OAK kërkon kohëzgjatjen e qirasë së objekteve

Periskopi.com Lajme

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës janë pritur në takim nga drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi përgëzoi Tolajn për pozitën e tij të re, dhe njoftoi atë për problemet që po preokupojnë aktualisht bizenset në raport me objektet dhe pronat, si dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Sipas një komunikate të OAK, Krasniqi kërkoi nga drejtori i AKP-së të shikoj mundësitë për kohëzgjatjen e qirasë së objekteve ngase me rregullore të AKP-së, biznesi ka të drejtë të huazojë objektin me qira vetëm për periudhën një  vjeçare.

Ai ka theksuar se kjo gjë po paraqet pengesë të madhe dhe pasiguri tek bizneset, duke ditur që bizneset janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend,  duhet larguar barrierat dhe jo të rëndohen më tepër.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për viziten dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset.

Tolaj deklaroi se po bënë përpjekje për shtimin e afateve sa i përket kohëzgjatjes së kontratës të objekteve me qira, duke u krijuar lehtësira dhe siguri më të madhe bizneseve gjatë operimit të tyre.

Vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve pa leje në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspektoratit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.

Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se me këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendimi për rrënim, pasi që investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur që ta rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.

Përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rrënimet e tilla janë të pashmangshme.

“Në Prishtinë, nuk ka tolerance për ndërtimet pa leje! Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar punët ndërtimore në ndërkohë. Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm!”, thuhet në njoftim.

 

MAP paguan qira rreth 122 mijë euro në vit për objektet që nuk i shfrytëzon

Periskopi.com Lajme

Rreth 122 mijë euro ka shpenzuar Ministria e Administratës Publike vitin e kaluar për tri objekte të marra me qira, të cilat nuk janë shfrytëzuar asnjëherë nga stafi.

Kjo ministri me qëllim të akomodimit të 224 personave, në vitin 2016 kishte lidhur tri kontrata për marrjen me qira të këtyre objekteve, por asnjëherë nuk kishte arritur që të krijonte kushte për punë, shkruan sot Koha Ditore.

Shkak për këtë, sipas saj, është sulmi që kishte ndodhur në ndërtesën e Mitrovicës së Veriut, e cila dy javë pas përurimit, më 28 dhjetor 2016, ishte sulmuar me një granatë dore. Kjo dhe kërcënimet e tjera të vazhdueshme, sipas MAP-it, ka bërë që ky komunitet të mos integrohet.

Por, ajo nuk ka dhënë sqarimin se pse paguhen dy objektet e tjera të cilat nuk janë të gatshme për akomodim.

MAP-i paguan qira për ndërtesën në Zubin-Potok. Ky objekti është i gatshëm pas renovimit, por që nuk ka inventar për akomodimin e zyrtarëve në atë ndërtesë.

Njësoj ka vepruar edhe për objektin në Leposaviq, i cili nuk është i gatshëm, pasi që renovimi ende nuk është përfunduar, si dhe nuk është vendosur inventari për akomodimin e zyrtarëve.