Skuadra e madhe shqiptare tronditet nga FIFA

Periskopi.com Sporti

Kur mendohej se Partizani do t’i nënshtrohej një revolucioni të thellë në përfundim të sezonit, ka mbërritur një lajm “bombë” për të kuqtë, që mund të ndërlikojë gjithë punën dhe ecurinë për sezonin e ri.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se është bllokuar merkatoja në hyrje për dy sesione në vazhdim për klubin kryeqytetas.

Kjo do të thotë se në verë dhe më pas në janar të kuqtë nuk do të mund të bëjnë afrime.

GJYQI PËR ÇINARIN

Shkak për këtë është bërë gjyqi i fituar në FIFA nga klubi kroat Istra 1961 në lidhje me transferimin e sulmuesit Eraldo Çinari në verën e 2018-ës. Është hera e parë që del në skenë kjo çështje, pasi Partizani e ka blerë kartonin e lojtarit nga Vllaznia, e cila bllokoi fillimisht kalimin e Çinarit te spanjollët e Alaveshit, që më pas e huazoi lojtarin në Kroaci tek Istra.

E gjithë kjo situatë mund t’i kushtojë shtrenjtë Partizanit, duke kushtëzuar gjithë sezonin 2020-2021. “Demat” mund të shesin lojtarë, por nuk mund të afrojnë. Gjithnjë nëse vendimi mbetet në fuqi, pasi mësohet se klubi i kuq është vënë menjëherë në lëvizje për ta zgjidhur problemin.

Publikohen rezultatet e testeve për koronavirus të lojtarëve të Partizanit

Periskopi.com Sporti

15 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të Partizanit kanë rezultuar negativë për COVID-19 pas testit të bërë mbrëmjen e djeshme.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije që lojtarët dhe pjesetarët e klubit janë njohur me rezultatet e sjella nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pas infektimit të dy pjesëtarëve të skuadrës, Dejan Boldor dhe Besnik Ferati të gjithë futbollistët iu nënshtruan testit.

Fatmirësisht një pjesë e mirë e tyre kanë rezultuar negativë, ndërsa pritet përgjigja edhe për pjesën e mbetur të skuadrës.

Kësisoj ata që kanë marrë përgjigjen sonte, janë të gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Tiranës.

Duhet thënë që pas seancës stërvitore të zhvilluar në orën 21:30, lojtarëve u është komunikuar përgjigja për testet e bërë për koronavirus.

Në derbin e madh Partizani-Tirana mbrëmë u thye rekordi në shikueshmëri

Periskopi.com Sporti

Dje është luajtur derbi i madh shqiptar, Partizani – Tirana.

Ky takim i takoi skuadrës së Tiranës me rezultatin 2:1.

Një gol në minutën e 91-të të ndeshjes vendosi këtë takim, duke i dhuruar skuadrës së kaltërt fitoren pas 5 vitesh në këtë derbi.

Por, takimi ishte mjaft special pasi është luajtur në stadiumin e ri ‘Air Albania’.

E interesimi për këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm ku tifozët e dy skuadrave ishin në numër jashtëzakonisht të madh.

Në stadiumin ‘’Air Albania’’ ishin të pranishëm 19.032 persona.

Ishte ky një numër rekord i shikueshmërisë për derbin, Partizani – Tirana.

Skena absolutisht brutale: Pasi shënojnë në kohën shtesë, yjet e Tiranës poshtërojnë keq fansat kundërshtarë

Periskopi.com Sporti

Tirana ka triumfuar në derbin e flaktë kundër Partizanit, më rezultat 2-1, falë një goli brilant në kohën shtesë të ndeshjes.

Fillimisht, Tirana kaloi në epërsi me anë të një goli në minutën e 8-të nga Batha, por vetëm dy minuta më vonë, Partizani barazoi përmes Bardhit, raporton Periskopi.

E krejt në fund, duke nxitur skena absolutisht sensacionale, Tirana arriti fitoren në kohën shtesë me anë të golit nga mesfushori Kobina.

Pas shënimit, duke disrespektuar tejmase kundërshtarin, futbollistët e Tiranës duke festuar tallen me fansat e Partizanit duke bërë gjeste tejet të pahijshme.

Periskopi ju sjellë pamje ekskluzive nga momenti. /Periskopi.com/

Derbi i flaktë Partizani-Tirana: Banerët falenderues ndaj Kosovës nga fansat ta ngrohin zemrën

Periskopi.com Sporti

Në derbin mes Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania” është zbuluar një baner i jashtëzakonshëm në falenderim të Kosovës, për ndihmat pas tërmetit.

Derbi më i zjarrtë shqiptar po zhvillohet nën hijën e ndodhisë së disa javëve më parë, ku 52 humbën jetën pas tërmetit shkatërrues që goditi Durrësin, raporton Periskopi.

E mobilizimi i kosovarëve për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë ishte i jashtëzakonshëm, derisa tani shqiptarët u janë falenderuar vëllezërve të tyre duke shpalosur një baner me fjalët:

“Kufijtë janë në letër por zemrat s’kanë kufij. Kosovë dhe Iliridë bashkë jemi,” shkruhet në banerin e fansave të Partizanit.

Edhe tifogrupi i Tiranës zbuloi një baner, po aq brilant. /Periskopi.com/

Futbolli në Shqipëri dallon nga gjithçka tjetër: Futbollistët japin deklarata pas pjesës së parë

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë e derbit të flaktë mes Partizanit dhe Tiranës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Ishte një start elektrizues, me Tiranën që kaloi në epërsi qysh në minutën e 8-të, por Partizani barazoi vetëm dy minuta më vonë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ajo që është tejet e pazakontë është se futbollistët dhanë deklarata me të përfunduar pjesa e parë, gjë që është shumë e pazakontë për futbollin evropian.

Në mënyrë që lojtarët të mbeten të fokusuar maksimalisht në lojë, ata me të përfunduar pjesa e parë futen direkt në zhveshtore për të marrë këshillat e fundit nga trajnerët.

Mirëpo, jo edhe në Kategorinë Superiore.

Me të përfunduar 45-minutëshi i parë, ylli i Partizanit, Florenc Trashi u shpreh:

“Çështë e vërteta Tirana po na vë shumë në vështirësi, nuk po dalim në lojën tonë. Goli sikur na çliroi disi, por tashmë duhet që në pjesën e dytë të bëjmë edhe më mirë për të arritur te fitorja.”

Në rregull, Florenc… shpresojmë ta kesh më lehtë në pjesën e dytë! /Periskopi.com/

Derbi drithërues në ‘Air Albania’: Fansat në ekstazë pasi shënohen dy gola brenda dy minutave

Periskopi.com Sporti

Partizani dhe Tirana janë duke zhvilluar një derbi drithërues në impiantin madhështor shqiptar, “Air Albania”.

Është një derbi i pazakontë. Jo vetëm sepse luhet në të premten me datë 13, kombinimin e ditës dhe datës të cilën bota e perëndimit ndonjëherë e konsideron edhe si ters, raporton Periskopi.

Ky derbi zhvillohet nën hijën e tërmetit tmerrues në Durrës që ndodhi javë më parë.

Dhe gjithçka ka filluar në mënyrë më të mirë të mundshme, me Tiranën që fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 8-të me anë të Bathës.

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Bardhi vendosi baraspeshën, duke nxitur skena të jashtëzakonshme në stadium. /Periskopi.com/

Vritet lideri i tifozëve të Partizanit

Periskopi.com Sporti

Një nga liderët e tifozëve të klubit të futbollit nga Serbia, ‘Partizani’ është qëlluar dje.

Pas plagëve që i ka marrë nuk ka arritur të mbijetojë, kurse nuk dihet se nga kush është qëlluar.

Ende nuk ka informata se si ka ndodhur kjo vrasje, mirëpo dihet që ky grup tifozësh janë të njohur për përleshje, madje ka pasur raste kur janë rrahur edhe me njëri-tjetrin.

 

Tragjike: Vdes fansi i vogël i Partizanit pas 3 muajve në koma

Periskopi.com Sporti

Janë tifozët ultras të Partizanit, grupimi “Ultras Guerrils”, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, jep lajmin e trishtë se Renisi nuk ia doli, edhe pse prej kohësh gjendej në Turqi për një kurim më të specializuar.

Edhe pak kohë më parë, ishte klubi i Partizanit që mori nismën, që në një nga ndeshjet, të ardhurat nga biletat të shkonin në ndihmë të tifozit të vogël 14-vjeçar.

renisi tifozi i partizanit

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS

Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

Portieri i Partizanit dyshohet se është hedhur nga kati i 6-të i banesës pas ndeshjes ndaj Teutës

Periskopi.com Sporti

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i banesës pas ndeshjes ndaj Teutës.

Policia e Tiranës ka thënë se dyshohet që 24 vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

“Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton TCH. “Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Derisa këtë e ka konfirmuar edhe klubi i Partizanit, që ka thënë se aktualisht Teqja është jashtë rrezikut për jetë.

“Klubi njofton se pjesëtari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikëqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të klubit”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Partizani sot ka ndarë pikët me Teutën, duke barazuar me rezultat 1 me 1.

U rrahën në ndeshjen Tirana – Partizani, 8 personave u ndalohet përjetë hyrja në stadium

Periskopi.com Sporti

Për tetë tifozë që u përfshin në incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani është marrë vendimi nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u ndaluar përjetë hyrjen në stadiume.

“Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF”, theksohet në njoftim.

Në mesin e emrave që do ndalohen në stadium është edhe tifozi i Tiranës, Alban Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në shoë-n “Kafazi i Artë”.

Personat që do ndalohen të hyjnë në stadiume:

–  Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Çeliku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

Përgjakje e rrahje brutale mes tifozëve para ndeshjes Tirana – Partizani

Periskopi.com Sporti

Në derbin e Superiores mes Tiranës dhe Partizanit ka pasur përleshje të përgjakshme mes tifozëve.

Raportet nga Shqipëria potencojnë se janë lënduar disa persona, pasi tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë filluar përleshjen, raporton Periskopi.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të ulur tensionet dhe për t’u normalizuar situata.

Arsyeja e kësaj përleshje raportohet të jetë fonia e stadiumit e cila është vednosur pranë tribunës së Partizanit.

Kjo gjë ka irituar ata që kanë zbritur dhe kanë dashur ta heqin. /Periskopi.com/

Kaos total: Momenti kur tërmeti shkakton panik në stadiumin shqiptar derisa po zhvillohej ndeshja

Periskopi.com Sporti

Tri tërmete të fuqishme goditën sot Shqipërinë gjatë ditës.

E panika ishte prezente në mesin e fansave dhe futbollistëve në fushë derisa po zhvillohej ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit, raporton Periskopi.

Në Stadiumin “Selman Stërmasi” janë publikuar pamje nga momenti kur dëgjohen të dridhurat, që shkaktuan një situatë tepër të palakmueshme për ata që ishin të përfshirë.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

UEFA dënon për racizëm Partizanin e Beogradit

Periskopi.com Sporti

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka ndëshkuar ekipin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të lidhura me racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës që janë zhvilluar javën e kaluar.

Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s me dyer të mbyllura, për shkak të qasjes raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.

Këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultat 3:1

Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do të ketë stadium gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës për shkak të qasjes raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg.

Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.

Trupi udhëheqës i futbollit evropian ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten.

Partizani mposhtet minimalisht në Europa League

Periskopi.com Sporti

Partizani ka humbur në Selman Stermazi nga kampioni i Moldavisë me rezultat 0-1, në ndeshjen e parë të xhiros së dytë të Europa Ligës. Edhe pse kampioni i Shqipërisë kishte një paraqitje më të mirë por shansat e shumta nuk arritën që ti konvertojnë në gola

Partizani ka zhgënjyer edhe sot në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Sheriff Tiraspolit ku ka humbur me rezultat 0-1.

Por, pavarësisht kësaj, kampioni i Shqipërisë pati një paraqitje të mirë por që rezultoi e pasuksesshme për shkak se skuadra shqiptare shpërdoroi shumë raste për shënim.

Derisa Partizani sulmonte, Sheriffi me anë të një kundërsulmi shënon në minutën e 23-të me anë të Robert Tambe, i cili shënoi pas devijimit të një topi.

Pas golit, Partizani sulmoi shumë dhe pati raste të mira, por nuk arriti që të bënte asgjë në pjesën e parë.

Njëjtë ishte edhe në pjesën e dytë ku prapë Partizani nuk arriti që s’paku në ndeshjen e kthimit të shkonte me një barazim.

Ndeshja tjetër mes këtyre dy skuadrave zhvillohet pas një jave. /Periskopi.com/

Njejtë si Feronikeli e pëson edhe Partizani në kualifikimet për në Champions League

Periskopi.com Sporti

Partizani humb 2-0 me Qarabagun në transfertë dhe rrjedhimisht eliminohet nga Liga e Kampionëve për ta vijuar aventurën europiane në Ligën e Evropës, përballë Sheriff Tiraspolit.

Të kuqtë, ashtu si në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, zhvilluan një lojë të organizuar mirë taktikisht, por u ndëshkuan me dy gola në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51-të, me Ozobic që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke shënuar me kokë, dhe në kohën shtesë me Quintanan, që shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke mos i dhënë mundësinë e reagimit Alban Hoxhës, transmeton Periskopi.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, madje e vunë në vështirësi portierin kundërshtar me Çinarin me një goditje nga distanca.

Pas golit të parë të Qarabagut, Solomon pati një mundësi të artë përballë portierit Vanger, duke shpërdoruar një gol që mund të vlente kualifikimin.

Në minutat e fundit të pjesës së dytë Alban Hoxha mbajti në lojë të kuqtë me dy pritje fantastike, por në kohën shtesë e pati të pamundur të ndalte Quintanën.

Përtej eliminimit, paraqitja e Partizanit mund të konsiderohet pozitive, pasi edhe shorti nuk ishte bujar me këtë kundërshtar. /Periskopi.com/

Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen e Champions Leagues

Periskopi.com Sporti

Partizani publikon çmimet e biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Kundërshtar i tyre do jetë skuadra e madhe nga Azerbejxhani, Qarabag.

Tashmë skuadra nga Tirana ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stermasi’, transmeton Periskopi.

Partizani njofton se çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek. /Periskopi.com/

Dashuria për klubin e zemrës, tifozi merr leje nga burgu për ta parë Partizanin duke u shpallur kampion

Periskopi.com Sporti

Dashuria për futbollin dhe, mbi të gjitha, për ekipin e zemrës nuk njeh pengesa.

Madje, as kur bëhet fjala për burgun.Ndoshta gjithkush mund të habitet kur ta lexojë, por një histori e rrallë që vjen nga Saranda do të bindë edhe më skeptikët.

Sipas “Panorama Sport”, dëshmia më e mirë është ajo e Vladimir Sinanit. Pakkush mund ta njohë personin në fjalë, të paktën jashtë rrethit të tifozëve të Partizanit, e megjithatë gjesti i tij ka marrë dhenë dhe në media.

gtgth

Që në qytetin bregdetar tifozët e kuq janë të shumtë dhe ata nuk humbasin ndeshjet më të rëndësishme, kjo dihet, por askush nuk do ta besonte që ka edhe nga ata ultras që kërkojnë enkas leje nga burgu për të parë derbin.

Dhe ky i së dielës nuk ishte një derbi çfarëdo. Fitorja 2-1 kundër Tiranës u dha titullin kampion “demave” pas 26 vitesh pritje.

Pritja ishte realisht e gjatë nga hera e fundit që kanë mundur që të marrin trofeun më të rëndësishëm në vend.

Ndaj, këtë ditë të madhe për popullin e kuq, Vladimiri nuk mund ta humbiste assesi.Ai kishte kërkuar leje për të fituar për disa orë lirinë dhe për të parë ekipin e zemrës.

“Liverpooli” i Shqipërisë fiton titullin pas plot 26 viteve

Periskopi.com Sporti

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë në futboll, për herë të parë pas 26 viteve, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur deri në fund.

“Të Kuqtë” e siguruan titullin pasi mposhtën rivalin historik, Trianën, me rezultat 2-1, të dielën, shkruan Periskopi.

Dy golat e Çinarit në minutat 29′ dhe 72′ ia siguruan triumfin Partizanit, derisa Tirana golin e vetëm e shënoi me anë të Grecës në minutën e 41-të.

Është një moment historik për Partizanin, i cili stolisi kabinetin e titujve me trofeun që i mungoi për 26 vite.

Përndryshe, ky është titulli i 16-të kampional në histori të klubit. /Periskopi.com/

Klubi njohur shqiptar si Liverpooli, kërkon titullin e parë të kampionit pas afro tre dekadave

Periskopi.com Sporti

Tash e tre dekada tifozët e KF Partizanit dhe FC Liverpool, kanë ëndrrën e njëjtë, e kjo ëndërr është titulli i kampionit.

Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë (Tirana), nuk e ka fituar titullin e kampionit për 25 vite dhe në këtë sezon është duke treguar se ka ardhur koha që titulli i kampionit të rikthehet në sirtarët e klubit.

Ndoshta, është rastësi që po në këtë sezon rrugës drejt titullit, është duke shkuar edhe gjiganti anglez nga qyteti i Beatles, Liverpooli, i cili mbanë pozitën e parë në tabelën e Premier League, me 61 pikë, pas 25 ndeshjeve të zhvilluara. Dhe, po ashtu Liverpooli nuk e ka shijuar titullin për mbi dy dekada, në fakt The Reds tash e 29 vite nuk e kanë shijuar aromën e titullit të kampionit. Në rast, të dështimit edhe në këtë sezon, atëherë Liverpooli do të mbushë plotë 30 vite pa fituar titullin e kampionit.

Image result for kf partizani

Tifozët e Partizanit dhe të Liverpoolit, gjatë këtyre viteve, kanë pasur vetëm një ëndërr, një qëllim, se do vie titulli këtë sezon apo sezonin e ardhshëm.

Për ironi, të dy klubet kanë ngjyrat e klubit të njëjta, fanellat me ngjyrë të kuqe.

“Demat e Kuq” janë shpallur plotë 18 herë kampion të Shqipërisë, dhe po kaq tituj ka edhe Liverpooli të fituar në Angli, 18.

Për të qenë korrekt, Liverpooli herën e fundit kur është shpallur kampion ka qenë sezoni i largët 1989-90, e që në atë kohë ishte Divizioni i parë, e që bie gjiganti anglez nuk e ka fituar asnjëherë titullin e Premier League, shkruan Insporti.com

Ndërsa, skuadra e Partizanit për herë të fundit titullin e kampionit e kishte fituar në sezonin 1992-93.

Duke parë këto fakte, si duket këto dy skuadra kanë pothuajse historinë e njëjtë, dhe kjo po dëshmohet edhe në këtë sezon.

Që të dy skuadrat janë lidere në kampionatet e tyre, Partizani në Kategorinë Supeirore Shqiptare me 43 pikë, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara. Ndërsa, Liverpooli me 61 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.

Tifozëria e të dy klubeve tashmë janë nën ethe dhe “ankthi” i tyre si duket do të marrë fund këtë sezon.

Sa tituj kampioni ka të fituar KF Partizani?

“Demat e Kuq” janë ndër skuadrat më të trofeshme në Shqipëri.

Partizani ka fituar 18 tituj kampioni. Titullin u fundit në vitin e largët 1992 por nuk fituar asnjë titull në formatin e ri të ligës, e që është Kategoria Superiore Shqiptare.

Partizani ishte afër të fitonte titullin e 19-të gjatë sezonit 2016/17, kur përfundoi si nënkampion i Kategorisë Superiore Shqiptare. Kryeqytetasit në atë sezon ishin të udhëhequr nga sulmuesi Pero Pejic, i cili kishte përfunduar sezonin si golashënuesi i ligës me 28 gola, por që nuk ishin të mjaftueshme pasi që Kukësi u shpallë kampion.

Sa tituj kampioni ka të fituar Liverpooli?

Liverpooli është ekipi i dytë në Angli sa i përketë titujeve të kampionit me 18 sosh. Rivali i tyre i përbetuar, Manchester United, ka primatin e titujeve me 20 gjithsej të fituar.

Të kuqtë po ashtu njësoj si Partizani nuk e kanë fituar asnjëherë titullin në formatin e Premier League, hera e fundit ishte në vitin 1992 në Divizionin e Parë të Anglisë.

Liverpooli ishte afër të fitonte titullin gjatë sezonit 2008/09, por kishin humbur garën me Manchester United duke përfunduar në pozitën e dytë me katër pikë më pak. Liverpooli ishte afër përsëri pas pesë vitesh, nën drejtimin e Brendan Rodgers por e humbën titullin me gabimet e tyre katastrofike, duke lëshuar pikë me Crystal Palace dhe Chelsea,  edhe pse kishin mposhtur rivalin e tyre kryesor në atë sezon, Manchester City, skuadër e cila u shpallë kampione.

Kush janë trajnerët më të mirë të KF Partizanit?

Trajneri më i sukseshëm i Partizanit ishte legjenda, Rexhep Spahiu (1956-1962), i cili kishte drejtuar skuadrën nga Tirana, drejt katër titujeve të kampionit dhe tri herë Kupës e Shqipërisë. Pas tij, vie Sllave Llambi, i cili gjatë tri viteve sa ishte trajner i klubit (1946-1949) kishte arritur të fitonte tre tituj kampioni dhe katër Kupa të Shqipërisë.

Partizani kishte edhe një periudhë të artë me legjendën, Loro Boriç (1962-1971, trajner i Partizanit), i cili kishte zëvendësuar trajnerin Rexhep Spahiu. Boriçi kishte udhëhequr Partizanin drejt tre titujeve të kampionit, dy kupa të Shqipërisë dhe një kup të Ballkanit.

Partiazanin e kanë udhëhequr edhe legjendat si Sulejman Mema, Sulejman Starova.

Kush janë trajnerët më të mirë të Liverpoolit?

Trajneri më i famshëm te gjiganti anglez, është Bill Shankly, i cili cilësohet si trajneri që bëri revulucion në futbollin anglez. Shankly qëndroi plotë 15 vite në krye të The Reds, duke fituar tre tituj të kamionit, dy FA Cup, dhe trofeun e parë evropian në Anfield Road. Pas pensionimit të Shankly në vitin 1974, pozitën e trjanerit të Liverpoolit e morri asistenti i Shankly, Paisley dhe për gjatë nëntë viteve si trajner i Liverpoolit, ai fitoi gjashtë titul të ligës dhe tre tituj evropian, duke u bërë trajneri më i sukseshëm i klubit.

Përgjatë këtyre viteve, drejtimin e Liverpoolit e kanë pasur edhe disa futbollistë të famshëm, që kanë veshurën e fanellën e klubit, si Kenny Dalglish, Ronnie Moran, Graeme Souness dhe Roy Evans. Gjatë viteve 2000, trajnerët më të mirë ishin Gerard Houllier, i cili kishte fituar FA Cup, Kupën e Ligës dhe UEFA Cup në vitin 2001. Francezi ishte zëvendësuar nga Rafael Benitez në vitin 2004, i cili pas një viti në krye të Liverpoolit, fitoi Ligën e Kampionëve në finalen e famshme ndaj Milanit në vitin 2005.

Kush janë futbollistët më të famshëm të KF Partizanit?

Për të shkruar prë futbollistët më të mirë që kanë veshur fanellën e famshme të Partizanit, ndoshta të duhet dhjetë faqe apo më shumë, pasi është një listë e gjatë e futbollistëve cilësore që kanë luajtur për skuadrën nga Tirana.

Duke filluar nga Igli Tare, Erjon Bogdani, Abdurrahman Roza Haxhiu, Loro Boriçi, Panajot Pano, Sulejman Starova, Klodian Duro.

Futbollistët më të famshëm të Livepoolit?

Të veshësh fanellën e Liverpoolit, duhet të jesh shumë i nderuar nga tifozët e këtij klubit, dhe në çdo të sekond të jetës duhesh të nderohet.

Fanellën e gjigantit anglez e kanë veshur futbollistë të klasit botëror si Steven Gerrard, Jamie Carragher, Kenny Dalglish, Ian Rush, Graeme Souness, Michael Oëen. Natyrisht nga të gjithë këto legjenda, tifozët lojtarin e zemrës e kanë Steven Gerrard. Gerrard është rritur në klubin anglez dhe në moshën 23 vjeçare iu ishte besuar shiriti i kapitenit. Mëkati më i madh është se Gerrard asnjëherë nuk arriti të udhëheqte klubin drejt titullit të kampionit.

Image result for kf partizani

Sezoni 2018/19 duket se do të jetë për Liverpoolin dhe KF Partizanin. Deri më tani të dy skuadrat janë lidere në ligat e tyre. Këto dy skuadrat njihen edhe për tifozët e shumtë e të flaktë. Tifozët janë gjithmonë ne mbështetje të ekipit ,jo vetëm kur ata janë në situatë të mirë ,por edhe kur ata janë në situatë të keqe. Këtë e kanë dëshmuar gjithmonë.

Image result for liverpool fans

Në këtë sezon KF Partizani, po drejtohet nga Skender Gega, i cili ka krijuar një skuadër të frikshme, e cila po konsiderohet që do ta përfundon “ankthin” e tifozërisë dhe klubit. Ndërsa, Liverpooli është duke udhëhequr nga trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, që njëjte si Gega, ka krijuar një skuadër me sulm të frikshëm e mbrojtje të fortë.

Në fakt interesant për Partizanin, është që në vitet 70-të kanë qenë rreth 40 klube me emrin “Partizani”, ndërsa tani janë vetëm dy, Partizani i Beogradit dhe Partizani i Tiranës.