Mediumi malazez demoralizon Malin e Zi, e krahason Kosovën me këtë gjigant të futbollit botëror

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova regjistroi fitore kundër Malit të Zi me rezultat të pastër 2:0.

“Dardanët” e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, mediumi malazez “Vijesti.me” ka befasuar me shkrimin e saj.

“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.

Ndryshe, Mali i Zi ka humbur gjasat për kualifikim dhe renditet në fund me tri pikë.

Ndeshja Kosovë-Çeki po afron, Challandes në hall – ka shumë lojtarë jashtë fushës

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës është në telashe të mëdha para dy ndeshjeve të radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesa të shumta në këto dy ndeshje

Listës së futbollistëve të lënduar së fundmi i është shtuar edhe mesfushori Herolind Shala, shkruan Zëri.

Përveç Shalës, Kosovës do t’i mungojnë edhe Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu.

Më 7 shtator, Kosova e pret Republikën e Çekisë, ndërkaq tre ditë vonë i shkon Anglisë në Southampton.

Kështu mund të dënohet Bullgaria për veprimet raciste ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Thirrjet raciste në drejtim të Kosovës mund t’i kushtojnë shtrenjtë Bullgarisë. UEFA i ka nisur hetimet për këtë rast dhe bullgarët rrezikojnë të luajnë pa shikues ndaj Anglisë

Bullgaria mund ta ketë fatin e Malit të Zi, i cili u detyrua të luante pa shikues në ndeshje me Kosovën, në eliminatoret e Evropianit 2020

Në fakt, bullgarët bënë thirrje raciste kundër Kosovës, duke kërkuar “vriti, vriti shqiptarët” dhe për këtë veprim UEFA i ka nisur hetimet.

Prandaj, gjiganti britanik BBC shkruan se Bullgaria mund të dënohet dhe ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë pa shikues.

UEFA do ta dëgjojë rastin të enjten e 18 korrikut, ndërsa në ndeshje me anglezët stadiumi mund të jetë i mbyllur ose komplet, ose gjysma e tij pa shikues.

Bullgarët u mposhtën nga Kosova 2:3 në Sofje, ku do ta presin Anglinë më 14 tetor të këtij viti.

Lexuesit e gazetës zvicerane Blick: Kosova do të kualifikohet në EURO 2020

Periskopi.com Sporti

Gazeta e njohur zvicerane, Blick, ka zhvilluar një sondazh me lexuesit e saj.

Me këtë rast Blick i ka pyetur lexuesit e saj nëse mendojnë se Kosova do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Vëmendje të veçantë i është kushtuar Bernard Challandesit, trajnerit zviceran që po thyen rekorde me Kosovën.

“Dardanët” kanë ecuri të 14 ndeshjeve pa humbje – që prej tetorit të vitit 2017 – derisa meritat më të mëdha sigurisht se i takojnë trajnerit 67-vjeçar, që e ka drejtuar Kosovën në 13 prej këtyre ndeshjeve.

Që nga marsi i vitit 2018, Challandesi e ka udhëhequr Kosovën në ecuri mbreslënëse të 13 ndeshjeve pa humbej – 8 fitore e 5 barazime.

Dy orë pas publikimit të anketës në faqen zyrtare të ‘Blick’ në Facebook, më shumë se 2 mijë lexues janë përgjigjur pozitivisht – se mendojnë që Kosova do të arrijë kualifikimin në Evropian.

Ndërkaq me ‘jo’ janë përgjigjur vetëm rreth 100 lexues.

Kosova është e treta në grupin e saj të kualifikimeve, pas Anglisë e Çekisë, që kanë vetëm një pikë më shumë gjashtë, kundrejt pesë pikë të Kosovës.

Verdhë e katërit me Challandesin arriti që ta fitojë grupin e saj në Nations League në kuadër të Ligës D.“Dardanët” e mbyllën fazën e grupeve me 14 pikë gjithsej, pesë më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë, dhe duke arritur rekord të golave të shënuar, 15, më shumë se çdo kombëtare tjetër në Ligën e Kombeve.

Portieri malazez ia njeh cilësitë Kosovë: Duhet të jemi maksimalisht të disiplinuar

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Malit të Zi, e cila më 7 qershor e pret Kosovën në Podgoricë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020, ende është e kompletuar.

Asaj i mungojnë Stefan Saviq, Marko Simiq, Stefan Mugosha, Nebojsha Kosoviq, Sead Hakshabanoviq dhe Filip Stojkoviq, por kjo, sipas stafit të përzgjedhësit Lubisha Tumbakoviq, nuk duhet të frenojë ritmin e tyre.

Portieri i Malit të Zi, Danijel Petkoviq, tha se janë duke u përgatitur si është më së miri për t’u përballur me Kosovën.

“Jemi mbledhur tash e disa ditë, që është periudhë mjaft e gjatë dhe besoj se për pak ditë do të jemi të gjithë këtu. Mendimet janë gjithmonë të drejtuara kah rivali i radhës, që në këtë rast është përfaqësuesja e Kosovës. Ende s’kemi nisur të punojmë në pjesën taktike për sa u përket atyre, por së shpejti do të nisim të merremi edhe me këtë”, tha në një konferencë për media, portieri i Mali t të Zi, Danijel Petkoviq, transmeton Koha.net.

Gardiani i portës malazeze, që mbron edhe për klubin francez Lorient, ka thënë se e respektojnë kundërshtarin e radhës, Kosovën.

“Në sytë e opinionit, përfaqësuesja e Kosovës duket si një rival i lehtë dhe fitorja e Malit të Zi nënkuptohet. Mirëpo, rezultatet e tyre, rezultatet në Ligën e Kombeve dhe në nisje të kualifikimeve ku u ndanë në barazim me Bullgarinë, tregon se kanë cilësi. Duhet të jemi maksimalisht të disiplinuar dhe të motivuar. Luajmë në terrenin tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë”, potencoi Petkoviqi.

Ai tha se është hera e parë që luan një ndeshje pa shikues dhe tha se është hendikep për ta.

Mali i Zi e pret Kosovën më 7 qershor në Podgoricë, ndërsa tre ditë më vonë shkon në Çeki. Kosova më 10 qershor i shkon Bullgarisë.

Trajneri serb i Malit të Zi vlerëson Kosovën

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Malit të Zi i ka filluar të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evrooian të futbollit “Euro 2020”.

Ndeshjen  parë Mali i Zi e luan me Kosovën më 7 qershor, ndërsa me Çekinë takohet tri ditë më vonë.

Përzgjedhësi i Malit të Zi, Lubisa Tumbakovic, e ka vlerësuar lart Përfaqësuesen e Kosovës, duke thënë se nuk është ekip që duhej të vendosej në vazon e pestë.

“E kemi parë Kosovën dhe fjala është për një ekip shumë serioz. Definitivisht më i mirë që se sa fakti që vjen nga vazoja e pestë e kualifikimeve”, tha fillimisht trajneri serb.

“Nuk janë për vazon e pestë kanë cilësi, por edhe dobësi”, ka thënë Tumbakovic.

Në tubimin e parë kanë qenë vetëm 13 futbollistë, ndërsa të tjerët do t’u bashkohen shokëve në ditët e ardhshme, në mesin e të cilëve është edhe pejani Fatos Beqiraj.

Këta janë talentët që pritet t’i bashkohen Kosovës, njëri nga ta ditë më parë i shënoi Cityt

Periskopi.com Sporti

Përfaqësueses së Kosovës në futboll mund t’i bashkohen një numër talentësh, që luajnë në disa prej ligave kryesore evropiane.

Federata e Futbollit e Kosovës mund t’i ftojë disa futbollistë të rinjë në Përfaqësuese, derisa tashmë është konfirmuar se njëri prej tyre është Meritan Shabani, që aktualisht aktivizohet për Bayern Munichun.

19-vjeçari Shabani, që shënoi në miqësoren e fundit të Bayernit ndaj Manchester City, sezonin e kaluar bëri debutimin me ekipin e parë të bavarezëve në një ndeshje të Bundesligës, shkruan Insporti.

Për gjasat që Shabani t’i bashkohet Kosovës ka folur edhe menaxheri i FFK-së Bajram Shala, që konfirmoi se Federata e Futbollit të Kosovës është vazhdimisht në kontakte me familjen e lojtarit, por se vendimi për të veshur fanellën e Kosovës pritet të merret më vonë.

Sipas Shalës, FFK-ja do të bëj gjithçka që do të jetë e mundur që ta këtë në radhët e saj yllin që është duke u rritur nga akademia e Bayernit në Gjermani.

Përveç Shabanit, janë edhe disa lojtarë tjerë të rinj që në të ardhmen mund t’i bashkohen Përfaqësueses, derisa ata janë në dispozicion që të përfaqësojnë Kosovën.

Ndër ta është edhe futbollisti i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj, që më herët këtë vit vendosi për Zvicrën, pasi në të kaluarën kishte luajtur për grupmoshat U-20 dhe U-21 të kombëtares zvicerane.

20-vjeçari Mërgim Berisha që luan si i huazuar te ekipi gjerman Magdeburg nga Red Bull Salzburg ende nuk është i vendosur për të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar, ndërsa në të kaluarën është kërkuar nga Kosova, Shqipëria e Austria.

Elvis Rexhbeçaj që aktivizohet te Wolsfburgu është lojtari tjetër nga Bundesliga i cili mund të marrë ftesë nga Kosova, që deri tani nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese.

Në Zvicër janë Shkëlqim Demhasaj që aktivizohet te Luzerni, Albian Ajeti që luan për Baselin dhe Mirlind Kryeziu që është pjesë  e FC Zuerich.

Kosova i fillon pas dy muajsh ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku e nis aventurën e saj ndaj Azerbajxhanit më 7 shtator, në kuadër të Ligës D.

​Kjo është fanella e re e Përfaqësueses së Kosovës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar logon e re të saj.

Përves kësaj ajo ka zbuluar edhe fanellën e re të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni të dyja.

Ish kapiteni i Kosovës bëhet me skuadër të re

Ish kaiteni i Përfaqësues së Kosovës, Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re.

Periskopi.com Sporti

Ai ka njoftuar përmes rrjetit të tij social, Facebook, do të vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Suedisë, te skuadra Eskilstun.

27-vjeçari nuk është përfshirë nga Albert Bunjaku për kualifikmet e botërorit ‘Russia2018’. /Periskopi/

Bunjaku: Atdhe Nuhiu e Besart Berisha shumë shpejt do veshin fanelën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë më e fortë që nga janari i vitit 2017. Përfaqësueses më të re në Evropë pritet t’i bashkohen disa lojtarë të rinj, ndërsa ka prej tyre që do të kthehen nga lëndimi.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Përfaqësueses, Albert Bunjaki thotë se është duke e pritur nga FIFA lejen për disa futbollistë të rëndësishëm.

“Po presim nga FIFA që të na japë lejen për Atdhe Nuhiun, por edhe për Loret Sadikun presim ende”, ka thënë Bunjaki për “Zërin”.

Gjithashtu, nga janari do ta ketë në dispozicion edhe një lojtar interesant. “Do të kthehet nga lëndimi Erton Fejzullahu, një lojtar cilësor”, ka shtuar ai. Ndërkaq, Kosova është në pritje edhe të Besart Berishës, i cili mund t’i bashkohet ekipit Verdhekaltër që nga ndeshjet e marsit.

E atë që po e presin të gjithë, Bunjaki thotë se Kosova ia ka bërë “hyzmetin” dhe se tash topi është te lojtari.

“Jemi ende në pritje të një përgjigjeje nga Florent Hadërgjonaj. Ne e kemi kontaktuar dhe i kemi treguar se na intereson, tash i ka mbetur atij të na tregojë vendimin”, nënvizoi trajneri kosovar.

Gjithashtu, Kosovës që nga fillimi i vitit mund t’i bashkohet edhe Mërgim Berisha, ylli i ri i ekipit të Salzburgut, i cili është njëri prej golashënuesve më të mirë në ligën e dytë austriake, e që, krahas Kosovës, i ka në opsion edhe Austrinë e Gjermaninë.

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë vitit që vjen, Kosova të afrojë edhe lojtarë të tjerë, të cilët nuk kanë luajtur në të kaluarën për këtë ekip.

Kjo është pozita e re e Përfaqësues së Kosovës në FIFA (Foto)

FIFA ka publikuar rënditjen e re të kombëtareve në prag të mbylljes së vitit 2016.

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës është renditur në pozitën e 165 në ranglistën botërore të FIFA-s, transmeton Periskopi.com.

Kombëtarja e Shqipërisë është rënditur në pozitën e 49.

Ndërsa top pesë vendet që kreysojnë janë : Argjentina, Brazili, Gjermania, Chile dhe Belgjika. /Periskopi/

ks

Zbulohet stadiumi se ku do të luajë Kosova me Finlandën

Përfaqësuesja e Kosovës edhe ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, do ta zhvillojë në Shkodër.

Periskopi.com Sporti

Kundërshtari i tyre është Islanda, me të cilën përballet më 24 mars të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndryshim të stadiumit.

“Jo nuk ka ndryshim. Edhe me Islandën luajmë në Shkodër”, ka deklaruar Vokrri për Gazetën Olle.

Nga “Loro Boriqi” i Shkodrës për në “Elbasan Arena” të Elbasanit ishte shpërngulur më 12 nëntor Kombëtarja shqiptare, e cila në këtë stadium luajti me Izraelin.

Kosova ishte folur se do të mund të zhvillojë ndonjë ndeshje edhe në Shkup dhe Elbasan, por për momentin duket se Shkodra do të mbetet foleja e Kosovës, deri në rinovimin e stadiumit të Prishtinës.

Shqipëria dhe Kosova mbesin jasht ligës rajonale Ballkanike

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) dhe shtatë federata tjera të futbollit kanë në plan të nisin një ligë rajonale për të rinjtë, e cila më pas do të pasohet edhe prej ekipeve të sendorëve.

Periskopi.com Sporti

Kjo është duke u bërë me qëllim që të shpëtohen klubet e rajonit.

“Një nismë e përbashkët, sot në Zagreb është mbajtur një takim i ekspertëve të shtatë federatave të të futbollit të Evropës Juglindore, ku kanë biseduar për formimin e një lige të përbashkët të futbollit për kategoritë e të rejave të të dyja gjinive”, njoftoi nga HNS.

“Federata Kroate e Futbollit ka pritur përfaqësues të federatave të futbollit të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Hungarisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Në një takim konstruktiv është diskutuar nisja e një ligë të përbashkët”, shkruan më tutje në njoftimin e HNS.

“Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që të formojnë një ligë, ku sëbashku në këto shtatë vendet jetojnë rreth 30 milionë njerëz. Projekti i është prezantuar ditë më parë edhe Komisionit Profesional të UEFA-s, ku prej këtyre të fundit morën një notë pozitive”, përfundon njoftimi i HNS.

Jasht kësaj gare kanë mbetur Shqipëria dhe Kosova

Këtë nuk e kemi pritur, lajmi i tmershëm për Kosovën vjen nga Besart Berisha

Besart Berisha nuk do të mund të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës as në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Shkak për këtë është bërë shtyrja e tij për të marrë nënshtetësinë e Australisë, shkruan gazeta Olle.

Periskopi.com Sporti

Pikërisht për shkak të këtij privilegji, Berisha nuk mundi të grumbullohet në katër takimet e këtij viti, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2016.

Sulmuesi prishtinas i Melbourne Victory, pasi mori lejen për qëndrim të përhershëm në Australi, shpresonte që këtë vit të merrte shtetësinë australiane, mirëpo sipas ligjeve të Australisë, ai duhet të presë deri në tetor të vitit të ardhshëm, shkruan “Perthnow.com.au”.

Për të marrë ligjërisht shtetësinë e Australisë, një person duhet të ketë qëndrim të përhershëm të paktën një vit, që i bie se Besarti nuk mund të largohet nga Australia deri në tetor të 2017-ës.

31-vjeçari, që javë më parë mori lejen nga FIFA për të luajtur me Kosovën, pasi më parë ka zhvilluar 13 ndeshje me Shqipërinë, i duhet të pres ndeshjet e tetorit me Ukrainën dhe Islandën, për të shpresuar nëse do ta shohim në fanellën e Kosovës.

Këshilltari i Albert Bunjakit, nderohet me çmimin e karrierës në Suedi

Ndihmës trajneri i Albert Bunjakut, Tord Grip, është nderuar sonte me një çmim të veçantë nga Federata e Futbollit të Suedisë.

Periskopi.com Sporti

Në një Gala mbrëmje, ku nuk mungonte edhe ylli i futbollit botëror, Zlatan Ibrahimoviç

Grip ka marrë çmimin e karrierës, derisa është duartrokitur gjatë nga qindra personalitete të larta të shtetit suedez.

Tord, që nuk linte ndeshje të Kosovës, pa qenë i pranishëm, sot ka mbetur vetëm këshilltar i Bunjakut. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë ndihmëstrajner i të mirënjohurit, Sven Goran Eriksson tek Anglia e Meksika.

muharremi

Në intervistën për mediat suedeze pas marrjes së çmimit, është pyetur edhe për Kosovën.

“Nuk jam më atje. Isha në ndeshjen me Finlandën, por më pastaj nuk kam qenë në ndeshjet tjera”, deklaroi Grip për “Expressen.se”, raporton Gazeta Olle.

Tord tani ka mbetur vetëm këshilltar i Bunjakut.

 

‘Dardanët’ me rregullore të re

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” e ka publikuar rregulloren e vendosur, së cilës duhet t’i përmbahen anëtarët e tij në të ardhmen.

Periskopi.com Sporti

Sipas ligjit të tyre, trajnerët stërvitin, lojtarët luajnë dhe “Dardanët” bëjnë tifo.
“Detyrë e jona është që ta mbështesim përfaqësuesen tonë në të gjitha aktivitetet sportive që do të marrë pjesë”, shkruajnë tifozët zyrtarë të Kosovës.
Ndër të tjera, ata kanë njoftuar se thirrjet raciste, fyerjet, pankartat pa lejen e kryesisë së “Dardanëve” dhe rekuizitat e klubeve lokale, janë rreptësisht të ndaluara.
Kryesia e këtij tifo-grupi këshillon tifozët anëtarë që t’i respektojnë rregullat dhe kodet e mirësjelljes në stadium apo në palestra sportive, përfshirë këtu edhe veshjen e rekuizitave të “Dardanëve” ose të Kosovës, në ndeshjet që i zhvillon Përfaqësuesja e Kosovës si vendës apo mysafire.
Gjithashtu, “Dardanët” shkruajnë se për mosrespektim të rregullave të lartcekura, do të ketë ndëshkime nga “Dardanët” në bashkëpunim me organet shtetërore.
Shumë shpejt, “Dardanët” do të fillojnë me anëtarësimin zyrtar të tifozëve.
Të udhëhequr nga kryetari Lulzim Berisha – Luli, “Dardanët” synojnë të jenë shembull në Evropë për kulturë dhe moral.

Kjo është pozita e re e Kosovës në FIFA

FIFA pritet të dalë me renditjen e re të muajit nëntor.

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës nuk pritet të ndryshojë pozitë edhe pse humbi ndeshjen ndaj Turqisë 2-0.

Kosova do të vazhdoi të mbetet në pozitën e 164-të duke mos rënë në pozitë edhe pse u mposht por që tregoi lojë të bukur.

Kujtojmë që lista zyrtare nga FIFA pritet të dalë pas katër ditëve. /Periskopi.com/

Bunjaki: Rummenigge shihemi në Euro 2020

Fitorja e Gjermanisë ndaj San Marinos me rezultat 8:0 ka ngjallur temë debati në botën e futbollit. Gjermanët janë çuar në këmbë, duke propozuar që kombëtaret e mëdha të mos ndeshen fare me ato të voglat

Periskopi.com Sporti

Madje, Karl-Heinz Rummenigge e ka futur Kosovën në të njëjtin rang me Gjibraltarin, Andorrën e San Marinon. Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen shtetet e vogla të luajnë në mes vete në parakualifikime. Por, Albert Bunjaki deklaron se Kosova nuk është e këtij niveli nënçmues dhe se shpejt do ta befasojë botën

Fitorja prej 8:0 e Gjermanisë si mysafire e San Marinos në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” ka hapur temë debati në botën e futbollit, e cila e ka prekur edhe Kosovën dhe si e tillë konsiderohet në disfavor të vendit tonë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Fillimisht sulmuesi gjerman, Thomas Muller, kishte shprehur neveri për kombëtaret e vogla. Pas ndeshjes me San Marinon, Muller kishte thënë se nuk e kupton FIFA-n se pse lejon që edhe skuadrat më të dobëta në planet të marrin pjesë nëpër kualifikime, kur dihet se ekipet si ai i San Marinos nuk mund t’i bëjë ballë aspak një skuadre të madhe siç është ajo e Gjermanisë. Sipas tij, duke i lejuar ekipet e vogla të garojnë nëpër eliminatore, FIFA po u shkakton dëme të mëdha kombëtareve të nivelit të lartë.

Kjo temë nisi nga Muller, për t’u përhap shpejt nëpër mediet botërore dhe duke u dhënë material analistëve për debatim. Së fundmi idenë dhe vërejtjen e Mullerit e përkrahi edhe ish-futbollisti i famshëm gjerman, Karl-Heinz Rummenigge. Madje, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut e injoroi edhe Kosovën, e cila po merr pjesë për herë të parë në një kampanjë kualifikuese për Botëror.

Zëri shkruan se tri humbjet e fundit rresht të pësuara nga Kroacia (6:0), Ukraina (3:0) dhe Turqia (2:0) kanë bërë që Rummenigge ta fusë Kosovën në të njëjtin “thes” me San Marinon, Andorrën e Gjibraltarin, që nuk kanë pikë respekti në botën e futbollit. “Tani po luajmë kundër San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Pyes veten përse nuk ka kualifikime për këto shtete të vogla?”, ka thënë Rummenigge në një intervistë për “Sport-Bild”. Madje, ai është ankuar se këto shtete kanë të drejtë të barabartë votimi në UEFA e FIFA me shtetet e mëdha si Gjermania.

Në anën tjetër, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse shtetet e mëdha vazhdojnë të takohen me ato të vogla. Megjithëkëtë, ai thekson se FIFA do ta analizojë këtë punë. “Magjia e futbollit është se skuadrat e vogla dhe ato shumë të vogla mund të luajnë ndaj skuadrave të mëdha. Kjo nuk ndodh shpesh. Këtë nuk e shoh si diçka dramatike”, ka thënë ai. “Ndërkohë, ne duhet ta analizojmë këtë punë. Do ta bëjmë më të mirën, do të vendosim për zgjidhjen më të mirë”, është shprehur Infantino.

Bunjaki: Kosova do të befasojë në eliminatoret e ardhshme

Por, ndaj Mullerit, Rummenigges dhe gjithë atyre që po e krahasojnë Kosovën me Gjibraltarin, San Marinon e Andorrën ka reaguar përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaki.

Përzgjedhësi kosovar beson se shtetet e vogla si ato të lartpërmendura në një të ardhme pjesëmarrjen në kualifikime do ta kërkojnë nëpërmjet parakualifikimeve. Por, thotë se Kosova nuk është e atij niveli, andaj do të marrë pjesë direkt nëpër kualifikime.

“Kjo temë daton edhe më moti. Sigurisht se në një të ardhme sistemi do të ndryshojë. Pra, skuadrat e vogla do të luajnë në parakualifikime”, thotë Bunjaki në një bisedë me “Zërin”.

Por, ai qetëson tifozët duke i siguruar se Kosova nuk do të jetë e rangut të San Marinos, Gjibraltarit e Andorrës. “Kosova është ekipi më i ri në botë që i ka zhvilluar deri më tani vetëm katër ndeshje. Loja jonë ka treguar se nuk jemi të atij niveli, madje qysh në fillimin tonë. Ne brenda një kohe të shkurtër kemi bërë përparim në ranglistën botërore. Ndërsa, synimi ynë është që pas këtyre kualifikimeve ta shohim veten në mesin e 100 kombëtareve më të mira të ranglistës së FIFA-s”, shtoi seleksionuesi kosovar.

Ai është i bindur se në eliminatoret e “Kampionatit Evropian 2020”, Kosova do ta befasojë botën e futbollit. “Këto kualifikime po na shërbejnë për t’u komponuar dhe për t’u rritur si skuadër. Prej lojës në lojë po dëshmohemi më të mëdhenj. Dhe, në kualifikimet e ‘Evropianit 2020’ do ta shihni se si do të përflitet nëpër botë për Kosovën, normalisht për të mirë”, potencoi Bunjaki me plot optimizëm.

16 shtetet e rrezikuara

Mediet e huaja theksojnë se 16 shtete, si: Lituania, Finlanda, Letonia, Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Luksemburgu, Qipro, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Malta, Lihtenshtajni, San Marino, Andorra e Gjibraltari mund të marrin pjesë në parakualifikime. /Zëri/

 

‘Do të sakrifikoja gjithçka për të ndihmuar Kosovën’

Mungoi gjashtë javë për shkak të lëndimit dhe kësisoj i humbi dy ndeshjet e Kosovës ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

Periskopi.com Sporti

U rikthye nga lëndimi por ende nuk kishte luajtur me skuadrën e tij Nurnberg, edhe pse kishte stërvitur individualisht.

Kur erdhi ftesa e Kosovës nuk mendoi dy herë, për ta përfaqësuar shtetin e tij denjësisht siç e ka bërë këtë gjë që nga kohët më të vështira kur ka filluar aktivitetet e saja Përfaqësuesja jonë.

Enis Alushi tani mund të përjashtohet nga klubi gjerman, pasi luajti ndaj Turqisë pa marrë lejen e tyre, shkruan Telegrafi.com

Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, Alushi rrëfen ngjarjen se si mori vendimin për të luajtur me Kosovën edhe pse e kishte të ndaluar nga klubi i tij.

“E kisha të ndaluar nga klubi të luaja për Kosovën, pasi kam qenë i lënduar për gjashtë javë dhe nuk kisha ndeshje me klubin. Gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur stërvitje individuale dhe kam qenë në gjendje shumë të mirë fizike”.

“Ka qenë rastësi shërimi nga lëndimi pikërisht afër ndeshjeve të Kombëtares dhe kam vendosur t’i bashkohem Kosovës. E kam ditur vendimin e klubit, mirëpo pasi kam qenë në gjendje të mirë kam vendosur të udhëtoj drejt Antalyas për t’i ndihmuar Kosovës”, shprehet fillimisht Alushi.

Ai tutje ka rrëfyer me emocione se si ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës në kohët më të vështira dhe me kushte katastrofale dhe se tani është në gjendje të bëjë gjithçka për ta ndihmuar atë.

“Shumë vite kam luftuar për pranimin tonë në UEFA e FIFA. Kam luajtur në kushte katastrofale për ta përfaqësuar vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse un ndihme mirë fizikisht është gjë normale që të shkoj e ta përfaqësojë vendin tim”.

“E kuptoj shqetësimin e klubit tim, por edhe ata duhet të kuptojnë se ka qenë një rrugë e gjatë për ne si shtet dhe si Kombëtare për të arritur deri këtu. Unë dua ta ndihmojë gjithmonë vendin tim dhe kjo është ajo që kam marrë këtë vendim”, shprehet Alushi.

30-vjeçari thotë se do ta kishte përsëritur përsëri këtë gjë edhe herëve tjera.

“Asnjëherë nuk kam bërë asgjë të keqe kundër klubit tim. Kam qenë i shëruar dhe pasi nuk kishim ndeshje vendosa të udhëtoja drejt Antalyas. Në të tilla raste gjithmonë do ta merrja vendimin të luaja me Kosovën”, vazhdon tutje Alushi që shpjegon si si ka pasur bisedat me klubin pasi u rikthye në Gjermani.

“Kam pasur biseda me klubin, unë i kam dhënë arsyejet e mija ndërsa klubi të vetat. Çfarë do të bëhet në të ardhmen nuk e di, unë jam profesionist dhe do të jap gjithmonë 100% për klubin tim”, tha Alushi për Telegrafin.

Tutje mesfushori nga Podujeva ka folur edhe për ndeshjen që Kosova e humbi 2-0 ndaj Turqisë, duke thënë se ka përmirësime në lojë.

“Në mënyrën defensive ndeshja ndaj Turqisë ka qenë më e mira deri më tani. Ka përmirësime në të gjitha repartet, kemi bërë një hap pozitiv dhe jemi duke përparuar në këtë drejtim”, vazhdoi ish-anëtari i Paderborn, St Pauli e Kaiserslautern.

“Sa i përket se sa pikë do të kemi deri në fund të kualifikimeve, nuk mund të them saktë sa por do të mundohemi të mbledhim sa më shumë. Ka përmirësime në lojë dhe nuk do të mungojnë as rezultatet”.

Në fund Enisi ka folur edhe për kritikat dhe lëvdatat që ka marrë Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dua t’i falënderojë të gjithë për përkrahjen e madhe që na kanë dhënë. Të gjithë duhet të kuptojnë se jemi në fillim dhe duhet kohë për të arritur nivelin e Kroacisë, Turqisë, Ukrainës apo Islandës”.

“Mendoj dhe besoj se jemi në rrugë të mirë por na duhet përkrahje e madhe pasi bashkë do të arrijmë shumë në të ardhmen”, përfundoi Alushi për Telegrafin.

Kujtojmë që Alushi ka një karrierë shumë të pasur në futbollin gjerman, ai ka filluar karrierën në akademinë e Borussia Dortmundit.

30-vjeçari ka luajtur për skuadra të respektuara në Gjermani si Koln, Paderborn, Kaiserslautern, St Pauli e Wehen.

enis-alushi-1
Enis Aushi

Ja sa paguhet Albert Bunjaki

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës ka treguar se nuk ka ndonjë pagë të majme.

Periskopi.com Sporti

Në kombëtaret tjera trajnerët paguhen me shuma të majme por kjo nuk ndodhë edhe me Albert Bunjakun.

Ai ka deklaruar se po të dëshironte pagë më të madhe nuk do të drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës.

“Është një shumë që më bën të jetoj mirë dhe t’i paguaj obligimet. Është pagesë që më mundëson të jetoj nga futbolli. Sikur t’i doja paratë do të shkoja diku tjetër e nuk do të isha në Kosovë”, ka thënë Bunjaki. /Periskopi.com/