Në Pejë një rast i dyshuar me koronavirus rezulton negativ

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka folur për situatën aktuale në komunën e Pejës, në betejë me COVID 19.

Muhaxheri ka konfirmuar se Peja mbetet e paprekur nga rastet e shënuara me COVID 19 apo koronavirus.

 

 

“Situata është e qetë. Qytetarët po e respektojnë çdo thirrje të nxjerrë nga institucionet në masë të madhe. Lajm i mirë është se mbrëmë ka qenë një rast me vlerësim mjekësorë nga personeli i Pejës, se ka dyshime, por i njëjti ka rezultuar NEGATIV. Rasti në fjalë, është karantinuar me rekomandim të mjekëve. Kjo për të qenë të sigurt të gjtihë. Pra Peja është pa raste, fatmirësisht.”-konfirmoi Muhaxheri në ‘RADIO 1’.

Ndryshe rasti i dyshimtë i mbrëmshëm, për të cilin foli Muhaxheri, është emër i njohur për redaksinë dhe këto ditë ishte kthyer në Pejë nga Anglia.

Kryetari Muhaxheri ka thënë se masat e reja të nxjerra nga Qe veria duhet respektuar në përpikëri, në mënyrë që ta shkurtojmë rrugën e daljes nga situata pandemike.

“Qytetarët e Pejës duhet respektuar masat e kërkuara. Edhe autoritetet policore po e bëjnë punën e tyre dhe duhet mirëkuptuar.”-shtoi Muhaxheri.

Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Ballkanike

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Pejës është mposhtur në takimin e sotëm të fazës së dytë në Ligën Ballkanike.

Pejanët u mposhtën në udhëtim te skuadra shqiptare, Vllaznia e Shkodrës.

78:62, ishte rezultati final pas katër çerekëve të luajtur.

Më të dalluarit te Peja ishin basketbollistët: Johnson 19 pikë, Prahl 15 pikë dhe Jackson 11 pikë.

Kurse te Vllaznia u dalluan: Voss me 16 pikë, Vujovic me 15 pikë si dhe Ross me poashtu 15 pikë.

Kujtojmë, në këtë ndeshje, Peja luajti pa dy basketbollistët më të mirë të ekipit, Drilon Hajrizi e Dardan Berisha të cilët së fundi ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës, në fitoret ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Peja triumfon kundër Yllit bindshëm dhe fiton Kupën e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Peja ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 79-64 në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Pejanët dominoi totalisht çerekun e parë, dhe kjo luajti rol të madh në rezultatin përfundimtar,shkruan Periskopi.

Në “Mizahir Isma” atmosfera ishte e zjarrtë, derisa pati disa incidente përfshirë brohoritmave gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe përleshjeve mes fansave në fund.

Sidoqoftë, Peja është kampioni i ri i Kosovës në basketboll dhe atë me plot meritë, duke ngritur titullin për herë të pestë në histori të klubit.

Te Ylli, më i dalluari ishte Zkiqi me 20 pikë, ndërsa te pejanët Jonson realizoi 24 pikë. /Periskopi.com/

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll: Interesim i jashtëzakonshëm, salla e stërmbushur

Periskopi.com Sporti

Sonte nga ora 20:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec zhvillohet finalja e madhe e Kupës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Nëse Ylli do të fitojë Kupën, atëherë do të jetë e para në histori, kurse për Pejën do të ishte hera e gjashtë. Ylli për të arritur finalen ka mundur Sigal Prishtinën dhe Bashkimin, derisa Peja ka eliminuar Ponte Prizrenin dhe Rahovecin.

Atmosfera në Kupë ka qenë e jashtëzakonshme këto ditë gjatë zhvillimit të Final 8 dhe kështu pritet edhe sonte.

“Mizahir Isma” është i stërmbushur, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Pamje nga përleshjet masive mes fansave të Pejës dhe Ponte Prizrenit në ‘Mizahir Isma’

Periskopi.com Sporti

Peja e ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 97:86 (19:13, 33:21, 25:24, 20:28) në ndeshjen e parë çerekfinale në Oso Termosistem Final 8.

Në palestër pati përleshje mes pejanëve dhe tifozëve vendës rahovecianë.

Në një video të publikuar në Facebook, shihet konflikti fizik mes tifozëve.

Ndryshe, Peja e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti që të fitojë çerekun e parë me rezultat 19:13.

Pejanët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 33:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:34. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë (25:24), ku të dy skuadrat ishin të barabarta në fushë.

Pejanët ruajtën epërsinë e krijuar, derisa Ponte nuk arrinte të shkrinte epërsinë e Verdhezinjëve. Epërsia më e madhe e Pejës ishte 22 pikë, 69:47. Drama ndodhi në periodën e fundit. Prizreni rikthehet fuqishëm dhe arrin të afrojë rezultatin në 87:83.

Në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe triumfoi me rezultat 97:86.

Dy persona përdhunuan një femër në Pejë, arrestohen nga Policia

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se dy personat e dyshuar kanë mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht një femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë./Periskopi/

 

Ministri i ri i Bujqësisë çon ekipet në terren për evidentimin e dëmeve nga stuhia në Dukagjin

Periskopi.com Lajme

Ministri i ri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka nisur ekipin e ministrisë për në Pejë e Istog, për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta në këto vende.

Këtë të ditur e ka bërë vet ministri Mustafa nëpërmjet një statusi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot kam dërguar në terren ekipin e Ministrisë, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon.
Ky ekip do të monitorojë dhe vlerësojë këto dëme dhe si Ministri do të analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rimëkëmbjes sa më shpejt.

Theren katër persona në Pejë, kjo është gjendja e tyre

Periskopi.com Lajme

Një incident kriminal ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Sali Jaha”

Burime të IndeksOnline mësojnë se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona.

Të njëjtit kanë përdorur armë të ftohta thika, ku si pasojë janë therur katër persona.

Dy nga ta janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Mirëpo, Agron Itaku, mjeku kujdestar në Emergjencë për IndeksOnline ka treguar se gjendja e tyre tani është stabile.

“Kanë arritur janë trajtuar, lëndime kanë në gjoks dhe në dorë, Kirurgji plastike”, ka thënë ai.

LDK në Pejë: Meritojmë gjashtë ministri dhe presidentin

Periskopi.com Lajme

Kryesia e LDK-së në Pejë, e kryesuar nga kryetari Gazmend Muhaxheri mbajti mbledhje të rregullt dhe bisedoj për zhvillimet politike rreth koalicionit qeverisës.

Sipas një njoftimi, Dega e Pejës mbështet krijimin e qeverisë së përbashkët me VV por me kusht që LDK të ketë pushtet të barabartë me VV-në.

“LDK duhet të ketë 6 ministri dhe Presidentin sepse i meriton. Këtë e konsiderojmë ndarje racionale dhe të balancuar të pushtetit.

LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale.

LDK është parti e dytë në zgjedhje por me një dallim shumë të ngushtë me të parën, prandaj edhe e meriton gjysmën e pushtetit politik.

LDK është parti e dashur për qytetarët dhe e kërkuar nga të gjithë, prandaj ka çmim të lartë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot Isa Mustafa dhe Albin Kurti mbajtën një takim, i cili edhe pse zgjati më shumë se tri orë, nuk pati marrëveshje!

 

 

Për shkak të presionit nga ish i dashuri, një femër nga Peja tenton të vetëvritet

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës raporton se një femër nga Peja ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas viktimës, pas presionit të bërë nga ish i dashuri i saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e banesës ku jeton.

Pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar. Rasti është duke u hetuar.

 

Edhe Peja feston pa asnjë incident

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka thënë për klankosova.tv, se deri tani në këtë qytet situata është e qetë.

Ibraj deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë incident i mundshëm.

Fshati i Pejës që është në hall nga hajnat

Periskopi.com Lajme

Fshati Vitomiricë i Pejës është në hall nga hajnat. Disa banorë të kësaj ane po ankohen se janë duke u plaçkitur shumë shtëpi.

Në redaksinë e “Indeksonline” kanë dërguar disa fotografi ku një shtëpi mbrëmë është vjedhur.

“Ata qe mendojnë se jetohet duke dëmtuar pronat e huaja dëmtoj në radhë të parë familjen e tyre. Vetëm me punë jetohet dhe edukohet brezi i ri”, ka deklaruar M.B. nga ky fshat.

Sipas tij, në Vitomiricë nuk jetohet lirshëm për shkak të këtyre veprimeve.

“Shteti në pamundësi për risocializimin e tyre, e quan vetveten shtet demokrat dhe fati i qytetarëve mbetet ne mëshirën e Zotit”, ka deklaruar ky person

 

Mbeten pa ujë disa fshatra të Pejës

Periskopi.com Lajme

Një avari që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, i cili shtrihet në rrugën Tranzit tek vendi i njohur si Ura e KFOR-it në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe bashkësinë territoriale “Dardania 3”.

Prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe reagimi i ekipeve të KRU “Hidrodrini” ka qenë i menjëhershëm.

Në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00.

Pamje nga një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Pejë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditë më parë në magjistralen Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Miradi të Epërme.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së shpejtësë të një kamioni pune, i cili duke u munduar të shmang përplasjen me makinën përpara del në shiritin për ngadalësim duke u përplasur me një furgon.

Sic shihet edhe në video, furgoni i goditur përfundon më keq, duke u përplasur një një autolarje. Gjendja e tyre ende nuk dihet.

Aksidenti ne Miradi Poshtme🤭

Gepostet von Miradi e Poshtme am Freitag, 15. November 2019

E kërcënon se do t’ia heq kokën me sopatë, pastaj ia merr 50 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Xh.B dhe E.I për shkak se: 

Me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh e kishte marrë në huazim, i njejti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh dhe në momentin kur e dëmtuara  I e hapë derën, i pandehuri ia drejton armën të cilën e mbante në dorë, e shtyn derën me forcë, futet brenda, pas tij hynë edhe i pandehuri E.Z me sopat në dorë dhe pasi i pandehuri Xh të njëjtës i drejtohet me fjalët “Qiti paratë” e kapë të dëmtuarën për flokë dhe me armë drejtuar pas shpine, e detyron të ngjitet në katin e dytë dhe nga sirtari merr paratë në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000.00 ) euro, gjersa i pandehuri i dytë E.Z, me sopat në dorë qëndron në katin e parë tek e dëmtuara E, se cilës i kërcënon se do të ua hekë kokën asaj dhe fëmiut të saj nëntë (9) muajsh po qe se lëvizë, nga e cila merr një orë dore dhe dy telefona celular në vlerë prej një mijë e tetëqind (1.800.00) € dhe së bashku largohen nga vendi i ngjarje.

 

 

Me këto veprime të pandehurit Xh.B dhe E.I si bashkë kryes kanë kryer vepër penale grabitje nga neni 329 par. 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,

Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 500 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burg ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi .

I njëjti obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale , gjykatës të ia paguaj shumën prej 50 €, shpenzimet e paushallit gjyqësor shumën prej 50 € si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Të pandehurit E.Z, gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 1.000 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burgim ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7)   vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi .

I njëjti u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 50 €, shpenzimet e paushallit gjyqësor shumën prej 50 € si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Pejë: Vetura përfundon në një lokal, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës.

Mësohet se një veturë ka humbur drejtimin nga shpejtësia e madhe dhe ka përfunduar brenda një lokali. Në këtë aksident janë shkaktuar dëme të mëdha.

Përveç kësaj, jozyrtarisht mësohet se tre persona janë lënduar nga ky aksident trafiku.

 

Disa banorë në Pejë janë në hall nga ujërat e zeza (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ka vite që lagjia “Vrana Konti”, pranë shkollës së mesme të ulët “Xhemajl Kada”, në Pejë, është lënë anash nga Komuna e qytetit në fjalë.

Banorët e kësaj lagjeje kanë problem me kanalizim i cili po iu shkakton vështërësi gjatë rreshjeve të shiut.

E, kjo si shkasë i dy kanaleve në hyrje të lagjes, t’cilat janë të stërmbushur nga mbeturinat dhe balta e cila vije nga pjesa e lagjes së sipërme, dhe bllokon rrjedhjen e ujit.

Banorët thonë se çështja e ujërave të zeza është në këtë gjendje tash e sa vite.

Sipas një banori, së fundi, bllokimi i kanalizimit i ka sjellur dëmtime materiale në dhoma të shtëpisë njërës prej banorëve të lagjes.

Edhe nxënësit të cilët kalojnë çdo ditë kësaj rrugës për të shkuar në shkollë, e kanë të vështirë nga vërshimet, e poashtu kundërmimi.

Kërkesa e banorëve për zyrtarët komunal të Pejës është që të vijnë, e t’a pastrojnë kanalizimin, dhe të instalojnë një rrjetë për ndalimin e mbeturinave./Indeksonline/

 

 

Rahoveci triumfon në derbin e javës kundër Pejës në udhëtim

Periskopi.com Sporti

Rahoveci ka vazhduar me rezultate të mira, ndërsa së fundi ka fituar në udhëtim te Peja me rezultat 83:75.

Me këtë fitore “Vreashtarët” e kanë ruajtur pozitën e parë dhe tani janë në kuotën e 15 pikëve, një më shumë se Bashkimi.

Christian Bradford e Javis Howard me nga 16 pikë, Alban Veseli me 15 dhe Jure Gunjina me 14 pikë ishin më të dalluarit në radhët e Rahovecit.

Te Peja më efikasi ishte Malcom Armstead me 18 pikë, Henrik Sirko i shënoi 17, Jordan Martin 15, ndërsa pikë dyshifrore (12) pati edhe Ermal Bojku.

Për Pejën kjo ishte humbja e 4-t në 8 ndeshjet e deritashme.

E ulët: Pejani godet qëllimisht me veturë një person të komunitetit egjiptian

Periskopi.com Lajme

Një kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Pejë nga Policia e Kosovës.

Policia njofton se ai e ka goditur qëllimisht me veturë një egjiptian.

“Peje 05.11.2019-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti për shkaqe te panjohura qëllimisht me veture ka goditur viktimën mashkull K-Egjiptian. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aksident në hyrje të Pejës, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pejës.

Indeksonline përmes dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes mëson se nga ky aksident ka edhe të lënduar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.