Peje Archives - Periskopi

Qytetarja nga Peja në hall: Ka dy teste negative për koronavirus, por e detyrojnë të izolohet

Periskopi.com Lajme

Një qytetare nga Komuna e Pejës ka publikuar rezultatet e testeve të IKSHPK’së dhe të një spitali privat, në të cilën ka rezultuar negative për koronavirus, por në të njejtën kohë në listën e qytetit të Pejës, emri i saj ka figuruar si pozitive me Covid-19.

Kjo kundërthënie mes IKSHP’së, dhe Komunës së Pejës asaj po i shkakton probleme.

Në shkrimi e saj në Facebook, ajo ka treguar në mënyrë të detajuar për rastin, duke thënë se ka dy teste negative për koronavirus, ndërsa në anën tjetër Policia dhe Inspektoriati po e detyrojnë që të izolohet, por sipas saj as vendimi për izolim nuk po ia dërgojnë, shkruan Periskopi.

Tutje ajo ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës për sjellje jo korrekte ndaj saj.

“Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Te dashur mikesha e miq

Permes rastit tim dhe te familjes time deshiroj te ju njoftoj se si munde te keni fatin e ngjajshem perkatesisht pervojen e hidhur dhe deshprimin e thelle ne institucionet tona.Une Behije Ibraj se bashku me bashkeshortin dhe djalin me daten 28.07.2020 jemi testuar per Covid-19 ngase ka qene kusht per te kaluar kufirin ne Shtetin Maqedon per operacion te djalit te caktuar per daten 31.07.2020.
Me daten 30.07.2020 nga IKSHPK ne Prishtine kemi pranuar testet ku e gjithe familja kemi rezultuar NEGATIV per Covid-19. Te njejten dite ka qarkulluar nje liste me emrat e qytetareve te komunes se Pejes te testuar per Covide-19 ku emri ime figuronte si POZITIV. Po ashtu te njejten dite nga imstituti ne Peje dhe nga IKSHPK kam pranuar telefonate ku me eshte kumtuar se nga tre antaret e familjes une kam rezultuar POZITIV.Kam kerkuar te me informojn se si eshte e mundur qe i njejti institucion ma leshon vertetimin per rezultat NEGATIV per Covid-19 ndersa ne anen tjeter me rradhitin ne liste si e rezultuar POZITIV.
Nuk kam pranuar pergjigje adekuate dhe nuk me jane pergjigjur ne telefonatat e vazhdueshme nga ana ime.Te nesermen me daten 31.07.2020 kemi udhetuar ne Shkup per operacion te djalit,ndersa me qense kam qene e shqetesuar me informimin e IKSHPK-s me teste kunderthense me daten 01.08.2020 ne spitalin e Sistina ne Shkup kam bere testin per Covid-19 i cili rezulton poashtu NEGATIV.
Pra une i posedoj 2 teste me rezultat NEGATIV per Covid-19.
Te njejten dite duke u kthyer ne Peje kemi pranuar telefonata nga inspektor te IKSHPK-s dhe Policia e Kosoves te cilet thone se kane ardh me na dorzuar vendimin per veteizolim.
Me te arritu ne Peje afersisht rreth ores 17:00 jemi paraqitur ne Stacionin Policor ne Peje zyrtarit policor i kam prezantuar raportin ku rezultoj NEGATIV per Covid-19 i cili ka thene se qenka rast interesant ndersa na ka informuar se per pak minuta do te vijne se bashku me
inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim por nuk kane ardhur fare.
Sot me daten 02.08.2020 se bashku me bashkeshortin me sygjerim te zyrtarit policor me te cilin kemi kontaktuar nje dite me pare kemi shkuar ne stacionin Policore per te dhene deklarate lidhur me rastin por na priti befasia e radhes.
Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim
deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.
Perkunder kesaje, gjere tani Policia me Inspektoret nuk na kane sjelle vendimin per vetizolim.
Ketu jane rezultatet e dy testeve qe rezultojn Negativ dhe lista ku une rezultoj Pozitiv.

Pejë: Dy vjet e tre muaj burg për tentim-dhunim

Periskopi.com Lajme

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet e tre muaj heqje lirie të pandehurin B.Z.

I pandehuri më datë 30.04.2020, rreth orës 13:00, në Komunën e Pejës, me përdorimin e forcës ka tentuar që të kryejë aktin seksual ndaj të dëmtuarave.

Ai obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës të ia paguajë shumën prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

“Rasti ka ndodhur kur i dyshuari pasi del nga ara në rrugë i afrohet të dëmtuarave që po ecnin në rrugë dhe zhvesh pantallonat deri nën gjunjë duke nxjerrë organin gjenital dhe i afrohet të dëmtuarave dhe atë fillimisht njërës të dëmtuar dhe pasi e dëmtuara fillon të bërtasë dhe e shtynë të pandehurin dhe e godet me shuplake për çka i pandehuri e kap të dëmtuarën për të dy krahët duke e përplasur për toke e pastaj niset në drejtim të dëmtuarës tjetër të cilën fillimisht e shtyn duke e hedhur në kanal jashtë rrugës dhe pastaj hip mbi të dëmtuarën mirëpo në atë moment e dëmtuara e kap për fyti të pandehurin dhe me një guri e godet në kokë dhe në atë moment njëra nga të dëmtuarat bërtet duke thëne “Ja po vjen Policia” dhe kur i pandehuri dëgjon këto fjalë largohet nga vendi i ngjarjes”, njofton Gjykata Themelore në Pejë përcjell Klan Kosova.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Asgjësohen mbi 100 kilogramë suxhuk në Istog e Pejë

Periskopi.com Lajme

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka asgjësuar mbi 110 kilogramë suxhuk dhe produkte tjera të mishit, në rajonin e Pejës dhe Istogut. Në Pejë, është kapur një person duke transportuar suxhuk me mjet transporti jo adekuat. E në një market në rrethinën e Istogut është gjetur duke u shitur suxhuk pa deklaracion.

Rastet për Gazetën Express ika konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Vetetrinarisë, Almir Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se rasti në Pejë ka ndodhur të martën, më datë 24.03.2020, ku me kërkesën e stacionit policorë në Pejë, Inspektorati i AUV-it ka kryer një kontroll në një automjet privat i cili ka qenë  i ndaluar nga policia, ndërkaqë brenda tij është gjetur një sasi prej 63 kg suxhuk shtëpiak i prodhuar nga mishi i gjedhit.

“Inspektori veterinarë i AUV-së Zyra Regjionale në Pejë ka ushtruar kontrollin sipas procedurës standarde dhe në pajtueshmëri me ligjet në fuqi. Personi në ketë rast ka qen duke transportuar suxhukun me mjet transporti jo adekuat siç parashihet me ligj dhe ne kushte higjienike dhe të temperaturave jo adekuate siç kërkohen për transport të këtij lloji të produktit”, ka treguar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se personi nuk ka poseduar dokumentacionin mbi origjinën e produktit dhe si i tillë bazuar në ligjet në fuqi konsiderohet i dyshimte dhe vendoset për asgjësimin e tij.

Derisa ka theksuar se asgjësimi është kryer në mjetin e kompanisë se pastrimit të regjionit të Pejës në prani të inspektorit dhe policisë.

Ndërkohë Thaçi ka theksuar se të hënën në fshatin Rudicë të Istogut, departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka dëeguar një ankesë nga një palë e cila hedh dyshime për falsifikim të deklaracionit dhe kodit të fabrikës së një prodhuesi të licencuar.

“Gjatë hulumtimit të rastit inspektori veterinarë ka gjetur se ky suxhuk me dekleracion të rremë është duke u shitur në një market në fshatin Rudicë të Istogut. Aty është gjetur një sasi prej 33.5 kg suxhuk me deklaracion të falsifikuar, kjo është vërtetuar nga dokumentet e furnizimit. Inspektori aty ka hasur edhe në një sasi prej 14 kg suxhuk, 9 kg qofte dhe 19 kg qebapë. Të gjitha të prodhuara nga një operator i palicencuar”m ka theksuar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se e gjithë sasia është asgjësuar në mikserin e automjetit të mbeturinave të Istogut.

“Asgjësimi është kryer në prezencë të inspektorit dhe policisë. Ndaj palës janë dhënë vërejtjet se nuk guxon të shesë produkte nga prodhues të palicencur dhe me dekleracion fals. Ndaj palës po ashtu do të iniciohet procedura e mëtutjeshme sipas ligjit”, ka deklaruar Thaçi.

Detaje nga aksdenti në mes trenit e veturës në Pejë

Periskopi.com Lajme

Treni i linjës qarkulluese nga Peja ka goditur një automjet të tipit Mercedes, si pasojë një person është lënduar, që ka qenë ngasës i automjetit.

Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në dalje të qytetit të Pejës (përballë fabrikës Mobile Dekor).

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Nga aksidenti, kemi një person të lënduar, ngasësi i automjetit dhe që është jashtë rrezikut për jetë. Ka kaluar me lëndime të lehta fatmirësisht. Hetuesit e trafikut rajonal i kanë filluar hetimet e shkaqeve që kanë çuar tek ky aksident.”-deklaroi Ibra.

Abuzuan seksualisht me një femër të mitur, arrestohen dy persona në Pejë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një femër të mitur.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:10.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj/K të mitur, pasi që të njëjtit kanë abuzuar seksualisht me viktimën femër/K (e mitur). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Gjendet mish i prishur në Pejë, arrestohet pronari i thertores

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e një thertorje, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit të Veterinës, janë konfiskuar 263 kg mish i llojeve të ndryshme i trajtuar në kushte jo adekuate.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 14.02.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët  AUV-së në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme trajtuar në kushte jo adekuate. Mishi  është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguan në mbajtje”, thuhet në raport.

​Gjendet armatim në shtëpinë e një boshnjaku në Pejë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale Pejë, sot ka zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, A. M. i lindur me 1988, i komunitetit boshnjak, janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) pushkë automatike AK47, një (1) karikator, 10 fishekë 7.62 mm, një granatë dore M57, 1 granatë dore M52, një (1) jelek antiplumb, 1 pllakë antiplumb, dhe 1 veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit Rajonal, i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48- orë.

Aksident në Lubeniq, lëndohen tre persona

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Deçan-Pejë, saktësisht në fshatin Lubeniq.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona, shkruan Indeksonline.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që kërcënoi policët në Pejë

Periskopi.com Lajme

Departamenti i Përgjitshëm i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.P., për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale i pandehuri H.P., me datën 9 gusht të vitit 2019, rreth orës 13:50, në fshatin Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare në një vend ngjarje për dëmtim të pronës, aty del i pandehuri H.P. dhe i drejtohet me fjalët “largohuni prej ktuhi se me bo me ta lidhë ni shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e din me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”, me pas i pandehuri shoqërohet në stacionin Policor.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Shpërthen zjarri në Pejë, digjen pyjet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Që nga mesdita, një pjesë e pyjeve në Pejë janë kapluar nga zjarri.

Periskopi merr vesh se nga ora 14.30 lokacioni “Panorama e Majës se Zezë”, Peklenës është kapluar nga zjarri.

Ekipi i zjarrfiksave ende janë në vendin e ngjarjes duke u tentuar që ta ndalin zjarrin i cili ende është aktiv./Periskopi/

Gjendet i vdekur një 62-vjeçar në bazën e KFOR’it në Pejë

Periskopi.com Lajme

Mëngjesin e sotëm, një punonjës 62-vjeçar është gjetur i vdekur në bazën e KFOR’it italian në Pejë, i njohur si fshati italian.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.

​Konfiskohet heroinë në Pejë, arrestohet një person

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë rreth 6.3 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Detaje nga sulmi me eksploziv në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë

Periskopi.com Lajme

Policia raporton se sot në orët e hershme të mëngjesit persona të dyshuar, identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur, kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë.

Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar.

Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Periskopi.com Lajme

Policia raporton se në rrugën “Eliot Engel” në Pejë në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie

Periskopi.com Lajme

Më datën 4 janar 2020, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Ndue Bytyqi’ në Pejë, një veturë që gjendej në parking ishte kapluar nga zjarri.

Njësitë policore menjëherë kanë reaguar në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

Hetuesit rajonalë DRP Pejë kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku më datën 14  janar është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k.

Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë.

Detaje të reja për aksidentin në Ozdrim të Pejës

Periskopi.com Lajme

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën Istog-Pejë, saktësisht në fshatin Ozdrim, ka humbur jetën një fëmijë dhe janë lënduar tre persona tjerë.

Siç njofton Policia e Kosovës, deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, “Seat” ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin “VW Golf” në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.

Si pasojë e lëndimeve të marruara, ka humbur jetën një fëmijë i lindur në vitin 2012.

Komunikata e plotë e policisë:

 

Më datën 07.01.2020.rreth orës 13:47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VW Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjitrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948) m/k/sh

 

Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VW Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.

Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e lëndimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore.

Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për shërim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarve për ceremoninë e varrimit.

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, APELON për kujdes të shtuar në komunikacionin rrugor,

me qëllim parandalimin e aksidenteve. Të gjithë ngasësit e automjeteve të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Aksident i rëndë në Ozdrim, vdes një vajzë e mitur

Periskopi.com Lajme

Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar duke thënë se në aksidentin e ndodhur në Ozdim, ka viktima.

Driton Rugova, zëdhënës i policisë ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 13 e 45 minuta ndërsa një person ka vdekur.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, mirëpo për detaje tjera më vonë do të lëshohet një komunikatë për media.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa një vajzë e mitur si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Ndërsa një femër tjetër është shtrirë në spital me lëndime trupore. Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.

 

 

Pejë: Postuan armë në rrjete sociale, shoqërohen në polici

Periskopi.com Lajme

Policia në Pejë ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj pasi tre prej tyre në rrjetet sociale kishin postuar fotografi me armë zjarri.

Lidhur me rastin është bërë bastisje e shtëpisë së të dyshuarve, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me 35 fishekë, një shufër metalike, një boks hekuri dhe një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse tre tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një tjetër rast, por në Pejë, policia gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull nga njësitë policore janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 12 fishekë dhe një pistoletë me 12 fishekë të cilat i dyshuari i kishte mbajt në shtëpi në mënyrë ilegale.

I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

E thirri që ta ndihmoj në kabinet, profesori nga Peja sulmoi seksualisht nxënësen

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë, ka kërkuar një muaj paraburgim për profesorin që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij të mitur në shkollë.

Më 27 dhjetor, mëngjesin e së premtes që e lamë pas, profesori nga Peja me inicialet Xh.J., ka kryer veprën penale “sulm seksual”.

I pandehuri, në ora 07:20 të po asaj dite, në kabinetin e shkollës, kishte filluar që ta prekte nxënësen e tij të mitur për qëllime seksuale, shkruan lajmi.net.

Deri te ky sulm seksual kishte ardhur pasi që profesori ditë më parë i kishte thënë nxënëses së tij që të vij në kabinetin e shkollës për ti ndihmuar.

“Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj”, thuhet në njoftim.

Pas provave të mbledhura, Gjykata Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin, në këtë rast profesorin me inicialet Xh.J.

Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale sulm seksual

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

30 dhjetor 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që t’a prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vie në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.

Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual nga neni229 par.1 dhe 3 lidhur me nën par.3.10 dhe par.5 të KPRK-së.

Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Gjendet i vdekur shtetasi turk në banesën e tij në Pejë

Periskopi.com Lajme

Një shtetas i Turqisë të hënën rreth orës 15:00 është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në qytetin e Pejës.

Policia njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.