Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e kirurgut Beqiri

Periskopi.com Lajme

Ka vdekur kirurgu i njohur Safet Beqiri, i cili ishte i njohur në Evropë.

Lajmi i vdekjes së tij e ka pikëlluar edhe presidentin Thaçi.

“Më pikëlloi shumë vdekja e doktor Safet Beqirit, kirurgut të njohur shqiptar që bëri emër në Evropë. Ai ishte ekspert i rangut të lartë dhe një humanist i dëshmuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Beqiri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më pikëlloi shumë vdekja e doktor Safet Beqirit, kirurgut të njohur shqiptar që bëri emër në Evropë. Ai ishte ekspert i…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 22. Februar 2020

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Periskopi.com Lajme

Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë shprehur ngushëllime pas vdekjes së ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Përmes Twitterit, ambasada amerikane kanë ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistës e Kosovës.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.

Legjenda e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86 vjeçare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie nesër në Kosovë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

Pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Veseli: I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e heroit Ymer Alushani për vdekjen e nënës së heroot dhe më pas edhe të vëllait të heroit.

Nëpërmnet faqes së tij në Facebook, Veseli ka shkruar se është pikëlluar nga vdekja e dyfishtë në familjen Alushani.

Shkrimi i plotë:

I tronditur me humbjen e madhe në Familjen e heroit Ymer Alushani. Vdekja e nënës së heroit, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit, më pikëlloi pa masë. Ngushëllime familjes Alushani, për këtë humbje të dyfishtë.

Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve Abazi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shprehur ngushëllime familjes Abazi për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazit, si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes në Shqipëri.

Këtë i pari i vendit e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes. Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Macron në gjuhën shqipe shpreh keqardhje për viktimat në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Franca është sot solidare me Shqipërinë.

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.

Mustafa: Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherit Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  i ka telefonuar Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për t’i shprehur dhembjen dhe solidarizimin me shtetin shqiptar pas tërmetit fatal.

Mustafa është shprehur se fizikisht është në Kosovë por me mendje e përjetime, është me Shqipërinë.

Ja statusi i plotë:

Kosnett shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka ngushëlluar familjen Kraja, miqtë dhe komunitetin artistik pas vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja.

“Një talente e madhe na ka lënë para kohe. I pikëlluar me vdekjen e Arzana Krajës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Në emrin tim, të Alison dhe të Ambasadës së SHBA-së, shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik në Kosovë”.

Imri Ahmeti ngushëllon familjen e Shqipdon Aliut

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imer Ahmeti, ka ngushëlluar familjarët e Shqipdon Aliu, i cili dje u gjet pa shenja jete në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.

Ahmeti në emrin e tij personal, në emër të të gjitha institucioneve komunale dhe në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Aliu nga Gadimja, me rastin e ndarjes nga jeta të Shqipdon Aliut.

I pari i Lipjanit theksoi se si institucione komunale e kanë përcjellë me shqetësim rastin dhe se bashkëndjejnë dhembjen familjen Aliu si dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjerë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shqipdonin, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Vdes një aktivist i PDK-së, Veseli shpreh ngushëllimet

Periskopi.com Lajme

Partisë Demokratike të Kosovës ia ka vdekur një aktivist nga Fushë Kosova.

Me këtë rast kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, ndërsa e ka quajtur të përkushtuar aktivistin.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kryeministri i Kosovës ngushëllon familjen e Florijana Ismailit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtares zvicerane.

“Thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtares zvicerane. Në këto çaste të rënda, duke ndarë dhimbjen me familjen Ismaili, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

 

Veseli ngushëllon familjen e Floriana Ismailit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Ismaili, miqtë dhe sportdashësit, pas gjetjes së trupit të pa jetë të Floriana Ismailit.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Floriana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Como në Itali, ku u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar.

Limaj: Vdekja e Lekës është humbje edhe për vendin

Periskopi.com Lajme

 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së gazetarit dhe drejtuesit të disa mediave, Lekë Zherka.

Limaj shkroi se vdekja e hershme e Zherkës është padyshim humbje e madhe jo vetëm për median ku punonte dhe familjarët e tij, por edhe për vendin.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e Lekë Zherkës, gazetar me përvojë të gjatë dhe drejtues i medieve të ndryshme në vend. Vdekja e hershme e Lekës është padyshim humbje e madhe jo vetëm për median ku punonte dhe familjarët e tij, por edhe për vendin. Në këto çaste pikëllimi për familjen Zherka bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zherka, miqve të tij dhe gjithë komunitetit të gazetarëve në Kosovë!”, shkroi Limaj.

Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Lekë Zherkës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Zherka dhe gjithë komunitetit të gazetarëve për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Zherka dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale.

“Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, ka shkruar ai.

Ministri i Arsimit shpreh ngushëllime për mësuesen që vdiq papritmas në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Mësuesja Lindita Preteni, e cila jepte mësim në shkollën “Fazli Greiçevci” në Mitrovicë ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Rasti u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja e kësaj shkolle, shkruan Periskopi.

Ngushëllime për vdekjen e mësueses Preteni ka shprehur Ministri i Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Përmes një postimi në facebook, Bytyqi ka thënë se ajo sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, kjo ishte edhe arsye që ta shtonte dhimbjen për të gjithë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re të mësueses Lindita Preteni, e cila punonte në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë. Mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, prandaj kjo e shton dhembjen tonë dhe është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi. Prandaj, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj!”, shkruan Bytyqi. /PERISKOPI

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e ministrit Reçica

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar e ka nisur këtë ditë duke shkuar për ngushëllim në familjen e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Ferizit.

“Ministrit Reçica i shpreha konsideratën time për punën dhe kujdesin e tij. Kurse nënës së tij i urova forcë që ta përballojë këtë dhimbje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

 

Kryetari i Lipjanit u shkon në shtëpi familjarëve që humbën sot dy djemtë e rinj në aksident

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me krerët e bashkësisë Islame dhe Policinë  sonte kanë shkuar për ngushëllime në familjet e dy të rinjve të cilët sot mbetën të vdekur në aksidentin e rëndë në Duhël të Suharekës, raporton Periskopi.

Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi të Lipjanit u aksidentuan bashkë me një shok të tyre sot në mesditë, ku edhe humbën jetën.

Ahmeti sonte për ngushëllime u ka thënë familjarëve që të bëhen të fortë pas tragjedisë që u ka ndodhur me fëmijët e tyre.

Njëri nga viktimat ishte edhe kamarier në byfenë e komunës së Lipjanit.

Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionet, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjere që ka qenë në kamion.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe në mënyrë frontale goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit të shtetit,  vozitësi i kamionit ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje./PERISKOPI/

Kryetari Ahmeti së bashku me Krerët e bashkësisë Islame dhe Policinë e Kosovës vizitojnë familjët e të aksidentuarve në Duhël

Posted by Lipjani News on Saturday, 16 March 2019

 

Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar i shkon për ngushëllime familjes Daci

Periskopi.com Lajme

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar mëngjesin e së martës në vizitë ngushëllimi në familjen e ish’zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Përmes disa fotografive që Haradinaj ka publikuar në Facebook, i pari i ekzekutivit shihet së bashku me ministrat në vizitë në familjen e akademikut Nexhat Daci.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, sot në orën 12:00, kryeministri do të mbledhë qeverinë e si pikë e rendit të ditës është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish’zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën

 

Pacolli ngushëllon familjen pas vdekjes së gazetarit Ragip Syla

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas ndarjes nga jeta të poetit Ragip Syla, ka theksuar se “puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar, do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një zyrtari të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj. Daja siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerēzore. I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të mirë. Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët. Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes, të të afërmëve dhe kolegëve nga Ministria.

Familja Demaçi pranon ngushllime nga të gjitha anët (Video)

Periskopi.com Lajme

Për t’i shpreh ngushëllime familjes Demaçi shkuan sot nga të gjitha trevat shqiptare.

Madje disa prej tyre ishin aq keq me shëndet sa që nuk mund as të shkruanin në librin e zisë.

Mirëpo, respekti për të ndjerin i kishte shtyrë të shkojnë në Teatrin Kombëtar.

 

Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave në aksidentin tragjik të Gllarevës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e trë viktimave, të cilët humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Gllarevë të Klinës.

Në reagimin e tij, kryeministri Haradinaj ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, raporton Periskopi.
Reagimi i plotë:

Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të dy të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit respektim të ligjeve.

RH