër gjatë viteve të ardhshme.

Ai ishte mjaft premtues në pjesën e parë të sezonit në klub, duke shënuar 10 gola në 22 ndeshje.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-LEVANTE

Por sezoni i tij i plotë ishte katastrofë e vërtetë. Ai shënoi 11 gola në 54 ndeshje, duke u shëndrruar në një figurë frustruese në “Camp Nou”.

Coutinho pastaj u dërgua në huazim te Bayern Munichu në fillim të sezonit, me klubin gjerman që e pati opsionin ta transferojë atë për 110 milionë euro.

Mirëpo, ai shënoi vetëm shtatë gola në 26 ndeshje, me Bayernin që thuhet se tashmë ka vendosur kundër transferimit permanent të tij.

E çka tash për Barçën?

Bayern Muenchen v Tottenham Hotspur: Group B - UEFA Champions League

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ende dëshiron ta shesë atë në verë.

Por katalunasit besojnë se asnjë klub nuk është i gatshëm të ofrojë 100 milionë për të.

Për këtë, thuhet se Barça do të pranonte gjithçka mes 68-76 milionë funta, e që është një çmim jashtëzakonisht më i ulët se ai me të cilin ishte transferuar në Kataluni – 160 milionë euro. /Periskopi.com/

Coutinho i rilindur te Bayerni, pasi asistoi në golin e parë shënon për 2-0 kundër Paderbornit

Periskopi.com Sporti

Philippe Coutinho dalë ngadalë po e rigjen formën e vjetër që e kishte te Liverpooli dikur, pasi iu bashkua Bayernit gjatë verës nga Barcelona në formë huazimi.

Pasi asistoi në golin e parë të shënuar nga Gnabry, ky i fundit ia ktheu favorin brazilianit në minutën e 56-të duke kombinuar me të, me Coutinhon që nuk e pati të vështirë të shënonte në golin e zbrazët.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Coutinho: Jam më i lumtur te Bayern se te Liverpool e Barcelona

Periskopi.com Sporti

Mesfushori, Philippe Coutinho ka thënë se është më i lumtur te Bayern Munich se te Barcelona e Liverpool.

Braziliani është huazuar nga klubi gjerman këtë verë dhe ka pasur shumë kritika për sezonin e dobët te klubi spanjoll.

Ai tha se gjithmonë është duke u ndjerë më i lumtur në “Allianz Arena”, transmeton KosovaPress.

“Në ditët e para takova bashkëlojtarët dhe trajnerët. Çdo ditë ndihem më i lumtur. Bayerni është më familjar se klubet e mia të vjetra. E di atmosferën në Liverpool, por është ende më familjar këtu”, deklaroi ai.

Bayern nesër do të luaj kundër FK Crvena Zvezda në ora 21:00.

Kampioni i botës për Coutinhon: Nuk është fenomen, ishte vetëm një rezervist i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Transferimi i Philipe Coutinhos te Bayern Munich është parë si një ndër operacionet më bombastike në futbollin gjerman këto vitet e fundit, por jo të gjithë janë dakord për investimin që kampionët kanë bërë, si për sa i përket rrogës, ashtu edhe formula për ta blerë për thuajse 120 mln euro pas një viti…

Berti Vogts, ish-trajneri i Gjermanisë dhe ish-mbrojtës i kombëtares, me të cilën ka fituar Botërorin në vitin 1974, nuk e mendon kështu, transmeton Periskopi.

“Dua t’iu bëj një pyëtje: sipas jush, si ka mundësi që një futbollist largohet nga një nga klubet më të rëndësishme në botë, si Barcelona, në moshën 27 vjeç?

Ju përgjigjem unë: sepse hoqi dorë të tregonte veten aty. Nuk është fenomen, por një futbollist që në Katalonja bënte rezervën”. /Periskopi.com/

Pas ardhjes së Coutinhos, Bayerni nuk ndalet – e kërkon edhe superyllin e Premier Leagues

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich dëshiron të provojë përsëri të transferoj në klub sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Gjermani është lënduar në ndeshjen kundër Liverpoolit, lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë, transmeton Periskopi.

Derisa gjiganti anglez po kërkon 100 milionë euro, gjiganti gjerman po shpreson që ky çmim të ulët.

Pavarësisht arritjes së Philippe Coutinho si huazim nga Barcelona, “bavarezët”, kërkojnë edhe gjermanin në klub. /Periskopi.com/

Videoja që ngritë pikëpyetje: A ishte Barcelona e padrejtë me Philippe Coutinhon?

Periskopi.com Sporti

Makthi i Philippe Coutinhos te Barcelona ka marrë fund, tani për tani.

Pasi i tha lamtumirë Liverpoolit në janar të vitit 2018 për një prej transferimeve më të mëdha në histori të futbollit, Coutinho po kryqëzohej nga mediet spanjolle për çdo javë për 18 muajt e ardhshëm, transmeton Periskopi.

Si rezultat erdhi largimi i tij nga “Camp Nou”, me Bayern Munichun që arriti marrëveshje për huazimin e tij, me opsionin e blerjes për 100 milionë.

FBL-GER-BUNDESLIGA-BAYERN MUNICH-COUTINHO

Por është koha të reflektojmë nëse vërtet koha e tij te Barça ishte aq zhgënjyese sa pretendojnë mediet spanjolle.

Në rregull, nuk do të shkojmë aq larg sa të themi se Coutinho ishte i jashtëzakonshëm, por nuk do pohim se 27-vjeçari dhuroi disa momente spektakolare.

Pikërisht këtë mendim e ndajnë disa fansa në “YouTube”, të cilët kanë përpiluar një video pas kalimit të tij te klubi bavarez.

Videoja me titullin: “A ishte Barcelona e padrejtë me Coutinhon? Momentet më të mira të epokës te Barça” ka marrë mbi 350,000 klikime dhe na jep material për të reflektuar. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Coutinho: Barcelona ka mbetur në të kaluarën

Periskopi.com Sporti

Transferimi më i fundit i Bayern Munich, Philippe Coutinho, ka thënë se Barcelona ka mbetur histori.

Coutinho është huazuar nga Bayerni me mundësi blerje, ky huazim i kushtoj gjigantit gjerman 8.5 milionë euro.

Braziliani po shpreson që të qëndroj në ekip dhe të fitojë disa tituj, transmeton KosovaPress.

“Në Barcelonë, shumë gjëra nuk ndodhen siç i parashikuam. Mirëpo tash është një histori. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të fitojë shumë tituj”, deklaroi ai.

Braziliani është i gatshëm për sfidën e radhës në Gjermani dhe ka thënë se do të bëjë më të mirën.

“Kam fituar eksperiencë, tituj dhe mësova shumë gjëra, mirëpo është koha të fokusohem te sfida e radhës. Nuk kisha asnjë dyshim kur me thirri Bayerni. Sapo me treguan qëllimet, menjëherë dëshirova të transferohesha”, shtoi ai.

Coutinho, zhgënjimi i madh i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Philippe Coutinho, lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës po largohet që t’i bashkohet Bayern Munichut në huazim

Braziliani arriti në Camp Nou më 2018 ku mbi supe barte peshën e pritjeve të mëdha dhe ishte pritur që ai të mbushte zbrazëtinë që la idoli i klubit Andres Iniesta, i cili u largua nga Barcelona pas sezonit të La Ligas 2017/18.

Coutinho ishte një lojtar yll dhe fantastik tek Liverpool në Premier Ligë dhe kishte treguar potencialin e tij të një talente që prej se ishte huazuar në Espanyol më 2012.

Por, mesfushori nuk ka qenë në gjendje që të përformojë në nivelin e dëshirueshëm prej ardhjes së tij.

Coutinho e humbi vendin në formacionin e Barcelonës dhe nuk ishte në gjendje që të ndikoi në një ndeshje siç kishte bërë në Liverpool.

27 vjeçari ju bashkua Blaugranas në mes të sezonit 2017/18, por nuk arriti që të kishte ndikim të menjëhershëm në këtë skuadër.

Tifozët e priten atë qetë, duke pritur gjëra të mëdha nga Coutinho sezonin e ardhshëm, por braziliani prapë nuk qe në gjendje që të lëntë gjurmë me magjinë e tij në sulm.

Numrat e Coutinhos të Barca

Coutinho nuk bën që të ankohet se kishte pak mundësi të Barcelona. Mesfushori luajti 76 herë për klubin prej që ju bashkua, më shumë ndeshje kishte vetëm Jordi Alba dhe Ivan Rakitic.

Këtu hynë edhe ndalesa e tij për tu paraqitur në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2017/18 për klubin e tij të ri, për shkak se ai kishte pasur një paraqitje në këtë sezon për Liverpoolin.

Prej ardhjes se tij në Kataloni, Coutinho ka shënuar vetëm 21 gola, ku ka pasur një diferencë të madh me shokët e tij të skuadrës si Luis Suarez (40) dhe Lionel Messi (70).

Një huazim frytdhënës në Bayern mund ta ringjallë besimin e Barcelonës në Coutinho. Ai kaloi atje për një shumë fillestare 120 milionë euro me një mundësi që të arrihet 135 milionë euro, por ky investim duket disi i zbehtë pasi ai vetëm u huazua tek kampioni i Bundesligas.

Gjithçka gati për largimin e Coutinhos, Barça përgatitë lamtumirën

Periskopi.com Sporti

Barcelona përgatit lamtumirën për Philippe Coutinho. Sipas analizës së bërë nga media spanjolle “Sport”, ylli brazilian ka ultimatum për tu larguar nga klubi blaugrana, aty ku është i padëshiruar.

Katalanasit kanë nevojë për hapësirë dhe para për të tentuar sulmin me qëllim rikthimin e Neymar te Barcelona. Konfirmohen kontaktet e vendosura me Tottenham dhe Manchester United për transferimin e Coutinho.

Parashikohen 48 orë çmenduri për Cou, por përfaqësuesit e brazilianit janë të sigurt se e pret një e ardhme e sigurtë, por larg Barcelonës.

Befasia më e madhe e verës: Arsenali arrin marrëveshje me Barçën për Coutinhon

Periskopi.com Sporti

Çfarë është duke ndodhur me Arsenalin këtë verë?

Në një merkato tunduese, ku kanë ardhur emra si Dani Ceballos, Gabriel Martinelli, William Saliba dhe Nicolas Pepe, duket se “Topçinjtë” nuk e kanë ndërmend të ndalen, transmeton Periskopi.

Të martën pasdite, “L’Equipe” dha lajmin sensacional se Arsenali ka arritur marrëveshje me Barcelonën për kalimin e Philippe Coutinhos në “Emirates” në formë huazimi.

Derisa detajet janë të pakta për momentin, gazetari Bilel Ghazi në mënyrë konfidenciale shkroi se braziliani “do të rikthehet në Premier League këtë verë.”

Jo befasisht, lajmi filloi të shpërndahet me shpejtësi nëpër gazetat evropiane. /Periskopi.com/