Një ndeshje larg rekordit absolut, Buffon përgatitet të kalojë legjendën Maldini

Periskopi.com Sporti

Në të ardhmen, Gigi Buffon mund t’i dorëzojë trupin e tij shkencës për materie studimi, por fillimisht dorëzoi duart e tij dhe, mbi të gjitha, zemrën për Juventusin edhe për një tjetër vit.

Gardani veteran do të luajë bardhezi deri në vitin 2021, pra 43 vjeç. Dëshira e tij më e madhe është të fitojë kupën e mallkuar me dy veshë (Champions), por gjithashtu së shpejti, mbase që në derbin ndaj Torinos, do të vendosë rekordin historik në Serie A.

Contratto Buffon: clausola per giocare 8 partite e superare il ...

Nëse zbret në fushë në derbin e Torinos, atëherë do të prekte 648 ndeshjet në Serie A, një më shumë se sa legjenda Paolo Maldini (647). Sa i përket të ardhmes, “Gazzetta dello Sport” siguron se Gigi do të vazhdojë të jetë te Juventusi, por këtë herë duke ndjekur Nedved, në bordin drejtues të bardhezinjve.

Sarri i detyruar të aktivizojë Buffon për shkak të rekordit: Nesër kundër Genoas portieri kalon Maldinin

Periskopi.com Sporti

Gianluigi Buffon është gati të bëhet lojtari më me shumë prezenca në Serie A.

Nëse, sic duket, nesër do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Genoa, portieri 41 vjecar i Juventus do të arrijë kuotën 648 prezenca në Serie A e do të kalojë kështu Paolo Maldini në krye të kësaj renditje speciale.

“Motivi për të cilin vazhdoj të luaj është se mund të dhuroj së bashku me shokët e këtë shoqëri akoma shumë emocione të bukura, që vlen ti jetosh – ka thënë portieri pas ndeshjes me Sampdorian, kur kishte arritur milanistin.

E ardhmja? Lë jetën të më tregojë rrugën. Në këtë moment do ti haja hakun vetes nëse do të mendoja të tërhiqesha, sepse ndihem një pikë referimi, pavarësisht ndeshjeve që luhen”. E në fakt rinovimi i kontratës duket fare pranë.

Një karrierë e nisur në 19 nëntor 1995 me një rrjetë të paprekur në ndeshjen e debutimit kundër Milan; debutimi në Serie A në moshën 17 vjec e 295 ditë në një Parma-Milan 0-0. Nga dita e debutimit në atë të sfidës në shtëpinë e Genoa kanë kaluar më shumë se 24 vjet e nesër Buffon mund të arrijë kuotën 648 ndeshje në Serie A e të futet përfundimisht në legjendë.

Festë në familjen Maldini, sot feston ditëlindjen legjenda e futbollit italian

Periskopi.com Sporti

Sot feston ditëlindjen një nga lojtarët më ikonik në botë, Paolo Maldini, i cili mbushë plot 52 vjet.

Ai lindi me këtë profesion (si futbollist), por shkoi edhe më tej trashigimisë të lënë nga babai i tij Cesare, i cili luajti në klube si: Milan, Parma e Torino.

I lindur më 26 qershor 1968, Maldini kaloi 25 vjet në Milano duke bërë 647 paraqitje, teksa luajti 125 herë për Italinë, shkruan Periskopi.

Këto numra mbresëlënës dhe unik,  e bëjnë atë mbrojtësin më të mirë në histori të futbollit.

Kujtojmë që, ai po mban rolin e Drejtorit Teknik në Milano që nga qershori vitit të kaluar. /Periskopi

Lajmi i fundit: Maldini operohet në veshka

Periskopi.com Sporti

Në stërvitjen e djeshme me klubin kishte munguar Paolo Maldini, kjo pasi ai i ishte nënshtruar një operacioni neë veshka.

Ish-futbollisti i kuqezinjve, që tash punon si drejtor sportiv, ka hequr gurët në veshka.

Drejtori ekzekutiv i klubit kuqezi, Ivan Gazidis, mbajti të mërkurën një takim me ekipin e Milanit, pa pjesëmarrjen e Maldinit.

“Milan News” shkruan se Maldini i është nënshtruar një operacioni të lehtë në veshka.

Gjithashtu raportohet se ai ka qenë prezent sot për të shikuar përgatitjet e Milanit për ndeshjen e nesërme kundër Juventusit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

 

Këta janë futbollistët legjendar që nuk arritën kurrë të fitojnë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dyshja që kanë fituar 11 ‘Ballon d’Or’ së bashku, por ka futbollistë të tjerë legjendar që nuk kanë fituar kurrë çmimin e lojtarit më të mire, anipse karriera e tyre ishte e bujshme, shkruan Periskopi.

Kështu Periskopi jua sjell lojtarët më të mirë që kurrë nuk arritën të fitojnë trofeun ‘lakmitar’, prej të cilëve, disa mund t’i dini e disa mund të jenë surprizë.

TENERRY HENRY

Midis 2001/6, ish sulmuesi i Arsenalit ishte në kulmin e karrierës së tij.

Jo vetëm që ishte golashënuesi më i mirë në Premier League në katër nga ato pesë sezone, ai shënoi 29 gola në 52 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Por, për disa arsye, pavarësisht shfaqjeve briliante ai ishte vetëm kandidat për Ballon d’Or.

PAOLO MALDINI

Ai është thirrur mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonëherë. Ikona e Milanit fitoi 25 trofe, përfshirë shtatë tituj në Serie A dhe pesë herë Champions League.

Por për gjithë madhështinë e tij, ai shpesh ishte në hije nga shokët e ti të shkëlqyeshëm të skuadrës si Andriy Shevchenko, Kaka, George Ëeah, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit, të cilët të gjithë ishin fitues të topit të Topit të Artë.

Ai arriti të fitonte vendin e tretë në 1994 dhe 2003.

XAVI

Mesfushori spanjoll luajti 767 herë për ‘katalunasit, por Ballon d’Or e shmangu atë, edhe kur ndihmoi Spanjën të fitojë Kupën e Botës 2010.

ANDRES INIESTA

Është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit spanjoll – me 35 trofe, përfshirë nëntë tituj të La Liga dhe katër Champions League.

Megjithatë, Iniesta nuk arriti të fitonte një ‘ Ballon d’Or’, anipse ai poashtu shënoi edhe golin fitues kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës 2010.

BOBBY MOORE

Lojtari më i madh i Anglisë ndonjëherë – Bobby Moore, kapiteni i ekipit fitues të Kupës së Botës 1966, nuk e mori kurrë shansin të ngre një Ballon d’Or. /Periskopi.com/

 

Paolo Maldini zbulon lojtarin më i mirë me të cilin ka luajtur: ‘Ai ishte i mirë me të djathtën, me të majtën dhe me kokë’

Periskopi.com Sporti
Paulo Maldini ka folur në lidhje me futbollistin më të mirë që ka luajtur gjatë jetës së tij. Legjenda e Milanit ka treguar se lojtari më i mirë që ka parë live është Marco Van Basten.”Milani më i madh që kam luajtur ndoshta ka qenë rreth viteve 1991-94. Ka qenë një ekip me shumë emra të mëdhenj. Gullit qëndronte në të djathtë me Tassottin, ndërsa Van Bastern, Massaro, Papin, Boban dhe Savicevic. Nuk ishte ekip normal!

“Më ka bërë përshtypje më shumë se të gjithë Van Basten. Ai ishte mirë me të djathtën, me të majtën, me kokë. Ishte shumë i fortë dhe i shpejtë, më i miri. Holandezi luajti për pak kohë, vetëm 28 vite. Ishte fatkeqësi që u ndal në një moment të tillë”, – tha ai për Ad.nl.

Maldini befason me deklaratën e fundit: Jam lojtari më humbës në histori

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi legjendar italian, Paolo Maldini, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Në një lidhje live në “Instagram”, me sulmuesin Bobo Vieri, Maldini ka pohuar se është lojtari më humbës në histori. Me gjithë se ka fituar plot 5 Champions, menaxheri aktual i Milanit, shprehet se finalet e humbura janë më të shumta se trofetë e fituara.

“Unë jam lojtari më humbës në histori.  Fitova shumë por kurrë nuk e pranova finalen e humbur. Në Kombëtaren kam pasur mundësi të mëdha por kam humbur edhe atje. Në vitin 2006, Lipi më kërkoi të shkoja në Kupën e Botës dhe unë i thashë jo: atëherë ata fituan dhe mendova se isha humbës. Momenti im më i keq? Ndoshta momenti më i keq është në Marsejë.

mALDINI VIERI

Ndeshja që më lëndoi më shumë? Një herë bëra një bisedë kondenciale me Boban dhe Masara, ku mendoja se jam lojtari më humbës në histori. Kam fituar shumë, duke përfshirë 5 Champions, por kam humbur 3 finale të Champions-it, 1 finale të Superkupës Europiane, 3 finale të Kupës Ndërkontinentale, 1 finale të Kupës së Botës, 1 finale të Europianit, 1 gjysmënale të Kupës së Botës dhe më pas mund të vazhdoj…

maldini-e1539461262641

Natyrisht, jam me fat, se kam fituar shumë, por i pashë këto finale të humbura si diçka, që është pjesë e lojës, kështu që sinqerisht pranova pothuajse gjithçka”, u shpreh Maldini.

E mposhti koronavirusin por Maldini tregon se ende po i vuan pasojat

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Milanit, Paulo Maldini ja doli të mposhtë koronavirusin, por sëfundmi është shprehur se efektet e tij u vuan ende.

Ish-mbrojtësi i Milanit ndjeu simptomat e para të sëmundjes më 5 mars dhe zbuloi tre javë më parë se përveç tij, edhe djali i tij Daniel kishin testuar pozitivisht.

“Është e vështirë të fillosh përsëri, sot u përpoqa të bëja diçka tjetër në palestër, pas dhjetë minutash isha i vdekur. Dhe jo sepse isha 52 vjeç”, tha ai për AS.

Kjo deklaratë vije vetëm një javë më vonë, pasi u konfirmua se ai dhe djali i tij kishin kaluar pandeminë.

Gjithashtu, Italia mbetet vatra e përhapjes së Covid-19 në Evropë.

Gjeniu i mbrojtjes: Ndërhyrjet më legjendare të Paolo Maldinit

Periskopi.com Sporti

Paulo Maldini ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbolli.

Italiani ndër vite ka frymëzuar lojtarë për artin e mbrojtjes dhe shume prej tyre e kanë pranuar se e kanë si idol.

51-vjeçari e kishte nofkën ‘Il Capitano’, derisa kishte luajtur futboll për 26 vite dhe atë vetëm për Milanin.

Maldini ka zhvilluar 902 ndeshje, 126 për kombëtaren e Italisë, ka fituar 26 trofe në 25 sezone të luajtura.

Italiani është në mesin e 18 lojtarëve që kanë arritur të bëjnë mbi një mijë paraqitje, derisa ka fituar pesë Liga të Kampionëve, shtatë Serie A, një Kupë të Italisë, pesë Superkupa të Italisë, pesë Kupa Evropiane dhe dy trofe internacional të FIFA-s për klube.

Në vitin 2007, Maldini u bë lojtari më i vjet me 37 vite që ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve me Milanin.

Italiani ishte shndërruar në makth për sulmuesit në mbarë botën derisa me Franco Baresin kishin shkuar në 58 ndeshje pa humbje nga viti 1991 deri më 1992.

Dyshja kanë luajtur së bashku në 196 ndeshje, duke pranuar vetëm 23 gola, që i bije 8.5 gola për ndeshje.

Maldini po e merr vetën, krenohet me mjekët: ‘Na keni bërë të ndjehemi krenarë që jemi italianë’

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini po e merr veten pasi u diagnostifikua me koronavirus ditë më parë.

Drejtori teknik i klubit të famshëm italian të futbollit është deklaruar për herë të parë, pasi u prek nga pandemia që ka goditur rëndë Italinë.
Maldini është deklaruar përmes Instagramit, ndërsa ka falënderuar tifozët për mesazhet e shumta përkrahëse.

Pos Paolo Maldinit pozitiv në testet për koronavirus doli edhe djali i tij, Danieli, që luan për të rinjtë e Milanit.

“Dua të falënderojë të gjithë njerëzit që kanë shfaqur dashurinë e tyre dhe brengat e tyre për mua dhe për djalin tim. Ne jemi mirë, duhet të jemi në gjendje të largojmë këtë virus brenda një jave. Faleminderit për mbështetjen që asnjëherë nuk mungon. Dua po ashtu të falënderojë mjekët, teknikët mjekësor, punëtorët e shëndetësisë, mbrojtjen civile dhe organet e sigurisë që po përballen me këtë emergjencë me profesionalizëm të madh. Na keni bërë të ndjehemi krenarë që jemi italianë”, ka thënë Maldini.

Edhe klubi i madh anglez i futbollit, Chelsea, ka njoftuar të hënën mbrëma që lojtari i kësaj skuadre, Callum Hudson-Odoi po ndjehet mirë dhe po e merr veten pasi doli pozitiv në testimin për koronavirus. Futbollisti po ashtu ka nisur ushtrimet në shtëpi për të mbajtur formën.

Krahasimi i fansit mes Paolo Maldinit dhe Virgil van Dijkut do të nxis debat serioz

Periskopi.com Sporti

Nëse do ta kishit për detyrë të formonit qendërmbrojtësin perfekt, rezultati do të ishte shumë i ngjashëm me Virgil van Dijkun.

Ylli i Liverpoolit shkëlqen në të gjitha atributet që i duhen një qendërmbrojtësi të kohës moderne: shpejtësi, fuqi, ndërhyrje, i fortë në ajër, qetësi dhe lexim perfekt i lojës, transmeton Periskopi.

Konsistenca e Van Dijkut është gati e pabesueshme: ai pothuajse asnjëherë nuk ka zhgënjyer që prej kur iu bashkua Liverpoolit, në mesin e sezonit 2017/18.

Fansat e Liverpoolit shkojnë aq larg sa që e konsiderojnë atë si një prej më të mirëve të të gjitha kohëve në pozitën e tij, një tendencë që shpesh është përqeshur nga fansat rivalë.

Liverpool FC v Manchester United - Premier League

Një shfrytëzues i Twitterit, tani, ka bërë një krahasim të tij me legjendën e Milanit, Paolo Maldini.

“Refuzoj të besoj se Maldini ishte qendërmbrojtës më i mirë se VVD. Si mund të jeni më i mirë se kaq. Çka mund të përmirësohet,” pyet “SeanDOlfc”.

“Maldini ishte mesatar fizikisht, nuk ishte as i gjatë, por qartazi lexonte lojën për mrekulli. VVD lexon lojën për mrekulli, por gjithashtu është prezenca më e mirë zonale dhe është i shpejtë.

“Secili qendërmbrojtës ka një mungesë. Terry do të pëlqente të kishte më shumë shpejtësi, Vidic do të pëlqente t’i lexonte më mirë topat e gjatë prapa tij, Ramos ka probleme me kartonë të kuq.

“Çka mund të shtojë VVD në lojën e tij? 30 gola në sezon?”

Problemi kryesor i krahasimit të Van Dijkut me Maldinin do të adresohet me kohë: jetëgjatësia.

Maldini u konsiderua mbrojtës i klasit botëror për 25 vite. /Periskopi.com/

Edhe Vokrri sy më sy me Paolo Maldinin

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Milanit, Pauolo Maldini, është takuar me djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, Gramozin.

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin, transmeton Periskopi.

Përveç yjeve të skuadrës, në Kosovë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. Në mesin e tyre është edhe ish mbrojtësi italian, Paulo Maldini.

Vokrri dhe Maldini ishin njohur dhe kishin pasur kontakte. Me viziten ne Kosovë , ai nuk la pa e ftuar Gramos Vokrrin për takim, teksa kanë biseduar rreth futbollit vendor dhe mundesite e bashkëpunimit me Milan.

Vokrri e ka njoftuar Maldinin lidhur me rrjedhat e futbollit, potencialin dhe qëllimet e këtij sporti.

Ndryshe, ndeshja mes Feronikelit dhe Milanit zhvillohet sonte(e shtunë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 20:45. /Periskopi.com/

Paolo Maldini merr dhuratë fanellën e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës e kanë nderuar legjendën e Milanit, Paolo Maldini me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Klubi italian po qëndron në Prishtinë, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Maldini është befasuar me pritjen e mirë që i është bërë në Kosovë, derisa më kënaqësi ka pranuar fanellën e Kosovës. /Periskopi.com/

Image

Pesë lojtarët me më së shumti paraqitje në garat europiane

Këtu mund t’i gjeni lojtarët të cilët kanë zhvilluar më së shumti ndeshje në garat europiane për skuadrat e tyre.

Periskopi.com Sporti

Paolo Maldini ka zhvilluar 174 paraqitje për Milanin në garat europiane, kryesisht në Ligën e Kampionëve.

Xavi Hernandez ka luajtur në 173 ndeshje që Barcelona ka zhvilluar në këto gara.

Clarence Seedorf, ish-futbollisti i Milanit, Ajaxit, Real Madridit dhe Interit ka zhvilluar 163 paraqitje në garat europiane.

Raul Gonzales ka zhvilluar 161 paraqitje në garat europiane gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit dhe Schalke 04.

Javier Zanetti, ish-ylli i Interit ka zhvilluar 160 paraqitje në këto gara. /Periskopi.com

Maldini i përgjigjet Milanit

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka hedhur poshtë mundësinë që të marrë përsipër detyrën e drejtorit sportiv te ky klub.

Periskopi.com Sporti

Italiani është pothuajse legjenda më e madhe e ‘rosonerëve’, mirëpo ai duket se nuk e ka në plan të marrë përsipër një detyrë të tillë.

Ai e ka konfirmuar vetë këtë gjë, duke thënë se nuk është koha e duhur që ai të emërohet në këtë post.

Milani pritet të bëhet së shpejti me pronarë kinezë, të cilët me gjasë do të bëjnë investime të mëdha në klub. /Periskopi.com

Milani ka nevojë për Maldinin

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini thotë se ish-klubi i tij ka nevojë për legjendën Paolo Maldini.

Ky i fundit ka qenë i lidhur me marrjen e mundshme të një detyrë brenda ‘rosonerëve’.

“Sikur të isha një tifoz i Milanit, unë do të uroja që Paolo Maldini të kthehej”, deklaroi Ambrosini.

“Nëse unë do të ishte në bordin e klubit, unë do të konsultohesha menjëherë për ta bërë një gjë të tillë”. /Periskopi.com