Atraksionet e gjithësisë basketbollistike NBA në ARTMOTION vazhdojnë

Periskopi.com Lajme

Platforma më e pasur, më atraktive dhe më ekskluzive sportive në vendin tonë, ART MOTION, ka filluar me transmetinin e ndeshjeve të NBA, në vitin e dytë rradhazi.

Ishte titulli i 17-të për LA Lakers ai i edicionit të kaluar, ku në finale mposhtën Miami Heat me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Vetëm 72 ditë më vonë, ka filluar maratona e ballafaqimeve në kanalet sportive të platformës Art Motion që me 22 dhjetor të këtij viti nisi me transmetimin e ndeshjes mes LA Lakers dhe LA Clippers.

Përndryshe sezoni i ri në NBA do të jetë më i shkurtëri në histori të ligës basketbollistike, që do të jenë vetëm 72 ndeshje për secilën skuadër në sezonin e rregullt.

Edhe java e fundit të dhjetorit së bashku me fillimin e janarit, do të ketë transmetime në Art Motion. Në orën 04:00 të mëngjesit të datës 31 dhjetor, drejtpërdrejtë në Art Sport 1 do të zhvillohet ndeshja Portland – LA Clippers.

Në natën e ndërrimit të mot motëve, platfoma ARTMOTION ka menduar që të ju argëtoj me spektakël nga basketbolli përtej oqeanit atlanitk. Me fillim prej orës 03:00 të mëngjesit, më 1 janar 2021, do keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejt takimin mes Phoenix Suns dhe Utah Jazz.

Poashtu në vikend, do jenë edhe dy ndeshje tjera ekskluzivisht në kanalet sportive. Të Shtunën, nga ora 01:00 e mëngjesit është dueli Miami – Dallas kurse po në atë ditë, nga ora 23:00 do të jetë ballafaqimi Sacramento – Houston Rockets.

Pra, edhe këtë vit e deri me 2025, ligën më elitare të basketbollit në botë do ta gjeni vetëm në Artmotion.

Dhe ky … është vetëm fillimi!

NBA ndryshe nga gjithë bota e sportit: Lejon fansat në tribuna vetëm nëse janë të testuar

Periskopi.com Sporti

Liga më e fortë në botë në basketboll, NBA u ka dërguar një letër informuese të gjitha skuadrave të NBA-së, për mënyrën se si do të nisë sezoni i ri 2020-2021, që këtë herë do të zhvillohet si zakonisht dhe jo me sistem grumbullimi, siç u mbyll sezoni i fundit.

Në këtë atë letër, NBA sqaron skuadrat se mund të lejohen tifozët të vijnë në stadium dhe numri i tyre do të jetë në varësi të kapacitetit të stadiumit (15-20 deri 50% të kapacitetit).

Distanca e tyre nga fusha do të jetë të paktën 30 hapa larg. Tifozët që dëshirojnë të vijnë në stadium duhet të kenë kryer një test anti-Covid të paktën 48 orë para ndeshjes.

Jo vetëm kaq, por ata duhet të kryejnë një test të shpejtë ditën e ndeshjes. Natyrisht që fansat do të mbajnë maskë në stadium dhe do të ruajnë distancimin social.

Vdes ish-bashketbollisti i NBA

Periskopi.com Sporti

Bota e basketbollit në ShBA ka marrë një lajm tejet të hidhur sot.

Ish-ylli i basketbollit, Cliff Robinson ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.

Robinson luajti në NBA 18 vjet dhe në vitin 1994 ishte i përzgjedhur si  “All Star”.

Në vitin 1993 u zgjodh “Sixth Man of the Year”.

Ai kishte luajtur për skuadra si Portland Trail Blazers, Phoenix Suns, Detroit Pistons, Golden State Warriors dhe New Jersey Nets.

Anulohen të gjitha aktivitetet sportive në SHBA, jo për shkak të koronavirusit kësaj radhe

Periskopi.com Sporti

Gara më e madhe e basketbollit në botë, NBA i ka shtyrë tri ndeshjet e “play-off-it”, që duhej të zhvilloheshin të mërkurën mbrëma, pasi Milwaukee Bucks e anuloi ndeshjen e vet në shenjë proteste kundër plagosjes së afro-amerikanit Jacob Blake nga policia amerikane.

Blake u qëllua me armë zjarri shtatë herë në shpinë nga policia të dielën në Kenosha, Wisconsin afër Milwaukee.

Në bejsboll u anuluan tri ndeshje sepse ekipet vendosën të mos luajnë, ndërsa në MLS janë shtyrë pesë ndeshje.

Tenistja Naomi Osaka u tërhoq nga ndeshja e saj në WTA të enjten.

Ajo shkroi në Twitter se nuk dëshiron ta zhvillojë ndeshjen e vet gjysmëfinale në Western & Southern Open në Nju Jork, duke thënë: “Si grua me ngjyrë ndiej se ka çështje shumë më rëndësi të cilave duhet t’iu kushtohet vëmendje menjëherë, sesa mua duke luajtur tenis”.

Superylli i NBA me prejardhje nga Klina ka thyer dy rekorde madhështore për klubin

Periskopi.com Sporti

Basketbollisti slloven me prejardhje nga Kosova, Luka Doncic, ka bërë histori në NBA, me një dyshifror të trefishtë “madhështor”, të martën mbrëma.

Në fitoren e ekipit të tij Dallas, ndaj Sakramentos, 114 me 110, djaloshi me rrënjë nga Klina, regjistroi 34 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime.

Me këto shifra, ai bëhet lojtari i parë i Mavericks që realizon diçka të tillë. Asnjë basketbollist tjetër në histori të këtij klubi nuk ia doli të arrijë dyshifror të trefishtë me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

Pos kësaj, Doncic e kapi edhe një rekord tjetër magjik, në gjithë ligën. Ai u bë edhe lojtari më i ri në NBA, që regjistron dyshifror të trefishtë me të paktën 30 pikë e 20 kërcime.

Këtë, slloveni kosovar e arriti me vetëm 21 vjet e 158 ditë.

Shaquille O’Neal ‘heroi i ditës’: Ndalet dhe ia ndërron gomën e shfryrë gruas në rrugë

Periskopi.com Sporti

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, derisa ishte duke u vozitur u ndal në rrugë për të ndihmuar një grua.

Goma e veturës së saj ishte dëmtuar dhe O’Neal doli për t’i ndihmuar.

Ai qëndroi me gruan dhe familjen e saj derisa erdhën në ndihmë sherifët e Alachua County.

Shaquille O’Neal edhe më herët ka ndihmuar njerëzit dhe organet e rendit.

Në vitin 2005, ai ndihmoi policët të arrestojnë një burrë i cili kishte sulmuar homoseksualët.

NBA paralajmëron atë që të gjithë i frikësohen: Nëse vazhdohet kështu, mund të anulohet gjithçka

Periskopi.com Sporti

Derisa një rifillim zyrtar i NBA është në horizont, komisioneri Adam Silver refuzon të injorojë rreziqet e mundshme të rifillimit të sezonit – edhe nëse kjo nënkupton përfundimin e kampionatit në tërësi.

Ekipet do të udhëtojnë nga java tjetër në Florida, aty ku po planifikohet të luhet pjesa e mbetur e sezonit – megjithatë, rreziku ende nuk ka kaluar.

Deri tani, së paku 13 basketbollistë nuk do të udhëtojnë në Disney World pasi kanë testuar pozitiv për COVID-19. Skuadra e Denver Nuggets gjithashtu pritet ta mbyllë palestrën e saj për shkak se një numër i madh i personelit ka rezultuar pozitivë.

”Një gjë e kemi mësuar se ky virus është i paparashikueshëm, dhe bashkë me basketbollistët tanë po shqyrtojmë planet çdo ditë. Nëse do të ketë diçka për të ndryshuar, atëherë do ta bëjmë”.

“Ne po testojmë çdo ditë. Ne nuk kemi vendosur një numër të saktë, por nëse do të shohim një numër të madh të testeve pozitive dhe do të shohim përhapjen në komunitetin tonë, kjo sigurisht që do të ishte një shkak për të ndaluar gjithashtu”, tha ai.

NBA përsëri goditet nga koronavirusi, katër basketbollistë të tjerë dalin pozitiv

Periskopi.com Sporti

Basketbollistët e Sacramento Kings Buddy Hield dhe Jabari Parker testuan pozitivë për koronavirus.

Me të njëjtin rezultat doli edhe qendra Alex Len dhe raportohet se të paktën edhe një basketbollist i Kings që ka testuar pozitiv, duke e çuar numrin total në katër, përcjell lajmi.net.

Parkeri tha se ishte në Chicago. Len tha që ishte në Sacramento. Është e paqartë se ku kanë qenë Hield dhe ndonjë basketbollist tjetër që ka testuar pozitiv kohët e fundit, që do të thotë se është e paqartë nëse ka një ndarje ekipore në të gjithë vendin apo basketbollistët pozitivë ishin bashkë.

Sipas parashikimeve të Covid-19, 0.4% e njerëzve në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se aktualisht kanë koronavirus. Raportohet se, 23.5% e basketbollistëve të Kings e kanë atë.

Ky mund të jetë një problem i madh për ‘Mbretërit’, megjithëse ka akoma më shumë informacion për të zbuluar.

Kujtojmë se klubi do të luajë në Disney World për pjesën e mbetur të sezonit të NBA.

NBA me kujdes të veçantë, do t’i testojë për koronavirus stafin dhe lojtarët çdo 48 orë

Periskopi.com Sporti

Të gjitha skuadrat (22 të tilla) që do të gumbullohen në Orlando për të vijuar kampionatin e NBA-së do të testohen çdo dy ditë. NBA ka vendosur që çdo 48 orë, lojtarët, stafi dhe shoqërues të kryejnë testin anti-Covid 19.

Testet do të nisin nga 23 qershori, kur do të nisin stërvitjet e para në grup. Ekipet do të mbërrijnë në Orlando në datat 7-9 korrik dhe nga kjo datë do të nisin testet anti-Covid çdo dy ditë.

Rinisja e kampionatit është planifikuar të ndodhë më 31 korrik në Orlando, ku 22 skuadrat do të luajnë fillimisht nga 8 ndeshje për të kompletuar sezonin e rregullt. Më pas, 8 ekipet më të mira në secilën Konferencë do të vijojnë fazën play off.

NBA parashikon të kryejë rreth 15,000 teste anti-Covid deri në fund të këtij sezoni.

 

Frika nga koronavirusi, tre trajnerë mbi 65 vjeç rrezikojnë të mos drejtojnë ekipet e tyre

Periskopi.com Sporti

NBA do të rikthehet më 31 korrik, për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë që prej 11 marsit. Komisionieri i NBA-së, Adam Silver, ka bërë me dije se rregullat e sigurisë që do të zbatohen do të jenë të forta dhe nuk do të ketë përjashtime.

Do të kemi një protokoll mjekësor shumë strikt, që mund të penalizojë trajnerët mbi 65 vjeç. Mund të ndodhë që disa porej tyre nuk do t’u lejohet që të stërvitin apo drejtojnë skuadrën e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë”, tha Silver.

Do të ketë edhe protokolle të distancimit social dhe mund të ndodhë që këta trajnerë ta ndjekin ndeshje në një dhomë të posaçme apo nga dhomat e zhveshjes. Kështu lojtarët dhe vetë këta trajnerë janë më të mbrojtur”, tha Silver.

Aktualisht janë 3 trajnerë mbi 65 vjeç në NBA që rrezikojnë të mos drejtojnë ekipet e tyre: Gregg Popovich (71 vjeç), Mike D’Antoni (68 vjeç) dhe Alvin Gentry (65 vjeç).

Zyrtare: NBA ristarton në këtë datë

Periskopi.com Sporti

Me 29 vota pro, dhe vetëm një kundër, skuadrat e NBA-s dhanë votat e tyre për planin e rinisjes së sezonit me 22 skuadra.

Sipas gazetarit Adrian Vojnarovski, skuadra e vetmë që votoi kundër këtij plani ishte ajo e Portland Blazers.

Kështu, sezoni pritet të rifillojë më 31 korrik në Oralndo dhe të zgjas deri më 12 tetor.

Llotaria e draftit është caktuar për datën 25 gusht ndërkohë nata e draftit do të jetë me 15 tetor.

Rikthehet NBA

Periskopi.com Sporti

NBA do të rikthehet nga 31 korriku dhe të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në Disney World në Orlando.

Ky vend i veçantë do të jetë nikoqir i 22 ekipeve nga 30 sa i ka liga më e madhe e basketbollit në botë, të cilat do t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt në përpjekje për t’u kualifikuar në play-off.

Lajmi është bërë i ditur nga ESPN.

Bordi i NBA-së do ta mbajë një video konferencë sot pasdite për ta aprovuar këtë plan.

NBA do t’i fitojë 22 ekipe në Orlando: 13 nga Konferenca Perëndimore dhe nëntë nga Konferenca Lindore.

Çdo ekip do t’i luajë nga tetë ndeshje të sezonit të rregullt.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 31 korriku deri më 12 tetor, nëse bordi e aprovon planin sot pasdite.

Amerika në alarm, polici e vrau burrin me ngjyrë duke e ngulfatur – reagon LeBron James me një mesazh të fuqishëm

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Nba nuk reshtin së manifestuari indinjatën e tyre për humbjen e jetës për shkak të mbytjes, në Minneapolis, të George Floyd, pasi ishte bllokuar në tokë nga policia. Tre prej tyre janë pushuar nga puna, por protestat nuk zbehen e LeBron James ka dashur të reagojë në Instagram, duke ripostuar foton me bluzën që shkruan: “Nuk mund të marr frymë”: foto është e 2014 kur kërkoi të tërhiqte vëmendjen për fatin e Eric Garner që humbi jetën në rrethana të ngjashme me Floyd.

Mes 24mijë komenteve në foton e postuar nga James, është edhe ajo e aktores Halle Berry: “Jam e nervozuar, nuk ka fjalë”. Një ditë më parë, fenomeni i LA Lakers, në rrjetet sociale, kishte shprehur neverinë e tioj: “Zgjohu, e kuptove tani, apo nuk është e qartë akoma?”. Komente të tjera janë bërë nga Steve Kerr, trajneri i parë i Golden State e nga Stephen Jackson, kampioni i Nba në 2003 me San Antonio e mik personal (“ishte binjaku im”) i personit të vrarë nga policia.

Protestës i është bashkuar edhe Stephen Curry, ylli i Golden State, që me një postim të gjatë nën foton e Floyd shkruan, “nëse ky imazh nuk të shqetëson e nuk të nervozon, atëherë nuk di ctë them. George Floyd kishte një familje, nuk meritonte të vdiste, George ka kërkuar ndihmë dhe thjesht është injoruar, që do të thotë qartë se jeta e tij ‘negro’ nuk ishte konsideruar e rëndësishme. George është vrarë, e nuk ishte një qenie njerëzore për atë polic që, i ndërgjegjshëm, i mori jetën”.

NBA rikthehet në muajin korrik, do të luhet në një arenë të vetme

Periskopi.com Sporti

Sinjale pozitive për rikthimin e NBA me drejtuesit e ligës amerikane të basketbollit që kanë filluar bisedimet për sa i përket gjetjes së një vendi të përshtatshëm për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas mediave amerikane drejtuesit e NBA janë në bisedime me kompaninë e Walt Disney në mënyrë që të luajnë takimet e basketbollit amerikan në qendrën sportive botërore të ESPN, i cili gjendet në një kompleks prej 255 hektarë në pronësi të kompanisë Disney, në Orlando të Flordias.

 

 

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass deklaroi se bisedimet mes palëve janë në fillim por ideja për të zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet në një arenë të vetme është intriguese, pasi në këtë mënyrë do të kishin në kontroll vetëm një arenë të vetme dhe kushtet që ofrohen në këtë impiant janë maksimale si përsa i përket sigurisë gjithashtu dhe përsa i përket transmetimit televiziv, i cili është tejet i rëndësishëm në këtë pikë, pasi në mungesë të tifozëve në arenat e ndryshme sportive, mbulimi mediatik merr dhe më tepër vlerë.

Data e parë që mendohet për rifillimin e NBA është ajo e 10 korrik, por zyrtarizimi mund të jepet pas disa javësh kur të shikohet dhe ecuria e pandemisë në SHBA dhe njëkohësisht arritja e një marrëveshje me kompaninë Walt Disney.

Legjenda e New York Knicks në spital: E kam koronavirusin

Periskopi.com Sporti

Patrick Ewing, legjenda e Nba me Knicks në vitet 90 e sot në moshën 57 vjecare trajner i Georgetown në Ncaa, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Hoyas kanë bërë të ditur se është në spital në zonën e Washington DC, në izolim. Ishte Ewing që i ka kërkuar shkollës të njoftojë publikisht pozitivitetin e tij: “Ky virus është dicka serioze e nuk duhet marrë lehtë – ka thënë Ewing në komunikatë, që është publikuar në rrjetet sociale -. Dua ti kujtoj të gjithëve të qendrojnë të sigurtë e të kujdesen për veten e personat e dashur”. Georgetown ka lajmëruar se Ewing është i vetmi anëtar i skuadrës së basketbollit që ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Ewing stërvit Georgetown nga 2017, eksperienca e tij e parë si trajner i parë pas shumë vitesh asistent në Nba. Në parketet e NBA ai ka qenë një legjendë, aq sa është përfshirë në Hall of Fame, pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Barcellona 1992 me Dream Team (në koleksionin e tij edhe ai i Los Angeles 1984 kur ishte ende në kolegj, pikërisht në Georgetown), e është përfshirë në 1996 në listën e 50 lojtarëve më të mirë të të gjithë kohëve.

Për të marrë qendrën 213cm, i lindur në Xhamajka, Knicks e bënë zgjedhje të parë në draftin 1985 pasi fituan për ta arritur Lottery e parë: Ewing i shpërbleu duke u bërë simboli i epokës së fundit fituese të Knicks, që me të nën kosh shkuan në finalet e 1994 e 1999, duke humbur herën e parë kundër Rockets të Hakeem Olajuwon e të dytën kundër Spurs të Gregg Popovich e Tim Duncan (por Ewing nuk i luajti ato finale për shkak dëmtimi).

Në New York qendroi për 15 sezone, deri në 2000, duke koleksionuar 11 ndeshje me All Star Game e duke përfunduar 7 herë All-Nba. Karrierën e mbylli në 2002, në Orlando (pas një ndalesë në Seattle), duke luajtur në total 1183 ndeshje e me një mesatare prej 21 pikësh e 9.8 rebound.

NBA në zi: Vdes një prej trajnerëve më të vlerësuar në 30 vitet e fundit, vuante nga një sëmundje e tmerrshme

Periskopi.com Sporti

Bota e NBA është në zi. Jerry Sloan, një nga trajnerët e bashketbollit më të vlerësuar në 30 vitete e fundit në Shtetet e Bashkuara, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare; ishte i sëmurë me Parkinson e me demencë. Lajmin e kanë bërë të ditur Utah Jazz, skuadra që Sloan e udhëhoqi për 23 vjet, nga 1988 në 2011, duke e dërguar në dy finale Nba (në 1997 e në 1998), të dyja të humbura kundër Chicago Bulls të Michael Jordan.

“Jerry Sloan do të jetë gjithnjë sinonim i Utah Jazz. Do të jetë gjithnjë pjesë e jona” kanë shkruar drejtuesit e skuadrës amerikane, në një komunikatë. Me Sloan, Utah Jazz kanë fituar dy herë titullin e Ëestern Conference; në atë skuadër, luanin John Stockton e Karl Malone: si ata, Sloan “mishëronte” shpirtin e Utah Jazz, përfundon komunikata.

Për botën e sportit amerikan është humbja e dytë e rëndë në harkun e dy javëve, duke qenë se në 4 maj u nda nga jeta në moshën 90 vjecare Don Shula, tekniku më fitues i historisë së NFL.

Koronavirusi e ka katandisur keq orarin e NBA: Në shtator transferimet, në Krishtlindje sezoni i ri

Periskopi.com Sporti

Sezoni i NBA vazhdon të jetë i suspenduar.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, vazhdon të jetë e suspenduar, por planet për rifillimin po kryhen.

Së fundmi, një plan për atë se si do të vazhdohet me sezonin aktual është publikuar nga ‘Yahoo’.

Sipas këtij plani, vazhdimi i këtij sezoni do të bëjë që sezoni tjetër të ketë vonesa deri në Krishtlindje.

Kështu, sipas raportimeve të ‘Yahoo’, në fillim të qershorit, skuadrat do të kenë mundësi të kthehen në palestrat stërvitore të tyre.

Mesi dhe fundi i qershorit do të lejojë kampet stërvitore për skuadra, që ato të përgatiten për rikthim në parket.

Fillimi i korrikut lejon udhëtimet e skuadrave (Disneyo ose Vegas).

Në mesin e korrikut, sezoni 2019/20 do të rifillojë.

Fillimi i shtatorit mendohet të sjell fundin e këtij sezoni, kurse mesi i shtatorit do të ketë draftin e vitit 2020, transmeton lajmi.net.

Në fund të shtatorit do të zhvillohen transferimet e lojtarëve të lirë, kurse në Krishtlindje pritet të fillojë sezoni 2020/21.

Nëse gjithçka shkon sipas këtij plani, duket se disa ndeshje të sezonit të rregullt nuk do të luhen, për të bërë që ‘Play Off’ të luhet në modelin (më i miri i 7 ndeshjeve).

Mbetet të shihet nëse ky plan do të jetë në fund edhe zyrtari. 

Në NBA tifozët nuk do të kthehen deri në vitin e ardhshëm

Periskopi.com Sporti

Shumica e garave sportive po përgatiten për rifillim pa praninë e shikuesve, ndërsa komisioneri i NBA-së, Adam Silver ka dërguar konceptin në nivel tjetër të premten, ka shkruar Reuters.

Liga më e famshme në botë e basketbollit, NBA, mund të përfundojë duke luajtur pa tifozë në palestra deri në vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Është raportuar se Silver këtë e ka thënë gjatë një video-konference me lojtarët e NBA-së.

Në fakt ka pasur raportime të ndryshme lidhur me atë që është thënë në këtë konferencë. Në video-konferencë mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Lojtarëve të NBA-së, Michele Roberts. Video-konferenca është mbajtur për të njoftuar lojtarët për statusin e ligës pas krizës së krijuar.

Në qershor pritet të merret vendimi për atë se kur mund të vazhdojë NBA-ja. Në takim po ashtu është bërë e ditur se 40 për qind e të hyrave sigurohen nga prania e tifozëve në palestra dhe zhvillimi i ndeshjeve pa shikues do të ketë ndikim të madh financiar.

Arrestohet dy herë kampioni i NBA, qëlloi dy persona me armë zjarri

Periskopi.com Sporti

Të gjithë e kujtojnë Shannon Brown si ish-basketbollist të NBA pjesë e skuadrës së artë të Lakers që me Kobe Bryant si lider fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 2009 dhe 2010.

34-vjeçari i cili që prej vitit 2018-të është tërhequr nga basketbolli sëfundmi është bërë pjesë e ngjarjeje të rëndë dhe aspak të hijshme.

Brown është arrestuar nga policia amerikane pasi ka goditur me pushkë dy persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilën e ka nxjerrë në shitje.

Brown po akuzohet për një sulm të rëndë. Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.

Ai ka shtënë në drejtim të tyre pesë ose gjashtë herë, raportohet në media.

Ish-basketbollisti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Chicago Bulls, Charlotte Bobcats, Los Angeles Lakers, Phoenix Suns, San Antonio Spurs, Neë York Knicks dhe Miami Heat.

LeBron James për anulimin e sezonit në NBA: Askush që unë e njoh nuk thotë diçka të tillë

Periskopi.com Sporti

LeBron James ka dhënë një qëndrim të prerë sa i përket dilemës nëse duhet ose jo të vazhdojë sezoni.

Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar zëra se agjenti i LeBron James është shprehur kundër rifillimit të sezonit, duke mbështetur mundësinë për anulimin e sezonit.

Por, këtyre zërave iu ka reaguar ‘Mbreti’, duke thënë se askush nuk duhet të anulojë sezonin.

“Askush që unë e njoh nuk thotë diçka të tillë”, ishte përgjigja e James.

“Sapo të jemi të sigurt, ne do të donim të mbaronim sezonin tonë. Jam i gatshëm dhe skuadra jonë është e gatshme”, ka shtuar LBJ.

“Askush nuk duhet të anulojë diçka”, ishin fjalët e LeBron,

James dhe skuadra e tij ishin në një formë të shkëlqyer para suspendimit të sezonit dhe shiheshin në mesin e favoritëve për të triumfuar. Ata sikur të gjitha skuadrat po presin për një vendim të NBA.