Thaçi: Marrëveshja për njohje reciproke, hap që përshpejton rrugën drejtë NATO’s

Periskopi.com Lajme

Në ditën kur janë bërë 71 vite që kur ka  hyrë në fuqi Traktati i Atlantikut Verior, baza legale e themelimit të NATO-s, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka falënderuar këtë aleancë për ndihmën e dhënë Kosovës në vitin 1999.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në facebook ka thënë se ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë i ka dhënë fund dhunës sistematike ndaj popullit të Kosovës nga ana e regjimit të Milloshevicit.

Tutje Thaçi ka thënë se arritja e një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap i nevojshëm që përshpejton agjendën .

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

71 vjet me parë ka hyrë në fuqi Traktati i Atlantikut Verior, baza legale e themelimit të NATO-s. Që nga ajo periudhë,…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 4. April 2020

71 vite nga themelimi i NATO-s

Periskopi.com Lajme

E themeluar 71 vite më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me tashmë 30 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: Dhjetë evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982). Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 199 1, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-ja dhe Rusia do të nënshkruanin “Aktin Themelues”.

NATO hapi zjarr për herë të parë më 28 shkurt 1994 duke gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë. Më 16 dhjetor 1995, ajo zhvilloi operacionin e saj të parë në Bosnjë, ku shpërndau 60 000 trupa të forcave të IFOR-it.

Më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë bombardimi ajror për të ndalur shtypjen serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë 78-ditore, pa mandatin e OKB-së, rezultoi me tërheqjen e serbëve nga provinca, që kaloi nën administrimin e OKB-së, një forcë e NATO-s (KFOR) prej 40 000 trupash të cilët do të ruanin paqen. Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e kësaj ish-krahine serbe në shkurt të vitit 2008.

Në vitin 1999, NATO mirëpriti vendet e para të Evropës ish-komuniste: Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.

Në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që i drejtohen nenit 5. NATO më pas bashkohet me Uashingtonin në “luftën kundër terrorizmit”.

Si e tillë, në vitin 2003, Aleanca mori udhëheqjen e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan (ISAF), misioni luftarak i cili do të zgjaste deri në vitin 2014.

Në mars 2004, shtatë vende të Evropës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën.

Këtyre vendeve u janë bashkuar në 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Në 2017, Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të, ndërsa këtë vit Maqedonia e Veriut u bë anëtari i 30.

Më 31 mars 2011, NATO mori komandën e ndërhyrjes perëndimore në Libi, e zbatuar nën një mandat të OKB-së në emër të mbrojtjes së civilëve. Operacioni “Unif ied Protector” prej 7 muajsh çon në përmbysjen e Muamar Gadafit.

NATO po ndihmon gjithashtu në parandalimin e piraterisë jashtë brigjeve të Afrikës dhe që nga viti 2016, ajo ka vendosur anijet e mbikëqyrjes për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe. Aleanca ndihmon gjithashtu anëtarët e saj për të forcuar mbrojtjen e tyre kibernetike.

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës, NATO pezulloi bashkëpunimin me Moskën. Në vitin 2016, Aleanca vendos katër grupime shumëkombëshe taktike në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ky është përforcimi më i rëndësishëm i mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.

Në nëntor 2018, NATO kreu manovrat më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në Norvegji, disa qindra kilometra larg kufirit rus.

Thaçi uron Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO.

“Urime shtetin tonë mik dhe aleatit tonë Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin zyrtar në NATO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

“Ky është një moment i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kosova do ta ndjek shembullin dhe do të vazhdojë që të punojë për anëtarësim në NATO në mënyrë që të mund të japë kontribut në sigurinë globale”.

Senati spanjoll përmes video konferencës do të votojë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Periskopi.com Lajme

Votimi nga largësia e anëtarëve të Senatit spanjoll, megjithëse konsiderohet si mundësi, do të jetë hera e parë në histori për ratifikimin e Protokollit të Pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Seanca e Senatit spanjoll do mbahet më 17 Mars, me rendin e ditës ratifikimin e Protokollit të Pranimit në NATO. Anëtarët që janë në gjendje të mirë do të jenë të pranishëm në seacë dhe ata që nuk munden për shkak të koronavirusit do të marrin pjesë dhe votojnë me video konferencë.

Kjo u njoftua kohët e fundit nga kryetarja e Senatit, Maria Pilar Lop Cuenca. Mundësia e komentimit në distancë është pjesë e legjislacionit që rregullon punën e Senatit spanjoll.

Kapërcimi i pengesës së fundit për zyrtarizimin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO u ndal pasi Senati spanjoll vendosi në fillim të kësaj jave të pezullojë të gjitha aktivitetet për shtatë ditët e ardhshme. Pasi Protokolli i Maqedonisë Veriore për anëtarësimin në NATO të miratohet në Senat, dokumenti do të duhet të nënshkruhet nga mbreti spanjoll dhe më pas të depozitohet në Departamentin e Shtetit në Uashington. Me dorëzimin e instrumentit të ratifikimit nga Maqedonia Veriore, gjithashtu në Departamentin e Shtetit, procedura do të përfundojë zyrtarisht, duke e bërë Maqedoninë Veriore anëtaren e 30-të të Aleancës.(koha.mk)

Erdogan kërkon ndihmën e NATO-s për luftën në Siri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar sot nga NATO-ja ndihmë konkrete në konfliktin në Siri gjatë një vizite në Bruksel.

“Ne presim ndihmë konkrete nga të gjithë aleatët tanë. NATO është në një proces kritik në të cilin duhet të tregojë qartë solidaritetin e Aleancës,” tha Erdogan pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se Ankaraja zyrtare dëshiron që NATO të zbatojë plotësisht vendimet e marra në 2012 dhe 2015 për të mbështetur Forcën Ajrore Turke.

Erdogan erdhi në selinë e Bashkimit Evropian pas vendimit për të hapur kufijtë turq për migrantët dhe refugjatët në territorin e saj, për të detyruar vendet evropiane të mbështesin zgjidhjet politike dhe humanitare turke në Siri.

Janë 3.6 milionë refugjatë sirianë në Turqi.

Gati një milion njerëz në provincën siriane të Idli b në veriperëndim të vendit u arratisën drejt kufirit turk pas një sulmi nga forcat ajrore Siriane të mbështetur nga Rusia, duke e vendosur Ankaranë nën presion.

Turqia humbi më shumë se 50 trupa në forcat siriane në Idlib në shkurt.

Pas kërcënimit të SHBA-së, Kurti po e përgatit lëndën e letërkëmbimit të Thaçit me NATO-n për Gjykatën Kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti do ta dërgojë letërkëmbimin e ish-kryeministrit Thaçi në vitin 2013-të me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, i cili ishte shprehje e vullnetit politik për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës vetëm në koordinim me NATO-n dhe KFOR-in.

Nga burime brenda Qeverisë mësohet se kryeministri Albin Kurti ka vendosur që këtë çështje ta adresojë këto ditë në Gjykatën Kushtetuese.

Si duket kryeministri Kurti është në kërkim permanent të hapjes së temave politike të brendshme për t’iu shmangur debatit rreth konfrontimit me SHBA-në për tarifën.

Këtë letërkëmbim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi me ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, Kurti e kishte interpretuar si “marrëveshje sekrete” në dëm të Kosovës.

Në vitin 2013-të, institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Qeveria Thaçi ishin duke bërë rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë, ku ndër pikat më kryesore të këtij rishikimi ishte transformimi 10 vjeçar i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në atë kohë, NATO pajtohej me këtë ndryshim kushtetues, por kërkonte garanca nga institucionet e Kosovës se nuk do të bëjnë zbarkimin e ushtrisë së Kosovës në veri të vendit, pa një marrëveshje me NATO-n përgjatë kësaj periudhe të tranzicionit.

Po ashtu, edhe Kushtetuta e Kosovës në nenin 153 [Prania Ndërkombëtare Ushtarake], Kryesuesit të Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake, përkatësisht Komandantit të KFOR-it, i cili i përgjigjet direkt Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ia njeh autoritetin final në zonën operative për sa i përket interpretimit të detyrave të NATO-s, sipas pakos së Ahtisaarit.

“Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Kryesuesi i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, është autoriteti final në zonën operative për sa i përket interpretimit të atyre aspekteve të marrëveshjes së përmendur që i referohen Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen”, thuhet në këtë nen të Kushtetutës së Kosovës.

Edhe në vetë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës thuhet qartë në pikën 5 se ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë”, thuhet në Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Për më tepër, dokumenti mbi të cilin u shpall edhe vetë Pavarësia e Kosovës e përcakton shumë qartë rolin e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

Në artikullin 13 të Planit të Ahtisaarit parashihet roli dhe mandati i NATO-s në Kosovë dhe superioriteti që kjo forcë ndërkombëtare ka në raport me institucionet vendore të sigurisë, ku nuk përjashtohet as ndërhyrja ushtarake e KFOR-it për të eliminuar çfarëdo pengese që ata mund të hasin gjatë realizimit të mandatit të saj në Kosovë.

Ndërsa, në aneksin XI të po këtij plani janë të përshkruara në detaje edhe detyrat dhe përgjegjësisë që KFOR-i ka në Kosovë.

Në po të njëjtën ditë që Kurti e kishte ngritur këtë çështje në publik, duke pretenduar se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese, ai kishte tërhequr vëmendjen edhe tek nevoja institucionale për t’u koordinuar me Thaçin për politikën e jashtme.

Edhe këto ditë kur Kurti po i dërgon Thaçit ftesa për takime, në njërën anë po shfaqet i interesuar për të bashkëpunuar me të, kurse në anën tjetër po e lufton politikisht edhe me dërgim të zotimeve të tij politike, pa kurrfarë peshe juridike, në Gjykatën Kushtetuese.

Haradinaj e quan gafë ‘zbulimin’ e Kurtit për letrën e Thaçit me NATO’n: Nuk është arsye për shkarkim të presidentit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj sonte në Rubikon e ka quajtur gafë konferencën e kryeministrit Albin Kurti se kinse kishtë zbuluar një marrëveshje të fshehtë mes presidentit Hashim Thaçi dhe NATO-s, për prezencën e FSK’së në veri, transmeton Periskopi.

‘’Është gafë. E ka gabim sepse NATO është aleati më i madh i joni dhe s’kemi komunikime sekrete me ta’, ka thënë Haradinaj.

Tutje ia thotë se kjo mund të jetë arsyeja e fundit për të shkarkuar presidentin, gjë që  e kishte paralajmëruar Qeveria Kurti.

‘’’100 arsye duhet t’i kesh për me shkarku presidentin, përvec kësaj. E dine edhe këshilltarët e tij. Kurti po vetizolohet’’/PERISKOPI/

 

SHBA mund t’i tërheqë trupat nga Afganistani për 14 muaj pas marrëveshjes me talibanët

Periskopi.com Lajme

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s do të tërheqin të gjithë trupat e tyre nga Afganistani në 14 muaj nëse talibanët mbështesin angazhimet e tyre nën një marrëveshje që do të nënshkruhet shpejt, thonë zyrtarët.

Njoftimi erdhi në një deklaratë të përbashkët SHBA-Afganistan të lëshuar në Kabul.

Marrëveshja, që do të nënshkruhet në Katar sot më vonë, ka për qëllim hapjen e rrugës drejt paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti.

Bisedimet midis qeverisë afgane dhe talibanëve do të pasojnë pas kësaj marrëveshje.

“Koalicioni do të përfundojë tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga Afganistani brenda 14 muajve pas shpalljes së kësaj deklarate të përbashkët dhe marrëveshjes SHBA-Talibanë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga SHBA dhe Afganistan.

SHBA pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të shtatorit 2001 nga grupi al-Kaeda me qendër në Afganistan, shkruan BBC.

Më shumë se 2400 trupa amerikane janë vrarë gjatë konfliktit. Rreth 12,000 janë akoma të vendosur në vend. Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit.

Miratimi i ligjeve nuk ia ka hequr FSK-së kufizimet territoriale

Periskopi.com Lajme

Kufizimet territoriale në letrën e ish-kryeministrit Thaçi në vitin 2013, nuk janë zhvleftësuar as pas votimit të ligjeve për Forcën e Sigurisë (FSK) në Kuvend. Pakoja ligjore ishte votuar më 18 tetor të vitit 2018 me shumicën e votave të deputetëve, me përjashtim të Listës Serbe.

Në një përgjigje që ka marrë gazeta nga selia qendrore e NATO-s demantohet ish-kryeministri Haradinaj, i cili një ditë më herët tha se FSK-së i janë hequr kufizimet për veriun e populluar me shumicë serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Haradinaj e mbështeti qëndrimin tek një letër njoftuese për sekretarin e NATO-s, Anders Fog Rasmusen, se FSK-ja tashmë ka ndryshuar misionin. NATO-ja ka thënë se ende janë duke e rishikuar angazhimin e ardhshëm në raport me FSK-në.

“Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pas vendimit për transicionin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon”, thuhet në përgjigjen e selisë së NATO-s në Bruksel. Kësisoj, ata kanë përsëritur se FSK-ja në veri mund të shkojë vetëm nëse u jep leje komandanti i KFOR-it.

Thaçi për Kurtin: Shqetësim është paranoja për NATO’n e jo prezenca e NATO’s

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pasi ky e akuzoi gjatë ditës se sa kishte qenë kryeministër, kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me NATO’n. Ndonëse nuk ia ka përmendur atij emrin, Thaçi i ka çuar një këshillë Kurtit nga Uashingtoni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Departamentin e Shtetit, se politika kosovare, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA.

Duke komentuar për Zërin e Amerikës menjëherë pas takimit, ai tha se “është qëndrim i qartë i SHBA që Kosova ka nevojë të prodhojë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për zhvillimet në Kosovë, për zhvillimin e saj ekonomik.”

“Nuk është i këshillueshëm konfrontimi me dikë për të lënduar raportet strategjike me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Por para së gjithash ne jemi të bekuar me këtë interesim të ri dhe konkret të SHBA për Kosovën,” tha Presidenti i Kosovës.

Zoti Thaçi tha se i kërkoi Sekretarit Pompeo që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ai tha se kishte marrë zotimin e tij e në të njëjtën kohë kishte shfaqur edhe zotimin e Kosovës “që të jemi sa më shpejtë pjesë e Natos, sepse kemi një ushtri profesionale dhe multietnike.”

Zoti Thaçi komentoi edhe për kritikat e kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës nga zoti Thaçi kur ishte kryeministër lidhur me marrëdhnëniet e FSK-së me NATO-n, Presidenti i Kosovës tha: “Kosova është e bekuar që ka Naton në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e Natos. Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e Natos.”

Presidenti Thaçi u prit gjithashtu me ceremoni në Departamentin e Mbrojtjes.

Dastid Pallaska thotë se Kurti mund të jetë edhe kundër NATO-s

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve juridike Dastid Pallaska  në Pressing tha se Kurti edhe mund të jetë kundër NATOS.

Ai thotë se Kurti ka qenë kundër planit të Ahtisarit, dhe kjo lë të nënkuptoj që edhe mund të jetë kundër NATOS, përcjell Periskopi

“Ky ka qenë kundër planit të Ahtisarit, ky pra ka mundësi të jetë  edhe kundër NATOS.  Ky është krim që NATON me barazu me Serbinë, ky qaq shumë ka marrë vetëbesim të madhë, ky e ka rrejtë dikanë që nuk mundet me rrejtë siç është Amerika, këtu e kam fjalën për taksën”, tha ai në debat./Periskopi

Limaj thotë se Thaçi nuk mund të shkarkohet për letrën me NATO’n: Gjynah çka pashë sot nga Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk mund të shkarkohet presidenti Hashim Thaçi pse kryeministri Albin Kurti sot doli kinse ka zbuluar një marrëveshje sekrete të tij me NATO’n, transmeton Periskopi.

Sipas Limajt, kjo është veç lojë e Kurtit.

‘’Mos se kjo është lojë, mos ta humbim emisionin. Kjo është lojë. Gjynah unë çka pashë në ato letra. Mo mo. Për letrën me NATO, mendon që shkarkohet president e kryeministër për këtë’’. ‘’Për marrëveshje me Rusinë e Serbinë po, ama qysh more me NATO që na ka mbrojtë’’/PERISKOPI/

 

 

Limaj: Albin Kurti sot e keqpërdori raportin e Kosovës me NATO’n

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj sonte në Rubikon ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti me mënyrën se si doli sot në  një konferencë për media, ku tregoi një marrëveshje të Hashim Thaçit me NATO’n për veriun, transmeton Periskopi.

Limaj ka thënë se nuk është logjike të mendohet si Albin Kurti se NATO po synon ndarjen e Kosovës, përderisa ata na i ruajnë kufijtë.

‘’Dilke që gjoja është bisedu për një pjesë të Kosovës. O kryeministër, në është NATO për ndarjen e Kosovës, vaj halli për neve. TI ruan kufijtë dhe ti e bjen në diskutim një letë mes dy mekanizmave, mes Natos dhe Qeverisë së Kosovës. Nëse nënkuptohet me e nda Kosovën. Shtohet pyetja,  a besoni ju që NATO është për ndarjen e Kosovës?. Nëse është, a ka kush e ndalë. Dikush që i ruan kufijtë e Kosovës’’, ka thënë Limaj.

‘’Kurti e ka keqpëdor keq raportin ashtu NATO-Kosovë. Ka gjuajt hije në një institucion si NATO, ndoshta edhe pa vetëdije. Lufta politike duhet me pasë njëfar kufiri’/PERISKOPI/

 

 

 

Shteti i Kosovës s’do të ekzistonte as tre muaj pa përkrahjen dhe mbrojtjen e NATO-s

Fehmi Ajvazi Op-Ed

Shkruan: Fehmi Ajvazi

Sot, në fund të ditës, mu kujtua “shteti ideal” i Platonit që s’u arritë kurrë. As “qyteti i diellit”, dhe as “shteti i proletarëve”!

Nga të gjitha historitë, përtej ideve dhe përrallave, kamë mësuar, dhe s’kam asnjë mëdyshje se ekziston vetëm “shteti i forcës – ose forca e shtetit”.

Po t’isha unë kryeministër, do t’i nëshkruaja 100 marrëveshje sekrete dhe jo sekrete me NATO-n pa e konsultuar Kushtetuten, dhe pa e pyetur popullin. Natyrisht, jo me Serbinë dhe me aleatët e saj !

Nuk meritojmë tallje dhe përçmim, dhe mua personalisht, nuk më intereson individi, posti i kujdo qoftë, bindja politike, nacionaliteti, bindja kulturo – fetare, partia, gjuha etj.

Kur bëhet fjalë për raportet me NATO -n, nuk më intereson as Kushtetuta dhe përmbajtja e saj, nuk më interesojnë as raportet politike, as qendrimet politike etj. Ky vend, ekziston falë gjakut të deshmoreve, sakrifices së popullit dhe, përkrahjes supreme të NATO – s. Nuk na duhet më tej politikë fisnore, provinciale, partiake, histeri opozite e pozite…! Nuk na duhen riciklime të politikës pa fre !

Boll ma…!

Si mund të bëhen temë nacionale raportet me NATO – n ? Si mund të vihen në dilemë raportet me NATON – n ?

NATO, nuk është sallon ondulimi, as nuk eshtë OJQ, as nuk është zyre për ankesa, as nuk është kishë, xhami, zyre administrative, shtëpi për falltorë, kompani ofshore, altarë ku shlyhen mëkatet etj. Ejani në mend, dhe mos luani me fatin e këtij vendi, dhe të këtij populli. Duam stabilitet politik dhe ekonomik. Vendi po mbetet në pleq dhe plaka. Çka na duhet vendi pa njerëz që po na i merrë Evropa ?

Respekt atyre që duan rend, rregull dhe ligj. Ama, jo edhe anarki ! Nuk ekziston asgjë që peshon më shumë se aleanca me NATO – n: ndaqi me sekrete, në daqi pa sekrete…

Zyrtari i NATO-s që nxori dokumentin: Nuk pati marrëveshje, asgjë nuk ishte nënshkruar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Kurti deklaroi sot që ‘marrëveshja sekrete’ mes NATO-s dhe Kosovës i ishte dhënë nga një diplomat i NATO-s, edhe pse në fakt ky letërkëmbim ishte përmendur në shumë raste nëpër medie.

Burimet e NATO-s kishin folur për një gjë të tillë qysh në vitin e kaluar.

“Bazikisht, atëherë kryeministri Thaçi mori një obligim që FSK-ja nuk do të shkonte më tej Lumit Ibër në veri pa një marrëveshje me komandantin e KFOR-it,” – kishte thënë burimi.

Më tej, ai kishte konfirmuar që dokumenti në fjalë nuk ishte publikuar asnjëherë sepse nuk ishte nënshkruar asnjëherë, shkruan Periskopi.

“Kjo nuk ishte marrëveshje. Ishte një këmbim personal letrash mes atëherë Kryeministrit Thaçi dhe atëherë Sekretarit të Përgjithshëm Rasmussen,” shpjegoi ky zyrtar.

Sipas tij, këmbimi i letrave kishte ndodhur në periudhën pas marrëveshjes së Brukselit që ishte arritur para ri-nisjes së dialogut në vitin 2013.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në dy raste kishte deklaruar se autoritetet kosovare nuk mund të kalojnë në pjesën veriore të Kosovës “pa miratimin e komandantit të KFOR-it.” /Periskopi

NATO reagon pas armatosjes së Serbisë me sistem raketor rus

Periskopi.com Lajme

Aleanca Veri-Atlantike ka reaguar pas lajmit se shteti serb është pajisur me sistem rus të mbrojtjes ajrore, raporton Gazeta Express.

Përmes një deklarate NATO ka thënë se Serbia është e lirë që të përcaktohet për marrëveshjet politike dhe të sigurisë.

“Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë. NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit,” thuhet në një përgjigje të Aleancës, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, në lidhje me shpërndarjen e sistemit raketor antiajror “Panzerir S1”, të cilin Serbia e bleu në bazë të marrëveshjes së vitit 2019.

Gjatë fundjavës që e lamë pas, në Serbi kanë arritur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, Pantsir S1, pavarësisht paralajmërimit për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e dha njoftimin të dielën në televizion një ditë pasi ministri i mbrojtjes konfirmoi se fillimisht vendi do të pajiset me dy nga gjashtë sistemet e premtuara.

Vuçiqi la të kuptohet se këto sisteme janë blerë pas sugjerimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Blejeni Pantsirin, është dëshmuar shumë efektiv në Siri”, e citoi Vuçiqi presidentin rus në atë që e kishte thënë në takimet e fundit.

Këto sisteme mund të përdoren kundër raketave, aeroplanëve dhe dronëve.

Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por jo në NATO, Beogradi ka vazhduar t’i ruajë lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike me Moskën.

Dërgimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore erdhi vetëm një javë pas vizitës së ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd./GazetaExpress/

Pendarovski do të nënshkruajë dekretin për ratifikimin e vendit në NATO

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do ta nënshkruajë dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes Atlantike të Veriut.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” dje miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike.

Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO.

Pas seancës flamuri i Aleancës Veri-atlantike u ngrit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejlli Haçinson konfirmoi se të gjithë që presin flamuri i Maqedonisë së Veriut të fillojë të valëvitet para selisë së Aleancës në Bruksel sa më shpejtë, në pranverë.

Haçinson sot në Bruksel do të merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës. Në brifingun e sotëm me gazetarë ajo ka the ksuar se në takim do të bisedohet për prioritetet vijuese dhe kahet e dhëna “në samitin e NATO-s vitin e kaluar në dhjetor”.

Një nga prioritetet këtë vit është zgjerimi i Aleancës edhe me një vend, Maqedoninë e Veriut pasi kaloi ratifikimin e Parlamenteve të të gjitha shteteve anëtare.

“Flamuri i Maqedonisë do të valojë para Brukselit në pranverë. Aleatët tanë nga Maqedonia kanë bërë punë të shkëlqyeshme me reformat. Lëvdata për durimin dhe liderizmin në zgjidhjen e (problemit) me emrin që ka qenë kyç për fillimin e mbarë procesit për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë nëse mosmiratimi i ligjit të ri për mbrojtje e vë në rrezik nenin 5 të Kartës së NATO-s për mbrojtje kolektive, përkujtoi se Maqedonia e Veriut gjithsesi do të jetë e obliguar ta respektojë.

Neni 5 i Kartës së NATO-s është njà « nga shtyllat më të rëndësishme të Aleancës, ai parashikon se sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha tjerave./AlsatM/

Droni ‘spiun’ i NATO’s

Periskopi.com Lajme

Aleanca ushtarake e NATO-s sapo ka marrë në dorëzim dronin e parë spiun të quajtur Global Hawks.

Ky mjet do të ndihmojë komandantët në tokë për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj vendeve të kësaj aleance, me një dron të vetëm i cili mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, kërkoi nga vendet anëtare që të angazhohen më shumë për NATO-n dhe ky mund të jetë vetëm fillimi. Këto janë dronet e parë të aleancës që do të veprojnë pa një ekuipazh brenda tij.

Global Hawks me bazë në Siçili, mund të udhëtojë përreth gjysmës botës me vetëm një furnizim karburanti dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 30 orë duke mbikqyrur. Mund të përshkojë 10.000 milje dhe të fluturojë në një lartësi prej rreth 18km.

Droni përdor radarin dhe sensorin e tij për të fotografuar territorin nëpër të cilin kalon dhe mbikëqyr.Fotografia e kapur nga droni i dërgohet ekipit të stacionit fushor për t’u analizuar.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s,gjatë një interviste për BBC tha: “Inteligjenca, mbikqyrja dhe zbulimi është të kuptuarit se çfarë po ndodh në afërsi të kufinjve tanë. Ne kemi parë forcimin e ushtrisë ruse gjatë viteve të fundit. Ne kemi qenë dëshimtarë si e përdori Rusia këtë ushtri kundër Krimesë dhe se si e aneksoi atë në mënyrë të paligjshme.”

“Nëse do i kishim këto drone në vitin 2014, atëherë do ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte në Krime.”

Trump kërkon që vendet e Lindjes së Mesme të hyjnë në NATO

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se ai mbështet zgjerimin e NATO-s në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Uashingtoni zyrtar po kërkon mënyra për të zvogëluar praninë e trupave të saj të vendosur në të gjithë botën.

“Unë mendoj se NATO duhet të zgjerohet dhe, në terma absolutë, të përfshijë Lindjen e Mesme,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump propozoi një prezencë më të madhe të NATO-s në Lindjen e Mesme dje pas sulmeve nga Irani ndaj trupave amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Trump tha se Shteti Islamik është një problem ndërkombëtar me të cilin vendet e tjera përveç SHBA-së duhet të përballen. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kishin ndaluar Shtetin Islamik dhe kishin bërë një shërbim të shkëlqyeshëm për Evropën dhe se NATO duhet të jetë më e angazhuar.

Reuters raporton se Trump bëri shaka se Aleanca duhet të quhet NATO-LM ose NATO plus Lindja e Mesme dhe shtoi se ai i propozoi dje emrin sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë tha se në një bisedë me Stoltenberg, Trump “theksoi rëndësinë e rritjes së rolit të NATO-s në parandalimin e konflikteve dhe paqe ruajtjen në Lindjen e Mesme”.

Ambasadori amerikan Kay Bailey Hutchison tha sot se lufta kundër Shtetit Islamik është e rëndësishme si për SHBA ashtu edhe për aleatët e NATO-s.

Vjen reagimi i NATO-s pas sulmit të Iranit mbi bazat amerikane në Irak

Periskopi.com Lajme

Sekretari i përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin e Iranit mbi bazat amerikane në Irak,  dhe ka bërë thirrje që të ndalet dhuna e mëtejme.

“Aleanca ushtarake mbetet e përkushtuar në trajnimin në misionet në Irak, ka thënë ai në Tëitter.

Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak, si kundërsulm ndaj vrasjes së Qasem Soleimanit, komandant Iranian, përcjell Periskopi.