PSG bën shaka me Neymar, reagimi i brazilianit është epik

Periskopi.com Sporti

Thuajse të gjithë nuk i kanë punët mirë me gjarpërinjtë. E mes këtyre ndodhet edhe sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar Jr.

Braziliani duket se e ka shprehur te shokët e tij te kampionët francez dhe kjo i ka kushtuar shtrenjtë. Në një video të publikuar nga Leandro Paredes në “Instastory”, shihet se Neymar është përballur me një surprizë aspak të këndshme.

Në dollapin e tij në dhomat e zhveshjeve ishte vendosur një gjarpër gome dhe reagimi i brazilianit ishte i pritshëm. 27-vjeçari largoi menjëherë dorën, duke shkaktuar të qeshura në dhomë.

“Kjo është ajo që ju merrni për të zbuluar frikën tuaj,” shkroi Paredes në videon e bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

Zyrtare: PSG transferon portierin më të mirë të Real Madridit, Keylor Navasin

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germain dhe Real Madrid kanë shkëmbyer portierët. Tashmë është zyrtarizuar kalimi i Keylor Navasit drejt kampionit të Francës ndërsa pritet që Alphonse Areola pritet të transferohet gjatë ditës në Madrid. 

Shuma që do të paguajë PSG-ja për portierin kostarikan është veëtm 13.5 milionë euro. Ai pritet të bëhet portieri i parë i skuadrës parisiene për sezonin e ri.

Në anën tjetër, Areola pritet të jetë zëvendësues i Courtois te Real Madridi i drejtuar nga Zinedine Zidane, shkruan Periskopi.

Navas ka qenë e Real Madridit prej vitit 2014, dhe ka arritur që t’i bëj 104 ndeshje në La Liga. Ai është fitues i trefishtë i Champions League, por asnjëherë nuk është vlerësuar shumë për shkak të moshës së shtyer dhe vendit të vogël nga i cili vjen.

Navas, shkaku i formës së dobët të Courtois, ishte potieri më i mirë te klubi madrilen.

PSG synon fitoren e dytë në Ligue 1 pa Neymar, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain ka udhëtuar sot në Rennes ku do të përballet me këtë skuadër, me synimin e vetëm fitoren e dytë në Ligue 1 në këtë sezon

Pas fitores se parë në Parc des Princes, pa Neymar kundrejt të cilit pati edhe fyerje, PSG ka udhëtuar sot në Rennes ku do të përballet me ekipin e këtij qyteti.

Edhe në këtë ndeshje, PSG do të jetë pa Neymarin derisa mediat ende përfolin destinacionin e tij gjatë verës, në mes të Barcelonës dhe Real Madridit që favorizohen për shërbimet e tij.

Formacionet zyrtare:

Rennes

PSG

Kampioni francez e nis me tregolësh sezonin e ri

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain e ka nisur me fitore sezonin e ri kundër skuadrës së Nimes duke fituar me rezultat 3-0. Në një ndeshje interesante ku shkëlqyu Kylian Mbappe, ndeshja u përcoll edhe me tensione pasi që tifozët e PSG e quajtën sulmuesin e tyre Neymar, “bir i k…”

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së parë të Ligue 1 në Francë në mes të PSG-së dhe Nimesit.

Një ndeshje që u dominua nga PSG kurse që në fillim fansat e PSG-së kishin një mesazh të qartë për sulmuesin Neymar, të cilin e quanin në kor “bir k…”.

Neymar ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga PSG, me destinacionin e parë që është Barcelona por ai nuk do ta mohonte një kalim edhe në Real Madrid.

Epërsia e PSG-së në pjesën e parë erdhi në minutën e 24-të ku nga penalltia shënon Cavani. Penalltia erdhi pas konsultimit të gjyqtarit me VAR.

Me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë PSG filloi të sulmojë më shumë dhe arrin edhe të dy golat e radhës.

Kylian Mbappe, që padyshim ishte lojtari më i mirë i PSG-së sonte, shënoi në minutën e 56-të. Ai u shërbye shumë mirë nga Bernat për të devijuar topin në rrjete dhe dyfishuar epërsinë.

Pas kësaj në fushë hyri Di Maria. Sulmuesi argjentinas tregoi edhe njëherë klasin e tij, ku pasi mori një top të mirë nga Mbappe në minutën e 68-të, shënon golin e tretë për PSG.

Me këtë fitore të pastër, PSG merr pikët e parë në Ligue 1 të Francës, derisa shihet si favoriti kryesorë për ta fituar edhe sivjet kampionatin francez.

PSG kërkon minimumi 200 milionë euro për Neymar

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain raportohet se janë duke kërkuar 200 milionë euro për Neymar, i cili dëshiron të largohet nga kjo skuadër këtë verë

Rivalët e LaLigas, Barcelona dhe Real Madrid janë duke luftuar për nënshkrimin e brazilianit , i cili para dy viteve ju bashkua PSG-së për 222 milionë euro.

PSG thuhet se janë të frustruar me dëshirën e Neymar për t’u larguar, kështu që klubi me pronar sheikët e Katarit janë duke kërkuar shumë para për sulmuesin, raporton gazeta La Parisien. Po ashtu besohet se ai është duke kërkuar nga skuadrat spanjolle një pagë minimale prej 34 milionë euro në vit.

Në të njëjtën kohë, L’Equipe raporton që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është fans i madh i Neymar.

Tashmë ka kontakte në mes të dy palëve të cilat do të përfundojnë para verës, edhe pse nuk kanë shkuar mirë, por Florentino ka marrëdhënie të mirë me babin e Neymar dhe presidentin e PSG-së, Nasser al Khelaifi, të cilët do ndihmojnë në këto negociata.

Si shtesë e kësaj, Gareth Bale, James Rodriguez apo edhe Isco mund të përfshihen në marrëveshje.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka thënë se negociatat kanë avancuar më shumë se mendohet, edhe pse ka mohuar të tregoj detalet e ofertës në të cilën janë përfshirë klubet.

Real Madridi deri me tani ka shpenzuar 303 milionë euro në këtë afat, më shumë se çdo klub në Europë dhe janë gati që ta shtojnë edhe Neymar në radhët e tyre.

Los Blancos po ashtu kanë treguar interes edhe për Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, edhe pse i pari pritet që të mbetet në Manchester United për momentin, aq me pak që afati i transfereve në Angli është mbyllur.

Mbappe konsiderohet një lojtar i mirë për të ardhmen dhe shihet si një transfer që do të bëhet gjatë vitit 2020.

Zyrtare: Tjetër largim nga PSG

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain ka njoftuar shitjen përfundimtare e Kevin Trapp tek Eintracht Frankfurt, për shifrat 7-10 mln euro.

Portieri gjerman firmosi kontratë deri në vitin 2024 me “Shqiponjat”, me të cilët sezonin e fundit luajti në huazim, transmeton Periskopi.

Për Trapp është një rikthim në shtëpi, pasi në vitin 2015 PSG e bleu pikërisht nga klubi gjerman portierin.


Me këtë lëvizje, PSG qartëson strategjinë në merkato: Duhet të blihet patjetër një portier.

Buffon dhe Trapp u larguan, ka mbetur vetëm Areola, i cili nuk konsiderohet si portier i parë dhe Leonardo është vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e portierit të Milani, Gianluigi Donnarumma. /Periskopi.com/

PSG e fiton me përmbysje Superkupën e Francës

Periskopi.com Sporti
Paris Saint Germain e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri 2019/20, duke fituar Superkupën e Francës.

Të besuarit e Thomas Tuchel u desh të djersitën shumë për ta mposhtur 2-1 në finale Rennesin, ndeshje që u zhvillua në Kinë.

Të parët në epërsi kaluan skuadra e Rennes, me golin e Adrien Hunou në minutën e 13’ të ndeshjes, që befasoi ekipin e Thomas Tuchel.

Kjo ngjalli frikë te skuadra e PSG-së, sepse në fund të sezonit të kaluar, Rennes e fitoi Kupën e Francës, duke e mposhtur në finale pikërisht Parisin.

Sido që të jetë, kjo ndeshje ishte krejtësisht tjetër dhe 45 minutat e pjesës së dytë ishin ndryshe për PSG-në, që përmbysi gjithçka për ta fituar titullin e parë për sezonin 2019/20.

Fillimisht, pas tentimeve të shumta, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti golin e barazimit në minutën e 51’, pas një asisti nga blerja e re, Pablo Sarabia.

Kurse golin e fitores e shënoi Angel di Maria për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’ia siguruar titullin Parisit.

PSG, gati 950 000 euro në javë për Mbappe

Periskopi.com Sporti

Derisa mediat në Angli shkruan se Manchester City do të ofrojë një ofertë të parezistueshme për Kylian Mbappe, mediat në Francë kanë shkruar se PSG është afër për t’i ofruar 950 mijë euro në javë për sulmuesin francez

Paris Saint-Germain raportohet se do ta bllokojnë yllin e tyre Kylian Mbappe duke i ofruar atij një kontratë të re, nga e cila ai do të fitonte 950 mijë euro në javë.

Megjithatë, kjo do të varet nëse Barcelona e blenë Neymar, i cili dëshiron të largohet nga kampioni i Ligue 1.

Sipas gazetës franceze El Pais, City është duke u përpjekur për ta sjell në Angli sulmuesin 20 vjeçar, me trajnerin Pep Guardiola që ka kontakte të rregullta me të që disa vite.

Natyrisht, PSG do të tentojnë ta mbajnë me çdo kusht në skuadër ish sulmuesin e Monacos dhe shpresojnë që ta bëjnë atë lojtarin e dytë më të paguar në histori vetëm që ai të rri.

Sipas këtij shkrimi, ata i kanë ofruar të ardhura vjetore prej 50 milionë e më shumë euro, e cila do ti sillte atij një pagë javore prej 950 mijë euro.

Por, për ta bërë këtë ata duhet që të gjejnë fonde shtesë për pagën e tij.

Kështu, ata shpresojnë që të marrin pagën e Neymar pasi të largohet dhe t’ia bashkojnë me pagën e tij momentale.

Ai dëshiron që të kthehet në “shtëpi”, pra në Barcelonë dhe ka kërkuar nga bordi i PSG-së që ta lejojnë atë të largohet.

Pavarësisht largimit të tij kontrovers nga Kamp Nou dy vite me parë, katalunasit dëshirojnë që ta rikthejnë edhe pse pengesat financiare janë bërë problem për ta dhe mund ta bllokojnë çdo transfer.

Në të njëjtën kohë, Guardiola është duke u përpjekur që ta bind fituesin e Botërorit Mbappe që të kalojë në Manchester City.

Sulmuesi ka kontratë deri më 2022, por City e sheh atë si një zëvendësues ideal për golashënuesin më të mirë te të gjitha kohërave, Sergio Aguero.

Aguero (31), ende ka për të treguar cilësitë e tij në fushë por mundësia për ta transferuar Mbappen do të bënte që ai të largohej nga Anglia apo të rrinte si zëvendësues i francezit.

PSG zyrtarizon blerjën e parë

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain ka kryer transferimin e parë për këtë merakto vere.

Sot, ata u zyrtarizuan blerjën e Pablo Sarabia Garcia nga Sevilla, për shifrën e 18 milionë eurove, aq sa ishte edhe klauzola e largimit të tij, edhe pse vlera e tij në treg llogaritet të jetë 40 milion euro.

Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur kontratë 5-vjeçare, me pagë 4 milionë euro në sezon.

Për 27-vjeçarin sezoni që kaloi ishte tejet pozitiv, pasi arriti të shënojë 23 gola dhe dha 17 asist për shokët e skuadrës në të gjitha ndeshjet me andaluzianët.

Shpejtësi dhe çmenduri, Mbappe vrapoi 38 km/h te goli i parë kundër Monacos

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germaini të dielën siguroi edhe matematikisht titullin, edhe pse Lille barazoi paraprakisht dhe kështu titulli ishte i tyre, PSG nuk e kurseu Monacon.

Skuadra nga Parisi fitoi me rezultat 3-1, në një ndeshje ku Kylian Mbappe shkëlqeu me tre gola.

Por, është i pari ai që mori vëmendjen më të madhe, kjo pasi ylli francez regjistroi shpejtësi 38 kilometra në orë në aksionin e golit.

20-vjeçari është një nga lojtarët më të shpejtë jo vetëm në Ligue 1, por edhe në top pesë ligat e mëdha evropiane dhe shpejtësia e regjistruar ndaj ish-skuadrës së tij është një nga më të mëdha në Evropë këtë sezon nga një lojtar i futbollit.

Mbappe ka shënuar 36 gola në 40 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Di Maria sqaron përfundimisht të ardhmen e tij

Periskopi.com Sporti

Angel Di Maria largohet përfundimisht nga Napoli dhe nga skuadrat e tjera të cilat lakoheshin në të ardhshmen e tij.

Duket se argjentinasi ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Duke zgjedhur një postim në rrjetin social “Instagram”, ish-lojtari i Benfica, Real Madrid dhe Manchester United ka komunikuar se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me thashethemet për të ardhmen e tij.

“Mjaft gënjyet. Unë do të qëndrojë te PSG,” – shkroi Di Maria.

Di Maria, 30 vjeç, u transferua te Parisi në vitin 2015 dhe deri tani ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje zyrtare të luajtura për francezët.

Napoli dhe Inter ishin klubet e vëna në gjurmët e tij.

PSG transferon yllin tjetër të Wolfsburg?

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain dëshiron të përforcohet edhe më shumë.

Periskopi.com Sporti

Pasi ka transferuar Julian Draxlerin, PSG kërkon edhe një lojtar nga skuadra gjermane Wolfsburg.

Ricardo Rodriguez është dëshira tjetër e PSG-së që po tenton ta mbyllë marrëveshjen me Wolfsburgun sa më parë.

24-vjeçari ka pasur disa sezone fantastike në Bundesliga dhe ka kërkuar një skuadër më të madhe.

Ky transferim pritet të finalizohet me PSG-në që do të paguajë 25 milionë euro për zviceranin.

PSG ‘çmendet’ pas Draxlerit, në garë edhe për shërbimet e yllit italian

Paris Saint-Germain janë duke menduar të transferojnë yllin italian në rritje të Fiorentinas, Federico Bernardeschi.

Periskopi.com Sporti

Bernardeschi në këtë dy sezonet e fundit është duke shkëlqyer me fanelën viole dhe nuk ka mbetur pa ra në sy të gjigandëve europian.

bernar
Federico Bernardeschi, Fiorentina

 

Sipas gazetave franceze klubi parisen iu është bashkuar skuadrave që janë në garë për shërbimet e mesfushorit ofanziv, si Inter, Juventus dhe Chelsea.

Bernardeschi
Bernardeschi llogaritet si ylli i radhës i kombëtares italiane

Por, duket si mision i vështirë për t’u kompletuar pasi që klubi italian nuk do të lejojë yllin e tyre që të largohet në janar. /Periskopi/

PSG pas Draxlerit, kërkon të transferojë edhe mesfushorin e Napolit

Raportet në Francë tregojnë se PSG janë duke marrë parasysh një lëvizje në afatin e janarit për mesfushorin e palumtur të Napolit, Jorginho.

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Ligue 1 aktualisht janë në vendin e tretë në tabelë nën drejtimin e trajnerit, Unai Emery, dhe kanë luftuar me lëndime në qendër të mesfushës këtë sezon, përcjell Telegrafi.com.

Revista me ndikim France Football ka sugjeruar se drejtori sportiv i klubit, Patrick Kluivert është i prirur për Jorginhon, edhe pse ai nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve për një klub tjetër.

Pas një sezoni të suksesshëm vitin e kaluar me Napolin, trajneri Maurizio Sarri ka vendosur që 25-vjeçarit t’i japë më pak kohë të luajtur në sezonin aktual. Kjo është kryesisht për shkak të ardhjes së Amadou Diaëara nga Bologna në verë, me mesfushorin 19-vjeçar nga Guinea që ka bërë tetë ndeshje si titullar në të gjitha garat.

Raportet në Itali kanë sugjeruar tashmë se reprezentuesi italian mund të kërkoj për një lëvizje diku tjetër në afatin kalimtar të janarit, si pasojë e mundësive të reduktuara në formacion titullar të Sarrit.

PSG arrin marrëveshje me Wolfsburg për Julian Draxler

Mesfushori gjerman, Julian Draxler, do të jetë nënshkrimi i parë i klubit parisien në këtë afat kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të L’Equipe dhe Goal, skuadra franceze ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për të transferuar yllin e tyre, për shumën 45 milionë euro, transmeton Periskopi.com.

draxler
Julian Draxler

 

Wolfsburg do të pranojë shumën në dy transaksione, të parin 35 milionë euro dhe të dytin 10 milionë euro bonuse.

Draxler ishte i lidhur me një transferim te Arsenal e Juventus, por tani ai do të nënshkruajë me PSG, ku besohet se do të nënshkruajë kontratë për 3 apo 4 vite.

PSG po ashtu ka bërë ofertë edhe për mbrojtësin e majt të Ëolfsburg, Ricardo Rodriguez. /Periskopi/

Verrati: Nuk largohem nga PSG

Marco Verratti ka siguruar tifozët se ai nuk sheh asnjë arsye për t’u larguar nga Paris Saint-Germain, pavarësisht komenteve nga agjenti i tij.

Periskopi.com Sporti

Agjenti i mesfushorit italian, Donato Di Campli, zbuloi këtë javë se klienti i tij ka pasur oferta nga Serie A, dhe ka deklaruar se reprezentuesi italian nuk do të përfundojë karrierën e tij me PSG, por Verratti nuk është i këtij mendimi.

“Jam mirë këtu dhe unë nuk shoh asnjë arsye për t’u larguar”, ka thënë fillimisht Verratti për Sky, përcjell Telegrafi.

“Të gjitha që agjenti im i ka thënë është se të gjithë e kanë të vështirë për të përfunduar karrierën e tyre me një ekip, por ka një dallim në mes të vështirës dhe të pamundurës.

verratti
Marco Veratti, Paris Saint-Germain

 

“Unë jetoj çdo ditë për t’u përpjekur dhe të fitojë sa më shumë që të është e mundur, dhe unë gjithmonë kam thënë se tani ëndrra ime është për të fituar këtu”, përfundoi italiani.

Chelsea e gatshme të bëjë një ofertë të çmendur për dy lojtarët e PSG-së

Ndryshe, dy gjigantët italian, Juventusi dhe Interi kanë qenë të lidhura me Verrattin, por duket se ai do të qëndrojë në Parc des Princes për të ardhmen e afërt.

 

 

Draxler arrinë akord me gjigandin europian

Julian Draxler si duket do ta vazhdojë karrierën në Francë te PSG.

Periskopi.com Sporti

Lojtari në kohën e fundit nuk kishte marrëdhënie të mira me klubin dhe Ëolfsbugu kishte filluar të mendoj shitjen.

Por tashmë lojtari duket se ka gjetur rrugën dhe skuadrën e re, besohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze.

draxler118_v-vierspaltig
Julian Draxler, Wolfsburg

 

I vetmi problem është se francezët nuk dëshirojnë të paguajnë çmimin e vendosur nga Wolfsburg që është 40 milionë euro. /Periskopi/

Mancini refuzon gjigandin europian

Roberto Mancini i ka hedhur poshtë njoftimet se do ta zë vendin e Unai Emeryt si trajner i Paris Saint-Germainit.

Periskopi.com Sporti

Kampioni francez pësoi nga Guingampi të shtunën duke mbetur shtatë pikë prapa liderit Nice.

Për shkak të fillimit të keq të sezonit, është raportuar se Emery mund të shkarkohet, ndërsa Mancini është përmendur si një prej trajnerëve që mund ta zëvendësojë atë.

Megjithatë, kur është pyetur për thashethemet, strategu italian ka thënë se udhëtimi për në Paris nuk është në planet e tij.

Mancini është pa punë që kur u largua nga Interi në fillim të këtij sezoni.

 

Bacca i lumtur në San Siro

Agjenti i Carlos Baccas ka thënë se lojtari i tij është shumë i lumtur në klubin e Milanit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kolumbian është lidhur kohëve të fundit me një largim nga San Siro.

Bacca besohet se ka humbur besimin e trajnerit italian Vicenzo Montella dhe është duke kërkuar skuadër të re.

Ëest Ham United dhe Paris Saint-Germain janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

“Bacca është shumë i lumtur te Milani”.

“Edhe trajneri edhe klubi janë shumë të kënaqur me të”, ka thënë agjenti. /Periskopi/

PSG dhe Arsenali në garë për yllin gjerman

Sipas asaj që raporton “RMC”-ja, PSG është e gatshme të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për kampionin e botës, por vështirë që futbollisti do të bindet të luajë në Ligue 1.

Periskopi.com Sporti

Kështu, Mesut Ozil po e shtyn klubin e Arsenalit të mposhtë parisienët për të blerë shokun e skuadrës te Gjermania dhe ka mundësi që Arsene Wenger të ofrojë pesë milionë euro më shumë për yllin e Wolfsburgut.

draxler

Draxler po vuan shumë tek “Ujqërit”, teksa në fundjavë u la jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Në ekipin londinez aktualisht luajnë tre lojtarë të kombëtares gjermane Mesut Ozil, Per Mertesacker dhe Shkodran Mustafi.