Pogba shënoi mbrëmë një eurogol – po bën bujë në rrjet

Periskopi.com Sporti

Unitedi mbrëmë arriti ta marrë fitoren e radhës duke u ngjitur në krye të tabelës së Premierligës. ‘Djajt’ mposhtën ekipin e Fulhamit, shkruan Periskopi.

‘Man of the match’ natyrisht që ishte Paul Pogba, i cili shënoi gol spektakolar që bëri bujë në rrjet.

Mesfushori francez shënoi golin e epërsisë, dhe atë të fitores në minutën e 65’të të ndeshjes.

Me fitoren e mbrëmshme, Unitedi ka arritur të mos marrë humbje në shtëpi tashmë prejj 366 ditësh. /Perisopi

 

As Real Madridi, as Juventusi, Pogba kalon te gjigantët e Europës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori francez, Paul Pogba do të largohet nga ekipi i Manchester United dhe diçka e tillë nuk është më sekret, transmeton Periskopi.

Pogba dëshironte të largohej drejt Real Madridit, por nuk mori asnjë ofertë nga spanjollët. Juventusi nga krahu tjetër synon që ta rikthejë në ekip, por nuk është në gjendje të bëjë “çmendurira” ekonomike.

Trajneri Mauricio Pochettino  është futur në garë per të rrëmbyer lojtarin. Tekniku i ri synon një mesfushor për të forcuar ekipin e tij, pikërish në repartin që ka më shumë nevojë.

Pogba: Të luash për Man United është shumë e vështirë

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba ka paralajmëruar Manchester United se do të vazhdojnë ‘rënien’ e tyre në qoftë se nuk fitojnë duelet e mëdha, njësoj sikurse ndeshja e fundit ndaj Manchester City.

Djajtë e Kuq janë eliminuar nga Citizens në Carabao Cup dhe si rezultat i kësaj, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka humbur të gjitha gjysmëfinalet që ka marrë pjesë me Man United.

Francezi ka treguar se është shumë e vështirë për të luajtur në këtë klub. “Është e vështirë dhe do të jetë kështu, ju duhet të mësoni nga ndeshja në ndeshje. Do të na ndihmojë të shkojmë përpara dhe të bëhemi më mirë”, u shpreh Pogba.

“As futbolli e as të luash për Man United nuk është e lehtë, nuk do të jetë kurrë e lehtë, por pikërisht kjo e bën fitoren më të bukur kur kalojmë një kohë të vështirë”, tha ai.

Për fund, Pogba tha që ata duan të marrin vetëm gjërat e mëdha dhe të luftojnë për trofe.

Rikujtim që Manchester United gjenden në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Liverpoolin.

Rikthimi sensacional i Pogbas te Juve në radar, Raiola shihet në Torino

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola është parë në Torino, pas zërave për një kthim të mundshëm të mesfushorit francez në Juventus.

Raiola së fundmi ka zbuluar se koha e fituesit të Kupës së Botës te Manchester United ka përfunduar, por shtoi se një lëvizje e mundshme për mesfushorin francez mund të jetë e mundur vetëm në fund të sezonit.

Përkundër kësaj, disa raporte në Itali sugjerojnë që Juventusi do të bëjë një lëvizje për të ri-nënshkruar me ish-mesfushorin e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta Il Corriere della Sera pretendon se Mino Raiola është parë në Torino, duke rritur shpresat e tifozëve të Juventusit për të parë francezin të kthehet në Allianz Stadium.

Negociatat nuk do të jenë të lehta pasi Juventusi duhet të shesë disa nga lojtarët e tyre së pari.

Përveç kësaj, Zonjës së Vjetër do t’i duhet gjithashtu mesfushori francez të ulë pagën e tij dhe të bindë Manchester Unitedin të lejojë lojtarin në huazim me mundësi blerjeje, sipas raporteve në Itali.

Janë publikuar pamje nga paraqitja madhështore e Paul Pogbas kundër Sheffield Unitedit

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba asnjëherë nuk është larg kryetitujve, pa marrë parasysh për a është për arsye të mira apo jo aq të mira.

Me Mino Raiolan që po vazhdon të krijojë zhurmë rreth të ardhmes së klientit të tij në ‘Old Trafford’, madje as paraqitja solide në derbin kundër Man Cityt nuk mjaftoi për të ndaluar kritikat nga Gary Neville, derisa goli brilant i francezit kundër West Hamit gjithashtu nuk i bindi kritikët, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ky nuk është territor i ri për Pogban. Nganjëherë personaliteti i tij pengon objektivitetin e analistëve, të cilët dështojnë nganjëherë të shikojnë nga afër cka ai vërtetë i sjellë skuadrës.

Por paraqitja e tij kundër Sheffield Unitedit të enjten mbrëma, na rikujtoi sa i talentuar është Pogba si futbollist.

Momenti definues erdhi në pjeën e parë, kur Pogba me një top perfekt mbi mbrojtjen e ‘Blades’ gjeti Anthony Martialin, i cili largoi topin nga portieri dhe shënoi për 2-1.

Mirëpo, kjo ishte në fund qershia mbi tortë. Pogba ishte spektakolar për Unitedin duke luajtur nga thellësia e mesfushës, ku shpesh akuzohet se nuk luan me efektivitet të kënaqshëm.

Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së tij më poshtë. /Periskopi.com/

Juventusi fillon bisedimet me Mino Raiolan për transferimin sensacional të yllit të PL

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka nisur bisedimet me agjentin Mino Raiola për rikthimin e Paul Pogbasë në dispozicion.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të rikthejë Torino mesfushorin.

Manchester United nuk e do në skuadër futbollistin, pasi mesfushori ka humbur vendin e tij në ekip.

“Djajtë e kuq” duan të përfitojnë nga shitja e tij, ndërsa Juventusi e pret me krahëhapur.

Pogba dëshironte Real Madridin, por në kushtet kur nuk po e arrin diçka të tillë, dëshiron dhe Juventusin.

Italianët kanë nisur bisedimet dhe gjithçka po ecën tani.

Pogba përsëri publikisht shprehu dëshirën të luajë për Real Madridin, reagon fuqishëm Solskjaer

Periskopi.com Sporti

Sa herë që Paul Pogba përmend Real Madridin, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, reagon fuqishëm publikisht dhe me plot bindje thotë se ai do të qëndrojë edhe disa vite te “Djajtë e Kuq”.

Ditë më parë, Pogba, ashtu si vitin 2019, publikisht përsëriti dëshiron për ta veshur fanellën e Realit dhe të punojë me Zinedine Zidane.

Por, kjo nuk do të ndodhë, të paktën edhe dy sezone, pasi francezit i skadon kontrata në vitin 2022.

“Paul është lojtari ynë, ai do të qëndrojë këtu edhe për dy vite”, tha Solskjaer.

“Jam i sigurt se Paul është i fokusuar që të bëjë më të mirën për ne dhe të gjithë duam të shohim më të mirën nga Pogba dhe jam i sigurt se për disa vite do ta nxjerrim më të mirën nga ai”.

Ky gol i Paul Pogbas nga gjuajtja e lirë kundër Brightonit që sapo e shënoi, është absolutisht brilant

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba ka shënuar për 3-0 kundër Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup, shkruan Periskopi.

Paul Pogba ka realizuar golin e tretë dhe atë në mënyrë brilante nga distanca, saktësisht nga gjuajtje e lirë, me një supergoditje – minuta e 80-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Videoja që ‘përmbledhë Pogban në 30 sekonda’ ka shkuar virale dhe nuk është aspak impresive

Periskopi.com Sporti

Manchester United filloi sezonin e ri në Premier League me një humbje katastrofale, 3-1, në ‘Old Trafford’ nga Crystal Palace.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit pushoi një javë më shumë se pjesa tjetër e ligës, pasi luajti në Europa League, ku u mposht në gjysmëfinale nga Sevilla, transmeton Periskopi.

Me emra si Paul Pogba, Bruno Fernandes, Marcus Rashford dhe Anthony Martial në përbërje, pritej që United të tregonte dicka më shumë.

Por kuarteti ofroi shumë pak.

Në fakt, Pogba u zëvendësua pas 67 minutave lojë, pas një paraqitjeje të plogësht.

p1eimnoeo91d82bek1hu75h21d13d.jpg

Dhe tani, ditë pas ndeshjes, një video 30-sekondëshe ka shkuar viral që e ‘përmbledh Pogban’.

Fillimisht, francezi mundohet të bëjë një pasim të shkurtër te Fernandes, i cili ndërpritet nga Jordan Ayew. Reagimi i tij kur humbet topin është thjesht turpërues, pasi ai mezi ecën prapa.

Mos harroni, Unitedi po humbte 1-0 në këtë moment.

Fatmirësisht për Pogban, Fernandes kryen punë fantastike për ta rifituar posedimin.

Harry Maguire pason përsëri te Pogba. Kësaj here, ai tenton një pasim ambicioz në krahun e majtë, që ndërpritet nga Toënsend. Gjuha e trupit të tij përsëri është shokuese.

Videoja përfundon me të duke fituar një duel, por Palace rikthen posedimin, teksa Pogba vetëm largohet duke ecur. /Periskopi.com/

Paul Pogba del pozitiv në testin për koronavirus

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka dalë pozitiv në testimin për koronavirus, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps.

27 vjeçari do të vetizolohet për 14 ditë.

Ai do t’i mungojë Francës në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Suedisë ditën e shtune, më 5 shtator dhe në ndeshjen kundër Kroacisë tri ditë më vonë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Sidoqoftë, Pogba mund të grumbullohet për Manchester Unitedin në ndeshjen hapëse kundër Crystal Palace-it më 19 shtator.

Nga klubi i tij thanë: “Çdokush në United i dëshiron Paul-it një shërim të shpejtë para fillimit të sezonit të ri.”

Pogba do të zëvendësohet nga 17 vjeçari i Rennes, Eduardo Camavinga. /Periskopi  

Pogba i fuqishëm? Loftus-Cheek e bëri të duket si fëmijë në këtë duel të mesfushës

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka siguruar sonte finalen e FA Cup, duke mposhtur me klas Manchester Unitedin në “Wembley”, me rezultat 3-1, shkruan Periskopi.

“Të Kaltërit” dominuan në cdo aspekt të lojës, teksa dominimi nënvizohet për mrekulli në një duel mes dy mesfushorëve rivalë, Paul Pogba dhe Ruben Loftus Cheek krejt në fund të ndeshjes.

Francezi u mundua të mbante topin duke përdorur forcën, por Loftus Cheek tregoi fuqinë e tij duke ia marrë nga këmbët për të nisur një kundërsulm për skuadrën.

Shikoni më poshtë rastin. /Periskopi.com/

Paul Pogba po qëndron te Man United me shpreson se klubi do ta transferojë këtë lojtar

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba është i ngazëllyer me mundësinë që të luajë përkrah Jadon Sanchos te Manchester Unitedi, sipas raporteve.

“The Athletic” raporton se Pogba privatisht u ka thënë shokëve se ai mezi pret të luajë me Sanchon sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.

Jadon Sancho could quit the Bundesliga and Borussia Dortmund to join Manchester United

Pogba vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim, por fituesi i Kupës së Botës ka bërë një kthesë dramatike për të ardhmen e tij.

Mesfushori i është rikthyer formës më të mirë në partneritet me Bruno Fernandesin në qendër, dhe dëshiron të korrë suksese sezonin e ardhshëm.

Bindjet e tij për të qëndruar do të jenë edhe më të forta nëse transferohet Jadon Sancho në “Old Trafford”. /Periskopi.com/

Postimi i Juventusit në lidhje me Pogban i ka dërguar fansat në qiellin e shtatë

Periskopi.com Sporti

Një postim me dy kuptime ka ndezur entuziazmin e tifozëve të Juventus, të gatshëm të mirëpresin Paul Pogba në Torino.

Profili në gjuhën spanjolle i shoqërisë bardhezi ka postuar një video me golat më të bukur të francezit në eksperiencën juventine, shoqëruar me një “back” që nga shumë është marrë si aludim i kthimit të Oktapodit në Torino.

Një gafë të cilin vetë Juventus është munduar ta ndreqë: “Back në kuptimin e ‘throwback’ – ka korigjuar Juventus në profilin spanjoll -. Mos mendoni gjë tjetër!”.

Nuk do ta besoni çmimin që Man United i ka vënë Pogbas kur i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë

Periskopi.com Sporti

Manchester United e vlerëson Paul Pogban të kushtojë plot 168 milionë euro, sipas “London Evening Standard”.

Francezi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, dhe ka pasur sugjerime se ai mund të largohet nga klubi këtë verë, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizë te klube evropiane, dhe shumica e tyre tash hezitojnë të shpenzojnë shumë.

p1e9t803f017fo1rna1kg8dpk14ai9.jpg

“The Guardian” raportoi në shkurt se Juventusi, klub për të cilin Pogba kishte luajtur para rikthimit tek Unitedi, dhe Real Madridi kanë skautuar Pogban dhe gjithashtu u tha se një transferim do të ishte në interesin e të gjithëve.

Mirëpo, “Standard” tani potencon se United i ka vënë një çmim prej 168 milionë eurove francezit, shumë të cilën asnjë klub nuk është i gatshëm ta paguajë.

Ai gjithashtu do të futet në vitin e fundit të kontratës këtë verë, që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit 2020/21. /Periskopi.com/

Mënyra se si Pogba komentoi golin e Anthony Martial kundër Man Cityt është thjesht briliante

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Manchester Unitedit ishte në formë të shkëlqyer përpara se kampionati të pezullohej në mars, shkaku i pandemisë koronavirus.

Ndeshja e tyre e fundit në Premier League erdhi gati tre muaj më parë kundër rivalëve të ashpër të tyre, Manchester City.

United fitoi me rezultat 2-0 atë ditë – me golin e Bruno Fernandes dhe atë të Anthony Martial, shkruan Periskopi.

Këtë po e vëzhgontë nga stendat Paul Pogba, pasi po vuante nga lëndimi,

“Mbreti ka topin … çfarë pasimi, çfarë goli! Shënon Anthony! GOOOL! GOOOL! GOOOL!” – tha ai.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi.com

 

Rezidenca 2.9 milionshe e Paul Pogbas, aeroplani dhe koleksioni i tij i veturave

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka një pasuri marramendëse duke poseduar kështu një numër makinash, aeroplan privat dhe një rezidencë moderne.

Pogba u bë një yll global në vitin 2016 kur kaloi në United pe 89 milion dollar duke bërë kështu transferimin më të shtrenjtë deri në atë vit.

Pogba ka një dashuri për veturat- dhe koleksioni i tij vjen me një shumë befasues rreth 1.6 milion £.

Ka një Rolls-Royce Wraith i zi, me vlerë 290,000 £ dhe, pastaj një Lamborghini Aventador që mund të arrijë 62mph në vetëm tre sekonda.

 Pogba's car collection includes a black Rolls-Royce Wraith Black Badge valued at £290,000

 Pogba also owns a white Lamborghini Aventador which is capable of 218mph

Pogba jeton në një rezidencë mjaft moderne me pesë dhoma gjumi, gjithashtu edhe një dhomë lojrash, banjo me suite dhe kuzhinierin e tij personal. /Periskopi.com/

 

Apartamenti milionësh i Pogbas në qendër të Miamit, me plazh privat e me familjen Backham si fqinjë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Mancheser Unitedit, Paul Pogba, zotëron një apartament mjaft komod në Miami, që përfshinë klub privat e plazh, madje edhe familjen Beckham i ka fqinjë.

Projektuar nga arkitektja e ndjerë britanik, Zaha Hadid, ndërtesa është bërë në një nga pjesët më të bukura dhe të dëshirueshme në Miami – me një numër superstarësh që jetojnë në atë pjesë.

Hadid ishte e njohur për modelet e saj të guximshme, dinamike – dhe ka krijuar qartë një kryevepër tjetër në qendër të Miami.

Periskopi më poshtë jua përcjell fotografitë nga apartamenti lukzos. /Periskopi.com

 The terrace will provide Pogba a glorious view of downtown Miami

 The living area possesses dynamic floor-to-ceiling windows

 Dining areas aren't immune from the stunning view

 The open plan design is homely and comforting

 The condos are located in downtown Miami, opposite Museum Park

 Every area is tastefully decorated

 And the Man Utd star will be able to stay fit at home

 The property offers the ability to bathe with a view

 One Thousand Museum oozes comfort and style

Pato për Milanin: E humba besimin sepse më fajësuan për gjëra që nuk i kisha bërë

Periskopi.com Sporti

Lidhja mes Alexandre Patos dhe Milanit është nga ato që nuk këputen kurrë. Kur mbërriti në Milani në vitin 2008 u shenjtërua si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, para se një seri e gjatë dëmtimesh ta detyronin të largohej nga Italia pas 5 vitesh.

Sot, Pato është 30 vjeç dhe ka shumë më tepër përvojë. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport tregon si po e përjeton aventurën e re në atdhe te Sao Paolo.

“Sao Paolo po kthehet ajo skuadër që të gjithë e adminironin. Po luaj si “pykë” e parë, kam liri lëvizjeje dhe kam zjedhur numrin 7”

Tek Milani flitet prej vitesh për një lloj mallkimi të numrit 9…

Sepse është gjithmonë imazhi i Inzaghit brenda zonës, që shënonte në vazhdimësi. Por tani është më pak e vlefshme të flasësh për sulmues me karakterisika të tilla. Një sulmues i parë në futbollin modern bën shumë gjëra të tjera. Shihni Lukakun ose Lewandowskin. Edhe unë e nis ndeshjen si qendërsulmues, por më pas përfundoj në krah ose më i tëhequr.

Javët e fundit, Milani ka shkarkuar Bobanin, ndërsa pozicioni i Maldinit është lëkundur…

Klubi duhet ta lërë të punojë, ai e di se çfarë kanë në kokë futbollistët, e di çfarë përfaqëson ky klub dhe është në gjendje ta çojë sa më lart. Klubi duhet t’u besojë njerëzve të tillë dhe t’i lërë të qetë të punojnë. Kemi luajtur bashkë dhe e di çfarë mund t’i japë Milanit. Maldini më ka këshilluar gjithmonë. Një herë u përplasëm, por ai është i drejtpërdrejtë. Dëgjohemi shpesh, hera e fundit që kemi folur ishte para dy javësh.

Çfarë duhet të bëjë Milani me Zlatan Ibrahimovicin? Duhet të konfirmohet?

Sigurisht. Klubi duhet të bësojë tek ai, është shumë i çmuar për të ndihmuar të rinjtë dhe vrasës në zonë. Tërheq grupin dhe të bën të japësh maksimumin. Pastaj, është shumë i zgjuar, e mban mirë veten.

Cila është keqardhja më e madhe e përvojës me Milanin?

Një dëmtim i lehtë më pas u shndërrua në një problem shumë serioz. Humba besimin dhe u ndjeva pak vetëm, sepse me fajësuan për gjëra që nuk i kisha bërë.

A mendon se mund të luash sërish në Europë?

Do të më pëlqente. Do të luaj këtë sezon këtu, do të fitoj Libertadoresin dhe pastaj do të kthehem. Do të ishte bukur nëse do të luaja sërish për Milanin.

Manchester United ia ul çmimin Pogbas, pritet të largohet në verë

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi ka vendosur t’ia ulë çmimin francezit, Paul Pogbas, i cili pritet të largohet nga klubi në verë.

Mesfushori fancez, Paul Pogba pritet të largohet nga Unitedi në afatin kalimtar të verës dhe vendimi i klubit për t’ia ulur çmimin në treg e bën edhe më të mundshëm një gjë të tillë.

Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet e interesuara për Pogban, Man Unitedi është i gatshëm të pranojë çfarëdo oferte në vlerë 105 milionë euro për Pogban, një ulje e konsiderueshme nga çmimi i tij paraprak kur ishte 190 milion euro. /Periskopi.com/

Kanë nisur bisedimet për transferimin e Pogbas në Juventus

Periskopi.com Sporti

Mino Raiola ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me nënkryetarin e Juventusit, Pavel Nedved në lidhje me një transferim të mundshëm për të Paul Pogbas.

Ai u shfaq për të dhënë indikacionin e tij më të qartë se Pogba do të përpiqet të largohet nga “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit mes raporteve që klubi po kërkon gjithashtu të sigurojë para për të financuar shpenzimet verore.

“Ai kurrë nuk e humbi buzëqeshjen e tij, por qartë që një lojtar i shkëlqyeshëm nuk shkon te Manchester United vetëm për të mos u sfiduar për Ligën e Kampionëve ose titullin e Premier LigëS,” tha Raiola për Tuttosport.

Ditëve të fundit Pogba ka postu në palestrën e tij, i cili shihet duke punuar dhe ai ka rritur përshpejtimin e tij të rikthehet nga  lëndimi në kyçin e këmbës.

/Periskopi.com/