Giroud futet në librin e historisë së CL pas paraqitjes sensacionale mbrëmë kundër Sevillas

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud ishte thjesht i pandalshëm në Champions League, të mërkurën.

Frank Lampard rrezikoi duke bërë rotacion në formacion, pasi skuadra e tij tashmë e kishte siguruar kualifikimin tutje, edhe pse ende jo pozitën e parë, transmeton Periskopi.

Vec kësaj, përballë kishte një kundërshtar tejet të papërshtatshëm si Sevilla, që poashtu kishte siguruar kualifikimin tutje.

Mirëpo, Chelsea arriti të fitojë 4-0 si mysafir, falë një paraqitjeje absolutisht sensacionale nga Olivier Giroud, i cili startoi vetëm për herë të dytë këtë sezon dhe për herë të parë jashtë Carabao Cup.

Francezi shënoi të katër golat, tri nga loja e hapur dhe një nga penalltia.

Ishte një paraqitje thjesht e jashtëzakonshme që e fut emrin e Giroud në historinë e Champions League, duke u bërë vetëm lojtari i 15-të që shënon katër apo më shumë gola.

Giroud shkruajti mbrëmë historinë, shënoi 4 gola dhe theu disa rekorde

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e mbrëmshme mes Sevillës dhe Chelseat mbase do të mbahet mend gjatë, kjo për shkakun se francezi, Oliver Giroud ‘i vetëm’ i shkaktoi debakël spanjollëve, shkruan Periskopi.

34-vjeçari jo vetëm që shënoi një hat trick të përsosur me 4 gola, por edhe u bë lojtari më i moshuar që shënoi tre në një lojë në Champions League që nga Ferenc Puskas.

Giroud gjithashtu u bë lojtari i dytë i Chelseat që shënoi një hat trick në Ligën e Kampionëve pas Didier Dorgbas.

Shihni golat më poshtë. /Periskopi

Giroud po shkëlqen me Francën, pranon superasist nga Mbappe – shënon gol briliant

Periskopi.com Sporti

Franca ka arritur ta cojë në 3:1 avantazhin në ballafaqimin ndaj suedezëve, transmeton Periskopi.

Golin e tretë për francezët e shënoi golashënuesi i golit të parë Giroud, i cili nguliti topin në rrjetë pas asistimit të Kylian Mbappes.

Shihni golin ./Periskopi

Ylli i Chelseat arrin marrëveshja personale me Juventusin

Periskopi.com Sporti

Klubi italian, Juventusi thuhet se është pajtuar me kushtet personale të sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Zonja e Vjetër është e interesuar në transferimin e yllit të Barcelonës, Luis Suarez.

Megjithatë, ‘pista Suarez’ ka hasur në vështirësi dhe drejtuesit e klubit janë duke shikuar alternativa tjera.

Njëri nga ta padyshim se është francezi i Chelseat, Giroud, i cili thuhet se është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Juventusi.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Giroud tashmë ka një marrëveshje në parim, për një kontratë dy-vjeçare me 4.5 milion euro në sezon.

Chelsea thuhet se e vlerëson atë pesë milion euro dhe ky shihet si një operacion i mundshëm që mund të materializohet në momentin e fundit.

Një emër tjetër i nxehtë është ai i Moise Kean, ish-sulmuesi i Juventusit që tani luan te Evertoni në Ligën Premier. /

Giroud ia bën ‘natën e mirë’ Kroacisë që luftoi shumë – shënon për 4-2

Periskopi.com Uncategorized

Kombëtarja e Franca ka shënuar edhe golin e katërt kundër Kroacisë dhe tash po avancon 4-2.

Olivier Giroud është ai që ka shënuar së fundmi nga penalltia në minutën e 76-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Aryeja pse Giroud qëndroi te Chelsea nuk është aspak sportive – ka të bëj me gruan

Periskopi.com Sporti

Olivier Giroud dhe Chelsea: një marrëdhënie që ka vazhduar përpara pavarësisht disa krizave.

Sulmuesi francez  ka qenë një hap afër largimit janarin e kaluar, kur zërat e merkatos e jepnin drejt Inter-it ose Lazio-s. Megjithatë, sulmuesi ka qëndruar në Londër dhe mbrapa këtij vendimi duket se ka më shumë nga sa është thënë dhe shkruar…

Sipas Daily Mail, në fakt, arsyeja e qëndrimit të francezit në Londër nuk është sportive.

Gruaja duket se i ka bërë presion atij e këshilluar nga… Marina Granovskaia, drejtuesja e Bluve që kontrollon çështjet e klubit: nga financat te merkato.

Miqësia mes dy grave, sipas së përditshmes britanike, ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e sulmuesit.

Kthesë e bujshme: Interit ia rrëmben nga duart Lazio objektivin

Periskopi.com Sporti

Lazio raportohet se ka arritur marrëveshje me Olivier Giroudin dhe aktualisht po pret vendimin e Chelseat.

Gazetari i “Sky Sports Italia”, Gianluca Di Marzio raporton se francezi ka vendosur të kalojë në kryeqytetin italian, transmeton Periskopi.

Raporti potencon se palët janë marrë vesh, por pengesa e vetme e mbetur është Chelsea, klub që po e kërkon zëvendësuesin e tij.

“Të Kaltërit” bën një ofertë për Dries Mertensin, por që u refuzua nga Napoli.

Interi potencohej të ishte destinacioni i francezit, por duket se gjërat kanë ndryshuar në momentin e fundit. /Periskopi.com/

Giroud mund të konsiderohet lojtar i Interit

Periskopi.com Sporti

Agjenti i sulmuesit të Chelsea Olivier Giroud është në Milano për të përfunduar kontratën me Interin para se fituesi i Kupës së Botës të udhëtojë në Itali për testet mjekësore.

Nicolò Schira ka zbuluar se marrëveshja mes Interit dhe Chelsea është konfirmuar dhe 33-vjeçari do të transferohet në San Siro për 5 milion euro plus 1.5 milion bonuse.

Agjenti thuhet se ka mbërritur në San Siro për të mbyllur kushtet personale të marrëveshjes para se sulmuesi francez do të udhëtojë në Milano për të finalizuar gjithçka.

Ish-lojtari i Arsenalit do të arrijë “në 48 deri në 72 orë për testet mjekësore” pasi raporti konfirmon se ai do të largohet nga Stamford Bridge.

Gazetari i Gazzetta dello Sport zbulon se Giroud do të marrë një pagë prej 4 milion euro plus bonuse në vit me Nerazzurri dhe ka pranuar të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare.

Giroud ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Chelsea këtë sezon dhe kontribuoi një gol për Blutë, gjatë humbjes së tyre ndaj Liverpoolit në gusht.

Giroud gjithnjë e më afër kalimit tek Inter

Periskopi.com Sporti

Inter është shumë afër që të bëjë edhe një lëvizje të madhe për fazën ofensive.

Tash e disa ditë, emri i Olivier Giroud lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra e Inter.

Gazetari italian, Nicolo Schira, shkruan se Inter ka arritur në marrëveshje me Giroud, për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Schira thotë se lojtari dhe skuadra janë pajtuar, dhe tashmë pritet vetëm akordi me skuadrën e Chelsea.

7 milionë është shuma e kërkuar për francezin, kurse Inter ka ofruar pesë milionë euro.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet gjatë këtyre ditëve.

E përçudshme: Asistenti i Lampardit i thotë fansit kosovar “hey Giroud”

Periskopi.com Sporti

Është ndjenjë e papërshkrueshme për çdo fans ta vizitojë stadiumin e skuadrës së tij të zemrës.

Në pamundësi për të udhëtuar për shkaqe të ndryshme, për vite të tëra fansat kosovarë më së afërmi që kanë mundur të jenë me idhujt e tyre ka qenë përmes televizorit, shkruan Periskopi.

Por fat tjetër ka pasur fansi, Granit Tërstena, i cili pati mundësi ta shikojë nga afër ndeshjen miqësore mes skuadrës për të cilën ai bën tifo, Chelseat kundër Red Bull Salzburgut.

Sikur kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme ngazëllimi, ai ka përjetuar edhe një moment tjetër që do ta mbajë mend gjatë dhe ndoshta nuk do ta harrojë kurrë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka zbuluar se në fakt asistent-trajneri i parë i Chelseat, Jody Morris, e ka ngatërruar atë me yllin e “Të Kaltërve”, Olivier Giroud.


E vështirë ta fajësojmë atë pasi ngjashmëria e Granitit me yllin francez është evidente.

“Hey Giroud” janë fjalët me të cilat ai i është drejtuar fansit kosovar.

Nuk kemi informacione tjera pwr rrjedhën e ngjarjeve pas atyre fjalëve, por “hej Granit” mos hezito të na zbulosh detaje shtesë me ndonjë postim tjetër. /Periskopi.com/

Barcelona kërkon sulmuesin më të dobët në Botë për të zëvendësuar Suarezin

Periskopi.com Lajme

Barcelona është duke kërkuar një qendërsulmues si zëvendësues i Luis Suarez.

Katalonasit kanë shenjëstruar “pykën” e Chelseas, Olivier Giroud, shkruan Indeksonline.

 

 

Sipas mediave spanjolle, Valverde është interesuar për francezin pas largimit të Munir El Haddadi në Sevilla.

Londinezët gjithashtu mund të humbasin Alvaro Moratën por edhe Giroud është në të njëjtën rrugë.

Largimi i tij shumë do të varet edhe nga blerja ë një sulmuesi nga Chelsea.

11-shja më zhgënjyese e Kupës së Botës

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar Kupa e Botës “Russia 2018” dhe kampion botëror u shpall Franca, e udhëhequr nga lojtari i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, shkruan Periskopi.

Kroacia bëri arritje historike, duke dalë e dyta në turne dhe duke e kapërcyer rekordin e 1998-s, kur arriti të dilte e treta.

E treta e botës u bë Belgjika, pasi në ndeshjen për vend të tretë e mundi Anglinë me rezultat 2 me 0.

Zhgënjyese në këtë turne ishin veçanërisht Gjermania dhe Anglia, por edhe mes kombëtareve tjera pati shumë lojtarë që nuk i përmbushën as afërsisht pritshmëritë e fansave të tyre.

Kjo është 11-shja më zhgënjyese e Botërorit, bazuar në këto pritshmëri:

Portier: Hugo Lloris, Francë.

Pika më e dobët e Francës në Kupën e Botës ishte në pikën më delikate, në portë. Lloris dje gaboi rëndë në finale, duke i dhuruar një gol Kroacisë pas përpjekjes për të tejkaluar futbollistin kroat Manxhukiq. Lloris ka shfaqur pasiguri edhe në ndeshjet e kaluara, duke mos qenë në nivel me lojtarët e tjerë të ekipit.

Këtu mund të ishte edhe Neuer, i cili poashtu gaboi dhe De Gea – por mos-sukseset e ekipeve të tyre kombëtare më shumë u përcaktuan nga lojtarët e reparteve ofenzive.

Mbrojtës krahu: Jordi Alba, Spanjë; Joshua Kimmich, Gjermani.

Jordi Alba nuk bëri paraqitje të mira për Spanjën nën urdhërat e Fernando Hierros. 18-shja e Barcelonës dukej mosvet e padisiplinuar duke lënë hapësira në mbrojtje, dhe duke mos arritur të bënte asgjë në fazën ofenzive. Edhe nga Kimmich i Bayernit pritej shumë më shumë, por ai ishte një tjetër futbollist zhgënjyes.

Mbrojtës qendre: Gerard Pique, Spanjë; Samuel Umtiti, Francë.

Prekja me dorë e Gerard Pique në ndeshje kundër Rusisë ishte decizive që Spanja të shkonte në vazhdime dhe të humbte nga penalltitë. Një tjetër gabim i Pique ishte edhe ndalja e Cristiano Ronaldo-s në ndeshjen e parë të Botërorit jashtë zonës me faul, që rezultoi me një tjetër gol të pësuar.

Umtiti është një tjetër fitues i Kupës së Botës që zhgënjeu me paraqitjet e tij. Edhe në finale, por edhe në gjysmëfinale dhe në ndeshjet e tjera, Umtiti ishte mjaft i pasigurtë në pasime dhe në pozicionim, duke dëshmuar se Barcelona bën mirë të rimendojë nëse dëshiron të mbajë Yerry Minan.

Mesfushorë qendre: Isco, Spanjë; N’golo Kante, Francë; Delle Ali, Angli

Isco, sepse në ndeshjen e humbur në penallti përballë Rusisë nuk ia doli të ishte aspak kreativ për të krijuar hapësira për sulmuesit ose edhe për të gjuajtur vetë që të mposhte portierin Akinfeev. Kante, sepse në ndeshjen përballë Kroacisë në finale, ishte thuaj tërësisht i neutralizuar dhe i pandikim, duke bërë një paraqitje skandaloze në mesfushë me shumë pasime të gabuara dhe me shumë rrezik të krijuar për ekipin e tij. Ali, sepse luajti shumë dobët gjatë gjithë turneut, edhe pse pritjet ishin që të bëhej lojtari kryesor i “Tre Luanëve”.

Sulmues: Neymar, Brazil; Diego Costa, Spanjë; Olivier Giroud, Francë

Neymar nuk ia doli mbanë të frymëzonte ekipin e tij që të shkonte më tej se në çerekfinale. Paraqitja përballë Belgjikës ishte mjaft e dobët, ndërkohë që ai u kritikua edhe për simulimet e kota që i bënte në vazhdimësi, shkruan Periskopi. Dobët luajti edhe Diego Costa, ani që e nisi mjaft mirë me dy gola. Në ndeshjen përballë Rusisë, ai u markua mjaft mirë nga një 38 vjeçar si Sergej Ignasheviq. Giroud është poashtu kampion bote, dhe me gjatësinë e tij ia dilte të krijonte hapësira për dyshen e rrezikshme Mbappe, Griezmann, por vetë nuk mundi të shënonte asnjë gol në shtatë ndeshje të luajtura, një statistikë katastrofale krahasuar me atë të mbrojtësit të Kolumbisë Yerry Mina që shënoi tri herë. /Periskopi

Giroud e përfundon Botërorin me një rekord katastrofal

Periskopi.com Botërori 2018

Olivier Giroud ishte zgjedhja e parë e Didier Deschamps në sulm, por ai nuk tregoi asgjë në këtë Botëror

Sulmuesi i Chelseat luajti 546 minuta në Botërorin ‘Rusia 2018’ dhe nuk realizoi asnjë gol dhe kjo ‘ndoshta’ mund të kapërdihet, por sulmuesi francez nuk ka bërë as edhe një goditje në portën kundërshtare dhe kjo është vërtetë një statistike e tmerrshme, shkruan Periskopi.

Olivier Giroud luajti 81 minuta në finalen që Franca e fitoi 4-2 kundër Kroacisë në Luzhniki të Moskës.

31-vjeçari nuk startoi për Francën vetëm në ndeshjen e parë ndaj Australisë, ndërsa që nga ndeshja e dytë ndaj Perusë e deri në finalen e sotme ai gjithmonë ishte startues në 11-shen e Deschamps.

Ismet Munishi, trajneri i Besës që ka kryer rolin e analistit gjatë këtij Botërori kishte thënë që është i habitur se si Giroud është pjesë e formacionit startues të Francës.

Baba i futbollit kosovar mes tjerash kishte thënë që sulmuesi i Chelseat nuk do të kishte vend as në skuadrën e tij te Besa e Pejës. /Periskopi/

Gjigandët italianë e duan yllin e Arsenalit

Napoli dhe Milani janë duke shfaqur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud.

Periskopi.com Sporti

Francezi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin londinez, e cila skadon në vitin 2018.

Napoli e do 30-vjeçarin në skuadër për të zëvendësuar të dëmtuarin Arkadiuz Milik, ndërsa ‘rosonerët’ duan që të ofrojnë një partner të duhur për Carlos Baccan në vijën e sulmit, ndonëse ky i fundit përflitet se mund të largohet nga San Siro.

Raportohet se Giroud është i disponueshëm për 25 milionë euro. /Periskopi.com

Wenger: Ky lojtar më pëlqen shumë te Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se e pëlqen shumë lojën që bën Olivier Giroud.

Periskopi.com Sporti

Francezi është javë fushave të lojës prej kohësh, pasi ka pësuar një dëmtim.

Por, trajneri i njohur thotë se 30-vjeçari është një opsion shumë i mirë për të në ndeshjet e mëdha.

“Unë jam një tifoz i Giroud sepse ai ka kaluar faza të vështira dhe është rikthyer”, deklaroi francezi.

“Kur ai gjendet me shpinë në mur, ai gjithmonë ka një përgjigje. Kur kam një ndeshje të madhe, gjithmonë mendoj se mund të mbështetem tek Giroud”, shtoi ai. /Periskopi.com

Lajme të këqija për Arsenalin

Arsenali do të duhet t’ia dalë pa Olivier Giroud dhe Aaron Ramsey në ndeshjen ndaj Swanseas.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez dhe mesfushori uellsian po vuajnë nga dëmtimet, të cilat i kanë lënë jashtë fushave të blerta në javët e fundit.

Mungesën e tyre për sfidën e ardhshme e ka konfirmuar trajneri Arsene Wenger.

“Giroud nuk do të jetë në dispozicion dhe Ramsey poashtu nuk është gati”, ka thënë francezi. /Periskopi.com

Xhaka pritet të startojë ndaj Hull Cityt, Giroud mungon

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të startojë në ndeshjen e sotme që skuadra e tij e zhvillon ndaj Hull City në ora 16:00.

23-vjeçari me prejardhje nga Kosova ishte lënë në bankën rezervë në sfidën e mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain dhe në ndeshjen e javës së kaluar kundër Southampton në Premier Ligë.

Por, në ndeshjen e sotme pritet që trajneri Arsene Wenger të pushojë njërin nga mesfushorët, Francis Coquelin ose Santi Cazorla, për t’i dhënë hapësirë në formacionin bazë Xhakës.

Në anën tjetër, sulmuesi i ‘topçinjve’ Olivier Giroud pritet të mungojë në këtë sfidë, për shkak të një dëmtimi të vogël që ka pësuar në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain. /Periskopi.com

Giroud flet pas përplasjes me Verratin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka folur për përplasjen e mbrëmshme që kishte me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Dyshja në fjalë u konfliktuua pak minuta para përfundimit të ndeshjes, dhe për pasojë të dy u përjashtuan me karton të kuq.

“Duke pasur një karton të verdhë, unë nuk doja të bëja zhurmë”, tha Giroud.

“Unë u pengova nga Verratti dhe ai e hodhi veten në tokë dhe unë nuk e kuptoj këtë. Marquinhos më shtyu nga prapa dhe unë nuk e di se si Verratti ra në tokë për herë të dytë. Ishte frustruese, sidomos pasi që unë nuk e dija nëse arbitri e pa se çfarë ndodhi”. /Periskopi.com