Gashi për Kurtin: Ai njeri nuk do me bashkëpunu, e rrezikshme që nuk mund ta trajtojë askënd si partner

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së sonte në Debat Plus ka kritikuar  kryeministrin në detyrë për egoist dhe mosbashkëpunues, transmeton Periskopi.

Sipas tij, Kurti dëshiron veç të nënshtruar ndaj tij.

‘’Ai njeri nuk don me bashkëpunu. Ai nuk mund të ketë parnerë të barabartë. Nuk mundet me trajtu dikë si partner, dhe kjo është e rrezikshme. E shkeli kushtetutën, i thamë që je tu e bo. Shkarkoi ministrin dhe rrezikoi tërë sistemin për shkak të egos së tij personale Ai ose do të nënshktruar, por jo partner’’, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka thënë se betejën dhe meritat më të mëdha në këtë johë pandemie i kanë mantel-bardhët, e jo kryeministri e ministrat në detyrë./PERISKOPI/

 

Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë

Periskopi.com Tech & Auto

Personat që i kanë partnerët optimistë, kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe janë ma pak të rrezikuar të preken nga demenca.

Hulumtuesit thonë se njerëzit, që e kanë partnerin pozitiv apo optimist kanë rrezik më të ulët të preken edhe nga sëmundja e Alzheimerit, demenca apo çrregullime të tjera kognitive.

Ata besojnë se një partner optimist ndihmon në zhvillimin e një stili më të shëndetshëm jetësor, duke i inkurajuar ata të ushtrojnë aktivitete fizike apo të hanë shëndetshëm.

Ky studim i publikuar në revistën “Journal of Personality”, ka ndjekur më shumë se 4.000 çifte për 8 vite. Në këtë hulumtim është vërejtur se ata, të cilët kishin partnerët e jetës optimistë, gëzonin shëndet më të mirë, kjo sepse shtëpia e tyre ishte një ambient më pozitiv, më i shëndetshëm dhe me më pak stres.

“Duke marrë parasysh faktin që ne e kalojmë shumicën e kohës me partnerët tanë, kjo do të thotë që ata janë një faktor shumë i rëndësishëm edhe në zhvillimin tonë psikik dhe fizik”, tha autori i këtij hulumtimi.

Si përfundim, njerëzit që janë të martuar me persona optimistë, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të mbajnë një peshë normale të trupit, të bëjnë aktivitete fizike, të arrijnë më shumë në karrierë dhe rrjedhimisht të kenë një shëndet më të mirë./GE

Jennifer Lopez kapet duke debatuar ashpër me partnerin në veturë

Periskopi.com Showbiz

Jennifer Lopez duket se e ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj.

Këngëtarja Jennifer Lopez duket se po kalon një periudhë të keqe në lidhjen e saj me partnerin Alex Rodriguez.

Bukuroshja 50-vjeçarja është fotografuar në gjendje të rëndë, teka shihet duke debatuar me partnerin brenda makinës së tyre, ndërsa ndodhen jashtë palestrës.

Mediat britanike shkruajnë se shkak mund të jetë bërë ndonjë mesazh, pasi partneri i saj shihet teksa i tregon diçka në telefon.

Cifti janë bashkë prej 2017 dhe në planet e tyre është martesa, pasi këngëtarja është shprehur disa herë së është tejet e lumtur me të dhe katër fëmijët e tyre respektivë.

 

 

Nëntë ide si ta surprizoni partnerin, jo lule

Periskopi.com Zoya

Ka shumë mënyra për ta bërë dikë të buzëqeshë ose të ndjehet i dashur.

Nëse jeni duke kërkuar për ide alternative të dhuratave të menduara, këtu janë 9 dhurata që janë më të mira sesa, ta zëmë, t’i dhurosh lule.

  • Gatuani vaktin e tij/saj të preferuar
  • Dhurojini një fotografi tuajën të stampuar në ndonjë objekt ose të vendosur në kornize
  • Kushtojini disa vargje poezie
  • Ktheni dhomën në një ambient kinemaje dhe shikoni së bashku filmin tuaj të preferuar
  • Dhuroji një disk më këngëtarin apo këngët e tij/saj të preferuar
  • Dhuroji një biletë për një aktivitet që ai/ajo e ka shumë përemër
  • Dhuroji një kartolinë me një mbishkrim dashurie
  • Bëji një dhuratë të personalizuar krijuar nga vetë ju
  • Dhuroji një pije apo ëmbëlsirën e tij/saj të preferuar

 

Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më

Periskopi.com Zoya

Sipas Steve Harvey, autori i romanit popullor “Veproni si një Zonjë dhe mendoni si një burrë”, dashuria e një burri shprehet në tre forma: Ai deklaron dashurinë që ka për ju para gjithë publikut, ju mbron dhe kujdeset për ju.

Gratë duan githmonë të kenë vëmnedjen dhe dashurinë e partnerit të tyre. Ato mund të ndjejnë kur diçka nuk është në rregull me partnerin. Ne ju sjellim disa shenja kur tregojnë se ndjenjat e forta të dashurisë të një njeriu janë venitur.

Kritika e pamjes

Omar Khayyam thotë: “Një person do të pëlqejë gjithçka, madje edhe të metat e partnerit. Ai mund të besdiset nga përsosmëria e njerëzve të tjerë përreth.” Për një njeri që ju do, ju jeni gjithmonë të bukur, madje edhe me flokë të çrregullt. Ai nuk do ta ketë aspak problem nëse ju keni fituar disa kilogramë. Por nëse ai vazhdimisht ju thotë të shkoni në palestër ose lë të kuptohet se keni nevojë për kirurgji plastike, mos nxitoni ta kënaqni atë. Edhe nëse ju humbni peshë, apo ndryshoni pamjen tuaj ai do të gjejë gabime të tjera tek ju.

Diskuton të metat tuaja me miqtë

Gratë kanë tendencë për të diskutuar problemet në marrëdhëniet ose mangësitë e partnerit të tyre me miqtë e tyre, ndërsa burrat përpiqen të mbajnë gjithçka të pashprehura. Askush nuk është perfekt, por njerëzit me të vërtetë të dashuruar përqendrohen në avantazhet e partnerit, në vend që të përqendrohen në të metat.

Nëse partneri juaj i lejon vetes t’ju poshtërojë publikisht dhe qesh me dështimet tuaja, mos prisni asgjë të mirë nga një marrëdhënie e tillë. Një partner i tillë nuk ju respekton dhe një lidhje e fortë mes jush do jetë e pamundur.

Duke ju kritikuar para njerëzve, ai në mënyrë të pavetëdijshme përpiqet t’u provojë të tjerëve (dhe vetes) se është faji juaj që ai ka ndaluar së dashuruari juve.

Qëndrimi i tij ndaj zakoneve tuaja

Grave u pëlqen të ankohen për çorapët e burrave të shpërndara nëpër shtëpi. Ato gjithashtu ndonjëherë kanë zakone të bezdisshme ose të çuditshme. Atyre i pëlqen të pushtojnë banjën për 2 orë, të hanë nga pjata e të dashurit ose të këndojë të njëjtën këngë tërë ditën. Burrat e dashur, si rregull, i durojnë të gjitha këto dhe heshtin ose reagojnë me humor. Nëse mashkulli juaj vazhdimisht po shqyrton çdo gjë të vogël që bëni dhe bën komente negative për sjelljen tuaj, do të thotë që ndjenja e vetme që ai ka është acarimi në vend të dashurisë.

Vëmendje ndaj tregimeve tuaja

Shkencëtarët kanë vërtetuar se një burrë është në gjendje të dëgjojë një grua me vëmendje vetëm 6 minuta. Prandaj vajza, herën tjetër që planifikoni të bëni një bisedë me të dashurin tuaj, mbajeni shkurt.

Por nëse partneri sheh që diçka është shumë e rëndësishme për ju, ai do të bëjë një përpjekje që t’ju dëgjojë me vëmendje. Kur ai të do, nuk do të të lërë pa vëmendje. Por nëse ai vazhdon të ndryshojë temën ose ik duke përdorur justifikime të ndryshme sa herë që përpiqeni të flisni, ka shumë të ngjarë që shqetësimet tuaja nuk e shqetësojnë. Në përputhje me rrethanat, ai nuk do të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve që mund të dalin gjatë marrëdhënies.

Qëndrimi i tij ndaj emocioneve tuaja

Burrat absolutisht nuk mund të durojnë lotët e grave. Dhe së fundmi, është gjetur një shpjegim shkencor: rezulton se lotët e femrave përmbajnë substanca të paqëndrueshme speciale që ulin nivelin e testosteronit në gjakun e burrave, gjë që çon në një ulje të dëshirës seksuale. Prandaj, mos e qani si një mjet për të ndikuar shpesh tek i dashuri juaj.

Në fakt, kur qan, e vetmja gjë që një njeri dëshiron të bëjë është të ikë dhe most ë të shohë. Por nëse ai ju do, do bëjë të pamundurën t’ju ngushëllojë edhe nëse arsyeja për të cilën po qan, duket e parëndësishme për të. Ai do të qetësohet vetëm kur të filloni përsëri të buzëqeshni. Sidoqoftë, nëse ai nuk ju do, atëherë lotët tuaj do të jenë vetëm një arsye më shumë për t’u zemëruar kundër jush.

 

Fjetja pranë një partneri që gërhet është e keqe për shëndetin

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët kanë zbuluar se gërhitja e partnerit tuaj mund të jetë e dëmshme si për shëndetin tuaj fizik ashtu dhe atë mendor.

Shoqata Britanike e Gërhitjes zbuloi se 20 milion britanikë janë të privuar nga gjumi sepse partneri i tyre gërhet.

Duke patur ndërprerje të gjumit gjatë natës rrit rrezikun e depresionit dhe ankthit, si dhe shansin tuaj për t’u prekur nga mbipesha ose të pësoni një goditje në tru.

Gërhitja e partnerit tuaj mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë e trupit tuaj për të rikuperuar dhe përmbushur funksione të rëndësishme biologjike – siç është rregullimi i metabolizmit dhe konsolidimi i kujtesës.

Për më tepër, njerëzit që nuk kanë vëmendje të mjaftueshme janë gjithashtu të prirur të bëjnë më shumë gabime në punë, duke menduar ngadalë dhe duke pasur një nivel më të ulët të produktivitetit.

Sistemi imunitar i dobësuar

Gërhitja mund t’i shkaktojë shqetësim edhe personin që gërhet, pasi ky problem është i lidhur me nervozizëm të vazhdueshëm, i cili ka të ngjarë të ketë ndikim në marrëdhënien tuaj.

Edhe një atmosferë negative në shtëpi mund të shkaktojë stres, inflamacion, ndryshime në oreks dhe madje edhe një sistem imunitar të dobësuar.

Ky përfundim vjen pas një studimi në Universitetin e Queen’s në Kanada i cili shqyrtoi ndikimet e gërhitës në dëgjim.

Ata studiuan katër çifte ku një nga personat gërhisnin

-Sëmundje të zemrës dhe probleme të veshkave

-Studiuesit zbuluan se të gjithë partnerët pësuan dëmtim të dëgjimit ekuivalent me gjumin, veçanërisht në veshin më të afërt me gërhitjet.

Ekspertët në Kolegjin e Shkencave Imperial në Londër gjithashtu zbuluan se gërhitja mund të rrisë presionin e gjakut.

Ata zbuluan se sa më i madh të jetë niveli i zhurmës, aq më i lartë është rreziku i hipertensionit, sëmundjeve të zemrës dhe probleme të veshkave.

 

​Partneri i juaj është shumë i lodhur për të bër seks? Këto janë disa nga arsyet

Periskopi.com Shëndeti

A jeni bërë gati të kaloni një natë të paharrueshme me parnterin tuaj, por ai nuk mund të ju ofrojë atë?

Ka disa arsye pse meshkujt lodhen më shpejtë gratë. Studiuesit kanë listuar disa nga ato.

Nëse partneri juaj ndihet i pafuqishëm, nuk ka energji, dhe kërkon gjumin vazhdimisht, atëherë ka lodhje kronike.

Lodhja e çastit nuk është shqetësues, por nëse ndodh çdo ditë, mund të tregojë një problem, andaj është e nevojshme të ndryshoni zakonet e jetës së partnerit ose të vizitoni një mjek me të.

Këto janë disa nga arsyet që mund të shkaktojnë një nivel të ulët të energjisë tek meshkujt, transmton PeriskopiË

-Ushqimi jo i shëndetshëm
-Nivelet e ulëta të testosteronit
-Mungesa e stërvitjeve
-Çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit
-Pagjumësia
-Anemia
-Problemet me gjëndrën mbrojtëse

Çfarë duhet të bëni kur partneri është në humor të keq?

Periskopi.com Showbiz

Ka disa ditë që partneri juaj është në humor të keq? Kjo situatë ju vë përpara disa vështirësive, sepse ju nuk dini si të silleni me të.

Ndiheni në ankth dhe nuk dini çfarë të bëni, por duhet të gjeni një zgjidhje.

Ekspertët ju ndihmojnë dhe ju thonë se çfarë duhet të bëni për të mos u zënë me partnerin në këto ditë dhe për të kuptuar atë:

Mos u merrni ju me këtë punë. Nuk është faji juaj për humorin e keq të tij, lëreni të qetësohet.

Çdo gjë e ka një kufi, sigurohuni mos të kaloni kufijtë duke i bërë shumë pyetje në ato momente.

Mos e merrni personale, nuk do të thotë që ia keni shkaktuar ju këtë gjendje, kështu që rrini të qeta.

Krijoni linjën e komunikimit, shkruan blitz.al. Bisedoni me partnerin për të kuptuar se çfarë e shqetëson atë.

Tregojini partnerit tuaj se si sjellja e tij ndikon te ju.

Bëhuni të duruar. Duroni gjendjen e tij dhe ndihmojeni që humori i keq mos bëhet shkak i debateve.

Jepni dashuri. Tregojini partnerit dashurinë që keni për të dhe mbështeteni në momente të vështira.

Jepini kohën dhe hapësirën e duhur. Mos u bëni mbytëse, lëreni të shijojë kohën dhe hapësirën e tij.