Sonte pas mesnate ndërron ora

Periskopi.com Lajme

Llogaritja verore e kohës në vitin 2020 fillon më 29 mars në ora 02:00 pas mesnate.

Akrepat e orës do të lëvizin një orë para duke shënuar 03:00.

George Hudson ishte i pari që propozoi idenë e kursimit të dritës së ditës në 1895.

Perandoria gjermane dhe Austro-Hungaria organizuan zbatimin e parë mbarëkombëtar duke filluar nga 30 prilli 1916-ës. Shumë vende e kanë përdorur atë në periudha të ndryshme që nga ajo kohë, veçanërisht që nga kriza energjetike e viteve 1970.

Megjithatë, tani kjo është duke u diskutuar për ta hequr tërësisht.

Qeveria e Kosovës mbledhje urgjente në orën 20:00

Periskopi.com Lajme

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje urgjentisht në orën 20:00.

Megjithatë, një njoftim nuk ceken pikat e rendit të ditës.

Gjithashtu sot gjatë ditës është iniciuar dhe është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme me kërkesën e opozitës.

Kreu i opozitës, Kadri Veseli, dje lajmëroi se i kanë mbledhur mbi 40 nënshkrime dhe kërkoi të thirret seanca e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë, sipas kërkesës së opozitës, u diskutua për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë se duhet të rikonsiderohet prezenca ushtarake në Kosovë.

E gjithë kjo për shkak se SHBA’ja po kërkon me ngulm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të hiqet tarifa.

Rrëfimi i gruas që Tito i dhuroi orë ari pas mikpritjes në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Nga shërbimi i detajuar e deri tek dhurata e orës prej ari – rrëfimi i Sanije Berishës, shërbyeses së Titos gjatë qëndrimit në Kosovë     

Ishte vitit 1979 kur rrugët e Prishtinës ishin mbushur me flamuj kombëtar dhe ku muzika e vallëzimi jehonte gjithandej. Qytetarë të shumtë të veshur me veshje kombëtare, i prinin valles rrugëve të kryeqytetit. E gjitha kjo ishte bërë në nder të ardhjes së ish-diktatorit jugosllav, Josip Broz Tito.

Parulla me mbishkrimin “Mirë se na erdhe i dashur shok Tito”, shihej në momenti kur ai kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës. Ai u prit me tapet të kuq dhe shumë përqafime.

Por ku u akomodua Tito dhe kush e shërbeu atë – Insajderi ka realizuar një storie me shërbyesen e tij në atë kohë, Sanije Berishën.

Ajo kishte qenë vetëm 27 vjeçare kur kishte filluar punën si shërbyese në Hotelin Grand, në Prishtinë aty ku Tito u vendos. Në vitin 1978, ajo kishte lënë arsimin për të punuar në këtë hotel, më parë ajo kishte punuar si mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike. Mirëpo, rrethanat e kishin obliguar që të fillonte një punë krejt tjetër.

Historia e saj është interesante. Si arriti ajo që në mesin e 20 personave të përzgjidhej si shërbyese e ish-diktatorit jugosllav.

Të premten e vitit 1978, Berisha kishte shkuar në intervistë me shpresë se nuk do të pranohej për të vazhduar më tutje, por ndodhi e kundërta.

Shërbimi i detajuar nga stafi që udhëheqte zonja Sanije, pritja me torte, gjakosja e këmbëve nga puna e pa ndalur, dërgimi i çarçafëve në këmbë nga kati i parë deri në të katërtin, vetëm që mos t’i rrudhoseshin bëri që Berisha në fund të pranojë një dhuratë tejet të veçantë nga vet Tito, një orë prej ari që mbante firmën e tij.

Me këtë veprim të Titos, u mahnitë edhe drejtorit i Grandit, që në atë kohë kishte qenë serb, i më pas vendosi të bëjë një festë për nder të orë që i ishte dhënë dhuratë Berishës.

 

 

Studim: Puna duhet nisur pas orës 10:00

Periskopi.com Zoya

Dr.Paul Kelley, një profesor i njohur i Universitetit të Oksfordit ka nxjerrë një studim lidhur me nisjen e shkollës apo punës përpara orës 10 të mëngjesit.

Ai e ka krahasuar me një torturë të vërtetë. Por natyrisht profesori i njohur ka kryer edhe testime për të mbërritur në një deklaratë të tillë. Sipas tij nisja e punës apo shkollës përpara orës 10, ul përqendrimin, rrit lodhjen dhe ndikon negativisht në rezultate, qoftë në punë e qoftë në shkollë.

“Duhet të ndryshojmë oraret pasi jo vetëm do jemi më të shlodhur por edhe do të arrijmë rezultate më të mira”, tha profesori i Oksfordit. “Mëlçia dhe zemra kanë një ritëm të caktuar që ndikohet nga zgjimi i hershëm. Zgjimi i hershëm dëmton shumë sistemin tonë por ne nuk e kuptojmë një gjë të tillë. Ai na ndikon fizikisht dhe emocionalisht, është një torturë”, tha ai.

Gjatë kohës që Kelley ishte drejtori në Monkseaton Middle School pak vite më parë kreu një eksperiment. Ai ndryshoi nisjen e orarit mësimor nga ora 8e 30 në 10. Sipas profesorit, nxënësit e tij patën përmirësime notash në masën 19 për qind.

 

Efektet shëndetësore të ndryshimit të orës

Periskopi.com Shëndeti

Ndryshimi i orës ka efekte të pafavorshme shëndetësore që mund të zgjasin për disa muaj nga momenti i hyrjes në fuqi dhe për këtë arsye duhet të shfuqizohet, sipas katër studiuesve të Universitetit të Vanderbiltit dhe Universitetit të Pensilvanisë, shkruar në një editorial në revistën ”Jama Neurology”.

‘’Ndryshimi i orës, mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të sulmeve në zemër dhe iktuseve dhe ul gjumin mesatarisht me 15-20 minuta në ditët pas hyrjes në fuqi të tij.  Këto efekte mund të rrisin edhe rrezikun e aksidenteve rrugore’’, theksuan autorët e studimit.

Për disa tema më të brishta, artikulli përmend fëmijët me autizëm, ku efektet negative mbeten me javë dhe madje muaj.

“Njerëzit mendojnë se një tranzicion prej një ore nuk është asgjë, se ai mund të kapërcehet brenda një dite, por ajo që ata nuk e kuptojnë është se ora e tyre biologjike nuk është më e sinkronizuar me dritën’’, shpjegon Ann Malow, një nga autorët.

”Nuk është një orë dy herë në vit, është një keqpërdorim i orës biologjike për tetë muaj në vit. Kur flasim për ndryshimin e orës dhe marrëdhënien me dritën natyrale, flasim për ndikime të thella me orën biologjike , të rrënjosura mirë në tru, dhe për këtë arsye ka ndikime në funksionet e trurit si energjia ose gatishmëria”, thekson ajo.

Në një iPhone 11 Pro është e vënë edhe ora e artë me shifër marramendëse

Periskopi.com Tech & Auto

Kursimi i parave për një iPhone të ri, është mjaft i vështirë për këtë smartfon të kushtueshëm, ndërsa për dikë ka të ardhura të mëdha, mund ta porositë edhe me një shtesë, që kushton 63 mijë euro dhe është nga ari.

Caviar është kompania e njohur për modifikimin e mbështjellësve të iPhone, që e ka krijuar iPhone 11 Pro Discoveri Solarius, që ka gjysmë kilogrami ari dhe 137 diamante

Në mes të këtij punimi, është e vendosur ora speciale, si dhe një gur i verdhë që është quajtur si guri i Diellit. Derisa, i gjithë punimi, është bazuar në ndikimin që Dielli ka në jetën tonë.

Megjithëse është një iPhone 11 Pro i 900 eurove, me kapacitet 64GB, për këtë shtesë duhet paguar 63 mijë euro, ndërsa për iPhone 11 Pro Max me 512 GB, duhet paguar njëmijë euro më shumë.

Të interesuarit për produkte më të lira nga Caviar, mund të porosisin mbështjellës tjerë nga Caviar që kushtojnë nga 7,200 deri në 7500 euro dhe janë më të lira se Solarius.

 

Ndryshimi i orës sot gjatë natës ndikon negativisht në shëndet

Periskopi.com Shëndeti

Me kthimin e kohës standarde, efektet e ndryshimit të kohës ndjehen, dhe jo pozitivisht!

Si çdo vit, ju nuk mund t’i shpëtoni kthimit të orës së vjeshtës, në fundjavën e fundit të tetorit (datë 27), ku ora ndryshohet midis të shtunës dhe të dielës.

Në tre të mëngjesit sot ora do të ndryshojë. Me sa duket kjo ka vetëm një avantazh: do të kemi një orë më shumë për të fjetur. Por, panorama e përgjithshme nuk duket të jetë kaq e bukur dhe me ngjyra…Efektet janë të tjera…

Pse ndryshimi i orës na bën të sëmurë?

Shumica prej nesh ndjehen të lodhur, të rraskapitur, flenë keq ose ndjehen të mërzitur. Pse ndodh? “Funksionet tona biologjike rregullohen nga ritmi rrethanor, domethënë nga alternimi i dritës/errësirës në afërsisht 24 orët e rrotullimit tokësor.

Edhe një desinkronizim i vogël i këtij ritmi është i mjaftueshëm që ora jonë biologjike të shkojë larg parashikimeve, duke sjellë lodhje, gjendje shpirtërore të ulët dhe çrregullime të gjumit”, thotë Roberto Manfredini, profesor i mjekësisë në Universitetin e Ferrara-s, një ekspert në kronobiologji. Por, është e mundur që të riorganizojmë alarmin tonë të brendshëm dhe të shmangim sikletet e shkaktuara nga ndryshimi i kohës. Këtu janë disa këshilla praktike…

“Ne mund ta mashtrojmë orën tonë të brendshme duke luajtur me dritën disa ditë para dhe pas ndryshimit të orës. Si?

Në mbrëmje, për të bllokuar melatoninën (substanca që shkakton gjumin) thjesht ekspozoni veten në dritë artificiale. Ndizni TV ose kompjuter gjatë përgatitjes së darkës: shkëlqimi i kaltër i këtyre instrumenteve, i cili ka një fuqi 100 herë më të madhe se ai i dritës, na ndihmon të bëhemi pak a shumë si bufët dhe të shtyjmë gjumin.

“Efektet hormonale të ndryshimit të orës zbuten nga aktiviteti fizik aerobik: vrapimi, noti, çiklizmi, ecja janë një barazues i fuqishëm i ritmeve dhe i bëjnë ato më elastike ndaj ndryshimeve”, shpjegon psikiatri Michele Cucchi. Kur ndryshimi i kohës ndikon negativisht edhe në gjendjen shpirtërore, atëherë nevojitet terapi e lehtë.

“Është çështje për të ekspozuar veten tuaj, në një kohë të caktuar me lojëra elektronike, në një llambë që lëshon një dritë të shkëlqyeshme dhe rinkronizon ritmet cirkiane”, shpjegon Dr. Cucchi. Terapia mund të bëhet në qendra speciale ose në shtëpi.

Rikthehet ora dimërore, mos harroni sonte të lëvizni 60 minuta prapa akrepat

Periskopi.com Lajme

E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do te shenojë ndërrimin e akrepave të orës, që shkojnë 60 minuta prapa.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë diell, ose dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Lojtari i akademisë i vjedh orën me vlerë 70 mijë euro ish-yllit të Ajax

Periskopi.com Sporti

Personi që vodhi orën e yllit të Nice, Kasper Dolberg më në fund është identifikuar.

Ora, me vlerë rreth 70,000 euro, ishte marrë nga brenda në dhomën e zhveshjes së Nice dhe zemërimi ishte i madh për ish-sulmuesin e Ajax.

Ai kërcënoi të mos luante në ndeshjen e radhës kundër Dijon, megjithëse bëri marrëveshje dhe luajti, duke shënuar në fitoren 2-1 për klubin, transmeton lajmi.net.

Dolberg paraqiti një ankesë në policinë lokale, dhe fajtori duket se është gjetur, me L’Equipe duke njoftuar se është lojtari i ri premtues Lamine Diaby-Fadiga.

Diaby-Fadiga bëri debutimin e tij nën trajnerin Lucien Favre në moshën 16 vjeç dhe ai ka luajtur përsëri në ekipin senior që kur Patrick Vieira mori detyrën.

Një dëmtim i këmbës që pësoi në prill e la atë jashtë fushave, dhe tani ekziston mundësia që karriera e tij me klubin francez të marrë fund.

Hetimi është hapur një hetim disiplinor dhe do t’i kërkohet shpjegime.

A do të ndryshojë ora sivjet, ky është vendimi i fundit

Periskopi.com Lajme

Ora do të ndryshoj sërish edhe pse ishte thënë se nga ky vit nuk do të kishte me orë verore e dimërore.

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa Zakonisht në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke ju mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Mësohet ora e takimit mes Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit

Periskopi.com Lajme

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pak ditë para shpërndarjes së Kuvendit ka nisur me ftesa ndaj liderëve të partive politike për takime, e që synim është që arrihet ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjërën prej tyre.

Periskopi  raportoi dje se Mustafa për ditën e sotme e ka ftuar në takim Ramush Haradinajn e AAK’së dhe Shpend Ahmetin e PSD’së, e që gjasat janë që të rezultojë një koalicion mes këtyre tri partive.

Takimet e thirrura  do të jenë të ndara. Periskopi mëson se Mustafa dhe Ahmeti do të takohen sot në orën 11:00, ndërsa ai me Haradinajn nuk dihet se kur do të realizohet.

Përpos tyre, kreu i LDK’së dëshiron të flasë edhe Fatmir Limajn nga Nisma Social Demokrate, të cilin po ashtu e ka ftuar për t’u takuar sot.

Nga AAK kanë thënë për Periskopin se qëllimi i ftesës së Mustafës për Haradinajn dhe Ahmetin është shqyrtimi i mundësisë për lidhjen e një koalicioni parazgjedhor mes këtyre tri subjekteve politike.

Tashmë dihet se AAK dhe PSD janë shumë pranë një marrëveshjeje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave pritet të caktohet pas seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar të mbahet më 22 gusht.

Përndryshe, AAK dhe PSD është e pritshme që jo më larg se nesër, të hënën, të formalizojnë koalicionin e tyre parazgjedhor.

Edhe pse gjasat janë minimale që të ketë ndonjë marrëveshje me LDK’në, burime të Periskopit kanë treguar se ende nuk e kanë të qartë se me çfarë oferte konkrete do të dalë Mustafa për Haradinajn dhe Ahmetin.

Deri më tani LDK ka shfaqur një afri me Levizjen Vetëvendosje, por që shihet më shumë si ofertë e njëanshme nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

Por, mundësinë e një koalicioni mes VV-së dhe LDK-së duket se e bën të vështirë çështja e kandidatit për kryeministër, meqë që të dy partitë synojnë që kandidatin ta kenë nga radhët e partisë së tyre.

Por, nuk është vetëm çështja e kandidatit për kryeministër që i ndanë këto parti, por janë edhe çështje të tjera si në rrafshin politik dhe ekonomik, për të cilat kanë dallime fondamentale.

Edhe pse, kur është në pyetje çështja e interesave politike dhe mundësisë së ardhjes në pushtet që të gjithë partitë politike në vend kanë treguar se i qesin në harresë dallimet ideologjike a politike, qoftë edhe armiqësitë mëparshme që mund t’i kenë pasur.

Sidoqoftë, nëse LDK – AAK – PSD arrijnë të kenë ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor kjo do të ndryshonte komplet raportin e forcave politike që synojnë të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të parakohshme.

Nëse këto tri parti arrijnë pajtueshmëri mes tyre gjasat që ky koalicion të jetë fitues i zgjedhjeve janë pothuajse të sigurta.

Kjo do të vështirësonte tej mase hesapet elektorale të dy partive të tjera të mëdha, PDK-së dhe VV-së, dhe nuk dihet se me çfarë reaksione dhe veprime do të përcilleshin tek to.

PDK-së i mbetet mundësia që asaj t’i bashkohet NISMA e Fatmir Limajt, ndërsa VV-ja mund të mbetet sërish e vetmuar.

BIK tregon në sa ora të martën falet namazi i Fitër Bajramit

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  hëne, më 3 qershor 2019.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 4 qershor 2019.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36 minuta të cilit do t’i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Më thuaj moshën, të them sa orë të duhen gjumë

Periskopi.com Shëndeti

Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun, prandaj shpeshherë shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen që të krijohet një rutinë e shëndetshme për gjumin.

Mungesa e gjumit çon në shumë sëmundje, përveç faktit që ju do të jeni i lodhur, poshtë syve tuaj do të keni rrathë të zinj dhe nuk do të jeni në gjendje të kryeni punët e tuaja ditore.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se në bazë të moshës janë të përcaktuar edhe orët sa duhet që një individ të flejë në gjumë:

0-3 muaj: 14-17 orë gjumë

4-11 muaj: 12- 15 orë gjumë

1-2 vjeç: 11-14 orë gjumë

3-5 vjeç: 10-13 orë gjumë

6-13 vjeç: 9-11 orë gjumë

14-17 vjeç: 8-10 orë gjumë

18-25 vjeç: 1-9 orë gjumë

24-64 vjeç: 7-9 orë gjumë

65+ vite: 7-8 orë gjumë

Shkencëtarët gjithashtu thonë se njerëzit duhet të krijojnë shprehi të mira të gjumit, si për shembull të mos hanë dhe të shmangin pijet e gazuara para se të shkojnë në shtrat.

Gjithashtu, ata thonë se njerëzit përherë duhet ta kujtojnë që gjumi i natës nuk zëvendësohet asnjëherë me gjumin e ditës.

 

 

Kulla Eiffel fik dritat për “Orën e Tokës”

Periskopi.com Lajme

Ndërtesa të njohura në gjithë globin mbrëmë i kanë ndalur dritat mbrëmjen e djeshme në kuadër të shënimit të “Orës së Tokës”, për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike që po ndodhin.

“Ora e Tokës” është një ngjarje ndërkombëtare që është organizuar nga World Wildlife Fund, WWF.

Qëllimi është që të mbrohet toka nga njeriu, pasi sipas kësaj organizate ajo është duke u dëmtuar.

Kjo është hera e 13 që organizohet kjo orë për token dhe është mbajtur nga ora 20:30 deri në 21:30, shkruan Klan Kosova.

Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta.

 

Nesër do të flini një orë më pak

Periskopi.com Lajme

Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para.

Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 3.

Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë

Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Periskopi.com Lajme

Nesër, e diele, më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të bëhet 3:00.

Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës pasi Parlamenti Evropian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore.

Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.

Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021, ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.

Sa kushton ora e ministrit Pal Lekaj?

Periskopi.com Lajme

I ftuar për të folur rreth punësimeve partiake, minitri Pal Lekaj ka treguar se sa kushton ora e tij e dorës, teksa ka mohuar se bartë orë të firmës Rolex.

“Para disa ditësh kanë thënë se e kam orën Rolex. Shikojeni vetë, 129 franga kushton”, ka thënë Lekaj në Debat Plus.

129 franga zvicerane i bien gati 114 euro./Periskopi/

Çmimi marramendës i orës së Noizyt, nuk do ta besoni sa kushton

Periskopi.com Showbiz

Çmimi marramendës i orës së Noizyt, nuk do ta besoni sa kushton

Është njëri nga reperët më të pëlqyer e më të pasur shqiptar.

Reperi nga Shqipëria, Noizy deri më tani ka sjell një sërë projektesh i cili është tejet aktiv edhe në mbrëmje muzikore me ç’rast ka edhe përfitime të mëdha, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ai ishte i përfshirë në një përleshje në Itali të cilën nuk e komentuar fare por që në rrjete sociale vazhdon të jetë aktiv.

Ai ka hedhur një imazh në llogarinë e tij personale, Instagram gjersa shfaqet ulur në një karrige.

E ajo që tërhoqi vëmendje është ora e Noizyt, çmimi i së cilës është zbuluar dhe ka një vlerë marramendëse.

Kjo orë e reperit e markës “Audemars Piguet”, kushton hiç më pak se 49 mijë euro.

 

 

 

 

 

Dua Lipa lë pas Rita Orën në “Spotify”, ja ku renditet ajo

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy artistet më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Rita Ora dy ditë më parë ka publikuar albumin e saj të ri “Phoenix”, i cili u prit shumë mirë në publik.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka publikuar listën e artisteve më të dëgjuara në kanalin “Spotify”, në mbarë botën.

Në këtë tabelë kryeson Ariana Grande, kurse ajo që të bie në sy është gara e ngushtë mes Ritës dhe Duas.

Derisa Dua gjendet e katërta me 8 milionë dëgjime, Rita është renditur e nënta me 6.2 milionë dëgjime.

Kur do të ndërrohet ora për herë të fundit

Periskopi.com Lajme

Ministri austriak i Transportit dhe Infrastrukturës Norbert Hofer njoftoi se një vendim për të ardhmen e ndryshimit të orës në Evropë do të merret në takimin e ardhshëm të ministrave relevantë të BE-së.

Ai theksoi se për prioritet ka arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët, në mënyrë që të mos ketë kohë të ndryshme zonale në Evropë.

Austria është e vetmja deri më tani pro mbajtjes së orës verore, pasi që Komisioni Evropian njoftoi heqjen e ndryshimit të orës, ndërsa vendet e tjera nuk e deklaruan propozimin e tyre.

Ministri austriak theksoi se një marrëveshje do të arrihet në takimin e Grazit, por shton se interesat janë kontradiktore.

“Vetëm një shembull. Nëse mbajmë kohën verore, dielli më 21 dhjetor do të dalë në Vjenë në ora 8.42, në Madrid në ora 9.34 dhe Stokholm në ora 9.43”, shpjegoi ai.

Hofer beson se heqja e tranzicionit nga llogaritja e kohës verë-dimër mund të pasojë në pranverën e vitit 2020 apo edhe në vitin 2021.

“Është e rëndësishme ta heqim, pasi kjo nuk na sjell asgjë,” tha ai.

Ndryshe, në Austri deri 77% e qytetarëve janë shprehur kundër ndryshimit të orës.